Postuar mė parė nga
citizen insane
Cfare eshte depresioni?
Shkaqet dhe Trajtimi?
Depresioni ben pjese ne kategorine e crregullimeve te humorit (gjendjes shpirterore) sipas DSM-IV (manuali diagnostik statistikor), bashke me disa crregullime te tjera si depresioni bipolar (crreg. Maniako-Depresiv), distimine, ciklotimine, etj
Depresioni karakterizohet nga nje paqendrueshmeri emocionale, paaftesi per te ndjere dhe afektivitet te ulur dukshem jashte normales. Keto jane karakteristikat thelbesore te nje depresivi. Si pasoje do te kemi nje sere simptomash me ane te te cilave mund te diagnostikohet drejt. Simptomat ndahen ne keto grupe:
simptoma afektive.
- humori I deprimuar
- anhedoni.
- Ankth
Simptoma kognitive.
- ndjenja faji/vetevleresim I ulet.
- Veshtiresi ne perqendrim.
Simptoma vegjetative.
- crregullime te gjumit (insomnia/hipersomnia).
- Crregullime te oreksit (mosngrenie/mbingrenie)
- Renie te energjise
- Prapambetje/axhitim psiko-motor.
Simptoma somatike.
- dhembje koke, te vjella, marrje fryme, etj
*qe te diagnostikohesh si depresiv do te thote qe te kesh shumicen e simptomave te mesiperme per nje kohezgjatje te pakten 6-mujore.
Depresioni klasifikohet si:
Reaktiv: depresioni eshte shkaktuar nga nje ngjarje e jashtme (psh. Vdekja e nje te afermi, humbja e lekeve ne firmat piramidale, etj
)
Endogjen: kur shkaqet nuk jane te dukshme, jane krejt personale dhe te brendshme.
Me fjale me te thjeshta, nje depresiv ka kete pamje:
Eshte shume I merzitur gjate gjithe kohes, refuzon te ngrihet nga shtrati sepse nuk ka deshire dhe fuqi gje qe shkakton humbje te punes, mbyllje ndaj personave te tjere (shoqeria, te afermit). Nuk mund te perqendrohet ne muhabet, nuk mund te beje asgje vetem vegjeton ne krevat, qan shume, sflet fare, nuk ha, nuk pi ose e kunderta, nuk arrin te fleje gjume, eshte gjithmone I shqetesuar per veten e tij. Duket se eshte ne lufte (konflikt) me veten e tij, nuk I pelqen vetja e tij, fillon te kete ndjenja faji per gabime qe mund te kete bere ne te kaluaren qe I japin ankth, shkurt e zhvlereson veten ne ate pike sa te mendoje se qenia e tij eshte e panevojshme dhe do te ishte me mire sikur te vdiste (nga ku fillon dhe komplotimi I vetevrasjes qe shpesh e finalizon depresionin).
Ne disa raste shume te renda depresioni mund te shoqerohet me halucinacione auditive (zerat ne koke qe thone ti je i/e keq/e).
Shkaqet e depresionit.
Ka kendveshtrime te ndryshme:
1.pikepamja neuro-biologjike keqfunksionimi I neurotransmetuesve qe con ne mosfurnizimin me serotonin dhe norephinephrine qe shkencetaret thone te jene pergjegjesit te lidhur direkt me emocione te tilla si gezimi, lumturia,etj
.
2.pikepamja psikanalitike ndjenja faji te pandergjegjshme.
3.pikepamja kognitive- depresivi ka krijuar disa skema kognitive irracionale
trajtimi:
antidepresante.
Psikoterapi (te ndryshme)
Te kombinuara me njera-tjetren.
kjo teme eshte shume shume shume interesante!
Krijoni Kontakt