Irani bllokon YouTube
Banorėt e Iranit nuk do tė mund tė pėrdorin mė faqen e popullarizuar YouTube, derisa organizatat pėr lirinė e mediave e kanė kritikuar ashpėr kėtė veprim.
"Sipas ligjeve tė Republikės Islamike tė Iranit, qasja nė kėtė faqe nuk lejohet." Kjo porosi sot u ėshtė paraqitur vizituesve iranianė tė YouTube. Kjo faqe e popullarizuar, tė cilėn ēdo ditė e vizitojnė disa miliona njerėz, ka hyrė nė listėn e faqeve tė bllokuara, sė bashku me faqet pornografike. YouTube ėshtė e preferuar, pėr shkak se vizitorėve i ofron shikimin dhe vendosjen e video-dosjeve falas nė faqen e vet. Ende nuk dihet se cila apo cilat video materiale e kanė shkaktuar kėtė ndalesė. Sipas organizatės ndėrkombėtare "Reporterėt pa kufi", kanė raportuar se, po ashtu, versioni anglisht i enciklopedisė sė njohur Wikipedia ka disa muaj qė ėshtė bllokuar. Qeveria e ka ndaluar shpėrndarjen e internetit me shpejtėsi tė lartė (mbi 128 kpbs), qė nga tetori i vitit tė kaluar. Njė numėr i madh i organizatave qė luftojnė pėr lirinė e mediave ka kritikuar vendimin e qeverisė iraniane, por janė tė vetėdijshėm se nuk mund tė ndikojnė.
Krijoni Kontakt