Close
Faqja 18 prej 23 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 226
  1. #171
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Petro Luarasi

    Deklaratė Publike: Ndal falsifikatorit Agron Gjovalin Luka!

    Mediat qė publikojnė shpifje e falsifikime pasi provohet mashtrimi duhet tė denoncojnė apo te fshijnė nga publikimi materialet dezinformuese kriminale

    Nė media (“Shqipėria Etnike.com Nr. 148“ ėshtė publikuar shkrimi im “Ndal shpifjeve ndaj Migjenit dhe Skėnder Luarasit!” ku akuzoja Agron Gjovalin Lukėn dhe tė tjerė qė manipulonin me sajesa. Nė vend qė tė jepeshin prova apo tė kėrkohej ndjesė pėr shpifjet, nė kėtė numėr lexova njė material tjetėr tė bollshėm tė z.Agron Luka duke pėrfshirė “Edhe njė Pėrgjigje tė parafundit pėr z. Petro S. Luarasi!” me trillime e falsifikime tė tjera tė cilat do tė meritonin sqarime tepėr tė gjata, ndaj po ndalem tek mė kryesorja.
    Tek Shqiperia etnike.com, nė nr. 147/ 16 tetor 2011 e 148 /21 janar 2012 paraqiten si shkrime tė miat fotoskanime artikujsh tė Dashnor Kaloēit tė cilat keqinterpretohen dhe argumentohen si prova mbi kinse “internimin e Dh.Fullanit” ku shkruhet si diēiturė: Fotoskanimet pėr “ēėshtjen Dh. Fullani” , flasin vetė, O Zoti Petro Luarasi! Po mė vjen jashtzakonisht mirė, qė ai “dėnimi” i trilluar nga ti vetė, nuk paska qenė mė shumė se aq: dhe akuzohet poshtėrsisht Skėnder Luarasi kinse “pėr shėrbimet qė i ka bėrė shokut Enver e Partise , tė shkruara kinse nga Petro Luarasi, etj. (citoj: “Lexoje, ja ku ėshtė shėrbimi i madh ndaj Partisė dhe shokut Enver i Skėnder Luarasit, botuar nga Petro.” (Shqiperia etnike.com, nr.147, nė fund , diēitura poshtė artikullit tė Dashnor Kaloēit ku janė paragrafet ‘Letra pėr Enverin” dhe “Enveri kundėr Luarasit” )
    Nga talljet e tij “ mbi zemėrimin e debatet e mia me Dashnor Kaloēin mbi botimin jo tė saktė tė materialeve mbi Migjenin e Skėnder Luarasin, A.Luka, indirekt pranon qė ato nuk janė shkrimet e mia, pra kundėrshton veten. Edhe ndjesa qė i kėrkoi familjes Fullani ( por jo asaj Luarasi pėr trillimin qė deklaroi mbi “internimin” prej Skėnder Luarasit ).
    Me heshtjen e tij ndaj ballafaqimit tė fakteve ( krahasimi nga unė i citimeve tė sajuara prej tij si kinse tė Skėnder Luarasit me perifrazimet e mėvonshme pėr t’i “argumentuar” ato) ai pranoi heshturazi mė nė fund se redaksitė e gazetave Albania e Shqip dhe unė kemi patur tė drejtė kur denoncuam trillimet e tij “me thonjėza”, por prap z.Agron Luka nuk kėrkoi ndjesė. Mė poshtė do tė ndalemi edhe tek shpifja mė e kobshme politike qė ka bėrė Agron Luka ndaj Skėnder Luarasit si personalitet i spikatur kundėr diktaturės sė Enver Hoxhės dhe klanit tė tij.
    Nė librin e Agron Lukės “Rreth tė vėrtetės pėr botimin “Migjeni-Vepra” , 1954, botues Camaj-Pipa, 2011, tė cilėn e bleva kėto ditė tek njė shitės ambulant ( por gjendet edhe nė Bibliotekėn Kombėtare) qė nė fakt pėrmbledh vetėm 19 faqe me trillime, shpifje e falsifikime tė tij ( pasi pjesa tjetėr ėshtė kryesisht lėndė qė i takon veprės sė Migjenit tė botuar nga Gjovalin Luka mė 1954) krahas ndyrėsive tė tjera lexova: ‘Fillimisht, meqenėse Petrua nuk kishte patur eksperienca letrash, ia shiti patentėn prokurorit tė gazetarisė letrare z. Dashnor Kaloēi. Ishte ky zotėri Kaloēi, autori i serialit te “Gazeta Shqiptare(15-21 prill 2003) , madje pretendonte se ‘ashtu e kishin urdhėruar”. Petroja junior, mbasi e akuzoi edhe vetė Kaloēin pėr ‘’bėrje sallatė tė materialit” na doli vetė nė skenėn e Migjenologjisė, ‘ me shpatė zhveshur”,madje pėr tė dėftyer genin e trashėguar... (RD, 30.4.2003) “ Agron Luka, rreth tė vėrtetės...”, 11.
    Mė tej (nė faqen 13 ) citojmė tė ketė shkruar se ‘’vetė z. Petro i ka hapur kėto letra e tema disidentore” deri edhe me pohime tė Skėnder Luarasit, drejtuar Enver Hoxhės: ‘’Unė S. Luarasi i kam bėrė Partisė dhe ju shoku Enver, shėrbime tė mėdha”, dhe kur nga ana tjetėr citon atė plakoēin shefin e Dosjeve , se ‘’Skėnder nuk na kish patur dosje, sepse fliste hapur” atėhere unė kam tė drejtė tė dyshoj se, diēka ju djeg!”
    Duke ia bashkėngjitur kėtė citim tė Agron Lukės “provės” tė tij tė sipėrcituar tek Shqipėria etnike, nr. 147, me fotoskanimit tė materialit tė D. Kaloēit ( kinse si i imi me diciturė “Lexoje, ja ku ėshtė shėrbimi i madh ndaj Partisė dhe shokut Enver i Skėnder Luarasit, botuar nga Petro.”) – nė rast se provohet qė nuk i pėrgjigjet realitetit- kjo jep provėn e padiskutueshme tė shpifjes dhe falsifilimit me paramendim pėr tė kompromentuar e poshtėruar politikisht Skėnder Luarasin e ‘’autorin e publikimit” Petro Luarasi si dhe seriozitetin e pėrfaqėsuesit tė institucionit shtetėror, tė ndjerin zotėri Nafiz Bezhani. (Skanimi i dokumentit gjendet tek Forumi shqiptar, tema Skender Luarasi dhe Migjeni dhe Skender Luarasi)
    Krahasimi i pėrmbajtjes sė fotoskanimit tė letrės apo edhe zbardhja e gabuar e tij nga Dashnor Kaloēi shihet qartė qė nuk e pėrmbajnė citimin ‘’Unė S. Luarasi i kam bėrė Partisė dhe ju shoku Enver, shėrbime tė mėdha” dhe Agron Luka nuk na ka paraqitur provė tjetėr nga e ka gjetur. Prandaj sė pari unė e akuzoj publikisht Agron Lukėn si shpifarak dhe falsifikator tė poshtėr, sė bashku me ata qė e pėrkrahin. Pranohet botėrisht “Kush falsifikon njė herė, nuk ėshtė mė i besueshėm” , por pse Agron Luka qė falsifikon vazhdimisht konsiderohet “ i besueshėm”.(?!!!)
    Kėto trillime e shpifje tė Agron Lukės “ēuditėrisht” kanė gjetur “vakėf” nė ndonjė media tė shkruar e elektronike ku madje persona anonimė i kanė pėrdorur si referenca e “prova bindėse” pėr tė stėrholluar akuza edhe mė tė turpshme , tė cilat Agron Luka deklaron qė nuk i pėrkrah por vetėm sa “ i ka marrė me mend” si p.sh mbi shkakun dhe pasojat e dėnimit tė babait tė tij Gjovalin Luka.
    Nė kėto kushte kur dikush trillon, shpif e falsifikon prova me shkrim dhe ato keqpėrdoren me paramendim nga klane e media tė tjera, i mbetet barra sė pari redaksisė sė organit apo medias pėrgjegjėse qė, nė rast tė mungesės sė ndjesės nga autori pėrgjegjės
    tė largojė pjesėn e vet tė pėrgjegjėsisė etiko- ligjore tė paktėn duke hequr tekstin apo imazhin e materialit, qė tė mos pėrdoren pėr dizinformim nga media apo eventualisht edhe nga instancat pėrkatėse tė drejtėsisė.
    Libri i Agron Lukės “Rreth tė vėrtetės...” ėshtė propaganduar nė disa media tė shtypura e elektronike, ėshtė depozituar nė Bibliotekėn Kombėtare e eventualisht nė biblioteka tė tjera dhe ėshtė gjendur duke u shitur nė treg tė lirė.
    Nė librin e tij Agron Luka ka shkruar “ Ribotimi i skanuar i librit origjinal tė botimit 1954, bashkė me gjashtė pjesėt e hequra e komentet, bėhet me tirazh minimal 100 kopje, vetėm pėr ruajtje e njohje shkencore, meqenėse botimi origjinal i vitit 1954 , nuk ndodhet nė bibliotekat tona. Ky ribotim i skanuar ėshtė i pashmangshėm...” ( A.Luka “Rreth tė vėrtetės...” f.9)
    Edhe kjo gėnjeshtėr e Agronit tė Lukajve i ka kėmbėt e shkurtra e bishtin e gjatė:
    - Materiali prej 200 faqesh i pėrket veprės sė Migjenit e cila ligjėrisht ende i takon familjes sė tij me pėrfaqėsuese znj. Angjelina Luarasi-Ceka dhe sė cilės nuk i ėshtė marrė leje
    - “Studimi rreth sė vėrtetės” prej 19 faqesh i Agron Lukės pėrmban trillime, shpifje dhe falsifikime ( si ai i sipėrcituar) tė dėnueshme moralisht e ligjėrisht.
    - Nuk ėshtė e vėrtetė qė botimi i vitit 1954 nga Gjovalin Luka gjendej me shumė kopje e nė shumė biblioteka si Biblioteka Kombėtare, Biblioteka e Institutittė Historisė, tek e Fakultetit tė Filologjise etj, pra nuk ishte e domosdoshme “ribotimi pėr studim shkencor”
    - Libri nė kurrizin e tij ka tė shtypur ēmimin 600 lekė dhe shitet nė treg.
    Duke patur parasysh kėto shkelje tė rėnda tė dėnueshme moralisht e ligjėrisht, i bėjmė thirrje Agron Lukės, tė kėrkojė ndjesė, ta tėrheqė urgjentisht librin nga tregu e ku e ka ēuar se do tė ketė pasoja tė paparashikueshme.
    U bėjmė thirrje mediave tė shkruara e elektronike qė tė heqin shkrimet e fotoskanimet qė pėrmajnė kėto shpifje e falsifikime dhe tė ndalin reklamimin e tyre si njė informacion i dėnueshėm.

    Krahas njoftimit tė opinionit publik, do tė shtrohet edhe ēėshtja se kujt i ngarkohet dėmi moral e material qė i ėshtė shkaktuar Migjenit, Skėnder Luarasit e familjeve tė tyre.

    Petro Skėnder Luarasi

  2. #172
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Uollt Uitman, Fije Bari (Walt Whitman: Leaves of Grass)
    Shqipėroi nga origjinali: Skėnder Luarasi (Translated by: Skender Luarasi)

    I PLAGOSUR NĖ SHTĖPINĖ E MIQVE
    ''Dhe do ta pyesin atė: Nga i ke ato plagė nė duart e tua?
    Atėherė ai do t’u pėrgjigjet: Kėto plagė m’i dhanė nė
    shtėpinė e miqve tė mi'' - Zaharia, XIII. 6.

    Ndė tė merret goja, Liri,
    Fitoren s’do ta korrė armiku yt hapėt,
    Po nė shtėpi tė miqve do tė tė plagosin.
    Virxhinia, nėnė e madhėshtive,
    Mos u skuq qė je nėnė e skllevėrve,
    Se mund tė lindje skllevėr mė tė ligj -
    Trupbutė t’ultė, morra tė njerėzimit –
    Kėlthasin e po ēirren pėr liri
    Aq sa gjaku u del nė fytyrė,
    Kurse vetė janė gati tė bėjnė ēdo krim,
    Gjithė shpresat e shekujve i shesin pėr tė pirė,
    Si krimbat nė plehė duke pėrlėkurur;
    Pėr ta dollari ėshtė mė i shtrenjtė se fjala ungjillore;
    Dashuri e shpresė kanė mendimin pėr fitim,
    Parajsa, si qefin, mbulon jetėn e tyre;
    Heroizmat e mėdha t’heronjve tė lavdishėm,
    Tė cilave mund t’ua kishin zili perėnditė,
    Thirrja e atyre qė po vdesin nė luftė, vaji i grave,
    Ngazėllimi i popujve tė ēliruar -
    Nuk ua prekin zemrat nė kraharor,
    Po prekin vetėm xhepin e tyre.
    Karolinė gjaknxehtė,
    Ti mund tė shtrembėrosh buzėt me pėrēmim
    E zhytur nė baltė tė skllavėrisė megjithatė ji fisnike e fatit,
    Qė nuk ke fis.
    Ēohu, o Veri i ri!
    Rrjedh nė dejt e frikacakėve gjak i vjetėr:
    Servil i thinjur, frikacak i zbehtė,
    Llafazan i vėrtetė, ose i shtėnė,
    Ata ulėrijnė si fėmijėt e gjirit -
    Pėrsa kohė akoma do tė na pėrfaqėsojnė ata?
    Luftoni tė bashkuar, me trimėri si ushtarėt,
    Spartanė trima tė pakė,
    Mos kini frikė prej egėrsirės sė tėrbuar ēamarroke,
    Po prej thumbit tė ndarė mė dysh
    Qė zgjatet drejt nesh nga bari nėn kėmbė.

  3. #173
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Skėnder Petro Luarasi dhe Kosova

    Skėnder Petro Luarasi dhe Kosova

    Skėnder Petro Luarasi (19.1.1900-17.4.1982) ėshtė njė nga personalitetet mė tė dalluar qė ka ndjerė gjatė tėrė jetės detyrimin dhe e ka shprehur hapur e me sinqeritet nė veprėn e tij, dhimbjen e thellė dhe solidaritin pėr Kosovėn dhe popullsinė e saj martire. Dashuria e tij pėr kėtė trevė tė robėruar shqiptare dhe adhurimi i tij “ i ēmendur” pėr kontributin e jashtėzakonshėm tė bijve tė saj lindi dhe u zhvillua natyrshėm, nga rrėfimet e babait tė tij Petro Nini Luarasi, nga takimet me miqtė e tij atdhetarė kosovarė apo rrethanat historike tė pėrjetuara. Me dhjetra personalitete kanė dėshmuar ndjeshmėrinė e tij tė lartė pėr hallet dhe tė ardhmen e kosovarėve si pjesė thelbėsore e patjetėrsueshme e kombit shqiptar. Kėtė “e kuptojnė mė mirė ata qė kanė patur fatin ta njohin nga afėr dhe qė ruajnė nė kujtesė takimet, bisedat, idetė dhe shpėrthimet e tij tė cilat i lexoheshin nė fytyrė, nė mimikė, nė lėvizje dhe i reflektonte gjithė vrullet e brendėshme, gjithė shqetėsimet.”
    (M. Islami. Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe ēėshtja e bashkimit kombėtar. Prof.Skėnder Luarasi personifikim i problemit kombėtar shqiptar, Tiranė, Afėrdita, 1998, f.322.)
    Dashuria pėr tėrė gjymtyrėt etnike tė kombit e e pėrshkonte ēdo qelizė tė qėnies sė Skėnder Luarasit, idealist por edhe realist nė sensin e mbrojtjes sė tė vėrtetės historike, drejtėsisė e lirisė sė popujve tė nėpėrkėmbur. “Luarasi shkroi me njė mallėngjim drithėrues e njohje tė shkėlqyer edhe pėr Kosovėn, e kosovarėt, si ndoshta, rrallėkush tjetėr nga Shqipėria e Jugut, pėr atė Kosovė, qė nuk e hoqi asnjė herė nga goja.”
    ( M. Gjevori. Shkolla Teknike e Tiranės: Monografi shkollore, Prishtinė,2003, f.134.)
    Skėnder Luarasi ndjente dhimbje tė madhe pėr fatin e kosovarėve, tė cilėt ishin therrorizuar pėr pavarėsinė e Shqipėrisė dhe vetė vuanin robėrinė. Si simbol tė sakrificės e heroizmit tė tyre ai shpesh pėrmendte Isa Boletinin. Studjuesi Ali Aliu, i cili e ka takuar shumė herė thotė: “kam patur e kam admirim pėr kėtė figurė qė tė pushtonte nga takimi i parė. Pa e tepėruar mund tė thuhet se Kosovėn e kishte shqetėsim tė parė, ēfarė ishte njėri nga ''mėkatet'' e tij. Ishte admirues i Isa Boletinit, sa herė takoheshim e pėrsėritėte: ''Nuk dua tė vdes pa e parė fshatin e lindjes sė Isės”, thoshte…''
    (A. Aliu. Kosovėn e kishte shqetėsim tė parė. Drita, 16 janar 2000, f.7.)
    Edhe ēastet e fundit tė jetės i ndau me Kosovėn kur nė kllapi, mes grahmave, nė luftė me vdekjen, belbėzonte thirrje pėr tė mbledhur forca tė ēlironte Kosovėn. Kėto fjalė nuk janė fantazi “ultranacionaliste” , por ngjarje reale, tė para dhe tė deklaruara nga dėshmitarė okularė seriozė tė cilėt kanė treguar mbresat e tyre nga takimet e fundit me Skėnder Luarasin.
    Nė memorjen tonė ka mbetur dialogu i tij me Aleks Budėn, kur akademiku i nderuar i tha si me shaka se nė udhėtimin e fundit nė Kosovė, mė 1982, ia kishte parė emrin nė njė listė rilindasish, por nė fund fare. Skėnder Luarasi i pėrmalluar i kishte shprehur mirėnjohje Kosovės pėr kėtė nder duke shtuar “Qofsha edhe i fundit, por nė kėtė listė!”
    Po mbushen tre dekada prej ndarjes nga jeta tė Skėnder Luarasit dhe populli kosovar me institucionet e shtetit tė tij tė lirė po e vlerėsojnė pėrherė e mė shumė (deri tani mbajnė emrin e tij shkolla e mesme teknike nė Skėnderaj nė Suharekė mė 1994dhe njė rrugė nė qytetin e Mitrovicės....)
    Nga informacionet dhe opinionet e vėrejtura, mendojmė se Skčnder Petro Luarasi nuk njihet sa duhet nė Kosovč, kryesisht pėr shkak tė rrethanave politike. Shpesh roli dhe vepimtaria e tij ėshtė keqinterpretuar apo shprehet si gojėdhėnė, ėshtė nėnvlerėsuar, cunguar apo tjetėrsuar nga qarqe tė caktuara dhe nuk ėshtė studjuar e publikuar nė mėnyrė shkencore, me argumente, fakte, referenca shkencore dhe dokumenta. Pėr analizimin e kėsaj situate mjafton tė pėrmendet fakti qė ai ka vepruar nė kundėrshtim me politikėn qė ndiqej nga rregjimi monarkik, fashist dhe monist ndaj Kosovės sė pavarur e demokratike.
    Ndaj nė kuadėr tė 100-vjetorit tė Pavarėsisė dhe diskutimeve pėr njė “histori ndryshe”, me modesti po e trajtoj paksa mė gjerė me fakte. (Vijon)

    Foto 1. Portreti "i mjegulluar" i Skėnder Luarasit
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #174
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Skėnder Petro Luarasi dhe Kosova

    Kujtime te femijerise

    Skėnder Petro Luarasi u lind nė njė vatėr atdhetare, nė njė periudhė tė rėndėsishme tė organizimit tė luftės pėr ēlirim kombėtar. Nė vitet e fėmijėrisė ai u ushqye vazhdimisht me rrėfime e ngjarje heroike e tragjike me pėrmasa mbarėkombėtare, tė cilat iu ngulitėn thellė nė mendje e zemėr. Nga tregimet dhe bisedat nė familje
    (prej tė atit Petro Nini Luarasi, motrės Thomaidha dhe vėllait Dhimitri, dajallarėve Guri e Toni Sevo, etj.) gjithnjė e mė tepėr dėgjonte pėr bėmat e heronjve kosovarė me ngjarje heroike e tragjike qė nė fantazinė e tij foshnjore merrnin pėrmasa epike groteske.
    Rasti e solli qė tė njihej me disa prej tyre, mė 20 mars 1910, kur u mbajt Kongresi i Dytė i Manastirit, qė mund tė quhet edhe ''i kosovarėve''. Sipas Luarasit “ pėr vendimet, rrethanat e kohės dhe tė vendit nė tė cilin u mbajt, ėshtė nga mė tė rėndėsishmit e kongreseve kombėtare shqiptare. Ai qėndron nė zenithin e tė dy kuvendeve tė Ferizajt qė pėrbėjnė katėr vjet nga mė tė lavdishmit nė historinė e Shqipėrisė”
    Petro Nini Luarasi, i cili u zgjodh sekretar i tij, foli nė emėr tė Lidhjes Orthodhokse dhe fjala e tij e botuar nė ''Bashkimi i Kombit'' bėri pėrshtypje tė fortė. (Shiko fragment) ..........
    Skėnder Luarasi kujton drekėn e parė nė restorantin e hotelit ''Ilira'', ku qenė mbledhur delegatėt dhe kėshillėn e tė atit Petro Nini Luarasi (sekretar i Kongresit):''Shikoji nė sy kėta zotėrinj, mbaji mend mirė fytyrat e tyre dhe t'i nderosh gjithė jetėn, se ata pėrpiqen tė shpėtojnė Shqipėrinė nga robėria!'' Dhe mė tregoi emrat: ''Zotni Dervish Hima dhe Bedri Peja, Qazim be Dibra, Hysni Curri, Ali Hajdari '' e kėshtu me rradhė. Dhe unė i shikova nė sy dhe i nderova me krye, ndenja nė trapezė bashkė me ata dhe hėngra mish me fasule e njė bakllava. Kur dėgjoja Dervish Himėn tė fliste me admirim pėr Ismail Qemalin dhe Hysni Curri po kėshtu pėr Isa Boletinin, mua mė shkonte mendja nė kohėn heroike tė Skėnderbeut dhe gėzohesha qė edhe ne shqiptarėt kishim burra me famė.”
    Nė kujtimet e tij se si e fituan shqiptarėt autonominė (Hyrietin) dhe mė pas pavarėsinė ai shkruan: “Kėtė e mora vesh disa vjet mė vonė, nė Manastir, prej gojės sė patriotėve shqiptarė, kur flisnin nė klubin ''Bashkimi'' pėr punėt e Shqipėrisė hallemadhe. Nuk qe sulltan Hamiti qė na e dha hyrjetin; sulltanėt e tiranėt ua grabisin lirinė popujve, nuk ua japin; as veziri i madh, as valinjtė, as pashallarėt e bejlerėt nuk e dhanė hyrjetin, se ata rronin nė sajė tė sulltanit e tė despotizmit tė tij. Prandaj nuk qenė Njazi beu dhe Enver beu dhe Talleat beu, as Xhavit Pasha, as Durgut Pasha, as Mahmut Pasha dhe as Hysen Hilmi Pasha apo Ferit pashė Vlora, qė ua dhanė kostitucionin popujve tė Perandorisė Otomane. Po, qenė shqiptarėt kosovarė, ata 30.000 qė duke zbritur nga malet po bėheshin 100.000 dhe tė cilėt qė nga Ferizaj i dėrguan sulltan Hamitit fjalė:''A do tė na e japėsh lirinė apo tė tė vimė atje nė Stamboll e ta marrim vetė!'' Porse qenė edhe ato ēeta secila me nga pesė-dhjetė luftėtarė qė dolėn malėsive tė jugut e mund tė bėheshin me kohė edhe ato, me nga 500 e 5000 veta, dhe tė gjitha bashkė pse jo, 50.000, qė tė ndihmonin tė fitonte lirinė e pavarėsinė e vet edhe kombi i Skėnderbeut.”
    Pėr pčrgatitjen e pavarėsisė sė bekuar Luarasi shkruan: “Kėsaj pranvere tė motit 1912, malet e Shqipėrisė u mbushėn me kryengritės. Nuk mbeti qytet e fshat pa dėrguar pjesėtarėt e tij nė ēetat e Shqipėrisė sė Jugut. Ēeta e Spiro Bellkamenit kishte mbėshtetje Korēėn, Muharrem Hurshiti - Ēamėrinė, Gani Butka - Kolonjėn, Izet Zavalani - Dangėllinė, Qamil Panariti - Vakėfet, e kėshtu po thuajse tė gjitha krahinat. Ata nuk qenė ndonjė gjė e madhe nė krahasim me forcat e Kosovės nėn udhėheqjen e Isa Boletinit, tė Idriz Seferit e tė Bajram Currit, porse shėryen mirė si njė simbol i bashkimit tė shqiptarėve nė luftė pėr liri e pavarėsi nga Turqia.
    Ndėrsa nė Kosovė udhėheqėsit e kryengritjes sė madhe po mblidheshin nė Junik pėr tė biseduar ultimatumin qė do t’i dėrgonon qeverisė sė Stambollit, kryetarėt e ēetave tė Kolonjės e tė Korēės u mblodhėn nė maj 1912 nė Gostivisht pėr tė caktuar udhėheqėsin e tyre. Ndonėse shumica qenė tė fesė myslimane, aq e fortė ishte ndjenja patriotike nė zemrat e tyre sa qė tė gjithė zgjodhėn tė krishterin Spiro Bellkameni pėr komandant tė tyre. Udhėheqėsit e ēetave u mblodhėn nė shtėpinė e Vasil Kitės ku gati njė vit mė parė u nda nga jeta i helmuar Petro Nini Luarasi i cili nuk mundi tė ndihmojė me forcat e trupit, por ndihmoi me forcėn e mendjes e tė zemrės, kryengritjen e madhe.
    Ē’punė tė madhe mund tė bėjnė patriotėt e bashkuar me njė dėshirė e njė qėllim ! Ē’gėzim tė madh tė zgjon nė zemėr hapi i tyre nė marshim ritmik! Ē’ideale tė larta tė ngjall flamuri kombėtar me valavitjet e tij tė rrepta! Liri a vdekje!”
    Atje lart nė veri bijtė e Kosovės trime u ranė hordhive njėqind mijėshe tė 25 pashallarėve turq dhe brenda tre muajve e shpunė triumfin shqiptar nė Shkup dhe e vendosėn nė konak kryetarin e tyre.” Ismail Qemali do tė shkruante:” Hyrja triumfale e kryengritėsve shqiptarė nė Shkup i dha fund pushtetit tė shfrenuar dhe kriminal tė xhonturqve dhe shkaktoi shpėrndarjen e parlamentit’’.,
    Luigj Berisha i ka treguar se tok me vėllanė e tij Rrokun doli tė bėjė sehir hyrjen e bashkėatdhetarėve tė tij ngadhnjimtarė nė Shkup ku pa Isa Boletinin, Bajram Currin, Idriz Seferin, Bajram Daklanin, e tjetė udhėheqės nė mes tė atyre djelmoshave truphedhur e ballėlartė, qė u shkėlqente fytyra si djelli dhe marshonin si nė dasmė duke kėnduar:
    Ēonju Shqypni, mos u ban horre
    Ej Kosovė me taborė,
    Bini ju shqiptarė,ore
    Gjithė Evropa tė na njohė!
    Ngri, shqiptar flamurin,
    Tash nė luftė borija na thėrret;
    Me derdh pėr vend tonė gjakun
    Ne pushka po na pret…

    “ kur pashė kėtė tabllo tė gjallė tė bashkimit kombėtar mu ngjall thellė mu nė zemėr ajo krenari qė mė bėri tė mburresha se isha edhe unė i tyre , se isha shqiptar.’’

    (Kjo strofė me melodinė e saj drithėruese mė buēet ende nė veshė me zėrin kumbues tė Skėnder Luarasit, i cili nuk linte rast pa e kėnduar e pėrshkruar nė kujtimet e tij mbi Kosovėn.)
    Nga kujtime e vegjėlisė po shėnoj njė ngjarje tė paharruar pėr Skėnder Luarasin, e cila lidhet me periudhėn pas zbulimit tė komplotit tė Korēės (prill 1914), ku u arrestuan dhespoti Gjermanos dhe gjashtė anėtarė tė komitetit konspirator , ndėr ta edhe koloneli grek Vajraktaris. Meqė puēi u zbulua tri ditė mė herėt, ushtria greke qė priste ditčn tė sulmonte nga Bilishti nuk arriti dot nė kohė. Tė egėrsuar nga kjo disfatė, ushtria greke, e maskuar nė andartiko, goditi kufirin e Kolonjės, dogji Leskovikun dhe arritėn deri nė Ersekė, Starje, Gostivisht, Kurtes, Frashėr dhe Luaras ku u sulmuan nga njė batalion i forcat atdhetare tė komanduar nga major Ahmet Lepenica me mėkėmbės Abaz Taushani dhe Faslli Kurti.
    “Nė fund tė qershorit, miqtė e mij u laguan dhe vendin ua zuri njė kompani vullnetarėsh me komandant Mehmet Korēėn. Ushtarėt dibranė e kosovarė, para se tė largoheshin erdhėn tek ne dhe iu falėn nderjes nėnės pėr gjithė ata lakrorė qė pati gatuar dhe rrobat qė u lau pėr sa kohė qėndruan nė mėhallėn tonė. Dhe vazhduan udhėn e Lirisė Kombėtare. (Ndonja tridhjetė e pesė vjet mė vonė, Fazlli Kurti na vizitoi dhe e falenderoi nėnėn, veēanėrisht pėr dhuratėn e shenjtė, pallton e Petro Nini Luarasit, qė ajo ia pati dhėnė njė ditė shiu tė mos lagej gjatė rojes.
    Nėna e pyeti: ’’Po ata djem asllanė - ē’u bėnė?”
    “Vėrtet, ata djem asllanė nga Dibra e Kosova - ē’u bėnė… ē’u bėnė ...shtigjeve tė lirisė ?” kujtonte me mall e dhembje Skėnder Luarasi.
    (vijon)

  5. #175
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Skėnder Petro Luarasi dhe Kosova

    Kujtime nga jeta studentore nė SHBA e Austri

    Gjatė periudhės sė studimeve nė ShBA ( 1916-1920) e Austri, Skėnder Luarasi u dallua pėr organizimin e studentėve shqiptarė nė shoqėri atdhetare e kulturore si “Lidhja e Studentėve Shqiptarė” nė SHBA ( dhe editor - kryeredaktor e pėrgjegjės botimi - i organit tė saj, revistės ‘Studenti”) dhe kryetar i shoqėrisė “Albania” tė studentėve shqiptarė nė Austri ( dhe editor - kryeredaktor - i organit tė saj, revistės ‘Dialėria”)
    Krahas shkrimeve tė ndryshme ku pėrmendte Kosovėn ai sė bashku me Qerim Panaritin, nė emėr tė studentėve shqiptarė tė Amerikės, shkroi edhe disa telegrame drejtuar Presidentit tė SH.B.A. Woodrow Wilson, Kryetarit tė Konferencės sė Paqes nė Paris dhe Delegacionit Amerikan nė Konferencėn e Parisit,

    Woodrow Wilson, President i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės
    Kryetarit tė Konferencės sė Paqes , Paris
    Legatės Amerika, Paris
    Shkėlqesi: Shoqata e Studentėve Shqiptarė, pėrulet thellėsisht e i lutet Konferencės sė Paqes pėr tė rivendosur pavarėsinė dhe integritetin e Shqipėrisė, duke pėrfshirė nė kufijtė e saj krahinat e Kosovės dhe tė Ēamėrisė, nė bazė tė sė drejtės sė kombėsisė dhe tė vetvendosjes, pėr hir tė sė drejtės dhe paqes sė ardhshme nė Ballkan.
    Me respekt:
    Qerim Panariti
    Skėnder Luarasi
    28 qershor 1918

    (Botuar nė “Studenti”, nr.1, Janar 1920 ,f.13)

    Po pėrmendim edhe dy fragmente artikujsh tė shkruar nė Austri tė botuar nė revistėn”Dialėria”
    Ēelja e festės. 28 Nėnduer 1928 nė Vjenė.
    “Nė kėtė orė solemne le tė largohemi nga dėshirat e kota duke u lartėsuar nė regione mė tė pastėrta tė idealismės. Le tu themi njė ''ndjesė pastė'' atyre heronjve qė me besim tė patundur shkrinė jetėn e lanė pas jetimė qė tė na dhurojnė kėtė ditė. Le tė qėndrojmė njė grimė nė mendim vaji pėr vėllezrit tanė nė veri e nė jugė q'akoma rrojnė robėr. Koha do tė vinjė - dhėntė Zoti - qė Kosova, atdheu i mbytur nė gjakun e fatosave tė liris arbnore dhe i larė me lotėt e nėnave fatkeqe, atdheu i puthur prej buzėvet tė njoma foshnjash tė pafajshme, qė n'agoni shpirti bijen nėn forcėn e gjakpirėsit: qė Kosova jonė trime do tė bashkohet me mėmėn Shqipėri.”
    (28 Nėnduer 1928 nė Vjenė. Fjalim i Skender Luarasit, Dialėria.- Vol.2, nr.7, nėntor, 1928, f. 2-3 )

    Popullsia e Kosovės
    Nė artikullin e tij “Popullsia e Kosovės” pėrshkruhet dhimbja qė ndjen autori pėr fatin tragjik tė vėllezėrve bashkėkombas nga Kosova tė cilėt trajtoheshin nė mėnyrė barbare nga pushtuesi serb. Kėto situata rrėnqethin e pikėllonin shpirtin e shqiptarėve pėr genocidin serb qė tentonte tė shuante nga faqja e tokės arbėrore ēdo gjurmė shqiptare. Ai bėn thirrje qė tė rinjtė shqiptarė duhet tė ngrejnė zėrin kundėr shkombėtarizimit tė vėllezėrve nė Kosovė, kundėr dhunės sė tmershme qė i bėhet kėsaj pjese tė kombit tonė! U drejtohet edhe brezit tė ri pėrparimtar tė Jugosllavisė qė tė kundėrshtojnė pėr tė mos u nėpėrkėmbur tė drejtat mė elementare njerėzore dhe tė jenė pėrkrahės s tė njė kulture e mendėsie tė re pėrkundėr politikės shovinist serbomadhe.
    “ Njė mjerim qė sot ditėn e lirisė sonė na rrėqeth mishrat e na pikėllon shpirtin, ėshtė fati I keq I vėllezėrve tanė nė Kosovėn e robėruar…Lajmet na rrėfejnė se serbėt kanė filluar me tėrbimin e mėparshėm, por nė mėnyrė mė tė padukur, ta shuajnė nga faqja e tokės sė rrėmbyer arbėrore ēdo gjė shqiptare...Ne tė rinjtė shqiptarė duhet tė ngrejmė zėrin kundėr shkombėtarizimit tė vėllezėrve tanė nė Kosovė, kundėr dhunės sė tmershme qė i bėhet atdheut tonė!”
    (Popullsia e Kosovės , Skėnder Luarasi, Djalėria.- Nr.7, nėntor, 1928, f.15)
    Akademiku Aleks Buda, nč kujtimet e tij, si student nė Austri, shkruan se Skėnder Luarasi shoqėrohej e kishte miq emigrantė politikė kosovarė. Ai dallohej pėr guximin dhe pjekurinė e tij atdhetare e intelektuale, shquhej pčr organizimin e studentėve me pikėpamje demokratike nč disa vende, ndaj pėr shkak tė veprimtarisė sė tij u bė tepėr shqetėsues pėr regjimin monarkik.
    Pėr shkak se botoi dy gravura politike tė studentit Muharrem Butka ( njėra prej tė cilave qe portret i Bajram Currit me diēiturėn “Kosova”) dhe sidomos pėr protestėn ndaj rrėzimit tė republikės e vendosjes se monarkisė nė Shqipėri, atij iu pre bursa e mė pas u burgos.
    (Vijon)

  6. #176
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Skėnder Petro Luarasi dhe Kosova

    (Vijon)

    Veprimtaria si mėsues nė Shqipėri

    Gjatė periudhės 1930-1936, Skėnder Luarasi punoi si mėsues nė disa shkolla tė mesme [nė Shkollėn Teknike-Tiranė (korrik 1930-gusht 1931), nė Institutin Tregėtar Vlorė (shtator 1931-qershor 1933), nė Gjimnazin e Tiranės (shtator 1933-tetor 1934), nė Gjimnazin e Shkodrės (tetor 1934-dhjetor 1935), nė Gjimnazin e Tiranės (janar 1936- tetor 1936), nė Shkollėn Teknike-Tiranė (tetor 1936 - nentor 1936)] ku dallohet pėr nivelin kulturor e pedagogjik. Fillon punė nė Shkollėn Teknike me pagė 300 Fr.Ari, ndėrkohė organi i shkollės shkruan:
    “Koha e shkurtėr ndėr ne na e ka tregue mėsuesin e ri njė mėsues t’aftė e enthusiast tė trupit mėsimuer.’’
    (Laboremus, 18 Nėntor 1930, f.8.)
    Krahas zhvillimit tė programit mėsimor me njė metodologji tė re, ndėrthurrte zhvillimin e lėndės me tema tė lira hartimi, diskutime, eskursione e aktivitete nė shoqata kulturore atdhetare.
    “Nė mbledhjen e fundit t’Organizatės ‘’Pėrparimi’’ , z.Skėnder Luarasi foli mbi karakteristikat kombėtare. Fjalimi i Zotnisė sė tij u prit me kėnaqėsi dhe u duartrokit me nxehtėsi jo vetėm prej antarėve t’organizatės por edhe prej visitorėvet. “
    (Njė konferencė, Laboremus, 28Nėntor1930,Nr.4/VII/f.8. )
    Njė kontribut tė veēantė, sidomos ndaj nxėnėsve kosovarė, Skėnder Luarasi dha nė Gjimnazin e Shkodrės, ku u caktua edhe drejtor i Konviktit “Malet tona”. Ai u pėrfol pėr “liberalizmin” ndaj rregullave tė ngurta tė kohės, per takimet e diskutimet e ēlirėta me nxėnėsit, ndihmėn qė u jepte, pėr temat e hartimeve me diskutime tė hapura, pėr inisiativat qė ndėrmerrte nė edukimin dhe organizimin e studentėve me idealet atdhetare dhe progresive pėr kohėn eaktivitetet socialkulturore.
    Nė kėshillin pedagogjik ai dilte nė opozicion me drejtorin e luftonte me kurajo padrejtėsitė qė bėheshin mbi kurrizin e nxėnėsve. Vete drejtori deklaronte;
    ’’Mbrojtjen e nxėnėsve tė lartpėrmendur z.S.Luarasi nuk e ka ba pėr qėllim tjetėr pėrveē se prej bindjes qė ka formue se nxanėsve tė kėtij Institut iu mohoet ēdo liri veprimi nėn maskėn e disiplinės,kurse mbas parimeve tė tija nxanėsit duhet tė jenė fare tė lirė e guximtarė‘’.
    (AQSH,F.Gjimnazi I Shkodrės’’, dok nr.44Res,dt.23.7.1935)
    Nxėnėsit nė pėrgjithėsi ia dėgjonin fjalėn dhe e respektonin.
    ‘’Nė periudhėn 1934-35-36 dallohet nė mėnyrė tė veēantė pedagogui letėrsisė Skėnder Luarasi,i cili kishte fituar admirimin e nxėnėsve pėr spjegimin e lėndės, pėr analizat e thella e plot pėrmbajtje, pėr komentet emocionuese e frymėzuese e mbi tė gjitha pėr qėndrimin e ri ndaj figurės sė nxėnėsit. Pedagogu shoqėrohej me nxėnėsit jashtė mėsimit, qėndronte pranė konviktorėve, dilte shėtitje me ta,shėtitje pune,sepse ai shfrytėzonte rastin pėr tė plotėsuar e pėr tė dhėnė atė qė s’mund t’a jepte nė klasė…Nxėnėsit shprehnin respektin e tyre duke ja mėsuar lėndėn nė mėnyrė shembulore.Nė vitin shkollor 1934-35 Luarasi zhvilloi letėrsi nė klasat 5-a,b,6a,b e 7-tė,gjithsej 220 nxėnėse nė fund tė vitit fituan nota kaluese 219 nxėnės, prej tyre vetėm njė mbeti e tė mos harrojmė se jemi nė vitet kur mbetja me shumicė e nxėnėsve ishte tipar dallues i shkollės…’’
    ( Gjimnazi i shtetit Shkodėr (1922-1972) f.54.Citim nga: V.Llazari, M.Uli , Buletini shkencor i Institutit Pedagogjik Dyvjeēar Shkodėr, nr.5 viti 1966)
    Kėto veprimtari qė prishnin traditėn konservatore tė kohės shpesh cilėsoheshin si revolucionare, madje me qėllime “bolshevike” dhe shoqėroheshin edhe me kėrcėnime me vdekje.
    Veēanėrisht e rrezikshme u bė situata kur diskutonte nė biseda dhe jepte hartime me temė kundėr dasisė fetare dhe kur mori inisiativėn , qė u pėrkrah gjėrėsisht nga pedagogė e nxėnės kudo nė Shqipėri, pėr pėrdorimin e uniformės shkollore dhe zėvendėsimin e festes si simbol fetar me kasketėn e uniformės sė shkollės laike. (Edhe kjo temė “e mjegulluar” qėllimisht si “veprimtari komuniste” nga disa qarqe konservatore meriton njė diskutim mė tė gjerė me dokumenta dhe dėshmi.) Akuza tė tilla i bėheshin pėr tė sulmuar politikisht edhe Skėnder Luarasin, metodėn e tij tė punės atdhetare kundėr pėrēarjes fetare dhe frymės antifashiste, demokratike liberale nė diskutimin e temave. Kėto qarqe arritėn deri atje sa Shilerin dhe kryeveprėn e tij Vilhelm Teli, por edhe edukimin dhe veprimtarinė antifashiste tė nxėnėsve e shokėve tė tij ta etiketonin si produkte tė propagandės komuniste. Po paraqesim njė nga dokumentat e shumta arkivore pėr informimet kundėr tij
    Raport mbi demostratėn e popullit tė Shkodrės mė 28.nėntor.1940 , i dėrguar kur Skėnder Luarasi qe nė Luftėn antifashiste tė Spanjės
    1. Shkodėr 1.2.1940
    Drejtuesit e demonstratės sė 28 nėntorit nė Shkodėr janė studentėt universitarė Xhemal Broja,Spaho Trimēef....Ramis Xhabija,Lin Luka, Cuk Jakova, Vasil Llazari, Ndoc Mazi, Idriz Rexhepi, Preng Uli, Qemal Draēini e Haxhi Danti, Elez Braha, Fahri Alibali...
    M. Marku

    2.Shkodėr,3.2.1940

    …Hajdar Dushi i cili pėr disa vjet vazhdimisht ka ndjekur Luarasin nė mėsimet e tij....edhe tė tjerė kanė ndjekur mėsimet e Luarasit, mėsuesit Salo Halili, Mehmet Shpuza, Ismet Shaqiri, Fadil Halim Hoxha e Xheladin Hana...
    Veēanėrisht kėta mėsues qė kanė ndjekur mėsimet e Luarasit si edhe Arif Gjyli, element shumė i rrezikshėm, bėn shumė propagandė kėrkon me tė gjitha mėnyrat tė shtyjė tė tjerėt nė demonstrate.
    Nė kėtė ngjarje kanė marrė pjesė edhe profesorėt Butka dhe Taho Shkreli.Pėrfundoj tė them se personat e Pubblicita Istruzione janė tepėr tė implikuar veēanėrisht mėsuesit qė kanė ndjekur mėsimet e Skėnder Luarasit….

    M, Marku
    (Informatori M. Marku nga Lotaj e Shales, (me pas emigroi ne SHBA) banonte e shoqėrohej ne Konviktin "Malet Tona" me nxėnėsit Fadil Hoxha, Xheladin Hana, Hajrulla Kastrati, Emin Duraku, Ndue Gjergj Pervizi etj.
    Diku lexova shkrimin e njė kolegu tė tyre tė pėrbashkėt qė i referohej thėnieve tė Mėhillit: "Ndonese une kisha nje miqesi te ngushte me shoket e mi te klases si Fadil Hoxhen, Emin Durakun, Xheladin Hanen e Hajrulla Kastratin, ne bindjet politike isha kunder tyre sepse ata kishin pikpamje komuniste"
    Nga mė sipėr del qartė e vėrteta se M.Marku qe kundėr antifashistėve atdhetarė sepse qe informator i fashizmit.
    Fritz Radovani ne kujtimet e tij, ndonėse shpreh pikėpamjet e djathta dhe demaskuese kunder diktatures se E. Hoxhes, te cilesuar komuniste, , me objektivitet shkruan:
    “Kush nuk njihte emnat e nderuem tė drejtorėve tė kėtij Gjimnazi, Profesorėt Luigj Shala, Xhevat Korēa, Mirash Ivanaj, Anton Deda e Skėnder Luarasi?
    Kush mund tė harronte breznitė e njėmbasnjėshme tė luftės pėr liri e pėrparim tė Atdheut, qė u rritėn dhe u edukuen nė bankat e kėtij Gjimnazi? Cili shqiptar mund tė fliste pėr Shqipninė Etnike pa vue nė Elterin e Kombit studentėt e Gjimnazėve tė Shkodrės? Kush ishte ai trathtarė qė mund tė guxonte me thanė se Liria e Atdheut, mund tė shkėputet nga gjaku i Dėshmorėve tė Gjimnazėve tė Shkodrės?”
    (Fritz Radovani, Nje monument nen dhe. Studentet)
    Prej kėsaj punės vetmohuese , Skėnder Luarasi njihej si lider shpirtėror i adhuruar nga shumica e nxėnėsve tė tij, djem tė malėsisė, tė Krumės e tė Oroshit nga Kosova e Metohia, Plava, Gucia, Dibra e Madhe e Ēamėria tė cilėt banonin nė konviktin ‘’Malet tona’’ si: Emin Duraku, Nazmi Rushiti, Branko Kadia, Hajdar Dushi, Xheladin Hana, Tom Kola, Xhevdet Doda, Teufik Ēanga, Murat Paci, Fadil Hoxha, Bardhok Biba e dhjetra tė tjerė, shumė nga tė cilėt mė vonė nuk kursyen as jetėn nė luftė kundėr fashizmit, shovinizmit, qarqeve tė errėta konservatore dhe diktaturės hoxhiste
    (une e cilesoj si “pseudokomuniste” sepse ajo vrau shumicėn e komunistėve idealistė. Sa pėr komunizėm tė mirėfilltė ai nuk ka ekzistuar askund)
    Nė dhjetor 1935 Skėnder Luarasin e transferuan nė Tiranė ku ai vazhdoi aktivitetin atdhetar antifashist tė cilin e kurorėzoi me nisjen vullnetar nė Luftėn antifashiste tė Spanjės, mė 12 dhjetor 1936. Ai njihet si i pari vullnetar antifashist i nisur drejtpėrdrejt nga Shqipėria pėr nė luftėn antifashiste tė Spanjės duke u bėrė shembull pėr tė tjerėt, edhe pėr vullnetaren e vetme Justina Shkupi.
    (Vijon)

  7. #177
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Skėnder Petro Luarasi dhe Kosova

    Kujtime nga Lufta antifashiste e Spanjės (1936-1939)

    Thirrjes sė Spanjės: ‘‘Popuj tė botės, ndihmomėni! Fashizmi po mė mbyt!’’ iu pėrgjigjėn: ‘‘No pasaran!’’ ‘‘ (Fashistėt) Nuk do tė kalojnė!’’ tė gjitha shtresat pėrparimtare tė popujve anembanė botės. Krahas vullnetarėve nga 53 vende, dhjetra antifashistė shqiptarė shtrėnguan duart e zemrat nė ‘‘Vatrėn e vėllazėrimit tė popujve’’ dhe u betuan: ‘‘Vdekje fashizmit!’’
    ‘‘Shumė djem tė popullit lanė vėllezėr e motra, prindėr e fėmijė, i lanė nėn terrorin e regjimit tė urisė dhe ikėn plot vullnet, plot zjarr, duke kaluar kufij shtetesh fashiste dhe erdhėn kėtu nė truallin e pėrpjekjeve pėr lirinė e Spanjės dhe tė botės nga rreziku i fashizmit ndėrkombėtar’’.
    (‘‘Pėrpara’’ e Korēės, nė tetor 1938)
    Kombi shqiptar u pėrfaqėsua qė nė muajt e parė nė kėtė ‘‘vatėr tė vėllazėrimit tė popujve’’ me ushtarakė, infermierė, gazetarė e intelektualė, dhe, mbi tė gjitha, me gruan e emancipuar, infermieren Justina Shkupi, e cila u shqua si asistente nė krah tė ‘‘doktorit tė tre kontinenteve’’ Norman Betyn. Nė luftėn antifashiste tė Spanjės u bashkuan tėrė ‘‘copėzat’’ e kombit shqipar: shqiptari geg e tosk, kosovari, dibrani, ēami, arvanitasi dhe bashkėkombasi emigrant nga diaspora.
    Ata u bashkuan pa dallim feje, gjinie, gjendjeje shoqėrore e niveli arsimor apo ekonomik: punėtorė, fshatarė, tregėtarė, ushtarakė e intelektualė, me bindje te ndryshme politike: anarkistė, sindikalistė, komunistė, socialistė, socialdemokratė, patriotė nacionalistė dhe pa parti, gjithė ata qė i bashkonte ideali antifashist dhe dinjiteti njerėzor.Vullnetarėt shqiptar nė Luftėn e Spanjės qenė njerėz tė pjekur, objektivė nė botėkuptimin e tyre politik, atdhetarė e humanė dhe nuk qenė aspak ‘‘mercenarė aventurė" apo ‘‘idealistė romantikė’’.
    Njė ndėr ta qe edhe atdhetari antifashist Skėnder Luarasin i cili deklaronte se shqiptarėt qė vinin vullnetarė nė Spanjė pėrmbushin njė detyrė kombėtare ,se kėshtu do tė kishin sy e faqe tė kėrkonin ndihmė nė rast tė njė agresioni fashist kundėr Atdheut tonė apo pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė bashkimit kombėtar
    Petro Marko e cilėsonte Skėnder Luarasin: “patriot, demokrat, antifashist, njeriu mė i kulturuar nga gjithė vullnetarėt shqiptarė”
    (Petro Marko. Intervistė me vetveten,f. 216)
    Nė kujtimet e tij dhe nė romanin “Hasta la vista” (“Mirupafshim”) ai pėrshkruan marrėdhėniet e ngrohta shoqėrore dhe pėrpjekjet e Prof. Tomorrit (Skėnder Luarasit) pėr tiu gjendur sa mė pranė edhe vullnetarėve kosovarė, brengėn e tij pėr Kosovėn dhe pikėllimin e madh pėr martirizimin e heronjve kosovarė Asim Vokshi, Xhemal Kada, Zef Hoti, Ramiz Varvarica.
    S.Luarasi, i zgjedhur pergjegjės i shqiptareve dhe pėrfaqėsuesi i tyre ne Shtabin Ballkanik, qė nė fillim kembenguli dhe arriti qe regjistrimi i vullnetareve shqiptare te behej sipas dėshirės sė tyre, jo vetem te nėnshtetėsisė por edhe te kombėsisė. Per kete aresye vullnetaret kosovare, ēame, dibrane e shqiptare te tjere nga diaspora u regjistruan si shqiptare ne batalionet qė dėshironin. Ky fakt shumė i rėndėsishėm , qė nuk duhet harruar, ndikoi edhe nė zgjidhjen e njė incidenti, mes kosovarit Emrush Myftari e dy oficereve jugosllave mbi pėrkatėsinė e tij e Kosoven dhepėrgjithėsisht pėr diskutimin e drejtė dhe zgjidhjen e ēeshtjes nacionale sipas platformes se Frontit Popullor. Emrush Myftarin e kishin arrestuar si “provokator” por Skender Luarasi, pergjegjes i shqiptareve ne Shtabin Ballkanik, nderhyri tek shefi i shtabit, miku i tij slloven Dragotin Gustinēiē dhe jo vetem e liroi por kjo sherbeu si shkak qe Emrushi te gradohej.
    Skender Luarasi botoi disa artikuj ku shkroi: ''Pėrsėri po shkojmė drejt humbjes sė plotė tė pavarėsisė sė Kombit tonė...Mbi kurrizin e popullit shqiptar Musolini po sheshon udhėn e penetracionit romak nė Ballkan.Shqipėria ėshtė nė kthetrat e kuēedrės fashiste.Pėr tė shpėtuar duhet tu japim grushtin e vdekjes feudalizmit e fashizmit...Kjo ėshtė, po, njė pėrpjekje e rėndė pėr jetė a vdekje.Po nuk mund tė qėndrojmė vetėm nė kėtė luftė tė ashpėr.As qė mund tė qėndrojmė vetėm.Sot e gjithė bota ėshtė ndarė nė dy kampe tė kundėrtaė fashizmit e tė demokracisė..."
    ( S.Luarasi,25 vjet indipendence, Vullnetari i Lirisė'' ,nr.1, nėntor, 1937, f. 18)
    Idetė e tij shprehin njė platforme ēlirimtare-demokratike e pluraliste:'' Éshtė ideja qė tė ngjallim Frontin Popullor edhe nė Shqipėri,dhe ta drejtojmė kundėr rregjimit.Me anėn e Frontit Popullor do tė pėrpiqemi tė shembim regjimin diktatorial fashist dhe tė sigurojmė bashkimin nė themel tė nevojave demokratike dhe tė zhvillimit nacional...Pėrmes kėsaj udhe duhet tė kalojnė tė gjitha fuqitė progresive tė popullit,tė gjithė patriotėt dhe veteranėt e kombit, e gjithė klasa e aristokratisė sė rėnė poshtė nga dynjallėku,tė gjithė tregėtarėt e dorės sė mesme dhe industrialėt qė janė nė rrezik tė bėnen borēllinj tė kapitalizmės italiane,borgjezia progresive antiimperialiste,doemos tė gjithė bujqtė e punėtorėt,tė gjithė,qofshin katolikė ose muhamedanė ose orthodhoksė,dhe ,pa as mė tė voglėn mungesė,e gjithė djalėria kombėtare pėrparimdashėse e Shqipėrisė...''
    (S.Luarasi,25 vjet indipendence, Vullnetari i Lirisė'' ,nr.1, nėntor, 1937, f.20)

    Mė 28 Nėntor 1937, nga radio ''Madridi'' , prof.Luarasi , komunikoi nė gjuhėn shqipe:''Djalėria dhe populli zjejnė nė Shqipėri.Vetėm idiotėt nuk e kuptojnė gjėndjen e vėrtetė.''Tė urtėt''mund tė jenė mjaft frikacakė sa tė heshtin.Por trimat,dhe Shqipėria nuk ka mbetur shterpė,jo! Le ta ēojnė popullin nė kushtrim,qė t'ja sjellin Atdheut fatkeq shqiptar ,ti sjellin njė ditė tė lumtur lirie”.
    ( Skėnder Luarasi,''Nė Brigadat Internacionale nė Spanjė,f.43)
    Nė emisionet radiofonike dhe revistėn “Vullnetari i Lirisė” ai dėshmoi qė vullnetarėt shqiptarė nė Luftėn e Spanjės, qenė atdhetarė tė bashkuar nė luftė klundėr fashizmit pa dallim feje, krahine, ideje dhe pėrkatėsie ekonomike. Ata besonin tek platforma e Frontit Popullor ku shprehej qartė vetvendosja e kombeve. Ndaj edhe vullnetarėt kosovarė u pėrfaqėsuan me njėpėrqindje relativisht tė madhe nė kėtė luftė, me personalitete si , Asim Vokshi, Ramiz Varvarica, Ymer Puka, Xhemal Kada, Zef Hoti, Emrush Myftari, Shaban Basha, Veli Deda, Zef Prela pesė prej tė cilėve u martirizuan nė Spanjė ( ndėrsa Emrush Myftari u vra mė pas nga shovinistėt serbė si “irredentist” qė kėrkonte kinse“Shqipėrinė e Madhe”)
    Emisionet radiofonike nė shqip, tė parat nė radiodifuzionin shqiptar (tė pėrgatitura e tė transmetuara prej Skėnder Luarasit kryesisht nga radiot Madrid e Barcelona dhe revista “Vullnetari i Lirisė” ( ku S. Luarasi qe kryeredaktor dhe Petro Marko ndihmoi si gazetar) u pėrhapėn kudo ne bote. Personalitete tė luftės antifashiste nė Shqipėri kanė dėshmuar pėr rolin e rėndėsishėm tė kėtij informacini nė atė kohė. Vasil Llazari, njė nga themeluesit e grupit komunist tė Shkodrės, siē etiketohet rėndom, e cilėson profesorin e tij tė gjimnazi tė Shkodrės protagonist tė flaktė tė ideve njerėzore, patriotike, antifashiste...,” i pari flamurtar dhe luftėtar aktiv i kėtyne idealeve tė mėdha tė njerėzimit, tue shkue me luftue nė Spanjėn heroike, aty ku mbroheshin vlerat e mėdha tė njerėzimit, ku mbrohej nderi e pėrparimi, ku mbrohej edhe jeta e pamvarėsia e atdheut tonė tė dashtun. Shembulli Juej vlejti mė shumė se tona. Shembulli juej mė forcoi bindjet nė drejtėsinė e ēėshtjes, na mbushi zemrat me njė dashuni e respekt tė madh ndaj Jush dhe na tregoi rrugėn qė duhej ndjekė. Si ato kohė na nuk lejshim Radio pa provue, pėr tė marrė Barcelonėn dhe Madridin, pėr tė ndigjue zėnin e Profesorit tonė tė dashtun. Dhe fati i Spanjės aso kohe u lidh ngusht me fatin e Profesorit tonė tė shtrenjtė. Na kėrkojshim me dijtė sa mė shumė pėr Spanjėn, por njėkohėsisht edhe pėr Profesorin tonė.”
    (V.Llazari, Si e dėgjuam Skėnder Luarasin kur fliste nga Radio-Madridi (letėr dėrguar Skėnder Luarasit, 19.1.1960), Gazeta Shqiptare, 11 Prill 2003)
    Per te ardhur keq qe ky aktivitet madhor atdhetar e antifashist i Skėnder Luarasit nė luftėn e Spanjės nuk njihet si duhet, shpesh bminimizohet me tė dhėna e opinione te pasakta tė ndikuara nga mendėsia e shkuar.
    U zgjatėm paksa, meqė veprimtaria shumedimensionale e S.Luarasit nė luftėn antifashiste tė Spanjės kalohet nė heshtje per rrethana politike konjukturale (nga padija, mospėrfillja, cmira apo dashakeqesia?! ) por ka ardhur koha qė e verteta te thuhet hapur.
    Trajtimi nė historinė e Shqipėrisė dhe qėndrimi i shtetit ndaj luftės antifashiste tė Spanjės dhe vullnetarėve antifashistė shqiptarė deri nė ditėt e sotme ėshtė paradoksal ,nuk ka ende asnjė simbolikė nė nderimin kolektiv tė tyre. Bėj me dije se nė botėn demokratike u janė ngritur monumente, nė Spanjė, Angli, Gjermani, SHBA, Kanada , nė shtetet e Evropės Lindore po se po?!
    Shpesh lufta antifashiste e Spanjės banalizohet si njė luftė midis “tė kuqve” dhe “tė zinjve” qė nuk kishte tė bėnte me aspiratat demokratike. Edhe nė kėtė kuadėr
    nė periudhėn para dhe gjatė luftės botėrore ėshtė diskutuar gjerėsisht se cilėn platformė duhet tė pėrkrahnin shqiptarėt e kosovarėt : atė tė Frontit Antifashist pėr zgjidhjen e ēėshtjes nacionale nė njė sistem demokratik pas lufte, apo atė tė fashizmit qė propagandonte “Shqipėrinė e Madhe” nėn pushtimin italo-gjerman; pra veprimtari antifashiste, profashiste apo tek e fundit asnjanėse!
    Zhvillimi i ngjarjeve provoi qė platforma e pėrkrahur nga Skėnder Luarasi me shokė qe e drejtė dhe kontribuoi pėr propagandimin dhe shtrimin pėr zgjidhje tė ēėshtjes nacionale ( pavarėsisht se pas luftės ajo u sabotua nga qarqe tė caktuara nė Shqipėri e Kosovė).
    Ka qarqe qė propagandojnė kinse tė mirat qė pati Kosova dhe kombi shqiptar nėn pushtimin fashistonazist duke “harruar” se qe njė situatė e pėrkohėshme nėn pushtimin e huaj. Anashkalohen pasojat e ardhshme tė bashkėpunimit kolaboracionist qė po tė mos qe kontributi madhor i antifashistėve, Shqipėria do tė copėtohej nga fqinjėt fitimtarė anti fashiste. Nė sajė tė pjesėmarrjes sė shqiptarėve me shumicė nė koalicionin antifashist Shqipėria dhe elita politike kosovare u rradhit me fitimtarėt, u mundėsua diskutimi qoftė edhe formal i bashkimit tė Shqipėrisė me Kosovėn dhe u amortizua disi terrori antishqiptar serbomadh . Pra nuk mund tė mohoet dot pėrfitimi i shumė tė drejtave nga elita politike kosovare, flamuri, pėrdorimi i gjuhės shqipe kudo, televizioni e media nė shqip, tė drejtat qė avancuan me kohė, pavarėsisht qėndrimit ilacak tė shtetit shqiptar nėn udhėheqjen e Enver Hoxhės e klanit tė tij, qėndrim me tė vilin deshėn-s’deshėn u pajtuan edhe mjaft liderė politikė kosovarė “pėr ruajtjen e statukuosė”. Bashkimi i Kosovės me Shqipėrinė nė parim “iu la sė ardhmes” tė vendost , qe njė vullnet qė nuk u shuajt dhe me ndryshimin e konjukturave gjeti tashmė zbatim. Zbatimi i platformės sė bashkėpunėtorėve profashistė do ta kishte ēuar Shqipėrinė dhe ēėshtjen kombėtare nė greminė, rezultat qė kuptohet qartė nga tragjedia ēame dhe perspektiva e mjegulluar e saj.
    Vullnetarėt antifashistė kosovarė e gjymtyrėve tė tjera tė kombit shqiptar u nisėn nė luftėn antifashiste tė Spanjės, jo vetėm pėr tė luftuar fashizmin, pėr tė mbrojtur lirinė e drejtėsinė e popullit spanjoll, por edhe me shpresė se pas fitores do tė zbatohej platforma e frontit popullor antifashist pėr vetvendosjen e kombeve tė skllavėruar. Kjo ėshtė shprehur qartė edhe nga Skėnder Luarasi qė theksonte se udha e re “antifashiste, antifeudale, antizogolliste: ėshtė demokratike nė bazė tė njė bashkimi dhe zhvillimi kombėtar...Ja pra ēasti historikisht i rėndėsishėm pėr tė gjithė patriotėt e mirė qė tė provojmė se nuk e kemi humbur as shpresėn, as vullnetin pėr tė rifituar ēdo gjė qė kemi humbur, qė na e kanė rrėmbyer.”
    Ai theksonte unitetin kombėtar edhe kur pėrmendte heronjtė korēarin ēamin Thimio Gogozoto dhe kosovarin Asimi Vokshi si emra qė simbolikisht do tė bėjnė pėr shqiptarėt dy thirrje bashkimi . “Juga dhe Veriu i Shqipėrisė treten nė kujtimin e kėtyre dy dėshmorėve nė njė lutje, nė njė thirrje bashkimi kombėtar.”
    (Skėnder Luarasi , Vullnetarėt shqiptarė nė Brigadat internacionale, Vullnetari i Lirisė, ose tek Skėnder Luarasi, Fjala Shqipe, 1961, f.168. )
    Mbas fitores mbi fashizmin dhe shpalljen e republikės popullore nė Shqipėri, Skėnder Luarasi u zhgėnjye me qėndrimin qė mbajti udhėheqėsi shqiptar dhe elita politike kosovare ndaj platformės sė bashkimit kombėtar. Edhe nė ato situata tė rrezikshme ai u pėrpoq me sa mundi qė tė kontribuojė pėr Kosovėn dhe ēėshtjen kombėtare. Shumė intelektualė kosovarė kujtojnė Pėrgjimet dhe pengesat qė u bėheshin pėr tė mos takuar Skėnder Luarasin.
    (Vijon)

  8. #178
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Skėnder Petro Luarasi dhe Kosova

    Shqipėria nėn diktatin e Enver Hoxhės

    Pas fitores mbi fashizmin nė Shqipėri u instalua diktatura e Enver Hoxhės, i cili pėr tė mbajtur pushtetin u tregua i gatshėm tė bėnte kompromise tė paprincipta, qė shkelnin edhe idealet kombėtare. Tashmė ėshtė provuar roli i tij vendimtar nė sabotimin e aspiratave pėr bashkim tė Shqipėrisė me Kosovėn dhe pėrndjekjen e ithtarėve tė saj. Si pasojė e terrorit shumė personalitete nė Shqipėri e Kosovė, dashur e padashur, pėr arėsye tė ndryshme, iu nėnshtrua vullnetit tė dy pushteteve. Tė pakėt qenė ata atdhetarė tė devotshėm tė cilėt i shpėtuan dėnimeve duke vazhduar tė mbronin dhe tė shpallnin me kurajo unitetin dhe bashkimin kombetar shqiptar.
    Njė ndėr ata qe edhe personaliteti i shquar Skėnder Luarasi, qė e mbante tė gjallė kėtė ideal me forma nga mė tė ndryshmet: nė diskutime tė lira mes shokėsh, nė auditorė, nė shkrime publicistike, historike, monografi e dramaturgji, ku pėrmendte me mall Camėrinė e Kosovėn dhe amanetin e rindasve. Kėtė platformė tė mbrojtur edhe mė herėt nė diskutime, tema hartimesh, nė shkrimet publicistike dhe nė dramaturgji ( nė dramat “Agimi i Lirisė” dhe “Liria” tė shfaqura respektivisht me trupat e nxėnėsve tė tij nė Vlorė, Tiranė e Shkodėrne vitet 30-te) ai e vazhdoi deri nė fund tė jetės.
    Me dramėn “Stuhi nė Prill” (“7 prill” ) tė botuar me cungime tek revistat “Teatri e “Hosteni” , e shfaqur pėr tri ditė nė Korēė, pati peripecira dhe debate veēanėrisht tė mėdha Censura qe e ashpėr dhe me akuza politike tė rrezikshme.
    Kur teatri “A.Z.Ēajupi” i Korēės e shfaqi dramėn mė 1972 (regjia ishte e Dhimitėr Orgockės, dekori i Niko Progrit, nė role kryesore: Pandi Raidhi, Dhimitėr Grabocka, Dhorkė Orgocka, Minella Borova, Jani Riza etj) Korēa ziente dhe lajmi pėr suksesin e madh tė shfaqjes u dha edhe nga Radio Tirana. Ditėn e tretė shfaqja u ndalua me urdhėr nga lart dhe u ndėshkuan “pėrgjegjėsit”. E pyetėn Skėnderin se ē“mendonte; pėrse e kishin ndaluar shfaqjen. Ai u pėrgjegj: “Dikush pa fytyrėn e tij nė pasqyrė dhe u tmerrua”. Studjuesit Mexhit Premēi e Naum Prifti, Niko Nikolla kanė dėshmuar nė kujtimet e tyre pėr presionet, censurėn qė ushtrohej ndaj S.Luarasit dhe vėrejtjet e dėnimin qė pėsuan vetė meqė ia kishin botuar pjesėrisht dramėn “Stuhi ne prill” tek revistat “Teatri “ e “Hosteni”.
    Arėsyen e kėsaj pėrndjekje na e dėshmojnė edhe recensat mbi dramėn dhe kundėrshtimet e Skėnder Luarasit pėr njėanshmėrinė e subjektivitetin e tyre.
    Njė nga metodat e stėrholluara tė persekutimit qė i bėheshin Skėnder Luarasit ishin edhe “recensat” me porosi pėr tė sajuar “kleēka” e akuza tė trilluara pėr mosbotimin e veprės.
    Nė kėto rrethana ai protestonte nė tė gjitha instancat, u drejtohej edhe ish nxėnėsve tė tij si Mehmet Shehut, Manush Myftiut, etj. dhe indirekt kuptohej nga pėrgjigja e tyre se pengesat vinin nga klani i Enver Hoxhės.
    Skėnder Luarasi nuk u kėrkonte atyre privilegje, por veē mbrojtjen e parimeve atdhetare pėr tė cilat u kishte folur nė auditor dhe i kishte mbrojtur me luftė e sakrifica tėrė jetėn.
    Nė njė letėr dėrguar Manush Myftiut, mė 22 prill 1974, i shkroi se drama "Stuhi nė Prill"(“7 prill”) qe pjesa e parė e njė triologjie (e dyta “Triumfi i Luftės Nac-Ēlirimtare”, e treta “Isa Boletini”) “E shkrova me qėllim qė tė ngjall neveri nė fytyrėn e pėshtirė tė atyre qė shitėn vendin e popullin tek tė huajt, por edhe me qėllim qė tė ngjall admirim pėr figurėn madhėshtore tė atyre qė shpėtuan vendin e popullin prej fashizmit.” Duke iu referuar njėrit nga pretekstet e recensentit se pėrse i pengohej botimi citonte: “Njė tjetėr sofizėm bėn Dh. F. kur thotė:’’Nė dramė bėhen aludime territoriale me Greqinė, sidomos pėr atė kohė kur ēėshtja nxitej nga vetė fashizmi pėr tė pregatitur luftėn italo-greke.’’ Luarasi i sqaron se nė dramė nuk bėhen aludime territoriale. Inspektori i Oborrit ( agjent i huaj) pyet drejtorin:’’ Po kėta dy studentė, a janė tė krishterė a muhamedanė?’’ Dhe drejtori i pėrgjigjet: ‘’Tė dy janė fshatarė dhe jetimė. Ky nga Kosova ai nga Ēamėria,-krahina qė i ka humbur Shqipėria’’ Ky ėshtė aludimi territorial? Ēdo fillorist e di se pėrpara 7 prillit, pretendime territoriale kishte Greqia pėr ‘’Vorio Epirin’’, dhe jo Shqipėria pėr Ēamėrinė...Ndė mendon Dh. F. se Shqipėria para okupacionit nuk duhej tė kishte pretendime edhe pėr Kosovėn, atėhere pse vajti atje pas okupacionit – apo pėr t’u mėsuar serbėve gjuhėn shqipe?!”
    (Pėr herė tė parė publikohet dokumenti i panjohur i vitit 1965 ku profesor Skėnder Luarasi pėrjashtohet nga klubi i Lidhjes se mbrojti "Gjeneralin" e Kadaresė [edhe "Letrat e panjohura" tė Luarasit pėr anėtarėt e Byrosė Politike] / Dashnor Kaloēi . - Nė: Shqip. - Nr. 235, 4 nėntor, 2006, f. 18 - 19.)
    Tendencat dukeshin edhe kur Luarasit i kėrkohej tė ndryshonte disa emra nxėnėsish tė tij, edhe kosovarė, tė shquar pėr idealet atdhetare dhe rolin e tyre progresist. Ndėr tė tjera i kėrkohej edhe: “Spostimi i ortodoksit Papaz nga agjent i Athinės nė agjent i Romės, me besim katolik". Edhe "Protopapadhopullosi tė bėhej si agjent i Romės ndėrsa profesori me emėr Sokrat tė bėhet Xhentile” , kėrkesa tė cilat Luarasi pėr vėrtetėsi historike nuk i pranoi . Drama “ Stuhi nė prill “ tashmė ėshtė publikuar e nė internet dhe mund tė vlerėsohet nga kushdo se sa qesharake qene pretendimet por edhe sa te rrezikshme akuzat se Luarasi aludonte kinse “per importim revolucioni nga Spanja”, apo “nenvleresim te rolit paresor te Partise” dhe “te platformes se Konferences se Pezes”. Aq sa indirekt akuzohej se e vinte veten mbi Partine e Enver Hoxhen ne orientimin dhe zbatimin e programit te frontit antifashist.

    Monografia “Ismail Qemali” (1962)

    Tek monografia “Ismail Qemali.” Skėnder Luarasi vėrente qė nė diskutime, artikuj e botime historianėsh e politikanėsh, pėr arrėsye subjektive mbahej njė qėndrim jo i drejtė ndaj personalitetit dhe veprės sė Ismail Qemalit. Nga disa thuhej se kinse nuk njihej, nga tė tjerė se kishte bėrė gabime. Skėnder Luarasi theksonte se pėr veprėn e tij madhore, Ismail Qemali u bė njeriu mė i luftuar dhe mė i lėvduari nė historinė e Rilindjes shqiptare, ndaj tė cilit u sajuan shumė shpifje e intriga nga armiqtė e Shqipėrisė, por qė populli shqiptar duhet ti marrė si lėvdata pėr tė, e t’i jetė mirėnjohės pėr jetė."
    S.Luarasi. Ismail Qemali, Tiranė, SHBLP,1972, f.10-11
    Ai shfrytėzoi rastin e kujtimit tė 50-vjetorit tė Pavarėsisė pėr tė kėmbėngulur qė tė botohej monografia e flamurtarit tė saj. Pretekstet e recensentėve tė urdhėruar qenė tė shumta. Ndėr tė tjera ata theksonin “gabimet” dhe opinionet e kohės kundėr Ismail Qemalit. Skėnder Luarasi nė kėtė rast ka thėnė sentencėn e famshme:”Bota nga balta bėn heronj, ne heronjtė i bėjmė baltė” dhe shkroi: "Nė shtypin patriotik shqiptar janė bėrė kritika, nganjėherė tė ashpra jashtė masės, pėr veprime, ose qėndrime tė caktuara tė Ismail Qemalit. Mirėpo veprimtaria e Ismail Qemalit nuk duhet vlerėsuar nga pozitat e asaj kritike qė iu bė atėherė, por duhet vlerėsuar para sė gjithash nga rezultatet pėrfundimtare tė gjithė punės sė tij… Nė kėtė rrugė tė gjatė, tė vėshtirė e tė ndėrlikuar qė ndoqi Ismail Qemali, nuk do tė kishte pasur burrė qė t'u shpėtonte gabimeve. Ėshtė pėr tu ēuditur qė e mbylli jetėn me kaq pak gabime".
    Botimi, edhe pse iu censurua me mbi 30 fletė, ngjalli entuziazėm nė Shqipėri dhe gėzim tė madh nė Shqipėri, Kosovė e diasporė.Libri fillonte me amanetin kuptimplotė tė Ismail Qemalit: "Djemtė e mi, nuk bėra pasuri t'ja lija trashėgim Shqipėrisė. Po ju lė njė atdhe - amanet. Lamtumirė!".
    Nė Kosovė libri u botua menjėherė. U shkruajtėn mjaft komente mbi kėtė vepėr dhe autorin e saj.
    ”Nė monografitė pėr figura tė ndritura tė kombit si Ismail Qemali e Isa Boletini lexuesi ndodhet pėrpara njė njeriu me fuqira titanike, pėrpara njė pune tė madhe e tė parreshtur, pėrpara njė mjeshtri artist me zemėr tė madhe qė farkėtoi e qėmtoi fjalėn shqipe, qė skaliti gjer nė ēastin e fundit fjalėn dhe gjuhėn tonė tė lashtė e tė madhėrishme, me dashurinė pėr tė parėt tanė, pėr kombin e tė ardhmen e tij”.
    P. Jorgoni. Me forcė e guxim Prometeu, Drita, 16 janar 2000, f.6.

    Monografia “Isa Boletinit” (1971)
    Nė vitin 1966 Skėnder Luarasi i dėrgon njė letėr kryeministrit Mehmet Shehu duke e njoftuar qė nuk ia botojnė librin pėr Isa Boletinin. “Biografinė e Isa Boletinit qė mė 1961 e kam punuar pėr pesė vjet me zell ...ia shpura ndėrmarrjes "Naim Frashėri" pėr botim nja dy vjet mė parė. Biografinė e mbajta vetė nė dorė pėr njė kohė tė gjatė duke dashur tė konsultoja sa mė shumė burime dhe tė verifikoja ēdo hollėsi nga jeta dhe vepra e kėtij burri tė madh tė Shqipėrisė, po ma vonojnė sė botuari, kam frikė pėr ndonjė pakujdesi formale. Njė libėr si ky mendoj se do t‘u shėrbejė jo vetėm brezit tė ri tė Shqipėrisė, por dhe mė shumė atė tė brezit tė Shqipėrisė sė shkuar... Po aty. “Pėr herė tė parė publikohet dokumenti i panjohur i vitit 1965 ..."Letrat e panjohura" tė Luarasit pėr anėtarėt e Byrosė Politike] , Dashnor Kaloēi . - Shqip. - Nr. 235, f. 18 - 19.
    U deshėn edhe pesė vjet, qė pas pėrpjekjesh e protestash tė vazhdueshme tė Skėnder Luarasit, tė botohej kjo monografi pėr Heroin e Kosovės, Isa Boletini. U pėlqen apo jo disave, pėr hir tė sė vėrtetės, qe burrėria e kryeministrit Mehmet Shehu i cili pėrkundėr qejfmbetjes sė Enver Hoxhės urdhėroi qė biografia e Isa Boletinit tė botohet nė vitin 1971. Menjėherė ajo u ribotua me pak ndryshime edhe nė Kosovė. Pėr rėndėsinė dhe bujėn qė bėri nė Kosovė e Shqipėri botimi i biografisė sė Skėnder Luarasit mbi Isa Boletinin nuk gjej fjalė ta pėrshkruaj.
    Filluan tė shkruhen pėr Isa Boletinin me dhjetra artikuj, studime e libra, emisione radiofonike e filma dhe mbi tė gjitha u ēel njė dritare e re nė pasqyrimin e sė vėrtetės historike edhe pėr mjaft ngjarje e personazhe tė lėnė nė hije.
    Pak njerėz e dinė dhe shumica nuk mund ti besojnė sot peripecitė dhe presionet qė ka kaluar Skėnder Luarasi pėr botimin e monografive tė dy prej personaliteteve mė tė shquara tė kombit shqiptar, Ismail Qemal-Vlorės dhe Isa Boletinit, tė cilėt Skėnder Lusarasi ia paraqiste shqiptareve si dy vigane nė altarin e kombit “Ēėshtė e vėrtetė pėr Ismail Qemalin mund tė thuhet edhe pėr shokun e tij tė armėve Isa Boletinin, i cili bėri pėr atdhenė nė fushėn e betejės, atė qė bėri Ismail Qemali nė fushėn e politikės dhe tė diplomacisė. Sot jam i lumtur qė me kėto biografi pėr ta tė paguaj kėtė tribut tė vogėl tė detyrės qė i kemi varrit tė dėshmorėve.” Jo pa qėllim ai bėnte njė paralelizėm tė tillė pėr lexuesit nė Shqipėri , Kosovė e kudo.
    Duke shkruar monografinė e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, kėtyre dy prijėsve tė njohur politike e luftarake, autori farkėtonte unitetin mbarėkombėtar. Jo pa qėllim autori jep njė pėrshkrim historik tė popullsisė sė Kosovės, qė u bėri ballė sulmeve tė huaja pėr tė mbrojtur truallin e tyre; si vazhdues tė dardanėve, tė parėve tė tyre ilirė.
    Skėnder Luarasi e vlerėsonte shumė veprimtarinė atdhetare tė Isa Boletinit dhe sakrificat madhore tė familjes sė Boletinėve. Nė njė situatė tė pėrshtatshme, me rastin e 50-vjetorit tė pavarėsisė, kur ndaj Isait mbahej njė qėndrim mospėrfillės ai shkroi njė artikull pėr kryetrimin e betejės sė Cernalevės dhe i shkroi monografinė e cila iu botua pas njė dekade, nė vitin 1971. Nė vitin 1972 u botua edhe nė Kosovė . Skėnder Luarasi me monografinė e tij e pėrjetėsoi me vėrtetėsi kėtė personalitet me cilėsitė e njė strategu ushtarak nė lėvizjen tonė kombėtare. Ai e vlerėsoi Isa Boletinin edhe pėr personalitetin e shquar burrėror, qė qėndroi krahpėrkrah Ismail Qemalit nė shpalljen e pavarėsisė sonė kombėtare. Botimi paraqiste interes tė veēantė si burim studimi, edukimi atdhetar dhe sidomos si njė kushtrim nė pėrkrahje tė Kosovės nė situatat e vėshtira qė po kalonte . Libri u prit me njė entuziazėm nė diasporė. Organet e saj lajmėronin qė nė pragun e 60-vjetorit tė Indipendencės shqiptare doli libri mbi Isa Boletinin, me jetėn dhe veprat e tija tė shkėlqyera pėr Atdheun dhe popullin shqiptar.
    “Autori i kėtij libri me rėndėsi ėshtė Profesor Skėnder P.N.Luarasi, i cili ka treguar njė kujdes tė posaēėm duke mbledhur nė libra dhe nėpėr broshura jetėn dhe veprat patriotike tė Nacionalistėve Shqiptarė qė lėftuan me pushkė dhe me penė pėr ēlirimin e Shqipėrisė nga kthetrat e robėrisė sė huaj”
    Lajmėrim. Liria, Boston, Mass. 12.5.1972, f.2.

    Kjo monografi nis me dedikimin “Nanės Kosovė qė e lindi , e rriti dhe e mban nė gji Birin e Saj Besnik, me zemėr qė rrahu gjer nė fund pėr Shqipėrinė” tė cilave mė pas u shtonte thėnien e Isa Boletinit si njė amanet pėr brezat e ardhshėm ''Tokėn tonė q'e thau Osmanllia /Lotėt tanė nuk mundėn me e njomė/ E tash na kena me e vaditė / me gjak tė Shqiptarit!” Pastaj shkruan si pėr tė nėnkuptuar censurimin e mjaft materialeve dhe publikimin etyre nė tė ardhmen :"Kjo monografi e shkurtėr, e thjeshtė, pėr kryetrimin e Kosovės, qoftė vetėm fillimi. Shpresoj se studiues qė e kanė jetėn pėrpara, do tė interesohen tė mbledhin materjalin e duhur brenda Shqipėrisė dhe jashtė saj dhe, me njė monografi tė denjė pėr luftėtarin e madh shqiptar, do t'i tregojnė rinisė, se sa fort e kanė dashur prindėrit tanė Shqipėrinė dhe ē'therori kanė qenė gati tė bėjnė pėr lirinė dhe pavarėsinė e saj".
    S.Luarasi. Isa Boletini: Jetėshkrim i shkurtėr, Tiranė, “Naim Frashėri”, 1971, f.5.
    (Nė libėr pėrfshihet edhe kėnga e famshme luftarake “coju Shqypni, mos u baj horre/Hajt n’Kosovė o me taborre si dhe njė foto historike e Isa Boletinit me njė nėnshkrim tė Kolonel Tomsonit i cili nė atė kohė konsiderohej “armik” si kundėrshtar i vrarė nga forcat “rebele”.
    Me rastin e 95-vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, Angjelina Ceka-Luarasi pėrmbushi njė dėshirė tė hershme tė babait tė saj duke riboton nė njė pėrmbledhje tė vetme tė titulluar “Tri jetė” tre monografitė e Skėnder Luarasit: "Kolonel Tomson", "Ismail Qemali" dhe "Isa Boletini)
    Skėnder Luarasi theksonte qė shqiptarėt duhet tė ishin krenarė me Isa Boletinin tė cilin studjues tė huaj e kishin krahasuar me Robin Hudin, apo Gec fon Berlihingenin: "Tė rinjtė shqiptarė ta njohin kryetrimin e Kosovės, qė brezat e ardhshėm tė thonė "Lum shekulli qė e njohur!”
    Kritikė tė ndryshėm e vlerėsuan kėtė monografi pėr rigorozitetin shkencor nė ngjarjet e faktet historike, pėr gjuhėn e gjallė dhe rrjedhshmėrinė emocionale tė subjektit, ku janė pėrgjedhur me mjeshtėri ngjarjet mė tipike, mė tė rėndėsishme nė jetėn e heroit. Ndėrkohė qė klane dashakeqe e pengonin dhe tentonin ta shtrembėronin personalitetin e Isa Boletinit dhe veprimtarinė e tij. Me botimin e veprės ''Isa Boletini'' (1971) Skėnder Luarasi “theu tabunė e atyre fallsifikatorėve apo ''kambanat'' e vrasėsve tė popullit kosovar”.
    M.Islami. Lidhja shqiptare e Prizrenit

    Perndjekja
    Pėr tė dėftyer situatėn e atėhershme dhe metodat qė ndiqeshin pėr ta izoluar e perndjekur Skėnder Luarasin po japim disa fakte:
    Studjuesi kosovar, Zekerie Cana na jep disa dėshmi interesante nė librin “Shpalime historike”. Ai kujton se dikur njė akademik zurri tė mburrej pėr nxjerrjen e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar qė ai e vlerėsonte si vepėr kapitale- e denjė tė botohej edhe nė gjuhė tė huaj. Fillova tė qesh nga gazepi: nėse e keni ndarė mendjen tė do tė na turpėroni kulturėn dhe historinė tonė kombėtare. Atė e keni varfėruar dhe dhunuar. Pėrse nė kėtė botim nuk kanė zenė vend Selman Riza dhe Skėnder Luarasi?” Zekerie Cana “Shpalime historike”, 473
    Zekerie Cana, kujton se njė herė me Skėnder Luarasin, biseduan edhe mbi temėn historike “Dezertori dhe dėshmori”, pėr tė cilėn profesor Luarasi theksoi se mund tė shtjellohet njė libėr i tėrė. “Fjalė pas fjale, dolėm te Isa Boletini. E pėrgėzova pėr librin qė kishte nxjerrė, qė shpalosej me pėrkushtimin ndaj Nanės Kosovė. Sakaq u mrrol: Si historian qė je, duhet ta dish se Isa u vra dy herė. Sė pari nga dora e malazezėve dhe sė dyti, nga dora e vetė shqiptarėve. Kjo e dyta, ėshtė njė “magna crimen”. E kishte fjalėn pėr shkurtimin, cungimin dhe censurimin e dorėshkrimit tė tij”.
    Gjatė qėndrimit nė Tiranė me rastin e 100-vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit donte ti shkonte nė banesė edhe prof. Skėnder Luarasit qė nuk e kisha parė plot gjashtė vjet. “Formova numrin nė telefon dhe tek po dėgjoja zėrin e tij pak tė shtjerrur …pedagogu i Universitetit tė Tiranės N.J.… i cili ėshtė ngarkuar me detyrė tė mė ‘’shoqėronte’’ , nuk ngurroi tė afrohej dhe tė mbante vesh ē’bisedoja…Mu drejtua me tonin qortues: ‘’Lėre atė punė. Ē’tė duhet Skėnder Luarasi?’’. Mbeta i shtangur – si i vrarė prej sė gjalli… Profesorin e dashur Luarasi nuk e pashė kurrė mė, sikur qė edhe ai vdiq pa e parė Kosovėn e tij….’’
    Zekerie Cana, “Shpalime historike” Pjesa e dytė, f.473
    Ndėrsa studjuesi Shaqir Shaqiri kujton takimin e parė (dhe tė fundit) me z. Skėnder Luarasi nė dhjetor tė vitit 1979 kur rastėsisht e sheh tek shkallėt para hyrjes sė godinės sė Bibliotekės Kombėtare nė Tiranė. Kėrkonte ta takonte pėr ta pyetur mbi Zonjėn Edit Durham e dy letra tė saj qė thuhej se i kishte Skėnder Luarasi. Por shoqėruesit e pengonin. “E dija qė mė parė pėr embargon qė vuante z.Luarasi por nuk mė kishte shkuar mendja se nuk do tė mė mundėsohej qoftė edhe njė takim i shkurtėr nė praninė e shoqėruesve! M'i jepnin asokohe njėqind ''arėsye'' pse nuk mė mundėsohej takimi me tė. ''ėshtė shumė i sėmurė'', ''nuk takohet me njeri'', etj.Pas tre javėsh qėndrimi nė Tiranė, krejt rastėsisht, duke i pėrshėndetur ca miq qė qėndronin pėrpara hyrjes sė Bibliotekės Kombėtare, njėri nga shoqėruesit e mi (duke mos patur kah t'ia mbante tani) mė tha: ''ēfarė fati! Ja ku e ke shokun Skėnder…Mė prezantuan me tė dhe i treguan se isha nė Tiranė pėr tė tėbuar edhe ca materiale pėr doktoratėn time. Me tė kuptuar se ishte fjala pėr Zonjėn Durham, zotit Luarasi iu mbushėn sytė me lot dhe me zė tė butė, por plot pezm, iu drejtua tė pranishmėve me fjalėt qė edhe sot e kėsaj dite tingėllojnė nė veshėt e mi: -E shihni, pra? Kosovarit tė robėruar iu desh tė pagonte paksa nga borxhi i madh qė kemi ndaj kėsaj Zonjeje. E pastaj mė akuzoni pse gjithnjė kam ndėr mend Kosovėn! Ja pra! Kosovari paguan borxhin e mbarė kombit!...Biseduam disa minuta nė praninė e tė tjerėve, dhe kurrė mė s'e pashė. Pėrsėri ''ra nė shtrat, shumė i sėmurė''…Mė falni, por nuk mund tė pėrmbahem e tė mos them: ''Djalli i martė, e paēin faqen e zezė ata qė ndoqėn Skėnder Luarasin! Por, njė ''porosi'' e kėtij lloji do t'u drejtohet mė vonė edhe atyre qė sot kanė mundėsi e nuk i ngrejnė njė lapidar kėtij atdhetari e gjeniu tė kombit tonė. Ndjesė pastė shpirti i tij fisnik!”
    (Shaqir Shaqiri, Djalli i marrtė ata qė ndoqėn Skėnder Luarasin. Intervistoi Albana Gurra, Republika, 14,9,1997 f.21)

    E pėrfundoj kėtė shkrim modest nė vlerėsim tė kontributit tė personalitetit Skėnder Luarasi i cili tėrė jetėn iu pėrkushtua me mish e me shpirt ēėshtjes sė unitetit dhe bashkimit kombėtar shqiptar. Njėkohėsisht shpreh respektin mė tė thellė pėr tėrė breznitė atdhetare qė sakrifikuan e u therorizuan pėr kėtė ideal madhor .
    I pėrjetshėm qoftė kujtimi dhe nderimi i tyre!



    Material i pergatitur nga Petro Luarasi
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #179
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Amaneti i Isa Boletinit

    Amaneti i Isa Boletinit pėr brezat e ardhshėm:

    ''Tokėn tonė q'e thau Osmanllia
    Lotėt tanė nuk mundėn me e njomė
    E tash na kena me e vadit
    me gjak tė Shqiptarit!”


    Skėnder Luarasi, "Isa Boletini" (1971)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #180
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    25-09-2011
    Postime
    329
    Se besoj qe Isa Boletini ka thane ''Tane'' dhe jo ''Tone'' kur flet per lotet!
    Pse ndryshimi?

Faqja 18 prej 23 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 07:01
  2. S. Luarasi dhe Migjeni
    Nga erzeni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 95
    Postimi i Fundit: 11-03-2012, 15:34
  3. SK Tirana
    Nga Pasiqe nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  4. Kristo Luarasi dhe Frashėrllinjtė
    Nga white-knight nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 15:32
  5. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •