Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 41
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Marrëdhëniet në çift...vrasësit e seksit

    Nese po e shihni se ju nuk eksitoheni si me pare e po e humbisni interesin per te bere seks,atehere kjo do te thote se ka dicka qe nuk shkon dhe shkaqet mund te jene te ndryshme,qe nga problemet fizike deri te ndryshimi i menyres suaj te jeteses.
    Filloni direkt pa u ndiere te eksituar.
    Eshte mire qe te ngrohni ambjentin apo te beni nxemjen e pare para se te filloni te ecni me tutje.Keshtu ju mund te filloni te perkedhelni parteneren tuaj,pastaj mund te vazhdoni me nje peshperime te embel ne vesh,ti beni komplimente,mund te vazhdoni me nje puthje te zjarrte,pastaj......
    E keni shtruar te gjithe terrenin per te mberritur aty ku deshironi,per te kaluar nje nate te zjarrte pasioni.Keshtu ju do te beni,qe edhe ju,edhe ajo,te kaloni nje nate shume te kendshme nga ato qe te pelqen ti kujtosh e rikujtosh disa here,gje qe mund te beje te deshironi te takoni serisht njeri _tjetrin.

    Problemet e perditshme..

    Jeni shume te shqetesuar per ate qe ju ndodh gjate dites dhe kjo ju ben te humbisni perqendrimin e duhur ne aktin seksual.Shkaqet e anorgazmise jane disa dhe mund te jene te ndryshem,ne varesi te faktoreve psikologjike dhe te mjedisit,po aq sa edhe te trupit.
    Shpesh shkak per anorgazmine behen edhe problemet mjekesore psh ndonje demtim i nervave apo mosfurnizimi i mjaftueshem me gjak i organeve gjenitale,perdorimi i medikamenteve apo drogave,si edhe trajtimet kunder kancerit.
    Gjithsesi,dr Ditza Katz nga Qendra Terapeutike e Grave ne Nju Jork beson se shkaqet fizike qe shkaktojne kete anorgazem jane relativisht te rralla.Faktoret me tipike i kane fillimet ne mendjen e nje gruaje,e cila filtron deshirat dhe ragimet seksuale.Shembujt qe dr Katz sjell jane ,mospelqimi i menyres sesi ben seks partneri nga ana e gruas dhe pamundesija e tij per ti shprehur ndjenjat ashtu sic donte ajo.
    Shembull tjeter mund te jete humbja e perqendrimit dhe mbajtja e mendjes ne probleme te tjera qe mund te shqetesojne ate gjate dites.Kur keto mendime vijne gjate kohes qe jeni duke bere seks,atehere ato behen pengese per nje grua qe te arrije ne orgazem."Per sa kohe qe ne mendje bluajme te tilla probleme,te jemi te sigurt qe nuk mund te arrijme dot orgazmen",_shprehet ajo.
    Nder faktoret e tjere psikollogjike qe frenojne arritjen e orgazmes mund te rradhisim.............

    Problemet ne lidhje_
    Tensionet e pazgjidhura apo dyshimet mund te reflektohen edhe ne shtrat.Vleresimi i ulet per veten apo imazhi negativ qe keni per trupin tuaj.Keto shqetesime nuk i japin mundesin nje gruaje te qetesohet totalisht gjate kryerjes se aktit seksual dhe si pasoje ajo nuk mund te arrije dot ne orgazem.
    Depresionet e ndryshme nervore dhe kurat me medikamente qe ndiqen per korrigjimin e tyre_jane nje shkak tjeter.

    Turpi apo ndjenja e fajesise rreth kryerjes se seksit_
    Keto jane pasoje e nje mesazhi te transmetuar qe ne femijeri apo fryma qe e trajton seksin si dicka te gabuar apo te turpshme.Te gjitha keto mesazhe mund te kene rrenjosur ne mendjen e nje gruaje se ajo nuk duhet te shijoje kenaqesine e seksit per te qene ne rregull me disa norma te shoqerise dhe qe te trajtohet me pas nga ajo si e denje dhe e ndershme....

    Nje eksperience traumatike apo abuzive seksuale_
    Per sa kohe qe nje grua eshte e shqetesuar ne faktin se ajo nuk po e arrin dot ate pike kulmore,aq me e veshtire behet per te te arrije ne gjendje te qete dhe te clirohet,te ndihet rehat ne menyre qe te arrije orgazmen.

    Efektet...........

    Sipas dr Katz ,te jesh e paafte per te arritur orgazmen do te thote,sjellje e nje sere efektesh ne nje sere nivelesh,duke filluar qe nga mosvleresimi i vetes si grua dhe si partnere ne seks,ngjall ndjenjen e te qenit te pâdenje dhe e ndryshme nga grate e tjera "normale".Keto mund te kene nje efekt psikologjik negativ edhe jashte shtratit.
    Kur nje grua nuk eshte e afte te arrije orgazmen,nje gje e tille prek edhe partnerin e saj.Partneret e grave anorgazmike,ndihen te paafte,te padashuruar dhe shpesh fajtore qe ata mund te shijojne seksin deri ne fund dhe partnerja jo.Nje grua mund te shmanget nga akti seksual kur e di qe nuk do te kenaqet dhe keshtu do terhiqet nga partneri i saj.
    Por paaftesia per te arritur orgazmen nuk ka vetem probleme te pakapercyeshme.Dr Julie Beattie nga "Institute of Psychosexual Medicine"thote...
    "Ka nga ata qe mendojne qe te mos arrish orgazem do te thote nje zhgenjim i madh personel dhe fundi i nje lidhjeje.Por ka te tjere qe mendojne,se mund te besh nje jete te bukur seksuale edhe pa arritur ne orgazem.Disa cifte preferojne ta zgjidhin kete ceshtje pa kerkuar ndonje ndihme".
    Aftesia per te arritu kulmin mund te arrihet me kalimin e kohes dhe shtimin e eksperiencave.Nje vajze e cila nuk e ka arritur orgazmen ne moshen 20 vjecare nuk do te thoet se nuk mund ta arrije ate me vone.Madje ajo mund ta arrije kete
    gjendje pa problem.Perdorimi i drogave apo ilaceve te ndryshme mund te perkeqesoje gjendjen tuaj.Ka disa ilace te cilet ndikojne negativisht ne aftesine per te arritur ne orgazem,si psh antidepresivet Prozac,Paxil,Zoloft,Xanax apo ilacet e tensionit,perdorimi i vazhduar i alkoolit apo drogave si marijuana,kokaina dhe heroina,te cilat jo vetem ulin aftesine seksuale po mund te cojne deri ne vdekjen e deshires per te.

    Cfare mund te behet?
    Ne fakt te gjesh nje kure per anorgazmen me tere ate lum faktoresh psikologjike e fizike qe e shkaktojne,po behet gjithmone e me e veshtire.Me e lehte eshte te gjesh nje shkak te ri sesa nje kure per te!Kerkimet po rriten gjithnje e me shume,sidomos pas gjetjes se nje ilaci per meshkujt si Viagra.Jane kryer shume studime po rezultatet nuk kane qene te kenaqshme.Perseri si shkak i kesaj eshte natyra komplekse e faktoreve qe e shkaktojne kete anomali te femrat si edhe natyra e ndryshme e shume femrave.Nje ilac i vetem nuk do te ishte zgjidhje per te gjitha femrat,pasi secila prej tyre mund te kerkoje nje trajtim te vecante.
    Orgasmatron,ilaci qe sugjeroi dr Meloy,ishte i dobishem vetem per nje ne tre femra!Te dy te tjerat ky ilac nuk pati ndonje efekt pozitiv.

    Ilacet nuk bekan pune!!!
    Meqenese gjerat qenkane kaq te veshtira,atehere duhet te marrim parasysh te gjitha alternativat....nje nga ato do te ishte edhe psikoterapia seksuale.
    Shpesh ajo ka qene efektive per arritjen e orgazmes nga femrat qe e kane te veshtire kete gje.Nje terapist ju vjen ne ndihme qe te identifikoni shkakun dhe ne kete menyre te merrni masa per ta parandaluar.Terapisti mund tju keshilloje te kryeni nje sere ushtrimesh,ti provoni ato bashke me partnerin tuaj dhe tju beje keshtu te rrisni vetemndergjegjesimin.
    Ne fillim ata do tju kerkojne qe te ushtroheni vetem,ne menyre qe te kuptoni me mire se cfare po kerkoni dhe cfare doni te arrini,gjithashtu per tju dhene mundesine te eksploroni trupin tuaj me mire.
    Me pas,kur kjo faze te konsiderohet mjaftueshmerisht e arritur ,mund te kaloni ne ushtrimet ne cift me partenerin tuaj.Per disa gra me e efektshme mund te jete terapia nepermjet hipnozes.
    Kjo pra shpjegon faktin qe gra te ndryshme reagojne ne menyra te ndryshme ndaj nje trajtimi per nje korrigjim....


    Cmendoni ju per keta faktore vrases te seksit dhe cili eshte mendimi juaj per luftimin e tyre?

    respekte
    "Carpe Diem"

  2. #2
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Nje gje duhet kuptuar se gjatë martesës, ju nuk fitoni vetëm bashkëshorte, ju fitoni gjithë botën. Nga tani e në botën e ardhshme, bashkëshortja jote do të jetë partneri yt në jetë, bashkëudhëtar dhe shoku më i mirë. Do t’i ndajë me ty çastet, ditët dhe vitet. Do ta ndajë me ty gëzimin dhe dëshpërimin, sukseset dhe dështimet, ëndrrat dhe frikësimet tua. Kur do të jesh i dobët, ajo më së miri do të kujdeset për ty; kur të kesh nevojë për ndihmë, do të bëjë gjithë ç’ka mundet; kur të kesh ndonjë sekret, ajo do ta ruajë më së miri; kur të kesh nevojë për këshillë, ajo do ta jep. Ajo gjithnjë do të jetë me ty. Kur të zgjohesh në mëngjes, gjëja e parë që shohin sytë tua është ajo.
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  3. #3
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Gjatë ditës, ajo do të jetë me ty, në qoftë se në një moment nuk është me ty, fizikisht, ajo do të mendojë për ty me gjithë zemër, mendime e shpirt. Kur të shkoni të flini, ajo do të jetë gjëja e fundit që e sheh; madje edhe kur flenë ti, sërish do ta shohësh atë në ëndërr. Shkurtë, ajo do të jetë e gjithë bota për të dhe ti do të jesh e gjithë bota për të.
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  4. #4
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Bashkëshortët janë sikur petku për njëri-tjetrin, ngaqë ia sigurojnë njëri-tjetrit mbrojtjen, konforitetin, mbulesën, ndihmën dhe pasurinë. Paramendoni sikur të udhëtonit në Alaskë pa veshje! Bashkëshortët tanë na sigurojnë në të njëjtën mënyrë mbrojtjen dhe konforitetin, mbulesën dhe ndihmën, në udhëtimet tona në këtë botë sikur veshja që do të na nevojitej në udhëtimin tonë në Alaskë.
    Relacioni mes bashkëshortëve është gjëja më e shenjtë nga të gjitha relacionet: vlera e dashurisë dhe kujdesit, intimitetit dhe afërsisë, mëshirës dhe mirëkuptimit dhe qetësisë e cila mbushë zemrën e bashkëshortëve
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  5. #5
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Mirëpo zemra e njeriut nuk është qenie e palëvizshme, ajo është mjaft dinamike. Dashuria mund të thahet dhe zbehet. Lidhja bashkëshortore mund të dobësohet nëse për të nuk kemi kujdes. Lumturia në bashkëshortësi nuk vjen vetvetiu. Fati konstant kërkon dhënie dhe sakrificë konstante nga të dy anët. Që pema e dashurisë bashkëshortore të mbijetojë, të mbetet e gjallë dhe ta vazhdojë rritjen, toka duhet të jetë e palodhshme, e mirëmbajtur dhe e kujdesur. Ndaj, ja këtu disa këshilla si ta mirëmbajmë këtë pemë, që vazhdimisht të rritet:

    1.Në botën tonë, jetojmë një jetë dinamike, të rrethuar me tabela të dendura dhe të stërmbushur me afate. Për bashkëshortët, kjo domethënë, ndoshta më nuk do të gjeni kohë që të kaloni së bashku, të vetmuar dhe larg nga obligimet. Këtë nuk duhet ta lejoni asnjëherë të ndodh! Mundohuni që periodikisht të gjeni kohë, të kryeni ndonjë punë, larg nga bota tjetër.
    2.Dil rregullisht jashtë me të dhe bëni çfarëdo lloj aktiviteti. Shkoni në bregdet. Vizitoni familjen dhe shokët.
    3.Gjithmonë të kesh romansë në jetë. Jeta moderne gati e transformoi qenien njerëzore në robot apo high-tech - maqina pa emocione.
    4.Shfaqja e emocioneve është e nevojshme që ta ruajmë lidhjen bashkëshortore, larg nga dryshku dhe dezintegrimi.
    5.Asnjëherë mos e nënçmo vlerën për gjëra që duken të vogla, ashtu siç është vënia e ushqimit në gojë të gruas, hapja derën e veturës etj.
    6.Mundohu që gjithnjë me vepra a me fjalë të jesh i mirë ndaj bashkëshortes. Bisedo me të, buzëqeshu, kërko këshillën e saj, pyete për mendimin e saj, harxho kohë të vyeshme me të .
    7.Në fund, është rutinë që bashkëshortët të japin besën në dashuri dhe nder, deri sa vdekja të mos i ndajë. Unë mendoj se kjo besë është jo e mirë, por e shkëlqyeshme, mirëpo jo e mjaftueshme! Nuk mjafton vetëm ta dashurosh bashkëshorten. Gjithashtu duhet të duash atë që ajo do. Familjen e saj, dashamirët e saj duhet të jenë edhe dashamirë për ty.
    8.Gjithashtu, nuk mjafton ta duash deri sa vdekja t’ju ndajë. Dashuria nuk duhet të ndërpritet dhe ne besojmë që, ekziston bota tjetër pas kësaj. Atje ku ata të cilët bëjnë gjëra të drejta në këtë botë, do të bashkohen me bashkëshortet dhe pasardhësit e tyre.
    Duaje bashkëshorten tënde dhe atë që ajo do, dhe atë, jo deri në vdekje, por deri sa të bashkoheni përsëri në botën tjetër.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 18-02-2007 më 11:41
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  6. #6
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga gimi3
    Nje gje duhet kuptuar se gjatë martesës, ju nuk fitoni vetëm bashkëshorte, ju fitoni gjithë botën. Nga tani e në botën e ardhshme, bashkëshortja jote do të jetë partneri yt në jetë, bashkëudhëtar dhe shoku më i mirë. Do t’i ndajë me ty çastet, ditët dhe vitet. Do ta ndajë me ty gëzimin dhe dëshpërimin, sukseset dhe dështimet, ëndrrat dhe frikësimet tua. Kur do të jesh i dobët, ajo më së miri do të kujdeset për ty; kur të kesh nevojë për ndihmë, do të bëjë gjithë ç’ka mundet; kur të kesh ndonjë sekret, ajo do ta ruajë më së miri; kur të kesh nevojë për këshillë, ajo do ta jep. Ajo gjithnjë do të jetë me ty. Kur të zgjohesh në mëngjes, gjëja e parë që shohin sytë tua është ajo.

    Nje pershkrim shume i bukur dhe i drejte ne te qenit dy ne cift!

    respekte
    "Carpe Diem"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e DESA
    Anëtarësuar
    17-06-2006
    Postime
    71

    uuu sa me pelqen !

    Gimi ....shum bukur

    pse mos te jene gjith meshkujt me te njejtat mendime si ty ?

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    gimi3 ti i zbaton keto thenie qe ke cituar apo po na jep ne lexion !!me vjen per te qeshur me citimin 5 .hapja deren vetures !!
    ja hap deren dhe i thu ,ja te nxora mos me caj koken me per te dale APOOO...

    DESA ME MENDIME JANE TE GJITHE NJESOJ PO ME VEPRIME ,A VEPROJNE TE GJITHE NE KETE MENYRE SIPAS KETYRE CITATEVE QE JANE THENIE ME VLERE !!!!

  9. #9
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Kjo teme me sjell ndermend nje shprehje te vjeter e cila thote,mallkuar qofte ai qe ngaterroi dashurine me seksin".....duam s'duam ne,aktiviteti seksual ne nje marredhenie ne cift kthehet ne nje proces rutine i cili me kalimin e kohes behet gjithnje e me i veshtire...menyra stimulimi ka plot por a do te gjendet ndonjehere
    ndonje stimul qe te arrije te ngope egon tone?!...kete nuk e di!

    Pershendetje dhe urime per temen...

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2006
    Vendndodhja
    elbasan
    Postime
    182
    dakort ju kerkoni qe meshkujt ti bejn kto gjera per nje femer.po gjerat qe duhet te bej nje femer per mashkullin pse nuk i keni shkruar? egoistet e dreqit,mendoni vetem per vete.jazek ju qofte!!!

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vrasesit me pagese
    Nga Brari në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 03-07-2013, 07:44
  2. Sëmundjet e seksit, studentët në krye të listës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 16-06-2009, 09:21
  3. Skllavet E Seksit
    Nga Shijaksi-London në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-02-2004, 17:56
  4. Mbretëria shqiptare e seksit në Londër
    Nga Shijaksi-London në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 12:59
  5. Bosët shqiptarë të seksit ne emigracion!
    Nga ALBA në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-05-2003, 22:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •