Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290

    LDK hap fushatėn zgjedhore; Rugova: Votimet do ta pėrshpejtojnė njohjen formale tė pa

    PRISHTINE, 21 shtator - Lidhja Demokratike e Kosovės hapi sot nė Prishtinė fushatėn pėr zgjedhjet komunale tė 26 tetorit, me moton "Komuna nė shėrbim tė qytetarėve". Nė tubim u theksua se kjo parti do tė angazhohet veēanėrisht pėr njė administratė efektive dhe moderne. “Programi i Lidhjes Demokratike tė Kosovės ėshtė program pėr njė jetė mė tė mirė tė qytetarėve”, thanė pėrfaqėsuesit dhe kandidatėt e kėsaj partie. Kryetari saj, Ibrahim Rugova, nė hapjen zyrtare tė fushatės tha se zgjedhjet komunale tė 26 tetorit do ta pėrshpejtojnė njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės, kėshtu qė do tė krijohen mė shumė mundėsi pėr zhvillimin e pushtetit lokal. Nėnkryetari i LDK-sė, Kolė Berisha, tha kėto zgjedhje paraqesin fazėn pėrfundimtare tė provimit tė pjekurisė politike tė qytetarėve tė Kosovės. “Ne edhe si LDK, edhe si popull gjithėsesi duhet ta japim me sukses edhe kėtė pjesė tė kėtij provimit. Reflektorėt e bashkėsisė ndėrkobėtare pėrcjellin ēdo veprim tonin. Prandaj kemi obligim nė radhė tė parė kombėtar, pastaj edhe qytetar, qė edhe kėsaj radhe tė dėshmojmė se duam e dimė tė krijojmė dhe tė udhėheqim shtet tė pavarur e demokratikė”, tha Berisha. Udhėheqėsit e Lidhjes Demokratike tė Kosovės vlerėsuan se gjatė dy vjetėve tė udhėheqjes nė shumicėn e komunave tė Kosovės, pėrfaqėsuesit e kėsaj partie kanė krijuar njė bazė solide tė pushtetit lokal, nė pėrputhje me kėrkesat dhe nevojat e qytetarėve. “Nė planin institucional janė kryer shumė punė. Shumica e komunave tė LDK-sė kanė miratuar simbolet komunale, kanė caktuar Ditėn e lirisė duke u nisur nga 12 qershori, qė ėshtė dita e hyrjes sė NATO-s nė Kosovė, pra dita e lirisė sė Kosovės. Po ashtu me iniciativėn e LDK-sė, ėshtė themeluar Asociacioni i Komunave tė Kosovės, qė kryesisht e ka avancuar institucionin e qeverisjes lokale nė pajtim me normat evropiane. Kėshtu sot ky Asociacion gėzon statusin e vėzhguesit nė Kėshillin Evropian dhe po ashtu ka lidhje tė mira me asociacione tė ngjashme tė SHBA”, tha Rugova. Nė vazhdim Presidenti tha se nė fushėn e realizimit tė projekteve janė arritur rezultate tė mėdha. "Gjatė dy vjetėve janė realizuar mbi 1500 projekte tė ndryshme, kryesisht tė infrastrukturės, tė rindėrtimit dhe tė kulturės, arsimit e tė shkencės. Shumica e kėtyre projekteve janė tė sponsoruara nga donatorė tė ndryshėm", theksoi Ibrahim Rugova. Nė vazhdim Presidenti i Kosovės theksoi se nė tė gjitha kėto projekte komunat kanė marrė pjesė me buxhetin e vet. Madje ka edhe disa projekte qė janė financuar nga buxheti komunal dhe nga kontributi i qytetarėve simbas interesit tė pėrbashkėt. Nė shumė komuna, tha ai, pos projekteve tė rindėrtimit tė shtėpive dhe tė infrastrukturės kanė filluar tė zbatohen edhe projekte tė prodhimit, sidomos nė bujqėsi dhe nė ndėrmarrje tė vogla e tė mesme, sidomos nė sektorin privat. Po ashtu komunat kanė stimuluar sektorin privat dhe kane ndihmuar ndėrmarrjet nė pronėsi shtetėrore. Me kėtė rast ai falėnderoi tė gjithė donatorėt e projekteve tė shumta, e sidomos USAID-in dhe Agjencinė Evropiane, qė janė donatorėt mė tė mėdhenj. “Ne presim qė edhe nė periudhėn e ardhshme tė kemi pėrkrahjen e tyre. Tė gjitha kėto suksese janė arritur nė bashkėpunimin e komunave me UNMIK-un, me OSBE-nė dhe me KFOR-in”, nėnvizoi Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Prishtina moderne nuk ka nevoje, mendoj une, per pol-potista khmer ruzh te tipi te Fatmir Limajt, ne detyren e Kryetarit te Bashkise.
    Limaj ka perpara nji hendek (kadal beg se ka hendeg).
    Limaj duhet te sqaroje opinionin Kosovar per disa vrasje misterioze te ndodhura gjate e mbas luftes ne Kosove.
    Ne gjyqin e Prizrenit del emri i tije si kercenues i deshmitareve qe deshmojne vrasjen e DRINIT prej bandes se Sali Veselit te strehuar ne TMK.
    Partia e Limajt ndoshta mendon te "bunkerizoje" (me funksione te zgjedhurish qe fitojne imunitet) disa nga kreret terroriste ne gjirin e saje nen shembullin e PS ne Shqiperi e cila si ne rastin e Taulant Dedjes (qe e ben deputet per ta shpetuar nga gjykimi per mbrojtje te vrasesve te Azem Hajdarit) pais me imunitet krere te inkriminuar te saje.


    Prishtina ka nevoje per nji inxhinier arkitekt si kryetar, me vizione te qarta per Ndertimtarine moderne , Kulturen qytetare , Natyren dhe shendetin , Ekonomine e Mireqenijen e popullit.

    Prishtina ka te tille eksperte qe kane jetuar ne Prishtine dhe qe e njohin dhe Boten.

    Mbrapa Fatmir Limes qendron mafia e Thaqit , Ilir Metes e Edi Rames.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Edhe Edi Rama e Blendi Gonxhe, shoke armesh me Limen, ashtu thone se me eksperta do e drejtonin Tiranen.
    I pa Tirana e Re kto dite zotesine atyre kur ju lagen prapanicat nga uji Liqenit lagjes se Bllokmeneve e Biznesmeneve.

    Prishtina ka lulezuar ne Kohen e Fadil Hoxhes e me vone ajo u qelb e u mbush ne plehra e lahpera.

    Mire do te ishte qe te jete Kryetar i Prishtines nji Gjerman ose Anglez ose Austriak sepse shqiptari nga cdo parti qe te jete eshte hajdut e bir hajduti e sternip hajduti.

    Ne se gjenden per Prishtinen njerez eksperte me kulture por me zemer si Anton Cetta e Mark Krasniqi qe nuk njohin vjedhjen as ne farefis do te ishte ideale.

    Me lahperat qe eshte mbushur PDK e LDK zor se del nji i hajrit.

    LDK ala nuk ka skjaruar popullin me Milionat e 3% qe Bukoshi i ka perdor si me qen te babes tije katundar.

    PDK eshte parti hajnash kjo dihet.


    Une do sugjeroja qe Prishtina te huazoje per Kryetare arkitektin dhe atdhetarin idealist Petraq Kolevicen nga Shqiperia per nja 4-5 vjet.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    Shkatėrrohet zyra e shtabit zgjedhor tė Lidhjes Demokratike nė Gjakovė

    GJAKOVE, 2 tetor - Sot, nė orėt e hershme tė mėngjesit, nga persona tė panjohur, ėshtė shkatėrruar zyra e Shtabit Zgjedhor tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės nė Gjakovė. Policia e UNMIK-ut, e cila ka dalė nė vendin e ngjarjes, nuk ka dhėnė asnjė prononcim pėr kėtė akt tė shėmtuar. Kryesia e Lidhjes Demokratike tė Kosovės e dėnoi ashpėr demolimin e kėsaj zyrje, duke e cilėsuar si veprim kundėr frymės sė qetė e dinjitoze tė fushatės sė deritashme parazgjedhore. Ajo thekson se veprimet e tilla u shkojnė pėrshtati vetėm atyre qė nuk e duan njė Kosovė demokratike.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    PRISHTINE, 2 tetor - Lidhja Demokratike e Kosovės, synon qė kryeqyteti i Kosovės tė jetė njė qytet bashkėkohor. “Pėr tė mirėn e banorėve, tė punohet ashtu siē ėshtė punuar nė dy vjetėt e kaluara”, kėshtu deklaroi kryetari i grupit parlametar tė Lidhjes Demoktatike tė Kosovės Sabri Hamiti, nė tubimin zgjedhor qė mbajti dega e tretė e kėsaj partie nė Prishtinė. Sipas tij, gjatė dy vjetėve tė kaluara nė Prishtinė janė bėrė investime tė madha nė infrastrukturė dhe nė drejtime tė tjera. “Vizioni i Lidhjes Demokratike e Kosovės ėshtė i qartė pėr pavarėsinė e Kosovės, andaj vota juaj duhet tė jetė pėr Lidhjen Demokratike tė Kosovės”, tha Hamtit. Ndėrsa Hajrush Bajraliu, kryetar i degės sė tretė tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės pėr "Kodrėn e Diellit", tha se kjo lagje ka nevojė edhe mė tutje tė rindėrtohet. Nė kėtė tubim u prezantuan 56 kandidatėt pėr Asamblenė Komunale tė Prishtinės pėr zgjedhjet e sivjeme tė 26 tetorit.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    KACANIK, 2 tetor - Drejtuesit e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, nė njė tubim parazgjedhor kėrkuan votėn e qytetarėve tė Kaēanikut. Ata premtuan se se me fitoren e tyre do tė zgjidhen problemet me tė cilat ballafaqohet kjo komunė. “Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės ėshtė e pėrgatitur pėr tė kėrkuar besimin e qytetarėve tė Kaēanikut,” theksuan drejtuesit e kėtij subjekti para elektoratit tė kėsaj komune. Kryetari i Aleancės, Ramush Haradinaj, tha se qytetarėt e komunės sė Kaēanikut kanė pasur kohė qė tė vėrtetojnė se premtimet e subjektit qė ai drejton janė reale. Ndėrsa nėnkryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Bajram Kosumi, tha se ėshtė koha pėr struktura tė afta komunale, sepse sipas tij, tek qarqe tė ndryshme ndėrkombėtare po krijohet njė pėrshtypje jo e mirė pėr Kosovėn. Nė tubimin e sotėm tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės foli edhe lideri i lobit shqiptaro-amerikan, Xhozef Diogardi i cili pėrsėriti atė se e vetmja zgjidhje pėr Kosovėn ėshtė pavarėsia e saj. Bartės i listės sė kandidatėve tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės nė zgjedhjet lokale 2002 ėshtė Ibrahim Hoxha, njėherit kryetar i degės sė Aleancės nė komunėn e Kaēanikut.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Fatmir Limaj kurrė nuk do tė bėhet kryetar i Prishtinės. Ai i bėnė qef veti, por e di mirė se populli nuk e njeh as nuk e pėrkrah.

    Mė tė mirė se Fatmir Limėn Prishtina i ka s'paku 2'0000 persona.


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  8. #8
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Llapo

    neper komuna nuk duhet me fitu "Ushtari i UCK-se" po ai qe e ka aftesine dhe kredibilitetin e duhur. Ushtari i UCK-se e ka kry punen e vet me pushke, se nje njeri edhe pushken edhe lulen s'mundet t'i mbaje ne te njejtin xhep.

    Me te a'mla!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Llapi, ne se drejtoria politike e hashimit do kish cliruar Kosoven nuk ish nevoj me ba propogand se ja kishim dhan voten krejt atyre.
    Ata nuk kan cliruar asnji katund te Kosoves pra dhe kan nevoje per me ba propogand.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    LDK nė Prishtinė: Me programin tonė zgjidhja e brengave tė qytetarėve bėhet realitet
    PRISHTINE, 5 tetor - Dega e dytė e Lidhjes Demokratike nė Prishtinė, mbajti sot fushatė parazgjedhore nė Prishtinė. Me kėtė rast drejtuesit e kėsaj partie premtuan se, me programin e LDK-sė, zgjidhja e brengave dhe realizimi i aspiratave tė qytetarėve bėhen realitet. Lidhja Demokratike e Kosovės sipas drejtuesve tė saj ėshtė prijėse e tė gjitha proceseve demokratike nė vend. Qemajl Ahmeti dhe Florin Grajqevci, nga dega e dytė e LDK-sė u zotuan se do tė angazhohen pėr hapjen e perspektivave tė reja pėr qytetarėt si dhe krijimin e rendit nė kryeqytet. Ndėrsa anėtari i kryesisė qendrore tė kėsaj partie, Lulzim Zeneli u shpreh se programi i Lidhjes Demokratike pėrfshinė tė gjitha segmentet vitale tė jetės sė qytetarėve. Nė tubim u prezantuan 56 kandidatėt e degės sė dytė tė Lidhjes Demokratike pėr kėshilltarė nė Kuvendin Komunal tė Prishtinės.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Forcat ushtarake serbe mobilizohen pėrgjatė vijės administrative me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 15:11
  2. Kahet e strategjisė Serbe nė negociatat pėr statusin e Kosovės:
    Nga EveryWare nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-02-2006, 12:51
  3. Nga ideja deri te realizimi i spastrimeve etnike tė shqiptarėve
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 06:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •