Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 27
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    I nderuari Matrix (nismetar i kesaj teme)
    Te nderuar lexues

    Kete teme e kam lexuar qemoti dhe menjehere m'u pat kujtuar se posedoj me nje shkrese qe ka te beje me kete teme. Kjo eshte nje leter private, gjegjesisht peshqesh i shtuar nje porosie tjeter... Pasiqe sapo e pergatita tekstin shpresoj se nuk e pengoj ndoke nese inkuadrohem edhe une ne kete teme. Pasi qe teksti eshte pak i gjate dhe me duhet ta postoj ne vazhdime iu kisha lutur qe te mos nderhyni nese ne fillim te tekstit nuk behet fjale drejtepersedrejti me temen, meqe kjo leter eshte nje lloj parashikimi.


    Ju falemnderit!


    ************************************************** *****


    VITI 2002 DHE PROFECITĖ E BIBLĖS




    Po t’i mbėshteteshim pasazheve tė caktuara tė librit tė njohurisė, atėherė do tė mund tė thoshim se sė paku njėra nga profecitė e tij tashmė ka ndodhur. Kėtė do ta shihni (kuptoni) sė shpejti. Nuk do tė flas me qėllim pėr ngjarjet qė vihen nė kontekst me luftėn e vendeve perėndimore kundėr terrorizmit internacional, meqenėse kjo luftė do tė zgjasė pėr kohė shumė tė gjatė dhe do tė marrė trajta tė atilla qė askush nuk ėshtė nė gjendje as t’i paramendojė. Rėndėsi mė tė madhe do t’i jap vėshtrimeve tė pėrgjithshme, meqė edhe nė Bibėl qėndron:”... Do tė ketė luftėra dhe britma lufte...”, dhe kjo vlen qė nga kohėrat mė tė lashta.




    SUPERIORITETI I FOTOGRAFISĖ NĖ VITIN 2002




    Nė Bibėl qėndron: “Ata do t’i luten fotografisė nė vend tė krijesės dhe Krijuesit”. Ky citat mund t’ju duket i pakuptueshėm e madje edhe misterioz por, nėse kėtė e vėshtrojmė nėn dritėn e ekzistencės sė teknologjive tė mė tė reja, atėherė kjo gjė na bėhet mė se e qartė. Sot jemi duke jetuar nė njė epokė multimediale. Televioni, interneti, kabllot, fotografitė, telefaksat, kompjutorėt, CD-Rom... – bota ėshtė kudo e mbizotėruar nga fotografitė. Nė vitin 2002 do tė dalin nė treg telefonat e parė mobil me fotografi tė cilėt do tė pėrhapen me shpejtėsi marramendėse(kjo tashmė ėshtė realitet siē ėshtė teknika MMS apo UMTS - no...li). Mė 2002 bota perėndimore do tė jetė e lidhur me njė rrjet gjigand pėrderisa 2/3 e popullsisė botėrore jetojnė nėn kushte tė mjerueshme jete, pėr tė mos thėnė para humnerės po qe se kėtė do ta matnim sipas kutit tė vendeve tė civilizuara...


    Kėtu shumė shpejt mund tė konstatojmė se civilizimi ynė jeton sipas standardeve tė fotografisė dhe asaj ēka na transmeton ajo.( se sa ėshtė njerėzimi i ndikuar nga imazhet e tilla kjo mund te hetohet edhe ketu ne forum) Nė ditėt e sotme pjesa dėrmuese e njerėzve reagojnė kėshtu: “Nėse tregohet diēka nė televizion, atėherė ajo ėshtė e vėrtetė.” Bota (njerėzimi) jeton nga tė pamėt dhe paraqitjet e fotografive. Kėtė vit kjo tendence do tė jetė edhe mė e madhe.


    Nė vazhdim:


    SUPERIORITETI I VENDEVE TĖ PASURA

  2. #12
    Norēa Li!
    Nuk besoj, dhe nuk ėshtė e vėrtetė se shkruan nė Bibel ajo qė citoni ju rreth fotografisė! Kur ėshtė shkruar Bibla nuk ka qenė i shpikur aparati fotografik, pra as fotografia. Nėse mendoni se po, u lutem tė shkruani preciz faqen, apo numrin e shkrimit. Unė e kam Biblen tė shqipėruar nga dom Simon Filipaj.
    Pėrshėndetje!
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    Pershendetjet e mia Nika (ish-Mistiku)


    Mė vie keq pėr kėtė qė t'u ka dukur se ėshtė gabim. Fjalėn "fotografi" e kam nxjerrė nga fjala gjermane "Bild", e cila ka domethėnie: fotografi, pikturė, pejsazh, imazh apo nėse don e bėjmė edhe syret.

    Ndėrkaq, nėse mendon se ky shkrim ėshtė tendencioz, i shkruar pėr propagandė urrejtėse apo diēka tjetėr - gabim e ke. Pėrndryshe autori mban emėr franēez qė dtth se ėshtė i krishterė.


    Mė vie keq qė nuk mund tė ndihmoj pėr atė se nė cilin vend tė Biblės janė tė nxjerra citatet, megjithėse janė edhe disa citate tjera nė kėtė shkresė.


    Pėrndryshe, siē thash edhe pak mė lart, ky shkrim nuk ėshtė tendencioz. Ndaj as unė nuk dua tė arrij diēka, ta zėmė, as pro e as contra krishtere. Siē e kam cekur bėhet fjalė pėr porosi private, qė dtth se ky shkrim ėshtė pjesė e "diēkaje" qė kam porositur dhe paguar pėr qėllime personale, edhe atė nė vitin 2001.



    Shpresoj se e hoqėm kėtė mosmarrėveshje!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Norēa.li : 07-06-2003 mė 15:46

  4. #14
    Norēa.li!
    Nuk e di pse konkludove qė shkrimi Yt ėshtė /sipas meje/ tendencioz?! Jam religjioz, por jo viktimė e asnjė dogme fetare. Pse bash 2002 qenka viti i lutjes sė fotografive, kur "robėr" tė fotos janė njerėzit me dekada? Mirė ėshtė tė citohet burimi, ose autori i shkrimit. Suksese!
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    Norēa.li!
    Nuk e di pse konkludove qė shkrimi Yt ėshtė /sipas meje/ tendencioz?!


    Pėrshėndetje Nika
    Thash kėshtu nga arsyeja se, si e din edhe ti nė forum, njė numėr i madh kanė pėr qėllim denoncimin, nėnēmimin etj., megjithėse kjo ka vle mė sė paku pėr ty.



    Jam religjioz, por jo viktimė e asnjė dogme fetare.

    Pse bash 2002 qenka viti i lutjes sė fotografive, kur "robėr" tė fotos janė njerėzit me dekada?

    Nuk e paske kuptuar siē duhet kėtė gjė... Nuk ėshtė viti 2002 vit i lutjes por teksti i tėrė ka tė bėjė me kėtė vit. Aty ceket se kjo "lutje" do tė shtohet edhe ca mė tepėr... Paramendoje tash kur mund tė blesh tel. mobil (celular apo handy), me tė mund tė fotografosh dhe atė foto mund ta dėrgosh mbrenda disa sekondash nė cilindo kėnd tė botės.

    Punėn e fotos mund ta krahasosh edhe me situatėn e deri para disa viteve (luftėrat nė ish-Jugosllavi) dhe mund tė vish nė konkluzione. Prej atje ku nuk kemi foto atje, ashtu tė themi, "nuk ngjan asgjė", "nuk vdes askush"...



    Mirė ėshtė tė citohet burimi, ose autori i shkrimit. Suksese!


    Nė kėtė rast, siē e kam cekur, nuk mund tė jap tė dhėna. 1. Pse nuk kam 2. Pse nuk kam autorizim. 3. Nuk ėshtė interesant dhe 4. Po ta citoja burimin edhe ashtu nuk kam mė shumė tė dhėna se 10 shkronja...


    Gjithashtu!

  6. #16
    Norēa.li!
    Kam lexuar se nukėshtė e rėndėsishme se kujt i lutej, por ėshtė e rėndėsishme sesi lutej! Po shtoj se njerėzit u luten edhe ikonave, por fotografive televizive, filmike, celulare etj., mendoj se njerėzit mė shumė janė tė droguar me to, janė robėr tė tyre, sesa qė u luten! Njerėzit /mund tė jenė/ janė tė droguar pėrveē nga drogat, /narkotikė, alkohol duhan, kafe/, nga ideolgjitė, nga pseudo-religjionet, nga seksi, nga ushqimet, nga paratė, nga pushtetet, nga famat, nga egoizmi etj. etj.!
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  7. #17
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666

    Peruluni skllever...

    Zoti, Perendia juaj mberriti me se fundmi ne toke. GJunjezohuni para madheshtise se tij! Ha ha ha... nuk ja priste mendja njeriu qe ANTEKRISHTI do ishte nga korēa he?
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  8. #18
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Asnje nuk mund ta dije ekzaktesisht se kur do te vije fundi. Thuhet edhe ne Bibel edhe ne Kuran. Shenja ka patur gjitmone gjate historise sone, po neve na duket sikur ato i takojne vetem ketij brezit tone.

    Matrix, kam lexuar nje liber :"Parimi Hyjnor" i nje koreani, ia harrova emrin, ka krijuar edhe nje sekt te madh ne Kore te jugut.
    Thote se mesia do shfaqet atje.
    Mos mbeshtetesh tek ai per disa gjera qe permend edhe me lart?
    (thjesht kureshtje)

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    Postuar mė parė nga Nika
    Norēa.li!
    Kam lexuar se nukėshtė e rėndėsishme se kujt i lutej, por ėshtė e rėndėsishme sesi lutej! Po shtoj se njerėzit u luten edhe ikonave, por fotografive televizive, filmike, celulare etj., mendoj se njerėzit mė shumė janė tė droguar me to, janė robėr tė tyre, sesa qė u luten! Njerėzit /mund tė jenė/ janė tė droguar pėrveē nga drogat, /narkotikė, alkohol duhan, kafe/, nga ideolgjitė, nga pseudo-religjionet, nga seksi, nga ushqimet, nga paratė, nga pushtetet, nga famat, nga egoizmi etj. etj.!
    Nika

    Siē po shihet, ne tė dy jemi "detyruar" tė sqarohemi pėr sejcilėn fjalė veē e veē. S'ka dert. Jam i gatshėm tė bisedojmė e polemizojmė nė kėtė mėnyrė sa tė kesh dėshirė. Nėse don fillojmė t'i sqarojmė edhe shenjat e pikėsimit.

    Shprehja lutje ka dalur nga:

    Anbetungf 1. lutje, pėrdėllim; 2. Adhurim

    Sqarim:
    Atė qė e adhurojmė, ndaj asaj qė pėrdėllehemi... asaj edhe i besojmė, lutemi... nė njėfarė mėnyre.
    Mėnyrat e besimit dhe lutjes nga ana tjetėr mund tė jenė tė nduarnduarshme.
    Nė rastin konkret:
    Nėse ne bazohemi dhe krijojmė imazh ndaj diēkaje (siē ėshtė rasti me tė gjitha mediat elektronike: TV, PC...), atėherė ne edhe i besojmė nė to, i adhurojmė ato, anojmė kah ato... i lutemi atyre.

    Nejse. Tani do tė vazhdoj tutje e pastaj "takohemi" prap e bisedojmė.


    ************************************************** **


    SUPERIORITETI I VENDEVE TĖ PASURA



    “ Atyre qė posedojnė (janė tė pasur) do t’u jipet (edhe mė shumė) dhe atyre qė nuk posedojnė asgjė do t’u mirret”. Mu kėshtu ėshtė duke ndodhur dhe do tė ndodhė edhe kėtė vit. Vendet e pasura do tė pasurohen edhe mė shumė kurse vendet e varfėra do tė varfėrohen edhe mė shumė. Si rrjedhojė e kėsaj lind pyetja: Edhe sa kohė do tė zgjasė kjo? Pėrgjigja ėshtė: Jo edhe shumė gjatė, veēanėrisht kur t’i marrim parasysh ngjarjet mė tė reja. Po qe se nuk ndodh sa mė shpejtė qė ėshtė e mundur rindarja a pasurive (nė mėnyrė tė barabartė apo tė drejtė*), atėherė njerėzimi do tė shkojė shumė shpejt drejt konfiktit VERI-JUG (Veriu kundėr jugut apo e kundėrta apo tė pasurit kundėr tė varferve dhe anasjelltas*).


    Lexues i nderuar i kėtyre rreshtave


    Tė lutem ktheju pak vetes dhe vėshtroje nga distanca dhe me neutralitet sa mė tė madh gjendjen aktuale nė botė. Nėse tė shkon pėrdore ta bėsh kėtė, atėherė do ta kuptosh shumė bukur se ēka ėshtė duke ndodhur. Veriu, vendet e industrializuara po bėhen gjithnjė e mė tė pasura pėrderisa vendet e jugut (me pėrjashtime tė pakta) po varfėrohen gjithnjė e mė shumė (kėtu jemi edhe ne shqiptarėt na pėlqeu apo nuk na pėlqeu neve kjo*). Kjo ėshtė e vėrteta qė ėshtė duke ndodhur para syve tanė. Kjo ėshtė edhe njė shenjė qė duket sheshit pėr kohėn nė tė cilėn ndodhemi por edhe nuk po pėrceptohet fare nja njerėzimi. Nė vitin 2002 ky trend do tė pėrforcohet, meqenėse e Vėrteta fizike njėkohėsisht me tė Vėrtetėn metafizike dėshiron qė kohėrat tė bėhen mė tė shpejta. Kėshtu p.sh. ka ndodhur pėrparim mė i shpejtė mbrenda 10 (dhjetė) vitesh se sa gjatė 10 000 (dhjetėmijė) vite historie ashtu siē e njohim ne.



    Edhe kėtu na duhet tė udhėzohemi nga Bibla e cila edhe lidhje me kėtė profeci mund tė pėrdoret si referencė. Nė Bibėl flitet pėr popujt e Kohės sė Fundit (apo Fundi i kohėrave*) GOG dhe MAGOG. Sipas ekspertėve tė eksegezės GOG dhe MAGOG figurojnė pėr [b]SHBA[/b9-tė dhe BRSS. Fundi i kohės del nė sipėrfaqe posa tė ketė pėrfunduar konflikti ndėrmjet GOG-ut dhe MAGOG-ut. Kjo veēmė ka ndodhur dhe BRSS-ja nuk ekziston mė.Pra edhe kjo profeci tashmė ka ndodhur pa ia vėnė veshin askush.



    Njė profecion i mėtutjeshėm flet pėr atė se kėmbana pėr Fundin e Kohėve bie atėherė kur tė gjitha shtetet e botės do tė jenė kundėr Izraelit. Tash, nė vitin 2002, ka mundėsi tė madhe tė ndodh edhe kjo. Viteve tė kaluara e sidomos vitit tė kaluar rreziku i tillė ka qenė i madh nė raste tė shpeshta. Tė gjitha kėto ngjarje janė paralajmėrues tė ngjarjeve pėr Fundin e Kohėve.




    Megjithatė, kur pėrmendim Fundin e Kohėve, do tė kishte qenė mė drejtė tė flitet pėr Fundin e Epokės. Kėshtu pra, do tė kishte qenė mė e drejtė qė nga kjo tė kuptojmė se nuk bėhet fjalė pėr fundin e botės por pėr kohėn e ndryshimeve dhe transformimeve. Kjo pra ėshtė ajo qė ėshtė duke ndodhur para syve tanė.


    Sqarim i shkurtėr:
    Tė gjitha fjalėt e futura nė kllapa dhe tė shenjuara me * (yll) janė ndėrhyrje tė miat.

    Ndėrkaq, shprehja Fundi i Kohėve tė cilėn autori e ka "pėrkthyer" me Fundi i Epokės astrologėt e quajnė pak mė saktė.

    Dy mijėvjeēarėt e fundit quhen Epoka e Peshqve. Tash gjindemi nė Epokėn e Ujorit. Shumica nga ju qė lexoni edhe diēka tjetėr pos teksteve me tema religjioze me siguri se keni hasur nė shprehjen Age Of Aquarius. Shenjat e para tė fillimit tė kėsaj epoke janė paraqitur gjat viteve tė fundit tė tetėdhjeta, pastaj kanė vazhduar nė masė mė tė madhe nė vitet e nėntėdhjeta kurse tash e deri nė fund tė kėsaj decenieje do tė hyjmė krejtėsisht nė tė.


    Nė vazhdim:


    SUNDIMI I ANTIKRISHTIT

  10. #20
    Norēa.li i nderuar!
    Jo pėr shkak tė polemikės me Ju, por pėr hir tė atyre qė i lexojnė kėto rreshta, po pėrsėris: /ndoshta ka edhe tė tillė?/, por nuk besoj aspak se ka shumė tė tillė qė ulen e u luten ekraneve tė mediave. Ėshtė e kotė, nuk e ēmoj veten as kompetent, /por jam kėrkues shpirtėror dhe nxėnės i mistikėve, dhe shkrime religjioze, mistike ezoterike, spirituale etj. i kam mbledhur dhe mendoj t'i botoj/, tė komentoj profecitė qė i sillni kėtu, por as nė 2002, as nė kėtė vit nuk ka ndodhur qė tė jenė e gjithė bota kundėr hebrenjėve. Nuk ke nevojė tė jeshė cinik... Duhet tė jeshė i gatshėm kur e ekspozon shkrimin nė publik, qė tė ketė edhe mendime qė nuk pėrputhen me mendimin Tėnd! Nuk bėn keq qė i sjell ato shkrime. Hebrenjt kanė bėrė dhe bėjnė krime kundėr palestinezėve, qė i kanė dėbuar nga vatrat e tyre, qė sillen si okupatorė kundėr tyre, por edhe palestinezėt gabojnė qė vrasin civilė tė pafajshėm. Lufta e tyre pėr ēlirim dhe liri ėshtė e drejtė qė e lejon edhe Zoti, por nėse ajo zhvillohetsipas konventave /ndėrkombėtare/ tė luftės!
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  2. Atropina
    Nga Vinjol nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  3. Kujdes! Jo per t'u alarmuar, por... ndodh edhe keshtu
    Nga Janka nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 07:17
  4. Arqipeshkvi: Kujdes Botėrorin, kėrkohen 40 000 prostituta!
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •