Close

Rezultati i Sondazhit: Duhet të kemi dy skuadra të ndryshme përfaqësuese apo një të përbashkët?!

Votues
50. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Një Komb, Një Kombëtare

    38 76.00%
  • Dy Skuadra të Ndryshme

    11 22.00%
  • Nuk e di/Nuk më intereson

    1 2.00%
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35
  1. #-9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-02-2007
    Postime
    2

    Post Një Komb, Një Kombëtare?!

    Me shpalljen e statusit perfundimtar te Kosovës, pritet që Kosova te fitojë pavarësinë e saj. Kjo i jep mundësinë Kosovës të themelojë Federatën e saj të Futbollit si dhe mundësinë e aderimit në organizmat ndërkombëtare të FIFA dhe UEFA. Rregullat e FIFA citojnë:

    1. Cdo lojtar i cili është shtetas i një shteti bazuar në ligjet dhe rregullat e këtij shteti është i përshtatshëm të luajë për skuadrën kombëtare apo përfaqësuese të atij shteti.

    2. Nëse një lojtar është përfshirë në një skuadër kombëtare në të cilën ai mund të luajë bazuar në rregullin Nr. 1, nuk do të lejohet të marrë pjese në ndeshje ndërkombëtare të një shteti tjetër nëse ai është aktivizuar në një ndeshje zyrtare për atë shtet.

    3. Lojtarët që përjashtohen, janë ata të cilëve ju ndryshohet kombësia në menyrë jo-vullnetare në bazë të një dekreti ndërkombëtar, i cili i jep pavarësinë një rajoni apo i jep një pjesë të një shteti një shteti tjetër.

    Cështja më e përfolur është, a do të largohen lojtarët Shqiptarë të Kosovës në rast se marrin një ftesë nga Federata e tyre, duke e përgjysmuar ekipin Kombëtar? Këtë përgjigje asnjë prej tyre nuk është i gatshëm ta japë.

    Si mendoni ju, a është më mirë që të kemi dy ekipe të ndryshëm Kombëtarë futbolli, apo është më mirë të kemi vetëm një Kombëtare Futbolli?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga CoMMaNDeR : 16-02-2007 më 11:54

  2. #-8
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    Der tashi ka funksionuar si nje Komb dhe nje Kombetare.Perse te mos vazhdoje si e tille ?!

    Një Komb, Një Kombëtare

  3. #-7
    satyr Maska e Gunnar
    Anëtarësuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    Une jam nga RSH-ja po me duket pa kuptim qe lojtaret kosovare te luajne ne kombetaren tone, nese kombetarja e Kosoves do te integrohet ne te gjitha evenimentet sportive nderkombetare, qe shpresojme te ndodhe sa me shpejt.

    per ne do jete pak e paleverdisshme pasi lojtaret ksovare jane lojtaret me cilesore qe kemi aktualisht ne kombetare po cte besh....

    gjithsesi besoj se vendimin e fundit do ta marrin vete lojtaret te cilet do te vendosin me cilen skuader te lujne.

    sidoqetejete pune besoj se te gjithe shqiptare e kosovare do kene tani e tutje dy kombetare zemre per te bere tifo dhe keshtu ishallah na mbaron edhe tradita e tifozerise per kombetaret e vendeve te tjera
    To look life in the face....

  4. #-6
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Ekzistenca e dy kombetareve do te sjelli edhe zhvillimin e futbollit ne pergjithesi...sepse do ti hapen dyert per te lozur ne nje ekip kombetar,shume futbollistave,kjo do sjelli edhe shitjen e tyre neper klubet e mira europiane,duke rritur edhe cilesine e futbollit.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  5. #-5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-02-2007
    Postime
    2
    Për mendimin tim, më mirë është të kemi një kombëtare e cila është pretenduese dhe e fortë, sesa të kemi dy të tilla të cilat asnjëherë nuk do mundin të realizojnë ëndrrën e cdo Shqiptari, kualifikimin në një kompeticion ndërkombëtar.

    Citim Postuar më parë nga Skënderbeu
    Bashkimi bën fuqinë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga CoMMaNDeR : 16-02-2007 më 12:26

  6. #-4
    Djep Mbi Barrikada Maska e GJENERALI
    Anëtarësuar
    26-08-2002
    Vendndodhja
    Majtas
    Postime
    57
    cfare jane keto budalliqe dhe keto budallenj qe votojne idene e nje kombetareje.
    po cenoni pavaresine e kosoves.
    a e doni kosoven shtet te pavarur apo jo?nje shtet ka skuadren e saj.
    eshte njesoj sikur gjermania me austrine te kene nje kombetare ose Britania e Madhe te mos kete ekipet: angli, wells, skoci, irlande por vetem 1ekip.
    Jane muhabete koti.
    Smash The State

  7. #-3
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    Citim Postuar më parë nga GJENERALI
    cfare jane keto budalliqe dhe keto budallenj qe votojne idene e nje kombetareje.
    po cenoni pavaresine e kosoves.

    E para: Qetesohuni njehere dhe kini kujdes me fjalorin.

    E dyta: Ketu shprehen mendime te ndryshme nga sejcili dhe ju nuk keni te drejte te gjykoni,vetem te shprehni mendimin tuaj.Ketu ekziston e drejta e fjales dhe mendimit.

    Une nuk e kuptoj kur thoni "po cenoni pavaresine e kosoves" nje gje komplet kot dhe pa vend fare.
    C'fare te keqe ka nese eshte nje komb nje kombetare ?! Po tani si eshte kombetarja jone ?! Sa kosovare luajne per ekipin tone perfaqesues ?! Mos duhet te themi dhe ne "Po cenoni pavaresine e Shqiperise" ?! Jo,kurre nuk mund te thuhet nje gje e tille.

  8. #-2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Nje komb nje kombetare.Sigurisht.

  9. #-1
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Nje Komb nje Kombetare sepse mesojme te njejten Abetare, Kendojme te njejtin Himn, Luftojme per te njejtin Qellim.

  10. #0
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Nje kombetare mo edhe kte qe kemi mezi po e majme jo me ti kemi dy.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Biblioteka kombëtare në 80-vjetor
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2003, 09:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •