Skender Luarasi
Skender Luarasi
Ky forum eshte, dhe debati eshte me se i pranueshem, boll te mos kalohet ne fyerje..
Personalisht nuk kam kurrgje me S.Luarasin, perpos shkrimeve antiorthodhokse..te cilat jane theksuar caze si me shume ne teme...edhe qendrimin e tij ndaj regjimit e justifikoj plotesisht.., edhe opozicionin e tij per shume ceshtje.., thjesht po dua te percaktoj qendrimin "politik" te ketij shkrimtari e publicisti...per kete u futem edhe ne ceshtjen e Luftes se Spanjes..., me nivelin e asaj kohe te njohurive, vetem nje komunist internacionalist mund te shkonte te luftonte me arme ne dore kunder Frankos...te jene bere zgjedhje te lira ne Spanje ne ate kohe dhe kane fituar komunistet...s`e besoj, duket edhe kjo nje fallsifikim (por jo prej postuesit)..., se c`demokrat ishte mehmet shehu qe ka therrur me doren e tij perkrahes te nacionalisteve dhe te ballit, ne prag te clirimit... dhe shkoi ne Spanje..
joooooooooooooo, s`e besoj kurre...komunistet njohin vetem gjuhen e pushkes..
lufta e spanjes ka qene nje eksperiment i stalinit per perhapjen e murtajes komuniste..., dhe dihet se c`tragjedi pesoi populli prej saj..
Nuk ka qene disident Skender Luarasi, por komunist... (me bindje, jo sa per sy e faqe).
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 03-05-2011 mė 04:09
Duaje te afermin tend si veten
Normalisht diskutimi nė forume duhet te behen per te sqaruar situatat me logjike te ftohte dhe jo me tendence deformimi te se vertetes per perfitime te ndryshme. Ne kete sens po perpiqem te te shpjegoj, nese te lejohet nga eprori te me kuptosh.
Skender Luarasi ka luftuar ortodoksizmin shovinist grek sepse i ka perjetuar krimet qe ka shkaktuar mbi popullin e Kolonjes dhe ne Shqiperine e Jugut ndersa me kreret ortodokse shqiptare ka bashkepunuar dhe madje me disa ka patur miqesi ( bie fjala me Fan Nolin, Visarion Xhuvanin etj shiko letren me siper) pra gaboheni kur shpreheni qe ai qe kunder ortodokseve ne pergjithesi
Nga dokumentat deshmohet qe Skender Luarasi ka qene veprimtar socialdemokrat, por jo komunist ( nuk ka qene i anetaresuar ne asnje grupim komunist, perpara e pas ēlirimit) dhe ne luften e Spanjes, sikurse ka shkruar qe me 1937, ka shkuar te luftoje fashizmin dhe te perdore platformen e fronit popullor per vetvendosje te kombeve edhe per interesin kombetar shqiptar ( po munde lexo tek forumi artikullin 25-vjet indipendence ku paralajmeron rrezikun e pushtimit italian te Shqiperise dhe i ben thirrje shqiptareve te bashkohen pa dallim feje, krahine, ideje dhe perkatesie politike e klasore). Pra gaboheni kur shpreheni qe ai qe komunistGjithashtu per Luften e Spanjes dhe grupimet qe morren pjese atje keni njohuri te cekta e te tjetersuara nga propaganda profashiste. P.sh. nder shqiptaret ka patur vullnetare me bindje te ndryshme te majta e madje edhe nacionalista antifashiste ( tamam si ne frontin antifashist nacionalēlirimtar. Ne Spanjen republikane qeverite nuk drejtoheshin nga komunistet ndonese ata ishin krahas anarkisteve forca me e organizuar politike ne terren. Pra perseri gaboheni ne mendimin tuaj
Sa per Mehmet Shehun, krahas kritikave qe i behen me te drejte per ashpersine e luftes se klasave pas ēlirimit , askush nuk duhet tia mohoje rolin e madh si antifashist , ushtarak i zoti dhe burre shteti . Keshilloj qe te mos bejme kot debat , ne rast se thjesht doni te kundershtoni pa dhene argumente. Pse nuk i lexoni edhe materialet qe jane publikuar mbi keto tema por thjesht shkruani ēfare fantazoni apo ju urdherojne. Gjithashtu te keshilloj qe perpara se te shprehesh opinione ( edhe per Skender Luarasin) bej nje krahasim te punes tende, paraardhesve te tu, atyre qe ke rreth e rrotull dhe pastaj bej edhe krahasime duke sjelle shembuj. Per shembull pse vlereson shume me teper Janullatosin nga Fan Noli e klerike te tjere ortodokse shqiptare duke e barazuar me vete Perendine ( nuk eshte kjo nje forme kulti individi alla komunist). Pse u dole perkrah horrave te zhvarrimit te eshtrave te shqiptareve dhe shitjes se tyre per ushtare greke dhe ne fund ēfare te ka ndodhur ne Greqi qe menjehere e ktheve petllen e u bere ... apo per hir te halleve e te perspektives se femijes? Pyetjet me karakter personal justifikojne sulmin tend personal!
S. Luarasi shprehet per romanin "Gjenerali i ushtrise se vdekur":
'Kur mbarova se lexuari kete roman, me kapi malli e me erdhi keq qe nuk u ndodha ne atdhene tone gjate Levizjes Nacional-Clirimtare, se do te kisha njohur Shqiperine duke ecur ne gjurmet e partizaneve'.
Duaje te afermin tend si veten
Gjate luftes antifashiste ēlirimtare Skender Luarasi vuante ne kampet e perqendrimit te qeverise profashiste te Vishit e me pas te pushtimit gjerman dhe vertet do te qe i lumtur te luftonte pushtuesin ne atdhe. Aludimi ESHTE VERTET SKANDALOZ: pse ka ndonje atdhetar shqiptar antifashist qe do te qe krenar te thoshte ne ate situate, te mos ecte ne gjurmet e partizaneve - heronjve te ēlirimit te Shqiperise? Pse ke gje kunder antifashizmit shqiptar ti?
Deri ketu arriti mendja e gjuha e Ilkes?
Sa per Skender Luarasin, shko pyet ose lexo, qe ishte nder te rrallet shqiptare antifashiste pas ēlirimit, qe kerkoi ne kuvend me kolonjaret qe te harrohej e shkuara, te faleshin gabimet e te bashkoheshin si popull per ndertimin e Shqiperise. Dhe vizitonte familjaret e frikesuar te familjeve atdhetare shqiptare qe kishin gabuar ndaj fashizmit
Dhe pushtetaret e partiaket e etiketuan oportunist.
Ne lidhje me diskutimin e mesiperm po paraqesim materialin e meposhtem nga kujtimet e Skender Luarasit dhe shkrimtarit kolonjar Naum Prifti duke menduar qe te paraqesim te verteten me fakte dhe jo me supozime.
Skender Luarasi: Kontribute per Kolonjen
Tė dielėn mė 14 Tetor u ēel fushata e zgjedhjeve pėr nė asamblenė kushtetuese. Na nisėn pėr nė Korēė tė gjashtė kandidatėt. Nė Kolonjė shkova me Josif Pashkon dhe Tare Myftarin. Duke udhėtuar nga Vodica nė Gostivisht anės Osumit, kur arrimė nė Peras i tregova Josif Pashkos Pradellėn dhe i thashė dėshirėn time tė trashėguar prej tim eti qė tė themeloja atje njė shkollė bujqėsore. Edhe atė mund ta bėsh, po tani tė fitojmė fushatėn e zgjedhjeve! mu pėrgjegj Josifi.
Nė Gostivisht mė thanė se djalin e njė ballisti nuk e kishin pranuar nė festėn e kremtimit tė 28 Nėntorit.
Unė u thashė: Ai s'ka faj si fėmija e njė ballisti. Pėrgjegjėsia duhet tė jetė individuale sipas ligjit. Disave nuk u pėlqeu ky mendim.
Vajtėm nė Ersekė ku u bė njė mbrėmje. Unė dhashė 1000 franga pėr tė blerė libra pėr bibliotekėn qė tė lexonin tė rinjtė. Por edhe tė tjerė kolonjarė nė Tiranė mblodhėn njė shumė mijėra frangash dhe ia dėrguan Komitetit tė Rrethit Kolonjė qė tė festohej Dita e Flamurit me madhėshti, pa dallim moshe, feje, ideje. Deshėn qė tė bėhej kjo ditė njė e kremte bashkimi pėr tė gjithė shqiptarėt. Mbledhja e madhe u bė nė teqenė e Kroshovės nė mes tė dhjetra e dhjetra pleqve kolonjarė tė dėrguar si pėrfaqėsues. Kishin ardhur ish-partizanė e ish-ballistė qė rrinin tė ndarė.
Tek rrinim shesh e nė muhabet tė shtruar, dikush nga ana a tejme e mbledhjes nė mes tė djemurisė, mė pyeti me zė tė lartė a tia merrnin djelmoshat Kėngės sė Safet Butkės.
Kėngės sė Gani Butkės! iu pėrgjegja. Dhe ata ia filluan:
Malet e Gramozit qajnė
Dhe njė zi tė madh mbajnė -
Qajnė Gani Kapedanė
Ditėt e mira qė u ndanė!
Kur e kėnduan tė gjithė fshatarėt bashkė mendova:
Ēmall i madh pėr mėmėdhenė zien nė zemrat e kėtyre tė rinjve! Ēadhurim pėr nėnėn Shqipėri e dashuri dhe nderim pėr trimėrinė e prindėrve tė tyre dėshmorė qė e mbrojtėn me gjak kėtė pjesė kufiri tė atdheut qė quhet Praku i Shqipėrisė, sikundėr quhej Kolonja nė ato vite tė vėshtira. Nė mbarim tė kėngės, mbretėroi heshtja, mua mė pllakosėn mendime tė hidhura dhe pyeta pleqtė pranė meje: ''Pse u ndatė mė dysh, pse u pėrēatė nė luftė? Sa mirė do tė kish qenė pėr kolonjarėt qė edhe kėsaj here tė kishin qenė i bashkuar.
Riza Kreshova, nė shtėpinė e tė cilit na patėn bėrė konak, At Paiz Vodicės dhe mua, u pėrgjigj ashtu pleqėrisht e shtruar, me vetėdijen e njė qytetari qė ndoshta pati gabuar edhe vetė, duke thėnė se: Ne i kemi nderuar tė parėt tanė atdhetarė Petro Nini Luarasin, Sali Butkėn i kemi dėgjuar kėshillat e tyre.
Sikur tė ishte Petro Luarasi gjallė e tė na kishte thėnė shkoni me Ballin me Ballin do tė kishim shkuar, tė na kish thėnė shkoni me partizanėt, me kėta do tė kishim shkuar. Po tė kishte qenė Sali Butka po ashtu do tė kishim bėrė. Kėta dy njerėz kishin vdekur. Edhe i biri i Petros tė na kishte kėshilluar, ashtu do tė kishim bėrė. Po ai s'ishte. Po kush erdhi tė na bėjė me Partinė? Na erdhi njė Skėndi e njė Samsuri. Ne e dinim se prindėrit e tyre ishin tregėtarė pasanikė. Na vinte pak si turp tė merrnim mendje nga bijtė e tregėtarėve si ta pėrdornim pushkėn, nga ata qė s'e dinim ē'ishin: grekomanė apo shqiptarė. I biri i Sali Butkės erdhi e na tha tė shkonim me Ballin e ja qė i zumė besė. Gabuam, nuk tradhėtuam. Jemi gati ta lajmė gabimin duke u bashkuar me gjithė shpirt me Frontin.
Nė 28 nėntor gazeta Bashkimi mė botoi artikullin Nė gjurmėt e patriotėve...
Tė nesėrmen shkuam nė Ersekė.
Ditėn e 28 nėntorit fola pėrpara gjindjes nė Ersekė mbi tė kaluarėn historike tė Shqipėrisė, mbi rėndėsinė e ditės sė zgjedhjeve dhe tė Asamblesė Kushtetuese qė do tė caktonte formėn e shtetit tė ri shqiptar dhe popullit shqiptar drejtimin politik. Me kėtė rast Bota e Re mė botoi artikullin2 dhjetor 1945....
Mė 2 dhjetor kolonjarėt votuan tė bashkuar, pothuajse tė gjithė votėn e dhanė pėr kandidatin e Frontit.
Erdhi edhe e shoqja e Cute Selenicės me tė bijėn. E hodhi votėn nė kutinė e Frontit e na tha: Mė mundi gjaku i tim biri (njėri djalė iu vra partizan, i shoqi iu ekzekutua nga partizanėt ndėrsa i biri tjetėr ish arratisur). Mė votuan shumica e kolonjarėve.
Shkrimtari Naum Prifti e ka permendur kete periudhe ne artikullin : I paepuri profesor Skender Luarasi.
DEPUTET I KOLONJĖS
Pėr herė tė parė e pashė Prof. Skėnder Luarasin nė Ersekė, nė nėntor tė vitit 1945, kur isha djalė i vogėl, trembėdhjetė vjeēar. Skena mė ka mbetur nder mend e gjallė, pėr shkak se qe krejt e veēantė. Ishte ditė e mėrkurė, dita e pazarit nė qendrėn e rrethit, kur fshatarėt vinin me kafshė ose nė kėmbė, pėr tė blerė a pėr tė shitur diēka. Pazari zhvillohej te sheshi i qytetit, shtruar me kalldrėm, me njė obelisk nė formė piramide nė mes dhe me disa shelgje nga ana jugore. Nė krye tė obeliskut dukej njė shqiponjė me krahė tė hapur, vepėr e skulptorit Odhise Paskali, kurse nė faqen e tij ballore, feksnin germat e bronxta me emrat e dėshmorėve tė Kolonjės qė nga pavarėsia deri nė Luftėn e Parė Botėrore. Ndėrsa murlani shpėshtillte pa pushim flokė tė imtė dėbore, te shkallėt e obeliskut, nė mes tė sheshit tė qytetit, njė njeri po fliste me gjallėri. Pazarakėt, kryesisht fshatarė me rroba tė zeza shajaku, rrinin grumbuj-grumbuj para tij dhe dėgjonin me vėmendje. Kohė pas kohe trupat dhe fytyrat e tyre mjegulloheshin nga flokėt e dėborės qė vėrviste era.
Gojtari po u fliste fshatarėve me pasion, herė duke e ulur zėrin dhe herė duke e ngritur. Njerėzit nė vend tė iknin tė gjenin ndonjė strehė qė ti ruheshin suferinės, rrinin nė kėmbė pėr tė dėgjuar fjalėt e tij. Mbaj mend se ai pėrmendi njė sėrė emrash tė patriotėve kolonjarė tė Rilindjes dhe pavarėsisė, shumica e tė cilėve qenė krejt tė panjohur pėr mua. Pazarakėt nė fund duartrokitėn dhe mitingu i improvizuar u shpėrnda. Grupe-grupe ata komentonin mes tyre fjalimin qė sapo kishin dėgjuar. "Ja kėtij i them profesor unė, di tė flasė mor vėlla, tė bėn pėr vete." "Njerėz si ky nderojnė vendin," "E po kėtij sikur i kullon mjaltė nga goja," "E dėgjon dhe nuk lodhesh, sepse thotė fjalė tė menēura."
Vite mė vonė mora vesh se ai qe Prof. Skėnder Luarasi, ardhur nė Kolonjė pėr fushatėn elektorale tė zgjedhjeve tė para pas ēlirimit. Fronti Demokratik e kishte caktuar deputet tė nėnprefekturės sė Kolonjės, si personalitet i njohur antifashist dhe patriot, menjėherė sapo u kthye nga kampi i internimit nė Francė mė 1945. Skėnder Luarasi, ashtu si dhe disa idealistė shqiptarė qė e urrenin fashizmin, kishte vajtur vullnetar nė Spanjė me brigadat ndėrkombėtare tė luftonte pėr Republikėn Spanjolle.
Hollėsitė e tjera rreth fushatės zgjedhore nė Kolonjė si kandidat pėr deputet, i kam dėgjuar prej Myftar Tares, i cili qe ngarkuar nga partia ta shoqėronte kandidatin nė fushatėn elektorale, bashkė me disa tė rinj tė tjerė ish partizanė. Duhet thėnė se kandidatura e Prof. Skėnder Luarasit ishte zgjedhje e zgjuar nga ana e partisė pėr tė vjelė votat e kolonjarėve, sidomos tė pjesės qė kishte qenė me ballin, mbasi familja e tij njihej pėr ndjenja patriotike.
DARKĖ TE ALO KRESHOVA
Kandidati pėr deputet, Prof. Skėnder Luarasi, shfaqi dėshirėn tė takonte Alo bej Kreshovėn, ēka ngjalli shqetėsim te shoqėruesit e tij komunistė. Edhe pse Alo Beu qe njė nga figurat e njohura, qė gėzonte respekt nė Kolonjė pėr tė kaluarėn e tij patriotike, pėr pasurinė qė zotėronte dhe pėr lidhjet e shumta me personalitete tė tjerė, komunistėt e shihnin shtrembėr. Gjatė luftės, ai kishte qėndruar neutral. As djemtė e tij nuk i la tė hidhnin armė krahut, as tė merrnin pjesė nė ndonjė betejė, por dihej se lidhjet e tij shpirtėrtore dhe miqėsore ishin me nacionalistėt, me Ballin Kombėtar. Sidoqoftė ai e kishte mbajtur shtėpinė hapur edhe pėr partizanėt, prandaj ata as nuk e burgosėn, as nuk e internuan pas ēlirimit. Aloja vazhdonte jetėn e tij patriarkale nė Kreshovėn e vogėl, prej shtatėmbėdhjetė shtėpish, duke pritur e pėrcjellė miqtė e nderuar si i pari i fshatit.
Skėnder Luarasi i dėrgoi fjalė se donte ti vinte pėr vizitė nė shtėpi dhe Aloja u pėrgjegj se do ta mirėpriste nė ēdo kohė qė tė vinte. Shoqėruesit e tij komunistė besonin se Skėnderi e kishte mik nga babai, prandaj donte ta nderonte, po kjo nuk ishte e vetmja arsye. Patriotėt myslimanė e kishin mik pėr kokė Petro Nini Luarasin, e ēmonin dhe e mbronin, sepse ai ishte nga tė krishterėt e pakėt qė pati guximin tė hapte shkollat e para shqipe, duke iu kundėrvėnė dhespotit grek tė Kosturit, i cili e ēkishėroi. I njohur pėr ndjenjat e tij patriotike, ai gėzonte simpatinė dhe pėrkrahjen e gjithė atyre qė kishin ndjenja atdhetare.
Alo Beu shtroi darkė tė madhe, pėr njėzet e ca burra. Kryen e vendit ia lėshoi Profesorit, si mikut mė tė nderuar, vetė zuri vend nė krah tė tij, ndėrsa mė tė rinjtė dhe shoqėruesit e deputetit pas tyre me radhė, sipas pozitės dhe moshės.
Nė njė hop kohe, kur sapo ishin ngritur dollitė e para, njėri nga tė rinjtė iu drejtua profesorit me lutjen: "O zoti kandidat pėr deputet, a na lejon tė kėndojmė njė kėngė?" Skėnder Luarasi, si kolonjar e dinte mirė se kėnga shoqėron ēdo tryezė me pije dhe meze pėrpara, prandaj iu pėrgjegj: "Si jo, kur tė doni! Duhet tu lutesha unė, ose zoti Alo se kėnga shton gėzimin e festės, po mirė qė u kujtuat vetė." "A tia marrim asaj kėngės sė Safet Butkės?" Kėrkesa qe provokuese, si pėr tė zotin e shtėpisė nė tryezėn e tė cilit kishte edhe ish-ballistė, si pėr profesorin, qė e kishte patur Safet Butkėn koleg dhe shok studimesh. Tė dy kishin studiuar nė Grac tė Austrisė dhe tė dy ishin kthyer nė Shqipėri pėr tė punuar nė fushėn e arsimit. Kėnga satirike politike pėr Safet Butkėn doli menjėherė pas vetėvrasjes sė tij nė shtator tė vitit 1943. Ajo do ta prishte atmosferėn e unitetit qė mtonte deputeti, prandaj pyetjes iu pėrgjegj me pyetje: "Po pse asaj tė Safetit dhe jo asaj tė Ganiut?" Sugjerimi qe kėshillim, edhe qortim. Ndėrsa Safet Butka u vetėvra nė teqenė e Melēanit, i rrethuar nga komunistėt, Gani Butka, vėllai i tij i madh, ra duke luftuar kundėr bandave rebele tė Haxhi Qamilit nė Pogradec mė 1914, pra ishte dėshmor i Rilindjes.
Tė rinjtė e pranuan sugjerimin. Kur mbaroi kėnga, Skėnder Luarasi i drejtoi Alo Kreshovės pyetjen: "Po pse mor zoti Alo, pse, kur na erdhi i huaji te vatra nuk u ngritėm tė tėrė si njė grusht i vetėm pėr tė mbrojtur atdheun, por u ndamė e u pėrēamė ca andej e ca kėtej?"
Alo Kreshova ishte plak i zgjuar. Pasi u mendua pak iu pėrgjegj. "Dėgjo kėtu, o zoti Skėnder. Tė ishte gjallė Petro Nini Luarasi dhe tė na thoshte kėtej duhet tė shkojmė, se kėshtu e do e mira e vendit, ne, dua tė them paria, do ti vinim pas, se e dinim qė e donte vatanin me shpirt. Tė qe gjallė Sali Butka dhe tė na thoshte nga ēanė duhej shkuar, ne do ta kishim dėgjuar se e dinim qė ishte patriot. Mirėpo tė dy ata i kishte ndjerė Zoti me vaft dhe nuk ishin mes nesh. Tė ndodhej kėtu Skėnder Luarasi dhe tė na tregonte nė cilėn rrugė tė shkonim, ne do tė mendoheshim pak, por gjene do ti bindeshim se e dinim qė edhe djali nė gjurmėt e babait do tė ecte. U ndodh kėtu djali i Sali Butkės, Safeti, ai na tha kėtej e do e mira e vendit dhe ne i shkuam pas." Shpjegimi qe sa i thjeshtė aq dhe i vėrtetė pėr parėsinė e Kolonjės, tė cilėt tė mėsuar tė shkonin pas prijėsave tė njohur, nuk konceptonin rrugė tjetėr. Sapo erdhėn nė Kolonjė, dy emisarė tė njohur, bij patriotėsh, si Prof. Safet Butka, i biri i Sali Butkės dhe Qazim Prodani, djali i Zalo Prodanit, Balli Kombėtar pati rritje tė vrullshme. Dihej se Sali Butka, ashtu edhe Zalo Prodani kishin luftuar trimėrisht me ēetat e tyre kundėr andartėve grekė mė 1914. Kurse lėvizja komuniste nė Kolonjė e Leskovik u ngrit dhe u organizua nga tė deleguarit e Qarkorit tė Korēės. Udhėheqėsit e krahinorit Josif Pashkoja dhe Petrit Dumja, dy tė rinj tė panjohur, nuk gėzonin ndonjė farė prestigji nė popull. Krahu i Ballit filloi ti akuzonte komunistėt e Kolonjės nė pikėn mė tė dobėt, se zbatonin urdhėrat qė merrnin prej djemve tė tregėtarėve dhe fajdexhinjve korēarė, tė cilėve nuk mund tu besohej, se ata si qytetarė nuk i dinin hallet e fshatarėve dhe si gjithmonė do ti gėnjenin. Propaganda e tyre zuri vend dhe lėvizja komuniste pėsoi tkurrje, mbasi mjaft fshatra i prishėn kėshillat e Frontit Nacionalēlirimtar. Meqė komunistėt kishin ēetė tė armatosur, edhe Balli Kombėtar armatosi ithtarėt e vet, duke ngritur njė batalion. Debatet politike u ashpėrsuan, hendeku u thellua dhe nė gusht tė vitit 1943 ngjau pėrpjekja e parė vėllavrasėse. Nga historiku i rrethit rezulton se betejat ndėrmjet shqiptarėve, janė tre fish mė shumė se ato me pushtuesit. Humbjet nga tė dy krahėt qenė mjaft tė mėdha, hendeku i ndarjes mjaft i gjerė, ndaj Skėnder Luarasi pėrpiqej tė mbylleshin sa mė shpejt malcimet e trashėguara nga lufta.
VIZITĖ TE NJĖ FAMILJE NĖ ANĖN E BALLIT KOMBĖTAR
Ky qėllim humanitar e nxiti tė shkonte nė Gostivisht dhe tė shfaqte dėshirėn pėr tė vizituar familjen N. Tė rinjtė komunistė qė shoqėronin kandidatin pėr deputet si roje dhe si informatorė, i kujtuan se njė djalė i asaj familje ishte ballist dhe qe vrarė duke luftuar kundėr partizanėve. Duke besuar se kandidati pėr deputet nuk e dinte atė fakt, ata e paraljmėruan se vizita do tė binte nė sy pėr keq. "E di, ua priti Skėnderi, por edhe ata i kemi votues, prandaj duhet ti mbajmė afėr. Tani lufta mbaroi dhe ne duhet tė pėrpiqemi si ti shuajmė armiqėsitė, jo si ti mbajmė ndezur. Sa mė parė tė pajtohemi me njėri-tjetrin, aq mė i fortė do jetė atdheu," u tha shoqėruesve. Ata nuk e miratuan, por as nuk mund ta ndalonin. Ai dėrgoi lajm pėr vizitėn dhe ditėn e caktuar zbriti nė Gostivisht. Pėr habinė e tė rinjve, nėna e djalit tė vrarė doli te porta me ēember tė bardhė nė kokė, pėr tė pritur kandidatin pėr deputet. Pra jo vetėm qė e prishi zinė, por e ktheu nė dasmė, sepse pas traditės, vetėm ditėn e dasmės gratė e moshuara hedhin shami tė bardhė nė kokė. Qėndrimi i tij pajtues binte ndesh me ideologjinė komuniste, qė po zhbinte armiqtė e deklaruar, ballistė e zogistė, kundėrshtarėt politikė dhe ata qė i damkoste reaksionarė. Nė sytė e udhėheqjes komuniste, deputeti i Kolonjės humbi shumė pikė me idetė e tij rilindase dhe siē treguan faktet, ata pėrgjonin rastin pėr ta shkarkuar.
Skender Luarasi ne mes te kolegeve pedagoge e intelektuale
Skender Luarasi me pedagoge te deges se gjuhes angleze ne Fakultetin Histori-Filologji,UT.
Bashkim Dino, Maja Luarasi, Skender Luarasi, Thanas Shkurti
Skender Luarasi mes pedagogeve te deges se gjuhes angleze ne Fakultetin Histori-Filologji,UT.
Per anėtarėt e nderuar tė Forumit shqiptar po publikojmė materialin historik:
Skender Luarasi: Kujtime
"Si u ēel dega e gjuhės angleze nė Universitetin e Tiranės"
I brengosur dhe i dobėsuar nga sėmundja e poliartritit kėrkova tė dilja nė pension. Mė thirrėn nė Ministri tArsimit dhe mė thanė se mund tė mė plotėsohej dėshira mbasi me vitet nė luftėn e Spanjės dhe nė kampet e pėrqėndrimit qė do tė mė llogariteshin dyfish dhe me shtatė vjet tė mėsimdhėnies nė shkollat shqipe, plotėsoja vjetėrsinė pėr tė dalė nė pension. Mė kėrkuan tė bėja kėrkesė dhe kur e bėra nuk di pėrse nuk ma plotėsuan! Mė mirė, se po tė kisha dalė nė pension do tė isha varrosur i gjallė...
Por jo vetėm nuk mė nxuarrėn nė pension, por nė vjeshtė tė motit 1960 mė kėrkuan tė filloja punė nė Universitet, tė ēelja kursin e gjuhės angleze nė fakultetin e filologjise. Mė gėzuan pa masė dhe mė shpėtuan nga pesimizmi.
Indiferent nuk pata qenė kurrė pėr fatin e atdheut tim , por vjetėt e fundit rrethanat dhe vuajtjet qė mė shkaktonte sidomos poliarthriti ma kishin ndrydhur fuqinė e mė dukej sikur nuk do tė mundja ti shėrbenja vendlindjes me vrullin e parė. Por nderi ushqen forca tė reja edhe nė njė trup tė dobėsuar, dhe kėshtu munda ti shėrbej mėmės Shqipėri edhe nja njėzet vjet tė tjera.
Ligjėrisht ata qė arrijnė moshėn gjashtėdhjetė vjeēare i dėrgojnė nė pension dhe kam njohur shumė zyrtarė tė shėndoshė e tė mirėmbajtur qė e kanė pritur me mall kėtė vit tė shėnuar nė burokracinė tonė. Por unė jo.
Po si rrodhė ngjarjet? Nė janar tė vitit 1960 ne shokėt e luftės se Spanjės vizituam kryeministrin pėr ti uruar ditėlindjes. Nė bisedė e sipėr folėm pėr situatėn, nevojėn qė kishte vendi pėr kuadro qė tė dinin gjuhėn angleze. Propozova qė nė Universitetin e Tiranės, krahas gjuhe ruse, tė mėsohej edhe gjuha angleze dhe mėnyrėn se si mund te kapėrceheshin vėshtirėsitė.
Vjeshtėn e parė mė thirrėn nė Kryeministri dhe mė lajmėruan se nė Universitetin Shtetėror tė Tiranės , nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja do tė ngrihej katedra e anglishtes dhe nė se isha i gatshėm tė ndihmoja nė kėtė detyrė. Edhe sikur tė isha nė gjumė, ky emėrim mė zgjoi pėrsėri ndjenjėn e punės e tė pėrgjegjėsisė. Kur vajta nė Rektorat, mė thanė se kishin njė tjetėr person pėr atė punė dhe nuk mė mbeti veēse tju kėrkoja tė falur qė pata trokitur nė portė tė gabuar. Por tė nesėrmen ata vetė ma lypėn ndjesėn meqė ma patėn ngatėrruar adresėn.
Gjatė vitit akademik mora vesh se ēėshtja e pėrgjegjėsit tė degės sė Anglishtes qe diskutuar gjatė dhe nė bisedė e sipėr dekania e fakultetit pati thėnė: Skėnder Luarasin nuk do ta lemė ti shkelė kėmba nė Fakultet!
Kursin e anglishtes e nisa vet☺m me asistente Majėn, e cila provoi se ishte njė pedagoge e shkėlqyer qė mė dha njė ndihmė tė madhe. Studentė qė vetėm emrin ia kishin dėgjuar anglishtes as alfabetin e gjuhės nuk e dinin.E duhej qė brenda katėr vjetėve tu mėsonim atyre jo vetėm gjuhėn ,por edhe historinė e letėrsisė e historinė e popullit anglez.
Menjėherė filluam tė hartojnė programin mėsimor, tė pėrcaktojmė strukturėn e lėndėve e tė gjenim literaturėn e nevojshme pėr leksione.Pėr kėtė njė ndihmė tė madhe na dha Peter Prifti ( vėllai i shkrimtarit Naum Prifti) qė na dėrgoi njė sasi librash nė anglisht tė autorėve klasikė dhe im vėlla, Dhimitri , i cili bashkė me Fan Nolin na dėrgoi nga Sh.B.A 20 fjalorė Horbi e 20 copė tė tjera libra tė rėndėsishėm, njė pjesė tė tė cilave i dorėzuam pėr bibliotekėn e Universitetit me drejtor Mihal Hanxharin.
Mė pas punuam e botuam tekstet e para mėsimore.
Gjatė dy vjetėve tė kursit tė parė botuam nė anglisht gazeten Exelsior ku studentėt botuan artikuj shumė interesantė. Ngritem edhe grupin teatror...Puna ishte e vėshtirė , me ngarkesė tė madhe , e mbi tė gjitha kishte grupime qė nuk na shihnin me sy tė mirė
Maja Luarasi: Kujtime
Asistentja Maja (bashkeshortja e ardhshme) kujton:
Skėnder Luarasi qe themelues i katedrės gjuhė-letėrsi angleze nė Universitetin e Tiranės.
Nė vitin arsimor 1960-61, me pėrpjekjen e Prof. Skėnder Luarasit, pranė Fakultetit Histori -Filologji tė Universitetit tė Tiranės u ēel Katedra gjuhė-letėrsi angleze Ishte njė barrė e rėndė sepse kishte mungesė tė theksuar kuadri dhe literature. Kursi i parė me 30-tė studentė (15-tė vajza e 15-tė djem) e filloi mėsimin pa program, pa tekste dhe vetem me dy pedagėgė: S.Luarasi dhe unė si asistente e tij. Me pėrkushtimin, pasionin dhe punėn vetmohuese tė tij mundėm tė pėrballonim kėtė situatė tė vėshtirė. Me pėrpjekje u sigurua njė program i gjuhės angleze dhe menjėherė ai i dėrgoi telegrame tė vėllait Dhimitrit, F.S.Nolit dhe miqve tė tjerė (Peter Priftit, Geri Riskės,etj) qė tė na ndihmonin me tekste mėsimore e literaturė. Mbajtėm fjalorėt dhe librat e tjera ia dorėzoi bibliotekės. I filluam leksionet duke dhėnė ēdo ditė katėr orė mėsim. Mė kujtohet se profesori e filloi kėshtu orėn e parė: ''Cleaneness is next to Godeness'' ('Pastėrtia vjen menjėherė pas Zotit''). Mė pas pregatitėm dispencat e para pėr mėsimdhėnie: u dorėzuan tė daktilografuara nga Skėnder Luarasi pėrmbledhjet Letėrsia angleze dhe A people history of England-Historia e Anglisė dhe disa dispensa tė miat pėr metodikėn, leksikologjinė,etj . .
Nė vitin e dytė shkollor, pėrveē pedagogėve S.Luarasi dhe Maja Luarasi u afruan Bashkim Dino i cili sapo ishte kthyer nga studimet nė B.S. dhe Thanas Shkurti nga ''Radio Tirana''.
Kur mbaroi kursi i 4-tė, disa nga ish-studentėt mė tė mirė u mbajtėn si asistentė e pedagogė: Thoma Sharra, Drita Draēini, Refik Kadia dhe Hamlet Bezhani. Mė vonė erdhėn edhe njė pedagog kinez e njė nga Zelanda e Re. Kėshtu gradualisht Katedra e Anglishtes u plotėsua pas disa viteve me kuadrin mėsimdhėnės.
Me ēeljen e Katedrės sė Anglishtes shumica e fėmijėve nga ''sferat e larta'' filluan tė regjistroheshin nė kursin e anglishtes. Koha e kėrkonte me urgjencė kuadrin e ri qė tė zotėronte gjuhėn angleze. Mjafton tė kujtojmė qė nė atė kohė kishte vetėm dy shkolla (njė 8-vjeēare dhe njė e mesme) nė Tiranė ku mėsohej anglishtja si gjuhė e huaj ndėrsa sot ajo ėshtė gjuhė dominuese nė shkollat 8-vjeēare, tė mesme e tė larta nė tė gjithė vendin. ''Prof. Luarasi, shefi i Katedrės'', tregon Bashkim Dino, ''kėmbėngulte qė pedagogėt shqiptarė duhet tė bėnin maksimumin e pėrpjekjeve qė t'u tregonin kolegėve tė huaj se dhe ne shqiptarėt nuk jemi mė pas se tė tjerėt.'' Kuptohet qė profesor Luarasi mbante ndezur krenarinė kombėtare gjė e cila tė rrėnjosej tek studentėt. Ai pėrsėriste qė vendi ka nevojė pėr sa mė shumė njohės tė gjuhės dhe kulturės angleze, jo vetėm pėr nevoja shtetėrore (ministri,trupi diplomatik, tregėti, arsim, art, kulturė etj). Me egon e tij ai kėrkonte disiplinė dhe nivel.
Njė punė intensive dhe e guximshme u bė qė tė botohej gazeta ''Excelsior'' (''Lart e mė lart'') dhe tė viheshin nė skenė me dinjitet veprat e Shekspirit, nė muajt prill, nė pėrvjetorėt e lindjes sė Shekspirit. Ēdo vit qė kalonte, shtohej literatura, pasurohej biblioteka, konsolidohej metoda mėsimdhėnėse dhe dhe testet e mėsimdhėnies..
Profesori kėmbėngulte qė veē mėsimit tė anglishtes, katedra tė kishte kujdes edhe formimin qytetar tė studentėve tė kemi parasysh qė kishte edhe studentė tė ardhur nga zona tė thella, me paragjykime dhe tė ndrydhur. Kėshtu p.sh. nė njė bisedė tė lirė mbi dramėn e Shekspirit ''Komedia e gabimeve'', njė studente duke u ngacmuar nga tema, pyeti :
- A mund tė na thoni, profesor, se me kė duhet tė martohemi?
- Nuk mund tė them se me kė duhet tė martoheni, por me kė nuk duhet tė martoheni!
- Sigurisht, jo me budallain .
- Jo, budallai nuk ėshtė rasti mė i keq, por frikacaku!
- Po pse profesor?
- Sepse njė ditė tė bukur, tek dilni pėr shėtitje nė pyll, befas, ju del ujku. Gjėja e parė qė do tė bėnte budallai, po ta dojė gruan, do t'i turrej ujkut, ndėrsa frikacaku do tė fshihej prapa saj dhe do tė lutej: Haje gruan!'' Profesori, kur shihte lodhje dhe mėrzitje tek studentėt, ose kur teksti e ngacmonte dhe i jepte shkak, tregonte episode tė kėsaj natyre.
Krijoni Kontakt