Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639

    Cila eshte logjika e juaj jetesore qe u ben te zgjidhni ....

    Cila eshte logjika e juaj jetesore qe u ben te zgjidhni kete ose ate fe ?!!


    Per mua personalish logjika eshte si vijon , jane tre besime me te medha ne bote dmth JUDAIZMI , KRISHTERIMI dhe ISLAMI .
    Te gjitha jane ne nje fare menyre produkt i Perendise , por nese duhet te besoj njeren nga ato , do te besoj ate qe ka me pak gabime , qe per mua eshte KURANI ( Ne fakt deri me tani nuk kam hasur ne asnje gabim ).

    Pres mendimet tuaja .

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Llogjika me con te mendoj se asnjera nga keto fe nuk eshte e drejte.
    nuk jane vec se nje keqkuptim dhe keqinterpretim i paganizmit dhe kabbalah.

    Nuk duhen shume mend per te kuptuar se perderisa gjeja e vetme qe keto 3 fe ka qene lufta, intoleranca, rracizmi ideologjik, injoranca dhe diktatura nen ligjet absurde fetare qe jane neveritese.
    Mjafton kaq per te arritur ne perfundimin se keto 3 fe nuk mund te jene frut i nje krijese hyjnore, aq me teper te vete krijuesit qe keto 3 fe e poshterojne duke i dhene cilesi njerezore. Nje zot qe mban inat, qe zemerohet, qe krijon nje krijese jo-perfekte dhe e denon ate vetem e vetem sepse kjo krijese eshte jo-perfekte. Me shume se zot duket nje njeri megaloman dhe sadist, per te mos thene i ēmendur.

    Besoj ne nje krijues por besoj se per krijuesin krijesat jane te barabarta pa dallim besimi. Sepse ashtu si nuk mund te gjesh dy gjethe bime te njejta ne te tere boten, ashtu nuk mund te gjesh dy mendje qe e mendojne njesoj, dhe per kete askush nuk ka te drejte te mesoje te drejten dikujt tjeter.

    Ajo qe dallon njeriun nga kafsha nuk eshte inteligjenca, por arti, krijimtaria. Arti eshte manifestimi me i larte per njeriun, dhe kur flasim per art, flasim per ēdo veper shkencore ,inxhinierike, filozofike dhe natyrisht muzike e pikture.
    Qellimi i krijuesit duket ne krijesat, dhe qellimi eshte i qarte, shumllojshmeria dhe evolucioni pafund, sepse krijuesi eshte asgje dhe eshte gjithēka, krijesat jane pjese e krijuesit dhe anasjelltas, dhe ekzistenca e ēdo krijese duke filluar nga atomet e deri tek galaktikat, jane unike dhe te paperseritshme, dhe me e rendesishmja, jane te barazvlefshme ne projektin e madh e te pafund ashtu si vete krijuesi.

    Mekat nuk eshte te mos besosh, mekat nuk eshte te pish alkol apo te hash mish derri, mekat eshte te nderhysh ne jeten e te tjereve dhe te mos besh ate per te cilen je ketu, te jetosh ashtu si ta ka qejfi e te shofesh punen tende. Po pate mundesi ndihmo te tjeret, perndryshe mos shit moral sepse morali eshte po aq unik sa vete personi qe e ka.

    Deus est Homo, Homo est Deus.

  3. #3
    Nallban Maska e alko71
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    707
    Predikimet e mulla X files.

    Me cfare baze thua se nuk eshte mekat alkooli dhe derri?Mos te ka ardhur shpallje ty nga Zoti?
    Qenka mekat po nderhyre ne punen e hajnit apo vrasesit per ta ndaluar,ta lejme te lire se keshtu i do qejfi te jetoje dhe neve na do qejfi ta shikojme punen tone dhe te jetojme ashtu si na do qejfi(dikujt nudo psh apo ta kryej nevojen ne rruge apo aktin seksual).
    Why do people with closed minds always open their mouths?

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga alko71
    Predikimet e mulla X files.

    Me cfare baze thua se nuk eshte mekat alkooli dhe derri?Mos te ka ardhur shpallje ty nga Zoti?
    Alkoli dhe mishi derrit mbase bejne dem, po nuk shoh pse duhet te quhen "mekat", pastaj une keto qe i them i them se nuk me ka ardhur asnje shpallje, dhe nuk besoj se ty ke ka ardhur ndonje shpallje nga zoti. Nese ti beson se zoti i foli profetit tend, ajo eshte bindja jote, nuk do te thote se ke te drejte dhe te gjithe duhet ta besojne kete.
    Qenka mekat po nderhyre ne punen e hajnit apo vrasesit per ta ndaluar,ta lejme te lire se keshtu i do qejfi te jetoje dhe neve na do qejfi ta shikojme punen tone dhe te jetojme ashtu si na do qejfi(dikujt nudo psh apo ta kryej nevojen ne rruge apo aktin seksual).
    vrasesi dhe hajni nderhyjne ne jeten e te tjereve, prandaj duhen ndaluar.
    Kur thuhet jetoje jeten si ke deshire nuk thuhet bej me te tjeret ate qe do ti, thjesht me jeten tende personale, vishu si te duash, ha cfare te duash, dhe beso ke te duash.
    Pastaj o Alko71, njerezit nuk kryejne mardhenie seksuale rruges dhe nuk kryejne nevojat personale rruges jo vetem se kjo nuk lejohet, por sepse kane turp(me te drejte), dhe me siguri sikur te lejohej nuk besoj se do dilte ndonje njeri lakuriq ne rruge. Nuk eshte ligji qe kontrollon moralin e njeriut, por vete njeriu.

    Si perfundim, me shkurt muhabeti, ti beso ne Zot apo ku te duash ti, por mos pretendo qe te tjeret te besojne ate qe beson ti, dhe mos kujto se besimi qe ke te ben me te mire se ata qe nuk besojne. Egoizmi dhe hipokrizia jane ne bazen e feve te ashtuquajtura monoteiste, dhe sikur te besoja ne ekzistencen e djallit do thoja qe fete jane veper e djallit me shume se sa veper e krijuesit.
    Egoizmi lulezon ne idene qe besimtaret kane se jane me te mire vetem prej besimit, duke u vetkenaqur me idene qe jane nder te paktit qe do hyjne ne parajse apo xhennet.Hipokrizia lulezon ne veprat qe besimtaret bejne sa per sy e faqe ose vetem e vetem per te fituar xhennetin , e jo sepse ndjejne brenda tyre se diēka duhet bere. Sigurisht qe eshte me mire dikush qe ben nje veper te mire me deshire, se sa nje besimtar qe ben nje veper te mire me qellimin e vetem per te fituar pike ne syte e zotit.

  5. #5
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar mė parė nga xfiles
    Alkoli dhe mishi derrit mbase bejne dem, po nuk shoh pse duhet te quhen "mekat", pastaj une keto qe i them i them se nuk me ka ardhur asnje shpallje, dhe nuk besoj se ty ke ka ardhur ndonje shpallje nga zoti. Nese ti beson se zoti i foli profetit tend, ajo eshte bindja jote, nuk do te thote se ke te drejte dhe te gjithe duhet ta besojne kete.

    vrasesi dhe hajni nderhyjne ne jeten e te tjereve, prandaj duhen ndaluar.
    Kur thuhet jetoje jeten si ke deshire nuk thuhet bej me te tjeret ate qe do ti, thjesht me jeten tende personale, vishu si te duash, ha cfare te duash, dhe beso ke te duash.
    Pastaj o Alko71, njerezit nuk kryejne mardhenie seksuale rruges dhe nuk kryejne nevojat personale rruges jo vetem se kjo nuk lejohet, por sepse kane turp(me te drejte), dhe me siguri sikur te lejohej nuk besoj se do dilte ndonje njeri lakuriq ne rruge. Nuk eshte ligji qe kontrollon moralin e njeriut, por vete njeriu.

    Si perfundim, me shkurt muhabeti, ti beso ne Zot apo ku te duash ti, por mos pretendo qe te tjeret te besojne ate qe beson ti, dhe mos kujto se besimi qe ke te ben me te mire se ata qe nuk besojne. Egoizmi dhe hipokrizia jane ne bazen e feve te ashtuquajtura monoteiste, dhe sikur te besoja ne ekzistencen e djallit do thoja qe fete jane veper e djallit me shume se sa veper e krijuesit.
    Egoizmi lulezon ne idene qe besimtaret kane se jane me te mire vetem prej besimit, duke u vetkenaqur me idene qe jane nder te paktit qe do hyjne ne parajse apo xhennet.Hipokrizia lulezon ne veprat qe besimtaret bejne sa per sy e faqe ose vetem e vetem per te fituar xhennetin , e jo sepse ndjejne brenda tyre se diēka duhet bere. Sigurisht qe eshte me mire dikush qe ben nje veper te mire me deshire, se sa nje besimtar qe ben nje veper te mire me qellimin e vetem per te fituar pike ne syte e zotit.
    Askush nuk pretendon ketu qe ti te besojsh ate qe besojne tjeret , ti misionin tend ne kete teme e kreve , tregove qendrimet tua , llogjiken tende , me shum nuk ka nevoje cfar te shkruash .
    Bindja jote eshtevetem per ty , dhe ta garantoj qe secili nga respekton orientimin tim , biles edhe Alko .

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Kurse une e kam gjetur besimin tim jo duke lexuar Biblen por duke rene ne kontakt me njerez te thjeshte por me besim. Pashe ne jeten e tyre ate qe mua me mungonte dhe ate qe gjeta tek ta e bera pjese te jetes sime.

    Po do te gjykosh nje peme, provo ne goje frutin qe ajo prodhon.
    Po do te gjykosh nje njeri, vrojto jeten/veprat qe ai ben.
    Po do te gjykosh nje besim, shko e jeto nė qyteterimin e ngritur mbi te.

    Albo

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Postime
    135
    pershendetje

    Duke e pare qe feja ka ekzistu me njeriun ne qdo koh dhe ne qdo vend(qysh nga zanafilla e tij)ateher nuk mund te themi se kjo gje eshte e pa nevojshme!

    Edhe pse feja te popuj te ndryshem eshte manifestu ne menyra te ndryshme,por ajo qe na intereson ne shkrimin tone eshte se feja ka ekzistu...
    shtrohet pyetja pse te ekzistoje feja?

    Pergjigjeja eshte fare e thjesht,sepse njeriu eshte i formuar prej dy pjeseve:1 Pjesa trupore dhe 2 Pjesa shpirterore..
    1 Pjesa trupore kerkon ushqimin qe te mbijetoj,dhe se njeriu nese nuk e ushqen trupin e tij ateher atij trupi do te vyshket e pastaj do te vdes...
    2 Pjesa Shpirterore kerkon edhe kjo ushqimin qe te mbijetoj..
    Thot Pejgamberi a.s.:shembulli i atij qe e permend Allahun dhe i atij qe nuk e permend eshte sikur shembulli i te gjallit me te vdekurin.

    Por ne trupin tone e ushqejm me ushqime te ndryshme ditore por a thua a e ushqejm edhe shpirtin ton dhe cili eshte ushqimi i shpirtit?dhe a duhen te jen keto dy ushqime te formave te ndryshme ne proporcion te barabart?

    Ushqimi i shpirti eshte adhurimi i Krijuesit te tij(edhe pse adhurimi eshte shfaq ne menyra te ndryshme)

    Nese keto dy forma nuk jan ne proporcion te barabart ateher do te na paraqiten kriza te ndryshme,nese e lem trupin pa buke ateher dobesohet trupi jon dhe ju nenshtrohemi semundjeve te ndryshme,nese e lem shpirtin ton pa ushqimin e tij(adhurimin)ateher na shfaqen semundje mendore vuajtje shpirterore etj..

    Ky ishte nje pershkrim i shkurt per te ardh te rezultati cilen fe ta zgjedh?a e meriton kjo gje qe te derdh mundin tim ne kerkim te fes se drejt?

    Se pari si thame edhe me heret feja eshte e ngulitur thell ne zemren e njeriut,dhe nuk ka nje njeri nermal qe mund ta mohoj kete gje(edhe ata qe e kan mohu fen,nuk kan mund ta ndalojn veten nga kjo gje) thot Pejgamberi a.s.: Qdo femij lind ne fen e pastert(Islam) por pastaj prinderit e tij ose e bejn krishter ose jehud ose mexhus...

    Andaj edhe njeriu i par Ademi a.s. eshte krijuar dhe eshte obliguar ta adhuroj Krijuesin e tij..

    Cilen fe ta zgjedh?
    sot ne bote ekzistojn shum fe: Duke nis nga tri fet ma te mdhaja Islami Krishterimi Jehudizmi pastaj vijn Budizmi Hinduizmi satanizmi etj..

    disa fe kan shkuar aq larg ne humnere sa qe kan fillu ta adhurojn Lopen ,miun ,Djallin..
    Ne indi ekzistojn mbi 700 fe..

    qka eshte Islami? Islami eshte fe qe therret ne 1 besim ne Allahun si Krijues(nje nuk ka shoq nuk eshte i lindur dhe nuk ka lindur aske,eshte i pa fillim dhe i pa mbarim,qdo gje ju nenshtrohet urdherit te tij dhe vullnetit te tij,nuk ndodh asgje ne ket bot pa lejen e tij), 2 ne engjujt e tij(si krijesa te nenshtruara ndaj urdherave te Allahut),3 ne Librat e tij te shpallura,4 ne te derguarit prej Allahut,5 ne diten e Kijametit(kataklizma),6 te besojm ne percaktimin e Allahut.. libri Hyjnor : Kur'ani

    qka eshte Krishterimi? Krishterimi eshte fe qe therret ne trinitet 1 Besimi ne Atin 2 Birin e tij 3 Shpirtin e shejt (shpjegim qe te tre konsiderohen perendi)
    Libri hyjnor : Bibla (tevrati+Ungjilli)
    qka eshte jehudizmi? Jedudizmi eshte fe qe therret 1 besimin ne Uzejrin(bir i Zotit) 2 se jehudet jan populli i zgjedhur(se ata jan te zgjedhur dhe se njerzit e tjere duhet ti pasojn jehudet,njerzit tjer nuk jan pos si shtaz te krijuar ne form te njeriut dhe jan krijuar qe ti sherbejn popullit jehud,i lejohet jehudis me mbyt jo jehudin pa kurr far te drejte,i lejohet jehudis te abuzoj me pasurin e njerzve psh me kamat me hajni etj i lejohet jehudis me abuzu me femra jo jehude etj keto jan prej besimeve te tyre) 3 se atyre ju takon pushteti ne toke.
    Libri Hyjnor (Tevrati+telmudi)

    qka na mbetet te zgjedhim? A ta besojm Allahun Krijues te vetem dhe mos ti shoqerojm shoq atij?A ta besojm trinitetin Atin Birin dhe Shpirtin e shejt?A po ta besojm besimtet jehude(kjo eshte fe nacionaliste)?apo te tjerat si budizmin ,lopen djallin etj?

    Un e kam zgjedh ISLAMIN sepse eshte e vetmja fe qe therret ne besim te pastert ne Allahun Krijuesin tim...

    e ju jeni te lire te zgjedhni fen tuaj por duhet te dini se kjo bote do te perfundoj dhe para Allahut qdo kush do te jap pergjegjesi per punet e tij dhe adhurimin e tij...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Anisa_Itali
    Anėtarėsuar
    11-02-2007
    Vendndodhja
    diku ne bote por destionacioni eshte vlora.
    Postime
    35
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Kurse une e kam gjetur besimin tim jo duke lexuar Biblen por duke rene ne kontakt me njerez te thjeshte por me besim. Pashe ne jeten e tyre ate qe mua me mungonte dhe ate qe gjeta tek ta e bera pjese te jetes sime.

    Po do te gjykosh nje peme, provo ne goje frutin qe ajo prodhon.
    Po do te gjykosh nje njeri, vrojto jeten/veprat qe ai ben.
    Po do te gjykosh nje besim, shko e jeto nė qyteterimin e ngritur mbi te.

    Albo


    Jam plotesisht dakorte me ju,dhe me behet qefi qe ka njerez qe e shikojne ne kete menyre dhe qe marin gjerat me te mira nga personat qe i rrethojne.Eshte me te vertet per tu admiruar nje gje e tille dhe kjo eshte rruga e drejte per te ndertuar nje jete me plote virtyte.Me respekt ANISA

  9. #9
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar mė parė nga Gostivari_usa
    Cila eshte logjika e juaj jetesore qe u ben te zgjidhni kete ose ate fe ?!!


    Per mua personalish logjika eshte si vijon , jane tre besime me te medha ne bote dmth JUDAIZMI , KRISHTERIMI dhe ISLAMI .
    Te gjitha jane ne nje fare menyre produkt i Perendise , por nese duhet te besoj njeren nga ato , do te besoj ate qe ka me pak gabime , qe per mua eshte KURANI ( Ne fakt deri me tani nuk kam hasur ne asnje gabim ).

    Pres mendimet tuaja .
    Besimet me te medha jane Krishterimi dhe Islami.
    Une nuk pajtohem se Krishterimi dhe Islami jane te shpallura nga i njejti Perendi. Perderisa Kryqezimi dhe Ringjallja e Jezusit (Mesise), Kurani thote se ato nuk kane ndodhur (de fakto Allahu (Zoti i Kuranit) paska mashtruar 1.7 miliarde njerez duke e lene ne kryq dike tjeter ne vend te Jezusit. Zoti nuk eshte mashtrues, dhe kjo eshte nje akuze e rende qe myslimanet i bejne Perendise. Dhiata e Vjeter te qon tek Mesia sepse gjenden qindra profeci per ardhjen e Tij (dhe Misionin) por cifutet e kishin keqkuptuar Misionin e Mesise.

    Gjithashtu eshte jo logjike se Zoti do te mund t'i genjente te Krishteret duke e terhequr Jezusin nga Misioni i Tij ne momentin e fundit. Por gjithashtu nje sqarim per myslimanet. Misioni i Jezusit nuk ishte te tregonte se ishte vetem nje Zot (siq pretendon Kurani), sepse cifutet tashme e dinin kete, por Misioni i Tij ishte mision Mesianik.

    Krishterimi dhe Islami shkojne ne kahje te kunderta keshtu qe eshte jo logjike se te dyjat jane te shpallura nga i njejti Zot. Bibla nuk eshte ndryshuar, teologet myslimanet nuk kane fakte dhe argumente per kete dhe vetem mashtrojne te tjeret.

  10. #10
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Kurse une e kam gjetur besimin tim jo duke lexuar Biblen por duke rene ne kontakt me njerez te thjeshte por me besim. Pashe ne jeten e tyre ate qe mua me mungonte dhe ate qe gjeta tek ta e bera pjese te jetes sime.

    Po do te gjykosh nje peme, provo ne goje frutin qe ajo prodhon.
    Po do te gjykosh nje njeri, vrojto jeten/veprat qe ai ben.
    Po do te gjykosh nje besim, shko e jeto nė qyteterimin e ngritur mbi te.

    Albo

    Me kete qe lexova , logjika ime me thot se ti nuk e paske lexuar asnje liber fetar dhe kete qe perfaqeson eshte thjesht impresion i fitur me takimet me njerez te ndryshem .

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Cilet jane faktoret kryesore kur zgjidhni nje makine?
    Nga panchovilla nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 06:15
  2. Ti, Harasani, udhehiqesh nga logjika e shtetit hajdut
    Nga Lexuesja nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 21-06-2006, 16:26
  3. Pasurine e deklaruam, na zgjidhni deputete tani
    Nga dodoni nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-05-2006, 17:43
  4. Logjika historike dhe pėrmasa tejhistorike
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:40
  5. Zgjidhni Miss Albania 2002 ne forum
    Nga Albo nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 138
    Postimi i Fundit: 10-10-2002, 18:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •