Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713

    Dosjet e '97 në sirtare për mungesë provash

    Dosjet e '97 në sirtare për mungesë provash

    BERAT - Dosjet e '97-ës kanë mbetur në sirtaret e policisë dhe prokurorisë, për mungesë provash. Drejtori i policisë së Qarkut të Beratit Ilirjan Dida, shprehet se policia po punon me intensitet për zbardhjen e autorëve të saktë dhe nxjerrjen e tyre para gjykatës. Por ndryshe është shprehur për këtë problem kryeprokurori i rrethit, Kozma Ziu, i cili thotë për gazetën se shumë pak dosje kanë ardhur në prokurori dhe ato janë të paplota, pa prova bindëse dhe janë të mbështetura në aludime të njerëzve. "Kemi kontaktuar me drejtuesit e policisë dhe i kemi kthyer dosjet për t'i plotësuar",- thotë ai. Vështirësia në gjetjen e autorëve të vrasjeve qëndron pasi në përgjithësi krimet kanë ndodhur midis grupeve rivale që kanë asgjesuar njëri-tjetrin. Prokurori Ziu ka kërkuar nga organet e policisë seleksionim të dosjeve. Nëse autorët kanë vdekur ai ka kërkuar mbylljen e këtyre dosjeve, ndërsa për autorët e gjallë të ngrihet aktpadia për vazhdim hetimesh. "Unë si prokuror them se ka dosje të 97-ës, që nuk duhen ndjekur", ka pohuar Kozma Ziu. Dosjet e 97-ës shënuan 300 të vrarë në Berat dhe ende autorët e këtyre krimeve kanë mbetur mister për policinë. Në sirtaret e organeve policore janë duke u mykur dosjet pa prova të mjaftueshme që bëjnë fjalë për vrasjen e ndodhur në Qafë Sqepur, në bllokun e fiqve, në lagjen Goricë, në fshatrat Samaticë, Rërëz, Vokopolë. Problem tjetër për policinë dhe prokurorinë është se ndërsa këto dosje janë ende të pazbardhura, kanë ndodhur të tjera vrasje që kanë lidhje me dosjet e '97-ës. Përkundër kësaj kreu i policisë së Beratit kolonel Dida thotë se nuk janë pak po 187 dosje të zbardhura, dosje të cilat i takojnë vitit '97, ndërsa kryeprokurori Kozma Ziu pohon se ende duhet bashkëpunim i mirëfilltë për zbardhjen e dosjeve të '97-ës midis policisë kriminale gjyqësore dhe organeve të prokurorisë.
    Sulo Gozhina

    nga shekulli

    po mire o kriminele, o... me mire te mos flas

    po dosje per sulmin ndaj SHIK-ut ne Vlore nuk ka?

    Po per vrasesit e Leke Qokut?

    Deshmitaret jane akoma gjalle dhe i kane dhene deshmite hapur dhe ne shtyp:

    "Data 27 në darkë, më vjen informacion se tek vila afër SHIK-ut kishte ardhur një nga figurat kryesore të PS-së. Në datën 28 në mëngjes, „titullari“ i PS-së largohet nga Vlora. Ora 1 pas mesnate. Data 28 shkurt. Besnik Hidri kthehet në zyrë dhe më thotë se e kishte përcjellë gjeneral Ramën. Data 28 shkurt, ora 18 e 30 minuta. Kisha rreth një gjysmë ore që qëndroja përballë universitetit, në krah të rrugës. Para hyrjes kryesore ndalojnë një makinë dhe një veturë me targa të Lushnjes. Nga vetura zbresin 4 vetë. Ata shkojnë drejt shkallëve të universitetit, atje ku ishte drita më e fortë. Fillojnë të improvizojnë një sherr, i cili zgjat për disa minuta. Nxirret një thikë dhe bëhet sikur goditet. Tjetri që u „sulmua“ bie përtokë. Këta të tre i hipin veturës dhe të dyja makinat shkojnë në drejtim të SHIK-ut. Shikoj personin që „ra“ përtokë, i cili fillon të ulërasë me sa ka në kokë: „Më vranë shikasit. Tek SHIK-u“- dhe sakaq ai çohet në këmbë dhe zhduket. Ngjitem në Kuz Baba. Lidhem me godinën brenda, ku kishim 16 vetë gjithsej. Përgjegjës turni ata kishin Lekë Qokun. I them: Lekë, turmat po vijnë drejt godinës, më shpjego se çfarë po bëjnë?“ Leka më përgjigjet se ata po afronin një makinë vetëshkarkuese riportabël me karrocë të ngritur. Siç dukej, donin ta përdornin si mburojë nga frika e ndonjë goditjeje nga ana e SHIK-ut. Unë raportoj lart për gjendjen. Nga Leka më vjen informacioni se bëhej fjalë për rreth 80 vetë të armatosur me „Tomsonë“, „Zastava“, kallashnikovë, „çifte“, dhe me granatahedhës. Hapet zjarr kundër godinës. Nga vila e Brokajve vjen zjarr thikë, ndërsa nga një shtëpi tjetër, nga ana tjetër e SHIK-ut, qëllohet gjithashtu me zjarr. „Shokët“ vazhdojnë të qëllojnë vetëm në ajër. Nga turma është fakt se nuk u vra askush. Zjarri i turmës hapej që nga 20 metra larg. Pyes Lekën se çfarë shihte. Ai më përgjigjet: „Në dhomë shoh vetëm flakë dhe tym. Jashtë shikoj vetëm gra dhe fëmijë. Ata që qëllojnë janë fshehur pas grave dhe ne nuk mund t’i godasim dot. Shikojmë vetëm flakët e armëve të tyre.“ Marr në telefon „shokët“ që ndodheshin tek Ujët e Ftohtë. Ata më raportojnë se nuk mund të vijnë në ndihmë, sepse gjithçka ishte llahtarë. Një qytet i tërë i armatosur.
    Leka më thotë: „Kosta, jam plagosur!“ Zëri i tij po vinte duke u shuar. Ai shton: „Këtu është tym e flakë. Shikoj vetëm dy trupa të shtrirë. Më ka hyrë një plumb në krahun e djathtë e më ka dalë matanë.“
    Efektivi kishte edhe bomba dore, por asnjeri prej tyre nuk dinte t’i përdorte. Si organ informativ, ne asnjëherë nuk kemi patur detyrë për të përdorur armët, por vetëm për të dhënë informacion.

    Berisha na kishte urdhëruar, që ne të mos hapnim zjarr kundër turmës, por vetëm kundër eksponentëve. „Repartet duhet të ruhen pa vrarë njerëz“,-kishte thënë ai.

    Ora 12 e 15. SHIK-u goditet me granatahedhës. Gati tërë kati i dytë shembet. Në këtë çast ndërpritet komunikimi me telefon. Mbeten 6 të vrarë, ndërsa 10 të tjerët shqyejnë një nga dritaret e siguruara me hekura dhe dalin duke iu kacavirur kodrës. Atje u dalin disa nga banorët vlonjatë të cilët i strehojnë nëpër shtëpia. Evakuimi i tyre për në Tiranë, një e nga një, do të fillonte vetëm pas dhjetë ditësh.
    Nuk kalojnë shumë minuta dhe më vjen një tjetër telefonatë nga jashtë, ku më njoftohej se Besnik Hidri ishte hedhur nga kati i dytë dhe ndodhej tek oborri i shkollës së marinës, e cila është ngjitur me ndërtesën e SHIK-ut. Në të vërtetë Besnikun e kishte hedhur atje presioni i goditjes nga granatahedhësi. Kolegu ynë e kishte gjetur të shtrirë në bar. Marr në telefon komandantin e marinës, një pusht djalë. Ai më përgjigjet se nuk mund ta ndihmonte se kishte hall se mos e vrisnin.
    Kolegu im e mer në makinë për ta çuar atje ku i thashë unë, në spital, po rruga ishte plotësisht e bllokuar. Atëherë e urdhëroj ta dërgonte në Pashaliman, ku më pas do të çoja një infermiere. Pas ndërtesës së SHIK-ut u vjen radha depove dhe reparteve afër ndërtesës. Goditet komanda e marinës dhe shkolla e Marinës. Për 2 orë shkatërrohet gjithçka.
    Ora 2 e mëngjesit. Rrethohem në Kuz Baba. Nuk sulmohem pasi ndërhyjnë disa oficerë vlonjatë. Numëroj 4 herë tentativë për sulm kundër zyrave që kishim në Kuz Baba. Më në fund, me një makinë të një oficeri vlonjat, largohem fshehurazi në drejtim të fabrikës se çimentos, në Pallatin e Sportit dhe mbërrij tek „Kulaçi“.




    Sapo arrij atje më ndalon një grup i armatosur, rreth 20 veta gjithsej. Ata kishin ngritur një barrikadë në rrugë dhe kishin lënë vetëm një shteg të vogël për të kaluar. Një burrë me një hu të madh në dorë më urdhëron të zbres poshtë.



    Shikoj 4 trupa të shtrirë. Ishin të shokëve tanë. Një grua i binte njërës kufomë me sopatë, duke e copëtuar në copa të vogla. Një tjetër grua, shumë e shëmtuar në fytyrë ngjyente duart në trupin e Lekë Qokut. Ai po jepte shpirt. Gruaja, e shkurtër ngjyente duart në gjakun e Lekës dhe ia tregonte turmës duke u ngërdheshur me histerizëm. Gjaku i përlyente edhe krahët. Shtanga. Të pasnesërmen më vjen informacioni se ajo grua kishte qenë Luiza Hoxha, deputetja e sotme e Kuvendit shqiptar.



    Ai që kishte hurin më duket se më njeh dhe më thotë të largohem. „Ikni, frikacakë“,-thotë ai. Hyj në Pashaliman. Shoh 14 oficerë dhe kapterë. Takoj oficerin që kishte sjellë aty Besnik Hidrin. Trupi i tij ishte buhavitur krejtësisht, ndërsa gjysmën e krahut dhe syrit të majtë e kishte krejtësisht të shpartalluar. E pyeta: „Besniku je?“ Ai më përgjigjet vetëm me një lëvizje qerpikësh. U lutem oficerëve të nxjerrin anijet. Ata më përgjigjen: „Ik edhe ti që këtej, se po të gjetën këtu, do të na vrasin edhe ne.“ Lajmëroj për ardhjen e një helikopteri. Ai vjen në orën 4 e 15, por Besniku nuk gjen më shpëtim. Ai vdes gjatë rrugës.






    Po në datën 1 mars. Sulmohet pika sinjalo-vrojtuese e Bazës Detare dhe Baza Rezervë e Flotës që shërbente për riparimin e nëndetëseve. Kapterit Fatmir Koka i mbarojnë të 4 karikatorët me fishekë, pasi kishte zbrapsur banditët për 40 orë rresht. Banditët e kapin rob dhe të gjallë i presin kokën dhe i qërrojnë sytë. Për ironi të fatit, do të ishin pikërisht këta politikanë, që më pas do t’i dërgonin jetimëve në shtëpi dekoratën e babait hero. Në tunelin e nëndetëseve 630 metra të gjatë, vidhet gjithçka, me një vlerë qindra milionë dollarë. "


    Te djathte apo kuptoni apo dru me pre!
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  2. #2
    Audio Engineer Maska e KACAKU
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    599
    Ehh,c'na kujton te shkuaren e hidhur,qe me mire se cdokush tjeter e pame me sy per se gjalli...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    KACAK

    Pse nuk shkruan ti ato qe ke pare me syt e tu???

    Cfar gjeje eshte me e rendesishme per ty se te peshkruash me aq sa ke pare e sa di TRAGJEDINE BERATASE 96-97?

    A je atdhetar apo kinez..

    Shkruani se kan vlere gjerat ..

    Merru dhe me femna po nji cep te trurit ruheni e vereni ne pun per atdheun.
    Historia eshte pun atdhetare..

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Partia E Krimit Te Organizuar Me Emrin Ps I Mblylli Dosjet Per 8 Vite!!!

    PARTIA E KRIMIT TE ORGANIZUAR ME EMRIN PS I MBLYLLI DOSJET PER 8 VITE!!!

    Vlorë, hapen 15 dosje të vitit ‘97
    “Urdhri” i kryeministrit të vendit për hapjen e dosje të vitit 1997 ka mbërritur edhe në qytetin e Vlorës. Burime nga brenda prokurorisë së rrethit gjyqësor të qytetit bregdetar bëjnë me dije se tashmë janë bërë gati 15 dosje të këtyre viteve dhe ngjarjeve më të bujshme të hapen dhe të shkojnë hetimet deri në fund. Këto burime saktësojnë se dosjet që do të hapen kanë të bëjnë me vrasjet më të bujshme të këtyre viteve, por pa saktësuar se kush janë këto dosje. Në të vërtetë në qytetin e Vlorës në këto vite pati bum vrasjesh dhe jo vetëm kaq, por disa prej tyre u bën edhe haptazi dhe në mënyrë sadiste.Më tej akoma, edhe pas paqes së vendosur në atë vit, vazhduan serialet e vrasjeve sepse familjarë të të lënduarve paguan të tjerë ose morën vetë pjesë në vrasjet që po i quajmë hakmarrëse. Deri edhe një vit më parë në qytetin bregdetar vazhduan këto vrasje, për të cilat tashmë kanë filluar punët hetimore për t’i çuar këto hetime deri në fund, për të zbuluar, jo vetëm vrasësit e vërtetë fizikë, por edhe pjesëmarrësit e tjerë në këto vepra. Sipas burimeve të sakta nga prokuroria e rrethit gjyqësor, tashmë 15 dosje për këto vrasje e kanë kaluar radhën e studimit fillestar dhe tashmë janë në duart e oficerëve të policisë gjyqësore për një studim më të hollësishëm. Po këto burime bëjnë me dije se për të sqaruar deri në fund këto dosje do të thirren për t’u pyetur dhjetëra njerëz që kanë dijeni për këto vrasje, kanë qenë pjesëmarrës direkt në këto vepra apo kanë parë skenat e tyre. Në këtë grup njerëzish të thirrur për t’u pyetur përfshihen njerëz që tashmë u janë kthyer punëve normale, njerëz që kanë bërë karrierë e deri tek politikanë të ndryshëm. Interesimit tonë për grup njerëzit e fundit, këto burime u përgjigjen se do të thirren politikanë të të dy krahëve politikë që kanë qenë, por edhe që janë aktualisht në politikë. Sipas po këtyre burimeve mendohet se do të ketë shumë të lënduar nga hapja e këtyre dosjeve, por nga ana e prokurorisë janë marrë tashmë të gjitha masat që kjo të mos mbesë vetëm në hapin e bujës dhe të zhurmës, por saktësojnë vendosmërisht se 15 dosjet tashmë janë në studim dhe zbatim konkret. Këto burime nuk japin afat kohor se kur këto dosje do të jenë publike dhe do t’i nënshtrohen gjykimit, por shprehen se shumë shpejt, punë javësh do të fillojnë procedimet e para, sepse sipas këtyre burimeve tashmë janë vërtetuar shumë dyshime që kanë qenë në këto dosje. Me gjithë këmbënguljen tonë për të zbuluar ndonjë emër konkret, askush nuk mund ta bënte këtë duke na kujtuar tashmë frazën stereotipe në këto raste se për arsye hetimi nuk mund të japin asnjë emër konkret, por ju sigurojmë se shumë shpejt këta emra do të jenë publik dhe do të mësohen nga të gjithë sepse do të ketë procese gjyqësore që nuk do t’i fshihen dot medias. Burime nga prokuroria e rrethit gjyqësor Vlorë saktësojnë se me këto dosje po merren oficerë të Policisë Gjyqësore të qytetin bregdetar, nga më të vjetrit në detyrë dhe që kanë përvojën e duhur.

Tema të Ngjashme

  1. Hapja e dosjeve sekrete të ish-Sigurimit të Shtetit.
    Nga DYDRINAS në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 236
    Postimi i Fundit: 25-02-2014, 11:32
  2. Po u hapen dosjet, shkaterrohet arti
    Nga angeldust në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 05-06-2007, 09:11
  3. Shqiptaret: popull me llogjike skllavi!
    Nga Kryeplaku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 02-02-2007, 12:24
  4. Qeveria: Dosjet e ish-ministrave të korruptuar të hetohen
    Nga PORTI_05 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 27-11-2005, 19:36
  5. "Ju tregoj dosjet e korrupsionit"
    Nga Genti^Itali në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-09-2005, 06:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •