Se pari, ngushellime per familjet qe kane humbur te dashurit e tyre ne 10 shkurt. Jane bij nenash, jane shqiptare, ndaj do t'i lutesha edhe atyre qe jane kunder "protestave" te frenohen pak ne shprehje.
Persa i perket protestave, nuk eshte fatale per shqiptaret e Kosoves te kene te drejten te kundershtojne planit e Ahtisarit, planin e OKB. Ju kujtoj se dhe Qipro hodhi poshte me perqindje te larte planin e Ananit per te ardhmen e ishullit.
Por jane dy ndryshime kryesore. Qipro e hodhi poshte me vote, me referendum.
Mendoj se, edhe pse ne menyre simbolike (pasi Kosova akoma nuk eshte shtet i pavarur) mund te ishte krijuar nje referendum per te pare se cfare mendimi ka populli i Kosoves per paketen e Ahtisarit.
Nga ana tjeter, edhe protestat paqesore te asaj pjese te popullesise qe s'jane dakort me paketen eshte akt demokratik. Ndryshimi ama eshte, apo sic u pa, problemi eshte, se ne momentin qe ato kthehen te dhunshme, duke sulmuar objektet shteterore apo nderkombetare, i humbet vlera demokratike. Per me teper, rrjedhojat (fakteqesisht) shkojne pertej nje dite proteste, persa i perket opinionit boteror. (Mjafton te kujtojme shijen e hidhur qe lane protestat e Marsit, e qe sot te jemi te bindur jane reflektuar ne paketen e Ahtisarit.)
Ndryshimi i dyte me rastin e Qipros eshte se Qipro vertete kundershtoi planin e OKB, por ama, dyert e BE i kishte te hapura. Plus qe eshte shtet sovran. Kosova nuk e ka akoma ate "luks".
E lexova planin e Ahtisarit. Disa pika jane vertete pak te veshtira, te hidhura te pertypen, kur mendon gjakun e derdhur, mundin, dhe endrren shekullore per nje Kosove te lire ne kuptimin e plote te fjales. Por cilat jane alternativat? Me alternative nenkuptoj jo vetem opinionin shqiptar, por dhe ate serb, nderkombetar, duke pasur parasysh realitete te tjera gjeo-politike (pesha, vota Rusise, Kines ne Keshillin e Sigurimit etj.)
Paketa e Ahtisarit mund te krahasohet disi me modelin apo "zgjidhjen" e Bosnies, ku cdo boshniak i sinqerte do te thoje qe eshte nje deshtim ne aspektin e dicentralizimit te rajoneve etnike (per momentin.) Por serish do t'i drejtohesha opinionit, apo anetareve kosovare: Cila eshte alternativa? REALE? Dhe jo ajo qe enderrojme.
Krijoni Kontakt