Es-Selamu Alejkum Ue Rahmetull-llahi Ue Berakatuhu.
Falënderimi i takon All-llahut s.u.t.. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu s.u.t. prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush ta humbasi, dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush ta udhezoje. Dëshmoj dhe deklaroj qe nuk ka te adhuruar tjetër i cili meriton te adhurohet me te drejte përveç All-llahut s.u.t. i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) është rob dhe i dërguar i Tij.
"O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të vertete dhe mos vdisni, vetem se duke qenë muslimanë!" (Ali Imran: 102)
"O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një njeriu dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju." (En-Nisa:1)
"O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh." (El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut s.u.t. kurse udhëzimi më i mirë udhëzimi i Muhammedit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam) Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, prandaj ç`do shpikje është bid'at dhe ç`do bid'at është lajthitje, dhe ç`do lajthitje te çon në zjarr.
Sqarim i Dyshimeve në Lidhje me Jetën e Shejkhul Islam Muhammed Ibn Abdul Uehabit (rahimehull-llah).
Disa nga armiqtë e thirrjes Selefije kanë thene se Shejkh Muhammed Ibn Abdul Uehab (rahimehull-llah) qe ndarë nga Hilafeti Osman, dhe kështu qe larguar nga shumica me mosbindje.
Ibn Afalik (rahimehull-llah) e përshkruan teuhidin e pasuesve të Thirrjes Selefije si:
Sa i përket teuhidit të tyre, kjo përfshinë edhe luftën kundër Muslimanëve, dhe kjo është mosbesim, e jo teuhid.
Duke iu adresuar atyre, Umer el-Mehxhub (rahimehull-llah) tha:
.... dhe ju keni rënë në mosbindje.
Ibn Abidin (rahimehull-llah) në komentin e tij i përshkruajti pasuesit e kësaj thirrje si Hauarixh (ekstremista), dhe kjo gjendet në kapitullin:
Keqbërësit (el-Bughat)”, ..dhe ata janë të cilët kundërshtojnë Imamin pa ndonjë dëshmi të vërtetë. (Hashije Ibn-Abidin (4/262)
Dehlan pohon se pasuesit e Shejkh Muhammed Ibn Abdul Uehabit (rahimehull-llah):
. . . janë ndarë nga shumica. (Ed-Durarus-Sunije fir-Radd ‘alel-Uehabije (f.23)
Ez-Zehaui po ashtu pohon se ata janë famëkeq për:
. . . lënien e dëgjueshmërisë ndaj Emirul-Mu’minin (Udhëheqësit të Besimtarëve).
Shumë nga armiqtë e Daues (thirrjes) e kanë përshkruar Shejkhun dhe pasuesit e tij si Hauarixh, sepse njëra prej cilësive të Hauarixhëve është ajo se ata kundërshtojnë Imamët e Muslimanëve, dhe ata bëhen të pabindur posa t’i vërejnë disa mëkate te Imami të cilat (mekate) janë larg nga Mosbesimi i Madh (Kufri i Madh).
Dhe kjo përshkruhet me atë ç`fare El Amli pohon. Ai thotë:
Hauarixhët e kanë bërë luftën me Mbretërit e Muslimanëve dhe kundërshtimin e tyre të lejuar. . . Kështu vepruan edhe Uehabitë.
Autori i librit “Një përmbledhje e Historisë së Arabëve” përfshinë një kapitull në librin e tij të titulluar “Revolta e Uehabive kundër dëgjueshmërisë”.
Abdul Kadim pohon se paraqitja e Uehabizmit ishte njëra prej arsyjeve për rënien e Hilafetit, ai thotë:
Uehabitë themeluan shtet brenda shtetit Islam nën udhëheqjen e Muhammed Ibn Sa’udit (rahimehull-llah) dhe pastaj të birit të tij Abdul Aziz (rahimehull-llah). Anglia i përkrahu ata me armë dhe të holla, dhe bazuar në ideologji ata kanë mësyer që t’i pushtojnë tokat Islame që ishin nën kontrollin e Sultanit, me fjalë tjera ata kanë ngritur shpatën kundër Halifes dhe mbytën Ushtrinë Islame, ushtrinë e Emirul-Mu’minin (Udhëheqësit të Besimtarëve) me anë të nxitjes dhe përkrahjes nga Anglezët.
Dhe para se të fillohet me përgjigjen ndaj pohimit të revoltës së Shejkh Muhammed Ibn Abdul Uehab (rahimehull-llah) kundër Halifes, është me vend që të përmendet se Shejkhu besonte në rregullin i cili doemos kërkonte dëgjueshmëri ndaj Imamit të Muslimanëve, pavarësisht se a janë ata të urtë apo keqbërës, përveç nëse ata urdhërojnë mosbindje ndaj Allahut, sepse dëgjueshmëria ndaj tyre është vetëm në gjërat të cilat janë të mira.
Shejhu thotë në letrën e tij drejtuar popullit të Kasemit:
Dhe unë besoj në obligimin e nënshtrueshmërisë dhe të qenit i dëgjueshëm ndaj Imamit të Muslimanëve, të urtëve prej tyre si dhe keqbërësve prej tyre, përveç nëse ata urdhërojnë mosbindje ndaj Allahut s.u.t., dhe personit i cili është përgjegjës për Hilafet; ai rreth të cilit njerëzit janë mbledhur dhe e kanë pranuar, dhe po ashtu atë i cili është imponuar në pozitën e Halifes, dëgjueshmëria ndaj tyre është obligim dhe kryengritja kundër tij është e ndaluar (haram).
Ai po ashtu thotë:
Burimi i tretë: Që ta plotësojmë bashkimin tonë ne duhet që ta dëgjojmë dhe t`ju bindemi atyre të cilët na sundojnë, edhe sikur ai të ishte rob i Abisinisë (Etiopisë), dhe Allahu s.u.t. na ka shpjeguar këtë tërësisht në forma të ndryshme të sqarimit, legjislative dhe të paracaktimit, dhe pastaj ky fundament u bë i panjohur për shumë nga ata të cilët pohojnë se kanë dituri, dhe një fatkeqësi nëse kjo zbatohet.
Dr. Salih el-Ubejd (hafidhahull-llah), (zëvendës i përgjegjësit të Haremit në Medine) Thote:
Në përgjithësi, Nexhdi nuk e dëshmoi soverenitetin e Osmaneve, sepse pushteti i tyre nuk i mbërriu as ata as drejtuesit e tyre, e as që flamuri Turk nuk qe ngritur në të, në cilëndo kohë para jetës së Shejkh Muhammed Ibn Abdul Uehabit (rahimehull-llah).
Ajo që e dëshmon këtë realitet është të lexuarit nëpër divizionet drejtuese të Osmaneve. Një libër mësimor nga Jemin Ali Efendi (i cili qe thesarmbajtës i librit Hakanitë në vitin 1018, që korrespondon me 1609) i titulluar “Ligjet e Osmaneve/përmbajtjet e librit të Divanit”, tregon atë se duke filluar me shekullin e njëmbëdhjetë Hixhri, Hilafeti Osman qe ndarë në tridhjetë e dy divizione të veçanta (ijala), katërmbëdhjetë nga të cilat ishin Arabe, dhe Nexhdi nuk përfshihej në to, përveç el-Ihsa, nëse do ta kishim konsideruar atë pjesë të Nexhdit. . .
Dr. Abdullah el-Uthejmin (hafidhahull-llah), (Profesor në fakultetin e gjuhës Arabe në Rijad, Arabi Saudite) thotë:
Para paraqitjes së thirrjes së Shejkh Muhammed Ibn Abdul Uehabit (rahimehull-llah), Nexhdi nuk ishte nën sundimin direkt të Osmaneve, dhe as që ka dëshmuar ndonjë pavarësi nga brenda. Beni Xhebr, Beni Halid, dhe Sherifët nuk qenë të pavarur, ndërsa konflikti civil në mes fiseve të Nexhdit ishte standard.
Dr. Axhil el-Neshmi (hafidhahull-llah), thotë:
Hilafeti nuk i kushtonte vëmendje Nexhdit dhe territoreve fqinje. Kjo politikë mund t’i atribuohet gjerësisë së madhe të Nexhdit, në njërën anë, dhe në anën tjetër fragmentimit dhe pranisë fisnore.
Ajo që dëshmon se pozita e Shejkhut qe në rregull, dhe atë se Shejkhu nuk nxitonte, sa i përket faktit se lëvizja e tij s’ka të bëjë me Hilafetin, është letra e dërguar Fadil El Mezidit, sunduesit të shkretëtirës Siriane:
Kjo gjë të cilën ata nuk e kanë miratuar, dhe për të cilën ata më urryen dhe krijuan armiqësi mes meje dhe atyre: nëse pyesin cilindo dijetar në Siri dhe Jemen dhe të tjerë, ata do të thonë se kjo është e vërteta dhe se është feja e All-llahut s.u.t. dhe të Dërguarit të Tij (sallallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem). Sidoqoftë, unë s’mund ta publikoj atë në rajonin tim sepse shteti nuk e ka miratuar atë, dhe Ibn Abdul Uehab e arriti këtë për shkak se sunduesi i rajonit të tij nuk e kundërshtoi atë, ma saktë, ai e njohu të vërtetën dhë e pasoi atë.
Sa i përket pohimit të “Zulumit” se lëvizja e Shejkhut (rahimehull-llah) qe njëra prej arsyjeve për rënien e Hilafetit, dhe atë se Anglezët i ndihmuan Uehabitë që ta arrijnë këtë synim, atëherë Muhammed Mehdi El Istanbuli (rahimehull-llah) i përgjigjet kësaj akuze të hapur:
Ka qenë e obligueshme për këtë autor që ta përkrah më dëshmi pikëpamjen e tij, dhe në të kaluarën një poet ka thënë: Nëse akuzat s’janë të bazuara në dëshmi, me tekst të tyre, atëherë kjo është dëshmi e marrëzisë.
Në të kundërtën, Historia e tregon atë se Anglezët e kanë kundërshtuar këtë levizje qysh prej fillimit, duke iu frikuar ringjalljes së Botës Islame.
El-Istanbuli (rahimehull-llah) po ashtu thotë:
Është e çuditshme, dhe shume argëtuese dhe pikëlluese, që ky autor e akuzon lëvizjen e Shejkhut (rahimehull-llah) si njërën prej shkaqeve të rënies së Hilafetit Osman. Është e panevojshme që të thuhet, se kjo lëvizje qe themeluar në vitin 1811, ndërsa Hilafeti qe shkatërruar në vitin 1922.
Dhe ajo që dëshmon se Anglezët qenë kundër lëvizjes Uehabite është ajo se ata kanë dërguar kapitenin Forster Sadler që t’ia urojë Ibrahim Pashës fitoren që ai e arriti kundër Uehabive, duke iu referuar luftës në Der’ije, dhe po ashtu të konfirmojë se sa i prirur është ai që të bashkëpunojë me Aktin Britanez kundër piraterisë Uehabite në Gjirin Arabik.
Për më tepër, kjo letër deklaronte qartë synimin e qeverisë Britaneze për krijimin e një marrëveshje me Ibrahim Pashen me qëllim qe te zhdukeh nje here dhe per gjithemone levizja Uehabite.
Shejkh Muhammed Ibn Menthur En-Neumani (rahimehull-llah), thotë:
Anglezët e kanë përdorur pozitën në Indi që të kundërshtojnë Shejkh Muhammed Ibn Abdul Uehabin (rahimehull-llah) me qëllim që te përmbysin këdo që i kundërshtonte ata, me etiketën “Uehabi”. Dhe si të tillë Anglezët i quajtën dijetarët e Deobandit, ne Indi, Uehabi për shkak të kundërshtimit të hapur të tyre ndaj Anglezëve.
--------------------
Ti je i pa të meta, ne nuk kemi dije tjetër përveç atë që na e mësove Ti. Vërtetë, Ti je i Gjithdijshëmi, i Urti!. Bekare 2:32.--------------------
Marur nga libri:
Përgenjështrimet e akuzave të atyre të cilët kundërshtojnë Lëvizjen e Shejkhul Islam Muhammed Ibn Abdul Uehabit (rahimehull-llah).
DHE DUAJA JONE E FUNDIT ESHTE:
FALENDERIMI I TAKON ALL-LLAHUT S.U.T. ZOTIT TE BOTRAVE.
Selamu Alejkum.
Krijoni Kontakt