Close
Faqja 76 prej 77 FillimFillim ... 266674757677 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 751 deri 760 prej 770
  1. #751
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    [QUOTE]
    Citim Postuar më parë nga Dorontina
    bani ndarje berdhogu :[/B]
    kanta e par e kuqe : mafia , mashtruesit rrencat e koruptuesit e PS
    kanta blu: partia ne fuqi qe bejn shum ndetimtari e puntoret jan te huej e nese vdesin aksidentalisht i shtin ne beton "as se kam pa as se kam njoft"...kan ba edhe filme per keto ....kjo parti asht per gllobalizim ...
    kanta e verdh :politikanet "islamik" (do me then te hujt ne pushtet me gjenerata ketu )qe mbrojn te hujt ....

    a te pelqei kjo .Dardang ?
    Nuk është e keqe, por e keqja është se ju së bashku në ato të ndarat e bardha, të kuqe, të kaltëra, të verdha e të zeza për plehëra, po i hudhni e edhe gjërat me shumë vlera: ar e margaritar(pra miq e ndihmëtar) dhe këtë e bëni me gjakftohësi, me injorim, me përbuzje, me kryenecsi, sikur të ishe më e pasura e botës, sikur të ishe më e zonja i të gjitha zonjave( ndërsa fort mirë dihet se të pasurit nuk i përbuzin dhe hudhin lehtë gjërat as të mëdha dhe as të vogële të vlerëshme(ndryshe si mund ta krojonin dhe si mund ta mbronin, ruaninn atë pasuri)! Edhe në Kosovë, vend i varfër, hudhen plehrat, vetëm plehrat, ndonëse nuk klasifikohen sikur atje në Belgjikë, por ato hudhen! Dhe ka shumë plehra për tu hudhur, por nuk bënë së bashku me plehra të hudhet edhe ari, edhe margaritari, pra miqtë që në momentet më kritike e shpëtuan Kosovën! Preke kokën Doruntinë dhe bëja vetës një pyetjefarë do të bëhej me Kosovën, në Vitin 1999, po të mos ishte kembëngulësia e SHBA-Ve, Britanisë së Madhe, e NATOS..., të cilat sot po e përkrahin dhe paralajmërojnë nga ana e tyre njohjen e Pavarsisë së Kosovës?! Cfarë do të ndodhte me Kosovën po të mos ishin ato gati tre muaj bombardime mbi Serbinë?! Dhe, tani, këta miq që na ndihmuan, na ndihmojnë dhe paralajmërojnë të na mbështesin edhe pas Pavarsisë, këta margaritar duhet hedhur, madje edhe duhet ndarë, në ato të ndarat e bërllogut?! Jo! Miku i vertetë duhet nderuar, kjo është në traditën shqiptare, kjo është urtësi e përvojë shqiptare! Edhe amerikanët, supërfuqi ushtarake dhe ekonomike botërore, kërkojnë miq, duan miq, gëzohen kur kanë miq, qoftë edhe të vegjël, sepse mbështetja sado e vogël qoftë është ndihmë e madhe! Ndërsa ne, aq të vegjël që jemi(krahasuar me të mëdhenjët) t´i hudhim miqtë mëdhenj në të ndara bërllogu?!

    ..e kush jan te ju Dardang ? psh rumunet e armatosur "paqeruset e juaj " ....te lutem kruje koken ma shum ....
    Rumunët fatkeqësisht, edhe më parë, është parë që nuk kanë prirje për miqësi proshqiptare, por ata i kishin, edhe ashtu, ditët e numëruara në Kosovë! UNMIKU një ditë do të shkonte dhe dikush i ngjashëm(EUMIK, apo...) do të ishte me i vogël dhe me kompetenca më të kufizuara, por e keqja është nuk është dashur t´u jepet rasti rumunve për t´i vrarë shqiptarët! Qindra lutje e thirrje, nga NATO e UNMIK, bashkë me thirrje edhe paralajmërime dhe të tërthorta kërcënime kanë shkuar, dhe atë publikisht, në adresë të Vetëvendosjes që të mos e bëjë atë që e bënë se ndryshe...! Por, Vetëvendosja e bëri të vetën dhe fundi tragjik, i dhëmbshëm. dihet! Vetë Ceku, kryeminister i asaj Qeverie të Kosovës(ajo që është dhe ai që është) ka pranuar se para demonstratave tragjike ka takuar Albin Kurtin! Ka takuar Albin Kurtin dhe e ka lutur mos e bë këtë! Gjeneralët dekorohen për betejat e fituara, por "gjeneralët" ndëshkohen me zhgradohen, madje edhe denohen me vdekkje për betejat e humbura, për ushtarak e ushtar të humbur në luftë! Albin Kurti nuk e fitoi luftën këtë rast! Nuk meriton as të gradohet, as të madhërohet e aq më pak të hyjnizohet!
    Me porositë: "Kruaje kokën!" Përse ta kruaj kokën?! Nuk i ka mo..., që të më kruhet koka, pra ndergjegjën e kam të pastër! Por juve të "Vetëvendosjes"është dashur ta prekni kokën dhe të pyesni: Rusia, Serbia e kundërshtojnë Pavarsinë e Kosovës! Përse ta kundërshtoj këtë edhe "Vetëvendosja"?!

    [B]
    Mos u mundo te mesosh qka asht atdheu ket e dij ....[/
    B]
    Atdheu nuk është pronë e imja dhe e askujt, por është detyrim i cdokujt?! E aq më pak eshtë e drejtë e atyre që luajnë me fatin e tij, pra të Atdheut! E ata që luajnë me fatin e Atdheut ka mundësi që nuk e ndjejnë atë Atdhe për Atdhe!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DardanG : 21-04-2007 më 15:11

  2. #752
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Por juve të "Vetëvendosjes"është dashur ta prekni kokën dhe të pyesni: Rusia, Serbia e kundërshtojnë Pavarsinë e Kosovës! Përse ta kundërshtoj këtë edhe "Vetëvendosja"?!
    O budallë, a din ti me dallu "Pavarësinë" prej "Pakos së Ahtisarit"??

    Serbia e Rusia, Kërkojnë ekstremine tyre: zhdukjen e shqiptarëve (gjë që nuk duhet të merret parasysh meqenëse ne nuk jemi objekt i opinionit serb)
    Vetëvendosja kërkon të drejtën e natyrshme të shqiptarëve për vetëvendosje. Sepse pavarësia nuk vie në paketë e as nga qieli, ajo duhet jetë vullnet i popullit.
    Pakoja e Ahtisarit është diçka mes kërkesave tona dhe atyre të Serbisë. Pra Ahtisari është munduar të gjejë "mesataren apo kompromisin.
    E "Vetëvendosje!" nuk pranon kompromis. Sepse nuk arsyetohet në asnjë mënyrë të hysh në bisedime me një shtet të huaj për të ngociuar për lirinë tënde.

    Ju keni negociuar dhe e keni pranuar paketën e Ahtisarit. Pasojat do t'i shihni së shpejti. Kur Pakoja të fillojë të zbatohet e kisha tu marrë shqiptarëve tokat e të ndahet Kosova atëherë do të fillojë lufta. Jo, ne. Por vetë ju që po e pranoni Pakon do të filloni luftën kur të shihni se ç'është Pakoja e Ahtisarit.
    Pastaj kot thërrisni, mirë e paska pasur Vetëvendosja. Atëherë është vonë.

  3. #753
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Arrestime të dhunshme në Mitrovicë

    Saturday, 21 April 2007

    31 aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! u arrestuan sot në Mitrovicë. Aktivistët e Lëvizjes sot ndërmorrën aksionin e shkruarjes së fjalës ‘VRASËS’ nëpër veturat e UNMIK-ut. 13 prej aktivistëve u liruan pasi që u mbajtën për një kohë në stacionin policor.

    Policia është duke e vazhduar fushatën e vet të dhunës kundër aktivistëve të Lëvizjes. Aktivistët janë duke u arrestuar, rrahur dhe maltretuar nga SHPK-ja për shkak se poi a shpërfaqim UNMIK-ut të vërtetën para syve – e vërtetë kjo që po i dhemb shumë kësaj administrate koloniale. Sot në Mirovicë policia shumëetnike e qytetit ishin veçanërisht të dhunshëm kundër aktivstëve duke rrahur dhe ofenduar rëndë ata brenda stacionit të policisë, pas arrestimit.

    Vrasësit në UNMIK kështu po tentojnë ta vrajnë edhe të vërtetën për krimin e kryer. Me vrasjen e të vërtetës për 10 shkurtit ata shpresojnë t’i ikin përgjegjësisë dhe dënimit. Këtë e dëshmoi edhe raporti i publikuar nga Robert Dean i cili fajin për vrasjet e 10 shkurtit nuk ia la askujt. Në ndërkohë pushteti po egërsohet ditë e më shumë kundër Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si e zëri i vetëm i cili nuk po pranon që vrasësit të lihen të qetë dhe të lirë. Askush nuk ka të drejtë ti vrasë qytetarët e Kosovës dhe të mos përgjigjet për këtë, pavarësisht se prej nga vie dhe për kë punon. Aq më pak një grusht administratorësh e policësh kolonial të cilët janë instaluar në vendin tonë me kërkesë të armikut tonë, Serbisë.

    Lëvizja VETËVENDOSJE!

  4. #754
    Perjashtuar Maska e riu
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    Para cuna e goca te Vetevendosjes, se pa juve do ishim ala me bythet e ktyre te lodhurve nga jeta. Duhet me shume zhurme dhe presion se nderkombetaret nuk kane per te ik nga Kosova, por duhet te kuptojne qe populli ketu nuk eshte Somali dhe Zimbabve qe pret cardolloj lemoshe qe i hedhin. Ktyre liberaleshve moderne bejuni cicin gjithe diten. "Toleranca dhe mirkuptimi" sjellin vetem seks anal pasiv.

    Shikoni Gjermanine dhe Ameriken, politika radikale dhe klan-nacionaliste. Lufte pas lufte, pushtim ekonomik pas pushtimi ekonomik. Zgjidhni aleatet shteterore dhe ruani gjallerine. Naften OKB-se homoseksuale.

  5. #755
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Express E shtunë, 14 prill 2007

    Zgjidhja mund të nënkuptojë ndarje

    Për pikëpamjet e disa ekspertëve perëndimorë, ndarja, shkëmbimi i tokave apo bartja e popullatës mundet të pasqyrojë më mirë realitetet dhe dëshirat e grupeve etnike të përfshira në planin shumetnik pas së cilit perëndimi është aq shumë i dhënë

    Matt Robinson
    Ellie Tzortzi
    Reuters
    Beograd, 13 prill —

    Serbia planifikon të mos e përfillë Perëndimin dhe të ndajë provincën e saj në shkëputje, Kosovën, nëse ajo e fiton pavarësinë këtë vit, thonë analistët dhe politikanët. Dhe për pikëpamjet e disa ekspertëve perëndimorë, ndarja, një shkëmbim tokash apo bartja e popullatës mundet të pasqyrojë më mirë realitetet dhe dëshirat e grupeve etnike të përfshira në planin shumetnik pas së cilit perëndimi është aq shumë i dhënë.
    "Elefanti në dhomë (e vërteta e dukshme) të cilin askush nuk dëshiron ta pranojë është se serbët dhe shqiptarët në Kosovë në të vërtetë nuk dëshirojnë të jetojnë së bashku në shtetin e njëjtë", thotë profesori Steven Meyer i 'National Defense University' në Washington. "Na pëlqen apo jo, kjo e dhënë duhet respektuar". Ai i ka thënë Reuters'it se nëse Kosovës do t'i lejohej "një votim se çfarë duan njerëzit dhe me kë duan të jetojnë, do të dilte një pamje krejt tjetër me atë që tash po shtyhet përpara" nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian dhe emisari i Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari. Thela veriore e Kosovës sipërlumit Ibër është vendlindja e mëse 40 mijë serbëve. Diku 60 mijë të tjerë jetojnë në enklava të izoluara në jug, të rrethuar nga dy milionë shqiptarë. Aleatët në NATO dhe Bashkimi Europian përjashtojnë ndarjen. Por në terren, Kosova veç është e ndarë. Në bazë të administratës,lidhjeve telefonike, ujit dhe rrymës elektrike, veriu nuk ka lidhje me kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën. Ligjet e Kosovës dhe urdhëresat e Kombeve të Bashkuara nuk
    vihen re, dhe serbët vazhdojnë të përdorin targat serbe dhe dinarin shumë më shumë sesa targat e vëna "KS" nga KB'të dhe euron. Profesori Meyer thotë se plani i Ahtisaarit "do të institucionalizojë komunat e bazuara në etnicitet në të dy anët (palët)". Trekëndëshi verior i Kosovës është zonë e pashkelshme përliderët shqiptarë
    që prej luftës. Policët civilë nga Serbia patrullojnë qytetin e ndarë të Mitrovicë në hyrje të tij. Dhe burimet serbe thonë se qeveria në Beograd qetësisht po blenë shtëpitë e shqiptarëve në veri. Qëllimi i vërtetë: Ndarja
    "Nëse Kosova bëhet e pavarur, serbët në veri do të shpallin ndarjen e tyre nga Kosova", thotëOliver-Ivanovic, një politikan serb në Kosovë i parë nga diplomatët perëndimorë si zë relativisht i moderuar.
    Analisti James Lyon beson se Serbia veç ka bërë planet. Tash për tash, ka shkruar ai në një koment në internet, Serbia po provon të vonojë një vendim të Kombeve të Bashkuara në rekomandimin e Ahtisaarit që Kosovës do t'i jepte pavarësinë, nën mbikëqyrjen e BE'së. Serbia dëshiron që aleatja e saj Rusia, e cila ka pushtetin e vetos në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të ndalojë procesin në mënyrë që shqiptarët të humbin durimin e tyre dhe tëdeklarojnë pavarësinë njëanshmërisht, që do sillte si pasojë një largim në masë të serbëve nga enklavat në jug në strehën e veriut. Perëndimi dëshiron një vendim të Kombeve të Bashkuara për t'i dhënë fund paqartësisë legale të cilën Kosova e ka jetuar që kur bombardimet e NATO's larguan forcat serbe më 1999 për t'i dhënë fund vrasjes së civilëve përderisa serbët
    luftonin guerilët separatistë shqiptarë. Zyrtarisht, Serbia nuk është e interesuar në copëzimin e Kosovës, po që se nuk detyrohet të dorëzojë 15 për qind të territorit të saj, dhe të humbas vendin e futur në historinë dhe mitin serb. Por Beogradi, privatisht, e di që nuk mund të rimarrë Kosovën dhe "qëllimi i vërtetë" i tij është ndarja, thotë Lyon. Ushtarët francezë të një force të fortë të NATO's prej gjithsej 16,500 vetash patrullojnë vijë të tensionuar ndarëse në Mitrovicë, një qendër e dobësuar minierash. Misioni i Kombeve të Bashkuara ka vetëm një prezencë minimale në veri, dhe NATO ka vetëm 600 ushtarë amerikanë dhe gjermanë atje. Lyon parashikon se nëse Kosova bëhet e pavarur pa ia dhënë këtë të drejtë Kombet e Bashkuara, Serbia do të përdorë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit për të ngulur pretendimet e saj në enklavën e veriut që veçse e kontrollon. E miratuar pasi NATO kishte hyrë në terren, 1244'shi pohon sovranitetin e Jugosllavisë, një shtet i zhdukur trashëgimtar ligjor i së cilës është Serbia. Prishja e tabusë së shkëmbimit të tokave Perëndimi frikohet se çfarëdo diskutimi formal ndarjesh do të mund të shtynë sulmet e shqiptarëve mbi serbët e enklavave që rrethojnë, duke shpartalluar premtimin e bashkëjetesës
    etnike. Ajo po ashtu mund të rindezë shqetësimin mes shqiptarëve në kufijtë e Kosovës në Luginën e Preshevës në Serbi dhe në Maqedoni, ku NATO ndaloi luftimet më 2000 dhe 2001. Liderët e shqiptarëve në Preshevë kanë kërcënuar në rast se Kosova do të ndahej, dhe disa prej ish-guerilëve të Maqedonisë ende nuk janë tërësisht nën kontroll.
    Një domino tjetër në Ballkan mundet të dështojë, nëse pavarësia e Kosovës ua mbush mendjen serbëve të Bosnjës se ata po ashtu shkëputen dhe t'i bashkohen Serbisë sikurse promovojnë disa prej tyre.
    Nëse plani i Ahtisaarit për Kosovën del prej binarësh në Kombet e Bashkuara, Meyer ka thënë "njerëzit do të fillojnë të shikojnë në një numër alternativash, përfshirë ndarjen". Dhe nëse ajo kalon, do të ketë edhe më tej gjasa "për dhunë dhe një shpërngulje serbësh në veri". Amitai Etzioni, profesor në George Washington University, thotë se përpjekjet për të krijuar një shtet shumetnik kanë qenë një "dështim i plotë, i pamatur dhe autoritarian". "Grupet etnike janë të ndara sa edhe para luftës", ka thënë ai për Reuters. "Na duhet ndarja".
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  6. #756
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    nje analize te Akademikut Qosja te cilen e ka dhene ne vitin 2005 dhe e ka botue "mekuli. press".
    Arsyeja se pse po e sjelli kete analize eshte se parashikimet e Rexhep Qosjes ne vitin 2005 po perputhen edhe me mendimet e ekspertve ne shkrimin ma nalt dhe per te argumentuar se po te kshillohej GU me Akademik Rexhep Qosjen, Akademik Esat Stavilecin e ndonje intelektual tjeter se cfar opcione te perdoren ne bisedime, serbia nuk kishte arrite qe te perfitoj teritore te Kosoves ma shume se i ka takue simbas perqindjes se serbve qe kane jetu edhe para lufte ne Kosove dmth 5% komunen e Leposaviqit dhe Zubin Porokut ne kembim me Presheven, Bujanovcin dhe Medvegjen.
    Ne vazhdim teksti
    ---------------------------



    Në bisedime të shkohet edhe me opsionin e lëvizjes së kufirit me Serbinë

    Në bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës, përpos opsionit për pavarësi sovrane, ne do të duhej të kemi edhe opsionin për lëvizjen e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Është në interesin historik të popullit shqiptar në Kosovë dhe të popullit shqiptar në përgjithësi, që opsionit të dytë t’i jepet përparësi në krahasim me të parin

    Shkruan: Akademik Rexhep Qosja

    Përvoja historike na mëson se as në bisedime për çështje të mëdha, siç është çështja e Kosovës, nuk shkohet vetëm me një opsion. Mendja politike e thotë, prandaj, se në bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës ne nuk do të duhej të kishim vetëm një opsion. Sipas mendimit tim, në bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës do të duhej të kishim dy opsione: i pari, është opsioni për pavarësi sovrane, që e kemi, kurse, i dyti, është opsioni për lëvizjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë që, tani për tani, e mohojmë. Sado politikisht i papranueshëm për faktorët ndërkombëtarë, opsioni i dytë mund të jetë opsioni themelor që premton zgjidhje përfundimtare, vërtet, historike të çështjes së Kosovës. Për këtë arsye ne nuk do të duhej t’iu shmangeshim bisedimeve për këtë opsion, natyrisht në qoftë se rrethanat politike e bëjnë opsion të bisedimeve. Po, të shohim më parë se çfarë mendimesh dhe opsionesh janë në qarkullim në prag të fillimit të bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës. Prej ditës kur Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara mori vendimin për fillimin e bisedimeve mbi statusin përfundimtar të Kosovës, në mediat tona, në Prishtinë dhe në Tiranë, po publikohen deklarata të disa zyrtarëve të niveleve të ndryshme, në të cilat ky vendim quhet hiç më pak se historik, kurse pavarësia e Kosovës me sovranitet konsiderohet zgjidhje tashmë, pothuaj, e siguruar. Vetëm ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, edhe më tej nuk ngurron të jetë përjashtim nga ky kor optimist: ai thotë se më parë sesa pavarësi me sovranitet Kosovës do t’i njihet pavarësi e kushtëzuar, natyrisht, si zgjidhje disavjeçare me siguri ushtarake ndërkombëtare; dhe, kjo është zgjidhja e supozuar si zgjidhje e faktorëve ndërkombëtarë. A ishte historik, vërtet, për Kosovën dhe për popullin shqiptar, në përgjithësi, vendimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të mund të thuhet vetëm në fund të bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës. Më tepër se pesë vjet pas vënies së Kosovës nën protektoratin ushtarak dhe civil të OKB-së, Këshilli i Sigurimit do të mund të merrte vendim historik: e para, ose duke ia njohur Kosovës të drejtën që në referendum të vendosë për ardhmërinë politike dhe kushtetuare-juridike dhe, e dyta, ose duke e shpallur Kosovën të pavarur dhe anëtare të OKB-së. Në vend të njërit nga këto dy vendime që do të ishin, vërtet, historike për Kosovën dhe për popullin shqiptar në përgjithësi, Këshilli i Sigurimit mori një vendim politik për bisedimet e ardhshme të cilat janë paraparë edhe në Rezolutën 1244. Pavarësisht prej kënaqësisë, gëzimit, optimizmit që na sjellin deklaratat për pavarësinë tashmë të siguruar të Kosovës, një gjë nuk duhet të harrohej: nuk duhet të harrohej se çështja e Kosovës nuk ishte dje e aq më pak mund të jetë sot çështje propagandistike në zgjidhjen e së cilës mund të ndikohet me propagandë, sidomos jo me propagandë të gjedhes së harxhuar komuniste. Çështja e Kosovës, si edhe çështja shqiptare në përgjithësi, është një çështje zgjidhjes të së cilës sot i shërbehet në radhë të parë me të dhëna shkencore – historike, politike, diplomatike, etnike, ekonomike, kulturore e të tjera dhe me maturi politike. Nuk duhet të harrohet, gjithashtu, se, siç është thënë e siç është dëshmuar shumë herë gjatë historisë, qëllimeve të mëdha u bëhet shërbim i keq në qoftë se shpallen të arritura përpara se të jenë arritur. Të njëjtin kuptim ka sigurisht edhe fjala e urtë popullore, në të cilën është përmbledhur përvojë shumëshekullore: nuk bëhet hop pa kaluar lumi! Prej vitit 1981 e këndej në vazhdimësi e, sidomos, tani, sjelljet tona, gjykimet tona, deklaratat tona vëzhgohen kujdesshëm në qendra politike dhe diplomatike ndërkombëtare, kurse prej qershorit të vitit 1999 edhe prej ndërkombëtarëve këtu, në Kosovë. Në bazë të tyre nxirren përfundime për nivelet tona politike, për pjekurinë tonë, për prirjet tona demokratike a jodemokratike. Për këtë arsye deklarata e njërit nga anëtarët e delegacionit, i cili megjithëse nuk ka bërë asgjë, ama bash asgjë për Kosovën e sotme, i lejon vetes të deklarojë se pavarësimin e Kosovës, nuk mund ta pengojnë as NATO, as SHBA-të, as Bashkimi Evropian, jo vetëm se i bën shërbim të keq Kosovës, por edhe e komprometon rëndë pjekurinë politike të Kuvendit tonë, i cili lejon që në delegacion të ketë edhe një analfabet të tillë politik! Kush ka mend nuk i provokon as NATO-n, as SHBA-të e as Evropën në atë mënyrë. Opinioni shqiptar me të drejtë pret nga njerëzit e politikës në Tiranë dhe në Prishtinë: që gjuhën retorike dhe patetike propagandistike për statusin përfundimtar të Kosovës ta zëvendësojnë me gjuhën e mendimeve, të ideve e të dhënave të shprehura qetë, bindshëm, mençur; që të mos paraqiten me opsione të ndryshme për këtë status pavarësisht a paraqiten në Kosovë, në Shqipërinë shtetërore apo në ndonjë vend tjetër; që, më në fund, pavarësisht prej qëndrimit të faktorëve ndërkombëtarë, të jenë unikë, ata në Shqipëri me ata në Kosovë, në mospajtimin me çdo opsion tjetër që nuk e nënkupton të drejtën e popullit të Kosovës për të vendosur vetë, në mënyrë sovrane, për ardhmërinë e Kosovës.

    Disa opsione për një zgjidhje

    Megjithëse në mediat tona, herët më të shpeshta paraqiten deklarata të analistëve, intelektualëve, politikanëve, anëtarëve të grupeve të ndryshme që merren me çështje të pazgjidhura etnike në botë, me kriza, me çështje politike botërore në përgjithësi, të cilët pavarësinë e shohin si të vetmen zgjidhje të çështjes së Kosovës, nuk është aq i vogël as numri i të tjerëve, që shprehin pikëpamje të tjera për këtë çështje. Nuk është e vështirë të konstatohet, ndërkaq, se numri më i madh i tyre e quan sot pavarësinë e kushtëzuar të vetmin përfundim real të bisedimeve që së shpejti do të fillojnë, në të vërtetë të vetmen zgjidhje për të cilën do të marrë vendim Këshilli i Sigurimit nën ndikimin e SHBA-ve dhe të Bashkimit Evropian duke ditur se Prishtina dhe Beogradi nuk do të mund të merren vesh mes vete. Si serbët për të cilët, si e thonë, autonomia thelbësore mbetet e vetmja “zgjidhje” e pranueshme, ashtu edhe shqiptarët për të cilët pavarësia sovrane mbetet “zgjidhje e panegociueshme”, gjatë bisedimeve për çështje të ndryshme praktike, do të shtrëngohen të bëjnë lëshime, kush më të pakta e kush më të mëdha, prandaj edhe zgjidhja e quajtur përfundimtare mund të ketë përmbajtje më pak a më shumë të ndryshme. Nga arsenali i pasur i nocioneve, i termave dhe i togfjalëshave terminologjikë, me të cilët i mbulojnë çështjet e ndryshme politike dhe kushtetuare-juridike, përfaqësuesit e vendeve, që do të drejtojnë bisedimet mes shqiptarëve dhe serbëve, nuk do ta kenë të vështirë që të zgjedhin ato me të cilat do ta mbulojnë përmbajtjen e statusit të ashtuquajtur përfundimtar të çështjes së Kosovës duke e quajtur atë status pavarësi me një epitet pas, si, për shembull, pavarësi e kushtëzuar, apo pavarësi e kufizuar, apo pavarësi provuese apo ku të dihet si ndryshe, që në të vërtetë nuk është kurrfarë pavarësie! Siç dihet, për ato që duan të bëjnë, fuqitë e mëdha kanë të farkuara jo vetëm nocionet, termat, togfjalëshat terminologjikë me të cilat i mbulojnë, por edhe mjetet demokratike dhe jodemokratike me të cilat qëllimet i çojnë pa lëkundje deri në fund.

    Lëvizja e kufijve

    Pas vendimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për fillimin e bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës, në mediat tona po u jepet vend edhe shkrimeve apo deklaratave të atyre analistëve të huaj të cilët flasin për të ashtuquajturën ndarje të Kosovës, si zgjidhje e mundshme e çështjes së Kosovës. Dëgjuesit e emisionit në gjuhën shqipe të Zërit të Amerikës patën rastin më 27 tetor që të dëgjojnë analistin amerikan, Ted Karpenter, i cili më gjerësisht foli për arsyeshmërinë e “ndarjes” së Kosovës. Mendimet e tij u botuan, mandej, edhe në disa gazeta në Tiranë dhe në Prishtinë. Mund të thuhet se tani, për herë të parë pas vitit 1981, prej kur çështja e Kosovës mund të konsiderohet e ndërkombëtarizuar, çështja e ndarjes së Kosovës shqyrtohet edhe prej një numri gjithnjë e më të madh të analistëve, të intelektualëve e të politikanëve të huaj si mundësi e zgjidhjes së kësaj çështjeje. Si autor i një vargu shkrimesh dhe intervistash në të cilat gati njëzet vjet më parë është folur edhe për “ndarjen” e Kosovës, e quaj të nevojshme që edhe tani të them disa fjalë për këtë çështje. Si në gjykimin në thelb të drejtë të Ted Karpenterit, ashtu edhe në gjykimet e të tjerëve, që ndarjen e konsiderojnë të vetmen zgjidhje të qëndrueshme të çështjes së Kosovës, ka një gabim: ata quajnë ndarje atë që do të duhej të quhej lëvizje e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ndarja e nënkupton ndarjen e një tërësie në pjesë të barabarta apo përafërsisht të barabarta, kurse Kosova me mbi 90% shqiptarë dhe me më pak se 10% serbë nuk mund të ndahet. E ashtuquajtura “ndarje” e Kosovës mund të bëhet vetëm si tërheqje e vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë më në brendësi të Kosovës për aq sa do t’i takonte Serbisë një përqindje gjeografike përafërsisht e barabartë me përqindjen e serbëve në Kosovë në prag të luftës. Këtë lëvizje të vijës së kufirit mes Kosovës dhe Serbisë do të duhej ta pasonte lëvizja humane, vetëm vullnetare, e popullsisë serbe nga pjesët e tjera të Kosovës - në pjesën që do t’i bashkohej Serbisë dhe të popullsisë shqiptare nga pjesa që do t’i bashkohej Serbisë - në brendësi të Kosovës. Nuk ka dyshim se zgjidhja e këtillë nuk mund të çmohet zgjidhje e popullarizuar, aq më pak për faktorët ndërkombëtarë, të cilët ndër parimet që duhen të kihen parasysh gjatë bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës e kanë theksuar edhe atë mbi mosndryshimin e kufijve të Kosovës. Por, ja, mu kjo zgjidhje e papopullarizuar është zgjidhje historike e çështjes së Kosovës që siguron qëndrueshmërinë në Kosovë e në rajon. Të dhënat që këtë zgjidhje e bëjnë të qëndrueshme e kjo do të thotë historike për çështjen e Kosovës janë të ndryshme. Pse mund të thuhet kështu? Mund të thuhet kështu, në radhë të parë, për arsye se lëvizja e kufijve mes Kosovës e Serbisë dhe, si pasojë e kësaj, mandej, lëkundja humane e popullsisë, përjashton pothuaj të gjitha sherrnajat që lënë në Kosovë zgjidhje siç është pavarësia e kushtëzuar. Siç mund të dëgjohet që tani, ende pa filluar bisedimet, enklavave serbe do t’iu sigurohet autonomi e gjerë, që do të kenë institucionet e përbashkëta! Pavarësia e kushtëzuar e Kosovës, me Leposaviqin, Zubin Potokun, Mitrovicën Veriore, jashtë kompetencave të qeverisë së Kosovës, do të mund t’i sjellë shumë probleme Kosovës pas pavarësimit të saj të kushtëzuar! Pavarësisht pse kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica, thotë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se Serbia do të mund të pajtohej vetëm me një autonomi thelbësore të Kosovës në kuadrin e Serbisë, s’ka dyshim se numri më i madh i serbëve janë të vetëdijshëm se kthimi i Kosovës në bashkimin shtetëror me Serbinë apo me Serbinë dhe Malin e Zi është i pamundur njëherë e përgjithmonë, se procesi i pavarësisë së Kosovës është i pandalshëm. Për më tepër, numri më i madh i serbëve këtë kthim edhe nuk do ta dëshironte. Nuk e thotë kot shkrimtari i shquar dhe ideologu kombëtar serb, Dobrica Qosiq, që me të drejtë çmohet edhe si babai politik i Vojisllav Koshtunicës, se “Kosova e Metohia në Serbi paraqet një barrë demografike, ekonomike dhe politike, të cilën Serbia nuk mund ta bartë me sukses dhe të zhvillohet normalisht... E gjithë Kosova e Metohia e tanishme në shtetin serb do të ishte kancer për Serbinë”. Pse, atëherë, Vojisllav Koshtunica me aq këmbëngulje e mohon pajtimin e qeverisë së tij me pavarësinë e Kosovës, pavarësisht se a do të quhej ajo pavarësi sovrane apo pavarësi e kushtëzuar? Mund të supozohet se ai shpreson që ajo këmbëngulje e tij më në fund të shpërblehet me decentralizimin sa më rrënjësor të Kosovës, në të vërtetë me ndarjen e saj në kantone, çka do të sillte – siç supozojnë disa politikanë e intelektualë në Serbi – krijimin e entitetit serb! E kantonizimi i Kosovës në mënyrë ballkanike, posaçërisht në mënyrën serbe, do t’i sillte vështirësi të mëdha qëndrueshmërisë dhe zhvillimit të Kosovës! Shkurt e thënë: pavarësia e kushtëzuar e bën Kosovën fort të shantazhueshme e kjo domethënë të plagosshme në mënyra të ndryshme dhe me mjete të ndryshme! Është dëshpëruese që tani të përshkruhen ato shantazhe dhe shkaqet e trilluara të tyre, përmbajtja e tyre, mënyrat e zbatimit të tyre. Nuk është prania ndërkombëtare ushtarake në Kosovë e keqja që do të frymëzonte mospajtimin e shqiptarëve me atë prani – siç thonë disa analistë të huaj. Jo. E keqe e madhe, e rrezikshme, janë kantonet si burim i shantazheve të shumëllojshme, që do të mund ta bënin pothuaj të pamundshëm funksionimin e Kosovës si shtet demokratik. Dhe, jo vetëm kaq!

    Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë

    Nuk është në interesin e shqiptarëve, as të serbëve, dhe nuk është në interesin e rajonit ballkanik që bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës të përfundojnë me aso zgjidhje që do të lërë armiqësi të mëtejme historike mes tyre. Përkundrazi: është në interesin e rajonit; është në interesin e ndërtimit demokratik të Kosovës; është në interesin e shqiptarëve dhe të serbëve që të gjendet zgjidhje me të cilën do të mund të pajtoheshin të dy palët. Dhe, kjo zgjidhje, siç duken punët sot, dhe siç janë ditur edhe deri sot, mund të jetë në radhë të parë lëvizja e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Kundërshtarët ndërkombëtarë të kësaj zgjidhjeje e quajnë atë të papranueshme me argumentin se ajo e mohon karakterin shumetnik të Kosovës. Por një pohim i këtillë nuk është i qëndrueshëm. Edhe pas lëkundjes së kufirit dhe lëkundjes humane të popullsisë, Kosova do të mbetej shumetnike dhe këtë karakter shumetnik të saj e përbëjnë shqiptarët, myslimanët, turqit, romët, ashkalinjtë, egjiptianët. Në qoftë se shqiptarët dhe serbët do të merreshin vesh për lëvizjen e kufirit mes Kosovës e Serbisë dhe, ashtu, të arrinin zgjidhje historike të çështjes së Kosovës e kjo do të thoshte njëkohësisht pajtim historik, faktorëve ndërkombëtarë, vërtet, nuk do t’iu mbetej argument demokratik me të cilin do të kundërshtonin atë zgjidhje. Zgjidhja e këtillë e çështjes së Kosovës – me lëvizje të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë është e rëndësishme, është zgjidhje historike, edhe për një arsye tjetër: edhe për arsye se e bën politikisht të pakuptimtë kushtin që tani i vihet Kosovës: kushtin për mosbashkimin me Shqipërinë. Ne dëgjojmë sot zyrtarë dhe individë të tjerë vendës të thonë se kosovarët, duke e kërkuar pavarësinë si të vetmen zgjidhje të çështjes së Kosovës, kanë bërë kompromis sepse kanë hequr dorë nga ideja e bashkimit kombëtar. Kush është ai që e ka legjitimitetin për ta bërë këtë kompromis? A e ka e pyetur kush popullin për këtë kompromis? Për idealin mbi një shekullor, që e ka lëvizur historinë shqiptare, nuk mund të bëhen kompromise aq lehtë, me deklarata individuale në gazeta, në radio a në televizion! Do të vendoset a nuk do të vendoset për atë ideal është çështje që nuk e vendosin ky apo ai individ, por populli shqiptar në të dy anët e kufirit të sotëm. Pavarësisht prej pengesave që na bëhen prej të tjerëve dhe pavarësisht prej pengesave që i bëjmë ne vetvetes, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është sot më parë mundësi historike sesa ëndërrim romantik që disa e quajnë: është mundësi që do ta krijojnë lidhjet e domosdoshme, në të vërtetë varësitë e domosdoshme ekonomike, tekniko-teknologjike, politike, informative, kulturore, arsimore, dhe lidhjet gjithnjë e më të shpeshta martesore. Këto lidhje të natyrshme të pjesëtarëve të të njëjtit popull në të gjitha fushat e jetës do të bëjnë që një ditë bota të harrojë kohën kur Kosova dhe Shqipëria ishin të ndara. Është me rëndësi sot, ndërkaq, që kufiri në hapësirën gjeografike, i cili pashmangshëm po vjen duke u dobësuar, të mos bëhet kufi në kokat tona – kufi që në kokat tona do të donin ta vinin disa feudalë të politikës në Kosovë dhe në Shqipëri! Prej shtjellimit të mësipërm shpresoj të dalë përfundimi: në bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës ne nuk do të duhej të kemi vetëm një opsion, se ashtu do ta kishim të ngushtuar hapësirën e veprimeve politike e diplomatike. Në këto bisedime për statusin përfundimtar të Kosovës, përpos opsionit për pavarësi sovrane, ne do të duhej të kemi edhe opsionin për lëvizjen e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Është në interesin historik të popullit shqiptar në Kosovë dhe të popullit shqiptar në përgjithësi, që opsionit të dytë t’i jepet përparësi në krahasim me të parin. Arsyet për këtë, në vija të përgjithshme, u theksuan më sipër. E arsyeja madhore është kjo: me të hapet rruga e zgjidhjes vërtet përfundimtare, historike, e çështjes së Kosovës – e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë.
    /MEKULIpress/
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  7. #757
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Arrestohen 31 aktivite te levizjes "Vetvendosje"



    Autori i Lajmit:
    L.M
    Nepermjet nje njoftimi per shtyp levizja "Vetevendosje" ka bere te ditur se 31 aktiviste te saj jane arrestuar sot ne Mitrovice pasi kane shkruajtur neper fjalen “Vrases” neper veturat e UNMIK. 13 aktiviste u liruan pasi u mbajten per nje kohe te gjate ne stacionin policor. Gjate ketij njoftimi eshte theksuar se policia shumeetnike e qytetit eshte treguar e dhunshme kunder aktivisteve duke i rrahur dhe duke ofenduar rende ata brenda stacionit te policise. Aty thuhet se “ Me vrasjen e të vërtetës të 10 shkurtit ata shpresojnë t’i shmangen përgjegjësisë dhe dënimit. Askush nuk ka të drejtë ti vrasë qytetarët e Kosovës dhe të mos përgjigjet për këtë, pavarësisht se prej nga vjen dhe për kë punon. Aq më pak një grusht administratorësh e policësh kolonial të cilët janë instaluar në vendin tonë me kërkesë të armikut tonë, Serbisë“.
    #VamosArgentina

  8. #758
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Mos i t´vet se t´kallxojnë vet! Tashmë Qosja dhe "Vetëvendosja" kanë dalur hapur, krahas me serbët që e kanë planin "B", po për ndarjen e Kosovës, pra po i paraprijnë planit serb për ndarjen e Kosovës! Por, derisa Serbia ndarjen e Kosovës e kishte si plan "B", Qosja dhe "Vetëvendosja" ndarjen e Kosovës e paska pasur si plan "A"! " Mrekulli"!
    Dy "armiq" të mëdhenj, pra "Serbia" e "Vetëvendosja", me plane të përbashkëta dhe armiq të përbashkët, janë kundër Pavarsisë së Kosovës dhe janë për ndarjen e Kosovës! Në mënyrë matematikore kjo do të thoshte Serbi + Rusi= "Vetëvendsoje"!
    Unë kam besim në Qeverinë e Kosovës, në Sejdiun e Cekun, në Qeverinë Shqipërisë, në gjithë klasën politike shqiptare, në NATO e USA dhe në ato trupa amerikane që janë në Veriun e Mitrovicës, të cilat janë kundër ndarjes së Kosovës, por për Pavarësinë e saj! Nuk kam fare besim në rrugacërinë që është baras me "Vetëvendosje"!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DardanG : 22-04-2007 më 09:46

  9. #759
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga DardanG
    Mos i t´vet se t´kallxojnë vet! Tashmë Qosja dhe "Vetëvendosja" kanë dalur hapur, krahas me serbët
    "!
    Ju vertet nuk jeni normal ! po a po mendoni ju qe shitni pjeset e Kosoves qe jeni atdhetar qe keni ulur bethen ne nji karrikê provizuare turp !
    Kosova nuk asht ne shitje keni lan popullin duke prit 8 vite me rrena .
    u duften edhe dy viktima per ti qit gishtin ne kokê ! mos te ishte Vetvendosja ju e kishit pranu qka ju kishin dhen ! ....
    dardang jeni shum shum njeri i ult me vjen turp te ju lexoj me keso komente !
    e per kend rrin Albini mbyllur e ti ulur ne karrike krahperkrah me hajnat e Kosoves !turp turp...as luftetaret as jetimat as prindet tan skan te ardhura me jetu nji njeri .e ju flitni marrina ....
    edhe Klarku tha sot se Kosova asht ba fush futbolli !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dorontina : 28-04-2007 më 18:44
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  10. #760
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar më parë nga Dorontina
    Ju vertet nuk jeni normal ! po a po mendoni ju qe shitni pjeset e Kosoves qe jeni atdhetar qe keni ulur bethen ne nji karrikê provizuare turp !
    Kosova nuk asht ne shitje keni lan popullin duke prit 8 vite me rrena .
    u duften edhe dy viktima per ti qit gishtin ne kokê ! mos te ishte Vetvendosja ju e kishit pranu qka ju kishin dhen ! ....
    dardang jeni shum shum njeri i ult me vjen turp te ju lexoj me keso komente !
    e per kend rrin Albini mbyllur e ti ulur ne karrike krahperkrah me hajnat e Kosoves !turp turp...as luftetaret as jetimat as prindet tan skan te ardhura me jetu nji njeri .e ju flitni marrina ....
    edhe Klarku tha sot se Kosova asht ba fush futbolli !
    Po, po! Unë njeri shumë i "ultë" dhe gjithësesi jo "normal"dhe në "karrikë provizore për turp"duke e "shitur" Kosovën dhe duke e "gënjyer" popullin për tetë vite dhe duke "ndarë" e "coptuar" Kosovën, duke ua "vjedhur"( pra "hajn" mes hajnash) bukën jetimëve, luftëtarëve dhe popullit të Kosovës...!" Dhe, cështë më "keq" "unë" jam "ai" ( e jo e bamja e tij) që e "kam" futur dhe e "mbaj" Albinin në burg...!"Mrekulli! Nuk e dija se nga Doruntina mund të vijë edhe dicka më zi!
    Unë nuk thash asgjë tjetër vecse " Mos i t´vet se t´kallxojnë vet"! Dhe thash se, ju që jeni "kundër" ndarjes së Kosovës, jepni shkrime nga idolët e juaj ku propozohet ndarja për Kosovën! Ju që ia dini aq fort "hallin" popullit dhe flisni në emër të tij, nuk e keni asnjë votë të popullit, pra nuk jeni të zgjedhurit e popullit, por vazhdoni të flisni dhe të zhurmoni në emër të popullit! Ju, që thirreni në emër të dy viktimave ( në vend që edhe ju të mbani përgjegjësi për këtë) kujtoni se tashmë i keni të gjitha dyert e hapura për të bërë ë shesh e përshesh, për të përmbysur propozimet për pavarësi, për t´i ndjekur delegacioonet e huaja që vijnë në Kosovë, për t´i stopuar bisedimet për cështjen e Kosovës, për t´ndjekur miqtë e Kosovës dhe armiqtë e juaj dhe për ta shpallur "Vetëvendosjen" që askush nuk do ta njihte pos juve të "Vetëvendosjes"! Ashtu sic do të deshironte "sestra" Serbia e "majka" Rusia!
    Doruntinë!
    Mos bëra gabim që thash se kundër Pamvarsisë së Kosovës është vetëm Serbia, Rusia ( e pata harruar Greqinë dhe Rumaninë) dhe "Vetëvendosja"!
    Mos po e tepron, mos po gënjen, kur thua se "mos të ishte "Vetëvendosja" ju e kishit pranu cka u kishin dhënë"! E cka kishim pranue ne më tepër vec asaj Pavarësia që është propozuar në KS të Kombeve të Bashkuara dhe ju jeni kundër saj! Cfarë duhet të pranohet më tepër se Pavarësi për Kosovën?!
    Ju thirreni në Albin Kurtin, si "vetëvendosës" dhe mbrojtës të Kosovës dhe tërthorazi i poshtëroni, i quani hajna, të gjithë klasën politike të Kosovës dhe të Shqipërisë që e përkrahin Pavarësinë e Kosovës!
    Mos bëra gabim që thash se i besoj Presidentit të Kosovës, Kryeministrit të Kosovës, gjithë klasës politike të Kosovës dhe të Shqipërisë, të cilat janë një në mbështetje të Pavarsisë së Kosovës! Mos bëra gabim që thash se unë i besoj, miqve të Kosovës( që deri më dje nuk i patëm miq sic i kemi sot) pra USA, Anglisë... dhe ushtarëve amerikan që janë të rreshtuar dhe në Veriun e Mitrovicës!
    Doruntinë tash dua t´i bëjë edhe dy pyetje: 1. Albin Kurti në c´burg është dhe nën përkujdesjen e cilëve gardian është?! Më sa e dij unë është në burgun e Kosovës dhe nën përkujdesjen e gardianëve shqipëtarë, pra është në Kosovë, e Kosova është në prag të Pavarësisë!
    E dyta: Në të vërtetë, cfarë kërkon t´i me "Vetëvendosje" që i poshtëron gjithë klasën politike shqiptare(99 për qind të saj) këndej e andej kufiri, klasën politke shqiptare në Maqedoni e Mal të Zi, kudo në botë, miqtë dhe shpetimtarët e Kosovës, përkrahësit e Kosovës dhe të cështjes shqiptare, që njëzëshëm janë për Pavarësinë e Kosovës?!
    Cfarë imagjinoni ju Doruntinë, të pamundshmën e mundshmës! Kurora dafinash dhe korrës të frutit të mbjell me gjak, ujitur me gjak për më shumë se një shekull! Të gjithë ata që mbollën dhe rritën bimën, me aq mund, ju doni t´i menjanoni, t´ i poshtëroni dhe vet ta korrni dhe të mbetëni "shpetimtarë" dhe pastaj "pushtetarë" të parë dhe me "lavdi" të përjetshme"! Apo, fundja, ju jeni ata që doni ta korrni para se të korrët, anipse nuk bënë, vetëm ata mos ta korrin! Kjo është edhe më e keqe! Të korret para se të korret! Eshtë shumë më e keqe!
    Eshtë shumë mirë që t´i dhe "vetëvendsoja" e jote nuk do vendos kësaj here, por do të vendos ai që do të mund të vendos dhe që mund ta mbrojë atë vendosje! Dhe është shumë mirë që do të vendosin për Pavarsinë e Kosovës ata që edhe do ta mbrojnë atë! Vaj halli nëse do të mbetej fati i Kosovës në dorë
    të Doruntinës...!
    Nuk është keq për t´u shmangur nga ju edhe "jonormalët", edhe "shitësit" e Kosovës, edhe "hajnat"...sikur unë! Dhe janë shmangur! Ndaj jeni "shumë", aq sa jeni! Sa për të bërë zhurmë dhe pa ditur c´zhurmë bëni! Në ëndërra jeni! Nuk jeni në të sotmen, nuk jeni në botën reale! Si mund të jenë normal ata që kundërsjhtojnë Pavarsinë e Kosovës, të propozuar në KS ytë Kombeve të Bashkuara, të përkrahur nga USA, Anglia, gati të gjitha shtetet e botës....! Kosova kurrë nuk ishte shtet më parë dhe tani, që është në prag të shtetësisë, ju e kundërshtoni! Eshtë normale kjo?! Dicka me keq se c´menduri është kjo!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DardanG : 29-04-2007 më 09:05

Tema të Ngjashme

  1. Çamëria
    Nga artur në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 21-04-2010, 17:31
  2. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Kryeministri i Kosovës jep dorëheqjen
    Nga rudo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •