Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Vajzat, këpucët me taka në çantë

    Për t`u rënë në sy djemve shumica e vajzave, adoleshente, refuzojnë atletet në shkollë

    Jo për të gjithë është e rëndësishme të jesh rehat dhe komod. Pothuajse pjesa më e madhe e adoleshentëve preferojnë të qëndrojnë në majë të takave dhe për to nuk ka rëndësi se është mëngjes apo darkë, se po shkojnë në shkollë për të mësuar, në gjimnaz, apo për të dalë shëtitje. Për shumicën e vajzave, adoleshente, primare është të duken seksi, moderne dhe jo të jenë komode… Përgjithësisht, femrat janë të fiksuara pas këpucëve dhe çizmeve me taka. Në rregulloren e shumë prej gjimnazeve të kryeqytetit nuk lejohet përdorimi i këpucëve me taka të larta, por sa zbatohet? “Mua më pëlqejnë shumë çizmet me takë të lartë, pasi me to bëj figurë dhe dukem shumë bukur, por unë nuk mund të prononcohem, pasi prindërit e mi, megjithëse kam “luftuar” shumë për t’u mbushur mendjen, nuk duan që unë të shkoj me taka në shkollë.

    Por ç’të keqe ka? Unë detyrohem t’i mbaj në çantë çizmet e mia dhe dal nga dera e shtëpisë me atlete dhe i vesh çizmet para se të dal nga pallati ose nëpër lokale. Ç’të bëj?!” - shprehet një 15-vjeçare, e mërzitur që prindërit nuk “e kuptojnë” dhe nuk e lejojnë të veshë taka të larta. Për vajzat adoleshente, kryesisht të moshës 15 deri 18-vjeçare, nuk ka rëndësi rehatia: ato duan të kenë sukses me djemtë, dëshirojnë t’u pëlqejnë atyre, por në fakt… “Të them të drejtën, përveçse nuk kam simpati për vajzat e shkollës sime, të cilat veshin taka, i kam inat, pasi nuk mund të vihet, aty ku shkon për të mësuar, në majë të takave. Nuk mund të jesh rehat sipër një hekuri 10 cm. Këto adoleshente nuk e kuptojnë që po shtrembërojnë këmbët, duke veshur këpucë me taka shumë të larta çdo ditë”, - flet Erjoni, djali që s’ka simpati për vajzat që preferojnë këpucët me taka. Megjithëse të paktë, ekzistojnë edhe ato që: “Nuk më intereson në jem moderne, e kohës apo jo, nuk më intereson në dukem tërheqëse apo jo, për mua mjafton të jem rehat, sidomos në këto rrugë, që janë duke u rregulluar dhe nuk është e lehtë të ecësh mbi to. Unë i dua shumë atletet e mia”, - tregon për Gazetën e Tiranës Erjola Krasniqi, 17-vjeçe.

    Valbona Ndreka
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anëtarësuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899
    Shif RRUSHI RRUSHIN & PIQU

    Kshu i bie te jet kjo histori )

    Pastaj na dalin qe kan problemet me ngofjet e tyre,ca ikin shtremer e ca na calojne !!

    E pik e zeze per keto nuset qe do marrim ne ne keto ditet e sotme..

    Rrofshin tangat ashtu takat
    Feel the pump √

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Takat jo vetem nuk te bejn mire ti veshesh shpesh, por nuk jan dhe te rehateshme. Personalisht dhe ne universitet atlete vesh. Taka vesh shume rrall se nuk jam rehat me to dhe te them te drejten sme jan dashur ndo nje here.

    Me beri shume pershtypje tema dhe sidomos ajo 15 vjecarja qe del nga shpia me atlete dhe vesh takat para se te dali nga pallati! Nuk do ta prishin apo do ta bejn cupe me te mire takan nje vajz, por menyra qe tregon munges respekti per prinderit tregon munges respekti dhe per veten e saj.

    Ja po e them dhe nje here (ishalla smar paralajmerim ksaj rradhe lol)...vajzat ne shqipri po prishen shume.

  4. #4
    ^ Peek-a-boo ^ Maska e Sirena_E_Vogel
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    565
    Citim Postuar më parë nga Davius
    “Mua më pëlqejnë shumë çizmet me takë të lartë, pasi me to bëj figurë dhe dukem shumë bukur"

    “Të them të drejtën, përveçse nuk kam simpati për vajzat e shkollës sime, të cilat veshin taka, i kam inat, pasi nuk mund të vihet, aty ku shkon për të mësuar, në majë të takave. Nuk mund të jesh rehat sipër një hekuri 10 cm. - flet Erjoni...
    Takat te shtojne bukurine? Vetem me taka ben figure?

    Disa nuk arrijne te kuptojne faktin qe njeriun nuk behet dot per vete vetem se te shikon veshur ne nje fare menyre... Po ne fund te fundit ka limit kjo veshja e takave... Per mendimin tim nuk e ka fajin nje goc ose dy, po ashtu eshte bere ne shqiperi tani "po nuk qe veshur me taka, nuk ndjek moden"... Per mendimin tim veshja duhet t'i pershtatet ambientit... (je per xhiro e per qejf, vish taka... je ne pune dhe ne shkolle vish kepuce te rehatshme)
    Cuteness !

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Vallaji te me japesh mua te vesh taka tani me mire me vrit se sa ti vesh nje here ne vit edhe me zor.Une si kam qejf tani jo ne shkolle.Keto vajza vene ne shkolle apo duan te bejne parade mode kush vishet me mire ?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    hahaha yasmin ktu ne amerik parade mode bejn!!
    jan ca cupa vishen sikur kushedi se ku po ven...po kjo zakonisht rreflekton dhe tek notat qe marin.

  7. #7
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    do jet ndonje shkurtabiqe mo dreq
    edhe do taka te duket qe jetojn edhe ato ruges


    por si do qe te thoni kur vete ne pub shikon ca vajza dy metra [bashk me taken ]:P
    ka lezet

    ndersa per shkollen me taka sjam dakort se kur te sbresin nga shkallet do thyn koken :P
    Partizoni

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Citim Postuar më parë nga FierAkja143
    hahaha yasmin ktu ne amerik parade mode bejn!!
    jan ca cupa vishen sikur kushedi se ku po ven...po kjo zakonisht rreflekton dhe tek notat qe marin.
    E marr me mend se edhe ketu kishte ashtu ne shkolle.Lum si une qe s'kisha kohe per kafe ne shkolle jo te mendoj te ve taka.Ketu lyhen qe 12 vjece.Akoma edhe floket.Nuk ke pare te bejne operacione plastike qe 15 vjece ti :P.

  9. #9
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Ne Amerike vajzat e klases se 7-te vishen me seksi se sa vajzat e universitetit. Pala e pare sapo po zbulon djemte, fuqine e pamjes se tyre, ndersa pala e dyte e ka kaluar ate faze dhe rrobat seksi i lene per party-t qe organizohen mbremjet e te enjteve (se te premten mbrema studentet lene konviktin e ikin neper shtepira qe t'u laje mami rrobat). Ne klase te 7-te, fillon e zbulon dhe makiazhin -- zgjohesh heret cdo mengjes qe te pispillosesh para pasqyres e ti besh floket ne stile te reja. Ne unviersitet, ke qene zgjuar gjithe naten duke studjuar e mezi zgjohesh ne mengjes ne kohe sa te lahesh e te mbledhesh floket nje bisht e t'ia mbathesh per ne pune/klase. Krahasoj dhe veten -- ne klase te 7-te beja floket me stile te ndryshme cdo mengjes, kurse tani s'i prek me dore pervec se ti laj e ti kreh. S'ka me stile te ndryshme per mua pervec se nje topuz pas qafe qe e bej duke dale per te makina tek sa shtyj deren e jashtme me kembe.

    Ndersa vajzat e Shqiperise s'po e kalojne me shume sukses fazen e klases se 7-te

    P.S.: Takat s'perbejne ndo nje dem... nqs ke zgjedhur the right arch per kemben tende (whether you're a 70 or a 90, whatever) -- madje jane nje fare ushtrimi per kembet dhe pulpat. Demi vjen kur nuk zgjedh kepucet qe te bejne -- dhe kjo nuk ndalon vetem tek numri i kembes qe ke, por edhe tek harku i kembes, qe shpesh injorohet aq shume.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Leila : 05-02-2007 më 14:40
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Me behet qejfi qe me se fundi dhe ne Shqiperi femrat e paskan kuptuar se jane vetem nje mjet dekorativ.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Deklarata universale e të drejtave të njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Tradita ilire tek shqiptarët e Maqedonisë
    Nga alibaba në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  3. Vajzat dhe adoleshenca
    Nga altin55 në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-01-2005, 17:10
  4. Vajzat dhe adoleshenca
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-10-2004, 15:54
  5. Të drejtat e njeriut në Lindje dhe në Perëndim
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •