Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Pezë: Shteti sekuestron shtëpinë muze të Dashamir Peza

    Sot ne Peze ne shtepine e komunsitit Myslim Peza te cilen e ka trasheguar i biri Dashamir Peza kane shkuar 3 furgona te policise dhe nje perfaqesues i Ministrise se Kultures ku i kane kerkuar te zoteve te shtepise te lirojne banesen sepse do ta marre ne administrim kjo ministri per memorialin e Konferences se Pezes !!!!!!.
    Cudi e madhe sa ju dhimbkan qeverise evenimentet e komunzmit packa se jane pjese e historise sone dhe ato.
    Ne ate shtepi ka banese dhe Rama.
    Kuptohet per hakmarrje te rames qe ja ka futur kembet ne nje kepuce qeverise e sali berishes , qeverria ka kaluar ne veprim banditesk shpronesimi me 3 furgona polcie, prone te cilen po pushteti i berishes ja ka kaluar me vendim qeverie familjes se myslim pezes.
    Per mua ska bere gje tjeter vecse eshte vetdiskredituar me tej ne grahmat e fundit te n je pushteti pervers diktatorial.
    Do ti kujtoja ministrit qurravec Xhaferri familen e persekutuar te te cilit partia e punes e solli nga Vajza e Vlores ne Durres per ta perdorur per vete - te mos vazhdoje te beje lojen e te perdorurit nga diktatura se e vulosi gjithe fisin e vet si te tille.
    Albania Uber Alles

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Ne nje faqe te Kesillit te ministrave lexova se Pas shtëpisë së deputetit Peza, Këshilli i Ministrave do të sekuestrojë Bashkinë e Tiranës, Selinë e Partisë Socialiste, zyrat e kësaj partie në rrethe, zyrat e seksioneve përkatëse dhe shtëpitë e deputetëve të opozitës . Te gjitha keto do ti kthej ne muze. Me ne fund berisha filloi ti bjere koken komunistave. Nuk e kuptoj mire se per cfare do jete muzeu por besoj se do jene muze denoncues per krimet e bera nga keta njerez.

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga njemik Lexo Postimin
    Ne nje faqe te Kesillit te ministrave lexova se Pas shtëpisë së deputetit Peza, Këshilli i Ministrave do të sekuestrojë Bashkinë e Tiranës, Selinë e Partisë Socialiste, zyrat e kësaj partie në rrethe, zyrat e seksioneve përkatëse dhe shtëpitë e deputetëve të opozitës . Te gjitha keto do ti kthej ne muze. Me ne fund berisha filloi ti bjere koken komunistave. Nuk e kuptoj mire se per cfare do jete muzeu por besoj se do jene muze denoncues per krimet e bera nga keta njerez.
    sali berisha eshte muze i gjalle i komunizmit enverist ne Shqiperi ...

    mos e ulni kaq shume nivelin e forumit me llapazaneri kallpe ...

  4. #4
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Klasike fare,

    Shkrihesh tu qesh

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Citim Postuar më parë nga njemik Lexo Postimin
    Ne nje faqe te Kesillit te ministrave lexova se Pas shtëpisë së deputetit Peza, Këshilli i Ministrave do të sekuestrojë Bashkinë e Tiranës, Selinë e Partisë Socialiste, zyrat e kësaj partie në rrethe, zyrat e seksioneve përkatëse dhe shtëpitë e deputetëve të opozitës . Te gjitha keto do ti kthej ne muze. Me ne fund berisha filloi ti bjere koken komunistave. Nuk e kuptoj mire se per cfare do jete muzeu por besoj se do jene muze denoncues per krimet e bera nga keta njerez.


    C,pune ka PS ne ndertesen e Partise punes!?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193
    Citim Postuar më parë nga loni-loni Lexo Postimin
    C,pune ka PS ne ndertesen e Partise punes!?

    E vetmja menyre per te shkeput PS nga e kaluara eshte shtetezimi i ketyre ndertesave dhe ti kthej ato ne mazoleume te krimeve te komunizmit ndaj popullit shqiptar ashtu si jane kthyer kampet e perqendrimit ne Gjermani, Poloni dhe gjetke.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Un mendoj qe ti bej muze kundra krimeve te komunizmit te gjitha keto ndertesa. bile qe ky akt te kete vemendjen e gjithe botes ti marri te gjith ish anetaret e Partis se punes dhe anetaret aktual te Partis Socialiste, ti ballcamosi dhe ti fusi ne keto muze

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar më parë nga njemik Lexo Postimin
    Un mendoj qe ti bej muze kundra krimeve te komunizmit te gjitha keto ndertesa. bile qe ky akt te kete vemendjen e gjithe botes ti marri te gjith ish anetaret e Partis se punes dhe anetaret aktual te Partis Socialiste, ti ballcamosi dhe ti fusi ne keto muze
    Mos ta degjoje ndonje xhaje i mbetur komunist ty more me keto qe shkruan se te mbyti me duar, se ne te tjeret qe se kemi jetuar mire murtajen e kuqe shume shume do te themi ceshte ky idjot asgje me teper.
    Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 03-06-2010 më 10:24
    Albania Uber Alles

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet në Bllog
    22
    Vendimi, pas kalimit të banesës private në fondin e trashëgimisë kulturore

    Ministria e Kulturës konfiskon banesën e deputetit të Partisë Socialiste, Dashamir Peza. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme, kur është kërkuar ndihma e policisë së kryeqytetit për të ndërhyrë në këtë banesë. Forca të shumta policie rrethuan për një orë banesën në Pezë, pak kilometra larg Tiranës, ku banon aktualisht kryetari i PS-së, Edi Rama. Banesa në emër të deputetit socialist, Dashamir Peza, nga ku prej kohësh përdoret për banim nga Rama është rrethuar rreth orës 10:00 nga tre furgonë policie, mes të cilëve ndodhej dhe oficeri i policisë, Krenar Ahmeti. Nga ana e saj, policia e argumentoi këtë fakt thjesht një praktikë pune që ndiqet në të tilla raste kur kërkohet sekuestrimi i një godine.


    Reagimi i Pezës

    I pyetur nga media, deputeti Peza theksoi se policët vetëm kanë paraqitur një vendim qeverie dhe asnjë shkresë si mandate policie e shkresa të tjera. Sipas tij, synim është sekuestrimi i banesës, me një vendim qeverie për llogari të Institutit të Monumenteve të Kulturës. Peza ka sqaruar se për këtë arsye, një punonjës i Institutit të Monumenteve të Kulturës erdhi i shoqëruar nga forca të shumta policore. “Punonjësi ka ardhur me një vendim qeverie pa asnjë dokumentacion ligjor. Nuk kam marrë asnjë njoftim më parë, ndërkohë që ata nuk pranojnë të japin shkresë, ku të më kërkojnë dorëzimin e shtëpisë”, ka deklaruar Peza, të cilit i janë cenuar të gjitha të drejtat e njeriut, pasi minimumi duhet të kishte një paralajmërim. Sipas deputetit socialist, banesa e tij është ndërtuar nga të parat në vitin 2001 në tokën, pronë e stërgjyshërve të tij. Deputeti vuri në dukje se toka i është kthyer nga Komisioni i Kthimit të Pronave dhe kjo është e dokumentuar dhe hipotekuar. “Kjo është pronë e stërgjyshërve, katragjyshërve që babai, më pas ma kaloi mua”, tha Peza. Më tej, ai shtoi se ka prova të fotografuara nga ai vetë për çdo veprim të djeshëm nga ana e policisë. “Deri tani jam në pozicionin e vëzhguesit, nuk po ndërhyj. Policia erdhi paraditen e sotme (djeshme), dhe vetëm me një shkresë qeverie. Më pas kanë ushtruar një presion dhe trysni të paimagjinueshme, por fundja këta policë nuk janë gjë tjetër veçse viktima”. Sipas Pezës, shtëpia nga ana e dokumentacionit është në rregull, përveç faktit që ministrat e qeverisë “Berisha”, i kanë hequr statusin e monumentit të kulturës që gëzonte prej vitesh. “Banesa theksoj se nuk është pronë shtetërore, nuk ndodhet në listën e monumenteve të kulturës, u hoq nga lista me urdhër të ministrit të atëhershëm të Kulturës, Bujar Leskaj, e më pas me firmë të ish-drejtorit të monumenteve të kulturës, Apollon Baçe. Sipas Pezës, ky kontroll nuk ka baza policore, por politike dhe se është një shantazh i turpshëm që po bëhet nga ana e policisë. “Kjo banesë është rrethuar dy herë nga fashistët, me këtë të sotmin, ky është rrethimi i tretë nga fashistët”, u shpreh Peza.


    Ndërhyrja e policisë

    Policia ka reaguar rreth çështjes së banesës së deputetit socialist, Dashamir Peza. Sipas një njoftimi nga Drejtoria e Policisë së Policisë së Qarkut, Tiranë, pjesëmarrja e policisë së sekuestrimit të godinës në Pezë është bërë me qëllim të mbështesë punonjësit e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve që po vepronin në kuadër të një vendimi qeverie. Policia tha se në bazë të shkresës Nr. 4470/1, të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dërguar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, si dhe në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga neni 4 dhe 46 i Ligjit Nr. 9749 “Për Policinë e Shtetit”, strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë, kanë mbështetur punonjësit e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, të cilët po merrnin masa për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 323 datë 12.05.2010, “Për kalimin në përgjegjësi, administrimi Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Muzeut të Konferencës së Pezës”. Gjatë veprimtarisë së tyre, përfaqësuesit e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, nuk janë penguar nga asnjë person i interesuar dhe për pasojë nuk ka qenë e nevojshme asnjë ndërhyrje policore. Gjatë gjithë kohës, punonjësit e policisë kanë qenë vetëm prezent në afërsi të këtyre ambienteve. “Sqarojmë opinionin publik, si dhe median që i ka atribuuar forcave të policisë kryerjen e procedurave për sekuestrim ambientesh apo për veprime të tjera, se praktika të tilla, nuk janë në procedurat standarde të Policisë së Shtetit, në rastet e mbështetjes të institucione qendrore të administratës publike apo të njësive të qeverisjes vendore. Theksojmë se veprimet e djeshme të strukturave të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, janë një praktikë normale pune në mbështetje të institucioneve qendrore dhe vendore të administratës publike dhe të pushtetit vendor”, deklaroi policia.

    Shqip

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anëtarësuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    Sa te rendomte jane ... njerez pa fantazi fare .

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •