Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anėtarėsuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    671

    Tritol restorantit ku darkonte E. Rama.

    Eshte hedhur ne erė restoranti vetem pak minuta pasi kreu i Partise Socialiste bashke me disa deputete socialiste kishin perfunduar se ngreni aty.
    Shperthimi ka qene shume i fuqishem, per fat te mire nuk ka patur viktima, por vetem deme materiale.

  2. #2
    Tirane, tritol ne lokalin ku ndodhej kryetari i bashkise Rama

    07:30 15/02/07



    Nje shperthim ka ndodhur ne oren 01.58 te mengjesit te dites se sotme, ne nje piceri prane Prokurorise se pergjitheshme ku darkonte kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama dhe disa deputete te PS-se.

    Shperthimi i 50 grameve tritol ka ndodhur rreth 10 minuta pasi kryetari i bashkise dhe njekohesisht lideri i PS ishte larguar nga lokali qe ndodhej ne katin e dyte te nje pallati.

    Ne lokal ndodheshin personeli punonjes, por qe nuk kane pesuar demtime.

    Nderkohe ne Prokurine e Pergjitheshme ka nisur nje mbedhje urgjente mes prokuroreve dhe policise.

    Policia ka kryer veprimet hetimore nė vendin e ngjarjes, por pa mundur tė bjerė nė gjurmė tė ndonjė autori tė dyshuar.

    G.S.


    P.s. Vetem gjakderdhje mos ket per dy vota te qelbura.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Cilat Jane Pekat E Perbashka Ndermjat Dy Shperthimeve?

    [/I]
    Citim Postuar mė parė nga PRI-LTN
    Eshte hedhur ne erė restoranti vetem pak minuta pasi kreu i Partise Socialiste bashke me disa deputete socialiste kishin perfunduar se ngreni aty.
    Shperthimi ka qene shume i fuqishem, per fat te mire nuk ka patur viktima, por vetem deme materiale.





    Tritoli prane “ZP”, hakmarrje per nje shkrim

    E Premte, 20 Prill 2007


    TIRANE - Zbardhet deshmia e kryeredaktorit te gazetes “Zeri i Popullit” dhe deputetit te Partisse Socialiste, Erjon Brace. Burime nga Prokuroria e Krimeve te Renda bene te ditur se nje nga pistat e hedhura nga vete Brace per shperthimin e tritolit ne makinen e tij lidhet me botimin e nje shkrimi ne gazeten qe ai drejton. Nderkohe qe gjate bisedes me prokuroret dhe deshmise qe mbeti mister per disa dite, mesohet se deputeti socialist ka kerkuar qe telefoni i tij te vihet ne pergjim per te garantuar sigurine e jetes. Ende nuk behet e ditur se kush mund te jete shkrimi i botuar ne kete gazete. Edhe vete kryeredaktori Brace nuk ka bere te ditur shkrime konkrete gjate marrjes ne pyetje ne Prokurorine e Krimeve te Renda.

    Te njejtat burime bene te ditur se vete Erjon Brace ka kerkuar ne organin e akuzes pergjimin e telefonit personal. Deri tani nuk eshte dhene ndonje urdher nga organi i akuzes per realizmin e pergjimeve telefonike. Nderkohe qe per momentin vetem deshmia e Braces eshte deklarata qe permban dosja. Duke marre parasysh se edhe kamerat e bankave afer redaksise “Zeri i Popullit” ku ndodhi ngjarja, apo te institucioneve perreth ne ate zone nuk ishin te ndezura, organi i akuzes ndodhet perpara veshtiresise se hetimeve. Ketu perfshihet edhe fakti se gjate shperthimit te sasise se tritolit ne rruge, nuk ka pasur kalimtare te rastit. Burime nga organi i akuzes bene te ditur se hetimet tashme kane filluar ne menyre intensive. Nderkohe qe Prokuroria e Krimeve te Renda ka marre ne dispozicion kasetat e kamerave te institucioneve perreth gazetes qe drejtonte Brace. Ne saje te deshifrimit te kasetave do te verifikohen edhe personat te cilet diten e ngjarjes i jane afruar makines se Braces. Disa dite me pare vete i demtuari eshte mare ne pyetje nga organi i akuzes per rreth 3 ore me radhe. Akuza per ngjarjen nga prokuroria eshte cilesuar si “akt terrorist”, nderkohe qe fillimisht u deklarua se do klasifikohej si “shkaterrim i prones”.

    Ka qene pikerisht mbremja e 9 prillit, kur nje sasi prej 35 gramesh tritol ka shperthyer prapa mjediseve te gazetes “Zeri i Popullit”. Nderkohe qe pas mberritjes se policise ne vendngjarje u be e ditur se ishte makina e kryeredaktorit dhe deputetit te Partise Socialiste Erjon Brace, objekti i sulmuar. Sasia e lendes shperthyese ishte vendosur ne pjesen e perparme te saj, afer gomes. Automjeti tip “Benz 240” u shkaterrua ne pjesen me te madhe, nderkohe qe jane demtuar dhe disa makina te parkuara aty prane. Gjate momentit te shperthimit nuk ka pasur kalimtare dhe njerez te lenduar. Vete kryeredaktori i “Zeri te Popullit”, Erjon Brace, ndodhej ne zyren e tij ne momentin e ngjarjes. Hetimet paraprake i ndoqi komisariati nr. 3 i Tiranes dhe drejtoria e policise.

    R. Caushaj

  4. #4
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    DON SOLLAKIA I VAZHDON HETIMET???

Tema tė Ngjashme

  1. Dy kallepe tritol tek shkolla Zemra e Krishtit
    Nga daniel00 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 23-02-2009, 16:12
  2. Shpėrthim me tritol nė njė lokal tė Tiranės
    Nga Flori nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 17-02-2007, 13:52
  3. Kush vė tritol mbi kronikat e lajmeve?
    Nga Humdinger nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-11-2006, 00:55
  4. Tritol policit pėr hakmarrje
    Nga Genti^Itali nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 17-10-2004, 01:08
  5. Nxenesi Tritol Shtepise Se Drejtoreshes
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-09-2003, 06:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •