Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 32 prej 32

Tema: Ervin Hatibi

  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Ervin Hatibi

    Published On: Tue, Sep 24th, 2013
    Logos & Art / slide | By standard
    Goca tė mira, tė njohura, tė Tiranės sė natės
    Share This

    Add to Delicious
    Share on FriendFeed
    Digg
    submit to reddit

    Tags

    E kanė konsideruar poezinė e tij pop-art jo tipik, me mesazhe jo tipike, por nėn njė stilistikė gjuhėsore krejt tė ēlirėt nga klishetė, Ervin Hatibi ka ngritur njė lloj surealizmi sugjestionues me gjuhėn e tij poetike; e pėrditshmja me sjelljen e konvencionit tė sendeve krijojnė skenėn njerėzore si gjuhė populli qė tenton kujtesėn, kohėn dhe kryeneēėsinė e historisė



    girl-with-leavesKėngė dashurie pėr kandrrat

    Ervin Hatibi



    Kėngė me karma

    Gjithė ē‘kam parė, gjithė ē‘kam ngrėnė-karma

    Gjithė ē‘dėgjova, gjithė ē‘preka

    E ardhmja ėshtė nesėr apo thjesht’ e djeshmja

    Me kėmbėt

    Shtrėnguar nė kėpucėt e mija?

    Karma

    Unė vetė tė mėkova

    Dhe gjithė ē‘di pėr mua vetė t’i mėsova

    Pa mė marrė shumė leje ti tani po pėrdor

    Pėr direkė, krahėt e mi tė lirė

    Qepallat e mija pėr vela ke qepur

    Pa ma varur lundron pėr ku je nisur

    Ku shkon, fjala vjen, njė pėllumb qė ikėn

    Pėrveēse pėr t’u bėrė ēift me njė tjetėr

    A ke nga fillon vallė i ri, shteg

    Pėrveēse nė njė nyje tė rrugės sė vjetėr?

    Tė shtegtosh. Tė ikėsh. Po ku tė shkosh?

    Po zgjate kėmbėn, tė jepet veē tokė

    Pa ujė tė ėmbėl justifikimesh

    Kjo

    Ėshtė toka pėr ecje

    Toka e njerėzve

    Toka e mundėsive ku nuk u iket dot pėrgjegjėsive

    Karma

    Ajo qė ke lexuar ti je ajo qė ke ngrėnė ajo qė ke nėnė.

    2002



    * * *

    o hėnė mos ma humb gjakun

    klithte

    njėri tek vdiste nė kėmbėt e tjetrit

    qė vazhdonte ta vriste-mbytur nė gjak e hėna

    sipėr e plotė s’humbiste

    mes resh mbi shtegun shkretan

    o Zot vetmia sa e rėndė me vrasės pėrmbi… e hėnė aty

    dy… tri… pesėmbėdhjetė hėna numėroje si kopsa

    nė pllakat e gjalla tė gjakut tė tij



    …..



    e njėjta hėnė (vite mė pas)

    (njė hėnė qė hyn nė dhoma gjumi)

    -ē’ke qė qesh i thotė gruaja burrit

    (shpinėz shtrirė mbi shtrat)

    -ē’ke qė qesh?

    burrit mė s’iu ndenj, s’u mbajt

    -e di si ėshtė puna? (merr frymė thellė

    gati sa nuk thith dhe hėnėn nė zgafellė)

    -e di sesi? mėsoje pra:

    kaq vite mė parė isha unė

    ai qė vrava filanin njė natė

    e vrava; mos mė pyet pse/si e vrava

    e tek i bija, hėnės i bėrtiste mos ma humb gjakun

    dėgjon? hėnės i fliste mos ma humb gjakun

    (gruaja dėgjonte e bardhė)



    ………………………..



    nuk dihet sesi, por gruaja e burrit

    ose foli me gratė ose me burrat…

    e rėndėsishme: fjala me hėnė mori dhenė

    dhe burrin e zunė e vranė



    ………………………..

    kur gjyshi ma tregonte kėtė gojėdhanė

    nė fund mė thoshte (unė skuqesha)

    - grave tregoju ē’ke brez e poshtė po kurrė

    ē’ke brezi e sipėr

    brezi kėshtu ishte pra thelbi kufitar i burrit; brezi

    qė shtrėngon pas shpirtit koburet dhe poturet

    problemi ėshtė se gjyshi neglizhonte nė njė farė mėnyre

    rolin drejtues tė hėnės, peshėn e hėnės nė kėtė histori

    si edhe nė gjithė historitė tona me vrasje edhe gra

    (me eros e thanas si i thonė)

    se ėshtė njė hėnė mbi ne, mbi njerėz qė ecin, njė hėnė

    torturuese si

    makina e sė vėrtetės

    ėshtė njė hėnė si llampė morgu pėrmbi

    e poshtė qė shtiresh i vdekur ti

    poshtė ti tek shtiresh mish

    ėshtė hėnė-fanepsje e njė gjiri nxjerrė nga rrobat gabimisht

    pėr njė fėmijė-femėr qė qenka rritur

    qė tashti pi cigare e jo qumėsht njeriu-ky je ti

    dhe hėna ai fakti i bezdisshėm qė ēdo nėnė

    nė gjak

    ka brenda rrobash gjirin si shantazh

    por njėherėsh edhe gjyshit i bie tė ketė

    tė drejtė:

    nė i rrėfen gruas ē’ke sipėr brezi-janė tė njėjtėt gjinj:

    ajo tė hedh e rend tė gjejė ndonjė

    qė ia del tė mbajė mė gjatė tė errėt

    fshehur

    nė njė kėmishė burri me kuadrata

    gjysmėhėnat e njėjta tė anės tjetėr

    2002





    Vajzat e tranzicionit



    (kujtime)



    Hyrje.

    pjesėmarrje vullnetare

    e fytyrave nėpėr

    dekore qytetare

    faqe qė pėrtėrihen

    faqe vajzash, fasada dekadash

    qė pėrhihen nė

    fizarmonikime

    kolibrore

    ditaresh

    tė njė

    (dy, tre, katėr, pesė…)

    adoleshence

    me afat tė parashikuar skadence



    Thirrore korridori.



    Goca t’buk’ra tė rinisė sime tė parė

    Pėr ju mė hapen e mė bien pėrduarsh

    Freskoret kineze tė enumeracionit

    Me ju hapen e mbyllen afresket

    Pėrgjithėsisht bardhezi

    Tė arkivave tė tranzicionit

    “… Sonila Sopi u gjet e therur

    Nė Milano, nė plehra e hedhur”

    Gocat e buk’ra tė rinisė sime tė parė

    Ju ishit pa e ditur dhe pa faj

    Bija tė luleve tė San Franēiskos oqeanike

    Por shampot ju vinin nga Bullgaria

    Fallco dhe ballkanike

    Ju vetėm liri, liri kėrkonit

    Dhe mėshirė nga motorristėt e palarė tė Babrroit

    Goca tė mira tė Tiranės sė parė

    Burrat tuaj janė reporterėt italianė

    E ju mė dukeshit tė gjitha tė mira

    Kure unė isha thjesht i pakrehur

    Dhe nuk kam pasur kurrė Sida

    Thjesht’ mė pėlqenin legjendat dhe Stigma

    Si kafshė shtėpijake, por e egėrsuar

    Ju vrojtoja

    Pėrtej Bob Marlit bjond tė flokėve tė mia

    Goca tė mira, tė njohura, tė Tiranės sė natės

    Me zhargonin tuaj tė zhdukur tashmė

    Bashkė me baret efemere

    Nė jug t’Unazės

    Bashkė me pseudonimet romantike tė spaēatorėve tė

    Vjetėr

    Qė nė fakt e nxirrnin bukėn

    Me ndonjė zanat tjetėr

    Zhdukur zėrat tuaj si mente nė mitingun e opozitės

    Qė zgjaste sa besimi ndaj politikės

    Zhdukur pėrfundimisht silueta juaj e mirė

    Nėpėr palestra

    Ku sot fabrikojnė njė tip femrash tė tjera

    (pak mė tė lehta)





    Dalje.





    Nė zemėr mė vijnė

    E mblidhen

    Ta nxijnė

    Kujtime tė vjetra ėmbėlake

    Me njė kreshendo prej flake (kashte



    Kujtime tė gjalla privuar

    Tashmė

    Nė detajet banale –

    Mbetėn veē frazat, gjestet teatrale

    Ashtu siē ishin shkruar

    (Nėn rekuizitėn e vjetėruar

    Erėmonte djersa e aktorit tė ri

    Tė dhjetė vitesh mė parė





    Kujtime tė gjalla qėruar

    Nga detajet banale

    Dhe mbetėn simbole vetėm

    Si kafka

    Pas tretjes sė lėkurės tullace

    Dhe mishrave tė lodhur tė mimikės ne faqe





    Kujtime qė refuzoni shpejtėsinė e dritės

    Thellė perspektivės, brenda dritaresh tė qytetit

    Dritės

    Tek i pėrshtaten rreth kurmit njė ish-vajze

    Qė plaket jashtė meje (e re pėrbrenda

    Ose e anasjellta

    Kujtime, ju i pėrkisni mė shumė errėsisrės

    Ku marrin nė heshtje format e veta

    Gjallesa gjuhėsore nga e djeshmja

    (Pėrdhe, mbledhin nė heshtje rrobat e veta





    2002-3-4





    (agenda)



    tė hapėsh derėn, tė mbyllėsh derėn

    tė presėsh me syze dielli verėn

    tė ndėrrosh parfumin

    dekorin

    kostumin

    tė bėsh maksimumin

    tė pėrdorėsh telekomandėn

    tė shtypėsh tetėn

    dyshin

    gjashtėn

    tė kujdesesh pėr tonin kur ngre telefonin

    -tė djelėn votonin

    tė zhysėsh kartonin

    pėr njė emėr

    mashkull a femėr-si herėn tjetėr

    tė ndėrrosh fenė, ndoshta dhe seksin

    tė gjesh pretekstin







    (breaking news) (BBCNN)



    prapė luftė dhe prapė

    makinat

    e refugjatėve nėn avionė

    kanė targat perse tė

    afganistanit



    mjekė pa kufi

    tė parruar

    tymosin

    jashtė vdekjes pop tė bob marlit







    (chorus)



    kinezė, francezė, senegalezė

    hieroglife me bojė kine tė zezė

    njėlloj tė gjithė ndryshe ngjajmė

    po na shpove njėlloj na del gjak

    dhe kokakola

    nė xhinse gri na del boja

    dhe e njėjtė ėshtė jehona

    pop qė lėshjnė fort rrugėt tona

    (por edhe aroma)

    e njėjtė fytyra

    pėrsėritet rruar nėpėr pasqyra

    si a-tė e rrumbullakėta

    nė fundet e vakėta

    tė emrave italianė

    tė grave

    tė fqinjėve tanė

    (me rimė)



    2002-3





    Kėngė dashurie pėr kandrrat



    Kandrrat me sheqer kėrcitės dhėmbėsh

    Kandrrat me fyej tė vegjėl instaluar

    Nė buzėt kampjuterike

    Kandrrat- njė miniaturė e thekėses sė bukės, salduar

    Me elektrofreskore ndezur

    -Prodhojnė helm dhe mjaltė,

    Acid dhe bazė,

    Zoti mė faltė,

    Sa tė bukura kandrrat

    Kėto insekte qė ndėrkapėrcejnė zhanret

    Kėto kompozime tė mendjes time

    Qė gjithsesi fluturojnė

    Janė kandrra; kanė nofulla dhe flatra

    Sa tė bukura kur i than dielli e mbesin

    Kėmbėtmerruara shtang

    Nė parvaze dritaresh

    Si zbrazen nga ēdo jetė

    E mbesin dizajn

    Si firma stilografėsh nė cepa paragrafėsh

    Si karfica qimeshkulėse grash

    Sapondarė nga burri

    Si tė shkelėsh mbi varre, aq

    U rri me kujdes

    Si u vij vėrdallė…

    U ulem nė gjunjė

    I cek lehtas si nėnėn nė gjumė

    (Po fle apo vdes?)

    Nuk kam sukses nė delikatesė

    Nė ballin me djersė tė gishtit mė mbet’

    Njė femur i blertė bosh karkaleci

    Njė kokėz e vyer gjinkalle,

    Zhvidhosur vetė

    Si viruse mė strehohen nė qiellzė

    Tė gishtėrinjve

    Trashėgimi maori-suva me tatuazhe

    Prej kaftani tė pluhurt, tė fluturt…

    Kandrra tė tejpashme si shiringa

    Kandrra mbushur me pak mente

    Syri juaj ėshtė njė lente

    E kthyer mbrapsht

    Ku unė palosem

    Zbres, zvogėlohem

    Derisa meritoj tė hyj nė mendjen tuaj

    Si nė njė botė mė tė mirė.

    2003

    *Tė gjitha poezitė e botuara nė kėtė cikėl janė tė vėllimit “Pasqyra e Lėndės” sh.b. “Ora”, 2004/ Marrė nga “Fjala review”

    http://www.standard.al/goca-te-mira-...anes-se-nates/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #32
    i/e larguar Maska e ionian
    Anėtarėsuar
    27-12-2002
    Vendndodhja
    *
    Postime
    200

    Pėr: Ervin Hatibi

    Madheshtia e nje poeti qendron tek aftesia e tij qe te marr -ate te veshtiren qe kalon para teje pa kuptuar - dhe te ta bej te qarte.Kurse keto poezite e fundit te Hatibit bejne komplet te kunderten . Marrin te te thjeshten dhe e bejne ne pakuptueshme.Une nuk mora asnje lloj mesazhi nga ato pak qe lexova.Po te kemi parasysh qe shkrimi pasqyron mendimin atehere i bie qe Hatibi tek libri i pare qe botoi , diku atje nga fillimi i veteve '90,te kishte mendim .Me pas nuk di cndodhi me te dhe ne shume nga ato qe shkruan, thote thjesht gjera pa kuptim.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Poezitė mė tė mira tė shqipes
    Nga Diabolis nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 172
    Postimi i Fundit: 15-07-2012, 11:21
  2. Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 25-04-2007, 13:52
  3. Ervin Hatibi
    Nga erzeni nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  4. Republick of Albanania - Publicistikė nga Ervin Hatibi
    Nga Davius nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-08-2005, 11:58
  5. Jepi Zotit ēfarė i pėrket Zotit - Ervin Hatibi
    Nga katana nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-07-2003, 16:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •