Shpesh në Ballkan ndodhin incidente për shkak të kombësise. Në mjaft raste, diskriminimi racor është tepër evident, sidomos kur për emigrantët. Shumica e emigranteve shqiptare, që kanë ndjerë diskriminim mbi shpinë janë në Greqi dhe Itali. Gjithmonë ka përjashtime, jo të gjithë janë keqtrajtuar, por në pjesën dërrmuese të tyre, të gjithë këta bashkatdhetarë mbartin vuajtje dhe histori të dhimbshme. Vërtet, që dhe shqiptarët kanë mëkatet e tyre, por a është kaq e turpshme të jesh shqiptar apo qoftë me përkatësi të çdo kombi tjetër sado i humbur të globit!? Ka pasur shumë prej këtyre “shqiptarëve”, të cilët nuk e kanë duruar dot presionin dhe kanë ndryshuar emrin, fene, kombësine e shtetësine. Dikush e ka bërë për para, dikush tjetër për nevojë jetike dhe dobësi e dikush tjetër për të gjitha këto së bashku dhe për faktin, se ka ndjerë turp, që është shqiptar… A janë vërtetë kaq primitivë e të pashpirtë shqiptarët? Mos vallë besa dhe miqësia, virtytet legjendare të kësaj treve kanë mbetur në kuadrin e gojëdhanave? Fundja, a bëjnë mirë këta njerëz, që ndryshojnë kombësinë dhe shtetësinë, duke pasur turp nga lidhja e tyre me Shqipërinë dhe gjakun që ju rrjedh në deje? Ju e keni pasur ndonjëherë këtë dilemë? Si keni vepruar dhe si do të vepronit në këtë rast?
Koment i marre nga "Gazeta shekulli"
Krijoni Kontakt