-
Intelektualet Antikomunist 1945-1990
Eshte pothuajse ne erresire te plote veprimtaria intelektuale antikomuniste e mergates shqipetare,.
Per arsyet qe dihen shume figura te inteligjences shqiptare qe per bindjete ,dhe dhunen qe u ushtrua jo veteme tek ata por edhe ne familjet te tyre ,lane atdheun dhefati i sergjynosi ne vende te tjera
Por ata nuk e pushuan veprimtarin e tyre intelektuale edhe ne mergim .
DO TE PERMENDJA XHAFER DEVA.PROF NAMIK RESULI .ETEM KOKALARI LEC SHLLAKU ISA NDREU .AGA AGAJ . FEJZI VOKOPOLA TAHIR KOLGJINI
e shume te tjere kush qi me shume nga jeta e tyre eshte i lutur te shkruaj ne ke teme ,,,,flm
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PORTI_05 : 14-02-2007 mė 23:24
-
-
XHAFER DEVA KY BURR I PATHYER I KOMBIT-SHQIPTAR
Pikėrisht me 21 shkurt tė vitit 1904 rrafsh njė shekull mė parė familjes sė njohur tė Ibrahim Devės nga Mitrovica ju shtue edhe nje d’jal i pesti me radhė.Kushė do tė mendonte se mu ky djalė i lindur njė shekullė mė parė nė Mitrovicė do tė jet njėri ndėr shqiptarėt mė tė fortė i cili tėr jetėn e vet do tė punoji pa u ndalur kurrė deri nė frymen e fundit tė jetės sė ti pėr Shqipėrin etnike. Dhe pikerisht mu nė kėtė njėqind vjetor tė lindjes sė kėtij idealisti tė shqiptarisė i cili ēdo gjė shkriu pėr Shqipėrinė etnike dhe duke u nisur nga fakti se veprimtarinė e tij e ka mbuluar tisi i harresės vdekjeprurėse nė Kosovėn e Shqipėrisė etnike, vendosėm qė ta perkujtojmė me njė akademi perkujtimore me rastin e njėqind vjetorit tė lindjes, njėrin ndėr nacionalistėt demokrat tė Shqipėrisė etnike, Xhafer Ibrahim Devėn.
Po pse themi Xhafer Deva burr I pathyer i kombit shqiptar.Vėrtet ishte burr I pathyer.Aji qėndroji I pathyer edhe atėher kur vendosi tė hyji nė politikėn shqiptare qė ta realizoji planin e ti pėr Shqipėrin Etnike,aji qėndroji I pathyer edhe atėher kur ishte ministėr I puneve tė mbrendshme,aji qėndroji I pathyer edhe kur e udhehoqi Lidhjen e Dyte te Prizrenit,aji qėndroji I pathyer edhe kur e akuzuan komunistėt pansllavist, si fashiste.
Madje, pati edhe aso rastesh kur Xhafer Deva qėndroi i pathyer kur atė e akuzuan edhe tė huajt siq ishte gjenerali anglez Hill, i cili e pėrcaktoji Deven si njėri ndėr bashkėpunėtorėt e Gjermanėve e pėrgjigjja e tė pathyerit heroji i kombit shqiptar Xhafer Devės me 25 prill tė vitit 1944 nė mėnyrė publike nė nje nga orėt mė tė dėgjuara tė mbrėmjes nė "Radio Tiranė" ku midis tė tjerave i tha Hillit me atė zėrin e ti burrėror dhe tė pathyeshem: ”Shqiptari Xhafer Deva qė ka nderin t'ju pėrgjigjet mund t’ju theksoj se nuk ėshtė nė shėrbim tė gjermaneve, nuk ashtė kenė kurrė, dhe nuk do tė jet kurrė, por gjithashtu, nuk ėshtė nė shėrbim tė anglezve, amerikaneve, rusėve. Xhafer Deva ka nderin tė jet nė shėrbim tė popullit shqiptar, dhe sigurisht ky shėrbim asht ndera mė e madhe qė mundė tė ketė.
Xhafer Deva qėndroj i pathyer dhe nuk u lekund edhe atėherė kur u dashtė qė ta lėshoj Kosovėn e tij tė dashur dhe tė vendoset nė Austri, Itali e mė vonė nė Amerikė. Ai ishte largpamės dhe vigjilent, ishte njėri ndėr atdhetarėt, politikanėt, dhe luftėtarėt mė tė fortė shqiptarė nė shekullin qė e lam pasė. Prandaj me plote ndėrgjegje e themi qė ėsht ardhur koha qė historia shqiptare ta vendos nė vendin e merituar kėtė burre tė shekullit qė e dha Kosova jone Heroike, kėtė burrė tė shekullit qė e dha Shqipėria jonė Etnike.
Me kėtė duamė tė theksojmė se ėshtė ardhur koha qė historia ta thot fjalėn e vet pėr Xhafer Devėn dhe me argumente shkencore tė bien pertok pseudo tezat e disa historianėve shėrbėtor tė politikės ditore komuniste tė cilėt u munduan ta kriminalizojn veprėn e Xhafer Deves, por nuk mundėn t’ia humbin shkelqimin veprės se tij, tė vjellurat e ketyre historianėve pansllavist nė tė gjitha viset shqiptare kundėr Xhafer Devės janė groposur thellė nė plehun e historisė, ndėrsa dita ditės veprimtaria atdhetare e kėtij burri tė palėkundur tė Shqipėrisė etnike po del nė sheshė.
Prandaj ėshtė ardhur koha qė Kosova martire kjo pjesė e ndarė padrejtėsisht e Shqiperisė etnike jo vetėm ta vendos nė ballin e oxhakut tė historisė sonė kombėtare Xhafer Deven, por ajo edhe ti merr eshtrat e Xhafer Devės dhe ti kthej nė Mitrovicėn e tij tė dashur, prandaji ndegjoni shqiptar porosit biografi dhe bashkpuntori shumvjeqar i Xhafer Devės, publicisti Idriz Lamaji, i cili nė librin Xhafer Deva nė Dritėn e Letrave tė veta dhe zbulesa tjera tė Mergatės Shqiptare Nė York 2002 nė faqėn 154 thot: “Eshtrat e Xhafer Devės pushojnė sot nė njė varrė tė vetmuar, nė varrezat e gjelbėrta tė Palo Altos nė Kaliforni, eshtrat e ti duhet kthyer nė Kosovė, dhe rivarrosur nė qytetin e ti tė lindjes, nė Mitrovicen e Isa Boletinit tė famshėm, nė atė qytet tė cilin sot e kėrcnojnė serbėt pėr vdekje. Varri i tij nė vendlindje do tė ishte njė piramid kufiri, e cila do ti bėnte roje atdheut mė shumė se njė ushtarė i mbėrthyer nė armė. Ėshtė emri dhe veprimtaria e ti qė e frikson armikun tonė shekullor. Ėshtė emri Xhafer Deva pėr tė cilin njė kryeministėr serb ka thėnė “Deva nuk blehet me pare se ėshtė i pasur, Deva ėshtė armiku ynė i pėrbetuar, Deva duhet vrarė. Xhafer Deva ky nacionalist dhe atdhetar i madh i kombit shqiptar mbylli sytė me 25 Maji 1978 nė moshen 74 vjeēare me amanetin qė ta mbajm gjallė idealin kombėtar tė Lidhjes sė Prizrenit.
-
-
cen69
Edip Tershana
--------------------------------------------------------------------------------
Edip Tėrshana, simbol i rezistencės kundėr diktaturės komuniste
Me rastin e 60-vjetorit tė ekzekutimit tė Mėsuesit tė Merituar, dekoruar me medaljen "Shqiponja e artė"
Reshat KRIPA
Fisnikėria lind bashkė me njeriun. Ajo trashėgoi brez pas brezi. Ajo reflektohet nė veprimet dhe sjelljet e tyre karshi tė tjerėve. Atė nuk mund ta pėrēudnojė asgjė. Ajo ėshtė njė dhuratė e Zotit, tė cilėn nuk mund ta kenė fat tė gjithė.
Ky gjak nuk mungonte nė dejet e familjes Tėrshana. Edipi i lindur mė 15 mars 1907, ishte djali i katėrt i Abdurrahmanit dhe Sabries. I ati anėtar i klubit patriotik "Bashkimi" merr pjesė nė Kuvendin e Dibrės mė 23 korrik 1909. Punon pėr hapjen e shkollave shqipe me alfabetin latin dhe ėshtė pjesėmarrės me armė nė dorė i pėrpjekjeve tė mėdha tė viteve 1912-1913 kundėr serbėve.
Shkollėn fillore, Edipi e filloi nė vitin 1916 nė shkollėn shqipe tė Dibrės. Mė 1920, ajo mbyllet dhe ai fillon punė si ēirak nė njė repart qeleshpunuesish. Nė vitin 1922, vendosen nė Peshkopi. Po atė vit vazhdon shkollėn qytetėse tė hapur nė Tiranė me vendimin e qeverisė sė Sulejman Delvinės, pėr fėmijėt dibranė. E mbaron nė vitin 1923, dhe po atė vit fillon shkollėn normale nė Elbasan tė cilėn e mbaron nė vitin 1928.
Mė 16 shtator 1928, fillon punė si mėsues i klasės sė parė nė shkollėn platore Shijak. Kėshtu vazhdon vite me radhė. Pushtimin e Shqipėrisė nga Italia fashiste e priti me indinjatė. Refuzon me pėrbuzje propozimin pėr t'u rregjistruar si anėtar i partisė fashiste. 27 nėntor 1942, 30-vjetori i shpalljes sė pavarėsisė. Me nismėn e tij vihet nė skenė drama e Foqion Postolit. "Lulja e Kujtimit", Entuziazmi ishte i paparė. Sallėn e ndezėn mė tepėr fjalėt e zjarrta tė Edip Tėrshanės dhe Beqir Haēit. Tė nesėrmen manifestimi i madh nė shesh pėr ditėn e flamurit. Pėrleshje me forcat e kuesturės.
Nė pranverėn e vitit 1942, bie nė kontakt me elementė antifashitė si Irfan Hajrullai dhe Mustafa Gjinishi. Ata e njohin me punimet e Konferencės sė Pezės. Nė bazė tė vendimeve tė saj, shtruan nevojėn e krijimit tė Kėshillit Antifashist tė Dibrės. Me krijimin e tij zgjidhet kryetar i kėtij kėshilli. Motivi kryesor i tij ishte lufta kundėr pushtuesve fashiste. Nė tė bėnin pjesė tė gjitha forcat politike tė vendit.
Nė 8 shtator 1943, Italia kapitullon. Edipi merr kontakt me kapitenin anglez Hendz dhe komandantin e batalionit italian "Firence" Armando Picci, pėr tė ardhmen e kėtij batalioni. Vendosin qė forcat e kėtij batalioni tė vihen nė dispozicion tė Komandės sė Divizionit tė Lartė Aleat tė Lindjes sė Mesme. Divizioni largohet nga Dibra. Kėshilli Antifashist del nga ilegaliteti, por rrugėt morėn njė rrjedhė tjetėr, farė tė papranueshme. Mbrojtjen e qytetit e mori komanda partizane qė priste kthimin e Haxhi Lleshit. Ēuditėrisht filluan plaēkitjet nė qytet. U dogjėn edhe disa shtėpi, kryesisht tė nacionalistėve. Mė 9 shtator 1943, organizohet njė mbledhje nė Prefekturė. Edipi kėrkon shpjegime pėr gjendjen, por askush nuk i kthen pėrgjigje. Tradhėtia e madhe e Konferencės sė Mukjes kishte filluar tė vihej nė zbatim nga krerėt e lėvizjes komuniste. Edipi detyrohet tė japė dorėheqjen nga kryetari i Kėshilit Antifashist nė shenjė proteste.
Tashmė pasojat e Mukjes ishn shpėrndarė nė gjithė Shqipėrinė. Edipi dhe kapiteni angelz Hendz, kėrkojnė tė gjejnė njė rrugė pajtimi ndėrmjet forcave qė po vinin drejt njė lufte vėllavrasėse. Mė 24 shtator 1943 organizohet njė takim i Mithat Frashėrit, Hasan Dostit dhe Isuf Luzit, me krerėt dibranė, Fiqiri Dine dhe Cen Elezi qė kishte si qėllim organizimin e njė Komiteti Kombėtar dibran. Por ngjarjet kishin marrė rrugė. Komunistėt kishin mundur tė marrin nė dorė drejtimin e kėshillit. Sipas udhėzimeve tė tyre, krahas flamurit shqiptar u ngrit edhe ai maqedonas. Shenja e parė e tradhėtisė sė madhe qė do vazhdonte mė vonė me dorėzimin e kėtyre krahinave jugosllave. Edipi heq dorė pėrfundimisht nga ky kėshill.
Nė mars 1945, shkon tė takojė dhėndrrin e tij, Habib Gegėn qė ndodhej nė burg. Merr kontakt me Qenan Dibrėn, i cili i rekomandon pėr avokat Suat Asllanin. Ata e informojnė pėr lėvizjen antikomuniste qė kishte filluar nė Tiranė, me pjesėmarrjen e personave tė rrymave tė ndryshme. Ata i parashtruan organizimin e njė organizate tė tillė antikomuniste dhe demokrate nė Dibėr. Kėtė gjė, Edipi filloi ta vinte nė zbatim porsa mbėrriti nė qytetin e tij. Aty takohet me miqtė e tij, Shefqet Shehun, Eqerem Kukelin, Rasin Fetahun, Islam dhe Xheladin Ndreun, me tė cilėt krijon bėrthamėn e organizatės qė do tė quhej "Bashkimi Demokratik" dhe qė do tė pėrmblidhte rreth vetes pėrfaqėsues nga rryma tė ndryshme si social-demokratė, monarkistė dhe tė grupit tė rrezistencės. Lidhjet me Tiranėn i mbante nėpėrmjet Qenan Dibrės.
Aktiviteti i mėsipėrm nuk kishte si tė mos binte nė sy tė sigurimit tė shtetit. Pėr kėtė sipas udhėzimeve nga qendra, Edipi tėrhiqet pėr pak kohė. Cen Elezi me 10djemtė Islam , Xhelalin ,Ganiun Xheladin Ndreu etj, Dan Kaloshi dhe Menajt e Lurės, detyrohen tė marrin malet. Shefqet Shehu, Rasim Fetahu dhe Eqerem Kukeli, arrestohen. Po ashtu, arrestohen nė Tiranė edhe Qenan Dibra, Suat Asllani, Ivzi Golja dhe tė tjerė. Kishte filluar terrori i tmerrshėm komunist.
Ardhja e Hysni Alimerkos si profesor i letėrsisė nė fund tė shtatorit 1946 i dha hov tė ri lėvizjes. Ajo kishte gjetur nė personin e tij njeriun qė dinte tė drejtonte dhe tė jepte leksione tė shkėlqyera organizimi. Hysni Alimerkua i lindur nė Tragjas tė Vlorės, mori mėsimet fillore dhe tė mesme nė vendin e tij. Pastaj shkoi pėr studimet e larta nė Firence tė Italisė ku u diplomua pėr letėrsi. Gjatė luftės ka qenė sekretar i Financės sė Komitetit Krahinor tė Organizatės sė Ballit Kombėtar pėr Vlorėn. Takimi me Edipin bėri qė pikpamjet e tyre tė ishin tė njėjta. Sė bashku me Jani Ikonomin, Alqi Nushin dhe Kozma Gjergon, u bėnė strumbullari i lėvizjes antikomuniste nė Peshkopi.
Mė 17 maj 1947, nė Dobrovė, shefi i sigurimit krimineli Kopi Niku, kryen arrestimin e Edip Tėrshanės. Arrestohen gjithashtu edhe Hysni Alimerkua, Jani Ikonomi, Alqi Nushi dhe tė tjerė. Pėr tė detyruar tė arrestuarit tė pranonin akuzat falso u provuan llojet mė tė tmerrshme tė torturave. Vetėm ata qė i kanė provuar ato nė shpinėn e tyre mund t'iu tregojnė pėr to. Por mė mirė tė mos flasė. Ato duken si tė pabesueshme dhe tė sajuara. Megjithatė njė gjė dihet. Tė gjithė qėndruan si luanė pa u pėrkulur para dhunės sė ushtruar. Nė mbarim tė hetuesisė, Edipin e lejojnė tė takojė vajzėn dhe djalin. Ky takim la mbresa nė shpirtin e tij. Ju kujtua e kaluara. Ata i kishin sjellė disa ushqime tė mbėshtjella me njė gazetė "Bashkimi" qė qarkullonte nė atė kohė. Anėt e kėsaj gazete pėrdori Edipi pėr tė shkruar dy letra, njėrėn pėr tė bijėn, Lirinė, kurse tjetrėn pėr diktatorin Enver Hoxha. Pastaj vendosi t'i jap fund jetės, duke prerė damarėt. Tė mbytur nė gjak e gjeti njė nga rojet rastėsisht. Nė letrėn drejtuar Lirisė shkruan:
"Endrra ime ėshtė qė Shqipėria tė bėhet siē dua unė. Ajo do tė realizohet dhe ju do tė gėzoni emrin si bij tė saj. Tė jeni kryelartė se vdes si shqiptar".
Ndėrsa nė letrėn drejtuar diktatorit, ndėrmjet tė tjerave, thekson me krenarinė e njė nacionalisti tė vėrtetė: "Ideali kombėtar mė ka ba qi tė jem kundra Lėvizjes Nacionalēlirimtare, unė qi kam qenė krijuesi i saj. Ju, jo vetėm hoqėt dorė nga Kosova dhe Dibra, por, sot pushteti juej i quejtun popullor asht nė robni tė Belgradit politikisht dhe ekonomikisht. Kjo asht tradhėti!
Jam kundra pėr varsjet me gjyq dhe pa gjyq qi i bahen kėtij populli. Jam kundra pėr burgosjet e 20.000 apo 30.000 shqiptarėve vetėm e vetėm se nuk janė komunistė. Dhe kjo vetėm pse kėshtu don sllavi. Kjo asht tradhėti!
Mė 17 nėntor 1947, filloi gjyqi kundėr 12 tė akuzuarve. Para gjykatėsve kukull ndodhen Edip Tėrshana, Hysni Alimerkua, Jani Ikonomi, Ali Nushi, Rexhep Mborja, Selim Graceni, Adem Shehu, Rifat Dibra, Mahmut Ndreu, Elez Selishta, Ferit Pervizi dhe Munir Shatku, para gjykatėsve tė arrestuarit qėndruan si heronj.
Mė 21 nėntor jepet vendimi. Edipi, Hysniu dhe jani dėnohen me vdekje me pushkatim.Tė tjerėt me burgime tė rėnda. Tė arrestuarit kthehen nė qeli nė pritje tė zbatimit tė vendimit. Nė fund tė dhjetorit lejohet takimi i fundit. Xhevria e shoqja dėrgon fėmijėt. Fjala e fundit e Edipit drejtuar atyre ishte:
"Mos vishi petkun e tradhėtisė"!
Personalisht kam patur fatin tė njihem me dy nga personazhet kryesore tė kėtij grupi. Avokatin Jani Ikonomi e kam njohur nė kampin e Urės Vajgurore. Njė burrė i veēantė. Njė intelektual dhe idealist i rrallė. Njė mėsues i ndjenjave nacionaliste pėr ne tė burgosurit e brezit tė ri. Shpesh herė na thoshte: "Mos u ligėshtoni, mos u pėrkulni para torturave dhe urisė! Qėndroni me kryet lart, ashtu si kanė qėndruar paraardhėsit tanė! E ardhmja e Shqiperisė ėshtė e sigurtė. Gjaku i tė rėnėve ėshtė ushqimi i saj. Do tė vijė koha kur njerėzit do tė shkėputen nga demagogjia e kuqe dhe do tė fillojnė tė ndėrtojnė tė ardhmen e atdheut, tė ardhmen me tė vėrtetė demokratike. Pėr kėtė jam i sigurtė.
Sot, Jani nuk jeton mė, por ideali i tij triumfoi mbi dogmat komuniste.
Me Hysniun u njoha mbasi doli nga burgu, por mė tepėr u lidhėm me ndryshimet demokratike, kur luftonim nė Shoqatėn e tė Pėrndjekurve Politikė, pėr realizimin e amanetit tė tė rėnėve tanė, pėr ērrėnjosjen e komunizmit nga vendi ynė. Idhulli i tij ishte Edip Tėrshana. Kur u lirua nga burgu i Burrelit mbas 20 vjetėsh dhe po kthehej pėr nė shtėpi, ndaloi nė qytetin e Kavajės. Donte tė takonte Xhevrien, Lirinė dhe Nihatin, familjen e mikut tė tij mė tė mirė, tė cilėt banonin atje. Trokiti nė portė. Ajo u hap dhe ata mbetėn tė shtangur. Ju duk sikur para tyre u shfaq Edipi. Ndenjėn atė mbrėmje gjithė natėn, duke biseduar dhe tė nesėrmen ai u nis pėr nė Vlorė.
Nuk mund tė harronte ēastet e fundit tė mikut tė tij tė pavdekshėm, Edipit, tė pėrshkruara me aq dhimbje para tij: "Kishte kaluar mesi i natės dhe ne qoftė nga ngarkesa prikologjike, qoftė nga tė ftohtit, nuk na kishte marrė gjumi. Duhet tė ketė qenė ora dy e gjysėm e natės, kur dėgjojmė njė urdhėr qė u jepet ushtarėve:
Pėrgatitni armėt! Nga biruca e tij dėgjojmė zėrin e Edipit qė na thotė:
-Nuk janė shenja tė mira. Unė jam njėqind pėr qind i vdekur. Sidoqoftė, kushdo qė do tė shpėtojė t'u tregojė fėmijėve tė vėrtetėn. Amanet djalin! S''vonoi shumė kur dėgjojmė Kopi Nikun qė i drejtohet Edipit. - Qenke bėrė gati? Dil atėherė.
E hipėn nė makinė dhe u nisėn. Zhurma e saj u dėgjua edhe pak kohė pastaj e mbuloi zhurma e lumit. Mbas pak u dėgjua njė breshėri armėsh. Edipi ishte ndarė prej nesh. Njė reshter nga Pogradeci, qė shėrbente aty na tregoi ēastėt e fundit tė tij. Kur e kishte pyetur prokurori pėr fjalėn e fundit ai u pėrgjigj:
-Rroftė Shqypnia! Nė sytė e Hysniut pashė tė rridhnin dy pika lot.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt