Romë, Itali - Mund të jetë historia më e vjetër e një dashurie fatkeqe
Arkeologët zbuluan sot dy skelete të periudhës Neolitike. Skeletet ishin të përqafuara dhe të varrosura në rrethinat e Mantua. Zona arkeologjike ndodhet 25 milje në jug të Veronës, qytetit romantic në të cilin janë zhvilluar ngjarjet e tragjedisë "Romeo dhe Xhulieta" të Shakespeare.
"Trupat e skeleteve mendohet të jenë varrosur 5000 - 6000 vjet më pare, dhe duke u mbështetur tek gjëndja si dhe forma e dhëmbëve personat e gjetur duhet të kenë vdekur në moshë të re" - shpjegon Elena Monetti, arkeologja e cila drejtonte këtë kërkim. "Deri tani ne nuk kemi njohuri për varrime të përbashkëta në periudhën Neolitike" - vazhdon ajo - "Aq më tepër që çiftin e gjetëm të përqafuar".
Vendi arkiologjik u zbulua të Hënën, më datën 5 shkurt, gjatë punimeve për ndërtimin e një fabrike në zonën e Mantua. Bashkë me skeletet u gjendën dhe objekte artizanati si dhe shigjeta e thika. Skeletet do të studiohen për të kuptuar më saktë kohën kur ata janë varrosur si dhe moshën e tyre para varrimit. Sipas studiuesve ky zbulim ka më shumë vlera emocionale, sesa vlera shkencore sepse tregon vlerën e dashurisë që në historitë e hershme të njerzimit.
Krijoni Kontakt