Hajt se nuk ke mbetë ti me ba analiza politike.
Hajt se nuk ke mbetë ti me ba analiza politike.
Ju shqipoja frankofone (eagle), nuk ke ajo luft civile e pa drejt te shtunden 10 Shkurt a ?Postuar më parë nga eagle2006
Albini me popull ka shkru te ju thot Demokratisht _ Nuk jemi dakord me paketen tuaj . ku asht e keqja ?
çka ban nderkombtaret ? gjujten ne civil ...te lutem aegle a jeni shqiptar ?
Enveri e shiti veriun
qeveria po e shet veri veriun
E kam fjalen per te gjith: Ismail Qemali si perfundoi a ju kujtohet ? vetem mendoni si erdhi nga Italia i helmuar ne prag te "pamvarisi"pse si nga kush u tradhetu?.
Skenderbeu, Boletini,Oso kuka,Tepelena ,Haxhi Zeka,Galica, A.Jashari ?
pse more njiher nuk ndegjoni nji burr atdhetar po ndegjoni premtime me buqeta ...
Ti djali mir nese ke kohê rendisi herojt qe kan ra ketu e mos te del punë me njerz te menqur ....
mblidhni mendjen turperohi
MOS U BENI TRADHETORE
se pastaj do te pendohi.
"Kosova nuk asht per shitje"
Ndryshuar për herë të fundit nga Dorontina : 13-02-2007 më 16:07
"Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....
Ajo qe ndodhi te shtunen ne pr ishte mizerie, une per vete isha aty, tju them me ato plumba apo qka do qe jane ato prej largesis se madhe me ka kap mirepo kemben e kam si mos me keq nuk mundem me leviz fare, a largesia ka qene goxha e madhe.
Nuk ka qene SHPK ajo qe e ka fillu tere ate, policet ukrainas e kane bere, a ka qene paraprakisht e paguar prej serbeve(kuptohet individeve te caktuar) apo vete serbet kan qene ne uniforma te ukrainasve koha do te tregon, vetem se e di qe kordonin kane fillu ta thejne individet e caktuar
do te flasim edhe me gjate tani em duhet te pushoj spo mundem as ulur te ri
ylli i mëngjesit
O pllug ... Albini ka faj sepse eshte organizator i protestes dhe ai do duhej te ishte siguruar qe cdo gje do shkonte ashtu si duhej. E drejta per te protestuar eshte e pamohueshme por ama institucionet publike dhe shteterore duhet mbrojtur sepse jetojme ne demokraci, e demokracia s'do te thote patjeter te mbizoteroje ANARKIA "alla-Albin-Kurt". Ato shtazet e egra qe permend ti o pllug, i keni zgjedhur ju vet. Ai grupi negociator eshte zgjedhur nga Qeveria e Kosoves, miratuar nga Kuvendi i Kosoves, ne te cilin punojne deputetet qe ju keni votuar. Nese qenka me i mencur Albini - le te ofrojme ndihmen e tij "profesionale" ne zgjedhjen e ceshtjeve kontestuese ne planin Ahtisarii. Le te mos e pranoje pala shqiptare planin. Si do ia beni ju te vetvendosjes? Keni plan? Ku ishit me kohe ju trima te medhenj?Postuar më parë nga pllugu
Une e di qe Kurti ka vuajtur ne burg - por kjo s'i jep atij te drejten te dhunoje instuticonet e zgjedhura nga populli - ne gjirin e te cilit edhe ai (shpresoj qe) ben pjese.
Koha është e maskarenjëve
Por atdheu i Shqiptarëve
Engel: Plani Ahtisari është i favorshëm për Kosovën
Ilir Ikonomi
13-02-2007
Kongresmeni amerikan Eliot Engel i tha Zërit të Amerikës se plani Ahtisari është një plan i favorshëm për Kosovën dhe u bëri thirrje shqiptarëve ta mbështesin këtë plan. Kongresmeni demokrat i Nju Jorkut tha se Kosova do të bëhet e pavarur këtë vit dhe se Shtetet e Bashkuara si dhe vende të tjera do ta njohin shumë shpejt pavarësinë e saj.
Zëri i Amerikës: Zoti Engel, prej vitesh ju jeni shprehur në favor të pavarësisë për Kosovën. Ai i justifikon plani i zotit Ahtisari shpresat tuaja?
Eliot Engel: Mendoj se po. Mendoj se plani Ahtisari është një plan i mirë, i cili në mënyrë të qartë e vë Kosovën në rrugën drejt pavarësisë. Mendoj se ai nënkupton që Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur dhe se populli i Kosovës duhet ta mbështesë këtë plan. Ky propozim nuk realizon qysh në fillim çdo gjë që ne do të dëshironim por ai deklaron hapur që Kosova do të jetë një shtet i pavarur dhe mendoj se Shtetet e Bashkuara si dhe vende të tjera do ta njohin shumë shpejt Kosovën.
