Para disa ditësh, në shtyp hasa në këtë artikull, ku thuhej se besimtarët bënin jetë më të lumtur se ata që nuk besonin fare në një Zot...
Më poshtë po sjell artikullin e plotë!
Besimtarët më të lumtur se ateistët!???
Njerëzit të cilët besojnë në Zot janë më të lumtur se ateistët, kanë vërtetuar hulumtimet më të reja. Duket se besimtarët më lehtë përballen me testet e jetës dhe problemet siq janë papunësia apo shkurorëzimi. Për më shumë, ata bëhen më të lumtur sa më shpesh qe shkojnë në kishë, thonë profesorët Andreë Clark e Orsolya Lelkes.
Rezultatet janë paraqitur ne konferencën Royal Economic Society, ndërsa ato dëshmojnë se besimi në shumë gjëra mund të permirësoje kualitetin e jetës së njeriut.
Besimtarët do të vuajnë më pak për shkakë të ndarjes, papunësisë apo vdekjes së partnerit. Mirëpo duket se kur mbesin pa punë, ata më pak do të kërkojnë punë të re, për dallim nga ateistët.
Studimi me emërtim simbolik “Na ruaj nga e keqja: Religjioni si sigurim”, zbulon se në Britani, më pak se një e gjashta e besimtarëve mendojnë se, më mirë është të shkurorëzohesh sesa të mbetesh në një martesë të pafat. “Religjioni zbut goditjet e jetës”, thonë autorët e studimit.
Po ju qfarë opinioni keni rreth kësaj??
Krijoni Kontakt