Pershendetje t'gjithve,
Mire eshte me mendu ndryshe, por jo ne qeshtje kombetare! Shqiptaret duhet me qene unik n'k'si sende. Vetem kur kan interesa personale mund te shfaqet yndyra e vetjakut.
Une deri tash i kam percjell krejt shkrimet edhe sipas analizave qe i bona po del qe ausslanderat po e perkrahin Grupin e Unitetit, bravos njerz... Ju jeni ata qe emociononi kur e ndegjoni kengen e Sinan Vllasaliut "niset trimi per gurbet" - Trimi nuk e len Kosoven n'dite t'vshtira .... trimat jan n'Kosove, e do qe jetojne jasht Kosoves jo qe nuk t'perkrahin por edhe kritikojne veprimet e njerzve qe nuk i kan kqyr interesat personale por interesat kombetare, e kam fjalen per Albin Kurtin, sepse 1 person qe ka qene me pak i rendesishem veq ka fitu pasuni edhe pozite te mire edhe pse per nga rendesia ka qene me pake i rendesishem per Bujar Dugollin po mendoj.
Te dashur gurbetqare trima... sidomos ju qe ushqeheni me shka ju servohet nga mediat e cenzuruara Kosovare, patriota te dashur, nese ndonjehere keni votuar ne Kosove, nese ndonjehre i keni percjell fushatat zgjedhore si ato nacionale poashtu edhe ato lokale, merrne cilin do politikan te Kosoves, perveq qe nuk e kan permend energjine elektrike, ekonomine, dhe edukimin, ata gojen e kan pas t'musht me PAVARSI!!! E tash po thojne "pakoja shum e mire". Ku eshte PAVARSIA HAVER ??? pse po rreni ??? sa vite u bonen qe thuhet e njejta fjali "ky do te jete viti i pavarsise", 2 miljon euro i jepen partive politike...
Shqiptare te dashur, merrne parasysh veq 1 send... nese jeni i moshes 20 - 30 keni mujt me ndegju kaH viti 1990 - 1999 prinderit tane tu e permend " ishalla more Zot e gzojne f'mij't tane ket' Kosove se e pat e jona" e po don me ardhe koha me u perserit e njejta thenje per gjeneraten tone "ishalla f'mi't e tane e gzojne ket' Kosove." Megjithata... mendoni ndryshe, veq mendoni ma pozitivisht.
Forca qofte me ju... paste shpirti juaj knaqesi.
P.S. Protestat edhe nese bohen policia nuk duhet me shenju ne kry... per me i shpetu xhamat e Qeverise, edhe pse nuk kan qen cak kete here xhamat u dasht me u mbyt 3 njerz... krejt njerzit po presin me perfundu PAVARSIA e me i hap rrugen prioriteteve tjera...
Krijoni Kontakt