Sekretari i Pėrgjithshėm, Mark Perė de Brishambo, viziton Tiranėn, takime me krerėt e shtetit e opozitėn

"Nėse duan shqiptarėt, votimet e reja janė njė proces i pranueshėm"


Ndėrkombėtarėt, pėr herė tė parė pas zgjedhjeve lokale tė 18 shkurtit, jo vetėm qė nuk kanė pėrjashtuar mundėsinė e zgjedhjeve tė parakohshme nė vend, por i kanė cilėsuar si njė opsion i mundshėm. Pas disa hezitimeve tė pėrfaqėsuesve tė Bashkimit Evropian, apo dhe vendeve tė tjera, dje pėr herė tė parė gjasat pėr njė ballafaqim elektoral parlamentar nė mėnyrė tė parakohshme janė dhėnė zyrtarisht nga njė pėrfaqėsues i lartė i Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė (OSBE). Bėhet fjalė as mė pak e as mė shumė, por pėr sekretarin e Pėrgjithshėm tė OSBE-sė, francezin, Mark Perė de Brishambo, i cili dje ka vizituar zyrtarisht Shqipėrinė dhe ėshtė takuar me tė gjithė krerėt e shtetit shqiptar, por edhe me liderin e opozitės, Edi Rama. Duke folur nė njė konferencė pėr shtyp, tė mbajtur pas takimit me shefin e diplomacisė shqiptare, Besnik Mustafaj, Mark Perė de Brishambo deklaroi se "zgjedhjet e parakohshme janė njė proces i pranueshėm nė njė shoqėri demokratike. U takon shqiptarėve tė vendosin nėse do tė ketė ose jo zgjedhje tė parakohshme". Deklarata e sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OSBE-sė ėshtė bėrė pak ditė pas qėndrimit politik tė opozitės shqiptare, tė mbajtur nė Kongresin e para pak ditėve tė Partisė Socialiste, ku kreu i selisė rozė, Edi Rama, deklaroi se zgjedhjet e parakohshme janė synimi kryesor i opozitės shqiptare, duke bėrė tė ditur se nuk do tė jepnin konsensusin pėr zgjedhjen e Presidentit tė Republikės. Por versionin e votimeve parlamentare para kohe e ka bėrė tė ditur si njė mundėsi edhe Kryeministri Sali Berisha, gjatė njė mbledhjeje tė Grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, pak kohė mė parė. Sekretari i Pėrgjithshėm i OSBE-sė, Mark Perė de Brishambo, ka kėrkuar dje nė takimet me autoritetet qė tė nisė menjėherė pėrgatitja e kushteve normale pėr zgjedhjet e reja parlamentare nė vend. Gjė qė tregon se jo vetėm politika vendase, por edhe komuniteti ndėrkombėtar ėshtė i pėrgatitur pėr zgjedhje.

Moisiu

Nė takimin me Presidentin e Republikės, Alfred Moisiu, sekretari i Pėrgjithshėm i OSBE-sė, Mark Perė de Brishambo, ka shprehur edhe njė herė vlerėsimin e tij pėr kryetarin e shtetit dhe rolin e tij nė procesin zgjedhor pėr organet e qeverisjes vendore. Presidenti Moisiu nga ana e tij vlerėsoi rolin e OSBE-sė dhe kontributin e saj pėr zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisė nė vendin tonė, si dhe asistencėn e dhėnė nė kėtė kuadėr, sidomos nė trajtimin e ēėshtjeve zgjedhore. Presidenti theksoi rėndėsinė qė ka pėr vendin tonė realizimi nė kohė dhe i plotė i reformės zgjedhore, duke u ndalur nė nevojėn pėr pajisjen e qytetarėve me kartat e identitetit dhe pėrgatitjen e regjistrit kombėtar tė zgjedhėsve.

Berisha

Nė takimin me sekretarin e Pėrgjithshėm tė OSBE-sė, Kryeministri Berisha theksoi se "bashkėpunimi do tė ketė njė pėrqendrim mė tė madh nė reformėn zgjedhore, nė reformėn nė sistemin e drejtėsisė, nė bashkėpunim me Kėshillin e Evropės, tė qeverisjes sė mirė dhe nė fusha tė tjera me interes tė pėrbashkėt". Por, nuk theksoi se nė ē‘fazė ėshtė qeveria nė pėrgatitjen e kartave tė identitetit. Mirėpo zyrtari i lartė i OSBE-sė e ka ngritur kėtė problem gjatė takimit qė ka zhvilluar me ministrin e Brendshėm, Bujar Nishani. Nė kėtė takim, sekretari i Pėrgjithshėm i OSBE-sė ka ngritur problemin e krijimit tė regjistrit tė pėrhershėm tė zgjedhėsve dhe pėr listėn e votuesve nė Shqipėri.

Topalli

Problemi i pėrgatitjes sė infrastrukturės zgjedhore ėshtė ngritur edhe nė takimin qė zyrtari i lartė i OSBE-sė ka zhvilluar me Kryeparlamentaren Jozefina Topalli. Kreu i Kuvendit theksoi se ekziston vullneti pėr njė reformė zgjedhore tė qėndrueshme, duke u ndalur nė angazhimin pėr pajisjen sa mė shpejt tė qytetarėve me kartat e identitetit.

© Gazeta Shqip - 2006-2007