Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 32

Tema: Ervin Hatibi

  1. #21

    ... Ne vend te "copy-paste"-tit!!!

    PROBLEME NDRICIMI


    Thithe cigaren, te behet drite
    Tregome se jeta eshte rrotull
    Pastaj jeten mbushe me tym
    Thithe cigaren, bej drite me fryme, pak
    Me kete kraharorin tend te zbutur
    Hapje-mbyllje sysh ndricimi
    Ne ulur perdhe
    Hijet lindin e largohen duke vjelle e duke u rrezuar
    Ti pergjysem e zhveshur si nje rrenje
    Si nje femije i prape, por me fat
    Ti kam fituar te gjitha kopsat ne loje
    Prek mishin tend, gishtat na takohen ne gryke te shishes
    Ketu ka erresire, mishi yt fryhet si vele
    Thithe cigaren, ose le te presim
    Te kaloje edhe nje makine
    Me plumba drite ti vret veten
    Te gjitha kopsat t'i fitova
    RRobat nuk pipetijne
    Fytyra jote nuk jeton
    Fytin tim nga brenda e ndricon
    Barku yt i vogel bardhe e zi.

    (27 Shkurt 1993)
    The Revolution says " I was, ... I am, and ... I will be!!!".
    RAF

  2. #22
    JETIMORJA


    Regetin ecja e kermillit ne mes te jetimores
    Pllakat bardhe e zi, bardhe e zi kuadrat i ndajne ditet
    Ku mllefi i kuzhinieres pushkaton makarona
    E therren edhe rojen, pulen e vetme qe mbeti
    Tingujt e tij pushkatuan Permes njeheresh
    Gjithe fijet e barit, flakeza jeshile qiriu
    Homazh ne kopshtijen ilustrimin braktisur ne botime
    abetaresh
    Te nje etnie te perndjekur qe fiket
    Homazh per rrugen e qumeshtit te kermillit
    Mu permes bardhe e zi, bardhe e zi
    Tek e heq me llape shijen e pasdites
    Qe i ul breket e vaketa pasditja
    Mbi tullat pa nena
    Te avllise qe rrethoi ndertesen:
    Tre cunat aty u rriten: pa levizur shijojne dashurine
    Puthitur ne kutite e kepuceve
    Pa nene, pa nene
    Pa gjiret e vegjel te bluzes me vija
    Qe as sot s'shkoi ne shkolle
    Jo, jo, nuk qe rrojtari pula qe therren
    Per te premte zakonisht kopilat
    Hane pastorin danez ne kat te dyte (tre kate ndertesa):
    Ky i mbolli gjithe biblat ne saksite e dritares
    Per te sajuar i humbur, atdheun e larget.

    (1993)
    The Revolution says " I was, ... I am, and ... I will be!!!".
    RAF

  3. #23

    Danisht

    DANISHT


    Danisht e shkroi ajo librin
    E patave te egra
    U ngjiti dhe emra
    Personale
    Sapo hapet fleta e pare
    Si kandrrat emrat patat kollofitin
    Sapo hapet flete e dyte
    Nje arome djerse gjysheje ndiej
    Ne sqetullen mes dy fleteve te librit
    Eshte vendi ku gjyshet na pergatitnin
    Te lindnim
    Me kujtohet kur i pyetnim nga dalim
    Prej nga sajohet lindja jone ne bote
    Ato theshin nga sqetulla
    Shkujdesshem sqetullen na deftenin
    Nje te vertete qe te turpshme e benin qimet
    Prej aty lindi dhe letersia per femije
    Bile edhe femije lindi sqetulla
    Teksti flet qarte
    E shkroi nje grua
    Danisht
    Ilustrimet me akuarel joshin njera-tjetren
    E keshtu fletet levizin, me zhvendosin
    Pellembe per pellembe drejt feminise
    Femije-agoni, i grisja librat per femije
    Femije i lig qe vetem dyshoja e genjeja
    Keshtu qe qeshe i pari qe zhvesha nje vajze ne mehalle
    Miturake si une e shfletoja me nje gisht te laget
    Dhe keshtu i fundit teprova nje dekade me vonese
    Duke shfletuar vetem libra si ato mbathje te pastra kukulle
    U rrita ne libra, qeshe i fundit qe zhvesha nje vajze
    Por te pakten shpetova
    Nga dhelpra
    Dhe dliresia e pules
    Si edhe nga fshatari i mencur qe mundi mbretin
    I shqepi edhe te bijen
    Dhe ja kam arritur te shkruaj per mrekulli
    nje vjershe qe i vogel
    per syte e pafaj te ujkut
    Dhe frymen e tij te athet
    qe hukat zemren time-kembane
    Foshnje rritur ne nje pyll te shpyllezuar
    I zgjodha qe pa mesuar te lexoj
    Librat
    Me nje shqise te inatosur qe i ndan sakte
    Kerpudhat e helmeta nga te ngrenshmet
    S'pati kelysh k*urve te me mbylle
    Ne azilet me ilustrime te femijeve
    Libra te shiturish ku fillon dhuna
    Ashtu si e pakuptuar
    nje inkuizicion i madh, nje zjarr duhet
    Ta djege injorancen e librave per femije
    qe jane libra si tagjia ne drithera
    Gjenerata te frikshme rritur nga gjyshe qe vdesin
    Dhe libra me makievelizma junioresh
    Poema per fashizmin kristian dhe alkimine
    Libra qe ne fakt duhet
    Plot art e lajle te na i servirnin
    Por krejt te thinjur
    Te deshironim vete te vetehumbnim kontrollin
    (Le te prallisnin kuajt c'te donin, le te thyheshin gardhet
    Nga pornografia infantile)
    Te na provokonin sa te donin per te provuar besimin e forte
    se nuk eshte krim vetem te shkruash librin
    se nuk eshte krim vetem te shkruash keq
    se nuk eshte krim vetem te shkruasht danisht
    E patave te egra danisht t'u ngjitesh emra
    Krim eshte se ti je nene, duhet te jesh nene
    O nene, libri eshte perdhunimi i pare qe pesova
    Sapo mesova te lexoj
    une nuk desha te perfundoj keshtu
    Por libri keshtu perfundoi
    Fjale ...
    Pra krimi yt eshte se lehte-lehte
    Projektove
    nje dhune te destinuar per femije
    Me pata folese daneze
    E bere sic thashe lehte-lehte
    Pengesa e vetme, arti i gatimit dhe morali
    qe nuk e di ne i ushtrove ne javet intriguese
    Kur shkruaje cudine ritmike qe s'ndalej as nga ato vete
    Oh... zonjushe me fal, zonje skandinave e pa emer
    Me fal per gjithe kete ligesi
    Ate kodosh liber ne fakt as qe ta kam lexuar
    Por ky terbim me mban gjalle
    (Jam krenar qe kam qene i kuq flake)
    E ta dish, ka kohe, vetem sa lodhem per pak qetesi
    Pak vetepermbajtje
    E mbase eshte e vertete qe ne i duam femijet njesoj
    Dhe qetesine
    Dhe une mbase paskam bere krim
    nje fjale e fundit:
    A ke qene krejt e qete per ato patat
    Kur i shkrove
    Apo je treguar kaq makaber sa na ke lene te zgjedhim?

    (1994)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DeLiRiUm TrEmEnS : 21-05-2006 mė 09:28
    The Revolution says " I was, ... I am, and ... I will be!!!".
    RAF

  4. #24
    Le t'i kthehemi pak figures se Hatibit. Fatmiresisht per lexuesit dhe shijuesit e poezise se vertete, ka "dy" Ervin Hatibe: "Nje" prej tyre nder te tjera do te bashkebotonte me 1994 "Antoligjine poetike, Blake, Ginsberg, dhe Morrison" se bashku me Genci Mucollarin.
    "Antologji nga Genci Mucollari dhe Ervin Hatibi, nga libri me te njejtin titull: “Antologji | Blake, Ginsberg dhe Morrison”. Shoqata e idealisteve te rinj, Tirane 1994." - Ky eshte E. Hatibi idealist.

    "Nje" tjeter eshte ai qe kane njohur disa.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 29-06-2006 mė 20:55
    The Revolution says " I was, ... I am, and ... I will be!!!".
    RAF

  5. #25
    Allahu te shikon kudo.... Maska e i fundit
    Anėtarėsuar
    22-05-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    244
    Ore djema Vini me te vertete eshte i madh,jo vetem si poet modern porse dhe si analist,besoj qe e keni deghuar ne emisione te ndryshme ne debate me anlistet e tjere shqipetare qe mbahen me emer,dhe ka dale shum mire....
    I ben zap... Me te vertete ky person ka te ardhme....
    me mire vone sesa kurre....

  6. #26
    Ulknir Maska e POthuajPOet
    Anėtarėsuar
    23-09-2005
    Vendndodhja
    Nė makthe!
    Postime
    156
    Citim Postuar mė parė nga i fundit
    Ore djema Vini me te vertete eshte i madh,jo vetem si poet modern porse dhe si analist,besoj qe e keni deghuar ne emisione te ndryshme ne debate me anlistet e tjere shqipetare qe mbahen me emer,dhe ka dale shum mire....
    I ben zap... Me te vertete ky person ka te ardhme....
    ...kishte tė ardhme...
    Piktura qė u shit mė shtrenjtė ishte e atij piktorit qė vdiq urie.

  7. #27
    DrEaM_Of_HeAvEn Maska e ERVINI_-_
    Anėtarėsuar
    29-07-2005
    Vendndodhja
    iN A bAD dREAM !!!
    Postime
    38
    Heh Nata eshte Nate dhe Drita Drite .... ska dhe nate dhe dite te pakten jo ne Shqiperi....
    Per mendimin tim Poezite e tij jane zbukuruar dhe artikujt jane pasuruar duke parashtruar realitetin ashtu sic eshte ... seshte e detyrueshme tu pelqeje te gjitheve ...
    gjithe te mirat ....
    Be Yourself ...

  8. #28
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Kėngė pėr veten time

    Unė isha i mitur, i vogėl, si harabel,
    I ēiltėr kur nisa tė udhėtoj.
    Udhėtova ėndrrat nė fillim, mė pas rrugėn e madhe
    Si heronjtė e lashtė tė pėrrallave.
    Fatin pėr tė gjetur. Ej, ku je, fat?
    Por hero unė nuk isha,
    Asgjė heroi s’kisha.
    Rruga si nė pėrrallė ndahet:
    Tė kthen njėra,
    E dyta jo,
    Megjithėse shumė ka kthyer ajo.
    Nė mes tė rrugėve, sigurisht, njė plak,
    Njė plak madhėshtor me mjekėr tė derdhur
    Nėn njė ah.
    Dhe plaku tė thotė recetėn pa u lodhur,
    “Bir, kjo rrugė tė ēon e tė kthen,
    Kjo tė ēon e s’tė kthen.”
    Unė i vogėl u tremba, hero s’isha, asgjė heroi s’kisha
    Zgjodha rrugėn qė tė kthen,
    Megjithėse dhe ajo shumė s’ka kthyer...
    Por tani qė mė duket se jam rritur
    E kuptoj qė plaku mė ka gėnjyer.

    “Pėrditė shoh qiellin”, Naim Frashėri, 1989
    relata refero

  9. #29
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Gjiri i K...

    Nuk kam gjetur kurrė guxim tė pyes pėr tė as moshatarė tė mi, as tė rriturit. Imagjinoja se im atė nuk kishte fare dijeni tė tilla, e kjo me kėnaqte tė vazhdoja tė pėrparoja nė misterin tim pa dėshmitarė, pa zėra. Kurrėkush nuk e diti se paralelisht me dhjetra banka tetėvjeēaresh tė tjera tiranase, unė po ėnderroja gjirin.

    Era e madhe. Era e zbulimeve tė mėdha gjeografike kishte pėrfunduar si mos mė keq. Nėpėr harta fare tė sakta qė e kishin pėrzėnė pėrfundimisht pikturėn nė kėmbim tė dollarit fotografik tė tė drejtave tė njeriut me djegje tė brendshme. Qė pikon gjak, gjak kombesh tė shpyllėzuar nėpėr rezervatet lekurėkuqe. Kėto rezervate ishin edhe qelizat mė tė vogla e tė largėta tė mrekullisė sime paragjeografike, ku dheshkronjėn e mjerė unė mund ta ndėrtoja me padijenitė e shenjta tė filozofisė.

    Kėnd i tillė qė ta mendoja sipas qejfit, i padeshifruar, ishte Gjiri i Kurvave nė Tiranė, njė sqetull me djersė lulesh tė fshehta nė juglindje tė liqenit artificial.

    I afrohesha tinėz si tigrit. Folklori i fėmijėve e adoleshentėve tregonte pėr njė vis kėnetor, me pemė e shkurre tė lidhura ngjitas si njė brinjė trupi. Robin Hudėt e ēfarėdoshėm tė periferive tė vidhnin aty kėpucet e tė torturonin. Pasi kaloje edhe kufinjtė e keqbėrėsve, fillonte me liqen shpinės topitja e busullave tė mia, caku ku maja e lapsit thyhej tek rrekej tė vijonte me tė zezė brigjet. Fill pas atij limiti, dheu, uji, rrėnjėt pėrfundonin direkt mbi njė bark tė bardhė femre porsi njė syrrealizmė banale. Aty ishte pra ai, vetė ai, logu i pėrfolur i kurvave. Aty ato jetonin, (mbase gjithė ditėn) u zinin pusi ashikėve benin kėnaqesi pa u plakur fare nėpėr kaēuba, duke lėshuar nė sinkron me simotrat e tyre pėrreth klithma zhuritėse nėnash. Aty pra hekurudha me punė vullnetare e qytetėrimit socialist humbiste, bohema fillonte, tribuja, ana tjeėer e hėnės sė unazave nė gishta.

    Dhe unė tmerrohesha tė shkoja. Tmerrohesha rreth e rrotull se si nga lymi i liqenit mund tė dilte ajo e tė mė tėrhiqte pėr kėmbė mes kėmbėve tė saj, tė mė merrte frymėn, tė mė shtrėngonte tė thosha fjalė tė kėqija e tė pija cigare me tė. Se unė i doja ato edhe gjirin, gjinjtė e tyre i dashuroja. Nga diagonalja e kopshtit zoologjik, ku fėmijėt e tjerė jargaviteshin nga servilizmi para hekurave tė ariut pozitiv tė pėrrallave, apo mbanin qėndrim para zonjės dhelper, unė nga ana tjetėr e liqenit u dėrgoja kurvave nojmat e mia nė ajėr plot tundime. Dhe kokėulur nėn pemė tė parkut ndjeja nga larg stufėn si digjte, e katėr i bėja sytė. Mos vallė gjėja ndonje letėr nga tė vajzave qė mbyteshin, mbyteshin, mbyteshin, apo brekė tė braktisura, apo thesarin e humbur tė debatikut. Apo mbase nga tmerri i hershėm asnjėherė nuk u bėra mbarė tė dilja ku tė dalė atje ku i ēonin mileti dashnoret e gratė e martuara ndėrronin pėr pak ēaste larjen e pjatave me amforėn e pėrmbysur tė liqenit, nėn frymėnxjerrjen e rėnduar tė manjakėve nėpėr pemė.

    Kėshtu u harrua kjo koordinatė e vjetėr, e jeta ime vazhdoi larg gjer kėtė tė hėnė. Dhe ja ku mendova: tė dal ku tė dalė, do dal nga liqeni. Nga parku! Nga Gjiri! T’ua dhuroj atyre krejt veten time sot. Qė mė presin qė fėmijė.

    Vargan macesh tė bardha qė humbnin mes barit. Ulur nė njė stol plot emra veglash seksuale, m’u kujtua tė hėnėn e gjithė kjo, mu nė mes tė saj. Me sytė e lotuar nga njė lėng i ndaluar vėrejta bile sesi tkurrej e fryhej si velė barke atje tej, trupi im i zhveshur.

    E Premte, 18 shkurt 1994
    relata refero

  10. #30
    Whole Lotta…

    Nga njė bllok nė tjetrin mė humb
    Njė vjershė pėr ty Lotta

    Ti ecėn larg, e nuk druhesh tė kthesh kokėn
    pėr tė verifikuar
    supet e mija: ne njihemi
    Ne s’flasim: pa fjalė pa duar ti ma tregove
    E para
    Mes shokėsh, mes nesh e kėrkuam e s’gjetėm
    Argjend i ngrohur me pėshtymė
    Aty ishte pėrdhe
    Unazė gishti nėnash qė ia dėshiruam sho-shokut
    E nuk e dallonim, njė nga njė kokėqethur larg shtėpisė
    Nė rrethina njė burrė i huaj na pėrdhunonte
    Pa frymė mbi njeri tjetrin, larg nga shtėpia
    Lotta, kėshtu kjo fėminia
    Mė vjen, mė ikėn me ėndrra
    Mes dhjetra qelqesh, dialektesh ti Lotta
    Me njė triumph tė hapur nė faqe
    Me nje fustan mė vjen, mė ēudisje, e qaje
    Kur me dhunė ta vishte mami
    Gjunjėt tanė puqeshin nė quka
    Nė ėndrra ėshtė mėhalla jonė, filmat
    Mė shpata druri tė menduara
    Qė na thyheshin: po biēikletėn Lotta, biēikletėn
    Ku na mėsoje biēikletėn, e nė fakt mė mėsove dobėsinė
    (do sqaruar mosha jote, mė e madhe se e jona)
    Shtėpinė tė kesh kundėr, edhe rrugėn
    Fjalėve t’u druhesh, pa bėrė dot pa fjalėt e pėrbuzjen
    E pastaj nė darkė me biēikletėn pėrtokė
    Tė tė shkrythet gjoksi nga njė vakėsi pa emėr
    Unė mbaja timonin, ti pedaleve u mėshoje
    Bark e kurriz ngjitur si njė peshk I vetėm
    Fshehtas rrotulloheshim nėpėr rrugica
    Nėpėr dy boshte halash prej teli biēiklete
    Jashtė asfaltit me vija tė bardha, pėr ty flet mėhalla
    Lotta a tė kujtohet
    Mos humbtė kurrė banja e vjetėr e shkollės fillore
    Shtangia e mozaikėve tė ujit pėrdhe
    Qė pėshpėrijnė nė tavan
    Aromė e mirė e jashteqitjeve miturake
    E gjitha kjo gardhuar me gjėmime tė forta gjoksi
    Se aty ishim ne
    Nė kope, vėzhgonim si rriteshe pasditeve
    Si largoheshe nga ti, nga ne
    E nga bluza
    Por unė pėrherė e kisha ditur se ti ishe ndryshe
    Tė dy e kishim ditur bashkė se ti ishe ndryshe
    Ndaj rrija unė larg shokėsh
    Tė gjithė mė tallėn me hundė, shfytyruar pėr mirė
    Pantallonat e shkurtra qė fėrgėllonin poshtė nėpėr gjunjė
    Kėto
    Kėto gjethe tė reja nė shirita filmi tė vjetėr
    Mė flit. Kam dėshirė tė jemi aty edhe njėherė tjetėr
    Aty ku fillove
    Lotta ti ēun i shėmtuar.
    The Revolution says " I was, ... I am, and ... I will be!!!".
    RAF

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Poezitė mė tė mira tė shqipes
    Nga Diabolis nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 172
    Postimi i Fundit: 15-07-2012, 11:21
  2. Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 25-04-2007, 13:52
  3. Ervin Hatibi
    Nga erzeni nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  4. Republick of Albanania - Publicistikė nga Ervin Hatibi
    Nga Davius nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-08-2005, 11:58
  5. Jepi Zotit ēfarė i pėrket Zotit - Ervin Hatibi
    Nga katana nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-07-2003, 16:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •