Close
Faqja 11 prej 14 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 138
  1. #101
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Nano, Ruēi, Islami, Bufi kanė humbur bashki nė jug

    PS, drejtuesit historikė humbin nė bastionet e tyre

    Bastionet e drejtuesve historikė tė Partisė Socialiste kanė ndėrruar ngjyrė. Saranda, Delvina, Tepelena, Memaliaj, Patosi, Gramshi, Ballshi dhe komunat e tyre nga rozė tashmė janė blu dhe qė nesėr do tė drejtohen nga kandidatėt fitues tė Partisė Demokratike.

    Ish-kryetari socialist, Fatos Nano, ka humbur nė zonėn e tij elektorale gjithēka. Nė garėn pėr Bashkinė e Sarandės, nė avantazh vazhdon tė jetė kandidati demokrat Edmond Gjoka pėrballė atij socialist Hysen Hysi. Burime nga selia rozė pohojnė se kandidatura e Hysit ishte mė e gjetura nga ana e socialistėve. Hysi garantonte fitoren, por rezultatet e ditės sė diel hodhėn poshtė kėtė parashikim. Hysi u mbėshtet edhe nga ish-kryetari socialist, Nano, i cili ishte aktiv gjatė fushatės elektorale tė kandidatit socialist. Gjithashtu kryesocialisti ka humbur dhe Bashkinė e Delvinės. Por ish-numri njė socialist ka humbur edhe komunėn e Ksamilit dhe Bashkinė e Konispolit, por dhe komunat Margat dhe Nivicė, duke kthyer tėrėsisht raportet politike nė qytetin, por dhe rrethin e Sarandės. Por nėse nė Sarandė bashkia nuk ndryshoi duar, vazhdon tė qeveriset nga e djathta, nė Tepelenė, ku deputet ėshtė ish-sekretari i Pėrgjithshėm socialist, Gramoz Ruēi, situata ėshtė edhe mė e rėndė. Tepelena, nga 2 bashki dhe 8 komuna, ka humbur tė dyja bashkitė dhe ka fituar 2 nga 8 komunat. Nė Tepelenė, PS-ja ka humbur bashkinė dhe gjashtė komuna, por edhe Bashkinė e Memaliajt. Por humbje nė bastione socialiste ka pėsuar dhe zona e Patosit dhe komunat pėrreth, nga ka dalė deputet Ylli Bufi. Lufta e brendshme mes tė majtės, ku kandidonte Bardhi Meli i opozitės sė bashkuar dhe Pajtim Isufi, si kandidat i pavarur i mbėshtetur edhe nga deputeti Bufi, ka nxjerrė fitues Melin, por njėkohėsisht ka fuqizuar me disa vota mė shumė edhe kandidatin e PD-sė. Por mėsohet se dhe komunat pėrreth Patosit janė humbur nga Partia Socialiste, e cila mund tė ketė ardhur dhe si reflektim i luftės sė brendshme brenda sė majtės. Socialistėt kanė humbur edhe Bashkinė e Ballshit, ku ėshtė deputet njė nga protagonistėt e kongresit reformues tė PS-sė sė vitit ’91, Kastriot Islami. Islami ishte njė nga deputetėt qė ka refuzuar marrėveshjen PS-LSI pėr ndarjen e zonave dhe ka mbėshtetur kandidatin e pavarur nė Patos Pajtim Isufi. Nga njė zonė bastion i sė majtės, Mallakastra rrezikon tani tė prishė ekuilibrat politike. Votimi i sė dielės i riktheu Bashkinė e Korēės Partisė Socialiste me fitoren e Niko Peleshit dhe duket se Korēa po rikthehet me deputetė tė konsoliduar. Por socialistėt kanė humbur shumė terren elektoral edhe nė disa zona tė sigurta tė majta. E majta e bashkuar ka humbur Bashkinė e Pėrmetit, por dhe atė tė Kėlcyrės, pėr tė cilat kandiduan kandidatėt e PSD-sė dhe PAD-sė nė bazė tė marrėveshjes sė partive opozitare. Si edhe nė 3 korrik 2005, harta elektorale pėr zgjedhjet e pushtetit vendor do tė ndryshojė ngjyrė, duke shtuar njėsi vendore me ngjyrė blu edhe nė jug tė vendit, atje ku drejtuesit e PS-sė nė zgjedhjet parlamentare gjenin garancinė e fitores.



    Zonat e humbura

    Bashkite

    Sarandė,
    Tepelenė,
    Delvinė,
    Patos,
    Ballsh,
    Pėrmet,
    Kėlcyrė,
    Memaliaj,
    Konispol



    Panorama

  2. #102
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Librazhdi voton majtas

    LIBRAZHD – Qyteti i dytė mė i madh nė Qarkun e Elbasanit ka nxjerrė fitues dje kandidatin socialist tė propozuar pėr zgjedhjet e 18 shkurtit. Shumica e votuesve, (numri i tė cilėve ka qenė 57 pėr qind pėr Librazhdin) ka caktuar si kryetar tė bashkisė Kastriot Begajn. Ai ka mundur tė fitojė kundrejt kandidatit tė zgjedhur nga Partia Demokratike, Astrit Manalla. Fitorja e kandidatit Begaj ka realizuar njė rotacion tė forcės politike qė do tė udhėheqė Librazhdin. Mandati i shkuar i kryebashkiakut i ka takuar pėrfaqėsuesit tė Partisė Demokratike. Nė Librazhd numėrimi i votave ka pėrfunduar tashmė dhe ėshtė bėrė shpallja e fituesit nga KZQV-ja e qytetit.

    Gramsh, surpriza e PD
    GRAMSH – Surprizė ka qenė fitorja e Bashkisė sė Gramshit nga ana e kandidatit tė djathtė. Kastriot Zėre, i kandiduar nga koalicioni i djathtė kundrejt kandidatit tė majtė, Dritan Bici ka mundur t’ia kthejė bashkinė PD-sė pas 16 vitesh nė kėtė qytet, i drejtuar gjithmonė nga socialistėt. Zėre ka arritur tė shpallet kryetar bashkie me njė numėr prej 150 votash mė shumė se kandidati i majtė. Procesi i votimit, por dhe ai i numėrimit nė kėtė zonė ėshtė zhvilluar pa asnjė incident. Qė nga fillimi i zgjedhjeve demokratike, qyteti i Gramshit ka qenė bastion i socialistėve dhe vetėm nė 2007 u fitua nga e djathta. Pjesėmarrja nė kėtė qytet ka qenė 56 pėr qind%.



    SARANDE/ Fiton PD edhe nė Delvinė, Konispol, Ksamil e Lukovė
    Edmond Gjoka nuk heq shiritin e kryebashkiakut, mundet Hysi i PS


    SARANDE - Fitore tė ndjeshme tė Partisė Demokratike nė Sarandė, Delvinė, Konispol dhe komunat Markat, Ksamil, Lukovė. Konkretisht, rezultatet e votimeve kanė nxjerrė fitues nė Bashkinė e qytetit tė Sarandės pėr herė tė dytė Edmond Gjokėn, me 5 084 vota kundrejt 4 328 tė marra nga socialisti Hysen Hysi. Nė Delvinė kryebashkiakun Dhurim Alinani, nė atė tė Konispolit Petrit Mullain, nė Ksamil kryetarin e mandatit tė kaluar Vesel Koēinė dhe nė Lukovė Vladimir Kumin. Deri nė mesditėn e djeshme, tė majtėt kishin fituar vetėm nė komunėn e Xarrės, ku Dhimo Kote ka rimarrė mandatin. Mbyllja e qendrave tė votimit, nė Sarandė ėshtė bėrė nė pėrgjithėsi nė orėn 18:00, pėrveē njė qendre nė lagjen nr.4 “Kodėr , e cila vazhdoi deri nė orėn 20:30 pasi kishte ende votues nė radhė. Kjo bėri qė tė shtyhej edhe fillimi i numėrimit tė votave, duke startuar nė orėn 24:00. Numėrimi ka vijuar deri nė orėn 09:00 tė mėngjesit, por lodhja i ka shtyrė numėruesit dhe vetė KZQV–nė e Sarandės tė shkėpusin punėn pėr rreth 4 orė duke rifilluar nė orėn 13:00. Procesi i numėrimit ka qenė i rregullt dhe pa asnjė mosmarrėveshje. Katėr grupet e numėrimit tė votave ishin akomoduar nė palestrėn e shkollės sė mesme “Hoteleri-Turizėm”, duke arritur qė nė mbrėmje tė numėronin 24 qendrat e votimit dhe tė shpallnin fituesin. Interesante ėshtė rėnia e socialistėve nė Bashkinė e Konispolit, bastion i tyre prej 16 vjetėsh, ku ka fituar Petrit Mullai. sh.d

    Panorama

  3. #103
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Rama fitore absolute

    Data e Publikimit: 20/02/2007

    Autori i Lajmit:
    Mo.Ro.

    Tiranė
    - Edi Rama konfirmohet pėrfundimisht si fituesi i garės pėr kreun e bashkisė sė kryeqytetit. Rezultatet zyrtare tė njėsive bashkiake qė kanė pėrfunduar dje numėrimin e votave kanė treguar pėr njė diferencė prej mėse 20 mijė votash nga kandidati pėrballė tij nė kėtė garė, Sokol Olldashi. Pavarsisht problemeve qė shoqėrun procesin e numėrimit nė disa prej kėtyre njėsive, rezultati ka marrė formėn e tij pėrfundimtare. Nga numėrimi i votave nė tė 11 njėsitė bashkiake nė kryeqytet kandidati i majtė, Edi Rama rezulton favorit ndaj kandidatit tė djathtė, Sokol Olldashi nė 9 njėsi. Mė saktė, nė njėrėn prej njėsive, pikėrisht atė tė Laprakės me numėr 11 ka kontestime pėr njė qendėr votimi. Ndėrsa nė njėsinė numėr 8 diferenca e votave mes dy kandidatėve ka qenė shumė e ngushtė. Tė paktėn deri nė kohėn kur nga 408 qendra votimi qė janė gjithsej nė Tiranė kishte pėrfunduar numėrimi pėr 335 prej tyre, Rama ishte nė avantazh me 79 766 vota kurse Olldashi me 63 390 vota. Diferenca mes tyre ishte 16 376 vota. Ndėrsa numėrimi nė qendrat e tjera qė ka vazhduar nė orėt e pasdites ka thelluar diferencėn mes kandidatėve.

    Thellohet diferenca

    Nė njėsinė bashkiake numėr 1 ku ka pėrfunduar numėrimi pėr tė gjitha qendrat e votimit, rezultati ka qenė 55.8 me 44.52% nė favor tė Edi Ramės, ose nė numėr votash 7100 me 5790 pėr Olldashin. Njė njėsinė bashkiake numėr 2 ky rezultat ka qenė 56,23 me 43.77%, ose 13216 vota me 10288, sėrish nė favor tė kandidatit tė majtė. Nė njėsinė 3, deri nė numėrimit e mė pak se gjysmės sė kutive rezultati ka qenė 4781 vota pėr Ramėn kundrejt 3265 pėr Olldashin, ose 59.31% me 40.67%. Nė vijim, pėr njėsinė bashkiake numėr 4, numri i votave ka qenė 8277 vota me 6119 vota pėr Olldashin dhe nė pėrqindje, respektivisht 57.03 me 42. 97%. Pėr njėsinė bashkiake 5 ku ka vazhduar numėrimi nė orėt e vona, pėrqindja ka qenė dukshėm nė favor tė Ramės, 65.52% me 34.48%, ose 12691 me 6287 vota. Nė njėsinė bashkiake numėr 6 nė Kombinat, kandidati i tė majtės sė bashkuar ka arritur nė pėrqindjen e 57.73%, ndėrsa numri i votave ka qenė 7901 vota pėr Ramėn dhe 5753 pėr Olldashin. Njėsia bashkiake numėr 7 me njė rezultat paraprak, Rama ėshtė fitues me njė diferencė prej 565 votash, ose nė njė pėrqindje prej 53.35% krahasuar me 46.64% tė Olldashit. Kur ka patur edhe njė numėr tė konsiderueshėm qendrash pėr tė numėruar, votat kanė qenė 4496 me 3931 vota nė favor tė kandidatit tė majtė.

    Rezultate pėr katėr njėsi

    Njėsia bashkiake numėr 8 ka pėrfunduar numėrimin e votave me njė rezultat prej 51.55 me 48.44% nė favor tė Olldashit. Pas numėrimit tė 29 qendrave tė votimit, Olldashi ka numėruar 6182 vota krahasuar me 5810 vota tė Ramės, njė diferencė kjo shumė e ngushtė dhe mė e ngushta qė ka patur ndonjėherė nė zgjedhjet gjatė periudhės sė pluralizmit. Njė tjetėr njėsi qė ka pėrfunduar numėrimin ėshtė njėsia bashkiake numėr 9, nė tė cilėn ka rezultuar fitues kandidati i opozitės sė bashkuar pėr bashkinė e Tiranės, Edi Rama me njė pėrqindje 53.38, krahasuar me 46,62% qė ka qenė rezultati i Olldashit. Me numėr votash diferenca mes tyre ka qenė 1126 vota sepse Rama ka patur 8898 vota ndėrsa Olldashi 7772 vota. Njėsia bashkiake nr.10 ku gjithashtu ka pėrfundur numėrimi i votave ka nxjerrė nė avantazh Edi Ramėn me 5195 vota krahasuar me 4107 vota tė Olldashit, ose 55.82 me 44.17% dhe me njė diferencė prej 1085 vota larg nga njėri- tjetri, nė favor tė kandidatit tė sė majtės. Njėsia bashkiake e Laprakės ka rezultuar me njė pėrqindje prej 50.58 me 49.42% nė favor tė Olldashit. Megjithatė rezultati i dy njėsive bashkiake nuk mund tė pėrmbysė rezultatin e nxjerrė deri mė tani nga njėsitė ku ka pėrfunduar numėrimi dhe nė tė tjera ku priten tė lexohen akoma vota.

    Shtatė deputetė tė Partisė Demokratike humbin zonat e tyre nė Tiranė. Duke nisur nga deputeti qė priu fushatėn e Olldashit, Bamir Topi dhe me rradhė Nishani, Bregu, Karapici. Mes humbėsve edhe ministri mė qesharak, Lule Basha

    Tiranė
    - Partia Socialiste ėshtė forca e parė politike e renditur nė kėto zgjedhje tė pushtetit vendor, nė maxhoritar. Ajo ka shėnuar njė rezultat tė lartė nė gjithė njėsitė bashkiake tė Tiranės, cka ka rikonfirmuar forcėn e kėsaj partie dhe tė majtės sė bashkuar nė kryeqytet. Kėto zgjedhje tė pushtetit vendor, pėrmbysėn rezultatin e zgjedhjeve tė 3 Korrikut, tė cilat u panė si fitore pėr Partinė Demokratike, duke u bazuar nė numrin e deputetėve qė u mandatuan nga kjo parti nė zgjedhjet parlamentare. Por zgjedhjet e 18 Shkurtit treguan krejt tė kundėrtėn e asaj qė u interpretua. Partia Socialiste vazhdon tė jetė forca e parė nė Tiranė. Kjo ėshtė dukur qė nė rezultatet paraprake tė zgjedhjeve dhe ėshtė konfirmuar me zyrtarizimin e shifrave edhe nga ana e KQZ.

    Humb Bamir Topi

    Fitorja e kandidatit tė opozitės sė bashkuar nė bashkinė e Tiranės, Edi Rama nuk ka qenė vetėm njė fitore e thellė pėr tė majtėn, por edhe njė humbje pėr deputetėt qė kanė marrė mandatin nė kėto zona. Duke filluar nga njėsia bashkiake numėr 9, qė korrespondon me zonėn qė ka votuar pėr Bamir Topin, nėnkryetarin e Partisė Demokratike dhe njėherėsh ai qė drejtoi fushatėn e Olldashit nė Tiranė. Shifrat kanė treguar pėr njė fitore tė thellė tė Edi Ramės nė kėtė zonė, me njė diferencė tė theksuar nga kandidati pėrballė tij. Cka do tė thotė se elektorati i Topit ka votuar pėr kandidatin e opozitės sė bashkuar dhe njėherėsh kryetarin e bashkisė sė Tiranės. Nė njėsinė bashkiake numėr 9 rezultatet kanė qenė dukshėm tė ndara mes dy kandidatėve. Pėr Edi Ramėn ka patur njė numėr votash deri nė 8898, ndėrsa kandidati tjetėr ka patur njė numėr prej 7772 votash. Diferenca mes tyre ėshtė me 1126 vota mė tepėr nė favor tė kandidatit tė sė majtės. Po kėshtu edhe pėr zona tė tjera, qė nė zgjedhjet e 3 korrikut 2005 kanė mandatuar njė deputet demokrat dhe qė nė kėto zgjedhje tė pushtetit vendor kanė votuar bindshėm pėr kandidatin e tė majtės, Edi Rama.

    Humb edhe ministri mė qesharak i qeverisė

    Nė rradhėn e tė humburve nė kėto zgjedhje tė pushtetit vendor rradhitet gjithashtu edhe Lule Basha. Tashmė ai nuk ėshtė mė vetėm ministri mė qesharak i qeverisė Berisha, por edhe deputeti qė sapo ka humbur zonėn qė i dha mandatin nė zgjedhjet e 3 Korrikut 2005. Njėsia bashkiake 7 qė i korrespondon zonės ku Lule Basha ėshtė deputet ka votuar me rezultat tė dukshėm nė favor tė kandidatit tė opozitės, Edi Rama. Nė kėtė zonė numri i votave nė favor tė Ramės ka qenė 4496, kur kishte akoma qendra votimi tė panumėruara, ndėrsa pėr Olldashin rreth 3931 vota, ose me njė diferencė prej 56 votash nga njėri tjetri. Pikėrisht ata qė votuan pėr ministrin qesharak, tė djelėn kanė vendosur tė zgjedhin si alternativėn mė tė mirė Ramėn dhe jo atė qė ofruan demokratėt pėr bashkinė e Tiranės. Kjo ėshtė njė humbje tjetėr pėr ministrin qė nuk ka bėrė njė figurė aspak tė mirė qė nga ulja nė postin drejtues. Dhe kjo ėshtė dukur edhe nga rezultatet e punės, tė cilat nuk kanė qenė mė lart se zero, duke pėrfshirė kėtu edhe paradat dhe shfaqjet e Bashės nėpėr rrugė qė nuk filluan asnjėherė tė shtroheshin ose qė vazhdojnė tė jenė nė tė njėjtėn situatė edhe pas inagurimit nga ministri. Vota nė favor nė Edi Ramės ėshtė votė kundėr deputetit tė zonės, i cili nuk nguroi tė shkonte nė fushatė me Olldashin, pėr t'u premtuar kėtyre banorėve tė njėjtin projekt qė u kishte premtuar atėherė kur bėnte fushatėn e tij elektorale dhe deri mė tani nuk ėshtė bėrė asgjė.

    Humbin Pango, Nishani, Bregu e Karapici

    Tirana ka votuar pėr Edi Ramėn nė shumicėn e saj, duke shėnuar kėshtu humbjen mė tė madhe pėr Partinė Demokratike dhe gjashtė deputetė tė saj. Fitorja e thellė e kandidatit tė tė majtės sė bashkuar pėr bashkinė e Tiranės, ka cuar nė njė humbje po kaq tė thellė tė deputetėve demokratė qė fituan mandatin e tyre nė njėsitė qė kanė votuar nė kėto zgjedhje pėr Edi Ramėn. E tillė ėshtė njėsia bashkiake numėr 1 nė Tiranė qė ka nxjerrė njė rezultat tė theksuar nė favor tė Ramės, e megjithatė nė zgjedhjet e 2005 aty doli fitues njė deputet demokrat, Spartak Ngjela. Nė kėtė zonė Rama ka marrė 7100 vota, kurse Olldashi 5790 me njė diferencė prej 1310 votash. Me rradhė edhe njėsi tė tjera, si njėsia 2 qė votoi pėr deputet Ylli Pangon, ndėrsa tani ka dhėnė nė shumicė votat pėr kandidatin e sė majtės pėr bashkinė e Tiranės. Humbje ka pėsuar gjithashtu edhe deputeti tjetėr demokrat nė Tiranė, Gėzim Karapici, nė zonėn e tė cilit, qė i korrespondon njėsia 10 nė kryeqytet ka votuar bindshėm pėr Edi Ramėn. Pėr Ramėn kanė votuar 5195 ndėrsa pėr Olldashin 4110 votues me diferencė 1085 vota. Fitorja e tė majtės sė bashkuar nė kryeqytet ka shėnuar edhe humbjen e tė paktėn tre deputetėve tė Tiranės, nga grupi i Partisė Demokratike. Ndėr deputetėt e humbur nė kėto zgjedhje pėr bashkinė e Tiranės nuk ka se si tė mos jetė edhe Bujar Nishani, i cili mori njė mandat nė zonėn e Kombinatit. Por njėsia bashkiake numėr 6 nė kėto zgjedhje ka votuar nė njė rezultat shumė tė lartė pėr tė majtėn tė drejtuar nga Edi Rama. Ai ka marrė 7901 vota nga 5753 tė Olldashit kur akoma kishte kuti pėr tė numėruar, me njė diferencė prej 2148 votash. Edhe vetė zėdhėnėsja e fushatės pėr Partinė Demokratike, Majlinda Bregu ka humbur zonėn e saj elektorale nė kėto zgjedhje. Njėsia bashkiake numėr 11 qė i korrespondon zonės sė Laprakės ka nxjerrė fitues kandidatin e opozitės pėr bashkinė e Tiranės, Edi Ramėn. Rezultati nė kėtė njėsi ėshtė shumė i ngushtė, ndėrkohė qė njė prej rezultateve nga qendra e votimit ėshtė i kontestuar.

    Ngushtohet rezultati tek Mustafaj

    Rezultatet nė Tiranė kanė patur shumė tė papritura dhe pėr zona tė konsideruara si bastione tė Partisė Demokratike. Nė njėsinė bashkiake numėr 8 ndonėse rezultati ka qenė nė favor tė kandidatit demokrat, nė fakt vihet re njė ngushtim shumė i thellė i rezultatit. Duke e krahasuar edhe me rezultatin e zgjedhjeve tė 3 Korrikut 2005, kjo mund tė thuhet pa asnjė lloj dyshimi. Pėr tė parėn herė nė zgjedhjet e zhvilluara nė Tiranė, ndodh qė nė njėsinė bashkiake numėr 8, apo nė zonėn e deputetit Besnik Mustafaj tė ketė tė tilla shifra tė ngushta pėrsa i pėrket kandidatėve pėrballė njėri- tjetrit, atij demokrat dhe atij socialist. Kandidati i tė majtės pėr bashkinė e Tiranės ka marrė 5810 vota nė kėtė zonė, ndėrkohė qė kandidati pėrballė tij, Sokol Olldashi ka marrė 6182 vota. Ndėrsa diferenca mes tyre arrin nė 372 vota. Njė diferencė e tillė nuk ishte hasur nė zgjedhjet mė tė fundit tė zhvilluara. Por mesa duket nga njėra zgjedhje nė tjetrėn edhe nė ato zona ku Partia Socialiste nuk fiton bindshėm, rezultati ngushtohet gjithmonė e mė tepėr.

  4. #104
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Rezultatet sipas partive per bashkite

    Bashkia Sarande PD
    Bashkia Delvine PD
    Bashkia Durres PD
    Bashkia Kavaje PD
    Bashkia Has PD
    Bashkia Tropoje PD
    Bashkia Peshkopi PD
    Bashkia Fushe-Arrez PDK
    Bashkia Malesi e Madhe PD
    Bashkia Koplik PD
    Bashkia Tepelene PD
    Bashkia Permet PD
    Bashkia Leskovik PD
    Bashkia Patos PD
    Bashkia Kelcyre PD
    Bashkia Ballsh PD*
    Bashkia Perrenjas PD
    Bashkia Peqin PD
    Bashkia Gramsh PD
    Bashkia Memaliaj PD
    Bashkia Orikum PD
    Bashkia Delvine PD
    Bashkia Rreshen PDK
    Bashkia Libohove PDK
    Bashkia Vau-Dejes PDK


    Bashkia Tirane PS
    Bashkia Korce PS
    Bashkia Elbasan PS
    Bashkia Vlore PS
    Bashkia Gjirokaster PS
    Bashkia Lezhe LSI
    Bashkia Berat PS
    Bashkia Durres PS*
    Bashkia Lushnje LSI
    Bashkia Divjake PS
    Bashkia Ballsh PS
    Bashkia e Ures Vajgurore PS*
    Bashkia Kuqove PS
    Bashkia Corovode LSI
    Bashkia Fier PS
    Bashkia Puke PS
    Bashkia Pogradec PS
    Bashkia Rrogozhine PS
    Bashkia Cerriku PS
    Bashkia Belsh PS
    Bashkia Peqin PS
    Bashkia Librazhd PS
    Bashkia Rroskovec PS
    Bashkia Prrenjas PS
    Bashkia Maliq PS
    Bashkia Erseke PS
    Bashkia Maminas PS
    Bashkia Shijak PS




    Komunat qe jane fituar ose ne avantazh PD

    Komuna Kajan
    Komuna Bradashesh
    Komuna Shales
    Komuna Funare
    Komuna Klos
    Komuna Labinot-Mal
    Komuna Labinot-Fushe
    Komuna Gostime
    Komuna Mollas
    Komuna Fierze
    Komuna Tregan
    Komuna Odrie
    Komuna Cepo
    Komuna Lungjeri
    Komuna Lazarat
    Komuna Pogon
    Komuna Dropull siperm
    Komuna Dropull Poshtem
    Komuna Lukove
    Komuna Ruzhdie
    Komuna Strum
    Komuna Kuman
    Komuna Kurjon
    Komuna Cakran
    Komuna Levan
    Komuna Mbrostar
    Komuna Zharre
    Komuna Dermenas
    Komuna Sevasteri
    Komuna Vllahine
    Komuna Armen
    Komuna Brataj
    Komuna Orikum
    Komuna Novosel
    Komuna Dukat
    Komuna Shushice
    Komuna Cukallat
    Komuna Lumas
    Komuna Dishnice
    Komuna Petran
    Komuna Ballaban
    Komuna Qender
    Komuna Fratar
    Komuna Remas
    Komuna Kolonje
    Komuna Krutje
    Komuna Skrapar
    Komuna Cepan
    Komuna Zhebe
    Komuna Gjerber
    Komuna Stebleve
    Komuna Qender
    Komuna Polis
    Komuna Hotolisht
    Komuna Stravaj
    Komuna Pojove
    Komuna Perparim
    Komuna Gjocaj
    Komuna Melan
    Komuna Muhur
    Komuna Kastriot
    Komuna Sllove
    Komuna Rec
    Komuna Zall- Dardhe
    Komuna Luzni
    Komuna Selishta
    Komuna Kalaja e Dodes
    Komuna Maqellare
    Komuna Gjorice
    Komuna Zerqare
    Komuna Komsi
    Komuna Sllove
    Komuna Bajza
    Komuna Gruemire
    Komuna Vergo
    Komuna Finiq
    Komuna Mesopotam
    Komunat ne Kolonje
    Komuna Clirim
    Komuna Mollas
    Komuna Barmash
    Komuna Buz
    Komuna Kras
    Komuna Kurvelesh
    Komuna Fshat Memaliaj
    Komunat ne Korce
    Komuna Bulgarec
    Komuna Pirg
    Komuna Voskopoje
    Komuna Drenove
    Komuna Proger
    Komuna Gore
    Komuna Mollaj
    Komuna Proptisht
    Komuna Cerave
    Komuna Hudenisht
    Komuna Dardhas


    Komunat, rezultatet fituese sipas PS

    Komuna Venderreshe
    Komuna Kurjan,
    Komuna Portez
    Komuna Levan
    Komuna Hajmel
    Komuna Postribe
    Komuna Shllak
    Komuna Pal
    Komuna Gjinar
    Komuna Ballagat
    Komuna Bubullime,
    Komuna Fier-Shegan
    Komuna Gradishte,
    Komuna Greshice LSI
    Komuna Mallakaster LSI

    Komunat rezultatet fituese sipas PDK

    Komuna Fierze
    Komuna Qaf-Mali
    Komuna Katund i Ri
    Komuna Ulez
    Komuna Lekbibaj
    Komuna Orosh
    Komuna Kthelle
    Komuna Shengjergj
    Komuna Dajc
    Komuna Fan

    Komunat rezultatet fituese sipas PLL

    Komuna Muhurr
    Komuna Bushtrice
    Komuna Selite
    Komuna Cukalat


    Korrieri

  5. #105
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Zėdhėnėsja e PD-sė, Majlinda Bregu, komenton rezultatet zgjedhore

    PD: Kemi thelluar fitoren nė rang kombėtar

    "Nė zgjedhjet vendore tė vitit 2007-tė, koalicioni qeverisės thellon mazhoritarin e tij dhe rezulton tė jetė fitues nė 10 nga 12 qarqe dhe konkretisht nė Vlorė, Gjirokastėr, Korēė, Elbasan, Tiranė, Durrės, Lezhė, Dibėr dhe nė Kukės"

    Zėdhėnėsja e fushatės elektorale tė Partisė Demokratike, Majlinda Bregu, deklaroi gjatė njė konference pėr shtyp se, "nė zgjedhjet vendore, mazhoranca ka zgjeruar hartėn e saj, elektorale dhe ka thelluar fitoren nė rang kombėtar".

    Sipas znj. Bregu, "nė zgjedhjet vendore tė vitit 2007-tė, koalicioni qeverisės thellon mazhoritarin e tij dhe rezulton tė jetė fitues nė 10 nga 12 qarqe dhe konkretisht nė Vlorė, Gjirokastėr, Korēė, Elbasan, Tiranė, Durrės, Lezhė, Dibėr dhe nė Kukės".

    Znj. Bregu theksoi se, “deri tani nė diskutim ėshtė qarku i Fierit, ndėrkohė qė nuk kemi rezultatet e pritura nė qarkun e Beratit". Ajo theksoi se, "nė rrafsh elektoral koalicioni qeverisės ka thelluar mė tej rezultatet e 3 korrikut, duke qenė mė shumė mazhoritar sot sesa nė zgjedhjet e 3 korrikut".

    Duke bėrė tė ditura disa nga rezultatet paraprake, znj. Bregu theksoi se, "nė qarkun Vlorė, nga 26 njėsi vendore koalicioni ‘Aleanca e Madhe’ ka fituar 19 prej tyre (5 bashki dhe 14 komuna), nė Gjirokastėr, nga 31 njėsi tė qeverisjes vendore kemi fituar 21 prej tyre (5 bashki dhe 16 komuna), nė Korēė, nga 36 bashki dhe komuna, kemi fituar 19 prej tyre (2 bashki dhe 17 komuna), nė Kukės, nga 27 bashki dhe komuna kemi fituar 21 prej tyre (3 bashki dhe 19 komuna)".

    Gjithashtu, znj. Bregu theksoi se, "nė Elbasan, nga 51 njėsi vendore, mazhoranca ka fituar 28 prej tyre, ndėrkohė qė nga 45 komuna kemi fituar 26 komuna, nė Durrės nga 16 bashki dhe komuna kemi fituar 12 prej tyre, nė Lezhė nga 21 njėsi vendore kemi fituar 16, (3 bashki dhe 13 komuna), nė Dibėr nga 35 njėsi vendore kemi fituar 31 prej tyre (4 bashki dhe 27 komuna), nė Tiranė nga 31 bashki dhe komuna kemi fituar 19 prej tyre, nga 6 bashki janė fituar 4, ndėrsa nga 22 komuna kemi fituar 15".

    Duke prezantuar kėtė rezultat zgjedhor, znj. Bregu u shpreh se, "nė total nga 67 bashki koalicioni ‘Aleanca e Madhe’ ka fituar 38 prej tyre ose 57 pėr qind dhe nga 308 komuna ka fituar 181 prej tyre ose 59 pėr qind".

    "Pra, koalicioni mazhoritar ka fituar nė rang kombėtar 60 pėr qind, ndėrkohė qė nuk janė zhvilluar votimet nė 7 njėsi vendore dhe janė bllokuar nga socialistėt edhe nė 7 njėsi tė tjera", - tha znj. Bregu.

    Sipas saj, "si elektorat, opozita nė kėto zgjedhje krahasuar me vitin 2005-sė ėshtė zvogėluar me 15 pėr qind, ndėrsa krahasuar me vitin 2003 me 25 pėr qind".

    "Pavarėsisht se PD-ja nuk ėshtė konfirmuar nė 3 bashki, nė Korēė, Elbasan dhe nė Lushnjė, pėrsėri mazhoranca ka zgjeruar hartėn e saj, elektorale dhe ka thelluar fitoren nė rang kombėtar”, - tha znj. Bregu.

    Tema

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    ka mbaruar procesi i numerimit te votave ne elbasan dhe fitues ka dale kandidati i kualicionit te majte Qazim Sejdini me nje avantazh prej 512 votash .
    ndersa kualicioni i djathte ka kerkuar perseritjen e zgjedhjeve ne elbasan :
    pasi ne nje qender votimi ne elbasan nuk eshte votuar fare dhe PD e elbasanit tha se ne te ishin 850 votues te cilet nuk kane votuar .dhe parregullsi ne 3 kuti te kandidatit . pritet qe vendimi nga K Z Q V ne Tirane . eshte bere dhe nje padi ne gjykate ne lidhje me kete ceshtje

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    PD

    komunat e fituara

    Klos
    Shales
    Fierze
    Kajan
    Tregan
    Bradashesh
    Gostime
    Funar
    Labinot mal
    Labinot fushe
    Mollas

    PS

    komunat e fituara

    Shushice
    Shirgjan
    Gjergjan
    Gjinar
    Zavaline
    Gracen
    Paper
    Grekan
    Rrase
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga King_Arthur : 21-02-2007 mė 19:53

  8. #108
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Sokol Olldashi pranon humbjen nė Tiranė

    Gazeta Albania


    Valentina MADANI

    Kandidati i PD-sė pėr Bashkinė e Tiranės, Sokol Olldashi, pranoi dje rezultatin e zgjedhjeve lokale tė 18 shkurtit. Ndonėse procesi zgjedhor ende nuk ka pėrfunduar, Olldashi falėnderoi tė gjithė qytetarėt e Tiranės, edhe ata qė votuan kundėr pėr pjesėmarrjen nė zgjedhje. Por ai u kėrkoi falje atyre zgjedhėsve tė cilėt nuk arritėn tė votonin ditėn e diel. Sipas Olldashit, kjo nuk ndodhi pėr shkak tė PD-sė.
    “Nė pėrfundim tė procesit, qė nuk ka pėrfunduar akoma dhe qė ėshtė afėr fundit, do tė dėshiroja tė falėnderoja tė gjithė qytetarėt e Tiranės pėr pjesėmarrjen e tyre nė fushatė, e cila ka qenė e gjatė dhe intensive. Do tė doja tė falėnderoja qytetarėt pėr pjesėmarrjen masivisht nė zgjedhje. Tirana nė kėtė zgjedhje ka marrė pjesė nė mėnyrė masive tė lartė”, - tha z.Olldashi. Do tė doja tė falėnderoja, shtoi ai, tė gjithė ata qė votuan programin tim pėr Tiranėn, por dua tė shpreh respektin tim pėr tė gjithė ata qė kanė votuar nė njė tjetėr mėnyrė.
    “Do tė doja, vijoi Olldashi, t’u kėrkoja ndjesė atyre qytetarėve qė pėr arsye qė nuk vareshin nga unė, disa mijėra prej tyre nuk u lejuan apo nuk patėn mundėsi qė tė votonin”. Njė vlerėsim tė veēantė ai bėri pėr komisionerėt, tė cilėt me pėrkushtim dhe devocion po i qėndrojnė rigorozisht dhe nė mėnyrė dinjitoze pėr tė ēuar procesit deri nė fund. Po ai u kėrkoi njėkohėsisht tė vazhdojnė me tė njėjtin pėrkushtim, pėr ta ēuar deri nė fund procesin e numėrimit tė votave pėr bashkinė, minibashkitė dhe kėshillat bashkiakė.
    Po ashtu, kandidati i PD-sė pėr Bashkinė e Tiranės, falėnderoi edhe stafin me tė cilin realizoi njė fushatė tė qytetaruar nė kryeqytet pėrgjatė dy muajve.
    “Do tė doja tė falėnderoja nė mėnyrė tė veēantė shtabin tim elektoral tė drejtuar nga z. Topi pėr gjithė kohėn, mundin dhe impenjimin qė kanė bėrė nė fushatėn time, fushatė e kaluar me integritet. Sigurisht, falėnderimi i fundit i takon tė gjithė qytetarėve tė Tiranės, i uroj mbarėsi gjithsecilit prej tyre dhe plot tė mira”, - theksoi Sokol Olldashi.
    Konferenca e djeshme e z.Olldashi ishte e para qė pas ditės sė zgjedhjeve vendore tė 18 shkurtit. Deklarata e tij u shoqėrua me duartrokitje nga stafi dhe disa aktivistė tė PD-sė, tė mbledhur nė selinė e partisė nė orėn 18:00, kur dhe Olldashi dha konferencėn pėr shtyp.


    21 Shkurt 2007

  9. #109
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    PR me 7 per qind, force e dyte e mazhorances

    E Merkure, 21 Shkurt 2007

    Republikanet jane konfirmuar bindshem si forca e dyte e mazhorances, duke fituar 21 komuna dhe 6 bashki. Partia Republikane ka dyfishuar rezultatin, duke e krahasuar me zgjedhjet e vitit 2003. Kryetari i grupit parlamentar te Partise Republikane, Arian Madhi, ka deklaruar se deri me tani, partia qe ai perfaqeson ben te pamunduren per te garantuar standardet ne keto zgjedhje. “Per sa i perket rezultatin ne proporcional, ndonese nuk jane numeruar ende te gjitha votat, republikanet rezultojne te kene fituar mbi 7 % te votave ose rreth 70 ne te gjithe vendin. Kjo force politike eshte nje prej aleateve me te besuar te demokrateve ne qeverisje dhe me e perfaqesuara ne te gjitha nivelet”, ka deklaruar Madhi. PR-ja ishte forca e vetme e koalicion qe kandidoi me perfaqesuesin e saj ne nje bashki te madhe, sic ishte ajo e Librazhdit, pavaresisht se nga rezultati ne kete bashki, del se e ka humbur ate. PR-ja ne baze te marreveshjes me demokratet, kandidoi me perfaqesuesit e saj ne 46 njesi vendore. Ndersa ne Tirane, Madhi eshte shprehur se eshte e sigurt fitorja e kandidatit te saj ne njesine 8, Arben Tafaj.

    Korrieri

  10. #110
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    PDK, dyfishon rezultatin ne proporcional

    Partia Demokristiane ka siguruar 4 per qind te votave ne shkalle vendi, duke u renditur forca e trete e mazhorances. Gjate nje konference per shtyp, zedhenesja e fushates elektorale te PDK-se, Erestina Halili, ka theksuar se ky rezultat ka ardhur ne mbeshtetje te vlerave dhe filozofise qe perfaqeson Partia Demokristiane. Kujtojme qe rezultati i zgjedhjeve te vitit 2003 ishte vetem 1.8 % per demokristianet. Kjo force politike ka rritur edhe numrin e njesive vendore te fituara, duke u konfirmuar fituese edhe ne komunen e Vithkuqit. Demokristianet ne baze te rezultateve te shpallura deri me tani, rezultojne si force me nje perqindje te konsiderueshme, madje ne disa zona si force e pare apo e dyte. Me kete rezultat, PDK-ja eshte force qe do te vendose per ekuilibrat ne keshillat e bashkive apo komunave ne te cilat ka arritur nje perqindje percaktuese. Keshtu, ne Bashkine e Sarandes, demokristianet kane arritur te dalin force e dyte politike, per sa i perket keshillit bashkiak. Nderkohe qe Halili ka nenvizuar se deri me tani, PDK-ja eshte force e dyte politike edhe ne Bashkine e Shkodres, si dhe vendos balancat ne Vlore, Permet, Lushnje, Sarande, Durres, Kashar, Rrashbull. PDK-ja ne baze te rezultateve me te fundit, ka fituar rreth 10 per qind te votave ne Himare.

    Korrieri

Faqja 11 prej 14 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Qeveritaret nuk paguajne taksat vendore
    Nga Duaje Siveten nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2009, 12:38
  2. Moisiu deklaron datėn e zgjedhjeve, opozita kundėrshton
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 11:45
  3. Katalog shenjtorėsh
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  4. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •