Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Çfarë na e stimulon më shumë nostalgjinë?

    Ne do të jemi të gjithëpushtetshëm vetëm nëse pranojmë që nostalgjia të bëhet një element pozitiv i jetës sonë. Nostalgjia është gjithçka që ne kemi përjetuar, dashur, që kemi kultivuar në të kaluarën. Por thuhet se nostalgjia është edhe dëshirë për t’u kthyer pas në kohë në një vend të caktuar. Por edhe nëse kjo bëhet e mundur, është shumë e vështirë të riprovosh të njëjtat sensacione. Të gjitha format e ndarjes, nga ndarja e përkohshme dhe deri tek ndarjet tragjike që vijnë si pasojë e vdekjes së njeriut që duam, përjetohet me shumë dhimbje dhe më pas provohet një nostalgji shumë e madhe për këto lloj ndarjesh. Ja përse në këtë rast nostalgjia është një ndjenjë shumë e dhimbshme.

    Mund të ndodhë që nostalgjia të paraqitet edhe si një formë frike për të përballuar të ardhmen e atij individi që nuk do të shohë përpara, duke mbajtur me fanatizëm raportin e tij imagjinar me të shkuarën edhe si formë autodifeze. Ka një dilemë për këtë ndjenjë kur përjetohet nga të rinjtë. Shpesh ajo interpretohet si një frikë për t’u rritur, ose si një stepje për të marrë përsipër përgjegjësisë e të mëdhenjve. Por mund të quajmë nostalgji edhe mungesën e lumturisë më shumë se sa një kujtim të të një kaluare të lumtur. Nostalgjia është edhe keqardhja që nuk u arrit të bëhej ajo çka kishin bërë plan. Shkrimtarët e mëdhenj kanë demonstruar se nostalgjia mund të transformohet në vepra të shkruara, me frymë romantike dhe shumë njerëzore. Rousseau e ka përcaktuar nostalgjinë si sëmundjen tipike të të varfërve. Madje, në lidhje me këtë fakt ai shtonte: Nga nostalgjia nuk vuajnë francezët, sepse bëjnë një jetë të mirë, por vuajnë ata djem zviceranë, që braktisin fshatrat e tyre, duke shkuar në zona të humbura nëpër male. “Le të bisedojmë pra mbi këtë ndjenjë kaq interesante, nga e cila nuk shpëton askush. E bukur, apo torturuese? Stimuluese apo zhgënjyese?
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Teme shume bukur.Mendoj se nostalgjia eshte nje enderr te cilen e mendon edhe e do por nje dite nuk e di ne e arrijne te gjithe.

  3. #3
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Nostalgji do te quaja nje kujtim te bukur ,ne cdo aspekt te jetes
    Shepesh ne jeten e perditshme kur nuk kemi sukses per momentin,na shtohet nostalgjia e asaj qe kemi jetuar dikur,dikush thote "ishin vertet kohe te arta atehere" ose dikush tjeter thote "ahhh sikur te vinte dhe njer ajo kohe" .Duhet te jemi nostalgjik ,por jo pikerishte ne keto situata sepse lostalgjia ne kete raste bllokon ecurin e personit per kohen qe jeton.
    Nostalgjin gjithmon e stimulojn kujtimet,malli .Te jemi nostalgjik deri ne ate pike sa te ndihemi mire per ate qe kemi jetuar me pare ,jo nostalgji deri ne fiksim sa kemi deshire te jetojm dhe njer si me pare.
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  4. #4
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    Citim Postuar më parë nga bebushja
    Nostalgji do te quaja nje kujtim te bukur ,ne cdo aspekt te jetes
    Shepesh ne jeten e perditshme kur nuk kemi sukses per momentin,na shtohet nostalgjia e asaj qe kemi jetuar dikur,dikush thote "ishin vertet kohe te arta atehere" ose dikush tjeter thote "ahhh sikur te vinte dhe njer ajo kohe" .Duhet te jemi nostalgjik ,por jo pikerishte ne keto situata sepse lostalgjia ne kete raste bllokon ecurin e personit per kohen qe jeton.
    Nostalgjin gjithmon e stimulojn kujtimet,malli .Te jemi nostalgjik deri ne ate pike sa te ndihemi mire per ate qe kemi jetuar me pare ,jo nostalgji deri ne fiksim sa kemi deshire te jetojm dhe njer si me pare.
    hehe cte theme bebushja i ka thene te gjitha
    Partizoni

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •