Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    A duhen justifikuar ata, që mohojnë kombësine e shtetësinë shqiptare?

    Shpesh në Ballkan ndodhin incidente për shkak të kombësise. Në mjaft raste, diskriminimi racor është tepër evident, sidomos kur për emigrantët. Shumica e emigranteve shqiptare, që kanë ndjerë diskriminim mbi shpinë janë në Greqi dhe Itali. Gjithmonë ka përjashtime, jo të gjithë janë keqtrajtuar, por në pjesën dërrmuese të tyre, të gjithë këta bashkatdhetarë mbartin vuajtje dhe histori të dhimbshme. Vërtet, që dhe shqiptarët kanë mëkatet e tyre, por a është kaq e turpshme të jesh shqiptar apo qoftë me përkatësi të çdo kombi tjetër sado i humbur të globit!? Ka pasur shumë prej këtyre “shqiptarëve”, të cilët nuk e kanë duruar dot presionin dhe kanë ndryshuar emrin, fene, kombësine e shtetësine. Dikush e ka bërë për para, dikush tjetër për nevojë jetike dhe dobësi e dikush tjetër për të gjitha këto së bashku dhe për faktin, se ka ndjerë turp, që është shqiptar… A janë vërtetë kaq primitivë e të pashpirtë shqiptarët? Mos vallë besa dhe miqësia, virtytet legjendare të kësaj treve kanë mbetur në kuadrin e gojëdhanave? Fundja, a bëjnë mirë këta njerëz, që ndryshojnë kombësinë dhe shtetësinë, duke pasur turp nga lidhja e tyre me Shqipërinë dhe gjakun që ju rrjedh në deje? Ju e keni pasur ndonjëherë këtë dilemë? Si keni vepruar dhe si do të vepronit në këtë rast?

    Petrika Grosi - SHEKULLI Blog
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Shpesh në Ballkan ndodhin incidente për shkak të kombësise.
    Vërtet, që dhe shqiptarët kanë mëkatet e tyre, por a është kaq e turpshme të jesh shqiptar apo qoftë me përkatësi të çdo kombi tjetër sado i humbur të globit!?
    Ju e keni pasur ndonjëherë këtë dilemë? Si keni vepruar dhe si do të vepronit në këtë rast?

    Petrika Grosi - SHEKULLI Blog
    i huji gjithku ne botê asht i diskriminuar, se apri se din gjuhen gjuha asht nji hendikap,e dyta kultura e vendit, ligji i vendit , nji gjenerat duhet mu shkri per te arrijt nji te drejt normale.kur ta then kokperkok nji qyp hekri e nji nga dheu cili del fitues ?
    e di une nji famile qe ka ndru religjionin per te arrijt me shpejt, po kan arrijt e kam verejt ...jan plak ma shpejt mu ka duk marrija ebotes ...

    Veshtir asht mu mbrojt nga akuzat: shqiptari njiher akuzohet nga politika e enverit drakoniane , tani mafiasha , tash koruptor ....
    si don ta mbrojsh enverin? si do ta mbron mafien shqiptare kur del ne Tv qdo javê, si do ti mbron politikanet e kosoves te koruptuar ? le shuj ...ik ik ik...

    siq po e shof varferia shqiptare spo ep problem vetem politikanet po epin probleme...A me mbrojt atdheun me mekate a me u ba vendas ku jeton ???
    me kujtohet nji fjalê e nji belgu: Patria e njeriut asht aty ku gjinddet li lumtur . kjo fjalê asht shum shum domethenese ...shum .....qka na ka ndihmu atdheu neve ? na ka marr parat e kursyeme,na ka humb kohen,na ka marr rinin , na ka lan pa pushime ...........................
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Nuk mund te mohosh kombesise tende sepse mund te ndrosh fene,nenshtetesine edhe karakterin por kombesine nuk mund te ndryshosh.Vertet emergimi eshte i veshtire sidomos per shqiptaret qe jetojne ne disa shtete.Racizmi edhe menyra qe i trajtojne ndikon shume por kjo nuk do te thot qe duhet te mohosh kombesine.Une per fat te keq jetoj ne Greqi e cila quhet nje nga Shtet jo shume per miresjellje ndaj emigranteve,por nuk kam patur raste racizmi sa te mohoj qe jam shqiptare.Sigurisht raste kam patur por jo kaq te zvilluara sa qe te bej dicka te tille.Menyra qe e merr siper edhe qe e trajton ate gjendjeracizmi ka te beji shume.
    Ndryshuar për herë të fundit nga YaSmiN : 17-02-2007 më 09:45

  4. #4
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Shpesh në Ballkan ndodhin incidente për shkak të kombësise. Në mjaft raste, diskriminimi racor është tepër evident, sidomos kur për emigrantët. Shumica e emigranteve shqiptare, që kanë ndjerë diskriminim mbi shpinë janë në Greqi dhe Itali. Gjithmonë ka përjashtime, jo të gjithë janë keqtrajtuar, por në pjesën dërrmuese të tyre, të gjithë këta bashkatdhetarë mbartin vuajtje dhe histori të dhimbshme. Vërtet, që dhe shqiptarët kanë mëkatet e tyre, por a është kaq e turpshme të jesh shqiptar apo qoftë me përkatësi të çdo kombi tjetër sado i humbur të globit!? Ka pasur shumë prej këtyre “shqiptarëve”, të cilët nuk e kanë duruar dot presionin dhe kanë ndryshuar emrin, fene, kombësine e shtetësine. Dikush e ka bërë për para, dikush tjetër për nevojë jetike dhe dobësi e dikush tjetër për të gjitha këto së bashku dhe për faktin, se ka ndjerë turp, që është shqiptar… A janë vërtetë kaq primitivë e të pashpirtë shqiptarët? Mos vallë besa dhe miqësia, virtytet legjendare të kësaj treve kanë mbetur në kuadrin e gojëdhanave? Fundja, a bëjnë mirë këta njerëz, që ndryshojnë kombësinë dhe shtetësinë, duke pasur turp nga lidhja e tyre me Shqipërinë dhe gjakun që ju rrjedh në deje? Ju e keni pasur ndonjëherë këtë dilemë? Si keni vepruar dhe si do të vepronit në këtë rast?

    Petrika Grosi - SHEKULLI Blog
    Davius pergezime per temen..

    Eshte mese i vertete ky fenomen diskriminimi dhe aspak i drejte,po qe shume familje shqiptaresh e kane provuar dhe vuajtur...disa kane vepruar ne kete menyre per te mbrojtur familjet e tyre dhe kjo gje me duket mese normale.
    Jo nuk mund te themi qe shqiptaret jane te keqinj,nuk jemi me te keqinj ne se popujt e tjere;po te jesh ne migrim do te thote te jesh i huaj,do te thote te mos jesh me prinderit e tu po me te tjere,do te thote qe ne shume vende te tilla kur je i huaj duhet te rrish i qete,pa gabime,te mbyllesh gojen,dhe te ndjehesh i shtypur!
    Shqiptari se ka te drejten e gabimit dhe nqs disa kane gabuar,te tjere e kane paguar per ta....sigurisht qe edhe te huajt bejne,sigurisht qe edhe ate bejne po ama e kane te drejten te bejne se sipas tyre jane ne token e tyre!!!

    Kam qene shpesh ne Itali dhe Greqi dhe e kam pare personalisht rracizmin qe ekzistonte te shqiptaret,nje here kur zbrita nga avioni ne Athine dhe mora taksine,vete shoferi me tha qe te kisha kujdes ne ate vend si "franceze" qe isha sepse kishte shume shqiptare dhe ishin njerezit me te keqinj!
    Keto jane te dy vendet ne te cilat ekziston ky rracizem,kam mbi 16 vjet qe jetoj ne France,edhe ketu ka shqiptare,edhe ketu kane bere gjera jo normale,po ama ai lloj rracizmi nuk eshte i madh,pavaresisht se edhe ketu po u kap nje shqiptar,qofte per gjene me te vogel ,do ti behet pyetja "beni pjese ju ne mafien albaneze"?

    Por ka edhe shume njerez dhe popuj qe na respektojne,Davius..
    Na respektojne dhe i njohin traditat tona,po jemi popull i mire dhe i pamposhtur,po mendoj se keto vende na kane frike se e kane pare forcen tone,e kane pare krenarine e shqiptarit,dhe e dine shume mire ne fund te tyre vleren tone!!

    Kombesine shqiptare nuk kemi pse ta mohojme,mund te jemi te huaj ne letra po ne shpirt nuk jemi te tille....duhen mesuar edhe femijet tane qe te thone "po jam i huaj po me gjak dhe origjine shqiptari"!
    Personalisht them "nuk jam franceze,kam marre thjesht nenshtetesine sepse duhej marre,po jam shqiptare dhe e tille do mbetem"!
    Jo nuk kemi pse te kemi turp per ate qe jemi dhe skemi pse te njollosim imazhin e kombit,prej disa frutave te kalbura....te mire dhe te keqinj ka ne cdo shtet dhe ne cdo popull...

    Krenare per te qene shqiptare deri ne vdekje!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 17-02-2007 më 10:19
    "Carpe Diem"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e terili
    Anëtarësuar
    04-02-2007
    Vendndodhja
    jashte atedheut
    Postime
    39
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Shpesh në Ballkan ndodhin incidente për shkak të kombësise. Në mjaft raste, diskriminimi racor është tepër evident, sidomos kur për emigrantët. Shumica e emigranteve shqiptare, që kanë ndjerë diskriminim mbi shpinë janë në Greqi dhe Itali. Gjithmonë ka përjashtime, jo të gjithë janë keqtrajtuar, por në pjesën dërrmuese të tyre, të gjithë këta bashkatdhetarë mbartin vuajtje dhe histori të dhimbshme. Vërtet, që dhe shqiptarët kanë mëkatet e tyre, por a është kaq e turpshme të jesh shqiptar apo qoftë me përkatësi të çdo kombi tjetër sado i humbur të globit!? Ka pasur shumë prej këtyre “shqiptarëve”, të cilët nuk e kanë duruar dot presionin dhe kanë ndryshuar emrin, fene, kombësine e shtetësine. Dikush e ka bërë për para, dikush tjetër për nevojë jetike dhe dobësi e dikush tjetër për të gjitha këto së bashku dhe për faktin, se ka ndjerë turp, që është shqiptar… A janë vërtetë kaq primitivë e të pashpirtë shqiptarët? Mos vallë besa dhe miqësia, virtytet legjendare të kësaj treve kanë mbetur në kuadrin e gojëdhanave? Fundja, a bëjnë mirë këta njerëz, që ndryshojnë kombësinë dhe shtetësinë, duke pasur turp nga lidhja e tyre me Shqipërinë dhe gjakun që ju rrjedh në deje? Ju e keni pasur ndonjëherë këtë dilemë? Si keni vepruar dhe si do të vepronit në këtë rast?

    Petrika Grosi - SHEKULLI Blog
    jo davius nuk duhet te justifikohet ai qe mohon kombesine shqiptare , sepse ai qe e mohon nuk eshte krenar per kete kombesi . dmth nuk di historine e vendit ose e perbuz ate. une atyre nuk u them shqiptare por mbeturina te huaja ne shqiperi .
    ka ne fakt dhe nje version tjeter per ata qe e mohojne kombesine ,.............
    JANE INJORANTE TE PANDREQSHEM!!!!

    greku para se te behej grek ishte ARBER domethene pellazg... grek do te thote ARBER i qytetruar

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e terili
    Anëtarësuar
    04-02-2007
    Vendndodhja
    jashte atedheut
    Postime
    39
    Citim Postuar më parë nga Dorontina
    i huji gjithku ne botê asht i diskriminuar, se apri se din gjuhen gjuha asht nji hendikap,e dyta kultura e vendit, ligji i vendit , nji gjenerat duhet mu shkri per te arrijt nji te drejt normale.kur ta then kokperkok nji qyp hekri e nji nga dheu cili del fitues ?
    e di une nji famile qe ka ndru religjionin per te arrijt me shpejt, po kan arrijt e kam verejt ...jan plak ma shpejt mu ka duk marrija ebotes ...

    Veshtir asht mu mbrojt nga akuzat: shqiptari njiher akuzohet nga politika e enverit drakoniane , tani mafiasha , tash koruptor ....
    si don ta mbrojsh enverin? si do ta mbron mafien shqiptare kur del ne Tv qdo javê, si do ti mbron politikanet e kosoves te koruptuar ? le shuj ...ik ik ik...

    siq po e shof varferia shqiptare spo ep problem vetem politikanet po epin probleme...A me mbrojt atdheun me mekate a me u ba vendas ku jeton ???
    me kujtohet nji fjalê e nji belgu: Patria e njeriut asht aty ku gjinddet li lumtur . kjo fjalê asht shum shum domethenese ...shum .....qka na ka ndihmu atdheu neve ? na ka marr parat e kursyeme,na ka humb kohen,na ka marr rinin , na ka lan pa pushime ...........................
    o Dorontine shkolla neve shyqyr zotit na mesoi gramatiken letrare ti paske ngel me ate te fshatit dhe shumica ste mer vesht cfare shkruan .
    me fal per nderhyrien . respekte

    greku para se te behej grek ishte ARBER domethene pellazg... grek do te thote ARBER i qytetruar

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2006
    Postime
    129
    Hmm... shume e komplikuar kjo teme... edhe mund te kete te beje me “çeshtjen kombetare”...
    Le ta marrim me radhe:
    Cfare do te thote te mohosh shtetesine shqiptare? Kush jane shqiptaret qe po mohojne shtetesine? Pse po e mohojne shtetesine? Cfare shtetesie po marrin? Ku po jetojne? Cfare problemesh dhe rreziqesh mund t’i vijne Shqiperise dhe shqiptareve te tjere nga ndryshimi i shtetesise se x-it apo y-it?
    Pergjigjet ne kete rast jane te shumta, sic jane shtetet dhe personat, justifikimet po ashtu...

    Ne rastin e mohimit te kombesise..., nqs perpiqemi te analizojme…
    nga njera ane arrijme te emigrantet shqiptare ne Greqi, mes tyre ka mijera fukarenj qe kur duhej te zgjidhnin midis kaperdimit te mjerimit dhe mohimit te identitetit ose fallsifikimit te dokumentave, zgjodhen rrugen e dyte, dhe akoma me shume fukarenj qe jetojne pa te drejta jashte ligjit dhe jashte rregullave dhe jashte komunitetit njerezor vetem e vetem se nuk deshen ose nuk arriten te fallsifikonin…
    arrijme tek nje vend fqinj dhe “mik”, ku e drejta per te jetuar si njeri per shqiptaret shume shpesh eshte e lidhur me mohimin e kombesise dhe deklarimin si grek…, s’diskutohet, cdo shtet ka te drejte te vendosi ligjet dhe rregullat e tij dhe te kerkoje qe keto ligje te zbatohen nga ata qe ne kete shtet duan te jetojne…
    nga ana tjeter arrijme te ndonje shqiptar ne Shqiperi qe deshiron te kete gjithe te drejtat e shtetesise shqiptare plus te drejtat e kombesise greke…
    nje cike me tutje arrijme ne qarqe qe asnjehere nuk kane ndalur pretendimet dhe perpjekjet e tyre mbi tokat shqiptare…dhe akoma te politika e shtetit fqinj “mik” qe perkrah keto qarqe dhe pretendon garanci nga shteti shqiptar… s’diskutohet, cdo shtet ka te drejte te mbroje “bashkekombesit“ e tij kudo ne bote…

    me pak llogjike arrihet ne perfundimin se keta persona qe shesin identitetin, fallsifikojne dokumentat etj… dhe politika e shtetit “mik” ne lidhje me kombesine... jane shume te rrezikshem per Shqiperine dhe per shqiptaret…

    Rreziku teorik dhe real per Shqiperine eshte qe nje dite te gdhihet me ndonje “krahine autonome greke”…(e di qe dikush mund te thoje se keto jane mendime qesharake absurde te pamundura fanatike etj…)
    Rreziku per shqiptaret eshte te gdhihen nje dite ne mes te ndonje “krahine autonome greke” atje ku u linden dhe u rriten si shqiptare… (e di qe dikush do thoje: po mire o ç’te keqe ka?...)


    sa per pyetjen a duhet a s’duhet justifikuar x-i apo y-i, per mendimin tim, cdo njeri ka te drejte te deklaroje cfare te doje dhe per detyre te pranoje ligjet e vendit ku jeton, shqiptaret me ane te moralit, shtetit, ligjeve… kane te drejte dhe per detyre te mbrohen…, dhe do mbrohen…, dhe nuk duhet justifikuar asnje perfaqesues i shqiptareve(politikan) qe lejon krijimin e situatave qe minojne sigurine kombetare, apo qe lejon te manipulohet me fukarenjte ne kurriz te kombit shqiptar.


    PS:
    Sa per ata qe hiqen si italiane, si greke etj per te bere kruajtje me ndonje turiste poshte tour eifel … nuk kam asgje per te thene.

    PPS:
    sa per ata qe hiqen si shqiptare dhe hapin tema ku krijohet pershtypja se problemi i shqiptareve qenka si te pushtojne Ballkanin… shpresoj te debohen sa me pare…

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    mohimi i shtetesise shqiptare!

    ketu ka dy momente

    nqs kerkon nenshtetesine e nje vendi ku e ke vendosur te jetosh dhe kjo nenshtesi te ndihmon te integrohesh me mire ne kete vend, besoj se eshte e justifikueshme, dhe mendoj se qe je i huaj njihesh nga emri dhe vendlindja qe te shenohet ne carte identitet (CI)

    por nqs pyetet dikush per nenshtetesine, dhe nuk jep sqarimet e duhura psh : jam gjermane me origjine shqiptare, atehere kjo eshte e rende, e pafalshme

    po te lejoheshin te shenoheshin te dy shtetesite ne CI, do te ishte gje e mrekullueshme

    ky eshte mendimi im
    Ndryshuar për herë të fundit nga hope31 : 19-02-2007 më 18:19
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  3. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •