Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 42 prej 42
  1. #41
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Shekulli i Kokedhimes,dhe keto raportet farso-komedi te kujtojne letrat qesharake te Jovan Bregut.

    Kastrozisot dhe njemiket te kujtojne 900 lekeshit e radheve te qumeshtit e vajgurit,qe i jepnin material ZP dhe eproreve te tyre per te burgosur,vrare,internuar qindra njerez te pafajshem.
    Dhe sot ne vend qe te hapen dosjet e Kastroziseve,Kokedhimeve,e te japin llogari ,kane dale ne nje kryqezate te re ne mbeshtetje te lakuriqesise komuniste te Edvineve,pasi ky i fundit do u garantoj falanges se Kokedhimes nje harem akoma me te florinjte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 18-02-2007 mė 15:40
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #42
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Lexoni!

    Olldashi: Diplomacia s’eshte preferenca ime

    E Marte, 01 Maj 2007


    Ministri i sapodekretuar i Transporteve, Sokol Olldashi, ne nje interviste per emisonin “Opinion Plus”, te drejtuar nga Blendi Fevziu ne TV Klan eshte shprehur se zgjedhja e tij ne krye te Ministrise se Transporteve kishte te bente me besimin e Kryeministrit, por dhe me faktin se Ministria e Jashtme nuk ishte preferenca e tij. Nga ana tjeter ai nuk mohon faktin se mosperfshirja ne ndryshimin e qeverise ne mars kishte ardhur per shkak te nevojes per reflektim pas humbjes perballe Rames. Olldashi sqaron pozicionin e tij per akuzat per lidhje me krimin, marredheniet me Ramen, prokurorine dhe ndryshimet ne PD.



    Si ishte rikthimi i juaj ne qeveri, si ndodhi?

    Nuk besoj se ka ndonje gje te panjohur, ndonje gje enigmatike ne kete histori. Mbas doreheqjes se zotit Mustafaj nga posti i Ministrit te Jashtem ishte e domosdoshme te plotesohej vendi vakant dhe me hapjen e ketij posti zoti Berisha ka menduar qe te beje nje ndryshim te dyfishte ne qeveri, duke kaluar zotin Basha nga Ministria e Puneve Publike ne Ministrine e Jashtme. Ne kete moment me ka afruar mua drejtimin e Ministrise se Puneve Publike dhe kjo eshte nje gje e ditur.

    Pse jo Minister i Jashtem, kur do te ishte nje ndryshim me i thjeshte, pasi nuk do te kerkonte postim brenda kabinetit qeveritar?

    Se pari, kjo nuk eshte nje ceshtje qe me perket ne detaje, pasi besoj se nuk i perkas asaj kategorie politikanesh, qe mandatin e sheh si nje mandat te Kryeministrit, i cili ka te drejten ekskluzive te formoje qeverine e tij dhe te menaxhoje qeverine e tij. Pra eshte ne te drejten e plote te zotit Berisha te gjeje zgjedhjet, qe per te jane me te mirat e mundshme. Ne qofte se do te me pyesnin ne aspekt personal, nuk kam pasur ndonje vokacion per Ministrine e Jashtme.

    Pse jeni perfshire ne kabinet, aktualisht, si pasoje e disa ndryshimeve qe vijne nga nje doreheqje e ministrit Mustafaj dhe nuk u perfshite ne mars, kur kryeministri Berisha rikompozoi kabinetin?

    Kjo ishte nje rrethane aksidentale, qe u krijua nga doreheqja e zotit Mustafaj. Une nuk kam pasur ne mars, kur u be ndryshimi, asnje pretendim. Sapo kisha dale nga gara ime elektorale dhe kisha nevoje te kisha kohen time per te reflektuar mbi gjithcka.

    Keni pasur nje oferte dhe e keni refuzuar?

    Besoj se ju do te me mirekuptoni, nese kesaj pyetjeje nuk do t’i pergjigjesha deri ne fund, pasi kjo ka te beje me nje marredhenie ngushtesisht timen dhe Kryeministrit.

    A ju kane bere pergjegjes per humbjen e Tiranes?

    Duke qene kandidat nuk mund t’i fshihesh pergjegjesive. Kur je ne nje beteje, secili ka pergjegjesine e vet, aq me teper kandidati qe eshte protagonisti kryesor i fushates. Por ne nje analize te zgjedhjeve une besoj qe ka qene nje mori shkaqesh, qe kane ndikuar ne ate rezultat qe pati Tirana, te cilat jo domosdoshmerisht jane te lidhura me individin Sokol Olldashi, por qe ka prej tyre qe, sigurisht, qe jane te lidhura me kandidatin. Nuk mund te thuash qe rezultati qe ne patem ne zgjedhjet e Tiranes ishte faji i kandidatit, por nuk mund te thuash edhe qe kandidati ishte ne autobus dhe nuk mban asnje pergjegjesi per zgjedhjet, pra eshte nje marredhenie e dyfishte.

    A ka qene perzgjedhja e juaj, nje perzgjedhje e llogaritur per te rikrijuar nje konflikt midis Transporteve, Puneve Publike dhe Telekomunikacioneve dhe kryetarit te Bashkise se Tiranes, zotit Rama?

    Une besoj se ky eshte nje gjykim driteshkurter, qe edhe une e kam hasur tek-tuk ne media. Per arsye se qeveria nuk synon konfliktin, nuk eshte logjike te mendosh qe nje qeveri synon konfliktin. Qeveria, ku une kam nderin te bej pjese, eshte nje qeveri qe duhet vleresuar pa diskutim ne menyre objektive dhe jo ne menyre politike.

    Jeni i sigurt qe do te funksionoje marredhenia juaj institucionale me Ramen?

    Kjo pyetje me duket e tejkaluar, pasi une per 2 vjet kam drejtuar Ministrine e Brendshme, e cila eshte ministria ku eshte edhe pushteti vendor. Por nga ana tjeter ne duhet te kuptojme se marredheniet midis ministrit dhe kryetarit te bashkise se kryeqytetit nuk jane marredhenie pelqimesh apo mospelqimesh personale. Por jane marredhenie qe rregullohen mbi bazen e ligjeve mbi te cilat funksion qofte qeveria, qofte pushteti vendor. Pra, per sa kohe marredhenia eshte nje marredhenie ligji ajo rregullohet si e tille dhe nuk rregullohet nga humori i Sokol Olldashit dhe as nga humori i cilitdo kryetar bashkie.

    Ministria e Puneve Publike ka pasur konflikte per KKRT-ne, nje konflikt i cili ka mbajtur per dy vjet pezull ndertimet ne kryeqytet, ose i ka veshtiresuar ato ndjeshem...?

    Te jemi te qarte ne nje pike, ne 300 e disa komuna qe ka Shqiperia ka pasur dy raste problemesh, te krijuara mes institucioneve te ekzekutivit dhe ka ndodhur ne te dyja me Bashkine e Tiranes. Per sa i perket Keshillit te Rregullimit te Territorit duhet te kemi parasysh qe nuk eshte nje akt i qeverise sone. Duhet te kemi parasysh qe ajo KKRT ishte ngritur ne baze te ligjit te vitit 1988, i krijuar posacerisht ne kohen kur kryetari i Bashkise se Tiranes ishte Albert Brojka per te bllokuar bashkine e kryeqytetit. Ne mos gaboj vendimi i Gjykates Kushtetuese ka dale ne 21 dhjetor te vitit te kaluar, por disa ore perpara se te dilte vendimi i gjykates Ministria e Puneve Publike ka paraqitur nje dokument politikash, ku kerkonte pikerisht decentralizimin e vendim-marrjes se KKRT-se. Pra, i parapriu nje vendimi te Gjykates Kushtetuese, i cili ne thelb eshte per t’u pershendutur, pra i jep bashkive ate qe iu takon, ate qe ligji per urbanistiken i vitit ‘98 ia pati marre bashkise vetem e vetem se kryetari i bashkise ishte Albert Brojka.

    C’raporte keni pasur me prokurorine?

    Marredheniet kane qene te frakturuara. Une kam bere cdo perpjekje qe mund te stimuloje bashkeveprimin, i cili eshte i domosdoshem, sepse policia nuk mund te kryeje veprime procedurale pa pjesemarrjen e prokurorise. Jam munduar te ushtroj te gjithe ndikimin tim ne menyre qe te mos krijohet nje situate impasi. Por prokuroria ne njefare menyre ka ardhur duke u perkeqesuar dhe ka ardhur ne nje moment qe thuajse eshte e bllokuar.

    A eshte bllokimi i marredhenieve nje shenje e sulmit qe i ka bere mazhoranca?

    Nuk mendoj se mund te interpretohet si e tille, nuk eshte nje institucion qe vepron politikisht, nuk funksion keshtu. Funksionon qe prokurori duhet te ushtroje detyren e tij deri ne momentin qe eshte edhe prokurori me i thjeshte i Republikes se Shqiperise.

    Gjate kohes qe ju keni qene Minister i Rendit a keni favorizuar apo keni pasur lidhje me individe me precedent penal?

    Pyetje qe s’ka nevoje qe une t’i pergjigjem.

    Gjithsesi ka pasur nje material te botuar ne nje te perditshme shqiptare, qe ju akuzonte per favorizim te personave qe kishin probleme me ligjin?

    Kam parasysh se perse behet fjale. Eshte turp elektoral i gazetes. Ai raport qe eshte botuar, eshte po ai raport qe eshte botuar kunder ish-deputetit te shajakut, Agron Duka. Ne 90% eshte i njejti raport. Eshte hequr emri i Agron Dukes dhe eshte vene emri i Sokol Olldashit dhe jane bere disa shtojca per te siguruar lidhjet e Sokol Olldashit me ate raport. Eshte nje turp elektoral, pasi ajo eshte botuar te marten e javes qe ishte zgjedhje. Nga nje gazete qe eshte pjese i shtabit elektoral te zotit Rama. Botuesi i kesaj gazete eshte nje njeri qe njihet per lidhjet e tij te ngushta me zotin Rama.

    Botuesi i gazetes ka deklaruar se pavaresish se ai raport duhej apo s’duhej paraqitur, materiali eshte i vertete?

    Nderkohe qe botuesi e serviri ate paturpesisht, si nje material i ardhur nga institucionet amerikane. E-mailderguesi i materialit ne nje interviste te bere publike deklaroi se materiali nuk ka lidhje me institucionet amerikane.

    A eshte ky material i vertete?

    Ky material nuk eshte i vertete dhe me mire se kushdo e di botuesi i kesaj gazete.

    A jeni penduar qe late dy mandate per te perfituar nje tjeter?

    A keni bere nje analize per humbjen ne Tirane?

    Sigurisht qe e kam bere.

    Dhe si ka rezultuar?

    Pak a shume jane shume faktore qe kane ndikuar. Nje force e madhe sic eshte PD-ja duhet te kuptoje se cfare ka ndodhur. Te kuptoje dhe detajet qe pse kane ndodhur dhe te pergatitet per zgjedhjet e ardhshme parlamentare pas 2 vjetesh.

    Ka nevoje Partia Demokratike per ndryshime?

    Partia Demokratike eshte nje parti, qe prodhon vazhdimisht nje proces vetepermiresimi duke thithur politikane te rinj, duke korrigjuar mekanizmat e veta te veprimit politik pra, eshte nje parti ne proces te vazhdueshem persosjeje, por eshte nje proces qe nuk perfundon kurre.

    Ne momentin qe u larguat nga qeveria ndoshta nuk menduat se do te ktheheshit shpejt pas ketij aksidenti, sic e quajtet ju. Cili ka qene mesimi me i madh qe keni marre?

    Ka qene nje mesim qe nuk lidhet me momentin, kur une u largova nga qeveria. Ka qene nje mesim qe une e kam mesuar perpara se te behesha minister, qe eshte ai i te ndenjuri me kembe ne toke dhe i te menduari diten e pare per diten e fundit.

    A e ka veshtire nje minister te qendroje me kembe ne toke gjate kohes qe drejton nje dikaster?

    Nuk besoj, ka me shume te beje me te qenit njeri, se sa me te qenit minister.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 04-05-2007 mė 04:47

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. SHBA, krijohet artificialisht gripi spanjoll
    Nga brooklyn2007 nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-01-2009, 09:28
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-03-2006, 12:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •