Nuk eshte arrogance por eshte nje akt i menduar dhe i pergatitur qe sa kohe, sepse ti Brari i ke pare dhe ndjekur zhvillimet ne Shqiperi, vecanerisht ato te pas viteve '90 dhe besoj se ke verejtur se PPSH (sot PS) dhe Zeri i Popullit kane shkruar vazhdimisht per Levizjen Demokratike qe solli renjen e sistemit te baballareve partizane te kuq si "macja e zeze".Postuar mė parė nga Brari
Nuk eshte i rastit as sulmi i sotem i pordhitikaneve Rama, Meta, Ceka dhe Milo kunder Sali Berishes!
Asgje nuk lind ne nje dite te vetme dhe nga nje grup i caktuar personash. Cdo gje ka lidhje dhe ka vazhdimesi ne kohe.
Ishte Ceka ai qe me megafonin e Gramoz Rucit e shmangu revolucionin demokratk shqiptar dhe e futi ate ne brazdat e leruara nga PPSH.
Ishte Ceka ai qe i pergatiti kurthin Berishes me Ramiz Aline e po ishte po Ceka qe nga pseudoaleat i PD u kthye ne armikun me te betuar te PD!?
Armiqesia e tij lidhet vetem me nje fakt. Faktin qe Berisha ja preu shansin atij dhe Rames e nje kopeje tjeter pseudodemokratesh qe te marrin ne dore frenat e Levizjes Demokratike dhe ta vertisnin ate sipas rregullores se hartuar ne vitin 1989 nga PPSH.
Nuk eshte asgje e rastesishme kur degjon korin e minjve te kanaleve te Lanes, qe me nje gjuhe atentatoresh kercenojne Berishen, duke harruar se pas tij dhe pas PD jane me shume se gjysma e shqiptareve, qe kane votuar dhe zgjidhur me voten e lire qeverisjen e demokrateve.
Nuk duhet t'ju bejne dhe aq shume pershtypje lehjet e grupit Brigada Rosa te drejtuar nga Rama, sepse ata e dijne shume mire se deri ku ju lejohet te shtrijne kembet.
Qeveria e Berishes duhet te nxitohet me nxjerrjen e kartave te identitetit dhe te hartoje njehere e lire nje sistem zgjedhor te pershtatshem per vendin dhe ne te te parashikohet qe dhe shqiptaret qe jane jashte te marrin pjese ne votimet e pergjithshme (sepse pas vitit 1997 eshte larguar pjesa me e madhe e elektoratit demokrat), duke mos i futur ato ne lista kot se koti, por t'ju krijoje mundesine qe te votojne.
Vec ketyre, duhet organizuar i gjithe sistemi i gjendjes civile ne Shqiperi, duke trajnuar njerez dhe duke i larguar ata qe e perdorin gjendjen civile si vend pune politik apo si vend korrupsioni.
Dhe Ministria perkatese te mos merret me zyrat e gjendjes civile sa here qe ka zgjedhje, por ne vazhdimesi te kerkohet zbatimi me korrektesi i ligjit.
Qeveria duhet te mos rrije e ngurtesuar e ne pritje por duhet te dinamizoje veprimtarine e saj, njejte sic e kishte ate pas zgjedhjeve te 3 Korrikut.
Duhet ruajtur ritmi i reformave, pershpejtimi i investimeve, respektimi i premtimit per lufte te pareshtur ndaj korrupsionit, pershpejtimi i legalizimit te ndertimeve, pershpejtimi i rikthimit te pronave dhe kompensimit te tyre, etj.
Krijoni Kontakt