Close
Faqja 11 prej 77 FillimFillim ... 9101112132161 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 770
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-07-2006
    Postime
    5
    Levizja Vetevendosje po ben pune te mire.
    Bravo miku im Albin dhe te uroj lirim te shpejte.

  2. #102
    Moderator Maska e AdmiraL
    Anëtarësuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Rheinfelden - Baden-Württemberg
    Postime
    772
    Dy protestues kanë vdekur nga plagët që morën dje në protestat e Lëvizjes Vetëvendosje, konfirmoi për RTK, zëdhënësi i SHPK-së, kapiten Veton Elshani. Sipas burimeve te RTK-së, të vdekur janë Arben Xheladini, 1972, nga Prishtina, dhe Mon Balaj, i lindur në vitin 1967, nga Podujeva. Në anën tjetër, në një kumtesë të "Vetëvendosjes", thuhet se jane tre te vdekur...
    Ndërsa, në Qendrën Klinike Universitare thanë se 3 të lënduar në gjendje të rëndë janë marrë nën përkujdesje të KFOR-it dhe se nuk ka informatë kthyese për ta.
    Në këtë qendër sot janë të shtrirë 5 të lënduar nga protestat ku vetëm njëri e ka gjendjen e rëndë tha drejtori i QKUK-së dr. Avdyl Krasniqi. Dje në këtë qendër kërkuan ndihmë 82 persona.



    TURPPPPPP TURPPPPPPPPP TURPPPPPPPPPPPP PER UNMIK GJITHASHTU DHE PER SHPKKKKKKKKKKKKKKKKKK, shum mire i paska vendosur fotot nje antar me emer Kosovar sepse ne foto njesoj si serbet..

    Turp
    Forca MILAN - is Champion and only Champion!

  3. #103
    Moderator Maska e AdmiraL
    Anëtarësuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Rheinfelden - Baden-Württemberg
    Postime
    772
    Ekipi Negociator shpreh ngushëllime, kërkon hetime dhe fajëson Kurtin

    Ekipi i Unitetit në takimin e sotëm analizoi- siç thuhet në kumtesë- "gjendjen e krijuar me protestat e dhunshme të nxitura nga Albin Kurti dhe lëvizja 'Vetëvendosje'", me ç’rast humbën jetën dy persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Me këtë rast, Ekipi i Unitetit u shpreh ngushëllime familjeve të personave që kanë humbur jetën.
    Ekipi i Unitetit thërret qytetarët e Kosovës që të kontribuojnë, sikur edhe deri tash, për stabilitetin e vendit.
    Ekipi i Unitetit konstaton se dhuna e orientuar kundër institucioneve dhe prishja e rendit dhe e qetësisë publike, duke thyer ligjin është e papranueshme.
    Ngjarjet sikur kjo e djeshmja mund të lënë pasoja negative në procesin e shtetformimit të Kosovës, thuhet në kumtesën e Ekipit të Unitetit.
    Ekipi i Unitetit thërret institucionet kompetente që urgjentisht të hetojnë gjithë këtë zhvillim dhe të japin shpjegime për rrjedhat e tij në afat sa më të shkurtër, para qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës.
    Forca MILAN - is Champion and only Champion!

  4. #104
    Moderator Maska e AdmiraL
    Anëtarësuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Rheinfelden - Baden-Württemberg
    Postime
    772
    "Vetëvendosja" në ora 18:00 ndez qirinj për të vrarët

    Sot në ora 18:00 aktivistë të Lëvizjes "VETËVENDOSJE" do të vendosin qirinjë dhe lule në vendin ku dje u vranë 3 persona.
    "Martirët kanë rënë nga dhuna e policisë së UNMIK-ut dhe SHPK-së, vetëm e vetëm për shkak se kishin vendosur të protestojnë kundër padrejtësisë që po i përgatitet Kosovës dhe për vetëvendosje", thuhet në një komunikatë të Lëvizjes "Vetëvendosja".
    Forca MILAN - is Champion and only Champion!

  5. #105
    Moderator Maska e AdmiraL
    Anëtarësuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Rheinfelden - Baden-Württemberg
    Postime
    772
    AAK shpreh keqardhje për të vdekurit, kërkon hetime dhe mbështet Ahtisarin

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me keqardhje mori lajmin për vdekjen e dy personave të lënduar në protestat e djeshme. Me këtë rast AAK-ja , përmes një kumtese, shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjeve të të ndjerëve.
    "AAK-ja e kundërshton fuqishëm përdorimin e dhunës në këtë protestë, posaçërisht tendencën e disa individëve për të cenuar institucionet e Kosovës. AAK-ja vlerëson se askush nuk mund të ushtrojë dhunë ndaj institucioneve për të cilat populli i Kosovës u flijua në vazhdimësi.
    Institucionet demokratike të vendit duhet të ruhen në çdo moment, si nga cenuesit e brendshëm ashtu edhe ata të jashtëm.
    AAK-ja inkurajon organet e hetuesisë dhe policisë që të identifikojnë individët që ushtruan dhunë gjatë protestës në mënyrë që ata të marrin dënimin e merituar. Po ashtu, kërkojmë nga hetuesia që aty ku janë tejkaluar kompetencat e ndërhyrjes së policisë të ndërmerren masat e nevojshme.
    AAK-ja edhe një herë vlerëson se dokumenti i Ahtisaarit përfundimisht do të hapë rrugën për plotësimin e aspiratave të qytetarëve të Kosovës për të përmbyllur përpjekjet dhe sakrificat e vazhdueshme gjatë luftës për liri, pavarësi", thuhet në kumtesën e AAK-së.
    Forca MILAN - is Champion and only Champion!

  6. #106
    Moderator Maska e AdmiraL
    Anëtarësuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Rheinfelden - Baden-Württemberg
    Postime
    772
    Forca të shtuara ushtarake rrugëve të Kosovës

    Pas protestës së djeshme në Prishtinë të lëvizjes vetëvendosje e cila eskaloi në dhunë, shumë forca policore e ushtarake po e kontrollojnë territorin e Kosovës.
    Përpos Prishtinës pothuajse në të gjitha rrugët magjistrale në Kosovë vërehen forca të shtuara të policisë së Kosovës dhe ushtarëve të KFOR-it.
    Forca MILAN - is Champion and only Champion!

  7. #107
    Moderator Maska e AdmiraL
    Anëtarësuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Rheinfelden - Baden-Württemberg
    Postime
    772
    Kurtis arsyeton veprimet policore në protestë

    Komisari i policisë, Stefan Kurtis për agjencinë Reuters ka deklaruar se është totalisht e padëshiruar që dy njerëz kanë humbur jetën si rezultat i papërgjegjshmërisë për të thyer sigurinë rreth institucioneve.
    “Demonstruesit tek ndërtesa e qeverisë kanë detyruar policinë që të ndërrmarrin masa mbrojtëse, në mënyrë që të mos eskaloj situata”, ka thënë Kurtis. Gjatë protestes, ku policia përdori gazëlotësjellës dhe plumba gome, janë lënduar rreth 80 persona, prej tyre disa me lëndime të rënda.
    Forca MILAN - is Champion and only Champion!

  8. #108
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-11-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    166
    Protesta e levizjes Vetvendosja eshte legjitime , sepse deshmon me se miri mospajtimin e planit te Ahtisarit. pasi Kosova kaloi 8 vjet duke pritur kete pavaresi nen drejtimin e nderkombetareve.
    BOLL ME , KA DURIM GJITHCKA.... KY PROPOZIM I AHTISARIT NUK KUNDERSHTOHET NGA NGA QEVERITARET E KOSOVES VETEM E VETEM SE ATA JANE TE DETYRYAR TE PRANOJNE CDO GJE...BILE EDHE SHTYRJEN E FUNDIT TE NEGOCIATAVE. ATA KANE FRIKE SE MOS HUMBIN KARRIKET.
    E PRA ALBIN KURTI DHE LEVIZJA VETVENDOSJA KA NJE NUMER TE KONSIDERUSHEM ANTARESH QE SDUHEN NEPERKEMBUR.
    PSE NUK DENOHET DHUNA E PERDORUR NGA POLICIA DHE REAGIMI I KEQ I QEVERISE SE KOSOVES , SE POLICIA NDERHYRI ME TE DREJTE... E PRA KETU SHIFET DESHTIMI I QEVERISE SE AJO KA FRIKE TE DENOJE KETO AKTE TE TURPSHME TE POLICISE NDERKOMBETARE.
    RROFTE POPULLI I KOSOVES...DHE LAVDI ATYRE QE DHANE JETEN PER CLIRIMIN E KOSOVES.

  9. #109
    Shpreh keqardhje te madhe per familjet e te te vdekurve te demonstratave te djeshit.

    Ata qe jane kunder demonstratave te djeshit, ata kane qene edhe kunder luftes se luftes se fundit ne Kosoves, ata kane qene edhe kunder UCK-se, ata kane qene edhe kunder luftetarve te lirise, ata po e shkelin gjakun dhe amanetin e deshmoreve.

    Qeveria e Kosoves, nuk eshte Qeveri e Kosoves por eshte Qeveri e UNMIKUt, eshte qeveri e armiqeve tane, ata nuk e kane legjitimitetin e popullit te Kosoves, ata jane kukulla te UNMIKUT, dhe ata punojne per ta(UNMIKUN) e jo per popullin e Kosoves.

    Edhe Qeveria edhe Grupi i UNITETIT duhen sa me pare, ose ti hapin syte e te punojne per te miren e Kosoves dhe popullit te saj, e mos ta mashtrojne popullin sic e kane mashtruar me vite te tera, ose t'japin doreheqje te gjithe.

    Populli ka duruar shume me vite, me decenije, me shekuj, tani me nuk durron te padrejtat qe po i kanosen.

    Planin e Ahtisarit duhet rrefuzuar njezeshem, sepse ku plan aspak fare nuk iu ofron shqiptareve te Kosoves vetevendosjen, por ky plan i ofron shqiptareve rroberi te metjetushme.

    Pra Le te dijne te gjithe si nderkombetaret ashtu edhe udheheqesia e jone, se me nuk genjehet populli, dhe me nuk ka durrim.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #110
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Ngushllime Familjeve Qe Humben Te Dashurit E Tyre Gjat Protestes Qe U Organizua Nga Levizja Vetvendosja Per Pamvarsin E Kosoves!!
    Per Cfar Protestonin Pikerisht Keta Te Rinj Qe Humben Jeten E Tyre??-
    1)pikerisht Keta Dhane Jeten E Tyre Duke Ber Thirrje Per Pamvarsin E Kosoves!!
    2)keta Dhane Jeten E Tyre,per Te Respektuar Gjakun E Qindra Deshmorve Te Uck, Te Cilet Dhan Jeten E Tyre Pikersht Per Pamvarsi!!
    Kush Jane Keta Polic Maskarenj Qe Perdoren Aq Dhune Sa Te Krijojne Viktima Ne Nje Manifestim Paqesor Ku Manifestuesit Nuk Ishin Te Armatosur As Me Arme As Me Mjete Te Forta,perkundrazi Policia E Armatosur Gjeri Ne Dhembe!!
    Cfar Bejne Politikanet E Shitur Te Pa Moral Te Kosoves?
    Cfar Presin Shoqatat Apo Org Per Brojtjen E Te Drejtave Te Njeriut?
    Cfar Presin Organizmat Ndrkomtare Te Instaluara Ne Kosove??
    Cfar Pret Poplli I Shumvuatur Dhe Indershem I Kosoves?

    Pas Kesaj Qe Ka Ndollur Dje Ne Prishtine,do Ishte Ne Nderin E Gjith Popuullit Te Kosoves Qe Te Pushtonin Sheshin E Prishtines, Duke U Sodalizuar Perkrah Levizjes Vetvendosja,dhe Duke Respektuar Kufomat E 10 Shkurtit,

Faqja 11 prej 77 FillimFillim ... 9101112132161 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çamëria
    Nga artur në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 21-04-2010, 17:31
  2. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Kryeministri i Kosovës jep dorëheqjen
    Nga rudo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •