Close
Faqja 2 prej 23 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 226
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-12-2005
    Postime
    14

    Dua te di per Profesionin e tij si Arkitetk, sepse kam disa informata qe ka qene ehde Arkitetk, ju flm!

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar XllokumiX pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #12
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anėtarėsuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i pėrcjell Guximtarėt !
    Postime
    1,028
    ne Vjene studionin 60 student nga Shqiperia.Mes tyre LASGUSH PORADECI,
    SKENDER LUARASI, EQREM QABEJ, SELMAN RIZAJ, RROK GERA, SKENDER UPI etj.BAJRAM
    CURRI ka qene njeri nga ata qe themeluan Shoqerin e Studenteve Shqiptare ne
    Vjen.Bajrami qendroi pak ne Vjen por qendrimi tij pati nje rendesi teper te
    madhe per organizimin politik te studenteve shqiptare.Ne kete kohe Vjena ishte
    qender e intelegjences dhe kultures Evropiane.Ne kujtimet e tij Kemaili
    shkruan:"Nje profesor Austriak qe njihte mire Shqiperin mbante nje referat me
    titull"SHQIPERIA DHE E ARDHMJA E SAJ"Ai tregoi me fakte se cfare ndodhi kur
    Italia Pushtoi Shqiperine.Ishte i pranishem aty edhe CETIN SARACI,konsull i
    Shqiperis ne Vjene.Dyshohej se ai ishte organizatore i vrasjes se LUIGJ
    GURAKUQIT.Kur ai e degjoi ate qe tha profesori Austriak u ngrit ne kembe dhe
    tha:"Protestoj per shkak te ketyre fjaleve qe thuhen ketu.Te gjithe studentet
    shqiptare do te dalin jasht"Vetem dy tre vet u solidarizuan me apelin e tij te
    tjeret ngelen aty.Gjith ky rast u be shkak per hakmarrjen e tij ndaj studenteve
    qe kishin bursa.Kur shkova ne Konsullat per te marre bursen Cetin Saraci me
    pyeti."Dole jasht kur une urdherova te mos e ndegjonit ate qe thonte profesori
    Austriak?"Jo i thash.Atehere ai ma ktheu ti nuk je patriot.Patriotizmin e kam
    mesuar nga njerez me te mencur se ti i thash.Pa e mbaruar akoma ai e nxjerri
    revolverin dhe e dretoi kah une.U largova por puna nuk kishte mbaruar me kaq.Ai
    kishte raportuarper krejt ate qe ndodhi ne Konferenc dhe Konsullat dhe Bursa na
    u nderpren mua dhe studenteve te tjer".
    Pas perfundimit te studimeve kthehet ne Shqiperi.Ku mbreti Zog i beson
    projketin arkitektonik te VARRIT TE NENES MBRETERESH.

    Pas peripetive ne Shqiperi ai perfundon ne STAMBOLL ku njihet me Profesorin
    Francez Henri Prost i cili e integroj ne projektet e medha arkitektonike te
    Stambollit.Ketu projekton Pallatin e Sporteve,Zyrat e Finances,projektin e
    renovimit te plote te kompleksit"KAPALI CARSHI","TAKSIM",Pazarin e ri "KARCEJ"
    ndertesa te ndryshme ne bulevardin "ATATÜRK".Thirret ne KAIRO ku i ngarkohet
    projketi i shtepis filmike i cili ne ate kohe ishte projketi me gjigant ne
    Mesdhe.

    Pas martese se tij me 1949 me Xhelilen Berkun me te cilen ishte njoftuar ne
    Turqi,(Xhelilja kishte origjin shqiptare dhe babai i saj Qamili ishte mjek
    personal i Ataturkut)Xhelilja kishte mbaru studimet e shkollen teknike MIT ne
    Boston.

    Me 1951 qe te dy e lene Stambollin per tu vendosur fillimisht ne Detroit e pas
    disa muajsh ne NJU JORK.Ketu Kemailit i besohet projekti per Stadiumin Olimpik
    te ATHINES,te cilin e perfundon per 3 muajve.Pas suksesit lista e projketeve qe
    kerkonin ti besohej atij ishte e pabesueshme.


    Projektet qe i realizoi ne N.Y.

    -Qendren e te Semureve Mendore ne N.Y.---investitor Rockfeller

    -Qendra e NASA-s

    -One Astor Plaza N.Y.

    -Shtepin e rrjetit elektrik te N.Y.

    -Ndertesen e New York Telephone ne Manhattan

    -Ndertese American Air Line ne aeroportin nderkombetare KENNEDY

    -Qendren Tregtare te Syracuse

    -Shtepin e mallerave ne Pittsburg-Pensilvania

    - ------//--------- Macy's ne Colonie N.Y.

    -Projektin e shkolles te Arkitektures ne Boston

    -Udheheqi kompozicionin dhe kontrollin e puneve te mbrendeshme ne TWIN TOWERS
    WTC.

    Pasioni i tij i vecant ishte mekanika.Ai eshte autor i 18 patentshpikjesh ne
    mekanike mes te cilave edhe ajo e motoreve qe perdorin energji te
    paster.(perdorimi i ujit per fuzionin e hidrogjenit ne anijet
    transoqeanike).Patentat e tij deri tani nuk kan gjetur nje zbatim praktik,pasi
    jan konsideruar si teknologji e se ardhmes.Kemal Butka ishte deri ne fund te
    jetes se tij anetar i Akedemis se Shpikesve te NEW YORK-ut.
    Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Gimi3 pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-12-2005
    Postime
    14
    Gimi 3 Te Flm shuem vella, me ke shpetuar, shume shume Flm,

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar XllokumiX pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #14
    ėndėron Maska e lindush
    Anėtarėsuar
    06-02-2003
    Vendndodhja
    Larg Nga Prizeni!
    Postime
    12

    ?

    A e dini se ku mund te gjej librin ose dramin "Sakuntala" shkr. Kalidasa qe i ka perkthy Zt. Skender P. Luarasi?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lindush : 22-05-2007 mė 17:17

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar lindush pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #15
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Skėnder P.Luarasi

    Skėnder Luarasi
    Kujtime ”Ē’kam pare e ē’kam dėgjuar’’, pjesa e parė
    Nė shkollėn shqipe tė Negovanit
    ...Me punė nė shkollė, nė lėmė e nė arė dhe nė shoqėrinė e ngushtė tė botės sonė, babai mbushi njė mot nė mes tė familjes qė kur u kthye nga mėrgimi. Nė punė shtėpiake, babai qe nga mė tė zotėt e mė tė shkathtit. Si mjeshtėr e si bujk thoshin se mund t'ia kishte kaluar vetėm i ati, Nini, prej tė cilit qe edukuar.
    Atė vjeshtė, patriotėt e klubit ''Dituria'' e thirrėn Petro Luarasin tė ēelte shkollė shqipe nė Manastir. Gazeta ''Bashkimi i Kombit'' e shpalli lajmin se me sa gėzim dėgjuan qė Petro pati arritur atje shėndoshė e mirė. Porse xhonturqit nuk dhanė leje tė ēelej shkolla shqipe e veēantė nė qendėr tė Vilajetit. Ata lejuan vetėm tė mėsohej shqip nė gjimnazin turk. Kėtė babai nuk e pranoi dhe qėndroi nė Manastir si redaktor i gazetės ''Bashkimi i Kombit'' gjer nė nėntor tė vitit 1909.
    Kėtė muaj pleqėsia pėr ēeljen e mėsonjėtores shqipe tė Negovanit ( kryeplaku Sotir Kristo dhe anėtarėt: Sotir A. Xoxe, Nasho Tipe, Gjeorgji A.Dhimo dhe Kristo S. Radimishi iu lutėn Petro Luarasit tė vinte nė fshatin e tyre tė ēelte shkollė shqipe dhe ai pranoi me gėzim.
    Botuesi i gazetės ‘’Lidhja ortodokse’’ Mihal Gramenon lajmonte:‘’Mė 30-tė tė vjeshtės sė tretė u ēel shkolla shqipe (e Negovanit) pas sistemit pedagogjik me tre rjeshta, hė pėr hė nėn drejtim tė atdhetarit tė flaktė z.Petro Nini Luarasit…’’(*)(*) Lajmet e tė rat e vendit, Lidhja ortodokse, 16 dhjetor 1909 f.3 . Ndėrsa nė njė letėr pleqėsia e Negovanit shkuante: ’’…mė 30 tė Brumorit (nėntorit), sot tė hėnėn, nėnė direksi tė nderēmit atdhetar dhe tė shumėvojturit mėsonjės z.Pjetri Nini Luarasi…hapi dyertė Mėsonjėtorja Shqipe e shumė pėsonjėsit katundit tėnė Negovan, dhe zėr i ėmbėl i abecesė shqipe ep e merr nėpėr buzėt e ėngjėllta tė fėmijėvet tanė… (*) Kur u ēel shkolla shqipe e Negovanit, pati mėsues-drejtor Petro Nini Luarasin dhe ndihmės Mihal Zikostathllarin. (*) gazeta ‘’Liria’’, nr.66, 1909.
    Qė prej tragjedisė sė Ilindenit kur nė luftė midis andartėve dhe komitaxhinjve bullgarė u dogj njė mėhallė e tėrė ku u shuan familje tė tėra shqiptare dhe gjer nė tragjedinė e 12 shkurtit 1905, ishin vrarė rreth dyzet e pesė patriotė shqiptarė se s'kishin pranuar tė ndryshonin kombėsinė e tyre. Barbarėve nuk u mjaftoi kjo tragjedi. Beharin e 1909-ės, andartėt vranė patriotin Terja Tava dhe plagosėn rėndė nė Manastir tė nipin e Papa Kristos, Papa Vasilin. Mė 14 shtator ditėn e Kryqit, kur Papa Vasili filloi meshėn e Spironoit, Papa Thanasi i ndihmuar nga andartėt grekė tė Kristasi Dhoksojanit, e shtriu priftin shqiptar pėrdhe nė mes tė kishės dhe nisėn ta rrahin me dru. Nė rrėmujė e sipėr u vra grekomani Papa Thanasi dhe u plagosėn i vėllai Kol Joti dhe dhaskali grek Stavre Zėmėrdeshi. Grekomanėt qė u arrestuan u liruan mė 12 shtator 1909. Papa Vasili vdiq nė burg duke qenė nė Manastir. Tė tre ne, babai, Dhimitri e unė, morrėm pjesė nė varrimin madhėshtor qė pregatitėn shqiptarėt e Manastirit, tė krishterė e muhamedanė.
    Para se tė nisej prej hotelit ''Liria'' pėr nė Negovan, Telemak Gėrmenji e pyeti Petro Luarasin: ''Po s'ke frikė mos tė tė vrasin edhe ty?'' Dhe ai iu pėrgjegj: ''S'ka gjė. Sa mė shumė tė na vrasin aq mė shumė do tė shtohemi'' dhe me tė dy bijtė e tij u nis pėr nė Negovan.
    Mė kujtohet: Atė pasdreke kur qemė duke hyrė pėr tė parėn herė nė fshatin Negovan na treguan se katėr-pesė zotėrinj qė po shėtisnin kundrejt nesh ishin drejtori dhe dhaskenjtė e shkollės greke. Babai zbriti nga kali, iu afrua, e i pėrshėndeti miqėsisht nė gjuhėn greke. Por ata nuk begenisėn as tė kthejnė sytė e tė na shihnin.
    Ky qe njė deklarim i heshtur lufte, qė ditėn e parė.
    Njė tjetėr rast mė pastaj: Babai dhe unė po ngjitnim shkallėt e larta tė pazarit kur vumė re se sipėr po priste dhaskali Petro Samarina qė priste tė zbriste sa tė largoheshim ne. ''Kalimera sas!'' e pėrshėndeti mėsuesi i shqipes, por i greqishtes heshti.
    ''Pse nuk mė flisni?'' e pyeti i shqipes.
    ''Dhen me afisun'',(*) iu pėrgjegj Petro Samarina.
    ''Po mua pėrse mė lenė?'' e pyeti Petro Luarasi
    ''Esis isthete eleftheri''.(*)
    Gazeta ‘’Lidhja ortodokse’’ shkruante:
    ‘’Njė letėr tė gjatė qė muarėm nga Negovani prej atdhetarit tė flaktė z.Petro Luarasi na lajmėron qė grekomanėt me ndihmėn e madhe tė dhespotit tė Kosturit kėrkojnė tė pėrsėritin tė vjetrat…Siē na shkruan zoti Luarasi aty pėrpara nė njė dasmė q'u bė atje me gjithė tė luturat q'i bėri dhespotit fshati, ai ndaloi priftin tė kurorėzojė kėtė dasmė e kėshtu u shtrėnguan tė marrin njė prift bullgar. Fshati pėr sė shpejti kėrkon nga qeveria t'i njihet njė prift shqiptar e kėshtu tė mos ngjasė ndonjė turbullim. Pėr kėtė, thotė zoti Luarasi, duhet tė lėvizė edhe ''Lidhja Orthodhokse'' qė bashkėrisht tė pėrpiqen pėr tė drejtat se me udhėn qė ka zėnė Patrikana kurrė nuk do tė na jepen tė drejtat Pėrgėzojmė pra atdhetarėt Negovanas pėr ndjenjat kombėtare edhe tė rinj-martuesve u urojmė trashėgim e jetė tė gjatė (*)
    (*)Lidhja ortodokse, 5 janar 1910, f.4

    Andartėt i zinin pusi babait pėrherė e kudo. Veēse tani jo vetėm patriotėt shqiptarė por edhe grekomanėt nisėn ta simpatizojnė mėsonjėsin e shqipes, tė pakėn si njeri. Njė prind i quajtur Kristo, vjehrri i kapedanit andart Ilo, i dėrgoi tė bijtė nė shkollėn shqipe. Nė mbrėmje na ftoi edhe pėr darkė. Vamė. Porse, pa shkuar njė gjysėm ore, djali i myftarit shqiptar, Nasho Tipes, erdhi dhe i pėshpėriti babait nė vesh qė shpejt tė iknim. Babai shpiku njė shkak, i lypi ndjesė Kristos, iu fal nderjes pėr ftesėn dhe u ngritėm e shkuam. Ecėm pėrmes sheshit tė xhamisė, kapėrcyem urėn, ngjitėm shkallėn e madhe shpejt e shpejt dhe qėndruam nė sheshin e pazarit sa tė merrnim frymė. Sandejmi pamė tre veta tė armatosur tek unjeshin prej mėhallės sė sipėrme, anės lumit, duke ecur dhjetė-njėzet hapa larg njėri-tjetrit. Hynė nė shtėpi tė Kristos.
    Kur e pyeti babai Kriston pėr kėtė vizitė tė papandehur, ai iu pėrgjegj duke thėnė: ''Po, qe Iloja. E thirra edhe atė. Desha tė njheshit, tė flisnit e tė bėnit qė tė ndjekė edhe dhėndėri im shembullin e Spiro Bellkamenit''. Vėrtet, Kristoja qėndroi besnik i partisė shqiptare dhe qėllimi i tij duhet tė ketė qenė i ndershėm. Sa pėr Ilon ai u largua nė Amerikė atė mot. Por kur plasi lufta ballkanike, kapedan Ilo Pine (Opullos), tok me Xhoxhi Ēarrėn, u nis vullnetar pėr nė ushtrinė greke veēse nuk arrinė dot, u mbytėn nė oqean.
    Ndėrsa mėsuesit e shkollės greke i mbanin nxėnėsit mbyllur qė nė fillim e gjer nė mbarim tė lndėve, ata tė shkollės sonė shqipe na nxirrnin pėr shėtitje ēdo javė. Marshonim duke kėnduar: ''Merr uratėn bir prej meje'', ''O trima luftėtarė'', ''Sa tė rronjė gjithėsia'', ''Shkronjat tona janė tė arta''. Vjershat e Gjerasim Qiriazit: ''Ditėt e djalėrisė'', ''Djal i varfėr'' dhe ''O mėmėzė'', s'kishte nxėnės qė tė mos i dinte pėrmendsh. Meloditė e tyre mbushnin udhėt e buēisnin nėpėr sheshet e kodrat e Negovanit.
    Drejtori, Petro Nini jipte kėndim dhe histori; ''Istorinė e Skėnderbeut'', ''Bagėti e bujqėsi'', ''Lulet e verės'', ''Kristomathinė'' dhe sidomos tregimet e vjershat e Papa Kristo Harallambit.
    Mė 12 shkurt 1910, nė orėn e parė tė mėngjesit, babai hyri nė klasė i armatosur dhe me gjallėri na urdhėroi tė vishnim palltot e librat t'i linim nė klasė se do tė dilnim pėr shėritje. Qielli qe i kthjellėt, dheu qe zbardhur me njė cipė tė trashė dėbore. Nė rradhė dy nga dy dhe duke kėnduar pėrzjerazi, kush ''Ditėt e djalėrisė janė pėr tė kujtuar kohėn kur e shkonim gjithė me gėzim''; kush ''Pėr mėmėdhenė'', dhe kush kėngėn ''Djal i varfėr'', ecėm udhės sė Follorinės. Nė fund tė fshatit qėndruam nė njė lėndinė. Kafshėt kishin mlatur gjurmėt mbi dėborė. Babai doli nė ballė e foli:
    ''Fėmijė tė dashur! Kjo lėndinė ėshtė vend i shenjtė, ėshtė Golgothaja e Shqipėrisė. Kėtu sipėr, pesė vjet mė parė andartėt grekė na vranė Papa Kristo Harallambin dhe pesė patriotė shqiptarė tė Negovanit se nuk deshėn tė ndėronin kombėsinė e tyre. Kėtu nuk do tė shkelin njerėzit, veēse pėr t'u falur... Ne do tė thurim lėndinėn me shtylla, do ta mbjellim me pemė dhe do tė ngrehim nė mes tė kopshtit statujėn e dėshmorit tė madh tė Shqipėrisė''. Dhe kur mbaroi sė deklamuari elegjinė ''Papa Kriston na e vranė!'' ne tė rinjve na u duk sikur vetė malet na thirrėn ''Merrni gjakun!''
    Shumė patriotė shqiptarė, me Ismail Qemalin nė krye, patėn bėrė ēmos qė shqiptarėt tė kuptoheshin e tė vėllazėroheshin me grekėt porse pas tragjedisė sė 12 shkurtit 1905, pas kėtij krimi tė klerit grek e tė politikanėve katilė tė Athinės, u venit ēdo shpresė pajtimi. Shqiptarėt u menduan se ēfarė mund tė bėnin me krahėt e vet pėr dobi tė mėmėdheut. Ndaj kėshtu, po kėtė mot, u krijua Komiteti i Manastirit.

    * * *
    Me t'u shpallur hyrjeti nė Manastir u mbajt kongresi i parė i alfabetit shqip. Akoma qe kohė paqeje dhe Valiu i Vilajetit vetė begenisi tė vinte pėr ta inaguruar. Erdhi tė pėrshėndeste delegatėt shqiptarė edhe drejtori i gjimnazit grek Anagnostopullos, i shoqėruar nga mėsuesit filoshqiptarė Mihal Petru dhe Jorgji Kizha, nė krye tė 1200 nxėnėsve, ndėr tė cilėt doktorėt e ardhshėm, Jani Basho dhe Theodhosi e kafazi Ali Panariti.
    Mė 20 mars 1910, kur populli shqiptar qe tashmė nė luftė tė hapur me xhonturqit, u mbajt kongresi i dytė i Manastirit, mė shumė nė seanca tė fshehta, ndėr tė cilat u bisedua pėr koordinimin dhe forcimin e veprimtarisė sė klubeve, pėr zhvillimin e arsimit kombėtar, pėr tė protestuar kundėr mbylljes sė shkollave shqipe, kundėr arrestimeve, internimit e dėnimit tė mėsuesve dhe pėr tė dėnuar moralisht e botėrisht barbaritė e Shefqet Turgut Pashės. Ky kongres, qė mund tė quhet edhe ''i kosovarėve'', pėr rrethanat e kohės dhe tė vendit nė tė cilin u mbajt, ėshtė nga mė tė rėndėsishmit e kongreseve kombėtare shqiptare( *)

    (* )Ky kongres, qėndron nė zenithin e tė dy kuvendeve tė Ferizajt qė pėrbėjnė katėr vjet nga mė tė lavdishmit nė historinė e Shqipėrisė.

    Petro Nini Luarasi u zgjodh sekretar i tij. Kėtu ai foli nė emėr tė Lidhjes Orthodhokse dhe fjala e tij e botuar nė ''Bashkimi i Kombit'' bėri pėrshtypje tė fortė.
    Atė dimėr unė qeshė sėmurur rėndė nga pleuriti dhe babai mė pati shpėnė nė spitalin francez tė motrave stigmatine. Dola i shėruar kur pati filluar kongresi. Kur drekėn e parė hyra nė restorant tė hotelit ''Ilira'', ku qenė mbledhur delegatėt, babai mė urdhėroi tė vija tė laja duart pastaj tė kthehesha nė sallėn e bukės. Nė tė hyrė, mė qėndroi pėrpara tyre dhe mė foli:''Shikoji nė sy kėta zotėrinj, mbaji mend mirė fytyrat e tyre dhe t'i nderosh gjithė jetėn, se ata pėrpiqen tė shpėtojnė Shqipėrinė nga rrobėria!'' Dhe mė tregoi emrat: ''Zotnitė Dervish Hima dhe Bedri Peja, Qazim be Dibra, Hysni Curri, Ali Hajdar i Riza beut...'' e kėshtu me rradhė.
    Dhe unė i shikova nė sy dhe i nderova me krye . Dhe ndenja nė trapezė bashkė me ata dhe hėngra mish me fasule e njė bakllava. Rrexhep beu nxorri tė mė falte njė grosh, por babai, mė shumė me shenja se me fjalė i tha: '' Jo, se mėsohet keq.''
    Fėmijėt ndjejnė gėzim tė veēantė kur shohin e njihen me njerėz tė mėdhenj, kur i dėgjojnė ata tė flasin me nderim pėr ndonjė tjetėr qė nuk gjendet pranė. Kur dėgjoja Dervish Himėn tė fliste me admirim pėr Ismail Qemalin dhe Hysni Curri po kėshtu pėr Isa Boletinin, mua mė shkonte mendja nė kohėn heroike tė Skėnderbeut dhe gėzohesha qė edhe ne shqiptarėt kishim burra me famė.
    Njerėz me dinjitet, burra e gra, gjeje kudo, nė ēdo mėhallė tė katundit tonė, nė ēdo fshat tė Kolonjės, nė ēdo qytet tė Shqipėrisė. Por ndryshe qe kur i shihja ata a dėgjoja pėr ta veē e veē dhe ndryshe kur i shihja ata tok e i dėgjoja tė flisnin e tė kėshilloheshin bashkė pėr punėt e mbarėsinė e tė gjithė popullit, si nė Kongresin e dytė tė Manastirit.
    Nė Negovan, mua tė voglit , qė nuk e vrisja mendjen pėr tė kuptuar rreziqet qė na pėrgjonin nė ēdo hap e ēap prej armiqve tė shkollės shqipe, ēdo gjė m'u duk e bukur dhe e dashur. Ndonėse s'kisha pranė, si nė shtėpi, as nėnėn, as motrat, atje na u bėnė tė tilla gjithė gratė e vajzat e patriotėve, qė nga e veja e Papa Kristos e gjer te gruaja e vajzat e pojakut e tė mullisit dėshmor tė ēėshtjes shqiptare. Dalė nga dalė filluan tė na simpatizojnė e tė na bėnin miq edhe ata familjarė tė cilėt nė fillim ishin treguar grekomanė.
    Kur u ēel shkolla e Negovanit, ditėn e parė erdhėn nja dhjetė nxėnės. Kur u mbyll, nė qershor, rreth njėqind nxėnės e nxėnėse morrėn pjesė nė provimet qė u kremtuan me pohė e pasqyli.

    Nė festėn e mbarimit tė motit shkollor erdhėn nga Follorina kryetari i Beledijes Haki bej Qafėzezi, komandanti i xhandarmėrisė Qamil Efendi Elbasani dhe arkimandriti i komunitetit bullgar, pėr tė nderuar bashkatdhetarėt e Papa Kristo Harallambit.
    Edhe motin shkollor 1910-1911 babai nė Negovan vajti.(*)
    (*)Nė vitin shkollor 1910-1911 dhanė mėsim Petro Nini Luarasi, Mihal Zikostathllari, Kosta Micehaxhi dhe Vasiliqia Koke nga Bellkameni
    Mua mė mori pas, por Dhimitrin e dėrgoi nė shkollėn bujqėsore amerikane nė Selanik. Banuam pėrsėri nė atė vilėn e bukur, mbanė udhės sė Follorinės, pėrballė kopshtit ku do tė ngrihej monumenti i Papa Kristos, banorėt e sė cilės qenė vrarė tė gjithė gjatė pėrpjekjes midis andartėve e komitaxhinjve bullgarė mė 1903.
    Babė e bir, tė dy flinim nė odėn pėrdhese qė kish vetėm dy dritare ballė kopshtit. Natėn babai koburen e mbante nėn jastėk, ēiften varur nė mur dhe dogranė fshehur mes dyshekut. Ai punonte edhe pas mesit tė natės, se po pregatiste librin ''Mallkimi i shkronjave shqipe dhe ēpėrfolja e shqiptarit''.(*)
    ---------
    (*) Kur ishim nė Negovan, babai lexoi qė gazeta londineze ''Times'' akuzonte Patrikanėn e Stambollit dhe klerin grek nė pėrgjithėsi se ndalonin ''me mjete tė panomta pėrparimin e shkronjave shqipe dhe qytetėrimin e shqiptarėve''. Kur, organi i Patrikanės ''Eklisiastiqi alithia''( ''E vėrteta kishtare'') e mohoi kėtė akuzė, im atė filloi tė pėrgatisė pamfletin ''Mallkimi i Shkronjave shqipe dhe ēpėrfolja e shqiptarit'' ku me dokumenta e fakte provonte tė vėrtetėn se kleri grek edhe altarin e shenjtė e pėrdorte nė shėrbim tė shovinizmit.

    Kur zgjohesha, vija re si mbėshtetej nė tryezė, si mendohej e shkruante, si ngrihej e ecte tutje-tėhu, si ulej e prapė shkruante. Herė-herė sikur fliste me vete, i helmuar, i gėzuar, ndoshta mallkimeve tė dhespotit Fillaret:
    ‘’…I mallkuari dhe i shkishėruari Petro Luarasi ka shkuar nė fshatra tė ndryshme tė rrethit tė Kolonjės, duke u premtuar emėrimin e mėsuesve shqiptarė pėr mėsimin e shqipes, njė gjuhė e cila nuk ekziston… Shpallim se kushdo qė ndikohet nga i mallkuari Petro Luarasi dhe shokėt e tij, ose pranon mėsues shqiptarė, do tė shkishėrohet nga i madhi Zot e do tė marrė mallkimin e etėrve tė kishės ….(*)
    -------
    (*) Fragment nga mallkimi i Dhespotit tė Kosturit, Fillaret, mė 20 shtator 1892.

    po u pėrgjigjej me fjalėt:

    ''Ne shqiptarėt i duam jo vetėm vėllezėrit tanė grekė, po gjithė vėllezėrit e botės, veē se dėshėrojmė qė tė na duan edhe ata neve!... Kombi ynė ėshtė bashkėsia e shqipėtarėve, dhe gjuha jonė ėshtė shqipja, tė cilėn e trashėguam nga stėrgjyshėrit tanė Pellazgėt…Ta begatojmė gjuhėn edhe kombin tėnė me kulturė dhe qytetėrim, dhe atėherė do tė shohėm qė gjithė sa folėn liksht kundėr gjuhės dhe kombit tėnė do tė turpėrohen dhe si dylli pėrpara faqes sė zjarrit do tė treten prej nakarit. Le tė mos frikėsohemi pėrpara llomotitjeve e prrallave grarishte tė atyre qė nuk e dashurojnė po e urrejnė mbrothėsinė e njerėzisė dhe nėnė mask shenjtorėsh e mendarėsh duan tė na gabojnė ne, dhe le tė dimė se ai qė ėshtė frikacak pėrkundrejt sė drejtės - ai bėhet tradhėtor i mėmėdheut dhe i vetes sė tij.(*)
    ---------
    (*) Petro N. Luarasi:“Mallėkim i shkronjavet shqipe dhe ēpėrfolja e shqipėtarit’’, Manastir, 1911, f. 7.



    Njė ditė e pashė babanė tė qajė. Sa m'u dhimbs! Kishte marrė njė letėr nga fshati ku i shkruanin se vėllai im i vogėl Pirro pati vdekur nga kolla e mirė e fruthi, sėmundje qė korrėn gati gjithė fėmijėt e fshatit atė dimėr dhe qė u pėrhapėn nėpėrmjet kungimit.

    * * *

    Motin e dytė nė Negovan vizitat e patriotėve nga vende tė ndryshme po bėheshin mė tė dendura nė banesėn tonė: mė tė shpeshta u bėnė edhe pėrpjekjet e andartėve grekė pėr ta vrarė babanė. Dhe do ta kishin vrarė me siguri po tė mos kishin qenė trimi me fletė Spiro Toli Bellkameni dhe djemtė patriotė tė Negovanit qė e ruajtėn si sytė e ballit.
    Edhe vetė e parandjente rrezikun. Nė njė letėr nga Negovani, me datė 10 mars 1911, i shkruan Kristo Papa Stefan Luarasit nė Sofje: ''Nė kohė tė keqe unė s'kam ndėrmend t'ua le mėsonjėtoren grekomanėvet, po do tė qėndroj gjer nė fund...para dy javėsh e dėrgova Skėnderin nė shtėpi, e largova...''
    Unė, me tė arrirė nė Korēė, shkova drejt e nė shkollėn shqipe tė ēupave, tė piqesha me time motėr Thomaidhėn. Ajo, sa mė pa vetėm, u zbeh nė fytyrė dhe sa s'ia dha tė qarit. ''Po babai?'' mė pyeti. E sigurova qė qe mirė dhe s'dija pėrse mė nisi aq herėt.
    Nė fund tė motit shkollor u kthye edhe vetė.
    Nė Korēė, njė ditė mė parė se tė ngjiste pėrpjekja nė Orhan Ēiflik, e arrestuan. Kur i sollėn tė vrarėt te sheshi i hyqymetit atė po e gjykonin nė zyrėn e mystendikut. Kur erdhi nė fshat dhe u mblodhėn miq e mysafirė qė ta uronin pėr ''Mirė se na erdhe!'' ai i pari u dha lajmin e vrasjes sė Bajazit Rehovės dhe tė pesė djelmoshave - nxėnės tė tij! Kur zuri emrin e Kristaq Kosturit, babai i tė cilit pati rėnė pesė vjet mė parė dėshmor i plumbave tė andartėve nė Selanik, lotėt i rrodhėn mbi faqe.
    . Atė ditė tė zezė korriku Korēa mbajti frymėn. Bijt e saj njė ēerek ore larg vatrės sė tyre patėn rėnė nė luftė me asqerėt osmanllinj. Disa ditė mė parė kapedanėt Spiro Bellkameni, Qamil Panariti , Mendu Zavalani e Gani Sali Butka patėn marrė pjesė nė mbledhjen e Frashėrit dhe sipas planit qė vendosėn mes tyre komitėt, u nisėn pėr nė vendet e caktuara. Nė Vithkuq u bashkua me ta Bajazit Rehova. Nė Korēė, anėtarėt e komitetit patėn siguruar armė, bukė e veshmbathje pėr kryengritėsit dhe prisnin qė tė vinte ndokush t’i merrte. Natėn e 29 korrikut ēeta e Qamil Panaritit me tetė vetė dhe e Spiro Bellkamenit me dymbėdhjetė qė qenė nisur pėr nė Mal tė Thatė, pushuan nė arat e Orman Ēifligut e tė Pojanit dhe prisnin t’u vinin armatimet.(*)
    (*) Kishin vendosur tė sulmonin burgun e Korēės pėr tė ēliruar patriotėt.
    Njė ēoban i Mehmet beut i diktoi dhe i kallzoi nė Hyqymet. Tė dy ēetat ranė nė pusi.
    Zyrtarėt turq thirrėn familjarėt e kryengritėsve tė vinin tė identifikonin trupat e tė vrarėve. Po kush guxonte t'i dilte tmerrit nė sy? Kur u pėrhap fjala se plaku Vani Cico Kosturi u nis pėr te shesh i hyqymetit, jo tė afėrmit e dėshmorėve, por gjithė kasabaja i vajti pas.
    Plaku i nderuar qėndroi pėrpara gjashtė kufomave tė bėra copė-copė prej barbarėve anadollakė: asnjėra nuk njihej se e cilit trimi qe. I vėshtroi nė heshtje tė thellė sikur u fal pėrpara njė altari. Dhe kur Rexhep Palla e pyeti pėr tė parin nė rradhė se e kujt qe, plaku i nderuar iu pėrgjegj: ''E djalit tim!''
    ''Po kjo tjetra?''
    ''Tė gjitha tė djemve tė mij!'' iu pėrgjegj patrioti kryelartė, i hodhi renegatit tė Resnjės njė vėshtrim pėrēmues dhe i ktheu krahėt. Tė gjithė e pėrcollėn nė shtėpi. Atė ditė Vani Cico Kosturi u bė babai i gjithė Korēės.
    Pėrparimi i shkollės sė Negovanit, libri ''Mallkimi i shkronjave shqipe dhe ēpėrfolja e shqiptarit'', qė goditi rėndė politikėn e Patrikanės nė Shqipėri dhe mbi tė gjitha pėrpjekjet e tij pėr themelimin e njė komiteti pėr bashkimin e gjithė ēetave nė Shqipėrinė jugore, kėto e shumė tė tjera i bėnė kundėrshtarėt e Petros qė tė pėrpiqeshin ta zhduknin sa mė parė, sepse qe i ri, i fortė dhe i dashur prej kryengritėsve shqiptarė.
    Ndėrsa s'kalonte javė pa u bėrė ndonjė mbledhje nė shtėpi tė tij me ndonjė Vangjel .Gjikė a Memduh Zavalani, ose nga ndonjė bastisje e nizamėve turq kur ngutėsisht nė fillim tė gushtit e thirrėn nė Manastir.
    Mė 10 gusht u nda nga shokėt e Manastirit shėndosh e mirė.
    Si e penguan edhe kėsaj radhė nja dy ditė nė Korēė arriu nė fshat tė dielėn qė nė mėngjez. Pati vajtur drejt e nė kishė dhe pas meshės gjerdisi me pleqtė e fshatit pėr urime.

    * * *

    Qe gostia e tij e fundit. Atė tė djelė rrodhėn miq nga tė gjithė anėt e fshatrave qė tė ndodheshin nė panair, ditėn e Shėn Mėrisė, mė 15 gusht. Pėr drekė, atė ditė, nė mes tė mysafirėve tė tjerė, pati edhe Stefan Blushin, mikun e vjetėr qė, kur ishte vetė mėsues nė Bezhan mė 1883, e pati kėnduar nė kėngėn e kapedan Xhemos nga Starja.
    Po atė ditė pasdreke, priti nė odėn e vogėl nga njė burrė prej cilitdo fshati kufi me Luarasin, tė krishterė e myslimanė. Nga Qyteza mė kujtohet plaku Reiz, nga Luarasi Adem Karafili. U tregoi dėshirėn pėr ēeljen e njė shkolle nė Luaras pėr fėmijėt e kėtyre fshatrave, me njė konvikt nė shtėpinė e tij. Ai me dy tė tjerė do tė jepte mėsim, i ndihmuar edhe prej sė bijės sė madhe, Thomaidhės, e cila atė vit mbaroi shkollėn e Qiriazėve nė Korēė.
    Ai pati edhe njė plan tjetėr, qė e bisedoi vetėm me ata pakė fshatarėt e tij qė kishin pjesė nė arat e Pradellės. Sivanllarėve dhe Gjokollarėve do t'u falte selishtat e mėhallės dhe arat rreth e rrotull pėr hiset e tyre. Adem Karafilit e Fehimit nga Matorukėt, u tha t'ua blinte me qėllim qė tė ndėrtonte njė shkollė bujqėsore dhe ata i thanė se qenė gati t'ia falnin veē tė bėhej kjo punė.
    Tė nesėrmen, ditėn e martė, pasi pati pėrcjellė miqtė e fundit, tek hidhte vrah, e thirrėn tė vinte nė Ersekė. Dhe tė mėrkurėn nė mėngjes u nis pėr atje. Rreth orės pesė pas dreke u bė keq.
    E shpunė nė han tė sėmurė. Kėrkoi ndihmėn e mjekut por s'i erdhi. Kėrkoi tė vinte Mihal Leshica por tė dy xhandarėt rojtarė te dera e hanit nuk e lanė tė hynte. Nuk lanė asnjė burrė tė hynte brenda ta shikonte, ta ndihmonte. E motra Jane dhe fshatari Kozo Dhima e ndihmuan pak. Gjuha i qe prerė. Dha shenjė qė ta nisnin pėr nė fshat...nė Gostivisht. Po atė mbrėmje dha frymėn e fundit, nė shtėpinė e sė kushėrirės Parashqevi Kita. Fjalėt e fundit, tė folura me vėshtirėsi, ia drejtoi sė shoqes: ''Amanet fėmijėt!'' dhe mbylli syt e shkoi. Tė nesėrmen e suallėn nė Luaras. Kėtu erdhėn edhe doktori grek, edhe xhandarė turq, njė syresh i krishterė. Po pėrse erdhėn tani?

    * * *

    Petro Nini ‘’paskish vdekur nga kolera’’ dhe kufoma duhej t'i digjej me gėlqere! Tė krishterė e myslimanė, ndėr tė cilėt edhe plaku Tahir Orgocka patėn ardhur nė varrim tė Petros. Muhamedanėt, tė armatosur, qėndronin pakėz larg: nė njėrėn anė shumica, miqtė e Jaēes e tė Zenelit, nė tjetrėn anė Dake Mali me disa shokė, vrasėsit e Jaēes e tė Zenelit! E kur xhandarėt guxuan tė afrohen qė tė derdhin gurin pėrvėlonjės mbi trupin e Petros, Dakja, armiku i tij i pajtuar, u turr drejt varrit dhe u thirri tė tjerėve: ''Qe miku juaj, hasmi im. Po mė lehtė do tė mė pėrvėlojnė mua tė gjallė se trupin e Petros!''
    Xhandarėt ua mbathėn kėmbėve pas doktorit qė iku kaluar tok me suvarinjtė. Dake Mali qante si kalama.
    Thanas Cico Duro-ah sa burrė i mirė, veē tė mos kish patur tė pirėt! - hahej nga njė herė me tim atė: ''Fol, o Petro, kush ėshtė mė i pasur, ti me tri motra apo unė me tre vėllezėr?''
    ''Prit sa tė vdes, o xha Thanas, do ta marrē vesh prej kujės.''
    Kur e mbuluan Petron, e mori vesh xha Thanasi qė edhe Petrua paskish patur tre vėllezėr, po jo prej kujes - se zemrat qenė zėnė nga zemėrimi- po prej asaj qė ngjau rreth atij varri, qė tė huaj deshėn ta ēnderonin, dhe prej qėndrimit burrėror tė atyre tri motrave.
    Guri Sevo ndodhej larg Shqipėrisė kur vdiq Petroja, por Leko Dhosi i dha njė pėrshkrim tė imėt mbi varrimin e mėsuesit tė shqipes: ''N'atė ēast njerėzia as qė pyetėn fare se ē'ėshtė frika. Kur vdiq ky njeri i mirė i fshatit tonė, le tė vdesim edhe ne - le tė vdesim!'' thanė. Dhe s'kishin se ē'tė bėnin asqerėt se s'i mbanin dot njerėzit''. Kėshtu shkruante Leko Dhosi, nxėnės i Petros, i cili edhe ai vetė tre vjet mė vonė ra i vrarė mu pėrpara kishės sė Katundit prej plumbave tė andartėve. Ai shkoi theror bashkė me ata nxėnės tė Petros qė i dogjėn nė Treskė dhe me ata dy dėshmorė tė Gostivishtit, atė e bijė, Vasil e Paro Kita, qė i therėn, po nė atė shtėpi ku vdiq Petro Luarasi, i helmuar nga shėrbėtorėt e kishs greke dhe xhonturqit e qeverisė turke.
    Burrėrisht qėndruan djemtė trima tė fshatit rreth kufomės sė Petros nė atė ēast, kėshtu burrėrisht edhe rreth familjes sė tij tre vjet mė vonė, kur skllevėr tė shitur nė tė huaj deshėn ta fshinin nga faqja e dheut.''
    Njė shok i Komitetit lajmėronte gazetat: ''Petroja vdiq dhe me vdekjen e kėtij Atdheu shqiptar humbi njė bir tė vėrtetė dhe Komiteti njė anėtar tė fortė dhe punėtor tė parė.''
    Gjithė gazetat u mbushėn me nekrologji pėr Petro Luarasin: ''Dielli'', ''Lirija'', ''Drita'', ''Kalendari''...tė gjitha botuan pėrshkrime tė gjata mbi jetėn dhe veprat e tij.(*)
    (*) Ngushėllime vinin edhe nga ‘’Bota e re’’
    Nekrologji pėr P.N.Luarasin dhe ora e fundit, Dielli , 28 shtator 1911, f.2.
    Ngushėllim: Shoqėria ''Mall i Mėmėdheut'' dhe ''Pėrlindja Shqiptare'' e Jamestownit, dėrgon ngushėllimet e saj tė sinqerta familjes Petro Luarasi pėr humbjen e tė dashurit tyre dhe atdhetarit tonė tė palodhur, e fillonjėsit tė Shoqėrisė ''Mall i Mėmėdheut'' , Dielli, 19 .10.1911, f.3.

    Shumė atdhetarė tė vėrtetė e qanė me lot tė nxehtė nė vjersha tė bukura vajtimtare. ''Dhe unė vetė e kam qarė Petron'', shkruan Guri Sevo, ''pse e kisha mik e mėsonjės, dhe se natura i kishte dhėnė njė cilėsi tė veēantė nė mendje dhe nė zemėr, karakterin qė e ēquante nga shumica, dhe si shqiptar e kemi dashur se na nderonte fshatin e kombin.''(*)
    (*)


    Nė fillim tė shekullit Patrikana greke pati marrė vendim qė dhespotėt tė emėroheshin jo mė pleq po tė rinj, tė zotėt pėr tė zbatuar ēdo mizori kundėr armiqve tė elenizmit dhe dėrgoi tė tillė nė Kostur, nė Manastir dhe nė Korēė. Njėri qysh nė predikimin e tij tė parė u tha besimtarėvet: ''Moisiu ka thėnė: Pėrgjigjuni kundėrshtarit sy pėr sy e dhėmb pėr dhėmb". Unė ju them: Ndė ju nxjerrtė armiku njėrin sy, ju t'ia nxirrni tė dy sytė dhe ndė ju theftė njė dhėmb, ju t'ia thyeni tė gjithė''.
    Tjetri: ''Krishti u tha apostujvet: Lerini shtėpitė dhe ejani pas meje. Unė ju them: shitini shtėpitė, armatosuni dhe vrajini armiqtė e helenizmit''. Dhe kėshtu e nė kėtė mėnyrė barbare predikonin dhespotėt e Fanarit nė vendet ku nuk flitej gjuha greke.
    Kur mendoj qė Karavangjeli i Kosturit dha urdhėr qė tė bėhej masakra e 12 shkurtit, nė tė cilėn humbėn jetėn Papa Kristoja, vetėm se meshoi shqip nė fshatin e tij Negovan, Papa Theodhosi, vetėm se qe i vėllai i Papa Kristos, dhe Papa Vasili, vetėm se qe nipi i tyre, dhe tė katėr tė tjerėt, vetėm se donin tė dėgjonin ungjillin shqip, dhe brenda pesė vjetėve edhe dyzet e katėr tė tjerė banorė tė Negovanit u bėnė fli vetėm se dėrguan fėmijėt nė shkollėn shqipe, ēuditem, jo qė e helmuan Petro Luarasin mė 1911, po si nuk e vranė nė Negovan qė tė nesėrmen e ditės qė ēeli shkollėn shqipe nė atė fshat!
    Po, vėrtet, pse nuk e vranė?(*)
    --------------
    Kur Thoma Bezhani ia bėri kėtė pyetje sė gjyshes, ajo i qe pėrgjegjur : ''Plumbi nuk i ze trimat''. (90 vjetori i shkollės shqipe nė Bezhan, ''Mėsuesi'',14 janar 1974)

    Se ja qė Petro Nini Luarasi nuk kish ‘’thimjo ksillo’’, copė dru prej kryqit tė Krishtit qė t’i shėrbente si hajmali. Po ē'djem besnikė e trima paskeshin qenė ata tė Negovanit e tė Bellkamenit! Kėta tė gjithė me kapedan Spiro Bellkamenin e ruajtėn Petron si tė dy sytė e ballit.
    ''Po pse ia bėnė atė tė keqe dhe e helmuan!''
    Helmimi ka qenė njė nga armėt e ndyra qė pėrdorte Bizanci pėr tė zhdukur armiqt e tij; se vrasja me helm mund tė maskohet. Dhe helmatimin e Petro Luarasit u pėrpoqėn ta maskonin duke ēpifur se vdiq nga kolera.
    Pėr vdekjen e Petros prej helmit aso kohe u bind e gjithė bota, me gjithė pėrpjekjet qė bėnė konspiratorėt grekė e xhonturq pėr tė mbuluar aktin e tyre kriminal prej opinionit publik. Kur u kthye Petro Luarasi nga Manastiri nė Kolonjė, domethėnė dhjetė ditė para se tė vdiste, ai ishte fare mirė nga shėndeti.
    Gazeta ''Drita'' e Manastirit, mė 16 Vjeshtė e Parė 1911, shkruan pėr vdekjen dhe lajmėron me kėto fjalė: ''Ky atdhetar i flaktė vdiq nė gusht tė kėtij moti nė Ersekė. Disa thonė qė e farmakosėn armiqtė dhe disa tė tjerė thonė se vdiq nga apopleksia. Dy javė mė parė se tė vdiste kish ardhur kėtu nė Manastir dhe ish fare mirė nga shėndeti.''
    Po tė kish qenė i sėmurė Petro Luarasi qėndronte nė Manastir dhe atje mund tė gjente mjekimin e nevojshėm. Pas dy ditėsh udhė, tė mėrkurėn, mė 10 gusht arrin nė Korēė ku pėrsėri e mbajtėn nėn vėrejtje pėr nja dy ditė. Kur e lėshuan, po tė kish qenė sėmurė, qėndronte nė Korēė, ku mund tė gjente mjekimin e nevojshėm mė lehtė se nė fshat.
    Tė djelė, mė 14 gusht, u nis qė me natė nga Korēa pėr nė Luaras me kėmbė. Kur arriu nė fshat, shkoi drejt e nė kishė, ku pati nisur mesha. Tė nesėrmen qe panairi i Shėn Marisė dhe u interesua tė piqej me sa mė shumė mysafirė, qė t'u fliste e t'i bindte pėr tė ēelur shkolla shqipe. Tėrė atė mėngjes bėri vizita nėpėr fshat. U puth e u pėrqafua me miq e tė dashurit e tij. Nė shtėpi tė tij priti e pėrcolli mysafirė, hėngri e piu bashkė me ta. Tė martėn shtroi vetė vrahun nė lėmė dhe punoi gjithė ditėn e ditės. Tė mėrkurėn mė 17 gusht, thonė se nuk kishte ndėr mend tė shkonte nė Ersekė, por e thirrėn. Edhe kėtė ditė i la kafshėt pėr punė e shkoi me kėmbė nė pazar. Kishte shpresė tė kthehej shėndoshė e mirė nė fshat.
    Dihet se nė Ersekė foli pėr punė tė shkollės qė dėshironte tė ēelej asaj vjeshte atje. Pėr kėtė gjė foli edhe me tregėtarėt grekomanė tė atjeshėm, dhe me Pet Prodanin nė dyqan tė tij. Grekomanėt kishin organizuar njė shoqėri tė tyre nė Kolonjė me kryetar nderi dhespotin e Kosturit, Joakinin, me tė cilin Petro Luarasi kishte qenė nė luftė pėr vdekje. Pet Prodani qe kryetar i kėsaj shoqėrie, njė doktor grek Joan Thanas Janulis ish sekretar i saj. Atė pasdreke fatale, prej dyqanit tė Pet Prodanit shkoi nė spicerinė e Janulit. Nė kėtė interval u sėmur Petro Luarasi. Qė u helmua, s'ka dyshim. Pyetja ėshtė: Ku u helmua, nė dyqan tė Pet Prodanit apo nė farmacinė aty ngjitur. Pėrpara spiceranės u rrėzua pėrdhe. Kur e shpunė nė han, njerėz tė porositur po thėrrisnin nėpėr pazar: ''Kolera! Kolera! Petro Luarasi ka kolerėn!''
    Kėtė e bėnė komplotistėt pėr tė humbur gjurmėt e krimit tė tyre. Nė atė moment shpifja e bėri efektin e saj pėr tė mbajtur njerėzit larg tė sėmurit, po gjithė bota e kuptoi qė Petro Luarasi vdiq i farmakosur.(*)
    (*) Njė fakt tjetėr provon se tim atė e farmakosėn. Gjatė kthimit nga Erseka, hipur mbi mushkėn e Kozo Dhimės, villte pėrmbi qafėn e saj. Tė nesėrmen ngordhi edhe mushka, qė qe e shėndetshme e bėnte pėrmbi 15 napolona asaj kohe.

    Sali Butka dhe Spiro Bellkameni tė cilėt ndodheshin nė mal me ēetat e tyre, erdhėn fshehurazi nė shtėpinė e tė vdekurit pėr ngushėllim dhe biseduan rreth katilėve qė duhej ta paguanibn me kokė vrasjen e mikut tė tyre. E shoqja e Petros iu lut me lot nė sy: ’’Aman veē gjak jo, se i kam fėmijėt tė vegjėl!’’( )
    (*) Populli ia ruajti kujtimin Petros dhe nuk i harroi bashkėfajtorėt. Mė 1920, kur Kolonja hyri nėn administratėn shqiptare, patriotėt kėrkuan dhe bėnė qė doktor Janulis tė shporrej prej Ersekės nėn akuzėn si bashkėpunėtor pėr vrasjen e Petros. Ndėrsa Pet Prodani, agjenti kryesor i dhespotit tė Kosturit dhe i xhonturqve, i lidhur ngushtė me ta si vegėl pėr zhdukjen e Petros, mbrohej nga bejlerėt dhe e ndjente veten aq tė sigurtė sa njėherė kur ra fjala pėr vdekjen e Petros u mburr duke thėnė: ’’Miqtė e Petros e muarrėn vesh se unė jam mė i madh se Perėndia’’.
    Aq e urrenin kėta grekomanė Petro Luarasin, sa mė 1926, pas rikthimit tė Zogut, rrugės nė tė cilėn Petro Luarasi pati shkuar i sėmurė dhe i kishin vėnė emrin e tij, ia hoqėn tabelėn, dhe nė listėn e gjatė qė u pregatit prej bashkisė sė Korēės me rastin e 25-vjetorit tė Indipendencės shqiptare ndėrmjet gjithė atyre veteranėve dhe patriotėve mungonte emri i Petro Nini Luarasit, (Gazeta ''Drita'', nr. 207, 4 gusht 1937).
    Kundėr kėsaj ''harrese'' njerėz tė popullit dėrguan protestėn e tyre tė fortė nė gazetėn zyrtare ’’Drita’’ tė Tiranės. ( Gazeta ''Drita'' , nr.212 10.8.1937, f.3)
    Shėnim: ''Bėjmė me dije se nė periudhėn 12.12.1936-13.8.1945, Skėnder Petro Luarasi, gjendej jashtė shtetit (nė gusht 1937 nė Spanjė) pra ėshtė i pabazuar ēdo hamendėsim se ''pikėrisht ai'' ėshtė autori-anonim i kėsaj proteste Nuk dihet se nė ē'rrethana ėshtė ngjizur kjo ide qė tė vėrė nderin e shenjtorit ortodoks Petro Nini Luarasi nė duart e Skėnder Petro Luarasit, '' tė birit plangprishės, heretik e tė indoktrinuar me internacionalizėm''.
    Njė nga dialogjet e mbajtur nė provimet e shkollės shqipe nė Korēė midis dy nxėnėsve shqiptarė dhe njė nxėnėsi grekoman, i cili mburr antikat e Greqisė, mėsuesi i shqipes e mbaron me fjalėt:
    Vėlla, ē’na duhen tė teprat?
    Nuk vėshtrojmė punėt ne?
    Grekėt qofshin tė vjetrit,
    Pėr ne qoftė ēdo e re.
    Ai vdiq nė luftė e sipėr pėr tė renė.
    Kur vdiq i la sė shoqes pesė lira borxh tė cilat ajo i shleu duke shitur bagėti e drithė qė t'ia mbante tė pastėr emrin. Fėmijėve nuk u la trashėgim talanta por karakterin e emrin e mirė.
    Nė kujtimet e tij Sali Butka shkruan: ’’Nė qoftė se nė Kolonjė do tė ngrihet nė kohėn e ardhshme ndonjė pėrmendore pėr atė qė e shpėtoi dhe e nderoi kėtė vend, kjo pėrmendore duhet tė jetė e Petro Nini Luarasit, qė na zgjoi, na bashkoi e na lartėsoi dėshirat e veprimet’’.( )
    ( )Mbas ēlirimit, Kolonja ia ngriti bustinPetro Nini Luarasit dhe ia pėrjetėsoi emrin nė shkollėn e Ersekės tė cilėn e pati ngritur qė gjatė Rilindjes Kombėtare .
    Epitaf i thjeshtė: ‘’Mėsues i lavdishėm i shkollės shqipe’’.

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    flmn gimi 3 per keto postime qe ke bere me veprat e skender luarasit..

    mir eshte ti lexojne te gjithe shqiptaret keto postime.. e te njohin me mire rilindasin e fundit.. sic e mendoj une.. profesor Skender Luarasin..

    sa fat do kishim ne se ne shqiperine e mbas 1944-tres.. do ishte instaluar nje regjim demokratik.. ku do kishin liri krijimtarie e fjale dhe kokat e rralla si profesor Skender Luarasi.. me shoke..

    Megjithate thone se.. profesor Skenderi nuk pushoj se theni fjalen e tij ashtu si e mendonte..



    petrol ..vazhdo me tregue per babane tuaj..

    nje vrejtje..

    nicku te duket si emer i ndonje kompanie karburanti..

    veri ndonje pike a shtoji ndonje germe qe te duket me bukur..

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Brari pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #17
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    I nderuar Brari,
    petrol d.m.th. ''burim energjie pozitive'' dhe ēmohet si i domosdoshėm paēka se dikujt i ėshtė djegur karburatori ose i bėn zhurmė skapamento.
    Ju si ambjentalist i nderuar vazhdoni tė mbillni lule e pemė.

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  15. #18
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Petro S. Luarasi

    Vullnetarėt shqiptarė nė Brigadat Ndėrkombėtare nė Spanjė

    ”Tė mbrosh lirinė e tjetrit, do tė thotė; tė mos pranosh pushtimin tėnd.”


    Marrėdhėnie historike

    Nė marrėdhėniet historike tė popullit spanjoll e atij shqiptar dallohen dy periudha me rėndėsi tė madhe edhe pėr vlerat ndėrkombėtare. Sė pari, vlerėsohet bashkėpunimi i hershėm i mbretit spanjoll Alfonsi V (1396-1458) me Princin e Epirit Gjergj Arianitin dhe mė pas me Gjergj Kastrioti-Skėnderbeun (1405-1468) nė luftėn e tyre kundėr pushtuesit osman gjatė mesit tė shekullin XV. Historianė shqiptarė e tė huaj kanė vlerėsuar lart kontributin e Alfonsit V me drithė, municion dhe qindra ushtarė, shumė prej tė cilėve ranė heroikisht krah shqiptarėve nė mbrojtje tė Krujės dhe nė betejėn e Beratit. Studjuesi Fan S. Noli ka theksuar se Alfonsi V ‘‘ishte miku mė i ngushtė dhe mbrojtėsi mė besnik (i Skėnderbeut), tė cilin e kishte ndihmuar me dorė tė hapur nė disa raste kritike’’.

    Ndėrsa Skėnderbeu e ndihmoi tė birin e Alfonsit XV, Ferdinandin, nė momente tepėr tė vėshtira, qė tė ruante kurorėn atėrore tė Mbretėrisė sė Napolit dhe ‘‘ai i qėndroi mirėnjohės tėrė jetėn Skėnderbeut’’ duke e quajtur si ‘‘baba’’.

    Vėllazėrimi i popujve nė Spanjė. Periudha e dytė e kontakteve historike midis dy popujve i takon pragut tė Luftės sė Dytė Botėrore kur koalicioni nazi-fashist, pasi kreu puēin ushtarak nė Marokun spanjoll, mė 18 korrik 1936, nisi agresionin ushtarak kundėr qeverisė legjitime spanjolle duke shkaktuar tragjedinė kombėtare, luftėn e pėrgjakshme civile.

    Thirrjes sė Spanjės: ‘‘Popuj tė botės, ndihmomėni! Fashizmi po mė mbyt!’’ iu pėrgjegjėn: ‘‘No pasaran!’’ ‘‘ (Fashistėt) Nuk do tė kalojnė!’’ tė gjitha shtresat pėrparimtare tė popujve anembanė botės.

    Krahas vullnetarėve nga 53 vende, dhjetra antifashistė shqiptarė shtrėnguan duart e zemrat nė ‘‘Vatrėn e vėllazėrimit tė popujve’’ dhe u betuan: ‘‘Vdekje fashizmit!’’ Pėr herė tė parė nė historinė e njerėzimit popujt nga e tėrė bota, u solidarizuan nė luftėn kundėr rrezikut tė pėrbashkėt fashist.

    Gazeta ‘‘Pėrpara’’ e Korēės, nė tetor 1938, shkruante: ‘‘Shumė djem tė popullit lanė vėllezėr e motra, prindėr e fėmijė, i lanė nėn terrorin e regjimit tė urisė dhe ikėn plot vullnet, plot zjarr, duke kaluar kufij shtetesh fashiste dhe erdhėn kėtu nė truallin e pėrpjekjeve pėr lirinė e Spanjės dhe tė botės nga rreziku i fashizmit ndėrkombėtar’’.

    Krijimi i Brigadave Ndėrkombėtare

    Tre muaj pas fillimit tė rebelionit fashist, njė delegacion vullnetarėsh tė huaj i pėrfaqėsuar nga italiani Luigji Longo (Gallo), polaku Stefan Wisniewski dhe francezi Pierre Rebier, i ofruan qeverisė spanjolle ndihmė pa kushte dhe deklaruan: ‘‘Dėshėrojmė vetėm qė Brigadat Internacionale tė konsiderohen si njėsi tė varura nga qeveria dhe autoritetet ushtarake spanjolle.’’ Mė 22 tetor 1936, qeveria e Republikės Spanjolle vendosi tė miratonte krijimin e brigadave ndėrkombėtare. Nė deklaratė ēdo pjesėtar i tyre shprehej: ‘‘Gjendem kėtu se jam njė vullnetar pėr tė dhėnė dhe pikėn e fundit tė gjakut tim, pėr mbrojtjen e Spanjės, Lirisė dhe Botės mbarė!’’ Mė 27 tetor 1936 batalioni i parė ndėrkombėtar ‘‘Edgar Andre’’ niset nga Albacete nė frontin pėr mbrojtjen e Madridit. Pas disa ditėsh atij iu gjend nė krah batalioni francez ‘‘Komuna e Parisit’’ dhe batalioni polak ‘‘Dombrovski’’. Kėshtu u formua e para brigadė ndėrkombėtare (e emėrtuar Brigada XI) me komandant gjeneralin Kleber dhe komisar Hans Beimler qė u pasua shpejt nga tė tjera batalione e brigada si ‘‘Telman’’,’’ Marsejeze’’, ‘‘Garibaldi’’, ‘‘Linkoln’’ etj. Kur Gjenerali Lukash, i paraqiti popullit tė Madridit, Brigadėn e Dytė deklaroi: ‘‘Kjo Brigadė do ta mbrojė qytetin tuaj sikur tė ishte qyteti i lindjes sė cilitdo vullnetari tė saj. Nderi juaj ėshtė nderi ynė! Lufta juaj ėshtė lufta jonė! Salud Camaradas!’’

    Vullnetarėt shqiptarė

    Kombi shqiptar u pėrfaqėsua qė nė muajt e parė nė kėtė ‘‘vatėr tė vėllazėrimit tė popujve’’ me ushtarakė, infermierė, gazetarė e intelektualė, dhe, mbi tė gjitha, me gruan e emancipuar, infermieren Justina Shkupi, e cila u shqua si asistente nė krah tė ‘‘doktorit tė tre kontinenteve’’ Norman Betyn. Edhe poeti i ri Petro Marko do tė nxitonte drejt Madridit tė Lirisė, tė cilit do t’i thurrte vargjet ‘‘Salud Madrid’’:

    ‘‘‘Madrid, o varr i tiranisė,

    Madrid, o kulm i therorisė,

    Madrid, llogore e vegjėlisė,

    Madrid, kambana e Lirisė!’’

    Nė luftėn antifashiste tė Spanjės u bashkuan tėrė ‘‘copėzat’’ e kombit shqipar: shqiptari geg e tosk, kosovari, dibrani, ēami, arvanitasi dhe bashkėkombasi emigrant nga diaspora.

    Ata u bashkuan pa dallim feje, gjinie, gjendjeje shoqėrore e niveli arsimor apo ekonomik: punėtorė, fshatarė, tregėtarė, ushtarakė e intelektualė, me diversitete nė bindjet politike: anarkistė, sindikalistė, komunistė, socialistė, socialdemokratė, patriotė nacionalistė dhe pa parti, gjithė ata qė i bashkonte ideali antifashist dhe dinjiteti njerėzor.

    Vullnetarėt shqiptar nė Luftėn e Spanjės qenė njerėz tė pjekur, objektivė nė botėkuptimin e tyre politik, atdhetarė e humanė dhe nuk qenė aspak ‘‘mercenarė aventurė" apo ‘‘idealistė romantikė’’. Disa nga ata kishin braktisur arsimimin ndėr shkolla e punėn qė u siguronte jetesėn, kishin nė ankth familjet: prindėr, vėllezėr e motra, disa kishin ‘‘braktisur’’ gratė e fėmijėt duke lėnė peng tė fatit, vetė jetėn e tyre, pėr njė qėllim tė shenjtė: tė dėrmonin fashizmin nė ‘‘tokėn e Don Kishotit’’, tė ndėrgjegjshėm se kėshtu shpėtonte edhe vendi i tyre nga pushtimi fashist.

    Kėto ndjenja i shpreh bukur vullnetari Mehmet Shehu nė poemėn ‘‘Adelante kamaradas!’’ (Pėrpara shokė!) e shkruajtur spanjisht mė 1938, prej sė cilės po shkėpusim strofėn:

    ‘‘Kėtu tek pragu betohem se jetėn e bėj kurban

    Pėr tė mbrojtur ty, o Spanjė, pėr liri e pėr vatan’

    Dhe nga plumbi n’u friksofsha ‘ mos i vafsha nėnės gjallė:

    Po u vrava, kėrkomė plagėn, jo nė shpinė, po nė ballė ‘‘

    Ndėrsa vullnetari Skėnder Luarasi do tė theksonte: ‘‘‘Asnjė popull tjetėr nuk e ka kokėn e tij mė afėr hanxharit tė fashizmit se sa e ka populli shqiptar’Duke luftuar nė frontin e Madridit, luftohet edhe nė tė gjithė frontin e Shqipėrisė sonė. Aty po i pėrgatitet varri fashizmit italian, i cili ėshtė edhe kuēedra e popullit tė Shqipėrisė’’

    Por kėto pikėpamje ai i shpreh mė qartė, si pėrgjegjėsi i vullnetarėve shqiptarė, nė artikullin programatik ‘‘25-vjet indipendencė’’ nė revistėn ‘‘Vullnetari i Lirisė’’, nė nėntor 1937:

    ‘‘Pėrsėri po shkojmė drejt humbjes sė plotė tė pavarėsisė sė Kombit tonė; pėrsėri po ngrysemi nė natėn e robėrisė e nė ankthin e kohėve tė errėta qė ia ka pėrgaitur botės fashizmi barbar. Mbi kurrizin e popullit shqiptar Musolini po sheshon udhėn e penetracionit romak nė Ballkan. Shqipėria ėshtė nė kthetrat e kuēedrės fashiste.’’

    Ky parashikim vėrtetonte atė qė Konti Ciano do tė shkruante nė ditarin e tij rreth dy vjet mė vonė:

    ‘‘14 shkurt 1939:’’’Duēja thotė se pėr Shqipėrinė ( pushtimin e saj) duhet tė priten dy ngjarje: mbyllja e ēėshtjes spanjolle dhe nėnshkrimi i aleancės me Gjermaninė’’.

    ‘‘28 mars 1939’Manifestime nė Piazza Venezia pėr rėnien e Madridit: Duēja shkėlqen. Duke treguar atlasin gjeografik tė hapur nė faqen e Spanjės, thotė: ‘‘Ka mbetur hapur pėr afro tre vjet, tani mjaft! Tani duhet hapur nė njė faqe tjetėr’’. Ka nė zemėr Shqipėrinė.’’

    Frontit Popullor

    Kėta luftėtarė tė lirisė e tė progresit synonin qė me pėrvojėn e fituar nė Spanjė, tė krijonin frontin popullor antifashist edhe nė Shqipėri ku tė merrnin pjesė tėrė forcat progresive pa dallim feje, krahine, ideje dhe gjendje ekonomike e sociale dhe tė ndėrtonin njė shteti social pėr masat.

    Nė artikullin programatik ‘‘25 vjet indipendencė’’ shkruhet: ‘‘ ‘shtė ideja qė tė ngjallim Frontin Popullor edhe nė Shqipėri. ‘ dhe tė sigurojmė bashkimin nė themel tė nevojave demokratike dhe tė zhvillimit nacional’ Pėrmes kėsaj udhe duhet tė kalojnė tė gjitha fuqitė progresive tė popullit,tė gjithė patriotėt dhe veteranėt e kombit, e gjithė klasa e aristokratisė sė rėnė poshtė nga dynjallėku, tė gjithė tregėtarėt e dorės sė mesme doemos tė gjithė bujqtė e punėtorėt,tė gjithė, qofshin katolikė ose muhamedanė ose orthodhoksė’, dhe pa as mė tė voglėn mungesė, e gjithė djalėria kombėtare pėrparimdashėse e Shqipėrisė’Nė kėtė mes e me kėtė qėllim s’ka asnjė shkak tė na ndajė ne bijt e popullit; pėrkundrazi, mijra arsye na shtrėngojnė tė bashkohemi dhe t’i japim dorėn njėri-tjetrit’’’

    Vullnetarėt shqiptarėt kishin edhe njė synim madhor kombėtar. Ata shpresonin se po tė fitonte Fronti Popullor dhe zgjidhja e drejtė e ēėshtjeve nacionale nė Spanjė, kjo do tė shėrbente si orientim edhe pėr zgjidhjen e ēėshtjeve nacionale nė Ballkan. Kėshtu ‘‘e drejta e vetvendosjes sė kombėsive, pėr autonomi deri nė shkėputje’’ nuk do tė mbetej thjesht njė propagandė politike konjukturale.

    Kėtė qėndrim e kishte deklaruar edhe ‘‘L’Apasionarja’’, Dolores Ibarruri (me kombėsi Baske) nė qershor 1937.

    ‘‘Ne luftojmė pėr njė republikė demokratike parlamentare tė njė tipi tė ri, nė tė cilėn tėrė popujt e Spanjės tė gėzojnė njė liri tė gjerė dhe tė drejtėn e vendimit pėr fatin e tyre’’’

    Martirėt e parė shqiptarė

    Vullnetarėt shqiptarė, me pjesėmarrje tė gjerė nė lidhje me pėrqindjen e popullsisė sė Shqipėrisė (prej rreth 800.000 banorė) u dallua pėr moralin e lartė dhe sakrificat.

    Ata qenė ndėr tė parėt qė u pėrballėn me armikun dhe u martirizuan qė nė korrik 1936, si p.sh oficerėt Hamdi Kaja- Zagari dhe Feim (Nevruz) Veli Zagari nga Kolonja qė qenė nė shėrbim tė ushtrisė spanjolle. Ditėn e plasjes sė rebelimit, fashistėt i kapėn nė rrethinat e Ceutės dhe sė bashku me dy shokė bullgarė dhe disa oficerė tė tjerė spanjpollė i pushkatuan meqė kundėrshtuan t’iu bashkoheshin. Hamdiu la nė Shqipėri gruan dhe dy fėmijė jetim, pėr idealin e tij, pėr shpėtimin e tė gjithė fėmijėve tė popujve. Shqiptarėt qenė ndėr tė parėt qė u rradhitėn nė Brigadat Ndėrkombėtare , si p.sh Zef Hoti, Kosta Dhimitri, Xhelal Cami, Ramiz Varvarica, Urfi Agolli qė sapo erdhėn nga Franca u radhitėn disa nė trupėn franceze ‘‘Komuna e Parisit’’ dhe disa nė kolonėn italiane ‘‘Roselli’’. Mė pas, nėn shembullin e Xhemal Kadės , edhe pesė oficerė tė tjerė shqiptarė , braktisėn Akademinė Ushtarake tė Torinos dhe nga mesi i janarit 1937, arritėn nė frontin e Lirisė. Qė nė pėrballjet e para me armikun u vra Zef Hoti, i pari dėshmor nė radhėt e Brigadės Garibaldi. Trimėria dhe heroizmi shqiptar, sidomos e martirit Asim Vokshi, la mbresa tė pashlyeshme ndėr kuadrot mė tė lartė tė Brigadave Ndėrkombėtare.





    Revista ‘‘Vullnetari i Lirisė’’

    Vlerėsimi mė i madh ndaj tyre qe dhėnia e lejes pėr botimin e revistės ‘‘Vullnetari i Lirisė’’ nė gjuhėn shqip, me tirazh 5000 kopje, krahas pesė gjuhėve mė tė rėndėsishme ndėrkombėtare. (Pėr kėtė ndihmoi puna profesionale e palodhur e kryeredaktorit Skėnder Luarasit dhe e ndihmėsit tė tij Petro Marko dhe interesimi i hershėm i Asim Vokshit dhe Emrush Myftarit). Duhet pasur parasysh se pėr shkak tė gjendjes materialo-teknike tė diktuar nga kushtet e luftės shumė kombe me pjesėmarrje mė tė gjerė nuk e gėzonin kėtė privilegj.

    Botuesi i ‘‘Vullnetarit tė Lirisė’’, S. Luarasi do tė shkruante: ‘‘Revista u pregatit nė njė kthinė gjysmė tė shkatėrruar nga predhat e fashistėve dhe tipografia nė tė cilėn u shtyp revista s’qe veēse nja dyqind hapa larg llogoreve prej nga fashistėt i vėrsuleshin Madridit’Ajo u shkruajt nė dritėn e raketave e tė prozhektorėve dhe nėn breshėrinė e junkerėve e tė kapronėve.’’

    Komisari i Brigadave Internacionale, Luigji Longo - Galo, nė pėrshėndetjen e tij pėr daljen e revistės do tė theksonte: ‘‘Pėrpara, pas shėmbullit tė shokut tuaj dhe tonit, togerit Asim Vokshi, i cili ra hero nė Spanjė, nė radhėn e Brigadės Garibaldi!’’

    Ai do tė theksonte : ‘‘Edhe nga Shqipėria e vogėl nė tokė, por e madhe nė histori pėr fisnikėrinė e bijve e pėr luftėtat e bėra kundėr shkelėsve tė huaj, kanė ardhur nė Spanjė me duzina e me duzina luftėtarė qė tė pohojnė rishtazi me heroizmin e me gjakun e tyre dashurinė shekullore tė popullit shqiptar pėr lirinė e pavarėsinė e kombeve’Ata pėrtėrijnė traditat e lavdishme tė epopesė garibaldine kur shqiptarėt nėn flamurin e Garibaldit luftuan kundėr uzurpatorėve tė huaj dhe pėr bashkimin e indipendencėn e Italisė’’

    Njė dokument i Ministrisė sė Punėve tė BrendshmeShqiptare njofton : ‘‘ ‘fletorja qė botohet nė gjuhėn shqipe nė Barcelonė dhe qė drejtohet prej Skėnder Luarasit, quhet ‘‘Vullnetari i Lirisė’’’ Luarasi po pėrpiqet me tė gjitha mėnyrat qė tė hyjė nė Shqipėriu kjo fletore e kuqe’’’ . ( A.Q.SH, F.33-34, datė 24 Fruer 1938,2.3.1938, NR.214/III )

    Nė vijim, Ministria e Punėve tė Brendėshme urdhėronte tė gjitha prefekturat pėr tė marrė tė gjitha masat qė kjo fletore tė mos hynte nė Shqipėri. Por megjithatė, me forma tė ndryshme ajo hyri dhe u lexua ndėr masat progresive shqiptare, brenda e jashtė vendit.

    Kėshtu nė njė raport tė Ali Kelmendit tė titulluar: ‘‘Shokėt qi janė nė Spanjė dhe rivista ‘‘Vullnetari i Lirisė’’, ai shkruan:

    ‘‘Ka dy javė e ma qi rivista V. i L. (Vullnetari i Lirisė) na erdhi nga Spanja’

    Dy copė tė rivistės V. i L. u a kam dėrgue.. Deri mė tash kanė shkue nė Spanjė nja 30 shqiptarė shokė e simpathizonjės.’’

    (Shėnojmė se burime tė tjera dėshmojnė qė pjesa mė e madhe e vullnetarėve shqiptarė patėn ardhur me dėshirėn e tyre nė Spanjė, shumica qenė tė pavarur nga grupimet politike dhe numri i tyre varion nga 37 deri mbi nė mbi 60).

    Emisionet radiofonike nė gjuhėn shqipe.

    Ngjarje e rėndėsishme janė edhe transmetimet nga radio ndėrkombėtare nė gjuhėn shqip. Qė nė janar 1937 pati nisur tė pėrhapej nga Spanja zėri i lirisė dhe i sė vėrtetės nė gjuhėn tonė amtare. (Emisionet me tekst e zė u pėrgatitėn nga Skėnder Luarasi ) (Revista ‘‘Vullnetari i Lirisė’’ informonte se disa emisione shqip u dhanė nga Valencia e Barcelona, disa u bėnė edhe nga radioja e Madridit.

    Organi ‘‘Vullnetari i Lirisė’’ dhe emisionet radiofonike nė shqip pėrmbushnin njė mision tepėr tė rėndėsishėm: sqaronin shqiptarėt kudo nė botė pėr luftėn antifashiste nė Spanjė, pėr rrezikun fashist qė po i kėrcėnohej Shqipėrisė, po dhe pėr programin dhe rolin e shqiptarėve pėrkundėr propagandės fashiste qė i cilėsonte ‘‘aventurierė tė kuq’’.

    Parada e Barcelonės

    Mė 28 tetor 1938, tetėmijė vullnetarė tė Brigadave Ndėrkombėtare, u pėrshėndetėn pėr tė fundit herė me popullin spanjoll nė Barcelonė, nė njė paradė madhėshtore ku morėn pjesė edhe vullnetarėt shqiptarė. Atje mungonin edhe shumė nga shokėve mė tė mirė qė preheshin nė tokėn e Spanjės, tė cilėn e deshėn sa vetė jetėn. Mes tyre mungonin Zef Hoti, Urfi Agolli, Teni Konomi, Asim Vokshi, Musa Fratari, Ramiz Varvarica, Thimjo Gogozoto, Xhemal Kada, Daut Muēo Podgorani, Xhelal Abaz Bajrami, (qė tok me Hamdi e Fehmi Kolonjėn, Kosta Dhimitėr Liton, Ymer Pukėn e tė tjerė heronj tė heshtur, u bėnė kurbani qė Shqipėria jonė i dha altarit tė lirisė sė kombeve nė Spanjė.

    Gjithė populli kishter dalė t’i pėrshėndeste me nė krye pėrfaqėsuesit e tij Presidentin e Republikės dhe L’Apasionarjan (Dolores Ibarrurin). Kur luftėtarėt e lirisė marshuan atė ditė nė Barcelonė, bulevardet e saj u shtruan me lule dhe sytė e popullit u mbushėn me lot. Tok me marshet luftarake buēiti dhe muza e poetit Petro Marko:

    ‘‘Eshtė Bir i Popujve qė zbret

    Nė Spanjėn varr tė robėrisė,

    Sulmon, kėndon, dėrrmon , buēet:

    -Jam Vullnetari i Lirisė!’’

    Nė paradėn madhėshtore buēiti ligjėrimi i ‘‘Apasionaries’’:

    ‘‘Shokė tė Brigadave Ndėrkombėtare! Arėsye politike dhe shtetėrore, pėr tė mirėn e sė njėjtės ēėshtje pėr tė cilėn ju ofruat gjakun tuaj me bujari tė pakufishme, na shtrėngojnė tė kthejmė disa prej jush nė vendet tuaja dhe nė emigrim tė detyruar’

    Ju jeni historia. Ju jeni legjenda. Ju jeni shembulli heroik i solidaritetit dhe demokracisė nė botė’O flamuj tė Spanjės! I pėrshėndetni gjithė kėta heronj! Pėruluni para kaqė martirėve!’

    Ne kurrė nuk do t’ju harrojmė. Dhe kur ulliri i paqes do tė blerojė i gėrshetuar me dafinat e Fitores, atėhere, kthehuni! Kthehuni tek ne dhe kėtu do tė gjeni atdheun’

    Nata e fundit nė Spanjė.

    Grupi i fundit i vullnetarėve shqiptarė: (Skėnder Luarasi, Mehmet Shehu, Mane Nishova, Zef Prela, Iliaz Pashaj e ndonjė tjetėr), u largua nga Spanja nė mesnatėn e 12 shkurtit 1939. Nė mes tė dėborės nė grykėn e Perthusit, ndėnjėn bashkė dhe kuvenduan. Tė trishtuar vunė re se kur qenė nisur vullnetarė pėr nė Spanjėn patėn ikur prej atdheut veē e veē, ndėrsa tani, qenė tok e kishin bėrė njė shkollė dy-tre vjeēare nė luftė, kishin fituar eksperiencė dhe qenė tė bindur se luftėn finale do ta fitonin. Atė natė panė si nė njė vegim tė bukur lėvizjen nacionalēlirimtare tė popullit shqiptar.

    Spanja nuk mund t’u shlyehej mė kurrė nga mendja se u qe rėnjosur me gjakun e derdhur pėr liri nė llogoret Kasa del Kampo, El Prado, Manzanares, Madrid, Jarama, Terueli, Blekhite, Kaspoe, Fuente del Ebro ku qenė martirizuar edhe bijtė mė tė shtrenjtė tė Shqipėrisė dhe popujve tė botės mbarė, mė tė dashurit e mė tė mirėt shokė, mė trimat e mė besnikėt. Ata u thėrrisnin brezave nga thelbi i zemrės: ‘‘Mė mirė tė vdesėsh nė kėmbė se tė jetosh pėrherė i gjunjėzuar’’.

    Ndėrkohė u provua se ‘‘Ēdo grusht qė merrte demokracia spanjolle shoqėrohej nė Europė me fitore tė tjera tė fashizmit. Mbas thyerjes sė frontit tė Aragonės erdhi okupacioni i Austrisė, mbas ndarjes nė dy pjesė tė Spanjės sė lirė, erdhi aneksimi i Sudeteve, mbas rėnies sė Madridit marshimi mbi Pragė dhe okupacioni i Shqipėrisė’’

    Nė luftėn antifashiste tė popullit shqiptar u shquan si drejtues ushtarakė dhe kuadro tė shtetit mjaft nga luftėtarėt e Spanjės si Mehmet Shehu, Hulusi Spahiu, Mane Nishova, Veli Dedi etj. Tashmė emri dhe vepra e ‘‘Bijve tė Lirisė’’ qėndron nė krye tė historisė sė antifashizmit shqiptar ku ndrijnė , krahas emrave tė 15 dėshmorėve ‘‘Heronjtė e Popullit’’ Asim Vokshi, Musa Fratari, Ramiz Varvarica, Xhemal Kada.



    Pėrbyllje

    Dėshėroj t’i mbyll kėto shėnime modeste pėr ‘‘Bijtė e Lirisė’’ me fjalėt e Skėnder Luarasit:

    ‘‘Pėr shėrbimin qė i solli populli spanjoll ēėshtjes sė pavarėsisė sė kombeve; pėr mėsimin qė u dha Spanja vullnetarėve tė lirisė pėr tė shpėtuar mė vonė popujt e tyre nga zgjedha fashiste; pėr ndihmėn qė u dhanė spanjollėt demokracive pėr tė fituar luftėn kundėr fashizmit ndėrkombėtar; pėr kėto dhe pėr shumė shkaqe tė tjera duhet t’i jemi borxhlinj. Spanja kryelartė i flet heshtur ndėrgjegjes sė popujve, u flet atyre qė kthehen prej kampeve tė vdekjes, atyre qė sapo kanė zbritur prej maleve me flamurin e lirisė nė dorė; na flet tė gjithė neve qė e kemi fituar tani indipendencėn, qė t’i jemi mirėnjohės edhe Spanjės nė vatrėn e sė cilės lindi vėllazėrimi i popujve ‘Tė moēmit dikur mburreshin duke thėnė: ‘‘Et in Arkadia ego!’’( ‘‘Unė kam qenė nė Arkadia!’’) Tė sotmit krenohen: ‘‘Edhe unė qeshė nė Brigadat Internacionale!’’(*)


    Petro Skėnder Luarasi

    (*) Referat i mbajtur nė seminarin Petro Marko, ‘‘Hasta la Vista’’ dhe ‘‘Brigadistėt shqiptarė nė Luftėn Civile tė Spanjės’’, i organizuar mė 9.11.2007 nėn kujdesin e Ambasadės Spanjolle.

    Vullnetarėt antifashistė shqiptarė
    Asim Vokshi
    Daut Muēo Podgorani
    Emrush Myftari
    Emin Agolli (Ruzhdi Emini)
    Fehmi Muēo
    Faik Dardha
    Hamdi Zagari - Kolonja
    Hulusi Spahiu
    Ibrahim Kurani
    Iljas Pashaj
    Justina Shkupi
    Kosta Dhimitri
    Kosta Kollumbi
    Mane Nishova
    Mehmet Shehu
    Musa Fratari
    Nevruz (Feim) Zagari
    Petro Marko
    Qamil Sherifi
    Ramiz Varvarica
    Sabri Lumani
    Skėnder Luarasi
    Stevens Thanasi (Thanas Janketa- Stevenson) nga Greqia
    Stefan Duni
    Shaban Basha
    Teni Konomi
    Thoma Rushano (Tom Russiano)
    Thimio Gogozoto
    Urfi Agolli
    Veli Dedi
    Xhafer Miraku
    Xhelal Bajrami -Ēami
    Xhemal Kada
    Omer Puka
    Zef Hoti
    Zef Prela
    Zihni Murati
    George Raisis arbėresh nga Greqia
    Niko Plaku etj.
    ‘’Christian’’ , (komisari politik i kompanisė 12 i Batalionit10, Brigada XIV)
    Listė e dokumentuar nga njė Relacion i Skėnder Luarasit mė 3.11.1938.

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  17. #19
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    I nderuar relator,
    Krahas materialeve qė ju kam dėrguar kėto ditė, nė adresėn webmaster@forumishqiptar.com sapo kam dėrguar edhe disa fotografi tė Skėnder P.Luarasit tė cilat mund t’i pėrzgjidhni pėr t’i vendosur nė kėtė temė ose mund tė hapni njė temė tjetėr. Do tė dėshėroja qė kėto foto tė pėrmblidheshin edhe nė njė vend pėr tė pėrkujtuar 110- vjetorin e lindjes sė S.Luarasit (19.1.2010)
    Me pėrshėndetje,
    Petro S. Luarasi (Petrol)

  18. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  19. #20
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Foto nga Skėnder Petro Luarasi

    Skėnder Petro Luarasi (1900-1982)
    Album fotografik
    Pėrgatiti: Petro S.Luarasi


    1. Skėnder P. Luarasi , nxėnės nė Robert Kolegj, Stamboll, Turqi, 1912
    Rreshti i parė, i pari nga ana e majtė

    2.Skėnder P. Luarasi , nxėnės nė International College, Springfield Mass, ShBA

    3. Skėnder P. Luarasi, mėsues i letėrsisė nė gjimnazin shtetėror, Shkodėr, 1935.
    Midis nxėnėsve. Rreshti i dytė, i pesti nga ana e majtė. (I teti: Qemal Stafa)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  20. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 2 prej 23 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 07:01
  2. S. Luarasi dhe Migjeni
    Nga erzeni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 95
    Postimi i Fundit: 11-03-2012, 15:34
  3. SK Tirana
    Nga Pasiqe nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  4. Kristo Luarasi dhe Frashėrllinjtė
    Nga white-knight nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 15:32
  5. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •