Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 47
  1. #1
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551

    Post Shpërthim me tritol në një lokal të Tiranës

    Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në një lokal pranë Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë pak minuta pasi prej andej u largua kryetari i opozitës Edi Rama.

    Shpërthimi ndodhi pranë qendrës ku ka selinë Prokuroria e Përgjithshme

    Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes ndërsa deputete të opozitës thonë se nuk duan të besojnë se ngjarja ka të bëje me fushatën.

    Një grup deputetësh të opozitës, mes të cilëve edhe kryetari i PS-së, Edi Rama, që kandidon për mandatin e tretë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, në zgjedhjet e ditës së dielë, thanë se kishin vetëm pak minuta që ishin larguar nga lokali “Te Joni”.

    Arta Dade, Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të PS-së tha:

    ”Nuk dua te besoj që kjo ngjarje ka lidhje me fushatën, apo ditën e votimit dhe do të presim me qetësi konkluzionet e policisë.”

    Policia e Tiranës po punon intensivisht për zbardhjen e ngjarjes.

    Burime pranë saj thanë se sasia e tritolit të përdorur llogaritej afro 150 gram dhe se nuk ka të plagosur nga personeli i lokalit.

    Ende nuk ka një njoftim zyrtar për ngjarjen.
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  2. #2
    dude Maska e smoki
    Anëtarësuar
    02-02-2007
    Vendndodhja
    somewhere
    Postime
    68
    Kto jan Propagandat e Edi Rames i cili mbeti duke fajsuar veten, qe si e si populli te kete pak meshire per kte narkoman/nudist/hajdut.

    Eshte e kote qe mundohet te fitoje nje fushate ne kete menyre, edhe turp ti vije qe ben kshu karagjozlleqesh, e kujton popullin budalla edhe thote ja tjua fus pak friken e 97... tjua kujtoj pak ditet e luftes, ndaj ka ven tritolin aty.

    se te ishte se do e kishin ven per ate, sot zdo ishte zgjuar i gjalle ai Legeni Komunist
    SHQIPTAR

  3. #3
    BUKURIA SHERRI I LUMTURIS Maska e koder kiss
    Anëtarësuar
    03-03-2006
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    206
    hahahahahahahahahahah
    edi gabeli hahahahahahah
    ai e ka kuptuar se nuk i duhet shoqerise

    mjaft me pallavra
    aj eshte jashteqitja e kombit
    KULTURA , SJELLJA, EDUKATA ,ZBUKURON NJERIUN!!!!!!!!!!!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Shperthimi, Marsi Ris takon kryeprokurorin Sollaku

    11:23 15/02/07



    Ambasadorja e SHBA ne Tirane, Marsi Ris ka takuar sot Prokurorin e Përgjithshëm Theodhori Sollaku, per te diskutuar mbi ngjarjen e rende te shpërthimit, qe ndodhi pas mesnatës ne restorantin ku po darkonte kryesocialisti Edi Rama.

    Shpërthimi ndodhi ne oren 01.58 te mëngjesit te dites se sotme, ne nje piceri prane Prokurorise se Pergjithshme ku darkonte kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama dhe disa deputete te PS-se.

    Shperthimi i 50 grameve tritol ka ndodhur rreth 10 minuta pasi kryetari i bashkise dhe njekohesisht lideri i PS ishte larguar nga lokali qe ndodhej ne katin e dyte te nje pallati.

    Ne lokal ndodhej personeli punonjes, por fatmiresisht askush prej nuk pesoi demtime.

    G.S.

  5. #5
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga njemik
    Shperthimi, Marsi Ris takon kryeprokurorin Sollaku

    11:23 15/02/07
    Ambasadorja e SHBA ne Tirane, Marsi Ris ka takuar sot Prokurorin e Përgjithshëm Theodhori Sollaku, per te diskutuar mbi ngjarjen e rende te shpërthimit,
    G.S.
    Nga e polle kete lajm o Njemik ?
    Une e kerkova ke G.SH. por nuk e gjeta.

    Ja seç thote G.SH.
    "Nuk dihet ende arsyeja e vizites se zonjes Ris ne Prokurori,"

    Ke filluar te deformosh edhe lajmet e partise more i paudhe.

    Edhe doni tju besojme edhe tju veme ne krye te bashkive! Hajde mendje hajde.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  6. #6
    Shperthimi, Marsi Ris takon kryeprokurorin Sollaku

    11:23 15/02/07



    Pas shpërthimit të tritolit në një lokal, ku kishte darkuar Edi Rama dhe disa deputetë të Partisë Socialiste, ambasadorja amerikane në Tiranë Marsi Ris është takuar me kryeprokurorin Theodhori Sollaku, me të cilin foli për hetimet e ngjarjes.

    Nga burime të pakonfirmuara zyrtarisht, Ris ka kërkuar përshpejtim të veprimeve proceduriale për ngjarjen, ndërsa ka marrë garancinë për një gjë të tillë nga numri një i prokurorisë shqiptare.

    Ngjarja e rëndë është tashmë nën hetim nga një grup i specializuar prokurorësh dhe oficerësh të antikrimit në drejtorinë e Policisë së Tiranës.


    Ndërkohë, janë kryer të gjitha veprimet proceduriale, për të bërë të mundur identifikimin e autorëve të këtij akti kriminal.

    A.P

    per dirty www.a1tv.al ose: http://www.a1tv.al/index2.php?faqe=lajmi&lajmID=10564
    Ndryshuar për herë të fundit nga shefqeti11 : 15-02-2007 më 08:43

  7. #7
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga shefqeti11
    Ok, e kuptova G.SH. = A.P.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ScarFace_23
    Anëtarësuar
    11-12-2006
    Vendndodhja
    Elbasan
    Postime
    66
    Eshte nje krim i shemtum absolutisht po.po po
    Klika e Berishes ne pushtet :PPP
    sic flet sala
    car te them une gjynaf per pronarin e lokalit,ctaksirat ka ai i shkreti po kto vafshin ne djall te gjithe

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Mire i kane bere llogarite kuqalasho-nudistat.
    Veme nje llokum TNT para lokalit dhe per te qene me se te sigurte se nuk do behet ndonje gabim ne kohe, ndezesin e aktivizon me celular nga Peza personalisht Rama.
    Nje shperthim i tille do shume me shume kohe per tu hetuar se deri te dielen ne darke. Keshtuqe deri te dilen, kelyshet bolshevik kane mundesi te aludojne per kedo.

    Papapapa cfar fare e ndyre qe paskan qene.

    Mjere Shqiperia qe u infektua me kete kolere

  10. #10
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Citim Postuar më parë nga Antimafia
    Mire i kane bere llogarite kuqalasho-nudistat.
    Veme nje llokum TNT para lokalit dhe per te qene me se te sigurte se nuk do behet ndonje gabim ne kohe, ndezesin e aktivizon me celular nga Peza personalisht Rama.
    Nje shperthim i tille do shume me shume kohe per tu hetuar se deri te dielen ne darke. Keshtuqe deri te dilen, kelyshet bolshevik kane mundesi te aludojne per kedo.

    Papapapa cfar fare e ndyre qe paskan qene.

    Mjere Shqiperia qe u infektua me kete kolere
    Shqiperia ka kohe qe eshte infektuar, te pakten nja 60 vjet, po te habit fakti sa kohe iu dashka me u sheru.........
    Ka ko*e sa te dushe ketu qe thone ja vuni Sala.
    Ambasadorja Ris ishte turr Sollakut........!!!!!!! Car bohet ne Shqipni.... mjere ne!!
    Bombe ne trotuar; ky me gjithmend qe eshte nje provokacion i madh.
    Komisionerin republikan ne korrik 2005 e qelluan ne qender te votimit, dhe asnje nga metestazat e 8 nentorit 1941 nuk kerkoje ndjese.
    Ky lart i qan hallin "pronarit" te lokalit per plurin qe ju ngrit ne rruge......
    Ju jeni bo per te qesh........

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpërfilli Festën e Pavarësisë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  4. Vet)Vrasja e kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Tiranës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-05-2006, 17:09
  5. Planifikimi urbanistik i qëndrës së Tiranës
    Nga drini_në_TR në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •