
Postuar mė parė nga
shoku_tanku
Njė nga mediat kritike kundėr qeverisė dhe korrupsionit nė vend do tė pushojė se ekzistuari. Jo, ajo nuk do tė mbyllet por thjesht do tė shndėrrohet nė njė media tė re ku kritika ėshtė e ndaluar. Vizion Plus nuk do tė ketė mė drejtorin e lajmeve Arban Hasani dhe as "Faktorin Plus" tė Mero Bazes sepse ata denoncojnė raste korruptive. Por qė njė media tė funksionojė dhe tė bėjė para nuk mund tė denoncojė raste korruptive. Ky ishte verdikti i diktuar nga kryeministri Berisha. Mero Baze rrėfen nė njė intervistė ēka ndodhur gjatė kėsaj kohe dhe si u ndryshua politika e njė mediaje kritike ndaj qeverisė.
Ditėt e fundit shoqatat e gazetarėve kanė protestuar rreth asaj qė ka ndodhur me emisionin Faktor Plus dhe Drejtorin e Lajmeve tė Vizion Plus. Ēfarė fshihet pas kėsaj zhurme?
Nuk ka shumė gjėra pėr tu fshehur dhe as shumė gjėra tė paqarta. Kryeministri Berisha arriti njė fitore tė re pas njė fushatė mbi njė vjeēare kundėr pronarėve tė Vizion Plusit. Tashmė ata kanė pranuar presionin e tij pėr ndryshimin e asaj qė quhet politikė editoriale tė televizionit.
Pėr kėtė natyrisht duheshin ndėrruar dy pika kyēe, Drejtori i lajmeve, Arban Hasani dhe natyrisht duhej mbyllur emisioni qė u dėshmoi shqiptarėve tė vėrtetat e hidhura tė nėntokės sė politikės shqiptare, e cila nis dhe pėrfundon tek Familja nė pushtet. Ishte diēka qė kam mė se njė vit qė e pres dhe ka zgjatur kaq shumė pėr shkak tė rezistencės sė njė pjese tė ortakėve tė kėsaj kompanie, tė cilėt kanė respektuar deri mė sot pavarėsinė tonė profesionale. Por si ēdo gjė dhe kjo rezistencė do kishte njė fund, kur ndeshet me njė pushtet tė paarsyeshėm qė pėrdor gjithė mekanizmat e vet pėr tė shkatėrruar ēdo biznesmen, apo ēdo faktor opozitar nė vend.
Kur e ndjetė pėr herė tė parė presionin ndaj emisionit?
Nga pikėpamja profesionale qysh nė emisionin e parė nė vitin 2008. Ishte emisioni pėr Gėrdecin ku transmetuan video tė papublikuara si punonte Fabrika dhe ēastet e fundit para shpėrthimit. Tė nesėrmen ma konfirmuan zyrtarisht nga PD-ja dhe qeveria se askush nga shumica nuk do tė shkelte kurrė nė atė emision. Dhe e mbajtėn fjalėn. Jo vetėm kaq, por presioni kaloi nga emisioni tek gjithė TV, ku figurat e pushtetit u rralluan pak nga pak nė korridoret e TV. Por momenti kur pushteti filloi pėrpjekjet zyrtare pėr tė marr kontrollin mbi TV ishte para zgjedhjeve tė vitit tė kaluar. Pėrmes pėrfaqėsuesit tė WAZ nė Tiranė, njė ish-nėpunės i pushtetit tė socialistėve, i pakėnaqur nga mospėrfillja e Edi Ramės, filluan presionet e para banale mbi emisionin e lajmeve. Kishte dhjetėra detaje qesharake nga gjithė kjo histori, qė niste me monitorimin e titrave dhe deri me fjalitė qė i citoheshin Ramės dhe Berishės. Duke qenė njė tip qė se merrte njeri seriozisht, nė fakt nuk u shqetėsuam shumė. Por zakoni i vjetėr i raportuesit funksionoi. Ai gjeti urat e komunikimit me pushtetin dhe filloi tė shėrbej si premtues i kthimit tė Vizionit Plusit nė pronė tė pushtetit. Pas zgjedhjeve kjo gjė u bė e padurueshme dhe thuajse prishi komunikimin e gazetarėve me tė.
Kishte rezerva vetėm pėr lajmet apo dhe pėr emisionin Faktor Plus?
Faktor Plus ėshtė njė emision i imi, i ideuar dhe drejtuar prej meje. Nuk ėshtė markė e Vizion Plusit. Ai thjesht mund tė transmetohet ose jo nė Vizion. Nė kėtė aspekt unė nuk i kisha kushtuar shumė rėndėsi opinionit tė tij, pasi ai nga natyra ėshtė shumė servil dhe tė thotė gjithnjė pa shkak; "je i madh" dhe kur s'ke thėnė ndonjė gjė tė madhe. Por e rrezikshme ishte se ai kishte nisur ti premtonte televizionin pushtetit pėr shkak se nuk e kishte pėrdorur dot pėr tė qenė nė listat e Edi Ramės. Ishte njė gjė meskine, dhe poshtėruese njėkohėsisht pėr autoritetin e gazetarėve tė Vizionit, tė cilėt duhet tė shėrbenin pėr tė bėrė deputet njė ish-nėpunės mediokėr.
Kur e kuptuat se pushteti kishte filluar tė kontrollonte pronarėt?
Pėr herė tė parė e ndjeva kur mua dhe dy kolegėve tė mi tė Vizion Plusit, Arban Hasani dhe Andi Bushati, na ndodhi njė incident me Rezart Taēin. Gjithė media shqiptare dhe botėrore, gjithė policia dhe pushteti, kishin njė version. Kolegėt e mi mė njoftuan se ish-zyrtari i PS-sė ka sjell njė deklaratė ku dėnon incidentin e gazetarėve tė Vizion Plusit me disa badigardė tė njė biznesmeni. Ishte njė gjė e frikshme. U dėrgova njė e-mail tė zemėruar drejtuesve tė Bordit tė Vizionit nė Vjenė, dhe pranuan nė njė farė mėnyre se kėshtu ishin informuar nga zyra e tyre nė Tiranė. Tė nesėrmen drejtuesit e WAZ kishin nė Tiranė njė Konferencė ku do merrte pjesė dhe presidenti Bamir Topi. Njeriu qė kishte nisur ti premtonte Televizionin Berishės, kapi kolegen time gazetare dhe i kėrkoi nė emėr tė njė anėtari tė bordit, njė ish zyrtar i kohės sė Titos nė Jugosllavi, qė tė mos i bėnte pyetje presidentit pėr incidentin tonė. Fal zotit kėtė gjė kolegia jonė ja tha njė prej gazetareve tė njohur tė WAZ nė Bruskel, Knut Preis, qė drejton zyrėn e Brukselit dhe ai me intuitėn e gazetarit e nisi intervistėn me Presidentin pikėrisht me kėtė pyetje. Shihej qartė qė tė dy ish diplomatėt, dhe ai ish-Jugosllavi dhe ky ish-socialisti ynė, ishin tė prerė nė fytyrė. Kishin qenė bashkė pėr njė kohė ambasadorė tė vendeve respektive ish jugosllave dhe ish komuniste nė Nju Jork, dhe fal atij nėnpisllėku janė sot sėrish duke ndarė tortėn e mediave tė WAZ-it pėr pushtetet nė rajon, duke u bėrė shpesh herė problematik dhe me bakshishet nėn dorė qė japin e marrin kur shesin dhe blejnė pronat e WAZ. Prej atij momenti ndėrpreva komunikimin me ta.
Si vazhduan pastaj raportet me pronarėt shqiptarė dhe ata gjermanė?
Pronarėt shqiptarė, nuk na janė pėrzierė asnjė herė nė punėn tonė dhe pėr kėtė u jam mirėnjohės. Madje ka pas raste qė nga distanca qė unė kam pas me ta, u kam prish punė dhe pėr bizneset e tyre, por ata nuk kanė reaguar. Nga ana tjetėr nuk mund tė flas as pėr palė gjermane, por thjesht pėr disa sekserė tė palės gjermane nė rajon, tė cilėt shesin e blejnė media dhe objektiv kryesor kanė pjesėn nėn dorė qė duhet t'ua paguash atyre. Dhe kėto fatura pėr fatin e keq tė tyre shpesh janė nė mė shumė se njė dorė, nė mė shumė se njė e-mail, nė mė shumė se njė faks, nė mė shumė se nė njė mbledhje tė mbyllur bordi, dhe ndalesat e tyre me CASH nėpėr kufij janė nė mė shumė se nė njė kamerė. Jemi thjesht para njė beteje ku pushteti nė Tiranė po pėrdor ish-nėpunės rajonal mediokėr dhe tė korruptuar pėr tė futur pėr interesa tė tyre personale, nėn kontroll median qė figuron nė emėr tė WAZ Group.
Pati reagime konkrete ndaj emisionit?
Tek unė jo. Por tek pjesa shqiptare e pronarėve ka pasur. Njė anėtar i Bordit, ishte ankuar se nė emision kishte ardhur njė SMS ku thuhej se njė kompani austriake qė po merrte Devollin, Banjėn dhe studimin e Vjosės, ishte futur nė Shqipėri pėrmes Argita Berishės dhe tė ndjerit Vebi Velija. Nuk kishte asgjė tė keqe. Kėtu ėshtė bėrė rregull i pashkruar qė po erdhe pėr koncesione tek Argita do pėrfundosh. Ky tipi, reagoi menjėherė por jo direkt tek unė. Aty e kuptova se lidhja e tij e shkurtėr me Berishėn ishte konsoliduar. Mė pas ai vinte dhe e takonte zyrtarisht, madje dhe duke u njoftuar me komunikatė shtypi duke i cituar postin si diplomat ish-Jugosllav nė OKB, ndėrkohė qė nė fakt ishte pjesė e Bordit tė Pronarėve tė kompanisė sonė. Ndaj meje filluan tė mbahet qėndrim me dy kute. Thuhej qė emisioni ėshtė shumė i mirė, ka shikueshmėri tė lartė, por ka njė problem se ka prekur disa herė familjarė tė kryeministrit. Mu desh t'ua sqaroj nė distancė se nuk kam asgjė me familjarėt e kryeministrave nė kėtė vend, por deri sa ata tė vazhdojnė tė vjedhin me fėmijėt ose gratė, me ata do merremi. Kur tė heqin dorė dhe tė vjedhin fjala vjen me komshinjtė do merremi me komshinjtė.
Kur ju njoftuan pėr vendimin?
Kishte disa muaj qė e dinim. Pėrfundimisht gjithēka ėshtė vendosur nė fund tė Prillit. Neve na e konfirmoi kėtė pala shqiptare. I kėrkuam informim zyrtar palės gjermane por tha nuk ka ndodhur asgjė. Papritur mė 25 maj na dėrguan njė letėr ku thuhet qė emisioni Faktor Plus ndėrpritet dhe Drejtori i Lajmeve ndryshohet. Ėshtė diēka flagrante qė bie ndesh jo vetėm me kontratat tona tė punės, por dhe me Memorandumin qė grupi WAZ ka nėnshkruar me OSBE-nė, lidhur me mėnyrėn se si veprohet kur tentohet qė tė ndryshohen pikat kyēe tė njė media qė ndikojnė nė politikėn editoriale. Por mė flagrante ėshtė reagimi i tyre pas ankesės sonė. Nėse i hidhni njė sy pėrgjigjes e vetmja fjali e qartė, ėshtė fjalia e parafundit ku thuhet shprehimisht se "Interesat tona tė biznesit janė ato qė pėrcaktojnė tė gjitha politikat, pėrfshirė kėtu dhe aktivitetin redaksional". Kjo do tė thotė se Faktor Plus dhe Drejtori i Lajmeve Arban Hasani po u mbyllet dera.
Cilat janė planet tuaja personale?
Do tė vendos pas pushimeve. Ndoshta tė rihap gazetėn Tema, ndoshta do tė shikoj tė zhvendos programin diku tjetėr. Jam nė tė njėjtėn situatė si nė vitin 1999, kur e hapa atė gazetė pasi Ilir Meta kishte mbyllur ēdo derė redaksie ku mund tė shkruaje qoftė dhe njė fjalė kundėr tij. Tani bashkė me Berishėn, janė mė tė frikshėm.
A do t'ia dalėsh pėr fondet?
Nuk di tė ketė mbaruar ndonjė luftė pėr mungesė fishekėsh...
"Pėrfaqėsuesi i OSBE duhet tė deklarohet pro apo kundėr shkarkimit, bazuar nė parimet gazetareske tė referuara nė mandat"
Shoqatat e gazetarėve dėnojnė rastin
Shoqatat e gazetarėve nė vend kanė dėrguar nota proteste pothuajse nė tė gjithė botėn pėr rastin "Baze-Hasani". Ato janė solidarizuar me dy kolegėt dhe i kanė kėrkuar zyrės sė OSBE-sė, e cila ka nėnshkruar kontratėn pėr pavarėsinė e medias, qė tė reagojė nė lidhje me kėtė rast. Mė poshtė po paraqesim tė shkurtuar ankesėn e shoqatave tė gazetarėve.
Ne organizatat e gazetarėve shqiptarė jemi tė shqetėsuar nga vendimi i ditėve tė fundit tė bordit tė pronarėve tė televizionit Vizion Plus, pėr ndėrprerjen pa shpjegime tė kontratės sė Drejtorit tė Informacionit Arban Hasani si dhe mbylljen e emisionit shumė popullor nė vend, Faktori Plus. Ky vendim ishte paralajmėruar jo zyrtarisht muaj mė parė dhe nė njė korrespodencė mes Drejtorit tė Informacionit Arban Hasani, Drejtorit tė Faktor Plus Mero Baze, me anėtarėt e Bordit tė Pronarėve tė Vizion Plus si dhe autoritet e OSBE-sė nė Tiranė dhe Vjenė. Nė atė korrespodencė, qė ne e kemi nė dispozicion, shprehej shqetėsimi mbi pėrpjekjet pėr tė vėnė nėn kontroll politikėn editoriale tė kėtij televizioni nga qeveria pėrmes ndėrprerjes sė programit "Faktor Plus" dhe ndryshimit tė Drejtorit tė Lajmeve. Bordi i Pronarėve ėshtė treguar shumė jo transparent pasi nė datėn 12 maj i ka mohuar kėto zėra nė njė korrespondencė me kėta dy gazetarė, dhe nė datėn 25 Maj u ka komunikuar zyrtarisht ndėrprerjen e kontratės. Duam tė theksojmė faktin se grupi WAZ, i cili ka shumicėn e aksioneve nė kėtė kompani televizive, ka nėnshkruar me Komisioneren e Lirisė sė Medias nė OSBE, njė Memorandum, i cili detyron kėtė kompani qė tė zbatoj "Parimet pėr garantimin e pavarėsisė editoriale". Nė njė nga pikat e kėtij Memorandumi thuhet se ". Nėse rastet e shkarkimit tė Drejtorėve tė Lajmeve janė kontroversiale, ato duhen paraqitur para Pėrfaqėsuesit pėr Lirinė e Mediave, i cili mundet qė, me kėrkesė tė njėrės prej palėve tė pėrfshira, tė veprojė si arbitrues, veprim i cili do tė kufizohet vetėm nė ēėshtjet gazetareske. Ai apo ajo (pra, pėrfaqėsuesi i OSBE-sė) do tė deklarohet pro apo kundėr shkarkimit, bazuar nė parimet gazetareske tė referuara nė mandat. Shkarkimi i Drejtorit tė Lajmeve tė Vizion Plus, ėshtė arbitrar pasi nė letrėn zyrtare nuk jepet asnjė arsyetim pėrse ai ėshtė shkarkuar. Nė Muajin nėntor tė vitit tė kaluar, Bordi i pronarėve ka miratuar njė raport shumė pozitiv pėr punėn e kėtij Departamenti dhe se shikueshmėria e lajmeve tė kėtij televizioni ėshtė rritur nėn drejtimin e gazetarit Arban Hasani. E njėjta situatė ėshtė dhe me emisionin investigativ politik, 'Faktori Plus". Ai nisi dy vite mė parė nė kėtė televizion dhe ėshtė njė nga emisionet e rėndėsishme pėr publikun shqiptar. Emisioni ka shikueshmėri shumė tė mirė dhe tė ardhura financiare qė nuk justifikojnė mbylljen e tij, pas asnjė koment. Drejtuesi i kėtij emisioni, Mero Baze u tha organizatave tona, se vendimi pėr tė mbyllur ėshtė marrė pas presioneve tė qeverisė mbi Bordin e Pronarėve. "Ky ėshtė shembulli i qartė, pėrse kryeministri Berisha bėn presion mbi pronarėt e medias nė Shqipėri", -tha zoti Baze.
Shekulli
Krijoni Kontakt