Elbasani, KQZ s’marrin vendim me shumice te cilesuar
E Merkure, 14 Mars 2007
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka arritur te marre nje vendim te prere mbi fatin e zgjedhjeve administrative ne Bashkine Elbasan, e cila pritet te shkoje ne Kolegjin Zgjedhor. Kerkesa per pavlefshmeri te votimit ne kete njesi vendore, e paraqitur nga Partia Demokratike, nuk ka arritur te marre mbeshtetjen e shumices se cilesuar te anetareve te komisionit. Votimi 5 me 4 qe perben nje shumice te thjeshte, beri te mundur mbeshtetjen e kerkeses se demokrateve. Kodi Zgjedhor sanksionon qe, per raste te tilla, ne menyre qe kerkesa te vleresohet si e pranuar, duhet te marre shumicen e cilesuar, pra 6 me 3. Por KQZ-ja eshte perfshire ne nje debat, lindur nga kerkesa e perfaqesuesve ligjore te kandidatit socialist ne zgjedhjet lokale per kete njesi. Ata kerkuan qe KQZ-ja te shtynte shqyrtimin e kesaj ceshtjeje, pasi ata kane ngritur nje padi ne Kolegjin Zgjedhor kunder KQZ-se, pasi ajo ka pranuar te shqyrtoje kerkesen e PD-se, megjithese ishte jashte afateve ligjore. Megjithate kjo kerkese nuk u miratua, pas votimit 5 me 4. Nderkohe, KQZ-ja arriti te votoje pavlefshmerine e zgjedhjeve ne nje qender votimi, 2378, ku votimi kishte nisur me mbi 6 ore vonese. Propozimi i komisioneres Deshira Subashi per shpalljes si te pavlefshme te zgjedhjeve ne kete qender votimi, u mbeshtet nga te gjithe anetaret e KQZ-se. Kjo qender perbehet nga mbi 800 votues, ndersa diferenca e votave sipas te dhenave jozyrtare qe kane marre dy kandidatet rivale, ishte ne mbi 300 vota. Nderkohe, KQZ-ja ka debatuar gjate mbi hapjen ose jo te nje kutie votimi, te qendres se votimit 2336. Perfaqesuesit e PS-se ne KQZ, te mbeshtetur nga 4 komisioneret: Subashi, Cato, Kumbaro dhe Shala, kane kerkuar hapjen e kesaj kutie, duke theksuar se duhet te vleresohen materialet qe jane brenda kesaj kutie. Nderkohe, perfaqesuesit e PD-se dhe pese anetaret e tjeter te KQZ-se kane refuzuar hapjen e kutise, pasi ajo sipas tyre ishte e demtuar dhe nuk permbante te gjithe elementet e sigurise. Sipas tyre, ne kete gjendje, ne kete kuti mund te jete bere gjithcka. Gjithsesi, KQZ-ja nuk arriti te jape verdiktin e saj mbi zgjedhjet ne Elbasan. Pas votimit te mbremjes se djeshme ne KQZ, kandidati demokrat pritet te paraqitet perpara Kolegjit Zgjedhor, duke cuar pretendimet e tij per te kerkuar pavlefshmerine e zgjedhjeve ne bashkine e qytetit te Shqiperise se mesme.
Korrieri
Krijoni Kontakt