--------------------------------------------------------------------------------

Vittorio SGARBI

Ndoshta, pikerisht me shqiptarët, Poli, Ulivo, Lega dhe opinioni publik arritën nivelin më të ulët. Më kujtohen vitet në të cilat shqiptari ishte sinonim i kriminelit dhe Xhordano Bruno Guerri i lejonte vetes që të shkruante se shqiptarët janë gjenetikisht të egër, të këqinj e të dhunshëm.

Jam sot këtu në Shqipëri midis njerëzish të dashur e xhentilë, të çiltër e mikpritës. Kudo që kam shkuar, nga Tirana në Gjirokastër, nga Butrinti në Berat, më duket se kemi jetuar në një mashtrim të madh, në një keqkuptim. Duke harruar të kaluarën prej emigrantësh, që i detyroi shumë italianë të jetonin të poshtëruar, kemi shkarkuar mbi Shqipërinë zemërim dhe frikë. I jam rebeluar gjithmonë këtij imazhi stereotip, duke e menduar Shqipërinë si një parajsë të harruar, një rajon të Italisë, më i varfri ndër të varfrit.

Sot flas me piktorë, politikanë, biznesmenë të rinj, dëgjoj me vëmendje kryeministrin Fatos Nano, shoh sesi kryetari i Bashkisë, Rama, ka pastruar dhe rilyer Tiranën -qytet me arkitekturë italiane- sa me pasion punon nenkryetarja e Bashkisë, Mimi Kodheli, sa hijeshi ka tek aktorja Valbona Selimllari, sa impenjim sheh te gazetarët që më intervistojnë, te kamerierët që më shërbejnë në restorante, te shoqëruesit që më udhëheqin nëpër qytete. Kudo ndihesh si në Itali, kudo të mirëpresin dhe të shërbejnë me pasion dhe thjeshtësi. Ku jane pra ata monstra që na kanë përshkruar!?

Ndërkohë, sikur të ishim në Peskara, Panela solli në Tiranë radikalët nga gjithë bota, duke bërë që në çast të zhdukeshin të gjitha tabutë.

IL GIORNALE 2 nëntor 2002