
Postuar mė parė nga
brooklyn
Pogradec, Nanos i pritet fjala me thirrjet "Edi, Edi!"
Bardhyl Berberi
11-02-2007
POGRADEC - Ish-kryeministri Fatos Nano ėshtė pėrballur me kundėrshtimin e socialistėve nė Pogradec, teksa ka qenė duke "lėvduar" punėn e qeverisė sė kryeministrit Sali Berisha. Salla mė parė e kishte ndėrprerė veprimtarinė, kur elozhet ishin adresuar pėr vetė Nanon. Vizita e ish-kryeministrit pasoi atė, qė nė dy ditėt e fundit, e ktheu Pogradecin nė mikpritės tė njė numri jo tė zakontė politikanėsh. Presidenti Alfred Moisiu kishte shkuar pėr pushime nė Rezidencėn e qytetit, ministri i Financave, Ritvan Bode zhvilloi njė takim, i pasuar nga njė vizitė e ministrit tjetėr, Genc Pollo nė njė veprimtari partiake, kurse dje ka mbėrritur edhe deputeti socialist i Sarandės, Nano. Ai ka marrė pjesė nė njė takim organizuar nga Konfederata e Sindikatave tė Pogradecit. Pas njė dreke private nė njė lokal tė qytetit, Nano ka mbėrritur nė takimin e hapur nga kryetari i Sindikatave, Nazif Dajlani. Nano shoqėrohej nga kandidati socialist pėr kryetar tė Bashkisė sė Pogradecit, Artan Shkėmbi, tė cilin e quajti "zbulimin e tij". Kandidati i koalicionit opozitar "Bashkė pėr tė Ardhmen", Shkėmbi, mori fjalėn pėr t'iu pėrgjigjur komplimenteve, por nė momentin qė nga podiumi nisėn t'i bėheshin elozhe Nanos, nė sallė kanė shpėrthyer thirrjet "Edi, Edi!", pra, pėr kryetarin e PS-sė, Edi Rama. Nano ka kaluar gjendjen e krijuar, duke folur pėr Shkėmbin nė krye tė Bashkisė pogradecare. "Pėr tre vjet kėtė qytet, nga njė qytet pashpresė, e ka kthyer nė njė qytet me tė ardhme", - tha Nano. Ndėrprerja e dytė pėr tė, ka ardhur kur pas komplimenteve pėr Shkėmbin, Nano kaloi nė komplimente pėr qeverinė e Berishės. Nė momentin kur ish-kryeministri Nano ka nisur tė shqiptonte "njė falėnderim tė veēantė pėr qeverinė aktuale" nė sallė ėshtė krijuar njė situatė e vėshtirė, pasi disa nga tė pranishmit kanė thirrur fort "Poshtė Berisha!", duke e ndėrprerė fjalėn e ish-kryesocialistit. Pas kėsaj Nano, ka bėrė njė kalim tė dytė tė menjėhershėm nė temėn e fjalimit, duke theksuar se matanė liqenit jetojnė bashkėkombėsit tanė dhe se donte tė pėrshėndeste dy liderėt shqiptarė: Ali Ahmetin dhe Arbėr Xhaferrin. Nė mbyllje tė fjalės sė tij, ai ka thėnė se "kam besim se Pogradeci nuk do tė gabojė" dhe salla ka shpėrthyer pėrsėri nė thirrjet "Fitore, fitore!" dhe "Edi, Edi!".
Krijoni Kontakt