Profesionistet
Nė lagjen ku unė banoj gjendet njė lokal tek i cili ndalem shpesh edhe kur dal nga shtėpia, edhe kur kthehem drejt saj. Tė zotin ia njoh, ėshtė njeri i mirė, nė mbrėmje e kthejmė tė dy nga njė gotė para se tė shkojmė tė flemė. Mund tė thuhet se ma do tė mirėn. Sot psh., pas kthimit tė gotės, kur po shkėmbenim tė rejat e ditės, mė tha diēka si pa lidhje: Bėj kujdes, ti i ke fjalėt shumė tė hidhura e gdhendi pak po munde. Nė vazhdim u ndamė me pėrshėndetjen tonė tė zakonshme.
...Mė pak i hidhur. E ka pasur me tingėllimin e fjalėve, patjetėr.
Unė pėrpjekjet i bėj qė ti ėmbėltoj fjalėt qė shpreh, por mė bėhet se atėherė fryhen mė tepėr se ēduhet. Pra do tė rrezikoja zhveshjen rrugės e servirja (servilosja) do tė dėshtonte nė qėllimin e vet. Ndaj i servir pothuajse ashtu siē mė dalin nga shpirti. E drejtė vėrejtja, smbetet gjė tjetėr, veēse tė jem i hidhur.
...Mė i gdhendur. Kjo do tė bėnte qė fjalėt tė mė shiteshin mė mirė nė tregun e veshėve tė mėdhenj e tė vegjėl. E kuptueshme, e kuptueshme.
Por e di, se plaku se ka pasur fjalėn tek ato qe them unė, por tek reagimet me tė cilat e sheh se mė duhet tė pėrballem pėrditė. Mik i mirė.
Profesionisti mendoi se po monologonte e i qetė se ia shpalli natės sė heshtur tė vėrtetėn mbi veten, mbylli sytė e u pėrgjum.
Ky njeri ėshtė protagonist nė skenėn e qytetit tonė e fjalėt ashtu i nxjerr, tė hidhura e tė pagdhendura, ndaj veten ka mundur ta gjejė vetėm brenda thirrjeve tė kohė pas kohshme: Fajin nuk e ka qeveria, fajin nuk e ka parlamenti, fajin e ka prapaskena. Ju bijtė e mi (flet nata!) qė keni mėsuar ti shėrbetosni aq mirė fjalėt, sa sherbeti tu ngjitet e shėndeti tu shkojė (ato tė jenė aq tė bėshme e tė formėzuara sa ēkėrkohen sot), apo ti gdhendni sa tė shisni mend pa fund edhe kur nuk keni as edhe pėr vete, ju po, jeni pėr kėtė botė.......Eh, prapaskenat, edhe skenat, kėshtu siē ėshtė nisur me etjen pėr tė zbuluar tė vėrtetat, me rritjen e numrit tė njerėzve qė dalin si ky profesionist e luftojnė me bindje, ndoshta do tė bien njė ditė; nė kėmbė sdo tė mbetet asnjė vend ku fjalėt tė rreshtohen e ti paraqiten timpanėve, as qeveri e as parlament, ndoshta........Ata qė do tė shpėtojnė ama, do tė jeni pėrsėri ju bijtė e mi, se ju jeni spektatorė tė shkathėt e kur skena tė duket se po rrėzohet, do tė merrni arratinė. E do tė shpėtoni; nėn rrėnojat e skenės e prapaskenės do tė mbetet vetėm rrėzuesi. Ju do tė kujtoheni pėr tė, do ti derdhni ca mendime, ashtu shėrbetshėm e gdhendshėm e do tė vazhdoni tė jetoni se jeni stėrmėsuar me pamjen e shijen e vdekjeve. Tani flini edhe ju! (mbyll leksionin e sotshėm pėrgjuesja e mendim-ėndėrrimeve!)
Krijoni Kontakt