Close
Faqja 11 prej 12 FillimFillim ... 9101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 112
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku


    Do te doja tu thosha disave ne kete teme se une nuk jam futur ketu si militant i njeres pale apo i tjetres...

    .................................................. .................................................. .................................................. .................................................. .................................................. ..........

    Dhe qe te ridal te shqetesimi qytetar,kohet e fundit kane dale ne drite fakte tronditese te servirura nga sherbimet e huaja sekrete te cilat na flasin per lidhjet
    e ish ministrit te brendshem Olldashi me boten e krimit te organizuar....tani me thoni te nderuar forumiste;cilen duhet te quajme nje situate shqetesuese,lakuriqesine e nje kryetari partie e bashkie apo faktet shokuese
    qe kemi pare ditet e fundit ne lidhje me nje ish minister rendi?!...kujt prej ketyre dy kandidateve duhet ti leme ne dore te ardhmen e qytetit tone?!


    Përralla - përralla, han qeni arra!!

    Sherbimet e huja informative nuk patën ku t'i "servirin" faktet e lidhjes së Olldashit me krimin, por vec në fletushkën "Shekulli"!!! Habi e madhe!!!

    Mirëpo, habia më e madhe është se kalemxhia me nickun "shoku_tanku" nuk është militant!!

    "Katundi që duket, nuk do kallauz" - thotë populli.

  2. #102
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    [QUOTE=JestersWorld]Hihihihi E QESHUR E BABAJ TE MUSHKES ky qenka i forte fare se karakterin e nje njeriu e sheh tek preferencat e te berit plazh.


    -Na shpjegoni q'fare kuptoni ju me karakter ?

    - Po me vyrtyt q'fare kuptoni ?

    -Ku mbeshteteni ju per te vlersuar njeriun (tek partia mos e shkruani se e kuptojm)

    Nuk mendoj se ju u perkisni njerzveprevers(ose siqe e shshshkkkrrruuaaaaniiiijjjju PERVES ,ironia juaj eshte ...

    KORIGJOJE THE MOS NA HA KAKERDHIAT!
    Ndryshuar për herë të fundit nga TOKE GEGA : 16-02-2007 më 20:30

  3. #103
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Edi paska ngel me verte NUDO. I "shkreti"..........

    Marre nga Tema


    Nano mbyll fushatën elektorale në
    Sarandë e Delvinë, shoqërohet nga i dyti i socialistëve, si dhe nga
    deputetët Arben Malaj e Stefan Çipa.

    Majko në Sarandë: Mbështes Hysen Hysin,
    por edhe Nanon

    Sekretari i përgjithshëm i PS-së,
    Pandeli Majko, ka lënë Ramën në Tiranë bashkë me Ilir Metën për të mbyllur
    fushatën elektorale të opozitës dhe i është bashkuar ish-kryetarit
    socialist, Fatos Nano
    Sekretari i përgjitshhëm i PS-së,
    Pandeli Majko, shprehet për mbështetje të fortë të ish-kryetarit
    socialist, Fatos Nano,
    gjatë mitingut të djeshëm përmbyllës të fushatës
    elektorale në Sarandë. Ish-kryetari socialist, Fatos Nano, ka mbyllur dje,
    fushatën elektorale në dy bashkitë, ku ai dha mbështetjen maksimale për
    kandidatët socialistë dhe është kujdesur për të gjitha detajet e
    mitingjeve përmbyllëse. Fatos Nano shoqërohej në këto mitingje nga Pandeli
    Majko, Arben Malaj e Stefan Çipa. Sekretari i përgjithshëm i PS-së,
    Pandeli Majko, ka lënë Ramën në Tiranë bashkë me Ilir Metën për të mbyllur
    fushatën elektorale të opozitës dhe i është bashkuar ish-kryetarit
    socialist, Fatos Nano, në Sarandë, në mbyllje të një fushate tërësisht të
    ndarë nga ajo e kryetarit socialist, Edi Rama dhe atij të LSI-së, Ilir
    Meta. Ndërsa Majko ka bërë deklarata të forta në mbështetje të kandidatëve
    të Sarandës, por në mënyrë të veçantë në mbështetje të ish-kryetarit
    socialist, Fatos Nano. Ky i fundit është shprehur në fjalën e tij vetëm
    për mbështetje të fortë ndaj dy kandidatëve, duke lënë pas akuzat apo
    komentet për Ramën e Berishën.
    "Unë vij sot, në mbështetje të
    kandidatit Hysen Hysi, por dua të deklaroj se vij edhe si mik i Fatos
    Nanos
    në këto 15 vjet. Unë mbështes Hysin, por edhe Nanon. Më poshtë, ai
    deklaroj se sot, është ftohtë. Pak plevit morët të gjithë nga shiu që bie.
    Po dua t`ju them se sot, le të marrim paksa të ftohtë, më 18 shkurt do të
    marrim tërë nxehtësinë e nevojshme, e cila do të na shërbejë për t`ia
    dërguar plevitin Berishës, plevitin e humbjes së sigurt në shumicën e
    bashkive dhe komunave”, - tha dje, Majko në Sarandë. Majko tha gjithashtu
    se, pushteti aktual po tenton të vjedhë votat, por, sipas tij, do të jetë
    opozita që do ta pengojë. “Unë ju garantoj dhe ju them: mbrojeni votën me
    çdo çmim. Asnjëri mos të guxojë të vërë dorë në votën e popullit, sepse ju
    keni të drejtën që ai që do vjedhë votën tuaj dhe do të shpallet kryetar
    bashkie me votë të vjedhur, le të qëndrojë para jush për të dhënë llogari
    për këtë masakër. Demokracia nuk është votë e vjedhur, demokracia është
    votë me drejtësi”, - tha Majko
    Nën kujdesin e veçantë të ish-kryetarit
    socialist, Fatos Nano, janë organizuar dje, mitingjet përmbyllëse të
    fushatës elektorale të kandidates socialiste të Delvinës, Bukuri Meçe, si
    dhe kandidatit socialist të qytetit të Sarandës, Hysen Hysi. Mitingjet
    janë zhvilluar në një diferencë prej një ore njëri me tjetrin, ndërsa
    është vënë re një pjesëmarrje masive e elektoratit në këto mitingje.
    Sheshet e dy qyteteve ishin mbushur plot dhe të pranishmit kanë pritur me
    mjaft entuziazëm ish-kryetarin socialist, Fatos Nano, i cili shoqërohej
    nga i dyti i socialistëve, Pandeli Majko, si dhe nga deputetët Arben Malaj
    e Stefan Çipa.
    Për t`u ndjerë i barabartë me
    mbështetësit e tij në mitingjet në Sarandë, Nano ka larguar çadrën e tij,
    duke qëndruar në shi njësoj me publikun që kishte mbushur sheshin e
    Sarandës. Duke lënë mënjanë akuzat e dikurshme për Berishën, por edhe ato
    të mëpasshmet për Ramën, Nano është përqendruar vetëm në mbështetjen tij
    për kandidatin e Sarandës, Hysen Hysi. “Para një viti e gjysmë unë u
    angazhova para jush për një Sarandë të re, të përtërirë, moderne,
    mikpritëse, të integruar dhe konkurruese me botën moderne. Sot, jam këtu
    për t'ju dhënë garancinë se ky vizion i sendërtuar në projekte të reja
    pune, investimesh dhe zhvillimi do nisë pas 19 shkurtit 2007-të me fitoren
    e Hysen Hysit si kryetar i bashkisë. Garancia jonë nuk qëndron thjesht tek
    individi që ju do të votoni të dielën, por te vullneti dhe aftësia jonë, e
    përbashkët për të përfshirë në qeverisje të gjithë qytetarët e Sarandës pa
    dallim përkatësie politike, etnike, krahinore apo fetare. Mondi do humbë,
    por të hënën jeta do të vazhdojë në paqe. Paskëtaj, fëmijët e Sarandës do
    kenë shkolla më të mira për të studiuar. Sistemi shëndetësor do ofrojë
    shërbimet që iu nevojiten qytetarëve për të kursyer rrugët e Janinës apo
    Korfuzit. Infrastrukturat e reja do përmirësojnë jetesën dhe do nxisin
    sipërmarrjen e lirë. Turizmi dhe bregdeti do presin më shumë turistë e
    pushues, do sjellin më shumë të ardhura për familjet sarandiote. Drejtësia
    dhe barazia do jenë kriteri i vetëm i vendimmarrjes së bashkisë së re. Më
    lejoni të deklaroj se ndihem krenar që jam deputeti juaj, pasi gjatë
    gjithë karrierës time politike jam përpjekur të institucionalizoj
    pikërisht vlera si bashkëjetesa dhe gjithëpërfshirja, toleranca e
    mirësjellja që për qytetin e Sarandës janë jetike. Këto vlera edhe jo
    përfitimet personale për ndonjë truall apo copë bregdet më bashkojnë me
    qytetin, me çdonjërin nga ju. Edhe me ata që nuk janë këtu në këtë shesh
    dhe që më 3 korrik 2005-së nuk votuan për mua, por jam i bindur se do
    votojnë Hysenin”, - tha dje, Nano në Sarandë.


    ---------------
    Jane tremb nga pamja e Edit.......

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Tirana në shesh, çliron bashkinë nga lakuriqësia



    Paralajmërohet fitorja më historike e të djathtës në kryeqytet. 18 shkurti cakton Edvinin si kurbanin e çlirimit përfundimtar nga politika e korrupsionit dhe e lidhjes me krimin e organizuar. Kryeqyteti bëri krahasimin dhe konfirmoi braktisjen e alternativës së perversitetit dhe të lakuriqësisë



    Drejtues të koalicionit “Aleanca e Madhe” shprehën dje bindjen, gjatë tubimit të fundit përpara zgjedhjeve se, në 18 shkurt, koalicioni më i madh në historinë e Shqipërisë do të shënojë edhe fitoren më historike në gjithë vitet e pluralizmit. Duke përshëndetur mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 18 shkurtit, drejtuesit e koalicionit të djathtë shprehën gjithashtu edhe mbështetjen ndaj kandidatit të PD-së për kreun e Bashkisë së Tiranës, Sokol Olldashi. Në sheshin “Skënderbej”, kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehu, u shpreh se “këtu e 16 vjet më parë filloi historia e madhe e demokracisë shqiptare, ky është sheshi i lirisë së shqiptarëve, sheshi i të drejtave për emancipim, drejtësi, ky është sheshi ku filloi rruga drejt Europës”. ”Sot nga ky shesh do të fillojë një faqe e re në historinë e Tiranës dhe Shqipërisë, ndaj ju ftojmë të votoni Olldashin dhe të keni besim te “Aleanca e Madhe” e tek e ardhmja, sepse nuk do të zhgënjeheni”, tha zoti Shehu. Ndërsa, kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, i ftoi të gjithë simpatizantët e kësaj partie që, në 18 shkurt, të votojnë kandidatët e koalicionit të djathtë. “18 shkurti është një ngjarje historike dhe ju duhet të votoni njeriun e ri, energjik dhe ky është Sokol Olldashi”, deklaroi Alimadhi. Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia, shprehu besimin se ditën e diel, në 18 shkurt, koalicioni i djathtë do të fitojë, sepse ka kandidaturat më të përkushtuara, më të afta, dhe të ndershme në komunat dhe bashkitë e Shqipërisë. “Si asnjëherë tjetër, ne jemi të unifikuar dhe të bashkuar, ndaj nuk do të kemi asnjë rrjedhje votash, sepse ne mbështesim vetëm një kandidat, Sokol Olldashin. Në 18 shkurt me votën tonë ne kemi të gjitha mundësitë që t'i mbyllim rrugën të majtës së dështuar dhe t'i hapim rrugë integrimit dhe zhvillimit të Shqipërisë”, tha Spahia. Ndërkaq, mitingun e përshëndeti edhe kryetari i Partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arjan Starova, i cili u shpreh se Sokol Olldashi do t'ju garantojë qeverisjen ndryshe të Tiranës, sepse gjatë fushatës elektorale zoti Olldashi ka “ditur të trokasë kudo dhe të kuptojë hallet tuaja”. Ndërsa, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Lufter Xhuveli, u shpreh se me fitoren e 18 shkurtit rruga drejt integrimit europian bëhet më e shkurtër. “Ne mbështesim kandidaturën e Olldashit në mënyrë që Tirana të bëhet më e sigurt, por gjithashtu duhet të fitojmë të gjitha komunat dhe bashkitë e Shqipërisë në mënyrë që të kemi një harmonizim më të plotë mes qeverisjes vendore dhe qeverisjes qendrore”, tha Xhuveli. Edhe, kreu Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, u shpreh se “vetëm disa orë na ndajnë nga dita kur ne, me votën tonë, do ta bëjmë të rëndësishme demokracinë shqiptare. Ka patur edhe gabime, por ne kemi kurajon të pranojmë gabimet dhe t'i korrigjojmë ato, ndaj votoni për Sokol Olldashin”, tha zoti Ndoka. Kryetari i PDR-së, Genc Pollo, i cili përshëndeti këtë miting, kërkoi që të gjithë qytetarët të lënë mënjanë fasadat dhe dukjen në emër të substancës dhe të votojnë për kandidatët e përbashkët, në mënyrë që Shqipëria të japë sinjalin e duhur politik edhe në arenën ndërkombëtare. Në përfundim, këtë miting e përshëndeti edhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, një nga aleatët më të vjetër të PD-së, i cili vlerësoi se "të djathtët janë të bashkuar në qëllime dhe në rrugën tonë europiane, ndaj 18 shkurti është dita e fitores së madhe".

    gazeta 55

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    PS përgjysmohet në prag të zgjedhjeve, 10 deputetë braktisin Ramën për Fatos Nanon



    Mitingu i nudistëve konfirmoi daljen e PS-së nga kontrolli i Edvinit. 10 deputetë të grupit parlamentar, përfshirë numrin 2 në PS, Majko, kanë bojkotuar dje mitingun socialist për t’u renditur përkrah Nanos në Sarandë, dy ditë para humbjes së madhe të të majtës. Rreshtimi i deputetëve, sinjal force se pas 18 shkurtit nis revolucioni për përjashtimin nga PS-ja e ylberistëve të rinj



    Partia Socialiste është paraqitur në mitingun e saj përmbyllës në sheshin “Nënë Tereza”, e përgjysmuar. Kjo, ndërsa kryesocialisti Rama, së bashku me krerët e koalicionit opozitar, përbetohej për bashkimin e gjithë së majtës, ish-kryetari historik i selisë rozë, Fatos Nano, bashkë me numrin 2 të PS-së, Pandeli Majko dhe disa përkrahës të tjerë të ish-kryeministrit, si Taulant Dedja, Taulant Balla, Luan Memushi, Albert اaçi, Rrapush Tola, Stefan اipa, Vangjel Tavo, kanë asistuar dje në tubimin përmbyllës të kandidatëve të opozitës për zgjedhjet vendore të 18 shkurtit, në Delvinë dhe Sarandë, ku kandidojnë për koalicionin “Bashkë për të Ardhmen”, Bukurie Meçe dhe Hysen Hysi. Në këto takime vetë sekretari i përgjithshëm i PS-së, Pandeli Majko, tha në fjalën e tij se “jam me mikun dhe shokun tim Fatos Nano, për të treguar vlerat e bashkimit dhe për të treguar se ka një mijë arsye pse vota e sarandiotëve merr vlerë, duke shkuar për Hysen Hysin”. Ndërsa ish-kryetari i PS-së, Nano tha se “jam këtu për t'u dhënë garancinë se ky vizion është i ndërtuar në projekte të reja pune, investimesh dhe zhvillimi do nisë pas 19 shkurtit 2007, me fitoren e Hysen Hysit si kryetar i bashkisë”, pa përmendur në asnjë rast mitingun e Ramës në Tiranë, apo fatin e zgjedhjeve në kryeqytet. Duket se ky konfiguracion jo dhe aq rastësor, do të përbëjë edhe grupazhin që, fill pas zgjedhjeve të 18 shkurtit, do të fillojë katarsisin e paralajmëruar dhe linçimin e pritshëm politik të Edvinit. Ndërkaq, 5-6 mijë vetë asistuan nën një tubim të mërzitshëm e patetik të opozitës ku, sërish Edvini përsëriti se “ne socialistët dhe progresistët e ndjejmë për detyrë t'i japim fund politikës së vjetër dhe t’i çojmë shqiptarët drejt së ardhmes europiane”. Duke bërë një përmbledhje të arritjeve të dy mandateve të kaluara, Rama u shpreh se janë ndërtuar rrugë, kanalizime, ndriçim, lulishte, shkolla e kopshte, duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në jetën e njerëzve, ndërsa në këtë bilanc munguan dështimet edhe më të mëdha në furnizimin me ujë, ndotjen e Tiranës, godinat e reja të premtuara për shkolla e kopshte, që nuk ia pa asnjeri hajrin. Ndërsa edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, tha se “Tirana është kthyer sot në simbolin e ndryshimit midis së resë dhe së vjetrës, midis ballafaqimit të një qeverie dhe opozitës, që është bashkë, për të ardhmen e të gjithë shqiptarëve”.

  6. #106
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    193
    Shume individe ketu kane permendur cenimin e te drejtave te individit.


    Se kuptoj si mund te flasin shqiptaret per cenim te drejtash te individit, kur vete ata nuk ngriten koken kunder Enverit per 50 vjet apo kunder turqve per 5 shekuj. Shqiptaret jane shoqeri burracakesh, qe prioritarizojne vlera siperfaqsore kundra atyre thelbesore. Te gjithe mundohen te hiqen si njerez interesant, me kulture, me moral. Fakti eshte qe te shumica e shoqerise shqiptare jane komplet e kunderta e asaj qe permenda me siper. Jam menduar shume here se cfare i ndryshon shqiptaret nga bota perendimore dhe jam perpjekur te gjej nje fjale qe mund i karakterizon me se miri shqiptaret. Dhe kjo fjale eshte burracak.


    Albanian/English burracak -----> coward, milk-livered, poltroon, rat, recreant, slack

    Shqip/Shqip burracak ------> frikacak, legen, i korruptuar, dembel, shker dhat,
    burokrat, servil, llafazan, minj, pederast, macho

    Per ta vene ne kontest te temes, shumica juaj ketu shqetesohen me shume per faktin qe Rames iu cenua e drejta e individit [ceshtje dytesore per nga rendesia], sesa per faktin qe nje shoqeri e degjenuar si ajo e tiranes[kryeqyteti i shqiperise] drejtohet nga nje njeri pa vlera [ceshtje paresore]. Me ane te ketij shkrimi, nuk dua te gjykoj Ramen, por shoqerine shqiptare ne pergjithesi e cila vit pas viti, election after election, nuk arrin te pozicionoje veten e saj ne spektrin politik dhe te marri duar fatin e ardhmes se saj.
    Ne rastin konkret, Tiransit do shkojme ne votime neser me mendimin qe do votojne ose per Edi Ramen [i cili sipas tyre ka sjelle shume gjera pozitive per tiranen por nga ana morale nuk e meriton te fitoje statusin e te zgjedhurit te popullit] ose per Olldashin [ i cili nuk sipas tyre nuk ka aftesine e rames per te drejtuar tiranen]. Pra, pas 17 vjet demokraci, shqiptaret serish do ti drejtohen kutive te votimit duke PRANUAR te votojne per zgjidhjen/zgjedhjen me te mire nga e keqja. Sic e thashe edhe me lart, kjo shoqeri qe refuzon te ngrihet ne kembe dhe te jete pro-aktive per fatin dhe te ardhmen e saj, mund te permblidhet nen nje emer:::: shoqeri burracake [lexo frikacake, legene, e korruptuar, dembele, shker dhate,burokrate, servile, llafazane, minj, pederast]

  7. #107
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga lum lumi
    Përralla - përralla, han qeni arra!!

    Sherbimet e huja informative nuk patën ku t'i "servirin" faktet e lidhjes së Olldashit me krimin, por vec në fletushkën "Shekulli"!!! Habi e madhe!!!

    Mirëpo, habia më e madhe është se kalemxhia me nickun "shoku_tanku" nuk është militant!!

    "Katundi që duket, nuk do kallauz" - thotë populli.
    Eshte e vertete se sherbimet sekrete nuk duhet ti servirin ne shtyp te tilla informacione por ne prokurori,tani nuk mund te flas me kompetence e te them se keto informacione jane ose nuk jane servirur ne prokurori por edhe nese jane cuar ne kete organ,nuk e di nese jane mare ne konsiderate apo jo...ajo qe di te them,eshte se zoti Olldashi,si detyrim te pare per transparence ndaj zgjedhesve, duhej te dilte dhe te bente perginjeshtrim ne media,ashtu si'c doli edhe kundershtari i tij dhe pranoi faktin se ato foto ishin te verteta...mos ndoshta po kerkoj shume si qytetar?!...sa per militantizma,une asnjehere nuk jam perpjekur ti dal ne mbrojtje Edi Rames apo PS-se...jam shprehur thjesht si qytetar dhe si i tille
    mendoj se nje fushate nuk duhet te bazohet ne denigrimin e figures se kundershtarit por ne programe konkrete per mireqenien dhe zhvillimin tone...

    Sa per ato fjalet e urta,te lutem mi kurse...jo per gje por jane aq te vjetra sa qe e kane humbur domethenien....personalisht,nuk do ti lejoja vetes kurresesi te te gjykoja nga nick-u yt...e theksoj edhe nje here,"nuk jam tifoz i asnje partie"

  8. #108
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Nje njeri qe i thote Gazetares Prostitute per te dale nga situata nuk eshte i afte te beje politike. Sa gjeste te ulta ka bere Rama aq te mira na gjetshin ne ishalla. Pastaj nje politikan qe ka frike perballjen me kundershtarin direkt ai nuk eshte politikan. Degjova ca njerez qe thonin qe eshte veprim Europioan ai qe ka bere Rama, dmth qe nje politikan te dale nudo ne ne plazh jo nudist eshte veprim Europian. Shume kot kjo. Duke llogaritur koleget e tij qe kane dhene doreheqje per gjera shume here me te vogla se kaq.

    Pastaj kot i ngjitet Berishes e Olldashit publikimi i tyre, pasi burimi i vertet eshte shtypi francez. Pastaj ky aq faqe ka sa del e thote jane foto te 12 viteve, nderkohe qe ai aty ishte qeros, gjithashtu dhe fotot jane marre nga nje PC pentium 4, i cili nuk ka pas ekzistuar para 12 vitesh. Kshu pra puna e Edvin Rames, mos e mbroni kot sepse eshte horr ne jeten e tij reale.

    Lukas

  9. #109
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga conman
    Shume individe ketu kane permendur cenimin e te drejtave te individit.


    Se kuptoj si mund te flasin shqiptaret per cenim te drejtash te individit, kur vete ata nuk ngriten koken kunder Enverit per 50 vjet apo kunder turqve per 5 shekuj. Shqiptaret jane shoqeri burracakesh, qe prioritarizojne vlera siperfaqsore kundra atyre thelbesore. Te gjithe mundohen te hiqen si njerez interesant, me kulture, me moral. Fakti eshte qe te shumica e shoqerise shqiptare jane komplet e kunderta e asaj qe permenda me siper. Jam menduar shume here se cfare i ndryshon shqiptaret nga bota perendimore dhe jam perpjekur te gjej nje fjale qe mund i karakterizon me se miri shqiptaret. Dhe kjo fjale eshte burracak.


    Albanian/English burracak -----> coward, milk-livered, poltroon, rat, recreant, slack

    Shqip/Shqip burracak ------> frikacak, legen, i korruptuar, dembel, shker dhat,
    burokrat, servil, llafazan, minj, pederast, macho

    Per ta vene ne kontest te temes, shumica juaj ketu shqetesohen me shume per faktin qe Rames iu cenua e drejta e individit [ceshtje dytesore per nga rendesia], sesa per faktin qe nje shoqeri e degjenuar si ajo e tiranes[kryeqyteti i shqiperise] drejtohet nga nje njeri pa vlera [ceshtje paresore]. Me ane te ketij shkrimi, nuk dua te gjykoj Ramen, por shoqerine shqiptare ne pergjithesi e cila vit pas viti, election after election, nuk arrin te pozicionoje veten e saj ne spektrin politik dhe te marri duar fatin e ardhmes se saj.
    Ne rastin konkret, Tiransit do shkojme ne votime neser me mendimin qe do votojne ose per Edi Ramen [i cili sipas tyre ka sjelle shume gjera pozitive per tiranen por nga ana morale nuk e meriton te fitoje statusin e te zgjedhurit te popullit] ose per Olldashin [ i cili nuk sipas tyre nuk ka aftesine e rames per te drejtuar tiranen]. Pra, pas 17 vjet demokraci, shqiptaret serish do ti drejtohen kutive te votimit duke PRANUAR te votojne per zgjidhjen/zgjedhjen me te mire nga e keqja. Sic e thashe edhe me lart, kjo shoqeri qe refuzon te ngrihet ne kembe dhe te jete pro-aktive per fatin dhe te ardhmen e saj, mund te permblidhet nen nje emer:::: shoqeri burracake [lexo frikacake, legene, e korruptuar, dembele, shker dhate,burokrate, servile, llafazane, minj, pederast]
    Ne nuk shqetesohemi,se Rames ju cenuan te drejtat....ne shqetesohemi per faktin se ne vete na cenohen te drejtat tona dhe ky shqetesim eshte nje shenje e protestes sone per te shpetuar nga padrejtesite dhe nga ajo burracakeria qe ju na zberthyet pak me lart....kjo eshte nje klase politike e kalbur dhe si e tille,ka nevoje per nje rigjenerim total...ajo teoria e vene ne zbatim nga ne,"midis dy te keqiave,zgjidh ate qe eshte me e vogel",nuk eshte me e mira por ne e zbatojme pasi mendojme se nuk kemi alternative tjeter"...ne fakt ka alternative tjeter"
    Ka por per cudi asnjehere nuk vihet ne zbatim nga ana jone.....me keqardhje pashe dje se si ishin mbushur plot e perplot te dyja sheshet kryesore te Tiranes.
    Po mire more popull"...po si nuk dole nje here ne shesh kur deri para dy javesh ishe 24 ore pa drita...24 ore pa uje?!...ti, qe je maniak mitingjesh,perse nuk del
    per te kerkuar ato qe te mungojne por del per te mbeshtetur njerin apo tjetrin.
    Njerez te cilet i ke provuar e riprovuar...zhgenjehesh nga njeri dhe rifiton besimin te tjetri...nuk kemi te tjere"..atehere le tju kerkojme llogari ketyre qe kemi...le ti vendosim ata perpara pergjegjesise...le ti kapim fort prej xhakete dhe tju rikujtojme se jemi ne sovrani dhe jo ata...mjaft luajtem rolin e viktimes...duhet qe ky mentalitet te marre fund nje here e pergjithmone...mjaft me me lojera militantesh...duhet te kerkojme me te miren per ne...duhet ta bejme nje gje te tille
    ne menyre qe te mos kete me njerez qe te thone se e kemi hak kete klase drejtuese...une nuk dua ta besoj kurre nje gje te tille.....

  10. #110
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Nuk ngrihen Shqiptaret te kerkojne te drejtat e tyre pasi shumica as nuk e di se cfare jane te drejtat e tyre. Nuk ngrihen Shqiptaret te kerkojne te jene suvrani pasi nuk e dine se cfare do te thote te jesh suvran. Ky popull eshte nje kope delesh qe ndjek verberisth dashin qe eshte vene ne krye qofte dhe teposhte humneres.


    Me kujtohet nje skene qesharake por tejet shqetesuese ne Berat ne kohen e debatit Nano- Meta.

    Hidhet nje grua beratase e thote:

    " Nuk na duhen as uje e as drita vetem te mos na ziheni ju duam. Duam unitetin e Partise o ju befsha kurban"


    Tani nese kjo nuk eshte injorance atehere une nuk di se c'eshte injoranca.
    E njerez te tille ka nga te dy krahet. Iku xhaxhi Enveri ngeli populli pa bari e u gjeten dy barinj te rinj.

    Ja t'i gezojme. E te na rrojne se sa te kemi ata nuk kemi nevoje as per buke e as per drita. pfffff
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

Faqja 11 prej 12 FillimFillim ... 9101112 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjilani
    Nga cod3r në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Shteti dhe Individi ne Islam.
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 08:55
  4. Intervistë me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •