Close
Faqja 59 prej 77 FillimFillim ... 949575859606169 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 581 deri 590 prej 770
  1. #581
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anëtarësuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Përtej Gramozit, gati për luftë
    Postime
    535
    Citim Postuar më parë nga Tevelizori
    homzo, lexoje kete me poshte e merr vesh pse vajzat duhet me dale ne protesta:

    automatikisht secilli veshtrues pasiv tash mund ta kuptoje pse kajher po i shohm ca cuna n'ato protesta.

    p.s. keto laknat pa mish ja shtova une, gjithmone tuj e kuptu qe doruntina osht kah e lyp piten me lakna me mish

    Ej po korit të bretkosave iu shtu ene i tjetër. Sa u botë tani, prit tju numëroj.

    Deqanasi "Më shumë llafe se sa vepra", DardanG "Dy gishtësi", Brar "Tastier shpejti", RTP "patetiku" dhe së fundi listës i shtohet dhe Televizori.

    Ti duhet të presësh për një nofkë, duhet të arrish profesionalizëm në fushën e idiotizmit dhe menjëherë do shpërblehesh me një nofkë.

    Dhe pastaj hajde ke lala se të bo lala ty byrek me lakra e qepë që të mos merresh më me muhabte të mëdhenjsh e të zesh fytin.

    Rrini mër ju emgrantët atje ku jeni... fillutë tu mbrojtë Kosovën ju. Nuk mbrohet Kosova me ju emigratët e Zvicrës e Belgjikës.

  2. #582
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    [
    QUOTE=Dragut]O DardanG "Dy gishtësi". Nuk të kuptoj. Diku sipër thua që Kosova ka një qeveri të zgjedhur e tani më thua që është po kjo qeveri që pranon dhe "Spagheti ala Ahtisari".
    E ke pritur Dragut përgjigjen kaherë, e dij, por unë sapo e hapa kompjuterin ndaj edhe po të përgjigjem!
    Kosova ka një qeveri dhe Shqipëria ka një Qeveri dhe ato janë të zgjedhura nga populli dhe ato, janë të përkrahura tash nga të gjitha partitë politike, edhe pse kundërshtare të forta mes veti, mos të them të armiqësuara mes veti, por që, në këtë rast, për cështjen e Kosovës, për Pavarësinë e Kosovës, të cilën Ahtisari e kërkoj në KS të KB, janë së bashku dhe madje edhe Qeveria e Kosovës, edhe Qeveria e Shqipërisë kanë nisur njerëz në Nju Jork dhe gjetkë për të lobuar dhe për të marrë përkrahjen për atë që propozon Ahtisari, pra për pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën! Këtë deshta ta them në postimin e mësipërm dhe deshta të them ty se ndal he more burrë se nëse e tërë klasa politike shqiptare, ajo që është dhe atë që e kemi sot, e pranon pa një pa dy propozimin e Ahtisarit, atëherë do të duhej që të ndalesh edhe t´i të mendoje pak, dhe të thuash, jam unë që nuk shoh, apo janë ata që janë të verbër?! Unë nuk jam më patriot se kjo klasë politike që kemi dhe as që jam më i informuar, por mendoj poashtu sem as ti nuk je aq i informuar për atë se c´po ndodhë rreth cështrjes së Kosovës dhe as më patriot se ata nuk je, që fundja marrin mbi vete përgjegujësinë për disa gjenerata!


    Më thuaj ti dhe kushdo tjetër pse duhet të ketë Serbia të drejta mbi Kosovën o pallagjym. Ma thuaj pra se dua ta di.
    [

    Më sa e kam kuptuar unë Pavarsia e mbikëqyrur për Kosovën, do të thotë automatikisht se Serbisë i mirret "tapia" mbi Kosovën, të cilën fuqitë e së keqës ia dhanë pa të drejtë një shekull më parë! Paralajmërohet edhe një Rezolutë tjetër për Kosovën, të cilin duhet ta miratoj KS i KB të Bashkuara dhe ajo do të zhvlerësoi Rezolutën e deritashme 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara! Serbia po ngulë këmbë që të mbetet Rezoluta e tashme 1244 dhe as që pranon një Rezolutë tjetër, sigurisht se e di cfarë do të jetë ajo tjetra. E ajo tjetra do t´ia mohonte Serbisë "pronësinë" mbi Kosovën. Vetëm një Rezolutë e till, një dokument i till ndërkombëtarë, ku i mohohet Serbisë "sovraniteti" mbi Kosovën, do të ishte sukses shumë i madh për Kosovën, e lëre më për të tjerat.

    Më fol për ato manastiret e krijuara shpejt e shpejt më fol pra se ne presim si të marrë për "xhevairet" që nxirrni nga gishtat e juaj. Pse Serbia të kontrollojë 8 % të Kosovës dhe drejtë përdrejtë?
    Unë nuk i kam krijuar as manastiret e reja dhe as të vjetrat! Besoj as ti! Por, ky është një problem më i madh dhe s´besoj që unë mund të përgjigjem drejt, por gjithësesi do ta jep përgjigjen, ashtu cfarë unë mendoj tash dhe gjithmonë kam menduar për këto manastire, për ato të vjetrat e jo për të rejat!
    Manastiret e vjetra, ai Decanit, i Pejës, i Prizrenit, i Gracanicës, i Devicit..., të gjitha ishin manastire të shqiptarëve, qoftë sish që ishin katolik, qoftë sish që ishin ortodoks! Por, kush ka faj more "dai", dhe unë nuk kam faj, përse të parët tonë e pëlqyen një fe tjetër dhe historinë, rrënjët e veta, armët e veta, madje armën më të fort ia falën hasmit tonë dhe ai hasëm i yni tashmë përdorë manastiret tona si deshmi të fort për vetëvetën dhe kundër nesh...Puna e manastireve "tona" është hapur vonë, kur erdhi "veja të b..."Të kujtohet ty kur Dr, Rugova shkonte në vizitë në Vatikan, jo për të ndërruar fe, por për të kërkuar përkrahjen e tij, njëmijë të zeza pas ia thoshin! Eshtë keq ta them, por dua ta them atë që e mendoj. Pak veta e thonë dhe me gjysmë zëri se manastiret "serbe" në Kosovë dikur ishin tonat! Ka shumë sish që janë me trup në Kosovë e me kokë nënë rerë, atje të havakushat, as që duan të dijnë për të kaluarën tonë, madje, madje...! Dhe e tërë kjo na hakmirret! Gjeje një birë nëne, historian, akademik, etnolog, apo grup të tyre, apo grumbull shqiptarësh, me hoxhë në krye, që do të dilte e ta thoshte se manastiret janë tonat! NUk dalin jo! Por, edhe po të dilnin, Serbia ka propaganduar që 100 vjet ( më së paku) e ne nuk mund të bëjmë asgjë për një javë! Vonë, vonë është, për këtë herë dhe kësaj pune n´dac ia pafshim hajrin, ndac sherrin!


    Përgjigju dhe po se bëre je një serb i vogël e një gjys plerë. Hajt se jeni në garë Ti, Brar "Tastier shpejti" dhe Deqanasi.

    Fituesi merr në shtëpi një komplet pjatash prodhuar në Serbi.
    [/QUOTE]
    Nuk jamë në garë me asken në forum, vecse shpreh mendimet e mia! E, sa për pjata "made in Serbia" që t´i i ofron si dhuratë, i ke me bollëk, je i furnizuar ,me gjithë shokë nga Serbia, madje me bollëk, ndaj për këtë bëni zhurmë dhe gjithëcka doni të shkatërroni sikur ato farë hijet e natës që shkatërronin natën punën e ustallarëve që muronin ditën! Ndani pjata e dhurata për ta futur Kosovën sërish nën Serbi! Kështu ka vepruar gjithmonë Serbia, në momentet më kritike, duke e blerë me dhurata përmjet serbëve të mëdhenj që shiten shqiptar të mëdhenj, sic je ti Dragut!
    Edhe njëherë po të them ty dhe shokëve t´u! Kundër Pavarsisë së Kosovës është Serbia, Rusia dhe "Vetëvendosja"! Vetëvendosja kundër Pavarsisë së Kosovës! Dhe iju i shkruani himne asaj!

  3. #583
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anëtarësuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Përtej Gramozit, gati për luftë
    Postime
    535
    Citim Postuar më parë nga DardanG

    Më sa e kam kuptuar unë Pavarsia e mbikëqyrur për Kosovën, do të thotë automatikisht se Serbisë i mirret "tapia" mbi Kosovën, të cilën fuqitë e së keqës ia dhanë pa të drejtë një shekull më parë! Paralajmërohet edhe një Rezolutë tjetër për Kosovën, të cilin duhet ta miratoj KS i KB të Bashkuara dhe ajo do të zhvlerësoi Rezolutën e deritashme 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara! Serbia po ngulë këmbë që të mbetet Rezoluta e tashme 1244 dhe as që pranon një Rezolutë tjetër, sigurisht se e di cfarë do të jetë ajo tjetra. E ajo tjetra do t´ia mohonte Serbisë "pronësinë" mbi Kosovën. Vetëm një Rezolutë e till, një dokument i till ndërkombëtarë, ku i mohohet Serbisë "sovraniteti" mbi Kosovën, do të ishte sukses shumë i madh për Kosovën, e lëre më për të tjerat.

    tapi, rezolutë, sovranitet, pronësi. Mendoj se këto fjalë nuk duhet të ekzitojnë farë në këtë disktutim.

    Mjafton vetëm kaq: Kosova tu kthehet kosovarëve pa asnjë kusht, ashtu siç dhe u mor. Nuk dua të ngjaj si një anakronik, por nëse e dhanë padrejtësisht atëherë tek Serbia pa asnjë kusht. Ashtu duhet dhe ta kthejnë tani.

    Nëse ju pranoni që mbi kurriz të Kosovës dhe kosovarëve të bëhen pazare, të tipit "Nato e Umniku e dinë më mirë për ne se çfarë duhet", "Rezoluta 12lesh e presh", pranoni dhe këtë që këto qeveri janë hipokrite.

  4. #584
    Për një Shqipëri ETNIKE Maska e Ylber_Experti
    Anëtarësuar
    14-11-2006
    Vendndodhja
    Në Enciklopedinë: alb.exp@hotmail.com
    Postime
    25
    Edhe pse juve e paskeni filluar kete polemike qe moti, tune tani po inkuadrohem me shprese qe nuk do ua prish rendin e kesaj valle qe e paskeni me nje tempo shume te tmerrshme.

    Per kete ceshtje kam diskutuar ne ca forume, ndoshta mund te me kujtojne ata qe me njohin me nickun: Albanian eX|PerT!

    Them, qe kete ceshtje nuk duhet diskutuar nen hijen e kesaj levizje, pra te Vetevendosjes, porse si ceshtje konkrete ne esence, duke mos e identifikuar me persona konkret.

    Une per vete as qe e njoh e as qe i admiroje kete levizje, porse as qe jam me ndonje parti, te cilat ngrisin konceptin qe per neve te vendos Serbija! Pra jam i pavarur, dhe ne kete menyre si rrjedhoje jap mendimin tim pa prapavija.

    Te pranuarit e kesaj pako nga Ahtisaari per mendimin tim, tregohet nje naivitet i pranuesit perderisa pranuesi duhet te jete shqiptare, porse neve e dijme se ne kete pako nuk permenden shqiptaret, nuk permendet identiteti i tyre, nuk permendet kultura dhe gjuha e tyre, e shumecka te cilat duheshte te permenden Ahtisaari i kurseu, porse nuk u bezdis qe qindra here te permend fjalen serb ne kete pako me plote "flori" e "xhevahir", nuk i erdhi aspak merzi te permend qindra here kulturen dhe identitetin e serbeve. Pra kjo pako s'eshte per ne porse per te tjeret, me sakte per armiqt tane!

    Mbase kohet e fundit mendoj te kycem ne forumin tuaj, shpresoj se do jem ne rrjedha ne te gjitha diskutimet, e ndoshta do njihemi e miqesohemi me mire! Sa per fillim kaq,...

    Ju nderon!
    Albanian eX|PerT
    Personaliteti i njeriut vishet me moral, ndërgjegje, sinqeritet dhe karakter të fortë. © Ylberi

  5. #585
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Vetëvendosje ka kërkuar lirimin e pa kusht nga burgu të Albin Kurtit

    Prishtinë, 29 mars Në një konferencë për gazetarë, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar lirimin e pa kusht nga burgu të Albin Kurtit, i cili ka hyrë në ditën e shtatë të grevës të urisë.
    Vetëvendosje ka bërë të ditur se të shtunën më 31 mars në orën 14.00 do të mbajë protestën e radhës para Teatrit Kombëtar, në të cilën do të kërkohet liri dhe vetëvendosje pa kusht për popullin e Kosovës si dhe lirimi i Kurtit dhe i të gjithë të burgosurëve tjerë politikë.
    ---------------------------------------------

    Dala plast po si nuk kane turp oore?
    Kerkojn LIRI per POPULLIN E KOSOVES!.
    Sa me shume shkone koha,aq me shume me bejne te dyshoj se keta djelmosha perfaqesojne ndonje grupe minoriteti,ndryshe nuk kuptohet ku jane msye njikeshtu?

    Sa per Albinin,une do e denoja per vdekjen e dy te rinjeve ne demostratat e kalueme.
    Dreqi ta haje..
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  6. #586
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga DardanG
    ..." ndal he more burrë se nëse e tërë klasa politike shqiptare, ajo që është dhe atë që e kemi sot, e pranon pa një pa dy propozimin e Ahtisarit, atëherë do të duhej që të ndalesh edhe t´i të mendoje pak, dhe të thuash, jam unë që nuk shoh, apo janë ata që janë të verbër?! Unë nuk jam më patriot se kjo klasë politike që kemi dhe as që jam më i informuar..."
    Sa verejtje me vend!
    Nuk prekin trurin se z.F.Sejdiu ka mbarue studimet univerzitare te drejtesise,studime pasuniversitare,ka mbrojtur disertacionin e doktoratës,studime të thelluara në Francë (Universiteti Paris 2) dhe në SHBA (Arizona State University), ndërsa ka pasur qëndrime më të shkurtra studimore edhe në universitete të tjera. Ka marrë pjesë në shumë simpoziume shkencore vendore dhe ndërkombëtare. Ka publikuar shumë punime shkencore nga fusha juridike - historike dhe juridike kushtetuese. Është autor librash të veçantë nga këto fusha e profesor në Fakultetin Juridik dhe atë të Shkencave Politike të Universitetit të Prishtinës.

    ...E ky burre i madhe,Sejdiu(si shembull e morra)na qenka koktul sipas `analistave`te anetareve te levizjes VETVENDOSJE!
    FLMD VETVENDOSJE .
    Flmd shume se po mos te na tregonit ju ,ne do tu besonim ketyre burrave te medhenje qe kane trojet tona .Tani na bete te kuptojme se te gjithe keta dijetar e shkencetare na qenkan hendikep nga mendja.

    rrnofte albini
    rrnofte vetfundosja

    ..."Manastiret e vjetra, ai Decanit, i Pejës, i Prizrenit, i Gracanicës, i Devicit..., të gjitha ishin manastire të shqiptarëve, qoftë sish që ishin katolik, qoftë sish që ishin ortodoks! Por, kush ka faj more "dai", dhe unë nuk kam faj, përse të parët tonë e pëlqyen një fe tjetër dhe historinë, rrënjët e veta, armët e veta, madje armën më të fort ia falën hasmit tonë dhe ai hasëm i yni tashmë përdorë manastiret tona si deshmi të fort për vetëvetën dhe kundër nesh...Puna e manastireve "tona" është hapur vonë, kur erdhi "veja të b..."Të kujtohet ty kur Dr, Rugova shkonte në vizitë në Vatikan, jo për të ndërruar fe, por për të kërkuar përkrahjen e tij, njëmijë të zeza pas ia thoshin! Eshtë keq ta them, por dua ta them atë që e mendoj. Pak veta e thonë dhe me gjysmë zëri se manastiret "serbe" në Kosovë dikur ishin tonat! Ka shumë sish që janë me trup në Kosovë e me kokë nënë rerë, atje të havakushat, as që duan të dijnë për të kaluarën tonë, madje, madje...! Dhe e tërë kjo na hakmirret! Gjeje një birë nëne, historian, akademik, etnolog, apo grup të tyre, apo grumbull shqiptarësh, me hoxhë në krye, që do të dilte e ta thoshte se manastiret janë tonat! NUk dalin jo! Por, edhe po të dilnin, Serbia ka propaganduar që 100 vjet ( më së paku) e ne nuk mund të bëjmë asgjë për një javë! Vonë, vonë është, për këtë herë dhe kësaj pune n´dac ia pafshim hajrin, ndac sherrin!
    T`lumte Dardan!
    Cka shton njeri ketu,veq e prishe.

    Edhe njëherë po të them ty dhe shokëve t´u! Kundër Pavarsisë së Kosovës është Serbia, Rusia dhe "Vetëvendosja"! Vetëvendosja kundër Pavarsisë së Kosovës! Dhe iju i shkruani himne asaj!
    Jane que peshe, he kryet e vet e honkshin.

    Po me dhimben ata dy te rinje qe shkuen per kurgja...Ndjes paqin e shpirti ju prehte ne paqe!
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  7. #587
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Kam përshtypjen se ndërsa shqyrtojmë vetëdijen tonë kombëtare duhet bërë kujdes në të emërtuarit këtë vetëdije në kombëtare, sepse kështu nxirret në pah kuptimi i kombit shqiptar, ndryshe nga emërtimi i cunguar “shqiptar”. Nëse kërkojmë me të vërtetë vetëdijen tonë prej shqiptari, duhet ta lidhim atë detyrimisht me kombin, kombësinë, çështjen kombëtare dhe lëvizjen për rimëkëmbjen e kombit shqiptar. Çdo shkarje në qesëndisje, idhujtari apo mungesë komunikimi me shtresat e gjera të lexuesit do të çonte përçarje të reja dhe në pavetëdije kombëtare.
    -----------------------------------------
    "Dr.Dituria"

  8. #588
    i ç'regjistruar...
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Postime
    736
    e pse m'citove mua tash ore Dragut, se po behn dy here qe t'kom thon mos ha **t.
    Opssssss.....
    U bene tri here tani, e treta e verteta , ha tash **t.
    Sidomos pasi po tregon qe vetem prej fotove je duke i percjelle protestat e vetvendosjes. E une qe jom ketu ku mbahen protestat te them se nuk jan burra e gra, ndoshta disa drogsgjinje po, por te shumtet jan cuna qe skan nxene ende ndonje femer dhe e shohin rastin aty per te bere ca
    Dhe or dragut pse rrin ashtu vetullngrysur, hapi pak vetullat, qelu pak, mendo dicka mire, noj livadh me lula, ndonje vajze te bukur dhe pastaj leshoja syte nikut tim e do ta shohesh se nuk jam une televizori si thua ti, por teVElizori ashtu si me quajne shkollaret e vetvendosjes.

  9. #589
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anëtarësuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Përtej Gramozit, gati për luftë
    Postime
    535
    Citim Postuar më parë nga Tevelizori
    e pse m'citove mua tash ore Dragut, se po behn dy here qe t'kom thon mos ha **t.
    Opssssss.....
    U bene tri here tani, e treta e verteta , ha tash **t.

    E kisha qëndisur diçka për ty mor B.O.L.E por e shuajtën... por dije të dh.jes në kokë ty e më të bukrit këtu.

  10. #590
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    EJA NË DEMONSTRATË!

    Të shtunën me 31 mars në ora 14:00

    Demonstro për vetëvendosje dhe për lirimin e Albin Kurtit dhe të gjithë të
    burgosurve tjerë politik.



    www.vetevendosje.org
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

Faqja 59 prej 77 FillimFillim ... 949575859606169 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çamëria
    Nga artur në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 21-04-2010, 17:31
  2. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Kryeministri i Kosovës jep dorëheqjen
    Nga rudo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •