Kristofor Spiro Xhani
Kujtime pėr Prof.Skėnder Luarasin
Nė tė njėjtėn kohė me Naum Strallėn erdhi nė shkollėn Tregtare si mėsues letėrsie Skėnder Luarasi; pedagog me ndjenja patriotike dhe pikėpamje demokratike. Nė kėtė kohė u gjallėrua mė shumė edukimi patriotik dhe demokratik i nxėnėsve nėpėrmjet procesit mėsimor dhe lėvizjes kulturale artistike. Nė mėsimin e letėrsisė njė vend tė rėndėsishėm filluan tė zenė veprat qė revokonin tė kaluarėn historike tė popullit tonė, luftėn pėr liri e pavarėsi, ose vepra tė letėrsisė pėrparimtare botėrore, me frymė demokratike e pėrparimtare. Nxėnėsit shfaqėn dramėn ‘’Vilhelm Teli’’, kurse nė vitin 1932 pėr publikun e Tiranės dhe tė Vlorės u shfaq drama ‘’Lulja e kujtimit'' (e Foqion Postolit) dhe ‘’Agimi i Lirisė‘’(i Skėnder Luarasit) me rastin e festės sė 28 nėntorit tė 1932. Dramat ‘’Vilhelm Teli’’ apo ‘’Klubi i Selanikut’’ kanė patur jehonė mjaft tė madhe nė atė kohė…
(Shkolla Tregtare e Vlorės...: Maket,1974. f.23,24,31)
Krijoni Kontakt