Close
Faqja 11 prej 23 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 226
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Skėnder Luarasi, a scholar well-known for his dissident views

    Pedagogu i nderuar Refik Kadia, ish – student dhe koleg i prof. Skender Luarasit shkruan ne artikullin e tij : “William Shakespeare in Albanian Translations before and during the Communist Era”
    The first Albanian translator of Shakespeare’s plays, Bishop Fan S. Noli, the head of
    the Albanian Autocephalous Orthodox Church in Boston, USA, was politically motivated
    to translate the four tragedies Othello, Macbeth, Hamlet, and Julius Caesar. During the
    communist regime in Albania three other distinguished translators of Shakespeare’s works, Skėnder Luarasi, Vedat Kokona, and Alqi Kristo, were also politically motivated to translate= several Shakespearean tragedies, comedies and history plays.
    When “The Merchant of Venice” was translated by S.Luarasi due attention was given to Heine’s statement “O, Shylock, you are wronged!”
    Skėnder Luarasi, a scholar well-known for his dissident views, translated “Richard III” and “King Lear” with the oblique hint of denouncing the tyranny of the communist dictator. For a time, he was denied the right to write and publish.
    When I was asked to provide a preface to the translation of “Richard III”, everything I wrote about the play, I implied the tyranny of the dictator, who killed his own allies, who was hypocritical and cruel, who was interested in creating a formal “public” consent for his diabolical ruthless elimination of his “enemies” and tyrannical rule. S. Luarasi had translated the tragedy with the implication for the bloody end of the usurper and tyrant.

  2. #102
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Nė vleresimin e personalitetit te Skender Luarasit shfaqet nje paradoks hiperbolik. Perkunder studjuesve objektive, ka edhe nga ata dashakeqas qe nuk ia permendin as emrin kur mburrin veten me meritat e tij. Nje kritik ka thene: “I madherishmi Skender Luarasi asgje te mos kishte bere per demokracine , mjafton qe na dhuroi shqiperimin e Whitmanit: “Fije bari” . Ky perkthim e beri edhe Prerē Zogajn poet!

    THE POETIC VISION OF PREĒ ZOGAJ IN TRANSLATION
    By Gjeke Marinaj

    Understanding the importance of learning,
    Zogaj became a compulsive reader. He spent
    most of his free time studying Albanian and
    world literatures. In 1975, in the school campus
    library, he discovered a book by Walt Whitman
    titled Leaves of Grass, translated by Skėnder
    Luarasi. He was so excited that when his
    grandmother visited him, she noticed a change
    in his behavior: “She asked me ‘what is the
    matter with you?’ and I cheerfully answered: I
    am going to be a poet!” (Zogaj). Aware of the
    fact that one of the most important steps in the
    preparation of a poet was a university education,
    he paid maximum attention to his high-school
    studies and graduated with distinction in 1976.
    Although his poetry does not bear a particular
    resemblance to Whitman’s works, he was
    greatly inspired by him. “The role of Whitman
    in my early poetry was comparable to that of
    Rudolf Marku’s in a later period in my career.
    Whitman pulled me from the old path. For
    a while I had no real direction as a poet and
    merely kept trying to improvise…. Then I got
    to know Marku, another poet from Lezhė, and
    my poetry entered yet a new direction, a unique
    path that I still take today each time I write a
    poem” (Zogaj).
    With Whitman in mind, he became a poet
    who effectively articulates the core concept
    of his whole Albanian culture in his poetry.
    Accordingly, there was a kind of progression
    in his works.

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Disa dite me pare me rastisi te gjej ne nje kioske librin e ēmuar te Skender Luarasit “Fjala shqipe”. Tek i gezohesha fatit takoj pedagogun e nderuar te gazetarise Prof. Bashkim Gjergji te cilit ia dhurova me kenaqesi. Nderkohe na ndal nje zonje intelektuale dhe na pyet se ku mund ta gjente edhe ajo nje kopje te kesaj vepre te rralle te perkthyesit tč Uitmanit pasi i duhej per temen e doktoratures. Ajo ishte shume e interesuar edhe per ndonje shenim kritik mbi shqiperimin e kryevepres “Fije bari” nga Skčnder Luarasi, ndaj ne pamundesi qe ti gjej librin “Fjala shqipe” te pakten po i dergoj keto shenime kritike me urimin qe ta ndihe rasti ti lexoje ne kete forum te nderuar shqiptar.

    Skėnder Luarasi: Hyrje e librit ''Fije bari''
    Uollt Uitmani lindi mė 31 maj 1819, nė njė fshat tė ishullit Long Ailend, jo shumė larg nga qyteti Bruklin, nė familjen e njė fermeri tė vogėl dhe mbas njė jete gjithė punė e pėrpjekje nė dobi tė kauzės sė lirisė e tė pėrparimit, i nderuar nga njerėzit e thjeshtė e qarqet kulturore pėrparimtare, vdes nė Kamden, Nju Xhersi mė 1892, nė moshė tė thyer. Ai shkroi deri ditėt e fundit tė jetės. Kėsaj kohe i pėrkasin dy lirikat e njohura ’’O yll i Francės’’ dhe ’’Spanjė e
    1873-sė‘’ ku ai harmonizon lirinė qė kėrkon aq gjak e mund…
    Uollt Uitmani vėllimin e parė me vjersha ''Fije Bari'' e nxorri nė dritė nė korrik tė vitit 1855. Pėr fat tė keq kėtė vepėr me vlerė tė madh, qė atėherė nuk kishte mė shumė se 94 faqe, autori e radhiti vetė nė shtypshkronjė dhe nuk arriti ta nxjerrė mė tepėr se 1000kopje. ‘’Fije Bari’’ qė pėrmbante nė vetvete jehonėn e luftės kundėr skllavopronarėve dhe tė ngjarjeve revolucionare nė Europė, nuk u prit mirė .Tė rallė qenė ata qė e shfaqėn haptas simpatinė. Qeveria e kohės, pėr shkak se vepra u cilėsua ‘’antifetare’’ e ndaloi qarkullimin. Gazeta ‘’Nju Jork Taims’’ shkroi: ‘’Cili ėshtė ky i ri arrogant qė hiqet si poet i kohės dhe si ndonjė derr kėrkon nėpėr plehrat e kalbura pėr tė na servirur mendime tė poshtra?’’
    Por pati edhe njerėz pėrparimtarė nė Amerikė e jashtė saj qė e pėrshėndetėn daljen e vėllimit si njė kryevepėr arti.. te kėtij ‘’poeti tė mahnitshėm amerikan’’.
    ‘’Fije Bari’’ pėrmbledh nė vetvete njė numėr tė konsiderueshėm vjershash me motive tė larme, tė marra nga jeta e gjallė. Vepra pėrshkohet nga njė notė e thellė optimizmi dhe sinqeriteti. Ky karakter i krijimeve tė Uitmanit dallohet veēanėrisht nė sfondin e veprave tė ngrysura tė romantikėve tė shek. XIX : Tė Poes, Hotornit e tė tjerė.
    ''Toni i gėzuar i vjershave tė Uitmanit afirmon me forcė, - thotė kritiku Mendelson - idenė se jeta premton lumturi''.
    Fryma e shėndoshė e humanizmit qėndron nė bazėn e poezisė sė Uitmanit. E gjithė vepra e poetit tė madh ėshtė njė himn pėr njeriun, pėr punėn e tij , pėr krijimet e tij. Njerėzit nė veprėn e Uitmanit dinė ta gėzojnė jetėn, dinė ta gėzojnė ditėn e natyrėn e lirė, agimin e purpurt, diellin e ngrohtė. Ata nuk dekurajohen, ata kanė besim nė forcat e tyre. Prandaj epitetet qė u mvesh kėtyre autori, janė karakteristike pėr atė qė nėnvizuam mė lart. Heroi i tij ėshtė njeriu bujar, symprehtė, i gjallė, i gėzuar, i shėndetshėm, madhor-krenar, i arsyeshėm. Edhe natyra, megjithėse nuk ka pasuri tė shquara ekzotike prapseprapė nė ēdo vjershė duket sikur e pėrkėdhel ėmbėl njeriun. Baza e optimizmit tė poetit qėndron nė demokratizmin e tij, nė besimin qė ai ka pėr tė ardhmen.
    Uitmani ka nė qendėr tė veprės sė tij njeriun e thjeshtė, e jo vetėm kaq, por njeriun e thjeshtė tė tė gjitha racave. Pėr tė tė gjithė janė njėlloj, ai admiron aftėsitė dhe vetitė e tė gjitha racave…
    Uitmani paraqitet si njė nga poetėt mė origjinalė, si njė nga poetėt me forcė tė madhe artistike. Nė veprėn e tij zotėron tematika shoqėrore dhe me tė ai i drejtohet masės sė gjerė. Kjo e ka bėrė atė qė t'i pasurojė e t'i perfeksionojė mjetet figurative tė poezisė. Sipas Uitmanit, poeti duhet tė jetė luftėtar i popullit, tribun ideal dhe si i tillė, poezia e tij duhet t'i ngjajė folesė sė ''oratorėve tė rrugės''. Por vjershat e Uitmanit nuk janė vetėm njė ''poezi oratorike'', ato kanė njė strukturė ritmike tė caktuar. Vargu i tij nuk ka karakterin e vjershės sė sistemit silabotonik, por ka ritme dhe kombinime metrike tė pėrcaktuara.
    Ēdo varg nė vjershat e Uitmanit paraqet njė njėsi tė plotė mendimi. Pėr tė kuptuar mė mirė mendimin ose pėr tė nėnvizuar gjėnė kryesore, ai pėrsėrit fjalė ose grupe tė tėra fjalėsh. Brenda vjershės ka pushime qė pėrsėriten nė mėnyrė sistematike. Rimėn e gjejmė rrallė, por kėtė e zėvendėson duke pėrsėritur fjalė ose grupe fjalėsh nė fillim, nė mes ose nė fund tė vargut. Pėrsėritja e fjalėve dhe uniformiteti ritmik i ndėrtimit tė vjershave tė Uitmanit ėshtė karakteristikė e poezisė popullore amerikane dhe e folklorit tė zezakėve.
    Poeti i madh amerikan depėrton nė ndjenjat e fshehta tė njeriut, ai paraqitet si mjeshtėr i peizazhit, ka pasuri tė madhe emocionale, ėshtė i pasur nė leksik. Leksiku i tij ėshtė ai i i botės industriale, shkencore, i botės sė makinave. Uitmani ėshtė nga ana tjetėr edhe poet me fantazi tė guximshme, gjė qė vihet re nė ēdo vjershė tė tij. Nė krijimet poetike tė Uitmanit, nė pjesėn dėrrmuese tė tyre, sundon mendimi i gjallė, sundon jeta. Baza e sukseseve artistike tė Uitmanit mbetet nė fund tė fundit humanizmi dhe karakteti popullor i veprės... Uitmani ėshtė poeti qė ka folur nė emėr tė njerėzve tė thjeshtė, si armik i tiranisė e tė ēdo lloj shtypje, si njeri qė ka luftuar pėr miqėsinė e pėr vėllazėrimin e popujve. Gazeta ''Deili Uorker'' ka theksuar se Uitmani nuk ėshtė njė eksponent muzeumi, por njė fushė beteje.
    Uollt Uitmani ka hyrė nė letėrsinė amerikane si poet i madh demokrat. Ai njihet si njė nga pėrfaqėsuesit mė nė zė tė traditave realiste nė artin amerikan, si njė nga artistėt mė tė mėdhenj tė fjalės sė lirė. Lufta qė ai ka bėrė me veprėn e tij letrare kundėr skllavopronarisė, besimi i tij i patundur nė tė ardhmen e bukur tė njerėzve tė thjeshtė, arti i tij novator nė pėrputhje me kohėn, tė gjitha kėto pėrbėjnė esencėn pozitive tė trashėgimisė letrare tė Uollt Uitmanit. Kėtu duhet kėrkuar edhe arsyeja se pse Uitmani konsiderohet si poeti kombėtar amerikan.


    VETEN KĖNDOJ

    Veten kėndoj - ēdo Njeri tė veēantė, tė thjeshtė;
    Po them dhe fjalėn Demokratike, fjalėn En-masse,
    Kėndoj Fiziologjinė nga koka gjer te thembrat;
    Jo vetėm fytyra dhe jo vetėm truri qenkan tė denja pėr muzėn -
    them se gjithė Trupi ėshtė mė i denjė;
    Kėndoj Femrėn nė barazi me Mashkullin.
    Jetėn pa fund, me dėshira, damarė e fuqi,
    Gazmoren - e cila, nėn ligjet hyjnore, u gatua pėr veprat
    mė tė lira,
    Kėndoj Njeriun e Kohės sė re!

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Henri David Thoro: Bibla e Demokracisė ‘’Fije bari’’
    Henri David Thoro pasi lexoi kryeveprėn e Uitmanit ''Fije Bari'' dhe e vizitoi autorin mė 1855, ka shkruar:‘’Uitman siē duket ėshtė demokrati mė i madh qė ka parė bota. Sigurisht nė mes tė poetėve demokratė nuk ka figurė tjetėr si ai’’.
    ''Fije Bari'', biografėt e Uitmanit, Beks dhe Burrefs, e kanė shpallur si ''Bibla e Demokracisė'' ndėrsa vetė Uitmani e quan ''Bibla e Re''. Pavarėsisht nga shkalla e vlerėsimeve, pranohet nga tė gjithė se ''Fije Bari'' ėshtė krijimtaria qė ndryshon jetėn.

    Petro Luarasi: Uitman dhe kryevepra “Fije bari”
    Walt Whitman(1819-1892) cilėsohet poeti lirik i demokracisė amerikane, njė nga poetėt mė tė lexuar tė letėrsisė amerikane .
    “Fije Bari”, kryevepra e Uitmanit, u botua mė 1885 dhe pėrbėn njė nga arritjet mė tė mėdha tė letėrsisė botėrore.
    Skėnder Luarasi e shqipėroi kryeveprėn ‘’Fije Bari ‘’ dhe e botoi ne vitin 1956 me rastin e 100-vjetorit tė botimit tė saj nga Uitmani, duke ia bėrė tė njohur lexuesit tė gjerė shqiptar kėtė poet amerikan ‘’simbol i ēlirimit dhe i vėllazėrimit’’. Terrori diktatorial qė ushqente servilizmin, hipokrizinė dhe injorancėn imponoi njė heshtje tė thellė pėr kėtė ngjarje tė madhe nė kulturėn shqiptare. Qenė jo tė paktė ata qė pėr shkak tė titullit e kompozimit tė kapakut e ngatėrronin kryeveprėn e demokracisė pėr libėr agronomie. Libri mbeti i strukur nėpėr qoshkat e pluhurosura tė magazinave dhe librarive. Ndėrkohė qė botimi i kryeveprės nė Kosovė pati sukses tė dukshėm.
    ‘’Fije bari’’ u ribotua nė Shqipėri mė 1997 me pėrkushtimin e z.Mehmet Gėzhilli, botues i Argeta LMG : ‘’ me rastin e 75-vjetorit tė vendosjes sė marrėdhėnieve diplomatike midis Shqipėrisė dhe ShBA, nė pėrkujtim tė 105 vjetorit tė vdekjes sė poetit Uollt Uitman si dhe 15 vjetorit tė vdekjes sė shqipėruesit Skėnder Luarasi.'' Tirazhi me 2000 kopje u shit relativisht shpejt. ''Fije Bari'' u ribotua me njė paraqitje dinjitoze nga z.Bardhyl Guda botues i Infbotues e EDFA.

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Opinione mbi shqiperimin e Skender Luarasit: Kryevepra "Fije bari" e Whitman-it

    Poeti i mirenjohur Skender Buēpapaj: “Metrika ishte shndėrruar nė njė formė tė mirėfilltė tė censurės e sidomos tė vetėcensurės. Nga metrika e ngurtė unė kam hequr dorė pėrfundimisht pasi kam lexuar "Fijet e barit" tė Uollt Uitmanit. Nė vitet Shtatėdhjetė poetė mė me pėrvojė tė kohės na thoshin ne tė rinjve se Uitmani nuk ėshtė i tillė nė origjinal si nė pėrkthim. Mė vonė unė e kam lexuar nė origjinal Uitmanin dhe kam parė se pėrkthimi i Skėnder Luarasit ėshtė i pėrkryer. Plot tė tjerė kanė pėrkthyer pas tij Uitmanin, ndėr ta kam provuar edhe unė, por nuk ia kalon asnjėri pėrkthimit qė ka bėrė Skėnder Luarasi.”


    Studjuesi Anton Papleka: “Nė vitin 1956 Uollt Uitmani foli shqip e kėtė e bėri tė mundur njė nga mjeshtrit e shqipėrimit Skėnder Luarasi.Tek meditoj kėtė ngjarje letrare, mė vjen nė mendje kjo pyetje: ēfarė do ta ketė shtyrė kėtė njohės tė letėrsisė botėrore, kėtė intelektual shqiptar, tė pėrkthejė poetin e Manhatanit? Dėshira pėr tė botuar njė vepėr qė do ta pėrpinin lexuesit? Sigurisht qė jo! U deshėn vite tė tėra qė tė shitej tirazhi I pėrmbledhjes ‘’Fije bari’, nė njė kohė kur libra me vargėzime tė autorėve vendas apo tė pėrkthyer, reklamoheshin me tė madhe tė ishin shujat e parapėlqyera tė shumicės sė lexuesve.

    Po atėhere cila do tė ketė qenė shtysa e vėrtetė ?
    E ēmund tė ketė qenė tjetėr , pėrveē se synimit pėr t’i dhėnė publikut shqiptar njė kryevepėr tė letėrsisė botėrore, Biblėn e poezisė moderne?Nuk ka dyshim se kėtij synimi i ka paraprirė diēka mė intime , mė e thellė idhja midis frymės antikonformiste , demokratike tė poezisė uitmaniane dhe shpirtit tė Skėnder Luarasit, qė i ngjiste njė lumi tė vrullshėm , njė rrebeshi, tė cilit, siē thotė poeti Xh.Spahiu, ia mbylli gojėn vetėm vdekja. Pėr tė vėrtetuar se pėr kėtė intelektual sypatrembur nė fillim ishte liria, pastaj vinin gjithė tė tjerat, do tė mjaftonte tė pėrmendnim vetėm dy fakte domethėnėse: pjesėmarjen e tij nė luftėn e Spanjės dhe botimin e pėrmbledhjes ‘’Fije bari’’ Ky botim mė 1956 qė donte tė thoshte shumėēka.Uitmani kishte qenė ikonoklasti qė kishte shkelur mbi tabu mijėvjeēare: politike, racore, etike dhe estetike. Ai kishte qenė bardi i madh i Demokracisė. Nė thelb e nė instancė tė fundit: i demokracisė shpirtėrore.
    Uitmani kishte bėrė njė revolucion tė vėrtetė nė letėrsinė botėrore: poezinė e shterpėzuar e tė sklerotizuar nga akademizmi, e kishte ēliruar nga prangat e konvencioneve dhe e kishte ēuar tė pinte nė dy burime rigjeneruese: te Zanafillat, atje ku ishin ngjizur Bibla dhe poemat e lashta dhe te Jeta Moderne.
    Skėnder Luarasi shqipėroi pėrmbledhjen ‘’Fije bari’’ nė njė kohė kur tė shkruaje me varg tė lirė rrezikoje kokėn, sepse mund tė bije viktimė e pseudopoetėve, tė cilėt kishin vetėm njė amballazh poetik: vargėzimin dhe rimėn. Nė poemat e kėtij libri ,elementi thelbėsor nuk ėshtė vargėzimi, teknika, por poeticiteti. Tėrė krijimet sillen rreth njė strumbullari aq tė thjeshtė dhe njėherėsh aq universal: tė voglave fije bari. Pėr kėtė symbol, Roger Asselineau thotė: ‘’Pėr tė, bari simbolizon sė toku universalitetin dhe amėshimin e jetės’’.
    Dua tėtheksoj se pėrmendja e kėtij shqipėrimi nuk ka aspak karakter pėrkujtimor, por aktual, tė mprehtė, pėr disa ēėshtje themelore. Nė poezinė uitmaniane, demokracia nuk ėshtė njė koncept I vagėlluar, eterik apo ezoterik: ‘’Libri I tij ėshtė shprehje e dashurisė sė zjarrtė pėr tė gjitha parimet, mbi tė cilat mbėshtetet demokracia: liri, barazi, vėllazėri’’ Demokracia ėshtė ballafaqim me pushtetin e pushtetmbajtėsit, njė betejė e pandėrprerė qė duhet fituar pėrditė. Thelbi I demokracisė mishėrohet nė vargun profetik: Kundėrshtoni shumė, binduni pakė‘’. Bindja e verbėr, konformizmi epidemik janė antipodi I demokracisė.Shqipėrimi I ‘’Fije bari’’ ėshtė njė ndėr ata modele qė duhet tė kenė parasysh pėrkthyesit e sotėm, pėr tė mos lėnė qė veprat e mėdhatė pėrmbyten nga mediokritetet dhe pėrkthimi tė uzurpohet nga zanatēinjtė.

    Studjuesi Moikom Zeqo:
    Vėshtirė se mund tė gjesh nė poezinė botėrore njė emėr kaq emblematic dhe origjinal sa Uollt Uitmani. Qė nga Homeri e kėtej, Uimani paraqitet si njė formulė poetike e jashtėzakonshme e njeriut dhe university, e demokracisė dhe ankthit ekzistencial. Nė jetėn time nuk mė ka bėrė pėrshtypje ndonjė poet aq sa mė ka bėrė Uitmani I madh. Uitmani ėshtė njė patriark dhe pėrherė njė fėmijė I demokracisė amerikane. Statuja e Lirisė, ky totem I kohėrave moderne , fare mirė do tė mbante nė dorėn e ngritur sė bashku me pishtarin dhe librin epokal tė papėrsėritshėm, tė jashtėzakonshėm, tė quajtur thjeshtėsisht ‘’Fije bari’’.Kultura demokratike amerikane me emrin e Uitmanit krijoi njė entitet tė pashembullt. Me vargun e tij tė lirė ai ka ndikuar nė poezinė moderne ndoshta mė shumė se tė gjithė paraprijėsit e mėdhenj. Poezia e Uitmanit na dėlirėson dhe na qetėson, pa harruar se shqetėsimi I tij I shenjtė ėshtė njė shėndet moral I pazėvendėsueshėm.
    Dua tė tėrheq vėmendjen pėr njė fakt kulturor tė klasit tė parė.Nė 1956 njė figurė e shkėlqyer e kulturės shqiptare,Skėnder Luarasi pėrktheu dhe botoi librin ‘’Fije bari’’ tė Uitmanit. Ky libėr ishte njė ēudi pėr kohėn, madje mund tė themi njė paradoks.. Nė vitet ’50, poezia shqipe ishte nė mjerim. Shumė poetė mediokėr krijonin tė politizuar tė ashtuquajturėn poezi tė realizmit socialist, njė karikaturė tė artit nė diktaturė. Luarasi ky disident trim dhe njeri I vėrtetė I kulturės bėri sfidėn e tij tė ēuditshme nėpėrmjet botimit tė Uitmanit.Ishte kjo si njė hedhje doreze dueli pėr tėrė mediokritetin letrar tė kohės.Njė analizė akribike do tė vėrtetonte se’’Fije bari’’ ka ndikuar nė poezinė moderne shqiptare dhe ka qenė njė lėndė radioactive artistike.Uitmani ėshtė I pari poet I madh I demokracisė amerikane dhe I pari poet I poezisė urbane. Éshtė njė mrekulli e vėrtetė qė miqėsia midis populit shqiptar e amerikan tė ketė njė ndėrmjetės dhe interpret kaq tė madh siē ėshtė emri i Uollt Uitmanit’’. Poetėt janė profetė tė popujve dhe tė lirisė‘’

    Botuesi Mehmet Gėzhilli: "Isha fare i ri, nxėnės nė Shkollėn Pedagogjike’’Petro Nini Luarasi’’ (babai i Skėnderit), kur njė ditė, nė fillim tė viteve ’60-tė do tė blija ‘’Fije bari’’nė njė librari tė Korēės, aty afėr ku ndodhet Luftėtari Kombėtar. Kur e lexoja dhe e rilexoja nė fillimshumė gjėra nuk i kuptoja, a mė mirė tė them nuk ‘’ i bluaja’’dot, por sa mė shumė kalonin vitet aq mė shumė m’u bė i dashur ky libėrdhe nuk m’u nda pėr gjithė jetėn. Tani them se jeta ka befasira nga mė tė ēuditshmet. Nuk mė kishte shkuar kurrė ndėr mend se njė ditė do tė isha botues i tij. Jam i lumtur, tepėr i lumtur dhe e ndjej si njė privilegj tė veēantė tė botoj ‘’Fije bari’’nė pėrvjetorin e vdekjes sė Uitmanit qė ėshtė njė nderim edhe pėr shqipėruesin S.Luarasi i cili nuk pėrktheu thjesht vargjet e Uitmanit, por ju dha edhe shpirtin dhe talentin e vet. Dhe kėtė e bėri kur nė Shqipėri, nė fshatin tim, e kam lexuar Uitmanin, jo nėn dritėn elektrike, nėn dritėn e zbehtė tė njė llampe vajguri."

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Agim Bacelli: Whitman e shkroi dhe rishkroi disa here vellimin poetik "Fije bari" (Leaves of Grass), duke e persosur dhe duke e bere nje nga librat me te kerkuar jo vetem ne Amerike por ne tere boten, bile, ky liber u perkthye edhe ne shqip nga mjeshtri i letersise Skender Luarasi. Une kam patur fatin ta kem librin tim.

    Tč gjithč atyre qč nuk kanč patur mundčsi ta lexonin kryeveprčn "Fije bari" te Whitman-it tč pčrkthyer nga Skčnder Luarasi, u drejtohemi:

    Ti lexues
    Ti lexues, ke zemrčn plot jetč, kreni, dashuri, si vetč;
    Prandaj, pčr ty kčto kčngč


    Pėr ty,Demokraci- njė kėngė
    Ej, do ta bėj kontinentin Njė tė pandarė;
    Do bėj mė tė shkėlqyeshmen racė qė pa dielli;
    Do bėj vise hyjnore magnetike,
    Me dashurin e shokėve;
    Me dashurin jetėgjatė tė shokėve.

    Do mbiell vllezėri tok si pemėt gjatė gjithė lumenjve
    t’Amerikės e buzė liqejve tė mėdhenj e tejpėrtej gjithė padeve.
    Do t’i bėj qytetet tė papėrēarė, me krahėt e tyre pėrqafe njėri-tjetrit;
    Pėr dashurin e shokėve,
    Pėr dashurin burrnore tė shokėve.

    Kėto pėr ty, Demokraci, prej meje! Urdhro, ma femme!
    Pėr ty! pėr ty ligjėroj kėto kėngė
    Nė dashurin e shokėve
    Nė dashurin e lartė tė shokėve.

    Njė kėngėtareje
    Na, prano kėtė dhuratė!
    E ruajma pėr ndonjė hero, orator, a gjeneral,
    Ndonjė q’i shėrben ēėshtjes sė shenjtė,
    Idealit, Mbarėsis’ e liris’ sė njerėzimit;
    Pėr kundėrshtarin e despotėrvet - rebelin trim;
    Po shoh se ē’pata vluar pėr ata, tė pėrket ty aq fort sa kujdo tjetri.

    E para lule radhiqe
    E freskėt, e thjeshtė dhe e bukur,
    E ēliruar prej robėrisė sė dimrit,
    Sikur tė mos kishte nė botė modė,
    As politikanėri, as punė paresh,
    Nga njė skaj i ngrohur nga dielli, nė bar,
    E rimė, e qetė, e artė si agimi,
    E para lule radhiqe e pranverės
    Shfaq fytyrėn e vetė miturake.

    Mendime
    Pėr bindje, besė dhe besnikėri;
    Rri mėnjanė e vė re dhe diēka mė ēudit thellėsisht:
    Qė turma njerės venė pas disave tė cilėt nuk besojnė nė
    njerės.

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378

    Skender Luarasi

    Skender Luarasi ne mes te kolegeve
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Pershendetje,keto jane faqe te bukura te forumit shqiptar
    Respekte per Skender Luarasin...........
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  9. #109
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    SHTETEVE

    U flas shteteve, a njėrit nga ata, a ēdo qyteti nė shtetet:

    “ Kundėrshtoni shumė, binduni pak”;

    Se bindja e verbėr tė shpie nė skllavėri tė plotė;

    Prej skllavėrisė sė plotė asnjė popull i botės,

    Nuk e fitoi dot pėrsėri lirinė.

  10. #110
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Uollt Uitman, Fije Bari (Walt Whitman: Leaves of Grass)
    Shqipėroi nga origjinali: Skėnder Luarasi (Translated by: Skender Luarasi)

    KUR LEXOVA LIBRIN
    Kur lexova librin, biografinė e famshme,
    Thashė: Kėtė quajtka autori jetė njeriu?
    A kėshtu, kur tė kem vdekur vetė, do tė ma shkruajė mua
    jetėn ndokush?
    Kinse ka njeri qė vėrtet ma njohka jetėn mua?
    Shpesh edhe vetė mendoj se di fare pak ose aspak nga jeta
    ime e vėrtetė -
    Disa nojma apo fije tė zbehta, tė pėrzjera, ē'drejtime,
    Qė rrekem, pėr vete, t’i vizatoj ja kėtu.

Faqja 11 prej 23 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 07:01
  2. S. Luarasi dhe Migjeni
    Nga erzeni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 95
    Postimi i Fundit: 11-03-2012, 15:34
  3. SK Tirana
    Nga Pasiqe nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  4. Kristo Luarasi dhe Frashėrllinjtė
    Nga white-knight nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 15:32
  5. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •