Sa her ne muaj kan nevoj femrat per seks?????
Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!
A e zëvendëson seksi dashurinë?
Në fillimet e tyre partnerët bëjnë dashuri. Ata krijojnë mënyrat e veta dhe të veçanta për të shprehur dashurinë dhe seksualizmin tek njëri tjetri. Por nëse kalon pak kohë nga fillimet tuaja dhe ndiheni rehat me partnerin tuaj, atëherë do ta kuptoni se keni nevojë të bëni dashuri sa më shumë të jetë e mundur. Ditët ikin dhe ju zbuloni se seksi është gjëja e duhur për ju. Ju do të praktikoni seks më shumë para se fëmijët tuaj të lindin. Më pas fëmijët bëjnë ndryshimin dhe zakonet tuaja seksuale e tregojnë më së miri këtë. Stili i jetesës u bën të ndryshoni seksualizmin tuaj. Por ju mund të vazhdoni të bëni, ribëni dashuri dhe shprehje seksuale duke iu përshtatur rrethanave të reja. Misteri dhe gëzimi i të bërit dashuri është se ndryshe nga shumë detyra të tjera martesore ajo nuk duhet të marrë fund. Ju duhet të bëni dhe ribëni dashuri dhe të jenë të zotë për rezultate të reja. Por si mund të arrini të gjeni sjelljen më të mirë, më shprehëse dhe më të duhur për ju? Filloni duke krijuar besim tek njëri-tjetri. Besimi u lejon të dyve të jeni “nudo, por jo të turpëruar”.
Psikologjikisht nudo
Asnjë pjesë e trupit nuk është e mbuluar nëse nuk e fshihni atë ndaj dhe ju nuk duhet të shqetësoheni nga turpi.
Emocionalisht dhe shpirtërisht nudo
Asnjë pjesë e personalitetit, asnjë ndjenjë, asnjë frike apo nevojë e brendshme nuk duhet të fshihet. Besimi e inkurajon partnerin tuaj të jetë plotësisht prezent pranë jush, duke qenë të sinqertë e bëni edhe partnerin të ushqejë këtë ndjenjë ndaj jush. Dëshira është ajo që duhet të drejtojë mendjen dhe trupin tuaj. Duart tuaja nuk duhet të komandohen për të lëvizur, ato rrëshqasin vetë për të shkuar aty ku mendja dhe zemra juaj do. Për të kuptuar se çfarë dëshironi më shumë, cilat janë veprimet dhe pozicionet që u dhurojnë më shumë kënaqësi duhet të flisni dhe të dëgjoni njëri tjetrin. Para, pas madje edhe gjatë aktivitetit seksual dëgjoni partnerin/en tuaj. Mos e përqendroni vëmendjen tuaj në dëshirat e momentit duke u fokusuar vetëm tek vetja, dëgjojeni dhe partnerin tuaj, ndejeni dhe flisni me të. Kini kujdes edhe për pëshpërimën më të vogël që del nga buzët e tij/e saj. Nëse nuk pëshpëriten fjalë, atëherë dëgjoni me trupin tuaj. Për të mirën e seksualizmit të përbashkët përdori njohuritë personale dhe mos e lini seksin të jetë vetëm diçka e juaja, bëjeni atë të jetë diçka e re sa herë e përjetoni. Këtë mund ta arrini vetëm duke lënë pas egon dhe dëgjuar personin me të cilin ndani shtratin.
Flisni
Lutuni partneres suaj. Falënderojeni atë për dhuratën e bukur që u ka falur. Duke lëvduar dhuratën e bëni pjesë të seksualizmit tuaj. Mos u vini në siklet. Nuk ka asnjë ligj që u mban të heshtur për trupat tuaj, për mocionet seksuale në të, për lagështirën, ereksionin dhe të gjitha ndjesitë para arritjes në kulmin e eksitimit. Një nga gjërat më të bukura të kënaqësisë së marrëdhënies intime është aftësia për të hyrë në trupin e një qenie tjetër dhe kuptuar se cilat janë ndjesitë e tij/e saj në një moment të caktuar. Raca njerëzore na ndan, mund të jemi të vetëm jashtë trupit tonë dhe të dëbuar nga ndjenjat më të brendshme të njerëzve të tjerë. Por marrëdhënia intime ekspresive na bën të depërtojmë brenda njëri tjetrit. Nëse i flisni njëri tjetrit, partneri do të dijë më shumë për trupin dhe zemrën tuaj. Flisni me njëri tjetrin në mënyrë të sinqertë, pas përdorur kritikat madje edhe në vështirësitë seksuale. Aty ku ka gabim ka edhe falje, aty ku ka falje ka edhe fillim të mbarë nga e para.
Marrë nga “FOXNEWS”
"Carpe Diem"
Të jetosh me një njeri nuk do të thotë vetëm të gjesh se çfarë të bësh me të, do të thotë gjithashtu të kalosh një kohë të përbashkët. Psikologët thonë se pavarësisht nga koha që mund t'i kushtosh tjetrit, ajo në thelb mbetet një kohë pushimi. Nuk është e domosdoshme që çifti të kalojë një terapi të fortë dhe të qëndrueshme të asaj që quhet bashkëjetësë, por të përpiqet me të gjitha mënyrat të afrojë te tjetri dëshirat dhe pasionet e fshehura të ditëve të kaluara në qytet. Me pak fjalë, nëse ty të pëlqen të notosh, partneri yt do të ketë mundësinë ta kuptojë këtë nga afër, ose ti mund të bëhesh pjesë e vrapit të tij të çdo mëngjesi, gjë që më përpara të dukej e parëndësishme, krahasuar me kënaqësinë e pafundme të gjumit të mëngjesit.
Pushimet mund të kthehen në momentin e përshtatshëm për t'i dhënë një shtysë tjetër lidhjes tënde. Më shumë orë së bashku, më shumë ngrohtësi, fjalë përkëdhelëse, më shumë dëshirë për ta zbuluar tjetrin, ndoshta në fund të pushimeve do të pyesësh "është vërtet ky njeriu im i qytetit, apo po shoh një tjetër?"
"Carpe Diem"
10 sekrete për të patur sukses në marëdhënie
Pse duket sikur disa njerëz bëjnë gjithçka që duan përmes romantizmit dhe intimitetit ndërsa të tjerët nuk mund të marrin edhe atë që duan? Të jesh seksualisht i suksesshëm nuk do të thotë të jesh i paraqitshëm, nuk ka rëndësi se sa vjeç je, apo sa sa fiton në muaj. Suksesi seksual e ka theksin tek sjellja dhe aftësitë shoqërore. Dhjetë nga sekretet të cilat ndihmojnë të krijoni romantizmin dhe intimitetin sipas studiuesit John Erney janë:
1. Tregoni kujdes në takimin e parë sepse ka shumë rëndësi. Kini paraqitjen tuaj më të mirë dhe veproni siç duhet. Kjo nuk do të thotë që duhet të përpiqeni të arrini majat e së përkryerës por t’i tregoni partnerit se jeni gati dhe të aftë për të kaluar një kohë të këndshme.
2. Jini i vëmendshëm. Merrni disa minuta kohë për të thithur më shumë informacion për partnerin tuaj. Përpiquni të kuptoni formimin e karakterit të tij, është i turpshëm apo agresiv? I hapur apo i rezervuar? Më pas përpiquni t’i afroheni karakterit të tij.
3. Bëni komplimente. Gjeni diçka për personin që ju pëlqen. A ka apo jo flokë të bukur, apo sy të bukur? Një figurë të madhe apo duar të mrekullueshme? A janë ata fetar? Inteligjentë? Gazmorë? Të mësosh të vlerësosh cilësitë e parterit është çelësi i suksesit i cili ju mundëson krijimin e një lidhje romantike.
4. Lëreni negativitetin mënjanë. Puthja e vdekjes është kur risillni në mend gjëra të këqija. Intimiteti romantik nënkupton gëzim, kënaqësi, qetësi dhe një lidhje të fortë me personin që keni në krah. Mos flisni për lidhjet e kaluara apo shqetësimet e punës. Fokusohuni në kohët e bukura që do të kaloni me parterin dhe lini pas kohët e këqija që keni kaluar më parë me të tjerë.
5. Flirtoni. Një libër i tërë mund të shkruhet për efektin pozitiv që ka flirtimi tek një njeri. Flirtimi përfshin dhënien e komlpimenteve, të folurit rreth fantazive që keni kundrejt partnerit apo gjërave që do të donit të bënit me njeriun pas të cilit jeni i tërhequr. Mund edhe të bëni shaka, por nuk duhet të përdorni asnjëherë gjuhë fyese dhe terma të pisët.
6. Kërkoni atë që dëshironi. Të kërkosh nuk garanton se do të marrësh atë çfarë dëshiron, por sigurisht që shton numrin e shanseve. Tregojini apo thuajini të dashurit/ës suaj cilat janë gjërat që ju eksitojnë më tepër. Nëse parterit tuaj do t’i duhet pak kohë për t’u mësuar me idenë atëherë filloni t’i bëni gjërat njëra pas tjetrës derisa të jepni goditjen përfundimtare.
7. Kontrolloni veten. Ndryshimi mes intimitetit romantik të “papjekur” dhe atij të “maturuar” qëndron në faktin se të rriturit mësojnë të kontrollojnë impulset e tyre. Ekstimi seksual nuk është një justifikim për forcuar dikë të bëjë gjëra që e bëjnë të dihet në siklet. Kur partneri thotë “jo” për diçka, pranojeni këtë jo dhe filloni të “hidhini vështrimin” tek diçka tjetër. Sjellja abuzive dhe e ashpër nuk është asnjëherë e pëlqyer.
8. Mos ngatërroni fantazinë me realitetin. Keni njohur një person shumë të dëshiruar dhe në mendjen tuaj e dini se do të mund të kishit në lidhje romantike shumë të bukur së bashku. Do të jeni me fat nëse do ta arrini këtë gjë. Por mos shkatërroni gjithçka duke u përpjekur ta bëni realitet këtë fantazi dhe ta detyroni tjetrin të përmbushë këtë dëshirë tuajën. Përpara se të hidheni në veprim sigurohuni që edhe personi të cilin simpatizoni të ketë të njëjtat dëshira dhe fantazi si ju.
9. Vendosni limite mes njëri tjetrit dhe qëndrojini besnik atyre. Komunikoni hapur rreth asaj çfarë pëlqeni dhe jo , cilat fjalë apo fantazi janë eksituese dhe cilat jo. Nëse partneri juan u bën të ditur çfarë dëshiron apo jo mos u përpiqni ta detyroni parterin të bëjë atë vetëm sepse u pëlqen juve. Nëse personi me të cilin po dilni nuk u shkon përshtat, mos e detyroni atë të bëjë asgjë, mund të gjeni gjithmonë dikë i cili përputhet me ju, dëshirat dhe fantazitë tuaja.
10. Jini të sjellshëm. Disa nga fjalët më seksi në të gjitha gjuhët e botës janë “të lutem”, “faleminderit”. Sado e rëndë te jetë situata, sjellja e mirë tregon se keni respekt për partnerin dhe se vlerësoni shoqërinë e tij. Energjia juaj pozitive do t’i bëjë ata të besojnë më shumë dhe të jenë më të hapur për të provuar gjëra më eksituese me ju.
Marrë nga “Time Magazine”
Kafeina, ilaçi seksual i femrave
Studiues nga Universiteti i Southwrestern zbuluan se kafeina shton dëshirën seksuale tek femrat. Pija e nxehtë lidhet me përmirësimin e kujtesës dhe uljen e rrezikut të kancerit, por studimet kanë treguar se çon edhe në rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Në studimin më të fundit shkencëtarët u dhanë femrave një sasi mesatare kafeine përpara se të bënin një test për të kuptuar nëse kafeina kishte efekt në sjelljen e femrës. Ata zbuluan se pirja e kafeinës shkurtonte sasinë e kohës që i nevojitej femrave të riktheheshin tek meshkujt pas seksit për një sesion tjetër çiftosje. Studimi tregon se efektet i tejkalonin kufijtë e rritjes së thjeshtë të energjisë për t’u çiftosur, por studiuesit u shprehën se efekti mund të mos japë rezultat tek të gjitha femrat.
Kush komandon në shtrat
Kur jeni në shtrat nuk ekzistojnë parapërgatitjet? Gjithçka fillon menjëherë drejt e në temë? Atëherë ai është një egoist. Tashmë të gjithë dinë që femrat i adhurojnë puthjet dhe përkëdheljet. Nëse ai nuk i praktikon, me siguri që shtiret sikur nuk e di që një femër nuk mund ta konsiderojë të tillë një akt seksual pa disa minuta pasionante me puthje, përqafime dhe fjalë të ndjera. Në këtë rast është e rëndësishme që të ndërhysh menjëherë, para se të jetë shumë vonë për të zgjidhur problemin. Nëse fjalët nuk pinë ujë, kalo direkt në veprim. Propozoi lojën e pasqyrës: Thuaji të bëjë si ti. Sikur të ishte një pasqyrë që reflekton imazhin tënd dhe fillo ta përkëdhelësh dhe ta puthësh në të njëjtën mënyrë që do të doje të bënte ai me ty.
Gratë pa fantazi të veçanta seksuale
Të gjithë meshkujve u ka qëlluar të kenë një “të dashur që bën biseda ferri”, një grua argumenti i vetëm i bisedave të së ciles ka qenë lidhja. Revistat femërore stimulojnë pikërisht këtë, publikojnë gjithmonë artikuj që flasin se si duhet që ti shtyjmë meshkujt të flasin për ndjenjat. Femrat nuk e kanë aspak problem tu tregojnë meshkujve se si ndihen. Ndërsa, sa i takon seksit, mund të duken më fjalëpaka sesa meshkujt: “meshkujt flasin për dëshirat e tyre seksuale më tepër sesa femrat”, komentojnë psikologët
"Tirana Observer"
"Carpe Diem"
Problemet më të mëdha seksuale te meshkujt e femrat!
Shkruar nga T.O.
Një në çdo tre burra dhe gjysma e të gjitha grave kanë probleme kur bëjnë seks. Sado e çuditshme t'u duket kjo, fatkeqësisht është e vërtetë. Dhe për ata që vuajnë nga këto probleme seksuale, ky është një shqetësim shumë i madh. Sipas studimeve të kryera në shumë vende të zhvilluara të botës, disa nga problemet seksuale kryesore, nga të cilat vuajnë burrat e të gjitha moshave dhe vendeve janë më tepër psikologjike e psikofizike. Problemet më të mëdha seksuale të burrave sipas studimeve janë: rënie e interesit për seks, vuajnë nga ejakulacioni i parakohshëm, vuajnë një nga format e impotencës seksuale mashkullore, vuajnë nga ankthi i performancës në dhomën e gjumit, a do të jenë në gjendje ta luajnë mirë rolin e tyre si partnerë seksualë, etj.
Problemet kryesore seksuale të grave janë: rënie e interesit për marrëdhënie seksuale, janë të paafta të arrijnë kënaqësinë seksuale (orgazmën), ndjejnë dhembje gjatë aktit seksual (dispareunia dhe vulvodinya), etj.
Problemet seksuale
Në këto konkluzione kanë arritur shumë studime të kryera në shumë klinika, por në muajt e fundit janë komunikuar nga kërkuesit e "University Medical School " në Londër në revistën e njohur Angleze "British Medical Journal". Sipas studimeve problemet seksuale edhe kur mjekohen vazhdojnë t'i shqetësojnë njerëzit për shumë kohë dhe tek disa të tjerë mbetën permanente. Shumë burra dhe gra me probleme seksuale thonë se vuajtja e tyre është aq e fortë fizikisht dhe psikologjikisht sa i detyron ta evitojnë tërësisht marrëdhënien seksuale. Një problem tjetër serioz është se shumë njerëz që vuajnë nga problemet seksuale nuk kërkojnë ndihmë mjekësore ose mjekim kur kanë probleme të tilla. Studimi kombëtar Anglez tregoi se vetëm njëri nga dhjetë burra që vuajnë (10%) dhe njëra nga pesë gra që vuajnë (20%) kërkojnë ndihmë mjekësore.
Kultura dhe edukata seksuale
Këto konkluzione të studimeve sugjerojnë se duhet patjetër të përmirësojmë mënyrën se si t'i zgjidhim problemet seksuale të njerëzve, të mendojmë si të përmirësojmë edukimin dhe konsultimin e marrëdhënieve seksuale, si të bëjmë edukimin mjekësor dhe përparimin profesional të doktorëve. Të gjitha ata që i lexojnë këto rreshta e kanë të qartë se kur situata është e tillë në vendet më të zhvilluara të Evropës dhe Botës, ku ka sistem shëndetësor të avancuar e të konsoliduar, si është ajo me këta lloj të sëmurë në vendin tonë, ku kultura dhe edukata seksuale mungon dhe ku shërbimi shëndetësor dhe kualifikimi i personelit mjekësor për problemet seksuale është ende i pazhvilluar.
Shkaktarët e problemeve seksuale
Çdo njeri që merret problemet e seksit nuk çuditet me këto të dhëna. Problemet seksuale janë në rritje, për vetë natyrën e marrëdhënies seksuale që është një akt shumë emocional, por edhe pse ato kanë lidhje shumë të ngushta me mënyrën e jetesës që bëjnë njerëzit sot. Ja disa nga shkaqet e kësaj gjendjeje të rëndë në vendin tonë:
1-Varfëria, papunësia dhe shqetësimi për të mbajtur familjet i largon njerëzit nga jeta seksuale. Edhe për ata që gjejnë punë, punët janë të vështira, pa kushtet e duhura higjienike, shpesh me orë shumë të gjata dhe me njerëz që nuk ndjehen të sigurt në se do ta kenë punën e tyre përherë. Këta njerëz kur kthehen në shtëpi, (në qoftë se kanë një të tillë), shumica pa familje (emigrantë brenda dhe jashtë vendit). Sigurisht kjo lloj jetë nuk të bën të dëshirosh seks. Kush është i shqetësuar e i lodhur nuk dëshiron seks por dëshiron të çlodhet e të flejë.
2- Në kushtet e jetës dhe ushqimit të keq vihet re një rritje e obezitetit (gra e burra të dhjamosur), e diabetit dhe sëmundjeve të zëmrës. Këto sëmundje janë të afta të prishin jetën seksuale të njerëzve. Në këto kushte, në shumë njerëz bije edhe niveli i testosteronit në gjak dhe ky hormon është ai që u jep, burrave dhe grave, dëshirën për seks.
3- Ndarja e familjeve për arsye të emigracionit ekonomik ilegal e legal, ka bërë që shumë çifte veçanërisht të reja të jetojnë larg për shumë vite. Kjo është me pasoja të rënda personale shëndetësore fizike dhe psikologjike dhe dëmton jetën seksuale të domosdoshme të njerëzve. Pasojat e kësaj situate duken për ditë në jetën personave të veçantë dhe të shoqërisë në përgjithësi. Shumica e atyre që vuajnë këto pasoja të emigrimit, shpesh herë ilegal, janë të rinj e të reja që sapo e kanë filluar jetën familjare.
Rëndësia e jetës seksuale
Jeta seksuale e mirë është me shumë rëndësi për të gjithë njerëzit. Për disa çifte kjo është pjesa më me rëndësi në marrëdhënien e tyre, për të tjerë, mund të jetë me më pak rëndësi, por të gjithë duhet ta dimë se marrëdhënia seksuale dashurore sjell përfitime reale fiziologjike dhe psikologjike për të gjithë dhe ajo nuk duhet të nënvlerësohet. Ja pse njerëzit me probleme seksuale duhet të kërkojnë ndihmë. Mjekësia nuk është e aftë t'i bëjë njerëzit më të pasur, ajo nuk eviton dot emigrimin, nuk u krijon dot kushte që të rrojnë më mirë e të mos kenë probleme të kësaj natyre. Por ne të gjithë duhet të dimë mirë se marrëdhënia seksuale e mirë dhe me dashuri, përgjithësisht, është e dobishme për jetën dhe duhet të përpiqemi të krijojmë ambient që këto probleme që pengojnë jetën seksuale t'i kapërcejmë. Të gjitha ata që kanë shqetësime seksuale duhet të kërkojnë ndihmë për të kapërcyer vuajtjen e tyre. Mos mendoni kurrë se jeni juve vetëm që vuani nga problemet seksuale, sepse janë shumë të tjerë që kanë probleme të kësaj natyre dhe që shumica mund të përfitojnë në qoftë se kërkojnë ndihmë. Jeta juaj do ta rritë kualitetin e saj. Një marrëdhënie seksuale e mirë e me dashuri, sjell përfitime të vërteta fiziologjike dhe psikologjike. Si qenie njerëzore ne kemi nevojë të prekemi.
"Tirana Observer"
"Carpe Diem"
Pse humbet dëshira për seks
Eshtë e rëndësishme të kuptohet se libido ose dëshira seksuale është diçka krejt ndryshe nga nxitja fizike në organin gjenital. Kjo mund të duket e pamundur, por shumë femra të cilat thonë se e kanë humbur dëshirën e tyre për kontaktin fizik, në fakt janë të afta të jenë të eksituara fizikisht dhe arrijnë në orgazëm pa shumë vështirësi. Ajo çfarë shfaqet e vështirë tek femrat është ose të pamundur, është të ndjejnë pasionin apo dëshirën për seksin. Shpesh femrat pyesin nëse Viagra do t’i ndihmonte për “t’i ndezur” ato për seks. Përgjigjja është padyshim, jo. Tek meshkujt, Viagra përdoret për të kuruar mosfunksionim e erkcionit, pra paaftësinë e tyre për të arritur në erekcion.
Tek meshkujt të cilët nuk kanë shumë dëshirë për seks, përdorimi i Viagrës është i panevojshëm, sepse përpos shumë anëve pozitive dëshira dhe pasioni për seks mbetet i njëjtë.
Studimet
Në studimet më të fundit, të cilat kanë bërë shumë përparime, është testuar Viagra tek femrat, por në qendër të tij është të arrihet në një përfundim, nëse Viagra shkakton ndryshime të dhimbshme në organet seksualë. Është bërë e qartë se tek disa femra ky mjekim çon në një rritje të lubrifikimit dhe rrjedhje të vazhdueshme të lëngut përreth vulvës. Por nuk ka asnjë mundësi që Viagra t’i kthejë femrat në “ndezëse të seksit”. Por përpos të gjitha këtyre, Viagra nuk është licencuar ende si një mjekim për femrat edhe pse përdorimi i saj nuk është i pakët.
Profesor Alan Rieley i universitetit të Lancashire në Britaninë e Madhe, si edhe ekspert në çështjet e seksit, shprehet se mungesa e dëshirës është problemi seksual numër një tek femrat e sotme dhe është shumë i vështirë për t’u kuruar.
Çrregullimet
Shumë gazeta dhe faqe interneti janë publikuar kohët e fundit duke sugjeruar se testosteroni mund të jetë një kundërpërgjigje shumë e mirë për t’i dhënë fund rutinës së përditshme në shtratin e një çifti. Pra, në vitet pasardhës duhet të jeni të përgatitur të shihni shumë gazetat cilat sugjerojnë këshilla për shumë femra që kanë mungesë të dëshirës për seks, arsyen e mundshme, që mund të jetë mungesa e testosteronit. Kurimi më i mirë është marrja e këtyre hormoneve. Kjo është zgjidhja që do t’u dhuronte edhe një herë pasionin e dëshiruar në marrëdhënien tuaj. Por ndoshta edhe kjo mënyrë nuk do të funksionojë, ashtu si nuk funksionoi plot 25 vjet më parë.
Si mund të risillni edhe një herë “libidon” në lidhjen tuaj:
1. Përpiquni të risillni edhe një herë romancë të re në marrëdhënie dhe të harxhoni më shumë kohë pranë njëri-tjetrit.
2. Përfytyroni partnerin siç u shihte në fillimet tuaja dhe lejojini vetes të ndjeni eksitimin që si ju dhe partneri ndjenit atëherë.
3. Ushtroheni seksualisht mendjen tuaj duke lexuar libra erotike apo duke menduar gjëra seksi, sidomos në ditët kur mendoni se mund të bëni dashuri.
4. Caktoni kohën që duhet të flini gjumë sepse lodhja njihet si “armiku” më i madh i libidos.
5. Nëse jeni gjatë gjithë kohës e lodhur merrni mjekime sepse mund të keni mungesë hekuri dhe kjo nuk e ndihmon aspak marrëdhënien tuaj.
6. Nëse jeni mbipeshë dhe shumë gjumash, atëherë vendosini një limit ushqimit dhe gjumit, sepse duhet të jenë në formë perfekte për t’i pëlqyer si partnerit, por edhe për t’u ndjerë mirë me veten.
Marre nga TiranaObserver
"Carpe Diem"
Shkaqet e dëshirës së ulët për seks
Dëshira e ulët për seks është një vështirësi e përhapur seksuale. Edhe pse mund të shfaqet si tek femrat edhe tek meshkujt, realisht rezulton të jetë shumë më e përhapur tek femrat. Të kesh dëshirë të ulët seksuale, do të thotë që individi humb interesin për seksin edhe nëse ata eksitohen apo arrijnë në orgazëm kur kryejnë marrëdhënie seksuale. Dëshira e ulët për seks mund ketë kufij minimalë dhe deri në ekstrem. Në kufijtë minimalë individët në periudha të caktuara nuk mendojnë apo nuk duan seks, të tjerë nuk “kanë uri” për seks, por e shijojnë kur ndodh. Në rastet ekstreme njerëzit e dëshirojnë shumë seksin dhe qëndrojnë në ankth nëse u paraqitet një rast për “t’u ngjitur” në qiellin e shtatë. Por ka edhe raste të tilla kur një njeri nuk paraqet asnjë interes për masturbimin, fantazitë seksuale apo aspekte të tjera seksuale që kanë të bëjnë me këtë marrëdhënie.
Nuk ka rëndësi se cili është niveli i dëshirës së ulët për seks, ai shndërrohet në një problem kur një çift e sheh atë si një aspekt negativ të lidhjes. Për disa çifte fakti që njëri prej partnerëve nuk tregon interes për seksin nuk ka shumë rëndësi, ndërsa çifte të tjera e konsiderojnë atë si një problem shumë serioz. Në shkaqet e një dëshire të ulët seksuale mund të përmenden:
Mosha
Ndryshimet në trupin e individit me kalimin e viteve mund të ndikojnë dëshirën në seksuale.
Menopauza: Tek femrat ndryshimet e moshës vijnë me fillimin e menopauzës, pra ndërprerjes së ovulacionit. Ndryshimet përfshijnë nivel të ulët të estrogjenit (hormoni femëror seksual), nivel të ulët të testosteronit (hormon i cili besohet se është përgjegjës për eksitimin seksual të femrës) etj.
Pamjaftueshmëri hormonale: Ulja e sasisë së testosteronit në trup, të lidhura më dëshirën seksuale të femrës dhe mashkullit.
Gjinia: Edhe pse dëshira e ulët seksuale është një eksperiencë e të dyja gjinive, femrat janë më të ndikuara.
Depresioni
Njerëzit të cilët vuajnë nga depresion kanë një rënie të gjendjes shpirtërore, e cila priret të ulë aktivitetin e tyre seksual.
Ankthi dhe stresi
Nëse individi vuan nga një prej këtyre gjendjeve mund të ketë ulje të dëshirës seksuale të përkohshme apo për një periudhë të gjatë, varet nga sasia e ankthit dhe stresit që ai/ajo ka.
Varësia mjekësore ose psikoaktive e ilaçeve.
Disa mjekime, sidomos ilaçet psikoaktive (që përdoren për të kuruar depresionin), mund të ndikojnë dëshirën e tyre seksuale.
Zakoni i të pasurit të njëjtin partner. Kur një njeri me një partner të vetëm dhe mënyrën e tij të sjelljes, interesi seksual bie.
Probleme në lidhjen tuaj
Shqetësimet që janë pjesë e marrëdhënies tuaj ndikojnë shumë edhe në dëshirën tuaj për seks. Kjo është e vërtetë sidomos për femrat të cilat nëse nuk janë të lumtura në marrëdhënien që kanë, priren të mos kenë jetë të kënaqshme edhe në krevat.
Simptomat
Individi nuk tregon interes për seksin
Ulje të aktivitetit seksual
Rënia e aktivitetit seksual bëhet një problem për marrëdhënien tuaj dhe shkakton konflikt
Ftohtësi gjatë aktit seksual, përveç përpjekjes për të kënaqur partnerin.
Shenjat fizike mund të jenë: Thatësi vaginale, vështirësi në arritjen e orgazmës, rënie të ndjeshmërisë në prekjen organeve gjenitale, dhimbje në penis ose vaginë, mungesë e dëshirës dhe nevojës për seks.
"Revista Jone"
"Carpe Diem"
e ç'kuptim ka... DESHIRA E ULET PER SEKS...?
Romantik?! Vetëm në shtrat JO.
Takimi me të ka shkuar si duhet. Më në fund, po ndiheni e tërhequr prej një mashkulli, që duket se i ka të gjitha. Atij nuk i mungon as sensi i humorizmit, dhe as e shumëpëlqyera xhentilesë. Sigurisht gjëja e parë që bëni është t’ia tregoni me vrap shoqeve sesi ai ju solli një tufë me lule, apo sesi ju dhuroi një puthje të ëmbël duke ju uruar natën e mirë.
Padyshim, këto janë sjelljet tipike të çdo mashkulli, por vetëm sespe ai dëshiron t’ju bëjë të tijën. E ndërsa, në imagjinatën e femrave, trillohen lloj lloj historish romantike me TË, AI, ka të tejra mendime në kokë. Mendimet sesi do të jeni ju në shtrat.
Dhe mos kujtoni, se pasi ju keni fjetur me të, quheni zyrtarisht të lidhur. Jo, jo. E vetmja lidhje që ka ekzistuar, ka qenë ajo e organeve tuaja gjenitale.
Akoma më keq do të ndiheni, nëse kërkoni që Ai të mbetet ai tipi romantik i fillimit edhe në krevat. Por, më mirë lexoni këshillat e mëposhtme, që megjithëse do t’ju shkundin ca, me siguri do t’ju mësojnë gjëra interesante që duhet t’i mësoni për botën mashkullore.
1. Atij, nuk mund t’i ndodhë ereksioni, atëherë kur ju teket ju. Sepse, krejt ndryshe nga ç’besohet nga pjesa dërrmuese e femrave, burrat nuk mund të eksitohen, vetëm sepse më në fund ju hoqët dorë, nga të qënit e “ftohtë”. Kini parasysh, se atë e sillni në qejf vetëm ju. Prandaj, duhet t’i hysh vetë kësaj pune.
2. Puthja nuk duhet të jetë domosdoshmërisht romantike, delikate dhe e ëmbël. Ndonjëherë, puthjet e egra, (qoftë vetëm një prekje e fuqishme me buzët e tij), janë ato të duhurat, kur situata është shumë e nxehtë.
3. Përse na qenka përgjegjësia vetëm e tij, që ju nuk arritët në orgazëm. Ju e njihni më mirë trupin tuaj, teknikat që ju sjellin në qejf. Tregojani pra, atij. Sepse, në të kundërt faji do të jetë vetëm i juaji, nëse ai pas orgazmës është duke shijuar një cigare, ndërsa ju mbeteni me gisht në gojë.
4. Mos prisni ledhatime pas aktit. Meshkujt janë të ndryshëm nga femrat. Seksi për shumë femra, do të thotë një lidhje dhe bashkim shpirtëror më I madh me partnerin. Për meshkujt, seksi është një çështje biologjike. Prandaj, është e kotë, që të bindni partnerin tuaj që të ndjejë të njëjtën lidhje shpirtërore si ju.
5. Pas aktit, me siguri që ai dëshiron të bëjë një gjumë të mirë. Ndërsa ju… Ju dëshironi që t’ju zërë gjumi në krahët e tij. Dakord, nuk është keq për disa çaste të rrini në krahët e njëri tjetrit. Por, qëndrimi për një kohë të gjatë në këtë pozicion, është vërtet I parehatshëm dhe të dy keni për të bërë një gjumë të keq. Atëherë, binduni se gjumi ka rëndësinë e vet, e sa më rehat ta bëni, aq më më mirë do të jetë për të dy. Sepse, kur në mëngjes ngriheni pas një gjumi të mirë, ndoshta ju vjen dëshira të bëni sërish “katla”.
6. Sigurisht femrat, dëshirojnë që I dashuri I tyre, t’i mbushë me trëndafila në çdo takim. Ndonjëherë, kjo është diçka e bukur, madje meshkujt e bëjnë me dëshirë. Por, ndonjëherë, ama. Sepse, t’i kërkoni partnerit tuaj, që t’ju vijë në takim gjithmonë me një buqetë lulesh, është njësoj sikur ai t’ju kërkonte, të visheshit dhe silleshit gjithmonë si pornostar. Nëse, ju nuk e bëni dot gjithmonë pornostarin, mos prisni që ai t’ju sjellë gjithmonë lule.
7. Në shtrat duhet të jeni egoiste. Lërini broçkullat që tregojnë shoqet nëpër kafenera. Seksi, nuk është shpikur për të kënaqur vetëm mashkullin. Prandaj, mendoni në rradhë të parë të kënaqni veten.
8. Mos u mërzisni më kot, sepse gjatë seksit oral, ai në vend tju ledhatojë flokët, ju shtyn me forcë drejt organit të tij. Nuk e kuptoni dot pse? Shpjegimi është fare I thjeshtë: Ju nuk po e bëni si duhet dhe sidomos jeni treguar të pavëmendshme ndaj sinjaleve të mëparshme. Prandaj, puna arrin deri aty, sa ai t’ju drejtojë lëvizjet (ndoshta edhe me forcë), drejt zonave ku ai përjeton kënaqësinë më të madhe.
9. Pozicioni misionar, nuk është justifikimi I duhur që ju të mos bëni asgjë.
10. Ai nuk zhvishet me delikatesë dhe hijeshi. Sigurisht, sepse ai mezi prêt t’ju hidhet sipër. Por, meqë ju bezdis shumë kjo puna e të zhveshurit, jepini duarve, dhe zhvisheni vetë.
11. Depiloni pjesët intime. Është e vërtetë, që dylli është një torturë e vërtetë kur vjen puna për depilim. Me siguri meshkujve i vjen keq për vuajtjet dhe sakrificat e femrave për të qenë të pastra. Por, nëse ju nuk tregoni kujdesin maksimal “aty poshtë” atëherë mos prisni t’ju puthin pikërisht aty.
12. Mos kujtoni se pas seksit, vjen dhe bashkimi sentimental mes jush. I vetmi bashkim që ka ndodhur është mes dy organeve gjenitale.
13. Ai nuk e kupton se çfarë ndjeni vetëm nga rënkimet tuaja. Thuajani me fjalë çfarë kërkoni prej tij. Keni dëgjuar ndonjëherë një regjistrim të zërit tuaj gjatë aktit seksual? 67% e femrave që e kanë bërë diçka të tillë, nuk kanë mundur të dallojnë nëse rënkimet janë bërë gjatë aktit seksual apo se kanë përplasur kokën pas tavolinës dhe kanë ulëritur nga dhimbja.
14. Ti preferon seksin e sigurtë. Atëherë, mbani gjithmonë një pako prezervativ me vete. Përse duhet domosdoshmërisht që ai të merret dhe me masat mbrojtëse. Mos harroni se për çdo rast, vetëm ju rrezikoni të mbeteni shtatzanë. Në rastin më të keq, mund të rrezikoni sëmundje të pashërueshme si AIDS.
15. Pak fantazi nuk I bën keq njeriu. Prandaj nëse ai ju flet me fjalë të pista, nuk keni pse mërziteni. Ai ju ka respektuar gjithë kohës. Por nëse ju thotë “kuçka ime” në shtrat, mos u shqetësoni, sepse këto janë forma përkëdheljeje. Ai do të tregojë se është i eksituar. Me siguri të nesërmen, ju nuk do të jeni më “kuçkë”, por princesha e tij.
16. Spontaniteti nuk duhet refuzuar asnjëherë. Duket e vështirë, por seksi jashtë dhomës së gjumit, ndonjëherë sjell kënaqësinë më të madhe.
17. Ai nuk ka fare dëshirë ‘ju zhveshë. Nuk e kuptoni dot që Ai e konsideron një torturë të vërtetë, zbërthimin e lloj lloj reçipetash. Ndihmojeni të paktën, për ta bërë këtë punë.
18. Të jeni të sigurta, se të zhveshurit në errësirë, atij nuk do t’i pëlqente aspak. Dakord, ndiheni në siklet sidomos herën e parë, kur zhvisheni para tij. Por, të paktën, zhvishuni nën një dritë të zbehtë. Lëreni të kënaqë syrin me sadopak.
19. Mos refuzoni pozicionin, kur ju jeni sipër. Përse pritet që gjithçka duhet ta bëjnë meshkujt?
20. Tregojani qartë se çfarë ju pëlqen ose jo gjatë aktit. Sepse, nëse ai ju pyet për diçka dhe ju përgjigjeni me një pyetje tjetër duke qeshur, atëherë me siguri ai ka për ta marrë si pohon, dhe pa ju pyetur, ja ku ndodh një penetrim anal, që nuk e pëlqeni aspak. Pastaj, ndiheni të fyera, të shfrytëzuara etj etj. Por, në këtë mes, faji është edhe i juaji.
"Revista Jeta"
Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 08-08-2008 më 10:06
"Carpe Diem"
Krijoni Kontakt