Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 100 prej 112
  1. #81
    Pse i botova fotot nudo të Edi Ramës
    Nga Arjan Prodani
    - Kur u botuan fotot në gazetën “SOT” shumë eksponentë socialistë nxituan të më kritikonin se unë i kisha dhënë goditje të majtës shqiptare nëpërmjet këtyre fotove. Realisht, kur erdhën fotot asnjëherë nuk mendova se do t’i shërbenin të djathtës apo do dëmtonin të majtën. Në radhë të parë mendova se këto foto do i shërbenin gazetës “SOT” për t’i dhënë vlerat reale në pasqyrimin e të vërtetës dhe fotot e Edi Ramës ishin pasqyrimi lakuriq i të vërtetës mbi vlerat e një personi publik që do të qeverisë qytetin metropol që quhet Tiranë.Gjithkush e pa se këto foto nuk kishin asnjë koment nga ana e gazetës dhe këto komente nuk u bënë, jo se ne kishim frikë t’i bënim, por ia lamë lexuesit t’i vlerësonte dhe të gjykonte lakuriqësinë e tyre. Komentet më pas i bënë gazetat dhe televizionet, ku një pjesë na lavdëronte dhe një pjesë na linçonte. Personalisht gjithë ditën që kam pasur fotot në dorë kam qenë në dilemë midis botimit dhe mosbotimit, por vlera reale e këtyre fotove, skupi që këto foto krijonin, realiteti që këto përcillnin, ishin të tilla që u ngritën mbi mentalitetin dhe drojën se si do të reagonte politika e majtë apo e djathtë qoftë, si do të reagonin komentatorët tanë të blerë apo të pablerë, për mua më i rëndësishmi ishte reagimi i publikut, i cili nuk la asnjë gazetë “SOT” në treg, aq sa filloi të lulëzonte tregu i zi me dymijë lekë të vjetra për kopje. Në fund të fundit, çdo gazetë ka si prioritet të saj pasqyrimin e të vërtetës para publikut, pa llogaritur që skupe të tilla janë ëndërr për çdo gazetë apo media në çdo vend të botës. Mediat prestigjioze në gjithë botën paguajnë miliona dollarë për paparacë që rrinë në ruajtje të skupeve, ku për foto të bëra në pozicione që shkelin normat apo etikën, të përcaktuara qartë në kodin moral të shoqërisë, marrin rroga dhe shpërblime marramendëse. E pata të qartë që kjo do të sillte rrëmujë në jetën politike dhe do të hapte polemika në drejtim të aspektit moral të kandidatit për kryebashkiak Edi Rama, ashtu siç isha i bindur se do të ngrinte pikëpyetje nëse ishte normale përdorimi i fotove para fushatës, gjë që mund të ndikonte në rezultatin final, ashtu siç do të hidhte pikëpyetje edhe ndërhyrja në jetën private. Jam i qartë që jeta private e një qytetari të thjeshtë nuk mund të cënohet në asnjë mënyrë nga asnjë media në botë. Por në rastin konkret jeta private e Edi Ramës nuk është më private, jeta e tij është tashmë jeta publike e të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe për këtë arsye duhet të jetë më transparente se kurrë dhe mbi të gjitha duhet të pasqyrojë virtytet më të mira të një njeriu që do të drejtojë jetën e një milion njerëzve. Sinqerisht i mora parasysh të gjitha komentet që do të pasonin dhe jam koshient për botimin e fotove duke mos ndjerë keqardhje për askënd që mund të humbasë dhe kënaqësi për dikë që do të fitojë. Gazeta “SOT” bën punën e saj dhe nuk jep llogari përpara asnjë force politike, e majtë apo e djathtë qoftë, pasi nuk ka trokitur në derën e asnjë force politike për t’i kërkuar asnjë ndihmë, pavarësi të cilën e ka paguar me përjashtimin nga reklamat shtetërore, si në kohën e socialistëve dhe në atë të demokratëve. Për më shumë, demokratët patën kënaqësinë të më hiqnin në mënyrë arbitrare edhe licencën e Radio Kohës, e cila është nën pronësinë time dhe është kandidate për t’i kaluar në pronësi një njeriu pranë PD. Për t’u rikthyer në temën e ditës, pavarësisht se Partia Demokratike bëri divorc publik nga publikimi i fotove nudo të Edi Ramës, kjo përbën një hipokrizi publike, pasi është e vërtetë që kjo parti nuk kishte asnjë lidhje me gazetën “SOT” dhe për këtë arsye nuk kishte pse të bënte divorc me gazetën “SOT” apo me skupin e botuar nga ajo. Gazeta “SOT” nuk ka qenë e martuar me PD fakt që ta detyronte këtë të fundit të ndërmerrte hapa për distancimin e saj. PD mund të denonconte skandalin dhe të vlerësonte nëse i aprovonte nudizmat e Edi Ramës apo jo, por nuk mund të bënte insinuata të qelbura ndaj një gazete që për nga vlerat e veta ka treguar se nuk është pjesë e lojërave të qelbura politike, por ka denoncuar pa kursim anët më negative të qeverisjeve, si socialiste dhe demokratike. Gazeta “SOT” nuk ka bërë lojën e askujt, ka bërë punën e vet dhe botimi i këtyre fotove tregoi se nuk është pjesë e asnjë klani, e asnjë force politike, por vazhdon të bëjë misionin e vet në drejtim të informimit publik. Në fund të fundit gazeta “SOT” është e para gazetë që lajmëroi politikën shqiptare në përgjithësi dhe brezat e rinj të politikanëve se jeta private është e shenjtë deri në momentin sa nuk ke fate njerëzish në duar, në momentin që shndërrohesh në njeri publik jeta jote është në lupën e atyre që të zgjedhin, të opinionit publik dhe atij mediatik. Përsa i përket zërave që pretendojnë se ne që nuk pranojmë nudizmin dhe pederastinë jemi fshatarë dhe malokë të pacivilizuar, preferoj të them se ndjehem goxha ngrohtë me bythën e mbuluar dhe të mbrojtur pavarësisht se do të hyj në kategorinë e malokëve apo njerëzve të trashë e të pacivilizuar.

    G ''Sot'' 15/02/2007

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Citim Postuar më parë nga shefqeti11
    Pse i botova fotot nudo të Edi Ramës
    Nga Arjan Prodani
    - Kur u botuan fotot në gazetën “SOT” shumë eksponentë socialistë nxituan të më kritikonin se unë i kisha dhënë goditje të majtës shqiptare nëpërmjet këtyre fotove. Realisht, kur erdhën fotot asnjëherë nuk mendova se do t’i shërbenin të djathtës apo do dëmtonin të majtën. Në radhë të parë mendova se këto foto do i shërbenin gazetës “SOT” për t’i dhënë vlerat reale në pasqyrimin e të vërtetës dhe fotot e Edi Ramës ishin pasqyrimi lakuriq i të vërtetës mbi vlerat e një personi publik që do të qeverisë qytetin metropol që quhet Tiranë.Gjithkush e pa se këto foto nuk kishin asnjë koment nga ana e gazetës dhe këto komente nuk u bënë, jo se ne kishim frikë t’i bënim, por ia lamë lexuesit t’i vlerësonte dhe të gjykonte lakuriqësinë e tyre. Komentet më pas i bënë gazetat dhe televizionet, ku një pjesë na lavdëronte dhe një pjesë na linçonte. Personalisht gjithë ditën që kam pasur fotot në dorë kam qenë në dilemë midis botimit dhe mosbotimit, por vlera reale e këtyre fotove, skupi që këto foto krijonin, realiteti që këto përcillnin, ishin të tilla që u ngritën mbi mentalitetin dhe drojën se si do të reagonte politika e majtë apo e djathtë qoftë, si do të reagonin komentatorët tanë të blerë apo të pablerë, për mua më i rëndësishmi ishte reagimi i publikut, i cili nuk la asnjë gazetë “SOT” në treg, aq sa filloi të lulëzonte tregu i zi me dymijë lekë të vjetra për kopje. Në fund të fundit, çdo gazetë ka si prioritet të saj pasqyrimin e të vërtetës para publikut, pa llogaritur që skupe të tilla janë ëndërr për çdo gazetë apo media në çdo vend të botës. Mediat prestigjioze në gjithë botën paguajnë miliona dollarë për paparacë që rrinë në ruajtje të skupeve, ku për foto të bëra në pozicione që shkelin normat apo etikën, të përcaktuara qartë në kodin moral të shoqërisë, marrin rroga dhe shpërblime marramendëse. E pata të qartë që kjo do të sillte rrëmujë në jetën politike dhe do të hapte polemika në drejtim të aspektit moral të kandidatit për kryebashkiak Edi Rama, ashtu siç isha i bindur se do të ngrinte pikëpyetje nëse ishte normale përdorimi i fotove para fushatës, gjë që mund të ndikonte në rezultatin final, ashtu siç do të hidhte pikëpyetje edhe ndërhyrja në jetën private. Jam i qartë që jeta private e një qytetari të thjeshtë nuk mund të cënohet në asnjë mënyrë nga asnjë media në botë. Por në rastin konkret jeta private e Edi Ramës nuk është më private, jeta e tij është tashmë jeta publike e të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe për këtë arsye duhet të jetë më transparente se kurrë dhe mbi të gjitha duhet të pasqyrojë virtytet më të mira të një njeriu që do të drejtojë jetën e një milion njerëzve. Sinqerisht i mora parasysh të gjitha komentet që do të pasonin dhe jam koshient për botimin e fotove duke mos ndjerë keqardhje për askënd që mund të humbasë dhe kënaqësi për dikë që do të fitojë. Gazeta “SOT” bën punën e saj dhe nuk jep llogari përpara asnjë force politike, e majtë apo e djathtë qoftë, pasi nuk ka trokitur në derën e asnjë force politike për t’i kërkuar asnjë ndihmë, pavarësi të cilën e ka paguar me përjashtimin nga reklamat shtetërore, si në kohën e socialistëve dhe në atë të demokratëve. Për më shumë, demokratët patën kënaqësinë të më hiqnin në mënyrë arbitrare edhe licencën e Radio Kohës, e cila është nën pronësinë time dhe është kandidate për t’i kaluar në pronësi një njeriu pranë PD. Për t’u rikthyer në temën e ditës, pavarësisht se Partia Demokratike bëri divorc publik nga publikimi i fotove nudo të Edi Ramës, kjo përbën një hipokrizi publike, pasi është e vërtetë që kjo parti nuk kishte asnjë lidhje me gazetën “SOT” dhe për këtë arsye nuk kishte pse të bënte divorc me gazetën “SOT” apo me skupin e botuar nga ajo. Gazeta “SOT” nuk ka qenë e martuar me PD fakt që ta detyronte këtë të fundit të ndërmerrte hapa për distancimin e saj. PD mund të denonconte skandalin dhe të vlerësonte nëse i aprovonte nudizmat e Edi Ramës apo jo, por nuk mund të bënte insinuata të qelbura ndaj një gazete që për nga vlerat e veta ka treguar se nuk është pjesë e lojërave të qelbura politike, por ka denoncuar pa kursim anët më negative të qeverisjeve, si socialiste dhe demokratike. Gazeta “SOT” nuk ka bërë lojën e askujt, ka bërë punën e vet dhe botimi i këtyre fotove tregoi se nuk është pjesë e asnjë klani, e asnjë force politike, por vazhdon të bëjë misionin e vet në drejtim të informimit publik. Në fund të fundit gazeta “SOT” është e para gazetë që lajmëroi politikën shqiptare në përgjithësi dhe brezat e rinj të politikanëve se jeta private është e shenjtë deri në momentin sa nuk ke fate njerëzish në duar, në momentin që shndërrohesh në njeri publik jeta jote është në lupën e atyre që të zgjedhin, të opinionit publik dhe atij mediatik. Përsa i përket zërave që pretendojnë se ne që nuk pranojmë nudizmin dhe pederastinë jemi fshatarë dhe malokë të pacivilizuar, preferoj të them se ndjehem goxha ngrohtë me bythën e mbuluar dhe të mbrojtur pavarësisht se do të hyj në kategorinë e malokëve apo njerëzve të trashë e të pacivilizuar.

    G ''Sot'' 15/02/2007
    Ta lexojne pak ajo pjese e anetareve qe jane pro fotove te Maskarait!!!! İshalla nje dite i heq breket ne plazhin e Durrsit se ja bejne salcice per qente!!
    Edhe dicka tjeter per ato qe jane pro!! Na i nisni dhe ju disa foto meqe ju ka plasur cipa kshu shqeto, tjua shohim edhe juve!!

  3. #83
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Mbi ekzibicionizimin

    Gent Stralli


    Zoti Gerald Ackerman, kryetar i bashkisë së qytetit Port Hurou,
    Michigan, u burgos në vitin 1999-të, (kur ishte kryetar bashkie), pasi u
    gjet fajtor për ekspozime të turpshme. Zoti Ackerman u dënua me një vit
    burg)
    Ekzibicionizi është dukuria, kur një person, në të shumtën e rasteve
    një burrë heteroseksual, ekspozon gjenitalet e tij para një personi tjetër
    që as e pret e as e dëshiron këtë. Këto episode ndodhin në kontekste të
    ndryshme. Për shembull, një drejtues makine ndalon në anë të rrugës dhe
    pyet dikë për drejtimin, ndërkohë që organi i tij, gjenital është jashtë
    pantallonave. Ose përfytyroni një burrë me pardesy që pret të hapet dera e
    ashensorit. Sa hapet dera, ai hap pardesynë, për të ekspozuar te të tjerët
    në ashensor organet e tij, gjenitale. Ekzibicionistët, përgjithësisht,
    duan të shokojnë, të çuditin, ose të bezdisin viktimat e tyre, duke
    ekspozuar gjenitalet. Kjo do të thotë t’i viktimizosh ata. Ekzibicionistët
    kanë shumë dëshirë të angazhohen në këto sjellje dhe kjo dëshirë është
    urdhëruese. Ata janë zakonisht, shumë të preokupuar me fantazitë e tyre
    dhe detyrohen të ekspozojnë veten.
    Sipas Abel-it dhe Rouleau-it, gjysma e ekzibicionistëve që ata
    intervistuan, treguan se ata kanë filluar ta ekspozojnë veten te të tjerët
    në adoleshencë, para se të bëheshin 18 vjeç. Përgjithësisht,
    ekzibicionistët janë burra mbi 40 vjeç dhe më shumë se gjysma e tyre janë
    të martuar.
    Objekt i agresionit ekzibicionist janë fëmijët dhe gratë.
    Murphy (1997) thekson se, shpeshherë, ekzibicionizmi lidhet me një nga
    format e shumta të çrregullimeve psikologjike. Nuk dihet mirë, nëse ka
    ndonjë lidhje midis ekzibicionizmit dhe aktiviteteve të tjera, kriminale.
    Por, sipas studimeve, këta burra nuk mund të konsiderohen “normalë”.
    Nuk dihet me siguri, nëse ka një faktor specifik zhvillimi, ose ndonjë
    faktor familjar që të jetë shkaku i sjelljes ekzibicioniste në
    adoleshencë, ose më vonë.
    Sipas Hollender (1997), ky lloj ekzibicionizmi që përshkruam, quhet
    ekzibicionizmi kompulsiv dhe duhet të dallohet nga situata të tjera, në të
    cilat burrat dhe gratë i nxjerrin gjenitalet e tyre në vënde publike.
    Ekzibicionizmi sekondar është ai, kur personi vuan nga një çrregullim
    psiqik, ose neurologjik, dhe ekzibicionizmi në këtë rast është vetëm një
    simptomë tjetër e sjelljes që nuk përputhet me kërkesat që ka shoqëria.
    Hollander, flet edhe për një dukuri tjetër që ai quan ekzibixionizmi
    shoqërisht i sanksionuar. Në këtë rast, nuditeti është i pranuar. Këtu
    hyjnë banjat e diellit nudo dhe streaking-u ( një dukuri e përhapur në
    kolegjet amerikane në vitet e `70-të). Në këtë rast, valltarët nudo
    angazhoheshin në ekzibicionizëm social të sanksionuar. Por, në asnjë rast,
    sjellja e valltarëve nuk duhet të prishë rregullat dhe standardet lokale.
    Hollender dallon edhe një variant tjetër të ekzibicionzmit që e quan
    “Tërheqje Vëmendjeje”. Këtu ai përmbledh daljen nudo, veçanërisht të
    grave. Në këtë rast mungon kompulsiviteti, që është veçori e
    ekzibicionizmit të vërtetë. Siç shikohet, e njëjta sjellje ka motive të
    ndryshme. Për të klasifikuar sjelljen, duhet të kuptohet qëllimi i
    veprimit ekzibicionist.
    Sipas Hollender-it, tipi i ekzibicionit që shqetëson më shumë publikun,
    është ekzibicioni kompulsiv dhe këtij ai i referohet si në rastin e
    ekspozimeve të turpshme.
    Sipas Gayford në Angli, ekspozimi i turpshëm bazohet në të dhënat e më
    poshtme, të mbledhura në Angli dhe të pranuara edhe në vendet e tjera të
    industrializuara, perëndimore.

    Shumica e ekzibicionistëve janë të martuar.
    Skenat ekzibicioniste shfaqen ditën.
    Dukja e gjenitaleve zgjat disa sekonda dhe organi gjenital është i
    shkrehur. Kur ka ereksion, ka shumë mundësi që personi të përfundojë në
    masturbacion publik.
    Cfaqjet ekz ibicioniste më shpesh ndodhin jashtë dhe në verë.
    Publiku në vendet e zhvilluara, perëndimore, përgjithësisht, e trajton
    ekzibicionizmin mashkullor si një akt shumë agresiv.
    Sipas Gayford-it, shumica e viktimave të ekzibicionizmit janë gratë dhe
    fëmijët. Disa ekzibicionistë i zgjedhin viktimat. Ata preferojnë vajzat e
    reja që po hyjnë në pubertet, sepse reagimi i tyre është ambivalent nga
    kurioziteti, surpriza dhe distresi.
    Pas këtyre që thamë kuptohet se justifikimi për shfaqjet ekzibicioniste
    si çështje thjesht private, ose si shprehje të mentalitetit perëndimor të
    ekzibicionistit nuk qëndrojnë. Këto sjellje nuk janë të pranueshme as për
    qytetarë të thjeshtë, pa le më për persona publikë. Ato duhen trajtuar
    ashtu siç janë, si akte shumë agresive .

  4. #84
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Ndjej keqardhje qe kjo teme eshte shnderruar ne nje debat militantesh dhe nuk pasqyron aspak shqetesimin e vertete qytetar.....ne kete fushate,ashtu sikurse ne fushatat e meparshme,kam perforcuar idene se e gjithe kjo klase politike,eshte nje klase drejtuese e padenje dhe totalisht e papergjegjshme"
    Nga njera ane flitet per nudizmin e nje kryetari partie\bashkie....po ta marrim ne aspektin ligjor,nuk shoh ndonje veprim qe te kete shkelur te drejtat dhe lirite e
    individit perkundrazi,botimi i ketyre fotove i shkel keto te drejta"...po ta marrim ne aspektin njerezor,gjithesecili e gjykon sipas formimit te tij kulturor....ajo qe dua te them eshte se ketu nuk duhet te kete vend per manipulime...ato jane foto te bera ne nje plazh nudistesh...nuk kemi se c'fare ti komentojme ketij fakti...e kam thene edhe me siper se kjo ka te beje me preferencat e gjithesecilit...kjo nuk verteton se Edi Rama eshte nje njeri i papergjegjshem...nese pozita do te bente nje gare politike te denje per zgjedhjet vendore,ajo i kishte mundesite per te gjetur mangesira ne punen e zotit Rama pasi ne punen e tij ka mangesi sa te duash,nuk kishte perse ta bazonte fushaten e saj ne te tilla privaci"...e theksoj me ze te larte
    "kjo eshte nje fushate e piset qe tregon fytyren e vertete te politikaneve tane"
    __________________________________________________ _______________
    Nese zoti Olldashi do ta bazonte fushaten e tij ne nje program konkret dhe me nje vizion te qarte per te ardhmen e Tiranes atehere ai do te fitonte shume me teper pike se sa pretendon te fitoje ne kete lloj menyre....shqetesimi im,konsiston edhe ne faktin se ne kete fushate nuk kishte larmi kandidatesh per postin e kryetarit te bashkise por ishin vetem keta dy njerez,njerez qe i perkasin dy forcave politike qe e kane zhgenjyer shpesh Shqiperine dhe e kane humbur komplet besueshmerine e tyre...duhet tu lihet rruge e lire edhe njerezve te tjere
    pse jo edhe kandidate te pavarur por qe gezojne rrespekt dhe mbeshtetje ne nje mase te gjere te popullsise...njerezit kane te drejte te zgjedhin me te miren per te ardhmen e tyre dhe nuk kane perse te ndihen te imponuar te zgjedhin njeren
    force apo tjetren...qe te dyja i kane dhene provat...nuk kane sjelle gje tjeter vecse zhgenjime te turpshme...

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Pse i botova fotot nudo të Edi Ramës


    Nga Arjan Prodani

    Kur u botuan fotot në gazetën “SOT” shumë eksponentë socialistë nxituan të më kritikonin se unë i kisha dhënë goditje të majtës shqiptare nëpërmjet këtyre fotove. Realisht, kur erdhën fotot asnjëherë nuk mendova se do t’i shërbenin të djathtës apo do dëmtonin të majtën. Në radhë të parë mendova se këto foto do i shërbenin gazetës “SOT” për t’i dhënë vlerat reale në pasqyrimin e të vërtetës dhe fotot e Edi Ramës ishin pasqyrimi lakuriq i të vërtetës mbi vlerat e një personi publik që do të qeverisë qytetin metropol që quhet Tiranë.Gjithkush e pa se këto foto nuk kishin asnjë koment nga ana e gazetës dhe këto komente nuk u bënë, jo se ne kishim frikë t’i bënim, por ia lamë lexuesit t’i vlerësonte dhe të gjykonte lakuriqësinë e tyre. Komentet më pas i bënë gazetat dhe televizionet, ku një pjesë na lavdëronte dhe një pjesë na linçonte. Personalisht gjithë ditën që kam pasur fotot në dorë kam qenë në dilemë midis botimit dhe mosbotimit, por vlera reale e këtyre fotove, skupi që këto foto krijonin, realiteti që këto përcillnin, ishin të tilla që u ngritën mbi mentalitetin dhe drojën se si do të reagonte politika e majtë apo e djathtë qoftë, si do të reagonin komentatorët tanë të blerë apo të pablerë, për mua më i rëndësishmi ishte reagimi i publikut, i cili nuk la asnjë gazetë “SOT” në treg, aq sa filloi të lulëzonte tregu i zi me dymijë lekë të vjetra për kopje. Në fund të fundit, çdo gazetë ka si prioritet të saj pasqyrimin e të vërtetës para publikut, pa llogaritur që skupe të tilla janë ëndërr për çdo gazetë apo media në çdo vend të botës. Mediat prestigjioze në gjithë botën paguajnë miliona dollarë për paparacë që rrinë në ruajtje të skupeve, ku për foto të bëra në pozicione që shkelin normat apo etikën, të përcaktuara qartë në kodin moral të shoqërisë, marrin rroga dhe shpërblime marramendëse. E pata të qartë që kjo do të sillte rrëmujë në jetën politike dhe do të hapte polemika në drejtim të aspektit moral të kandidatit për kryebashkiak Edi Rama, ashtu siç isha i bindur se do të ngrinte pikëpyetje nëse ishte normale përdorimi i fotove para fushatës, gjë që mund të ndikonte në rezultatin final, ashtu siç do të hidhte pikëpyetje edhe ndërhyrja në jetën private. Jam i qartë që jeta private e një qytetari të thjeshtë nuk mund të cënohet në asnjë mënyrë nga asnjë media në botë. Por në rastin konkret jeta private e Edi Ramës nuk është më private, jeta e tij është tashmë jeta publike e të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe për këtë arsye duhet të jetë më transparente se kurrë dhe mbi të gjitha duhet të pasqyrojë virtytet më të mira të një njeriu që do të drejtojë jetën e një milion njerëzve. Sinqerisht i mora parasysh të gjitha komentet që do të pasonin dhe jam koshient për botimin e fotove duke mos ndjerë keqardhje për askënd që mund të humbasë dhe kënaqësi për dikë që do të fitojë. Gazeta “SOT” bën punën e saj dhe nuk jep llogari përpara asnjë force politike, e majtë apo e djathtë qoftë, pasi nuk ka trokitur në derën e asnjë force politike për t’i kërkuar asnjë ndihmë, pavarësi të cilën e ka paguar me përjashtimin nga reklamat shtetërore, si në kohën e socialistëve dhe në atë të demokratëve. Për më shumë, demokratët patën kënaqësinë të më hiqnin në mënyrë arbitrare edhe licencën e Radio Kohës, e cila është nën pronësinë time dhe është kandidate për t’i kaluar në pronësi një njeriu pranë PD. Për t’u rikthyer në temën e ditës, pavarësisht se Partia Demokratike bëri divorc publik nga publikimi i fotove nudo të Edi Ramës, kjo përbën një hipokrizi publike, pasi është e vërtetë që kjo parti nuk kishte asnjë lidhje me gazetën “SOT” dhe për këtë arsye nuk kishte pse të bënte divorc me gazetën “SOT” apo me skupin e botuar nga ajo. Gazeta “SOT” nuk ka qenë e martuar me PD fakt që ta detyronte këtë të fundit të ndërmerrte hapa për distancimin e saj. PD mund të denonconte skandalin dhe të vlerësonte nëse i aprovonte nudizmat e Edi Ramës apo jo, por nuk mund të bënte insinuata të qelbura ndaj një gazete që për nga vlerat e veta ka treguar se nuk është pjesë e lojërave të qelbura politike, por ka denoncuar pa kursim anët më negative të qeverisjeve, si socialiste dhe demokratike. Gazeta “SOT” nuk ka bërë lojën e askujt, ka bërë punën e vet dhe botimi i këtyre fotove tregoi se nuk është pjesë e asnjë klani, e asnjë force politike, por vazhdon të bëjë misionin e vet në drejtim të informimit publik. Në fund të fundit gazeta “SOT” është e para gazetë që lajmëroi politikën shqiptare në përgjithësi dhe brezat e rinj të politikanëve se jeta private është e shenjtë deri në momentin sa nuk ke fate njerëzish në duar, në momentin që shndërrohesh në njeri publik jeta jote është në lupën e atyre që të zgjedhin, të opinionit publik dhe atij mediatik. Përsa i përket zërave që pretendojnë se ne që nuk pranojmë nudizmin dhe pederastinë jemi fshatarë dhe malokë të pacivilizuar, preferoj të them se ndjehem goxha ngrohtë me bythën e mbuluar dhe të mbrojtur pavarësisht se do të hyj në kategorinë e malokëve apo njerëzve të trashë e të pacivilizuar.

  6. #86

    mere nga lart hudhe posht i thon kesaj pune

  7. #87
    bitter girl Maska e marsela
    Anëtarësuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    Shoku tanku, qe nga nicku dukesh qe ke ide komuniste..Shakaja menjane, te pergezoj per shkrimin. Dua ta theksoj edhe njeher ate qe ti ke vene ne dukje me lart.Perqendrimi i fushates anti Rama ne ato foto, nuk i ul po i ngre pike atij. Se populli do mendoje po skishte te meta te tjera ky ne pune, skishte gjera qe duheshin rregulluar e perfshire ne programin e Olldashit..? Fotot e para ca vjeteve ishin e meta kryesore?Mua me duket i gjithi nje budallallek me brire.
    PD;ja spo tregohet e zonja te zgjedhe kandidat si duhet.Nje here ate dhelpren e tani kete matufin..Te ishte Bamir Topi psh. perballe Rames do ndryshonte puna.
    Nuk jam analiste e nuk para ja them per politike por ne teresi kte fushaten e Pd s kete vit e shoh ne nivele shume te ulta.Do dilja nga tema po te vazhdoja me tej..po te degjoje kryeministrin dje te shijaku vije duart ne koke
    Hajde meqe pak kane mbetur nga zgjedhjet, fitofte me i miri
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  8. #88
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    31,741
    Postimet në Bllog
    20
    Pse i botova fotot nudo të Edi Ramës

    Nga Arjan Prodani
    Pyetja per redaksine e gazetes se Anastas Angjelit, nuk eshte shtrohet se pse i publikoi fotot, pasi publikimi ishte mese legjitim. Pyetja shtrohet se nga cili burim i ka marre gazeta fotot e Rames.

    Dhe po te ndjekesh burimin e fotove ka per te shpene tek kreret e PS, ata qe po luftojne ne heshtje qe ta nxjerrin Edvin Ramen jashte politikes si peshk te ngordhur ne zallin e nje lumi.

    Dhe i dashur Arjan Prodani, ti mund te jesh i ndergjeshem per punen qe po ben, por ajo qe duhet te kuptosh eshte qe faqet e asaj gazetes tende jane mjeti qe te humburit e 3 korrikut 2005 brenda se majtes po sulmojne te fituarit e asaj dite.

    Rama duhet te lutet qe pasneser te dali i humbur nga zgjedhjet, se ata njerez qe leshojne keto foto skandaloze ne treg, ata njerez neser mund te hapin edhe skandale te tjera per kryebashkiakun, skandale qe nuk denohen thjeshte nga opinioni publik por denohen me ligjet e atij vendi.

    Albo

  9. #89
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    Ore, po sa kurioz qe paskeni qene mo, po te gjithe e keni blere gazeten per te pare se sa i gjate ishte i Edit ?

  10. #90
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Citim Postuar më parë nga Antimafia
    Nga Arjan Prodani

    Për t’u rikthyer në temën e ditës, pavarësisht se Partia Demokratike bëri divorc publik nga publikimi i fotove nudo të Edi Ramës, kjo përbën një hipokrizi publike, pasi është e vërtetë që kjo parti nuk kishte asnjë lidhje me gazetën “SOT” dhe për këtë arsye nuk kishte pse të bënte divorc me gazetën “SOT” apo me skupin e botuar nga ajo. Gazeta “SOT” nuk ka qenë e martuar me PD fakt që ta detyronte këtë të fundit të ndërmerrte hapa për distancimin e saj. PD mund të denonconte skandalin dhe të vlerësonte nëse i aprovonte nudizmat e Edi Ramës apo jo, por nuk mund të bënte insinuata të qelbura ndaj një gazete që për nga vlerat e veta ka treguar se nuk është pjesë e lojërave të qelbura politike, por ka denoncuar pa kursim anët më negative të qeverisjeve, si socialiste dhe demokratike.
    Lexoni paragrafin dhe do kuptoni urrejtjen pathologjike te ketij individi ndaj PD.
    "Lufte brenda llojit, vetem kaq....... mos kujtoni se jemi me ju qelbesira te PD-s"
    Keshtu duket se thote ky mafjoz i kuq.
    Diku ne nje film te kinostudios, qe sme kujtohet, kishte nje debat midis nje komunisti/partizan dhe nje tradhetari. Komunisti i thote pasi pa "tradhetarin" te gezohej kur ky i fundit po zihej me komisarin:
    "NQS me komisarin une zihem, ty une te vras"......
    Pak a shume kete thote Prodanua........

  11. #91
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga marsela
    Shoku tanku, qe nga nicku dukesh qe ke ide komuniste..Shakaja menjane, te pergezoj per shkrimin. Dua ta theksoj edhe njeher ate qe ti ke vene ne dukje me lart.Perqendrimi i fushates anti Rama ne ato foto, nuk i ul po i ngre pike atij. Se populli do mendoje po skishte te meta te tjera ky ne pune, skishte gjera qe duheshin rregulluar e perfshire ne programin e Olldashit..? Fotot e para ca vjeteve ishin e meta kryesore?Mua me duket i gjithi nje budallallek me brire.
    PD;ja spo tregohet e zonja te zgjedhe kandidat si duhet.Nje here ate dhelpren e tani kete matufin..Te ishte Bamir Topi psh. perballe Rames do ndryshonte puna.
    Nuk jam analiste e nuk para ja them per politike por ne teresi kte fushaten e Pd s kete vit e shoh ne nivele shume te ulta.Do dilja nga tema po te vazhdoja me tej..po te degjoje kryeministrin dje te shijaku vije duart ne koke
    Hajde meqe pak kane mbetur nga zgjedhjet, fitofte me i miri
    Pershendetje Marsela!..se pari do te doja ti ktheja nje pergjigje asaj shakase,
    me fal qe nuk po e le menjane...e kuptoj me se miri ate shaka por dua te te jap nje pergjigje...une nuk jam aspak komunist,thjesht me pelqen te jem nje ironizues i atij sistemi dhe i atyre njerezve te cilet per fatin tone te keq i kemi akoma neper kembe,u shpreha gabim,"i kemi akoma ne krye"....besoj se u sqaruam ne kete pike!

    Se dyti,politikane te ndershem dhe qe gezojne mbeshtetje ne popull si'c eshte Bamir Topi,Shqiperia ka plot por kryeministri aktual,nuk deshiron te vere ne poste kyce te tille njerez...ai ka nevoje per kukulla dhe jo per njerez te afte per te drejtuar....partia demokratike e drejtuar nga ky njeri,pervec fitores se pare triumfuese me rrezimin e sistemit komunist,nuk ka njohur me fitore...e nisi mire por humbi rruges...kjo humbje na ka kushtuar shume...bashke me kete humbje humben edhe shpresat tona per te krijuar nje shtet, bazat e te cilit te ishin demokracija dhe lirija....te njejten gje beri edhe ish kryeministri Nano...largoi
    nga sistemet drejtuese njerezit e afte dhe i zevendesoi ata me kukulla"
    keta dy njerez nuk mund te ndryshojne...keta jane epiqendra e kancerrit qe po e
    vret dita dites vendin tone...keta komuniste te kamufluar duhen larguar nje here
    e pergjithmone nga jeta politike shqiptare bashke me kukullat e tyre"....e perseris,ka plot njerez te afte dhe me nje vullnet te paster qe duan te punojne
    per ndryshim,keta jane politikane aktuale dhe aktiviste te forumeve rinore
    te partive te ndryshme por keta njerez duhet te kene rruge te lire dhe nuk duhet kurresesi te ecin me idealet cinike te krereve te ketyre partive....duhet qe keta njerez te gjejne forcen per tju kundervene nje here e mire ketyre politikave
    te mbrapshta....duhet qe keta njerez te ngrehin zerin pasi te jene te sigurt se do te gjejne mbeshtetje te plote ne popull...

  12. #92
    Betimi i Hipokratit
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    cfare turpi.psikopatit po i del nami.shume veta e dinin se ishte psikopat por tani po e kupton shumica.mire do ishte duke bere miting atyre qe i duartrokasin perpara tua nxirrte tia shikonin nga afer.sepse akoma ka njerez qe e perkrahin.biles nuk jane te gjith analfabete.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  13. #93
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    ,,,po te veshe re......... te majtet kane qe ne 1991 dhe ne vazhdim ,qe nje nga pikat ku mundohen te luftojne pd dhe sali berishen eshte se berisha na solli degjenerimin ne shqipetareve se te gjitha prostitutat dhe te gjitha te keqiat qe paskemi ne si kombe na vikan nga ai.
    Kur dihet qe vec te tjerave BERISHEN e karakterizon nje moral i larte per familjen ,Te majtet nuk reshtin akoma duke u rene borive dhe birbilave se SALA NA SOLLI DEGJENERIMIN ,
    KUR NJE DITE TE BUKUR ME DIELL FRANCEZE LIDERI I SE MAJETES NA DILKA SI NE DITEN E KUNGIMIT DHE PER KETA KETO VEPRIME NA DUKEN SE JANE NJE FRYME E RE NJE MODERNIZIM I JETES SE SHQIPETARE
    Ne raste se edi fitone me 18 shkurt athere le te dalin ps lsi gjinusherit brojkat angjelet e soj e sorollop dhe te festojne naten e 19 naten e zez ne menyre origjinale pra nudo edhe ne simpatizantet e pd s me shume kenaqesi do te vijme dhe tu shohim deputet si arta, monika,
    E MAGJINONI ME 19 NEPER TE GJITHA MURET E BASHKISE DO TE GJENI TE VARUR FOTOGRAFIT NUDO TE KRYETARIT TE ALI KOMIKUT DHE MBLEDHJET DO TE ORGANIZOHEN NUDO NE RASTE SE NDODHE KJO E GEZOFSHI BASHKINE ME TE MADHE SE
    AI MALSORI ME TIRQ OSE AI LABI ME OPINGA E GUNE QE KANE ZBRITUR NE TIRANE NUK I LA MENDJA TE VINE DHE TE KERKOJNE NDIM TE KY LLOJ KRYETAR se po ishte puna per te treguar aletet krtyetar s ka nevoje te vari ne mure fotot dhe pikturat e tij abstrakte,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,


    Lakuriqësia dhe ligësia e Edit po shitet si modernizëm nga mediat e blera

    Nga Adrian DULE

    - Gjëja që të bën përshtypje menjëherë pas publikimit të fotove të Ramës është mënyra se si kanë reaguar dhe po reagojnë ajo pjesë e medias tek e cila ai ka investuar prej vitesh.Janë acaruar nga njëra anë dhe vrasin mendjen nga ana tjetër si ta mbrojnë “profetin” e tyre nga ana tjetër. Ajo që bie më shumë në sy, ose që e intonojnë dhe evidentojnë më shumë, është mënyra agresive dhe e paskrupullt që po i bëjnë luftë Ramës. Këtë luftë të egër nuk ja atribuojnë pjesës tjetër të medias që nuk është e Edit, por mazhorancës. Sipas tyre mazhoranca vë këto media të pavarura që të luftojnë egër Edin. Mazhoranca është agresive dhe jo media, po sipas tyre. Në pamje të parë duket si diçka normale dhe jo si taktikë e tyre. Në fakt është një taktikë e menduar mirë për të treguar që media në tërësi është me Edi Ramën dhe vetëm ndonjë televizion ose gazetë e shitur është kundra tij. Natyrisht që media në shumicë është pro Edit, sepse siç kam thënë edhe më parë ai ka investuar tek ajo shumë më tepër nga mazhoranca. Është e tepërt gjithashtu të përmend artikujt me një analizë dhe logjikë tronditëse të Kastriot Myftarajt, të cilët e kanë nxjerrë Ramën me ata që e kanë katapultuar, shumë më tepër lakuriq nga fotot që u botuan së fundmi. Lakuriqësia fizike e Edi Ramës jam dakord që nuk është as një pikë uji në oqean me bëmat e Edit. Në këtë pikë konvergojmë me mbështetësit mediokër në media, që e shohin lakuriqësinë e tij si diçka kontenporane dhe zhvillim drejt progresit. Sidoqoftë të qëndrojmë tek agresiviteti dhe egërsia që po akuzojnë dishepujt e “profetit” të rremë Edi, mazhorancën, duke dashur qëllimisht të ngrenë një tymnajë të rreme dhe aspak të vërtetë. Në më shumë se një vit e gjysmë, kjo mazhorancë qeverisëse, ka treguar dobësi dhe pafuqi për ti kthyer Edi Ramës përgjigje me të njëjtën monedhë. Gjatë kësaj kohe çdo shqiptar i thjeshtë, nga më injoranti dhe deri tek më i kulturuari ka parë një agresivitet të tejskajshëm të Edit kundër Berishës personalisht dhe qeverisë së tij. Agresivitet dhe egërsi që ka habitur edhe ndërkombëtarët. Aq sa një diplomat i huaj me shumë rëndësi( jo i akredituar në Shqipëri) më tha një ditë si nëpër dhëmbë, në ditët e fundit vitit të shkuar. “ Ky(Edi) më kujton përshkrimet që më kanë bërë për Berishën dikur, ndërsa Berisha më duket si Luçiferi i Dantes që po e pret në fund të ferrit duke qeshur. Pa bërë as përçapjen më të vogël për ta shtyrë, sepse ai po shkon vetë me vrap në fund të ferrit”. Si një i sëmurë patologjik Rama e nxori Shqipërinë lakuriq, duke rrezikuar edhe zgjedhjet, vetëm e vetëm që ta nxisë Berishën të bëhet agresiv ndaj tij. Shkurt agresivitetin e luftës politike e instaloi më shumë se kurrë vetë Rama dhe shyqyr zotit, Berisha nuk i shkoi për herë të parë pas dhe nuk e hëngri grepin, sic thonë. Mendo se ç’mund ti ndodhte këtij vendi në rast se Berisha këtë radhë do të bënte si Rama dhe të kthehej vite pas në reagimet e tij. Çdo gjë përfundoi siç e donte Rama me agresivitetin e tij të paskrupullt dhe i lëshuan terren deri në fund. Katastrofë e vërtetë dhe 1997 – ta, do të dukej si festë me fishekzjarrë. Paskrupullsia dhe egërsia e tij nuk kurseu as Ben Blushin, që arriti deri në pikën sa të kërkojë të japë dorëheqjen nga roli i negociatorit. Tashmë dishepujt e tij mediokër që e mbajnë veten për analistë të zotë në media, akuzojnë mazhorancën për egërsi, vetëm për disa foto të shfaqura. Nuk u shqetësuan aspak kur Olldashi doli dhe deklaroi me fakte që thithim 75 kilogram pluhur në vit për frymë në Tiranë. Nuk reaguan aspak kur shokut të tij Dash Peza i dha rrugën me qera për të ndërtuar pallat, ndërsa shumë qyqarëve të tjerë ju bën presion se po nuk e dhanë tokën për ndërtim tek firmat e tij, do t’jua kthejë në lulishte apo rrugë. Ka lakuriqësi më të madhe se sa kjo? Nuk ka natyrisht, prandaj e kam thënë dhe e përsëris që ato foto nuk janë asgjë përpara asaj që ka bërë Rama me qytetarët e Tiranës kaq vjet në drejtimin e Bashkisë. Ai ka zhveshur me egërsi pronarët dhe firmat e ndërtimit, sepse zhveshjen sipas tij e kishte bërë vetë që 12 vjet përpara dhe nuk i bën përshtypje. Fotot treguan lakuriqësinë e tij fizike, ndërsa për fat të mirë të qytetarëve të Tiranës, Olldashi po e zhvesh lakuriq moralisht çdo ditë e më shumë. Në këtë pikë Olldashi duhet përgëzuar, aq më tepër që nuk dëgjuam ndonjë deklaratë të tij për lakuriqësinë fizike të Edit. Nuk e përdori dhe e përdor, sepse nuk ka nevojë, kur i mjafton lakuriqësia morale dhe administrative që po i nxjerr ditë pas dite kundërshtarit të tij. Në çdo vend të botës së qytetëruar, çdo konkurrent, të paktën do të kishte kërkuar dorëheqjen e bythëzbuluarit, me foto dhe pa foto, por ai nuk po e bën. Sërish po i lë terren Edit, për të mos u marrë me paçavurrllëqet e tij. Atëherë ku qëndron egërsia dhe agresiviteti i mazhorancës? Kjo përsa i përket akuzës që i bën media e shitur tek Edi, mazhorancës, të paktën nuk qëndron, por edhe sikur të ishte e vërtetë, është Edi vetë që i shtyn urët e zjarrit dhe provokon luftë agresive. Në këtë kontekst edhe media e pavarur dhe konkretisht gazeta SOT nuk ka hezituar kurrë të botojë shkrime nga analistët e saj për lakuriqësinë e Edit. Ashtu siç nuk hezitoi të publikojë edhe bythëallate vogëlsinë e tij. Edi është i egër, agresiv dhe luftarak deri në barbari të vetvetes, deri në mohim të qenit njeri i civilizuar. Kjo dihet nga të gjithë. Kur është kështu, pse dishepujt e tij acarohen dhe qahen që po e luftojnë “profetin” e tyre, kolegët e tyre në media me të njëjtën monedhë? Dhe jo vetëm kaq, por indirekt i akuzojnë për të shitur tek Berisha, kur vetë janë të shitur tek Edi me gjithë rroba? Po të ishte Edi i civilizuar dhe kontenporan, kushdo do të mendohej shumë për të publikuar fotot e tij, sepse do të ndjente në njëfarë mënyre brerje ndërgjegje për të tashmen dhe akoma më shumë për të ardhmen. Ç’vrarje ndërgjegje të kesh për këtë profet të rremë dhe të stisur nga media dhe paratë që ai jua jep me kosh së bashku me premtime pa fund? Më e “bukura” e shëmtisë së këtyre analistëve nuk qëndron këtu, por tek lodhja e trurit për tu bërë edhe ata agresivë ndaj Olldashit në një mënyrë të shpifur dhe qesharake. Jam i detyruar të jap një shembull për të ilustruar këtë dhe të më falin lexuesit që merrem me një kategori të tillë analistësh. Vetëm dy ditë pas publikimit të fotove tek gazeta SOT, një femër analiste e quajtur Mimoza Dervishi na krijon një insinuatë( me mendjen e saj paralele me Edin) duke shtruar pyetjen se pse e nxjerr Olldashi gruan në fushatë tani dhe ku ka qenë ajo deri më tani. Nuk arrin të kuptojë që me këtë e dërmon profetin e saj Edi akoma më shumë, pasi kushdo përgjigjet thjeshtë: “ Ka qenë e obliguar me punën e saj dhe familjen e saj, që tek e fundit kanë shumë më tepër rëndësi se një fushatë, apo një post si kryetar bashkie apo ministër i të shoqit”. Vërtet nuk ja vlen të merresh dhe të harxhosh radhë me këtë analqistikiste, apo shalqirëse( shitëse shalqish, për të mos pasur ndonjë ngatërresë) si Nasi Gjymi. A mund të gjykosh Olldashin se pse e mori të shoqen në një miting dhe ta krahasosh me veprimet fizike, morale dhe administrative të Edi Ramës?!!!!!!!!. Këtë bëjnë analiqistikistët femra dhe meshkuj të Edi Ramës, duke e zhytur akoma më shumë atë vetë. Nuk dinë se si ta justifikojnë dhe e varrosin akoma më keq. Tek e fundit nuk kanë faj, kur vetë Edi është i futur lakuriq me trup dhe shpirt në ligësira, mashtrime dhe degjenerime që mundohet ti shesë me gojën e tyre dhe të Ilir Metës si shembulli më modern që na jep bota e civilizuar
    Ndryshuar për herë të fundit nga PORTI_05 : 15-02-2007 më 21:27

  14. #94
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Citim Postuar më parë nga AAAA
    E qe ka edhe foto nudo neper plazhe e neper parqe te qytetit KETO I KENI PARE VETE,APO JUA KA TREGUAR ADRIAN KLOSI.


    PO KY PLAZH KU JANE REALIZUAR FOTOT MORE NAIV, OSE ME MIRE ME THENE ORE BABAJ I I MUSHKES, NUK ESHTE PLAZH NUDISTASH. Deh ekte kur ka qene i ri.


    Ti fillon e krijon perralla idiote KETO TE TREGONTE BABAJ JUAJ KUR... (Ju tregonte babi i juaj, ose te tregonte babai yt.)


    ne ate mendjen tende profane KETU E KENI PATUR FJALEN PER VETE DHE PJESTARET E FAMILJES NGA VINI N.Q.S SE(N.q.s. = Ne qofte se; ndaj nuk ka vend per nje "se" tjeter) NUK JENI RRITUR NE SHTEPIN E JETIMORVE (ose ne shtepin e jetimores, ose ne shtepite e jetimoreve; pasi nuk perdoret bashke shumesi me njejesin) dhe mendon se mund te thuash ndonej gje me mend.... ncncnc



    Eh mjere ai milet qe ka njerez te tille PEVERSET (te tille perverse, trajta e shquar) SI JU DHE EDUSHKA me te drejte THONE SHQIPETARET SE Q(C)FARE LINDE NGA MACJA GJUAN MINJE


    vote PER PEDERASTAT (shumesi i fjales pederast eshte pederastë-t) SI JU DHE EDUSHKA NUK DO TE KETE....


    mjer PARTI JUA (juaj)QE INSTALOJ NE SHQIPERI KRIMIN E ORGANIZUAR DHE E KETHEJ (Ktheu)SHQIPERIN NE NJE TRAMBOLIN TE KRIMI(krimit) DREJ(Drejte) EUROPES ! PER JU SAMAR I NGARKUAR ME KOSHAT E PLEHRAVE NJERZORE!(Te mungon kryefjala)
    Shiko tani djale i mbare se familjen nuk ta permendi njeri, gjithsesi kur perpiqesh te ofendosh dike ne gjuhen shqipe, veri ato dy neurone qe te kane mbetur ne pune dhe shkruaj shqip. Ja te ta korrigjoj postimin pak qe te kuptojne dhe te tjeret c'ke dashur te thuash.

    E pastaj flasim ne se kush ka lindur apo eshte rriturr jetimoreve

    Sa per gati argumentat qe ke dhene ne kundershtim te atyre qe kam thene une:

    A eshte homoseksual premier i Berlinit??? Eshte. Po fotot e tij ne Karnevalet e Kölnit me bythet perjashte e i ke pare? Po fotografit e tij ne manifestimin nudo pro Homoseksualitetit i ke pare? Djali une jetoj ne kete vend dhe besoj se c'di per cfare flas.

    Ti djali ke qene ndonjehere ne frnce dhe e di qe ai plazh ka qene i ndaluar per nudistat, apo ta ka thene Sala? kshu qe rri urte me mire kur s'di, degjo me shume e fol me pak.

    Pjesa tjeter nuk ja vlen te replikohet se nuk eshte as Shqip dhe tregon ne menyre shume te qarte se cili nivel i "qytetarise" shqiptare merret me tema te tilla e thur moral.

    Per te mira djali dhe meso Shqip po te ra rasti
    Ndryshuar për herë të fundit nga JestersWorld : 15-02-2007 më 22:37
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  15. #95
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    [QUOTE=JestersWorld]Shiko tani djale i mbare se familjen nuk ta permendi njeri, gjithsesi kur perpiqesh te ofendosh dike ne gjuhen shqipe, veri ato dy neurone qe te kane mbetur ne pune dhe shkruaj shqip EDHE GJERMANISHT JU E KUPTONI. Ja te ta korrigjoj postimin RISHIKOJE SE KENI BERE ME SHUME GABIME pak qe te kuptojne PO JU SHKRUAJT MASHTRIME JU E KUPTONI DHE E BESONI dhe te tjeret c'ke dashur te thuash LOSE PERENDIN QE TE JU TAKOJ DHE TI SHPJEGOJ NGA AFER MORE DERZI.

    E pastaj flasim ne se kush ka lindur apo eshte rriturr jetimoreve TE KA RRITIR NENA JUAJ PARTI DHE JU KA PER KIMET SE PREVERSET JANE PAK

    Sa per gati argumentat qe ke dhene ne kundershtim te atyre qe kam thene une MUNDOHU TE JU JAPISH KESHILLA PJESTARVE TE FAMILJES TUAJ QE TE KESHE MUNDESI TE MOSE I VEDOSISH NE MENYR APRIORE TEK SHOQATA EJUAJ E PREVESVE:

    A eshte homoseksual premier i Berlinit???BASHKE ME JU EDHE EDUSHKEN


    Eshte. Po fotot e tij ne Karnevalet e Kölnit me bythet perjashte PO GJERMANIA ORE DITE ZI KA EDHE SHTEPI PUBLIK SE JA EDHE NEVE E KEMI BERE NE PESKEN MUSLLUMIT EDHE GOXHA SHTEPIQEK 10 HEKTARE ORE DERZI e i ke pare?FOTOT E EDUSHKA KRYEKARIT TE BASHKIS Po fotografit e tij ne manifestimin nudo NE PLAXHET PUBLIKE pro Homoseksualitetit KOMUNIST SHQIPETARE i ke pare PREVESAT SOCJALKOMUNISTA QE I DALIN NE MBROJTJE TE PREVERSVE NJERZOR ,ME MIRE ME THENE,PREVERSI NE FJALE ESHTE NIPI I SPIRO KOLEKES DHE DJALKA I TEZE SE JESTERSWORLD? Djali une jetoj ne kete vend dhe besoj se c'di per cfare flas JU TE JETONI KU TE DONI PER MUA E KENI VLERKE TE BARABAT ME ....

    Ti djali ke qene ndonjehere ne (frnce - KY ESHTE EMRI I ORGANIZATES KU MERRNI FINANCIMET PER TE MBROJTUR SHOQATEN TUAJ TE PEDERVE) dhe e di qe ai plazh ka qene i ndaluar per nudistat ORE ... Q'FARE DON TE THUASH ,SHIKOJ GAZETAN TEMA TE DT 15 /O02/2007 DHE NJERZIT JANE TOTALISHT TE DUKESHEM ,QE SHPJEGON SE NUK KEMITE BEJME ME PLAZHIN KU KALONI PUSHIMET SHOQATA JUAJ EDHE E TORES POR ME PLAZHE BUBLIK (DHROVANJITET E MERIN VAZEN E XHAXHAJ PER NUSE JU NGA DHROVANI JENI), apo ta ka thene Sala .. .... ..... ? kshu qe rri urte (!) me mire kur s'di, degjo me shume e fol me pak.

    Pjesa tjeter nuk ja vlen te replikohet se nuk eshte as Shqip dhe tregon ne menyre shume te qarte se cili nivel i "qytetarise" shqiptare merret me tema te tilla e thur moral.

    Per te mira djali dhe meso Shqip po te ra rasti ME THIRRNI NE SHTEPIN TUAJ DHE ME MESANI NGA PAK NGA PAK SA TE BEHEMI PER MERAK!


    KENDEJ NGA NEVA KA NJE SHPREHJE :NJERZIT KUR NUK DINE TE LEXOJ, NGATRROHEN NEPER SHENJA PIKESIMI !

  16. #96
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Fjala prevers nuk ekziston. Ekziston nje fjale "Pervers" po mbase e dije dhe kete ti.

    Degjo djale i mbare se qenke i zullapsur, ne kundershtim me ty une nuk kam e nuk kam patur parti.

    Kur flas, them ato qe mendoj une e jo ato qe me kane indukutuar te them. Per me teper flas shqip, se kam bere dy klase shkolle ne kundershtim me ty.

    Nuk arrij te kuptoj se c'arrin ti duke thurur ide e gjykime mbi personin tim. Ti a di te debatosh mbi temen o njeri i gjore? Di te thuash dy fjale pa share? Di te argumentosh pa thurur ide te kota mbi socialo-kuqo-blute-komunista?

    Nuk besoj. Gjithesi dhe njehere per te ta perseritur:

    NE FRANCE PO ASHTU SI NE GJERMANI KA PLAZHE PUBLIKE KU NUDIZMI NUK ESHTE I NDALUAR.
    Nqs do te ishte i ndaluar nuk do kishte pasur kohe as edi e as shoqeruesja e tij te benin fotografi se do kishte ardhur policia e do i kishte hequr per veshi.
    Arrin ta kuptosh kaq ti djali?
    Tani here tjeter para se te citosh dike, mundohu te mbledhesh kallaballekun e te flasesh dy fjale shqip, sepse nuk merret vesh fare se cfare do te thuash. E pastaj vazhdo e shaj e fyej sepse nivelin tend tregon djale i mbare.

    Dhe gjithe Forumi mund te shohe se si nje njeri i cili pretendon te jete i moralshem, sic pretendon ti, fillon e shan edhe familjet e dikujt.

    Ti djali i "moralshem" duhet te kuptosh qe eshte imorale dhe e pandergjegjshme te fyesh familjet e debatuesve, por shkolla e partise pd-iste nuk ju ka mesuar rruge tjeter debatimi, ndaj nuk te ve faj personalisht.

    Gjithe te mirat djali dhe meso Shqip po te ra rasti
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  17. #97
    bitter girl Maska e marsela
    Anëtarësuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    Citim Postuar më parë nga AAAA
    Marsela po kjo maska jote, foto nudo e zhysh Artes eshte !

    Se pari meso te shkruash, pastaj te citosh nje femer e te meresh me politike.
    E meqe qenke kaq i interesuar, ajo esht nje nga pikturat e mia te preferuara nga Frida Kahlo, piktore.

    shoku Tanku do mesojn nje dite dhe kryetaret, po mjere ne thuaj..
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  18. #98
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Shoku Tanku!Urime per gjykimin e shendoshe sepse na kthjellon dhe kujton dhe ne te tjereve c ka ndodh aty,por intelektualet qe ndodhen poshte nje regjimi dhe duan te ndejekin ndergjegjen e tyre ndodhen perballe pamundesish: perballe konfliktesh
    te pazgjidhshme p sh:kontrasti midis detyrimeva qe ka ne lidhje me te "tijet" dhe detyrimet qe ka ndaj qytetareve.
    Duhet te kene kurajo te madhe te mos ngareterrojne me vetveten detyren e vertete,me detyrrimin fallso ne lidhje me tiranin qe si cdo tirani shkaterron cdo detyre
    shoqerore dhe pergjegjesi qytetare, bashke me ata qe kerkojne te permbushin detyren e tyre e te mos heqin dore nga pergjegjesia.
    Pak jane ata heronj qe ne kohen tone mund te jene modele ideale per ne.
    La vida es un carnaval

  19. #99
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Pak jane ata heronj qe ne kohen tone mund te jene modele ideale per ne.

    Te pershendes Brandon!...une mendoj se te tille heronj nuk egzistojne,per me teper nuk besoj se kane egzistuar ndonjehere!Modele ideale per njerezimin,
    jane quajtur vetem ata njerez qe jane krijuar ne perpjekje mbijetese te kushtezuar nga rrethana ekstreme....mund te quaja udheheqes ideal Berishen e 91-shit por nuk mund te bej te njejten gje me Berishen e 07-tes....heronj qe une vertet i admiroj jane figura si Nelson Mandela,Martin Luterking,Gandi apo te tjere
    jane keto figura qe jane vertet te paperlyera dhe qe mund te konsiderohen vertet si figura udheheqese ideale,por ky ideal eshte i ngjizur ne njerezit qe jane vertet te pervuajtur,per fat te keq nuk mund te themi te njejten gje per politikanet tane,
    ndoshta me perjashtim te disave por jane nje perqindje fare e vogel,thuajse inegzistente....

    Do te doja tu thosha disave ne kete teme se une nuk jam futur ketu si militant i njeres pale apo i tjetres...jam futur te diskutoj ne kete teme si nje njeri me shqetesime dhe interesa te pastra qytetare prandaj nese ndokush deshiron te me terheqe ne nje debat tifozerie me vjen keq qe po ju zhgenjej por jam i padisponueshem...

    Dhe qe te ridal te shqetesimi qytetar,kohet e fundit kane dale ne drite fakte tronditese te servirura nga sherbimet e huaja sekrete te cilat na flasin per lidhjet
    e ish ministrit te brendshem Olldashi me boten e krimit te organizuar....tani me thoni te nderuar forumiste;cilen duhet te quajme nje situate shqetesuese,lakuriqesine e nje kryetari partie e bashkie apo faktet shokuese
    qe kemi pare ditet e fundit ne lidhje me nje ish minister rendi?!...kujt prej ketyre dy kandidateve duhet ti leme ne dore te ardhmen e qytetit tone?!

  20. #100
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    55

    --

    Data: 16/02/2007

    Fotot nudo i nxorën deputetët socialistë, njoftohet ekzistenca e videove komprometuese për Ramën



    Pas fotove nudo të Edvinit, merret vesh se qëndron lufta civile për pushtet brenda së majtës. Një prej përfaqësuesve të grupit kundërshtar të Ramës, Luan Memushi, ka zbardhur dje një pjesë të shantazhit që klanet rivale po ushtrojnë ndaj njëri-tjetrit, në Partinë Socialiste. “S’ka vetëm foto nudo, tha Memushi, por, po u vazhdua me shantazhin e kryetarit, do të dalin edhe videot dhe CD-të që tregojnë fytyrën e vërtetë të atyre që po na bëjnë presion për të lëshuar partinë”



    Deputeti rebel kreu sërish dje fushatë në krah të kandidatit të pavarur që është refuzuar, si nga Rama, ashtu edhe nga Meta, Agim Bregu. Memushi tha se politika e shpifjeve, e prodhuar në zyrat e selisë rozë, është dëshmi e paaftësisë dhe dështimit real të lidershipit aktual socialist. Sipas Memushit, në rast se Edi Rama dhe të tijtë do të vijojnë të sulmojnë grupin rebel në selinë rozë, ai do të publikojë të dhëna konfidenciale, mjaft komprometuese. “Sot ka teknika që regjistrojnë biseda, telefonata dhe mesazhe me kompjuter e CD, por ne nuk do të ishim prirur kurrë për t'i publikuar ato, pa ndonjë shkak. Por nëse dikush do të vazhdojë ta teprojë, duke shpifur dhe gënjyer, një ditë të vërtetat do të bëhen publike, për të treguar se cili është karakteri i atyre që janë duke qëndruar pas gardhit”, paralajmëroi Memushi. Sipas tij, “ambicia e sëmurë nuk është gjë tjetër, veçse përpjekje për të marrë famë, edhe kur nuk e meriton. Individë të tillë, më në fund, duhet ta kuptojnë se lajkat që ju bëjnë të tjerët rreth e rrotull janë vetëm hije, por hija nuk të bën, as të madh dhe as të vogël”. Gjithashtu deputeti socialist, që bën pjesë në grupazhin që ka kundërshtuar marrëveshjen paraelektorale Rama-Meta, Luan Memushi, ka goditur me një gur dy zogj, gjatë një takimi të zhvilluar dje me banorë të Bashkisë Ura Vajgurore, në mbështetje të kandidatit socialist Agim Bregu, i cili kandidon si i pavarur. Duke ftuar zgjedhësit e Urës Vajgurore që, më 18 shkurt të votojnë kandidatin Bregu, Memushi denoncoi, jo vetëm pazaret e radhës të kulisave politike në qendër, por në të njëjtën kohë, edhe skandalin e fotove nudo të kryesocialistit Rama. “Tani e vërteta ka dalë lakuriq në sytë e të gjithëve dhe ne e përbuzim si të papajtueshme me moralin dhe traditën tonë, prandaj edhe ndjehem krenar që jam pjesa juaj dhe shumëfish i detyruar për ju, me të gjithë socialistët dhe të majtët e Urës Vajgurore. Për ju që denoncuat të parët pazarin e radhës, për ju që u ngritët me forcë dhe kërkuat nga deputeti juaj që mos të pranojë si përfaqësues, gjoja si të së majtës, një kandidat të hedhur si desant politik nga gurorja, për qëllimet e mbrapshta të gurores dhe në dëmin tuaj”, deklaroi Memushi. Sipas tij, banorët e Urës Vajgurore, me kurajon dhe ndershmërinë e tyre të admirueshme, ngritën zërin dhe treguan se “kandidati i desantuar nga politika e guroreve, Syrja Ormënaj, nuk i përket të majtës, nuk i përket PS-së, nuk i përket LSI-së dhe nuk u përket as partive të tjera të aleatëve të majtë”. “Të vetëdijshëm për veprimin tuaj qytetar, por edhe politik, kuptuat se caktimi i një kandidati me desantim politik, nuk ishte veprim institucional i PS-së. As kryesia, as asambleja dhe as grupi i deputetëve socialistë, nuk kanë marrë një vendim të tillë, përkundrazi, kryesia e PS-së ka marrë vendimin që qendrat e zonave zgjedhore ku kanë fituar deputetët socialistë, sikurse është edhe Ura Vajgurore, nuk do të caktohen zona të lira për aleatët. Po, përse u veprua ndryshe, përse nuk u përfill parimi “një anëtar, një votë”, as për kandidatin e PS-së, dhe as për kandidatin e LSI-së?”, tha deputeti socialist. Më tej, Memushi u shpreh se të gjithë, në 18 shkurt, duhet të votojnë kandidatin e pavarur. “Agim Bregu nuk vjen në këtë kandidim vullnetarisht, ai u ngarkua dhe u votua nga ju, për të kandiduar sërish dhe përsëri për të fituar detyrën e kryetarit të Bashkisë në Urën Vajgurore, si përfaqësues i PS-së dhe të majtës së vërtetë; i pavarur është kandidati i hedhur si desant nga gurorja. Ai nuk dihet kush është, ai nuk dihet nga vjen, ai nuk dihet se çfarë di të bëjë. Ai është në ajër dhe pa mbështetjen tuaj e përkrahet nga qarqe të dyshimta, që u munduan të bëjnë terror dhe shantazh mbi ju e mbi përfaqësuesit dhe veprimtarët tuaj”, tha Memushi. Duke iu referuar disa akuzave që janë bërë ndaj kandidatit Bregu, nga disa drejtues të PS-së dhe partive të tjera aleate, Memushi tha se “shpifjet e bëra në adresën e socialistit Agim Bregu dhe përkrahësve të tij nga mercenarë të njohur si të shtyrë dhe të pështyrë, nuk besoj se ia kanë shtuar pikët dhe vlerat kandidatit të desantuar nga gurorja. Përkundrazi, politika e shpifjeve tregon se ka ngricë, tregon se ka paaftësi, tregon karakterin e vërtetë të atyre që qëndrojnë pas këtyre shpifjeve, tregon dështimin e merituar të tyre”, përfundoi ai.

    Re. Po.





    --------

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Shteti dhe Individi ne Islam.
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 08:55
  4. Intervistë me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •