
Postuar më parë nga
Albo
Nje shtet qe ndan te njejtat vlera e principe demokratike qe ndan gjithe pjesa tjeter e kontinentit, nje shtet qe respekton te drejtat e minoriteteve ne vend. Nje shtet si Zvicra e Austria ku ata emigrantet kosovare nuk shihen si shtetas se dores se dyte por shihen si shtetas zviceriane e austriake dhe gezojne te njejtat te drejta si vete austriaket perpara ligjit, edhe pse jane minoritet ne Zvicer e Austri, edhe pse i perkasin nje etnie tjeter, edhe pse kane nje besim tjeter.
Keto jane vlerat demokratike te kontinentit evropian, keto jane vlerat qe ti duhet ti besh per vete si shtetas i Kosoves nese beson ne nje Kosove te pavarur e demokratike e te integruar ne familjen evropiane. Nese nuk beson ne keto vlera dhe nuk i misheron ato, atehere ti zgjedh vlerat e njeriut barbar qe sulmon gjithcka te huaj, sulmon kedo dhe gjithcka vetem e vetem se nuk mendon e beson si ai.
Komuniteti nderkombetar nuk nderhyri ne Kosove qe te ndali nje spastrim etnik dhe ti hapi driten jeshile spastrimit etnik tjeter. Komuniteti nderkombetar nderhyri ne Kosove per te ndalur spastrimin etnik dhe per ti dhene nje shans gjithe shtetasve te Kosoves, shqiptare e minoritare qe te ndertojne nje te ardhme ne paqe e siguri.
Zakonisht, kete mentalitet e has tek njerezit qe mendojne se bota eshte aq e madhe sa qyteti apo fshati i tyre. Pra, NATO, OKB dhe BE duhet tu vijne pas qejfi rinise se Kosoves dhe jo anasjelltas? Jane budallenj ata kryeministrat e shteteve evropiane qe duan te hyjne ne BE e ne NATO qe u pergjerohen dhe ndjekin udhezimet e BE e NATO nje per nje, te zgjuarit na dolen ne rruget e Prishtines!
Or tunxh, kur shtete si Turqia, Bullgaria, Rumania e Shqiperia u vene veshin nje prej nje udhezimeve te BE e NATO, verja edhe ti se shteti i Kosoves nuk do te jete as me i madh e as me i zhvilluar se sa keto vendet e tjera. Dhe ajo qe eshte qesharake eshte se ja tek ke nje cepirok vend e nje grusht njerez ne Kosove qe gezojne vemendjen dhe mbeshtetjen maksimale te BE dhe NATO dhe demostrojne kunder saj, dhe ja tek ke shqiptaret, turqit, bullgaret, maqedonasit e rumunet qe kerkojne me insistim anetaresimin ne NATO dhe BE!
Nuk eshte bota qe i ka borxh Kosoves or tunxh, eshte Kosova qe po merr nje ftese nga BE per tu bere jo vetem nje shtet i pavarur por edhe nje shtet evropian. Nese ju e refuzoni kete ftese, mos tu genjeje mendja se durimi nderkombetar nuk shterron kurre. Nese ti nuk do 1 here qe te kesh te besh me trupa te huaja dhe administrate te huaj, ata ushtaret e NATO dhe administrata e OKB nuk duan 100 here qe te kene te bejne me njerez qe nuk vleresojne sic duhet ndihmen dhe investimet qe po behen per te ardhmen e Kosoves.
Albo
Krijoni Kontakt