Nisur nga nje artikull teper interesant qe lexova ne New York Times para disa muajsh, po hap kete teme ku jeni te mirepritur te gjithe te jepni mendime.
Ka rreth pese dekada qe shkencetaret nuk perdorin me ore dore, por nje lloj tjeter kohematesi qe quhet "Ora e Fundit te Botes". Kjo per shkak te argumentave shkencore ne favor te shuarjes se ngadalte te planetit Toke: ndryshimet klimaterike dhe ngrohja globale, probabilitetet e goditjeve nga trupa qiellore, etj. Megjithate, ores se fundit te botes i shtohen edhe pasojat sociale te sjelljes se njerezimit: lufrat, konfliktet, koncpiracioniet, terrorizmi, bioterrorizmi, etj. Keto pasojat e fundit shprehen me ndjeshem nga fizikantet berthamore: njerezia nuk do te mund t'i mbijetoje ndonje konflikti nuklear, te pakten 100 viteve te ardhshme.
Megjithate, une mendoj dhe guxoj te ve nje bast prej te pakten 100 dollaresh se ne te pakten 100 vitet e ardhshme njerezia do te arrije te mbijetoje, se ora e fundit te botes nuk do te mund te tingelloje 12:00AM. Ju si mendoni?
Krijoni Kontakt