Zëri i Amerikës: Një pjesë e shqiptarëve janë të shqetësuar nga mënyra se si propozimi i zotit Ahtisari është strukturuar, pra me elementë që ata i shohin si një autonomi tepër të gjerë për serbët që sipas tyre përbën një ndarje de fakto të Kosovës. Cili është komenti juaj?
Eliot Engel: Nuk jam dakord me këtë. Unë mendoj se Kosova nuk mund të ndahet. Të gjithë e dinë se nuk mund të ketë ndarje të Kosovës sepse nëse në Ballkan fillojnë ndarjet, atëhere kjo nuk do të ketë fund. Nëse lejohet për shembull që pjesa veriore e Mitrovicës apo minierat e Trepçës të jenë vetëm nën kontrollin e serbëve, atëhere edhe shqiptarët në vende të tjera do të kërkojnë që të ndryshojnë kufijtë. Megjithatë unë mendoj se për pakicat në Kosovë duhet të ketë mbrojtje. Kosova duhet të jetë një demokraci shumëetnike, banorët serbë të saj duhet të kenë të njëjta të drejta si edhe shqiptarët. Për shumë vite, serbët i trajtuan keq shqiptarët dhe unë mendoj se shqiptarët nuk duhet t’i trajtojnë serbët në të njëjtën mënyrë.
Zëri i Amerikës: Tensionet janë rritur ditët e fundit në Kosovë – një protestë e shqiptarëve të pakënaqur me propozimin e zotit Ahtisari dhe me negociatorët vendas shkaktoi të vdekur. Cilat janë rreziqet e dhunës në momente si këto që po kalon Kosova?
Eliot Engel: Së pari më lejoni t’u dërgoj ngushëllimet e mija të sinqerta familjeve të dy të rinjve që humbën jetën dhe të tjerëve që u plagosën. Është gjithmonë diçka e rëndë kur ndodhin gjëra të tilla dhe ne shprehim ndjenjat tona për ta dhe për familjet e tyre. Por duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të mos lejojmë që dhuna të dalë jashtë kontrollit. Unë besoj se Kosova është tamam në prag të pavarësisë. Nuk duhen lejuar të ndodhin gjëra që do t’u jepnin pretekst atyre që nuk e duan pavarësinë, të cilët mund të thonë se kosovarët nuk janë në gjendje ta qeverisin veten. Duhet përqendruar vemendja tek ajo që është më kryesorja dhe kjo është pavarësia.
Zëri i Amerikës: A përfaqësonin këta protestues vetëm veten e tyre apo një sektor më të gjerë të popullsisë kosovare?
Eliot Engel: Mendoj se ata janë njerëz që kanë shqetësime legjitime lidhur me qendrimin e pandryshueshëm të Serbisë, lidhur me Mitrovicën veriore, me Trepçën. Por mendoj se këto shqetësime duhen zgjidhur në një Kosovë të lirë dhe të pavarur dhe plani i Ahtisarit e vë Kosovën në rrugën e pavarësisë. Kosova do të ketë një vend në Kombet e Bashkuara, do të marrë pjesë në organizatat ndërkombëtare, do të ketë mundësi të marrë kredi nga Banka Botërore dhe të pranohet si vend i lirë dhe i pavarur. Pasi të ndodhë kjo nuk do të ketë më kthim prapa.
Zëri i Amerikës: Herë pas here ju keni qenë kritik i ashpër i administratave të ndryshme amerikane lidhur me qendrimin e tyre ndaj Kosovës. Çfarë mendoni për hapat e ndërmarra nga administrata Bush këto vitet e fundit për Kosovën?
Eliot Engel: Kur presidenti Klinton u largua nga posti dhe në Shtëpinë e Bardhë erdhi Presidenti Bush, pati një periudhë prej 4-5 vjetësh kur ata nuk bënë sa duhet për Kosovën dhe kjo ishte shqetësuese. Por mendoj se dy vitet e fundit ka patur një ndryshim në qendrimin e administratës Bush dhe përpjekjet e tyre lidhur me Kosovën kanë qenë mjaft pozitive. Me të gjithë ata që kam folur në administratë, që nga Sekretarja e Shtetit e deri te zyrtarët më të lartë, e kuptojnë dhe janë dakord se Kosova do të jetë një vend i pavarur prandaj jam i gëzuar me faktin që ata e kuptojnë se ajo që duhet bërë, duhet bërë tani dhe pa vonesë. Mendoj se Kosova do të jetë e pavarur këtë vit, se ajo do ta shpallë pavarësinë dhe se Shtetet e Bashkuara do ta njohin Kosovën si vend të pavarur.
VOA
qysh nuk u mushen men Shqiptartë se n'mnyrë paqsore nuk fitohet najsen |||
për kryesuesit e vetëvendosje! osht marre se fjaltë e tyne jonë veçse "boni qysh t'ju thom une e jo çka boj une" se sikurse çdo gja n'shoqnin kosovare edhe vetëvendosje! osht pjellë e nërkomtarve ||| mos m'mirkuptoni se vetëvendosje nuk osht shfaqë si pasojë e sjelljeve t'nërkomtarve po osht vegël e nisne dhe e financume pej nërkomtarve |||
qeveria e kosovsë osht haptaz vegël e nërkomtarve ||| nërkomtartë e gdhenen qeverinë e kosovsë për qet ditë ||| për sa ngohet vullneti i popullit u kallxu kur e mshelen Ramush Haradinaj n'Hagë ||| n'grup t'unitetit për shitje t'kosovsë osht Veton Surroi e Ramush Haradinaj as cik nuk muj bon se le se me u afru najku aty |||
kujtonu se veprimtaria e Veton Surroit osht nis e financu pej nërkomtarve sikurse edhe veprimtaria e vetëvendosje! tash |||
kan met veçse gjeneralët e TMK-së që jon pej popullit e për popull ||| ata duhet me mar masa me e shtu numrin e pjestarve të TMK-së menjëher ||| që ashtu me e drejtu këtë paknaqësi të popullit në organizim të mirfilltë drejt fitores e jo në humbje e dëshprime si po bën vegla nërkomtare vetëmytse e vetqujtne vetëvendosje! |
"Që t’i çqitësh këta . . . duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po edhe këmbët e trupin." Fan Noli
Doruntina, ndoshta e ke nga stresi, por "eagle" eshte shqiponje anglofone lol, jo frankofone.Postuar më parë nga Dorontina
Lerini sulmet personale, dhe diskutoni idete, situaten.
Nje alternative reale (jo endrra) te planit te Ahtisarit nuk solli njeri.
Postuar më parë nga skipetar
Po vetem ta dini se TMK nuk do te EGZITON me sepse Pako i jep TMK 1 vjet per tu dibanduar apo te likfidohet. Qe dmth edhe 2000 apo sa antar i ka TMK do te jet pa pun dhe ne rrug ta shofim
A i shikut lajmet se sa bir te SHKINES ishin mbledh ne SHTERPCE dhe askush nuk i prekte. Po qqka me bo disa shqiptar ketu dot me ktheheni dhe do ti lavdrojn shakun per PADHUNSIN, KULTUREN, DEMOKRACINE E SHAKUT e per at arsyje nuk preken se ata jan PAQESOR apo jo edini shum mir po ken foli
Kurse Populli dhe rinia jon jan te dhunshem. BRAVO te gjith ata qe jan PRO PAMVARSIS TE PLOT TE KOSOVES DHE AT QE E MBAJNE GJAKUN E DESHMOREVE DHJETRA VJECARE NALT, DHE NUK I PERKULEN ASNJE OKUPATORI
Po po lexoje mir ket forum se shum thelsisht jemi tu e diskutu realitetin qka solli ahtizariPostuar më parë nga Lioness
SHITJE TE TOKAVE TON,
HUMBJE TE IDENTITETIN TON
HUMBJA E VLERAVE KULTURORE
HUMBJA E KOSOVES SIC E ENDRUAM
HUMBJA E PAMVARSISE SE PLOT TE SAY
AHTIZARI EDHE RESULLUTA NKA BRITANI E AMERIKA NUK KA APO NUK DOTA PERMEND FJALLEN PAMVARESI
PSE?
Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovar2006 : 13-02-2007 më 16:47
BAC, SU KRY
ec te vdeksha bjeri, futja. Gjith populli duhet te dali ne mitingje ta permbysi rregjimin diktatorial te udhehequr nga usa, bashkimi evropian, kombet e bashkuara dhe servilave te tyre per te mbeshtetur rregjimin dikatorial te diktatorit al-bini
Lëvizja "Vetëvendosja" nuk pranon alternativë për lirinë tonë.Nje alternative reale (jo endrra) te planit te Ahtisarit nuk solli njeri.
Liria nuk ka alternativë. Ajo është e pamohueshme, sepse jami lindur si njerëz, e jo si kafshë. Duam vetëvendosje për popullin tonë në tokën tonë, pa e cënuar të drejtën e askujt.
Duam vetëvendosje, ashtu siç bëri Mali i Zi.
Krijoni Kontakt