Sot është 14 shkurt, Dita e Shën Valentinit ose dita e të dashuruarve. Në këtë ditë të veçantë të vitit të gjithë të dashuruarit shkëmbejnë urime, dhurata dhe kohë së bashku. Përfitojmë nga rasti që të urojmë të gjithë të dashuruarit Gëzuar Ditën e Shën Valentinit dhe e kalofshi sa më bukur në praninë e njerëzve të dashur të zemrës suaj!
Në këtë temë, ju ftojmë të gjithëve që të jepni disa prej këshillave tuaja për:
- Cilat janë dhuratat e duhura që duhet të blini për të dashur/in/ën?
- Cilat janë dhuratat që NUK duhet të blini në këtë ditë për të dashur/in/ën?
- Ku do ta kaloni mbrëmjen e Shën Valentinit?
Duke ju uruar një jetë të mbushur me dashuri,
Albo
Krijoni Kontakt