Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32

Tema: Ervin Hatibi

  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Ervin Hatibi

    Nate Shkurti

    Tė shtėna
    Nata shpohet e pikon
    U mbush qyteti me ujė prej macesh
    Tė shtėna, tė shtėna
    Rrėzohet gjumi pėrmbi nėnat
    Rrjedh nėpėr udhė qumėshti i gjirit
    Valiumi
    Frika qytetare, meshė e mekur nėn bankat e drunjta
    Tė shtėna tė shtėna
    Zhurmojnė nėpėr qepalla kėpucėt e rėnda
    Me kėmbė tė mitura ushtarėsh brenda.



    Merzia

    Merzia varferon vec pjese te trupit
    Te cilat fshihen nen bust
    Merzia, piedestali qe me larton
    Kesaj rruge pa tradita, pa barrikada
    Te pjek merzia, merzia, merzia
    Sic piqet nje pikture anitike, plasaritet verniku
    Pluhuri mbi pikture i josh qepallat te ulen
    E tonet kuqerreme te burojne nga merzia
    Prej piktures e sajojne dhomen e vetevrasjes,
    ku perdet u ulen
    eshte dhoma e mire e miqve, me veles
    I je qepur nje karrigie te rende dhe nuk del kurre
    Nga titulli i librit, brenda te cilit sigurisht qe ti
    ekziston
    Nen emra te rreme e kujtese te njellojte
    Ne nje cep te bibliotekes do ta gjej te vjeter librin
    Merzia, merzia
    Merri gjymtyret e mija e hidhi ne ndonje loje
    Ku vec mund te humbet
    Vec te mos e prek me trupin
    As te falem me to nuk dua
    Ose i nderroj gjymtyret me floket e mij
    Ah, floket e mij dy here te prere, aq te gjate
    Mes tyre gjendesha mes nje kopshti trendafitesh ujitur
    pa gjak
    Ku stolat kendonin me ze te harruar
    shatervani...
    Aty midis flokesh i shpetoja njerezise
    Tek me sy te mbyllur ecja e s'me shihnin
    Kerkoj floket e mij qe qene te verdhe
    Po krejt ma thithnin te keqeni dhe me linin mua
    Vec merzira te mira
    Po tani qe pa floke kam mbetur, pa njerez kam mbetur
    Merzia
    Eshte dicka e hidhur qe nuk ben dot pa te me
    Si edhe pa e quajtur pikellim apo me fjale me te ndera
    eshte dicka qe vertet te kthen ne bust
    Barkun me qime e kofshet t'i fsheh e t'i ruan
    Ne uje te mbyturish
    Qe t'i kesh per pleqeri
    Tani qe zhduka edhe floket e shenjte
    nje figure e lojes me letra jam bere
    Duke buzeqeshur me nje lule gazi ne dore
    Me ca rroba te stolisura fort
    Bust, bust spathi, si fant
    Me dy koke e kater duart me thika e gjethe te gjumit
    Tanime merzia si nje gjarper pellumb
    Ne nje fole thurur prej flokesh te ngordhur
    Ngroh si veze dy kokat e mija
    Njera eshte per vrasje, tjetra per vetvrasje.



    Atdheu Turist

    Kamarda ishte kėtu
    Pantallonat e shkurtra
    Aparatin fotografik nuk e shqiste dore
    Vėrtik kokėn me flokė tė bardhė linēuar
    Flokė tė bardhė, vargan turistėsh me kėrcinj konserve
    Plakė prej shėndeti dhe qershori
    Nėn bluzat e bardha lisho e vesh trupin
    Zhurmė zanoresh janė thithat gjinore
    Tek hapin rrathė tė shtrembėr nė ujin e ndenjur te bluzės
    Cfarė drithėrash Kamarda, plot
    Jot shoqe parkon nė pleqerinė poshtė bluzės
    Nuk e lėshon aparatin, emri i markės
    Me Y greke, qė ndryshe kalamajtė e shqiptojnė
    Tė pisėt lypin ēamēakiza e qindarka
    Tė pisėt, tė shprishur gjaku
    Plaka shtrėngon
    Qemerin e kishės, qė sapo doli
    Ata shkruajnė se ishin aty
    Tė dy ēift pleqsh
    Kamarda kthehu nė katund.
    Aparati fotografik, aparati fotografik
    Kėrcinjtė, falanga falangjesh, turistėt e zbardhur
    Turistėt, turistėt, me flokė tė bardhė, tė verdhė
    Kisha ku u martua Kastrioti
    Ishe aty Kamarda
    Shtrėngonit aparatin fotografik, kėtu tė vjedhin
    Dy cicat si njė autobus i vetėm pėrmbi hartėn gurore e pluhur
    Qumėsht pluhur ish-qumėshti italo-shqiptar



    Ndjenje e dashuruar

    Me ndjenjat jam ulur ne dhome e bisedoj
    ato jane dashuruar me ty, une nuk i besoj
    Me hir trendafilash dimri, qe celin mbi re,
    te krahasojne
    si harqe ylberesh hutuar
    rreth flokeve te tu duan te qendrojne

    Mbi udhet e fletes sime fillojne te vrapojne
    dhe tingujt nga pas po i ndjekin
    une per nje cast ndaloj
    te gjithe me shikojne dhe nisin e presin
    u them po shkoj, hej ta takoj

    Nga duart e henes te marr,nga yjet e ftohte
    mbi krahet e mia te mbaj, nga endrrat te mbroj
    Rreth teje ndjenjat e mia dhe tingujt e lashte
    njeherazi thone
    ky djale qe ju shihni prane ka shekuj me radhe
    qe po ju kerkon

    Harrohemi ne brigje prekjesh,ne kenge vetetimash
    ne dete te arte buzeqeshjesh
    ecin mbi perla vargjesh, ne maja te lira
    ku vetem nje ze eshte degjuar,
    heeej, heeeej jam dashuruar...


    Afrohu

    Dua ti harroj sot fjalet
    le te flasin vete veshtrimet,
    le te flase dora qe dridhet,
    ketu mbi kitaren time.

    Se kur erret bie nata
    nje drite ndizet brenda meje,
    njerezit fytyrat fiken,
    asgje tjeter s'ndjej vec teje.

    Neper jave rrjedh trishtimi
    cigaren prape kam filluar
    nuk je ndryshe nga te tjerat
    vetem une kam nryshuar.

    E terhqeh imazhin tend,
    dhe veten neper gjume
    jemi bashke, por ne agim,
    i vetem mbetem une.

    Te shoh me qarte kur ti je larg,
    afrohu te te dua
    dhe nese kjo eshte loje
    nuk me pelqen te luaj.

    Dicka mire e kam ditur
    vajzat vdesin porsi lulet
    nje petal qe me solli vjeshta
    permbi floke vjen e me ulet.

    Te shoh me qarte kur ti je larg...



    Deshire dhe Heshtje

    Tej dritares eshte ngrohte
    njerez jan ulur ne tavolina
    qyteti nis e del prej vetes
    ne rruge bredhin klube e makina

    Nuk eshte e thene te jem krejt i vetem
    s'eshte e then te jem as vete i dyte
    me miq te rastit po te mbushet nata
    nje vend do gjej ku the clodh syte.

    Kam ftohte e s'te shoh prane
    mendoj, mendoj se si
    avujt e ngrohte te frymes time
    si zogj te bardhe e te verbuar mberrijne te ti
    ne enderr vijne, e qete kendojne
    e une me syte pak mbyllur ri
    koken ngre lart, degjoj ngadale
    kengen e hene te brisht si zane qe solle ti.

    E di se hesht hija ime
    e di se lotet s'flasin kur
    ata ata degjojne vec fjalet e mia
    ne heshtje qendrojn dhe ata si une

    Pas pak ngadal do te iki
    qe lotet te shkoj ti fshi diku
    ketu prane mbase atje larg
    pas pak ngadal do kethehem une



    Parku i dhimbjeve

    Ka njė park ku vetėm rri shikon
    Edhe nė darkė dhimbje dha tė shtogve
    dridhje shpirti parkun e kėnaq
    Trotuarėt tingujt vuajtjet vallėzojnė mbi park
    E pas me hap njė tren harresash
    mundohet tė mė kapė

    E nė krahė kam netėt
    Qė ėmbėl mė vajtojnė
    E parė kthema vajzėn
    Qė lehtė ti kėndoj

    Mė kane thėnė se e kanė parė
    Mbi njė lot duke qarė
    Dua sytė ti shoh prapė
    Ti flas fjalė si i marrė

    Nė errėsirė flokėt mi prek
    Goten time kanė lėnduar
    Arome e vajzės po mė pret
    Nuk mė le as pėr tu larguar

    Para meje buzėqesh nga pas liqenit gri
    Unė lundroj mbi valėt e ndjenjės time
    qė nesėr do tė mė ikė
    Mėrmėritet qė vrapojnė pa mua nėpėr shi
    Ndezin vonė nė park njė dritė kujtimesh
    dhe i shuajnė pėrsėri

    E nė krahė kam netėt
    Qė ėmbėl mė vajtojnė
    E parė kthema vajzėn
    Qė lehtė ti kėndoj

  2. #2
    A e di njeri Poezine Lekura jote bronz te Ervin Hatibit?Eshte dhe teksti i nje kenge te aleksander gjokes.
    flmd zani

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Zani pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  4. #3
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Ja edhe teksi i kėngės qė i bėri tė njojtur Ritfolkėt.

    Unė personalisht kam pas fatin ta njihja dhe ta kisha shok Ervinin. Megjithėse at'herė isha veēse 13 vjeē , Ervini mė linte tė shkoja tek shtėpia e tij, ku edhe gjatė asaj kohe Ritfolkėt bėnin prova, dhe mė linte tė pėrdorja baterinė . Mbaj mėnd, tek dhoma e tij kishte vėnė nė tavan njė vizė tė gjatė tė trash, ngjyrė zezė, qė e bėnte tė dukej tavani sikur kishte njė tė krisur tė madhe... dukesh shumė bukur... posterat i kishte gjithandej nė dhomė, por edhe instrumentat muzikorė tė Ritfolkėve. Unė isha tip nxėnės i tyre, Leksi mė linte baterinė qė t'i bija me Ritfolkėt tek "Taverna Bushi" aty ngjitur tek rruga e Elbasanit, dhe unė qė u gėzojsha shumė... kanė qėnė kohė tė pa harrueshme ato, megjithėse unė isha shumė i vogėl nė moshė... sidoqoftė e zgjata mė shumė sesa duhet...

    Ėndėrroj

    Sa dua tė jem larg,
    larg mėrzitjes pa kufi,
    sonte do kėndoj pėr ju,
    ju qė njihni veē qetėsi.

    Kėnga ime ngjitet lart,
    atje lart nė qiellin blu,
    ju o yje mė bėsoni,
    kėnga ime ėshtė pėr ju.

    Sa herė ju pyes, yje
    sa lart jeni ju,
    ju mė duket sikur thoni:
    "Fluturo nė qiellin blu!"

    Sa do tė doja nė k’tė natė,
    kėngėn time mos ta mbyll,
    dhe tė ngjitem atje lart,
    dhe tė kthehem nė njė yll.

    Si-je, si-je-hee
    oho-ehee
    oho-ehee
    ooa.
    Si-je, si-je-hee
    oho-ehee
    oho-ehee
    ooa.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drini_nė_TR : 15-04-2003 mė 03:22

  5. #4
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Drejt fatit tim

    Makina ecėn me shpejtėsi
    plepat lemon i ėmbli fllad
    drejt horizontit nxitoj unė tani
    ku mė thėrret shpirti im endacak

    Fotografia e nėnės nė xhep
    dhe njė cigare e shtypur aty
    O nėnė po iki diku atje tej
    ku tė mėsohem tė rroj dhe pa ty

    -Refreni-
    Ooo, merrmė o fllad
    dhe si njė gjethe leshomė ti larg
    Ooo, lėrme trishtim
    mė lėr tė endem drejt fatit tim
    Kjo vesė e hėnės sytė po mi lag, mi laaagg

    Kjo hėnė e vogėl sa pika e vesės
    tė tjerė qytete ndriēon kėtė natė
    Rrugė e panjohur ėshtė liria
    ku mė thėrret shpirti im endacak

    Nė ēdo qytet ku une tė ndaloj
    veē i panjohur dua tė jem
    njė kalimtar pa lidhje me turmėn
    dua qetėsi ēdo lidhje mė tremb

  6. #5
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Edhe dy te tjera kenge i kane te famshme "Ritfolk"


    "Afrohu" dhe "Deshire dhe heshtje"


    Poezite e Ervin Hatibit qe kane sherbyer si tekste per keto kenge jane me te vertete te bukura. I kane dhene bukuri pervec asaj qe fal vija melodike dhe zeri i kengetareve.


    Afrohu


    Dua t'i harroj sot fjalėt
    le tė flasin vetė vėshtrimet
    Le tė flasė dora qė dridhet
    kėtu mbi kitarėn time

    Se kur herėt bie nata
    njė dritė ndizet brenda meje
    Njerėzit, fytyrat fiken
    asgjė tjetėr s'ndjej veē teje

    Nėpėr javė rrjedh trishtimi
    cigaren prapė kam filluar
    nuk je ndryshe nga te tjerat
    vetėm unė kam ndyshuar

    E tėrheq imazhin tėnd
    me vete nėpėr gjumė
    jemi bashkė por nė agim
    i vetėm mbetem unė

    (refren)
    Tė shoh me qartė kur ti je larg,
    afrohu te te dua
    Edhe nėse kjo ėshtė lojė
    nuk mė pėlqen te luaj
    -----------

    Diēka mirė e kam ditur
    vajzat vdesin porsi lule
    Njė petal qė m'solli vjeshta
    nėpėr flokė vjen e mė ulet

    E tėrheq imazhin tėnd
    me vete nėpėr gjumė
    Jemi bashkė por nė agim
    i vetėm mbetem unė

    (refreni)

    Dua ti harroj sot fjalėt
    kuptoji ti vėshtrimet
    Nata dridhet mbi rrugica
    dhe ti mbi dorėn time




    Deshire dhe heshtje


    Tej dritares ėshtė ngrohtė
    njerėz janė ulur nė tavolina
    qyteti nis e del prej vetes
    nė rrugė bredhin klube e makina

    Nuk ėshtė e thėnė tė jem krejt i vetėm
    s'ėshtė e thėnė tė jem as vet' i dytė
    me miq tė rastit po mė mbushėt nata
    njė vėnd do gjej ku tė ēlodh sytė

    (refren)
    Kam ftohtė e s'tė shoh pranė
    mendoj, mendoj se si
    avujt e ngrohtė tė frymės sime
    si zogj tė bardhė e tė vėrbuar
    mbėrrijnė tek ti.

    Nė ėndėrr vijnė e qetė kėndojnė
    e unė, me syte pak mbyllur rri
    kokėn ngre lart, dėgjoj ngadalė
    kėngėn e hėnės tė brishtė si zanė
    qė solle ti…
    --------------

    E di pse hesht hija ime
    e di qė lotėt s'flasin kurrė
    prandaj dėgjoji dhe fjalėt e mia
    nė heshtje kėndojnė dhe ata si unė

    Pas pak ngadalė do tė iki
    qė lotėt tė shkoj ti fshij diku
    kėtu pranė, mbase atje larg
    pas pak ngadalė do kthehem unė

    (refreni)





    Per mua me e bukura eshte "Drejt fatit tim"




    E paske kujtim te bukur ate me perdorimin e baterise tek shtepia e poetit Drini!

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e Fjala e drejte
    Anėtarėsuar
    24-02-2004
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    188
    (Agenda)



    Tė hapėsh derėn, tė mbyllėsh derėn

    tė presėsh me syse dielli verėn

    tė ndėrrosh parfumin

    dekorin

    kostumin

    tė bėsh maksimumin

    tė pėrdorėsh telekomandėn

    tė shtypėsh tetėn

    dyshin

    gjashtėn

    tė kujdesesh pėr tonin kur ngre telefonin

    -tė djelėn votonin

    tė zhysėsh kartonin

    pėr njė emėr

    mashkull a femėr-si herėn tjetėr

    tė ndėrrosh fenė, ndoshta dhe seksin

    tė gjesh pretekstin



    (breaking news) (BBCNN)



    prapė luftė dhe prapė

    makinat

    e refugjatėve nėn avionė

    kanė targat perse tė

    afganistanit



    mjekė pa kufi

    tė paharruar

    tymosin

    jashtė vdekjes pop tė bob marlit



    (chorus)



    Kinezė, francezė, senegalezė

    hieroglife me bojė kine tė zezė

    njėlloj tė gjithė ndryshe ngjajmė

    po na shpove njėlloj na del gjak

    dhe koka-kola

    nė xhinse gri na del boja

    dhe e njėjtė ėshtė jehona

    pop qė lėshjnė fort rrugėt tona

    (por edhe aroma)

    e njėjtė fytyra

    pėrsėritet rruar nėpėr pasqyra

    si a-tė e rrumbullakėta

    nė fundet e vakėta

    tė emrave italianė

    tė grave

    tė fqinjėve tanė

    (me rimė)
    --------------------------- Ervin hatibi
    "Me mire i drejte dhe i zhytyr ne balte se mashtrues dhe tek sarajet e mbretit".


    33:23.
    Prej besimtarėve kishte burra qė vėrtetuan besėn e dhėnė All-llahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhėnė jetėn, dhe ka prej tyre qė janė duke pritur (ta zbatojnė) dhe ashtu nuk bėnė kurrfarė ndryshimi

  8. #7
    rezistenca nuk vdes Maska e ju flet Tirana
    Anėtarėsuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    ne kafenene e preferuar
    Postime
    99
    A ka shkruar gje ne proze Hatibi deri tani apo vetem poezi?
    Do deshiroja vertet qe te lexoja dicka ne proze nga ai.
    Bushspeak: War is Peace

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ju flet Tirana pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  10. #8
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189
    kush mund te na e sjelle poezine "Celesi" jam vertet kurioz ta rilexoj

    Me respekt
    krispi

  11. #9
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Kur lexoj poezite e Hatibit me duket vetja sikur po shikoj ndonje tablo te ndonje piktori te madh, ku figurat nderthuren me njeratjetren dhe diku ngaterrohen por gjithmone mbas tyre fshihet nje mesazh i bukur (esseja e Kryeplakut per Hatibin).

    Nejse ajo qe do thoja eshte se befasohem kur shoh kete cudi te madhe reth Hatibit, per faktin se eshte fetar. Keta njerez e gazetar te habitur me Hatibin bejne sikur kan harruar se poetet me te medhenje te Shqiperise, si F.Noli,Ndre Mjeda, Gj. Fishta, N.Frasheri e shume te tjere ishin teper te lidhur me fene. Pra elementi i fese nga njera ane tregon nje shenje frymezimi dhe nga ana tjeter e fur Ervinin ne rangun e poeteve te medhenje shqiptar.

  12. #10
    plaku-pa-krye, kur nje lexues i poezise se Hatibit flet rreth vargjeve te ti, ka gjithmone ne koke, gurgullimen e fjaleve te tij magjike kur ai ishte nje IdEaLiSt, dhe ... jo tani, ... eshte fetar. Dikur, askush me mire se "pecist" Ervini nuk mund te vete-gjykohet rreth LSD i gumezhonte ato vargje ne koke.
    Nuk e di ne e ke marre mundimin ta lexosh librin e tij te fundit "pasqyra e Lendes" - flet per banane atje, dhe ... nje poeme kish te perkryer, cuditerisht vetem "nje", te ciles vargjeve te fundit i kishte adoptuar nje varg "incestial", per ta rikujtuar disi me lodhje, me djersitje fetare historite e tij te shkuara te dashurise me poezine.
    ... Sa per katapultimin e Ervinit ne fe, kjo po, ... e vendos mes gjenerates te"ndritur" te vjershetoreve shqiptare, sepse nga njera ane tregon rrenien e stilit te Hatibit ne po te njejtin ferr dantesk poetik te cilin ai e luftoi me narcicizem ne librin e tij te dyte "6E", dhe ... njekohesisht, perben edhe nje antagonizem sesi poezi nuk i perket te njejtit zot pervers, apo pederast sikurse feja!!!

    Me keqardhej u konstatua se ..., Ervini i dikurshem u vete-helmua shkretetirave te Jordanise!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DeLiRiUm TrEmEnS : 08-07-2004 mė 19:42

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Poezitė mė tė mira tė shqipes
    Nga Diabolis nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 172
    Postimi i Fundit: 15-07-2012, 11:21
  2. Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 25-04-2007, 13:52
  3. Ervin Hatibi
    Nga erzeni nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  4. Republick of Albanania - Publicistikė nga Ervin Hatibi
    Nga Davius nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-08-2005, 11:58
  5. Jepi Zotit ēfarė i pėrket Zotit - Ervin Hatibi
    Nga katana nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-07-2003, 16:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •