Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Kisha serbe dënon propozimin për statusin e Kosovës

    Kisha serbe dënon propozimin për statusin e Kosovës

    Linda Karadaku-Ndou
    Prishtinë
    04-02-2007



    Kisha serbe akuzoi ashpër të shtunën kryenegociatorin Martti Ahtisaarin për propozimin e tij për statusin e Kosovës, duke u shprehur se statusi i Kosovës është i përcaktuar, dhe se ky status është: Kosova - pjesë e Serbisë.

    Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Serbe tha në një komunikatë të lëshuar nga Beogradi se statusi i Kosovës mund të ndryshohet “vetëm me miratimin e Serbisë dhe nëse ndryshon sistemi i saj kushtetues”.

    Në arenën ndërkombëtare kryenegociatori Ahtisari ka fituar përkrahje të konsiderueshme dhe propozimi i tij u vlerësua pozitivisht.

    Prishtina e ka pranuar propozimin, por ka thënë se do të bëjë vërejtjet dhe sugjerimet e saj për planin. Megjithatë, planit të zotit Ahtisari nuk pritet t’i bëhen ndryshime thelbësore.


    VOA


    Ne shtetet europiane ku shumica e popullsise i perkasin besimit ortodoks, nuk merret vesh se ku nis shteti e ku mbaron kisha.
    Ata ne pamje te pare japin idene se jane shtete laike ku kisha eshte e ndare nga shteti, mirepo ne veprimtarine praktike ata jane nje zgjatim i njera-tjetres dhe plotesuese te njera-tjetres.
    Kjo eshte nje atavizem i shteteve feudale mesjetare bizantine dhe per me teper eshte nje fatkeqesi qe ne shekullin e XXI-te ende ne keto shtete askush nuk guxon te veproje sipas mendimit politik e jo me sipas dogmes fetare, prapa se ciles fshhet mospajtimi dhe vazhdimesia e konflkteve te pakuptimta ballkanike.
    Perpjekjet e kishes ortodokse serbe nuk jane asgje tjeter me shume se sa veprime donkishoteske dhe krejtesisht ne dem te bashkejeteses dhe bashkepunimit te popujve ne Ballkan dhe Europe.
    Kjo eshte shenja me e mire treguese se si kisha ortodokse eshte nje mjet ne sherbim te politikave ashtu sic e ka patur ajo kete mision qe nga koha e Stefan Dushanit, gjate fundit te shekullit te XIX dhe gjate gjithe shekullit te XX, per te mberritur kulmin ne perkrahjen e hapur ndaj politikes antinjerezore te Milloshevicit dhe krimineleve te tjere serbe qe jane me shumice ne Ballkan.

  2. #2
    Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Serbe tha në një komunikatë të lëshuar nga Beogradi se
    statusi i Kosovës mund të ndryshohet “vetëm me miratimin e Serbisë dhe nëse ndryshon sistemi i saj kushtetues”.
    Pikerisht kete thote paketa e Ahtisarit, qe vete serbet te thone me gojen e tyre, "Lamtumire Kosove".

    Sinodi do te ishte e mira te thoshte: "Udhe e Mbare, Kosove", dhe te qetesonte sadopak shpirtrat e trazuar artifiacialisht serbe.

    Sa per ato kishat e manastiret, sinodi i kishes serbe te mos merakoset shume se ato do te ruhen mire, pasi ato jane ngritur mbi germadhat e kishave iliro-arberore te krishterimit te hershem.

  3. #3
    Serbët e Kosovës: Neve na duhet Serbia


    Serbët e Kosovës zhvilluan një protestë në pjesën veriore të Mitrovicës, kundër planit të ndërmjetësit ndërkombëtar, Marti Ahtisari. Organizatorët e protestës u shprehën se serbëve të Kosovës u duhet Serbia dhe Kosova nën Serbi

    Disa qindra pjesëtarë të komunitetit serb, protestuan në pjesën veriore të Mitrovicës, duke kundërshtuar kështu planin e ndërmjetësit, Marti Ahtisari për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Organizatorët e protestës, thanë se, plani i Ahtisari i garanton Kosovës pavarësinë gjë që për serbët e Kosovës është e papranueshme.

    Marko Jakshiq, anëtar i delegacionit të Serbisë në bisedimet për zgjidhjen e statusit të Kosovës, tha para masës protestuese, se plani i zotit Ahtisari, u merr të gjitha të drejtat serbëve kurse shqiptarëve ua ofron ato.

    "Serbëve të Kosovës i janë ofruar 5 komuna, por edhe sikur të na i ofrojnë 75 komuna nuk na duhen në një shtet monstër dhe kriminal. Neve na duhet Serbia dhe ajo është këtu", tha Marko Jakshiq. Protesta e serbëve në pjesën veriore të Mitrovicës, u zhvillua në mënyrë paqësore dhe sipas policisë nuk është shënuar asnjë incident. Protestuesit marshuan rrugëve të Mitrovicës së veriut por, marshimi ishte mjaft paqësor, thotë zëdhënësi i policisë ndërkombëtare, Lary Miller.

    Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, ndërkaq, thonë se qytetarët kanë të drejtë të shprehin pakënaqësitë e tyre, mirëpo, ata rikujtojnë qytetarët se cdo destabilizim i vendit në këtë fazë të zgjidhjes së statusit do të jetë kundërproduktiv për të gjith.

    Kundër planit të ndërmjetësit ndërkombëtar, Marti Ahtisari, të shtunën do të protestohet edhe në Prishtinë. Organizatorët e protestës nga levizja vetëvndosje, thonë se, pakoja e Ahtisaarit nuk e përmban dhe nuk e përmend askund vullnetin e popullit të Kosovës për pavarësi, ndërsa propozimi për shpërbërjen e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës e bën atë një pako siç e quajnë ata skandaloze dhe të papranueshme për shqiptarët.


    DW

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26
  3. Demaçi themelon "Forumi Qytetar i Kosoves"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 13:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •