Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 41
  1. #21
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga gimi3 Lexo Postimin
    Kur të zgjohesh në mëngjes, gjëja e parë që shohin sytë tua është ajo.

    .....qe ketu fillon tmerri !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  2. #22
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON Lexo Postimin
    .....qe ketu fillon tmerri !



    Kur fillojme te mendojme sinqerisht keshtu,eshte tmerr ne te vertete,pasi mendoj se gjithçka ka mbaruar dhe asgje nuk mund ta mbaje te gjalle marredhenien si çift!

    Respekte
    "Carpe Diem"

  3. #23
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Marrëdhënia në çift zbukuron njeriun

    Studimet e fundit kanë zbuluar se ekzistojnë disa arsye që seksi dhe dashuria ndikojnë jo vetëm në bukurinë por edhe në shëndetin e femrave dhe të meshkujve. Gjatë këtij studimi janë intervistuar më shumë se 1.000 persona të moshave të ndryshme dhe sipas pohimeve të tyre rezulton se seksi është më efikas se kremrat e shtrenjta kundër rrudhave, madje më efikas edhe se ushtrimet në palestër, duke qenë se gjatë një raporti konsumohen të paktën 560 kalori, po aq sa shpenzohen për një orë e gjysmë stërvitje në palestër, vetëm se në këtë rast duhet pasur parasysh edhe elementi kënaqësi.

    Për të mos harruar dhe ndikimin e drejtpërdrejtë që ai ka në enët e gjakut, duke u bërë njëherësh edhe mjekimi më i mirë kundër depresionit. Me jetën seksuale lidhen edhe rezultatet në punë e në jetë, pasi, pas një nate të zjarrtë në shtrat, njerëzit janë psikologjikisht më të qëndrueshëm e për rrjedhojë më eficentë në gjithë aktivitetin e përditshëm, pasojë kjo edhe e ndikimit që luan ky faktor në të gjitha problemet që kanë të bëjnë me pagjumësinë. 1- Dashuria e mjaftueshme bën që femrat të duken në formë të mirë dhe me pamje të shkëlqyeshme. Shkaku kryesor, i cili ndikon për arritjen e kënaqësisë në dashuri dhe seks është, aktivizimi dyfish i sasisë së hormoneve të ostrogenit. 2- Seksi është më i bukur sesa kremrat e shtrenjta kundër rrudhave.

    Ai e nxit apo e shpejton qarkullimin e gjakut dhe lëkura bëhet më e lëmuar, më saktë më e nderë (më e shtrirë). Papastërtia dhe puçrrat zhduken. 3- Seksi ndikon edhe në mbajtjen e linjave të bukura të trupit. Gjatë seksit pasionant shpenzohen 560 kalori, po aq kalori sa shpenzohen për një orë e gjysmë stërvitje në palestër, por kësaj radhe shtohet edhe njëfarë kënaqësie. 4- Në shtrat zvogëlohet rreziku i ngushtimit të enëve të gjakut. Gjatë kohës që kryhen marrëdhënie seksuale, formohet hormoni që zvogëlon tensionin e gjakut. 5- Seksi ka efekte pozitive dhe përsa i përket zhdukjes së depresionit dhe shfaqet ndjenja e lumturisë dhe e kënaqësisë. 6- Nëse juve ju mundon pagjumësia, seksi para gjumit do t‘ju bëjë çudira. Është konstatuar se seksi është dhjetë herë më i mirë se sa ilaçet për gjumë ose për qetësim. Do të çliroheni tërësisht nga brengat dhe do të flini të qetë. 7- Seksi është terapia më e mirë dhe më e fortë kundër gripit.

    Netët e nxehta të seksit dhe të dashurisë ndihmojnë edhe në kurimin e astmës dhe të alergjisë. 8- Loja me buzë dhe me gjuhë ndikon gjithsesi në formimin e pështymës, e cila i mbron dhëmbët nga kariesi dhe gurëzat e dhëmbëve. Përveç kësaj, edhe puthjet e buta dhe të ndjeshme e stimulojnë seksin. 9- Seksi i pakëson fatkeqësitë në rrugë dhe në punë. Pas natës së mrekullueshme të seksit dhe të dashurisë së kaluar, njerëzit janë psikologjikisht më të qëndrueshëm dhe më të kujdesshëm. 10- Gjatë seksit, stërviten muskujt e barkut dhe të vitheve. Për këtë arsye zhduket stomaku, kurse vithet bëhen më të forta duke marrë një pamje të mrekullueshme. Madje, seksi mundëson edhe që të dobësohemi dhe nuk ka dietë më të mirë se seksi për t‘i hequr kilogramët e tepërt dhe të padëshiruar. 11- Sipas seksologëve, seksi dhe dashuria ngadalësojnë procesin e plakjes së parakohshme dhe kthjellojnë mendjen. 12- Nëse fitoni vetëbesimin në shtrat, edhe partneri juaj do t‘jua pranojë këtë dhe në jetë nuk do të jeni të komplikuar, pra, do të çliroheni nga të gjitha komplekset e mundshme. 13- Seksi u jep një pamje të bukur këmbëve dhe lëkurës së trupit.

    Nga celuliti nuk do të mbetet asnjë gjurmë, sepse sistemi limfatik është mjaft aktiv, e posaçërisht në këmbë. 14- Netët e dashurisë i zgjidhin të gjitha vështirësitë dhe këshillat nga institucionet për këshillime martesore s‘do t‘ju nevojiten fare. Bisedoni në shtrat me partnerin tuaj për gjithçka. 15- Sportistët e dinë tashmë se pas një nate të zjarrtë seksi e dashurie, trupi reagon në mënyrë shumë më efikase. 16- Seksi është me të vërtetë lloji më i sigurt e më i shpeshtë i sportit, i cili vë në lëvizje çdo muskul të trupit të njeriut. 17- Seksi-terapia më e fortë kundër infarktit të zemrës? Mjekët kanë konstatuar se infarkti i zemrës godet në radhë të parë njerëzit që dashurohen shumë pak dhe që jetën seksuale e kanë shumë të varfër. Mirëpo, shumica e personave që pësojnë infarkt e ndërpresin jetën seksuale të rregullt nga frika e ndonjë infarkti tjetër. Por, sipas mjekëve, kjo është plotësisht e gabuar dhe e dëmshme, sepse seksi i rregullt pas infarktit, ndikon dhe e stimulon stabilizimin e imunitetit. Nëse nuk e besoni këtë, para se ta provoni, këshillohuni me mjekun. 18- Nëse doni të jeni sa më shumë tërheqës dhe joshës, arma më e sigurtë është padyshim seksi.

    Evlantina Malo : Gazeta-Albania
    "Carpe Diem"

  4. #24
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460
    Lidhjet monogame jane thjesht nje ç'natyrim i njeriut, normal qe ky largimi nga natyra ka pasojat e veta...Tani kur flasim per martesa ose per lidhja te gjata, seksi nuk duhet te jete baze e kesaj lidhje se me kohen iken dhe ajo deshira e forte, behet thjesh dicka monotone ose e thene shkurt behet , prandaj shumica e ketyre lidhjeve qe zgjasin kane si themel dicka tjeter, ato te tjerat qe kane si themel seksin jane te destinuara te shuhen shpejt. Prandaj kur s'te ngrihet ai miku ke dy mundesi: o ndrysho lidhjen ose shko te mjeku te keshilloje dicka qe te beje derman.
    EVERYBODY'S BUSINESS IS NOBODY'S BUSINESS

  5. #25
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Çifti shpërthen... E shikoni në shtrat


    Më thuaj se si fle me partnerin, të të them se sa shumë duheni

    Flini pak të përqafuar me partnerin? Urime të përzemërta, jeta juaj sentimentale dhe ajo seksuale duhet të jetë vërtet në majat e saj. Duke u nisur nga mënyra se si flini, mund t'ju themi se sa në formë është jeta juaj seksuale. Kjo është pak a shumë ideja thelbësore që përcillet në studimin e disatë të dy studiuesve amerikanë, Mark Goulston dhe Samuel Dunkell. Ky studim është bërë publik nga gazeta gjermane "Bild". Ai është i lidhur drejtpërsëdrejti me pozicionet që merr një çift në krevat.
    Nuk ka fare rëndësi nëse tërë natën lëvizni në shtrat, ajo që është e rëndësishme është pozicioni që merrni në të përpara se të flini. Për shembull, çiftet që në pozicionin e parë i kthejnë kurrizin njëri-tjetrit kanë një marrëdhënie sentimentale dhe seksuale shumë intime. Pozicioni në formën e lugës në shtrat mund të flasë shumë për ekzistencën e një dashurie të madhe, por flet gjithashtu për mungesën e dëshirës për të bërë seks. Ka të drejtë ai që ka thënë që gjithçka vendoset në një dhomë dhe kjo është dhoma e gjumit.
    Nga revista gjermane janë marrë dhjetë pozicionet më të zakonshme dhe domethënia e tyre për psikologjinë e një çifti.
    1. Peshorja
    Partnerët flenë duke i kthyer njëri-tjetrit kurrizin dhe e vetmja pjesë e trupit që është në kontakt është fundi i kurrizit të tyre. Sipas shumë studiuesve, mbi pozicionet që merr çifti natën në shtrat bashkuar dhe pozicionin e revolverit të studiuar nga studiuesi amerikan Mark Goulston, peshorja përfaqëson një krizë në dukje, ose vazhdimin e një krize. Në fakt mund të jetë krejtësisht e kundërta. Fjetja me kurrizin e kthyer nga njëri-tjetri mund të tregojë dhe një lidhje shumë të ngushtë shpirtërore. Në rastin e këtij pozicioni, seksi nuk është një akt i dhunshëm dhe shumë pasional, por ekziston dëshira e zjarrtë dhe paqësore, si dhe shumë ledhatime. Të mos harrojmë se disa nga ngacmimet më të forta emocionale ndodhen në fundshpinë dhe meqenëse kjo është pjesa në kontakt, në këtë pozicion nuk mund të flitet për mungesë dëshire. Ky pozicion është më i preferuari për çiftet që kanë një periudhë të gjatë kohe që jetojnë bashkë. Ky pozicion bëhet i rrezikshëm në ato raste kur çifti fle me kurriz të kthyer dhe hapësira mes fundshpinës bëhet më e madhe. Në këto raste mund të ketë dhe dëshirë për ndarje. Në këto raste kontaktet seksuale sa vijnë dhe rrallohen. Komoditeti fiton mbi dëshirën për t'u afruar më shumë dhe seksi është bërë më shumë një rutinë se sa një kënaqësi.
    2. Nyja
    Në këtë pozicion partnerët janë njëri përballë tjetrit, preken në fytyrë dhe në trup dhe këmbët ngjajnë si të lidhura me njëra-tjetrën. Në këtë rast mundësitë që kjo të jetë një lidhje shumë e freskët janë shumë të mëdha. Ky pozicion vë në dukje dëshirën që ka çifti për t'u prekur dhe për të ndjerë njëri-tjetrin edhe në gjendjen e gjumit, seksi është në kulmin e tij. Duhet vetëm të keni kujdes që ky pozicion të mos zgjasë shumë, sepse nëse kaloni një kohë të gjatë në këtë pozicion, mund të bëheni pre e një varësie reciproke, e cila nuk është diçka e mirë për asnjërin.
    3. Këndi mbrojtës
    Çifti fle me këmbët e kryqëzuara dhe njëri nga të dy përqafon tjetrin duke i dhënë një ndjenjë mbrojtjeje. Ky pozicion shpreh një dëshirë për lirë në jetën e përditshme të secilit, por gjithashtu dhe për një nivel shumë të lartë intimiteti. Përqafimi në këtë pozicion do të thotë gjithashtu që po ndodh një proces dhurimi reciprok edhe në sferën e dashurisë .Ky përqafim lë të kuptohet që partnerët janë gati që të japin gjithçka, vetëm dhe vetëm ta bëjnë njëri-tjetrin të lumtur.
    4. Venus
    Në këtë pozicion është ajo që dëshiron t'i afrohet atij dhe ai i ka kthyer krahët. Është pikërisht ajo që në këtë rast kërkon një jetë seksuale dhe sentimentale më të dendur se ai, i cili duket më shumë i lodhur dhe ka një mungesë të theksuar dëshire seksuale.
    5. Gërshëra
    Ai dhe ajo flenë shumë pranë njëri-tjetrit, por preken vetëm me këmbë. Për çiftet që flenë në këtë pozicion thuhet se po kërkojnë të afrohen me njëri-tjetrin. Ata mundohen të fitojnë një kontakt fizik pa asnjë presion të jashtëm nga ana e asnjërit prej tyre. Megjithatë, marrëdhënia seksuale që vjen në sajë të këtij afrimi është më shumë një tentativë pajtimi, e cila mund të degjenerojë në një marrëdhënie të shpejtë seksuale.
    6. Luga
    Çifti fle njëri me bark mbi kurrizin e tjetrit dhe këmbët i kanë të kryqëzuara. Dashuria e tyre nuk mund të vihet në dyshim, por gjithashtu nuk mund të vihet në dyshim që ka ikur koha e pasionit të zjarrtë. Seksi mes tyre është akoma i kënaqshëm, vetëm se është më i qetë dhe ndodh shumë më rrallë. Një shenjë shumë e mirë është nëse ato ndërrojnë shumë shpesh pozicion. Kjo do të thotë se kanë një marrëdhënie shumë të ekuilibruar. Nëse është gjithmonë ai që rri mbrapa, atëherë nuk mund të vihet në dyshim që është më aktiv dhe se ajo ushqen tek ai ndjenjën e mbrojtjes.
    7. Sanduiç
    Kjo do të thotë që ata flenë pothuajse njëri mbi tjetrin. Ky është pozicioni më pak shqetësues, sepse të dy partnerët ngjallin te njëri-tjetri dashuri dhe pasion. Ata shqetësohen vetëm për dashurinë e tyre. Njëri i ofron mbrojtje tjetrit dhe marrëdhënia seksuale është shumë pasionante. Ekziston pasioni dhe besimi reciprok.
    8. Pushtues
    Ky pozicion flet më tepër se ç'mund të thuhet me fjalë. Është shumë e qartë se të dy partnerët kanë ndjenjën e zaptimit të të gjithë hapësirës së shtratit. Secili ndjek rrugën e tij dhe njëri do ta shikonte me shumë kënaqësi tjetrin jashtë jetës së tij. Jeta në çift është një karakatinë e vërtetë, por asnjëri nuk do ta pranojë. Seksi? Është një egoizëm i vërtetë dhe me tendencë drejt ikjes. Alarm i kuq.
    9. Në radhë
    Ky pozicion është i ngjashëm me lugën, vetëm se në këto raste trupat nuk prekin njëri-tjetrin. Mund të ketë vetëm një afrim të dorës së njërit në trupin e tjetrit. Në këtë rast kemi një ekuilibër të vendosur mes intimitetit dhe distancës në çift. Secili gëzon lirinë e veprimit, megjithatë nuk është e thënë të kalohet në sjellje egoiste. Ka një konfidencë shumë të qartë mes partnerëve, nëse njëri prek lehtësisht tjetrin, kërkon t'i thotë: "Të kam në grusht, nuk mund të bësh lëvizje të gabuara."

    Përgatiti
    Anilejda Gjeta Gazeta Albania
    "Carpe Diem"

  6. #26
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    A është vërtet ai i duhuri?

    E do, por ndonjëherë pyet veten nëse ke bërë vërtet zgjedhjen e duhur? Ja dhjetë pyetje që duhet t’i bësh vetes për të kuptuar nëse çifti juaj funksionon mrekullisht mirë. Jo ndonjë filozofi e madhe. Por gjëra që ndeshen në jetën e përditshme





    Je e dashuruar e mbi këtë nuk ka pikë dyshimi. Por sa më shumë lidhja bëhet e fortë dhe intensive, aq më shpesh një pyetje të fanitet në mendje: ai do jetë vërtet i duhuri? Nëse për t’u kuptuar do ishte kaq e thjeshtë, ndarjet dhe divorcet nuk do ishin në rend të ditës.



    Gjithsesi sipas shkrimtares amerikane Susan Swimmer, një mënyrë e thjeshtë për të zbuluar në do funksionojë mes jush, ekziston. Ka nxjerrë një manual: “Është ai i duhuri? 101 pyetje që do të të shpien te e vërteta, cilado ajo qoftë!” Ja atëherë dhjetë më thelbësoret për t’i bërë vetes.



    1. A ndihet ai burrë me fat?

    Një mashkull që mendon se është me fat është një njeri që përcjell pozitivitet e mirënjohje dhe kjo nuk mund të gjenerojë tjetër veçse një atmosferë të gëzueshme. Por ajo që ka më shumë rëndësi është nëse, mbi të gjitha, ai ndihet me fat që të ka ty në jetën e vet. Sepse një mashkull që e mendon kështu, e adhuron partneren. Çfarë fati më të madh (për ty) do kishte?



    2. Mendon se mund t’ia dalësh të përballosh defektet e tij?

    Të gjithave na bezdis te partneri diçka. Ai pi drejtpërdrejt nga shishja? Grumbullon gazeta të vjetra pa fund? Nuk kombinon asnjëherë pantallonat me këmishën, kur ti e di mirë që mundet të bëjë me gardërobën që ka? Le mos të shtojmë më. Gjithmonë do ketë ndonjë huq që na vjen të bërtasim me sa kemi në kokë. Megjithatë, t’i pranosh ato, bën pjesë në dashurinë që ke. Mos lejo që veset e tij të pengojnë të shohësh partnerin e sinqertë, të dashuruar që të respekton.



    3. A e di cilën pjesë të trupit tënd pëlqen më shumë ai?

    Në rast se di të përgjigjesh menjëherë (pa pyetur atë) që pëlqen shpatullat e tua të ngushta, harkun e barkut tënd kur je e shtrirë apo faqet që, sipas tij, janë pjesa më e butë e fytyrës tënde, do të thotë që ta ka thënë më shumë se një herë. Kjo është një pikë e fortë në favorin tënd...



    4. Do ta përdorte pikën e fundit të qumështit për kafen e vet?

    Ka kaluar natën pa gjumë, u nis vonë për në punë, me gjithë problemet e veta në këtë fushë, i është dashur të zgjedhë vetë kravatën e përshtatshme për takimin e punës: po qumështin e fundit në kuti nuk e ka përdorur, e ka lënë për kafen tënde. Eshtë një nga ata tipat që e di ç’është “të konsideruarit”. Në rast se ai mban parasysh nevojat e tua dhe e tregon në gjeste të vogla që thonë ‘po të mendoj’, do të thotë se e di sa të çmuara për janë lidhjet.



    5. Di të mbajë një sekret?

    Sekretet nuk janë të gjithë njëlloj, kjo dihet. Disa mund të tregohen, të tjerët është më mirë t’i mbash deri në varr. Që ti je dehur një mbrëmje, kjo mund të thuhet kur jeni duke qeshur me miqtë, por që ti ke pasur një sëmundje seksuale, është një sekret që nuk duhet rrëfyer kurrë. Ajo që ka rëndësi, është që ju të dy jeni në një mendje mbi këtë çështje e dini t’i kategorizoni sekretet në të njëjtën mënyrë.

    6. A di se sa para ka ai?

    Jo në qindarka, sigurisht, por një ide për gjendjen e tij financiare. Sepse do të thotë që keni folur hapur me njëri-tjetrin, ndershmërisht. E jo që ti ke parë fshehurazi letrat e tij të bankës...

    7. Të ka parë në formën më të keqe?

    Pa grim. Me flokët krejtësisht pa formë. Po flasim për anën tënde estetike më të keqe, që tek ty ka efektin e një kokteili që përgatitet duke përzierë depresionin, nervozizmin e lodhjen ezauruese! Do me thënë, atë anën tënde, me të cilën askush nuk do donte të kishte të bënte. Mirë pra, në rast se ai ka pasur kënaqësinë të të shohë një nga këto herë (të paharrueshme) dhe ia ka dalë ta kalojë, është pa dyshim një mashkull për t’u shtrënguar pas vetes!

    8. Të puth duke shfaqur siguri?

    Një puthje e hutuar, dhënë pa përfshirje, është si një shtrëngim i ftohtë dore. Dhe puthja më e lehtë dhe e butë ka nevojë për siguri.

    9. Është tip argëtues?

    Një mashkull alegro është një që e do jetën. Qesh me batutat, vlerëson ushqimin e mirë, i pëlqen të argëtohet e të kërcejë kur është në humor. Ka një moskokëçarje prej adoleshenti një mashkull i tillë, që e lejon gjithmonë të kapë çastin. Por dhe të shohë si duhet ata që e rrethojnë e t’u japë hapësirë mundësive që i prezantohen në jetë.

    10. A e vendos rripin e sigurimit?

    Pyetja e ka një shkak. Të vendosësh rripin e sigurisë, në fakt është një veprim i thjeshtë që bën të kuptosh se sa kujdeset për veten dhe jetën e tij një njeri. Pak a shumë si të hash perime apo të lyhesh me krem mbrojtës. Duhet veç një minutë, por është për jetën.

    Gazeta Jeta
    "Carpe Diem"

  7. #27
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    shume te verteta jane sipas mendimit tim keto pyetje qe ke marr !!!komplimente !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  8. #28
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Koha ideale per seksin

    Ai e ka majen e erotizmit eshte kur eshte ftohte, me mire ne oret e para te pasdrekes. Kurse ajo kur eshte ngrohte, e preferueshme eshte mbremja. Ceshtje te psikikes? Jo, te motit

    Muzgu eshte ora seksualisht me stimuluese per gruan, mengjesi dhe oret e para te pasdites per burrin. Por eshte edhe koha e duhur per te tradhtuar: ai pelqen temperaturat e ulta dimerore, ajo, ato te ngrohta verore.

    Kete thote meteo-biologjia, qe guxon te studioje raportin mes fenomeneve atmosferike dhe qenieve te gjalla. E kishte ditur me intuite edhe Hipokrati ne shekullin IV perpara Krishtit, qe dielli, shiu, lageshtira dhe era kane ndikim mbi dhimbjen e kokes, dhimbjet reumatizmale, infarketet dhe humorin; por kurre nuk mund ta kishte imagjinuar se mund te ndikonin edhe mbi parashikimet erotike, deshiren, memesine. Madje edhe mbi seksin e atyre qe do te lindin. Sic e shpjegojne ata qe merren me parashikimin e motit: vapa duket se demton spermatozoidet qe permbajne kromozonin femeror Y. Pra ne baze te meteo-biologjise, ata qe duan te kene nje femije mashkull, duhet te presin pranveren, me mire akoma veren. Por per ata qe jane ne nxitim te arrijne objektivin e shtatezanise me sa me pak tentativa dhe qe nuk e kane problem seksin e atij qe do te linde, muajt me te mire (sic e deshmojne disa studime) jane shkurti dhe nentori, ku temperatura nuk i kalon 15 gradet, temperature kjo ne te cilen spermatozoidet jane me te gjalle dhe aktive, dhe e fekondojne vezen me me shume lehtesi.

    Po per grate, sa duhet te shenoje termometri? Per to nuk ekziston nje temperature ideale, si per burrat. Megjithate disa eksperimente te bera ne laborator mbi kavie te vogla kane treguar se jane ulje - zbritjet e shpeshta te temperatures ato qe demtojne pjellshmerine femerore. Por jo epshin: ishin pikerisht kafshet e ekspozuara ndaj ndryshimeve te temperatures ato me qejfliet.

    Klima e deshirave

    Seksologet jane te mendimit se nese i ftohti ndihmon per t'u bere prinder, krijon edhe ndonje problem ne epshin femeror. Diskutimi lidhet me hormonet e seksualitetit, qe ne periudhen dimerore tek grate duket sikur jane ne letargji, duke e ngadalesuar deshiren. Zgjimi behet ne pranvere, kohe kur lulezojne tradhtite. Eshte pikerisht kjo periudha kur femrat rigjejne deshiren. Pikerisht kur natyra lulezon, gruaja hapet drejt mjedisit, rikuperon raportin me kenaqesine dhe ndjen deshirat erotike. Deri kur mberrin i ftohti i pare dhe letargjia e re e deshires seksuale. Nje cikel qe perseritet ne te njejten forme si dhe stinet.

    Nate e dite

    Po pse faktoret atmosferike ndikojne kaq shume ne jeten tone intime? Duke e thjeshtezuar, mund te themi qe organizmi yne eshte i mbuluar me mbaresa nervore qe sherbejne pikerisht per te kapur cdo ndryshim te vogel, edhe atmosferik, qe e percojne ne tru, ne menyre te vecante ne hipotalamus. Eshte ai qe pastaj reagon duke i dhene urdhra te gjithe trupit. Dhe perderisa burrat dhe grate kane hormone te ndryshme, edhe reagimet seksuale jane te ndryshme. Keshtu te besh bashke meshkujt dhe femrat ne te kete fushe duket e veshtire: cdokush ka stinen e tij te preferuar. Edhe tek oraret nuk ka sintoni. Tek mashkulli eksitimi e regjistron pikun ne oret e para te pasdites dhe menjehere pasi zgjohet. Eshte normale qe ne keto ore te kete nje ereksion spontan, per shkak te prodhimit me tepri te hormoneve. Ndersa tek femrat ndodh e kunderta, deshira eshte ne piken e saj me te larte kur drita e diellit fillon te bjere. Por mund te thuhet qe kjo ka te beje edhe me nje aspekt psikologjik: nata sjell misterin, shtratin e ngrohte. Ndoshta edhe Henen.

    Muaji me fat

    Hena, ylli femeror ka nje ndikim te forte ne trupin e grave. Eshte i habitshem perkimi mes kohezgjatjes se ciklit menstrual (28 dite) dhe levizjes periodike te Henes rreth Tokes (28 dite). Nje studim gjerman ka vene re se menstruacionet e nje perqindjeje te madhe grash korespondojne me Henen e plote ose te re.

    Dakort me keto, por si t'ia bejme me mungesen e sintonise stinore mes meshkujve dhe femrave: a ka nje kohe te kenaqesise? Sipas meteobiologjise eshte pikerisht ky muaj, marsi: temperaturat jane ende te pelqyeshme per shijet mashkullore. Ndersa grate po fillojne te dalin nga letargjia.

    Revista Klan
    "Carpe Diem"

  9. #29
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Seksi ekologjikisht korrekt.

    Beni dashuri. Ne uje apo mbi bar. Nje lumin e drites se qirinjve apo mes batanijeve mbi kanape. Dhjete rregulla per t'u kopjuar. Sepse te shteposh planetin eshte "trendy". Dhe tani edhe seksi

    A mendoni se seksi eshte gjeja me natyrale ne bote? Nuk gaboheni, por mund te beni edhe me me mire. Te pasuroheni. Dhe kaloni tek eko-dashuria, sic e kerkon edhe moda e fundit erotiko-ambientaliste. Jashtezakonshit eksituese, ajo rizgjon ndjenjat e fjetura, duke ndihmuar ne te njejten kohe edhe planetin Toke, i kercenuar nga krizat energjetike dhe mungesa e ujit. Interesante, por nga duhet filluar? Hapi i pare eshte dalja nga shtrati. Per nje takim dashurie eshte me mire t'i drejtoheni kopshtit, sic ben se fundmi Angelia Jolie. Por edhe Sandra Bullock dhe Jennifer Lopez preferojne qe perkedhelite me partnerin t'i shkembejne ne ajrin e fresket te nates. Me pak te famshem, por teper me te cmendur duken fansat e nje faqeje interneti dyzete per qind e te intervistuave nga kjo faqe e internetit rrefejne se kane bere dashuri ne mes te gjelberimit. Si te thuash, jashte shtepise eshte me e shendetshme: u kthehesh rrenjeve, ne kontakt me natyren. Dhe eshte me ngacmuese. Seksi ne ajer te paster eshte bere nje stil jetese qe po fiton terren gjithnje e me shume. Te shkosh me biciklete ne pune, apo te ushqehesh me ushqime biologjike, tashme nuk mjafton me: edhe mes kuvertave tashme eshte e modes te jesh ekologjikisht korrekt. Per me rigorozet, sherben "Guida per seksin mik te natyres", nje dekalog i pakrahasueshem qe arrin nga Green Peace per te thirrur "mund te jesh nje bombe ne shtrat, pa shkaktuar ndotje". Nje dyzine keshillash praktike qe perziejne pasionin dhe kursimin energjitik. "Ky eshte nje provokim i aktualitetit", thote Luca Sabatini, drejtor i maredhenieve me publikun ne Green Peace. "Pas atyre njeqind diteve te veres, muajve me te nxehte rekord dhe defekteve te perhershme te centraleve elektrike, te gjithe e kemi kuptuar se uji dhe energjia elektrike jane te mira te cmueshme qe nuk duhet te cohen dem. Madje edhe kur behet seks. Per me teper, eko-love eshte romantizem i paster: shuhen dritat dhe ndizen qirijte, apo behet dashuri nen driten e henes". Dhe mundesite per te bere dicka te tille jane vertet te pafundme. Mjaft te kujtojme pershembull ato mijera kilometra vije bregdetare qe nuk i shfrytezon askush. E pse te mos perfitosh nga nje dite e ngrohte per nje nga ato takimet tete-a- tete? Dhe ketu vjen e vetmja gje e ndaluar: asnjehere mbi duna, nje ekosistem ky qe duhet rrespektuar ne menyre te prere. Mbi njezete per qind e te anketuarve jane pergjigjur pozitivisht, se e shohin plazhin si vendin me seksi te botes. A ju ben per vete ideja? Do te donit t'i shijonit edhe ju gezimet e seksit natyror? Ja dhjete rregulla eko-joshese per t'i eksperimentuar.

    1. Eshte mbremja e duhur? Ne momentin fatal mos e ulni ndricimin: shuajini te gjitha dritat dhe ndizni qirijte. Rezultati: atmosfera behet magjike, drita e bute e flakeve ben qe te gjithe te duken me te bukur. Per me teper, ne kete menyre, do te kurseni per disa ore energjine elektrike. Nje tjeter alternative: hapni perdet dhe beni dashuri ne driten e muzgut. Apo ne ate te henes dhe yjeve, pa ndezur as edhe nje drite tjeter. Natyrisht, mbi nje shtrat ekologjik, [pa gerryerje te moles apo bojra dhe llaqe toksike], e permes mbulesave prej pambuku, jo te zbardhur me kimikate.

    2. Midhje dhe fruta deti si afrodiziake: zgjidhje banale. E qe mbi te gjitha nuk e ben mire ekosistemeve detare, te cilet jane vene perpara nje prove te rende nga peshkimi dhe ndotja. Zevendesojini ato me nje pije eksituese dhe energjizuese ne oren e aperitivit. Per partnerin, do te ishte perfekt nje kokteil frutash tropikale. Kurse per femrat, do te shkonin nje shkonin perimet e shtrudhura. Gjithashtu, do te ishte mire qe darken tuaj nen driten e qirijve ta pluhurosnit me me teper ereza: piper te kuq, xenxefil, kanelle. Mesdheu do t'ju falenderonte.

    3. Ndiheni te rene shpirterisht dhe pijet energjike ju japin efektin godites te pese filxhaneve me kafe? Nje leng frutash te shtrydhura te stines, [mbi te gjitha jo gjenetikisht te modifikuar], eshte nje viagra e persosur natyrale. Nje ngarkese sheqernash te thjeshte prodhues endorfine, qe te japin eufori dhe qe i japin nje marsh perpara potences seksuale. Nese keni nevoje per nje ndihme edhe ca me te madhe, mund te hani pasdite drithra dhe fruta te thata, te cilat stimulojne sekretimin e hormoneve seksuale.

    4. Para, pas, apo gjate nuk ka rendesi. Por dushin bejeni se bashku. Eshte zbavitese, sensuale dhe kursehet pesedhjete per qind e ujit. E per ta bere me te kenaqshme, mjafton te sapunisni njeri-tjetrin me nje banjoshkume qe ka ne baze proteinat natyrore: kenaqesia eshte e garantuar dhe nuk keni asnje brerje ndergjegjeje se mos ndotni mjedisin.

    5. Bari i oborrit te shtepise te fton t'u jepesh kenaqesive. Por nese i ke lene dore te lire ndonje kopshtari te merret me te, rrezikoni t'i beni lojrat e dashurise mbi nje shtrat pesticidesh. Pa llogaritur ketu qe fqinjet mund te mos i pelqejne lojrat tuaja.... Zgjidhja: nje kopsht pa plehra kimike dhe nje shetitje ne mal: ne lartesite prej dymije metrash nuk ngjitet thuajse askush.

    6. Futjuni gjuajtjes se lendinave te izoluara, plazheve te shkreta apo pyjishteve. Kerkimi i nje vendi alternativ per te bere dashuri ne kontakt me natyren, eshte nje rast i mire per te thithur ajer te paster, per te tonifikuar lekuren, per te zhdukur stresin dhe depresionin. Dhe jo vetem kaq: forcon lidhjen e ciftit dhe permireson humorin.

    7. Perversiteti dhe transgresioni nuk banojne ketu. Regullat e eko-dashurise parashikojne nje maredhenie seksuale pa shume xhingla dhe komplikime. Pra "mos u sforconi te tregoni nje seksualitet qe nuk ju perket, duke kopjuar ate qe shfaqet ne televizon dhe ne reklama te ndryshme", spjegon Marco Rossi, seksolog i "Loveline", programit kult te MTV-se. Duhet te hiqni nga koka idene per te bere figure te mire. Dhe kujtoni se qe te jesh natyral do te thote te perqendrohesh mbi kenaqesine tende, pervecse mbi ate te partnerit.

    8. Ata qe nuk duan te heqin dore nga aksesoret si prej kusari, prej lekure te zeze, duhet te kete parasysh se eko-seksi pranon vetem komplete te erreta dhe kamzhike sadomazokiste prej lekure ekologjike. Te tjerat, qe mund te jene te 9.Prezervativi? Po, faleminderit. Vendosja e prezervativit eshte nje gjest natyror, kete e benin edhe romaket e lashte kur perdornin si prezervative nje pjese nga zorra e qinjgjit apo e buallit. Prezervativi plastik, eshte i vetmi perjashtim nga rregulli per perdorimin e gjerave natyrale. Pasi nga seksi i sigurte, nuk duhet hequr dore. Kurre. E megjithate mos e hidhni kurre ne plazh, apo mes bimesise. Edhe pse eshte i lejueshem per t'u perdorur, kjo nuk do te thote se duket te rrezikohet ambienti.

    Revista Klan
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 08-02-2008 më 12:01
    "Carpe Diem"

  10. #30
    beby Maska e jesu
    Anëtarësuar
    08-10-2006
    Vendndodhja
    Reklamat nuk lejohen pa lejen e admin
    Postime
    354
    Citim Postuar më parë nga elbasanlliu_20 Lexo Postimin
    dakort ju kerkoni qe meshkujt ti bejn kto gjera per nje femer.po gjerat qe duhet te bej nje femer per mashkullin pse nuk i keni shkruar? egoistet e dreqit,mendoni vetem per vete.jazek ju qofte!!!
    Ju meshkujt duhet te beni nje liste me ato te cilat keni nevoje te ndjeni nga femrat Mos e doni peshkun ne piate ;-) ?
    Ja futjuni punes dhe krijoni nje liste me nevojshemrite tuaja te cilat do mbanin dashurine tuaj te gjalle ;-) po presim eeeee
    Ndryshuar për herë të fundit nga jesu : 08-02-2008 më 15:34
    Jeta eshte e bukur mjafton te dish ta jetosh!

    Fuqia ekziston brenda teje!!!

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vrasesit me pagese
    Nga Brari në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 03-07-2013, 07:44
  2. Sëmundjet e seksit, studentët në krye të listës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 16-06-2009, 09:21
  3. Skllavet E Seksit
    Nga Shijaksi-London në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-02-2004, 17:56
  4. Mbretëria shqiptare e seksit në Londër
    Nga Shijaksi-London në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 12:59
  5. Bosët shqiptarë të seksit ne emigracion!
    Nga ALBA në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-05-2003, 22:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •